Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1757-1831: Principata e Shkodrės
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.9.2009, 09:36   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

1775-96: Veprimtaria e Mahmut Bushatit


Pika pėr tu vu re:

- Karakteri shqiptar anti-turk i veprimtarisė sė tij.
- Marrėdhėniet vėllazėrore me Ali Pashė Tepelenėn.
- Marrėdhėniet vėllazėrore me gjithė popullin pa dallim feje, e krahine.
- Konfederata Ilirike, Bushati udhėheq mbi sllavėt.
- Tradhėtia e malazezėve; Krajl Nikolla admiron Bushatin.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.9.2009, 09:38   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Kara Mahmud Pasha Themeluesi i Konfederatės Ilirike
Hamdi Bushati / 1 dhjetor 2004 18:44 


Disa hollėsira mbi Kara Mahmudin

Kara Mahmud Pasha efektivisht ka sunduar Shkodrėn qė nga viit 1775, kurse, sipas tė dhėnave tė A. Xhevdet, ai u njoh zyrtarisht si sundimtar i Shkodrės nė vitet 1779-80 (1193 Hixh) me gradėn mirimiranė. Mbėshtetur nė arkivin e Venedikut, autori S. Naēi si vit tė zyrtarizimit tė Kara Mahmuditjep vitin 1778. Sipas pėrfytyrimeve qė pėrcillen nga tradita, Kara Mahmudi qe njė burrė i bėshėm, i hijshėm e impozant, i zeshkėt nė fytyrė. Kishte trup tė lartė e tė fuqishėm, krahė muskulozė dhe njė gjoks aq tė gjerė e leshatak, sa “dy vezė mund tė fshiheshin aty”. Shikimi i tij ishte aq depėrtues sa bashkėfolėsi i rastit e ndjente veten keq nė njė ballafaqim me tė. Thuhet se pėr kėtė arsye, ai vetė evitonte takimet direkte me qytetarėt qė paraqisnin ankesa tė ndryshme, nė mėnyrė qė ata tė ndjeheshin mė tė shpenguar duke kontaktuar me sekretarėt. Nė ēėshtje fetare ishte liberal. Mendohet se ka qenė “murib” i njė tarikati bektashinjsh.

Pėrsa i pėrket veshjes, ashtu si paraardhėsit, ai preferonte veshjen kombėtare dhe elemente tė veēanta nė pėrputhje me pozitėn: veē ēakēirėve e “fistanit” (fustanellė e gjatė), vezirėt Bushatllinj vishnin dollamė kadifeje tė kuqe tėngrira nė ar, mbi dollam njė xhamadan,... mandej njė jelek me sumbulla sermi, shallvare tė kuqe me kolla ari, dyslleqe tė qėndisura me ar, kėpucė tė kuqe kajseri me shirita ari,...
...pėr brez ngjeshej shall Tarabullus (i mėndafshtė) tre polash, nė brez kishte njė sylah lėkure kajseri tė qėndisura me ar, koburet e praruara me gajtana ari, pallen tė varur krah e qafė, nė kokė vihej njė shall nė formė turbani ose njė fes Tunuz (i kuq me njė tufė tė gjatė ngjyrė blu). Vendoseshin edhe tugat (njė lloj tufe nė formė puple e pėrbėrė prej qime kali). Pjesė e veshjes ishte edhe qyrku zyrtar me gėzof. S. Naēi mbron mendimin se Kara Mahmudi pat ikur nga Shkodra pėr krimin e kryer nė rini, pėr tė cilin kemi folur, pat vajtur nė Stamboll, ku i pėrkrahur nga organet shtetėrore, u regjistrua nė “Enderuni Humajun” (Shkolla Mbretėrore e Brendshme), nga e cila dilnin oficerė tė lartė. Rezultatet e larta tė arritura dhe aftėsitė qė shfaqi, e shtynė Portėn e Lartė sė bashku me parėsinė e qytetit qė tė ndėrmjetėsonin pranė Mehmet Pashė Plakut pėr falje. U bė pashė nė moshėn 18-20 vjeē. Mė pas u emėrua kajmekan i Shkodrės e pastaj allajbej.

Sipas Dora D‘Istrias u martua pėr herė tė parė nė periudhėn 1776-1779 me tė bijėn e Ibrahim Beut, feudal tiranas. Gruaja e parė i vdiq papritmas dhe mė 1785 u martua me motrėn e saj. Mė vonė lidhi krushqi me Kahreman Pashė Begollajn. Nuk pati fėmijė as me dy gratė e tjera qė mori mė vonė. Nė vitin 1782 shkoi nė Raguzė, sepse u sėmur. Flitej pėr tentativė helmimi nga njė dorė armiqėsore.


marrė nga libri “Bushatllinjtė”



Synimet e para tė Kara Mahmudit

U pa qė Kara Mahmudi si sundimtar iu imponua Stambollit si zgjidhja mė e pėrshtatshme midis dy alternativave tė tjera: mbajtja nė pushtet e sundimtarit tė padėshiruar e tė pamiratuar Mustafa Pashės apo kėmbėngulja pėr t‘i imponuar Shkodrės si sanxhakbej, vezirin e emėruar Mehmet Pashė Qystendilin, ēka kishte ngjallur reagime tė forta nga poshtė. Nė periudhėn 177 5-78, derisa mungonte emėrimi zyrtar, Kara Mahmud Pasha ndoqi politikėn e bindjes e tė nėnshtrimit ndaj Stambollit, si e vetmja rrugė pėr tė siguruar kushte e pėr tė grumbulluar forca pėr planet e sė ardhmes.

Tkurrja qė pėsoi sanxhaku i Shkodrės nėn Mustafa Pashėn i therte nė zemėr Kara Mahmudit. Me emėrimin e tij zyrtarisht mė 1778-79 si mystesarrif i Shkodrės, Kara Mahmudi do t‘i kushtohej asaj politike qė patėn ndjekur paraardhėsit e tij: sigurimin e qetėsisė dhe pėrforcmimin e masave qė sillnin zhvillimin ekonomik, veēanėrisht atė tė tregtisė. Njė ndėr problemet mė shqetėsuese pėr Bushatlliun e ri ishte rifitimi i tė drejtave mbi “mukatanė” e Durrėsit, tė drejta qė humbėn qė me Mustafa Pashėn.

Fitorja e Bushatlliut nė Kosovė.
Konfederata Ilirike


Pasi sprapsi ushtritė e Kurt Pashės sė Beratit, u detyrua tė kthente shpejt nė Shkodėr, sepse, mori vesh qė sulltani e kishte rrėzuar nga ofiqi i mystesarrifit dhe se po pėrgatitej njė ushtri pėr ta ndėshkuar. Komanda e ekspeditės turke iu ngarkua valiut tė Rumelisė, Abdi Pashės, i cili kishte nėn komandėn e tij ushtritė e Rumelisė, tė Bosnjės dhe ushtritė e rivalėve shqiptarė tė Bushatllinjve. Sipas njė kėnge tė vjetėr shkodrane, rivalė tė Bushatllinjve emėrohen Ēaushollajt mbi tė gjithė.

Pėr tė penguar bashkimin e forcave armike, para se kėto tė arrinin nė Shkodėr, porsa qe kthyer nga fushata e Beratit, me tė shpejtė Kara Mahmud Pasha nisi kundėr forcave tė Bosnjės njė pjesė tė fuqisė sė tij, ndėrsa, me forcat e malėsorėve dibranė, u zuri pritat ushtrive tė valiut tė Rumenisė, Abdi Pasha, i cili, duke i gjetur tė zėna rrugėt e Dibrės, u drejtua pėr nė Kosovė. Kėtu, nė gusht tė vitit 1785, Kara Mahmudi me fuqitė e tij kryesore, e goditi nė befasi dhe e shpartalloi keqas. Disfata e Abdi Pashės detyroi edhe pashallarėt e tjerė tė tėrhiqeshin pa rėnė nė luftė me Bushatlliun.

Fitorja e betejės nė Kosovė pati njė jehonė tė madhe nė Shqipėri edhe nė vendet e huaja. Ajo fitore i forcoi pozitėn Kara Mahmudit dhe i shtoi prestigjin pashallėkut tė tij. Forcimi i kėtij pashallėku tėrhoqi vėmendjen e Austrisė dhe tė Rusisė, dy fuqi tė mėdha tė cilat po pėrgatiteshin pėr njė luftė tė re kundėr Turqisė, luftė qė ata e shpallėn dy vite mė vonė. Pas fitoreve qė korri nė Kosovė, Kara Mahmud Pasha parashikonte tė njihej nga fuqitė e mėdha si sundimtar autonom e mė vonė i pavarur. I nxitur nga ky synim nisi tė hynte nė kontakt me oborret perandorake tė Austrisė dhe Rusisė.

Ndėrsa Austria pėrgatitej pėr luftė kundėr Turqisė, nė anėn tjetėr nxiste pėr kryengritje popujt e Ballkanit, ashtu dhe feudalėt e fuqishėm, sikurse Kara Mahmud Pashėn qė nuk ishte nė marrėdhėnie tė mira me Portėn e Lartė, duke i dhėnė shpresė se, nėqoftėse ai bashkėpunonte me malazeztė pėr kundėr Stambollit, nė rast fitoreje do tė njihej sovran i Shqipėrisė. Ky premtim i Austrisė, Bushatlliut i pėlqeu, pasi kėto propozime pėrpuqeshin me synimet e tij pėr t‘u bėrė njė ditė mbret i Shqipėrisė, si pasardhės i Kastriotėve, sikurse flitej edhe nė rrethet shkodrane tė kohės. Duke synuar tė realizojė synimin ambicioz tė tij, Kara Mahmudi provokoi njė mbledhje nė Podgoricė nė marsin e vitit 1786. Nė kėtė kuvend ai ftoi krerėt shqiptarė tė rrethit tė pashallėkut tė tij, ashtu edhe kryetarėt e popullsive sllave nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina. Kuvendi vendosi bashkimin e forcave qė do tė luftonin kundėr fuqive osmane dhe krijimin e njė lidhjeje qė u quajt nga bashkėkohėsit Konfederata Ilirike. Kryetari i kėsaj konfederate qe zgjedhur Kara Mahmud Pasha. Me kėtė rast tė gjithė krerėt u betuan nė Kuran dhe nė Ungjill tė luftonin kundėr Turqisė. Nė shenjė pėrgėzimi, Jozefi i II, Perandori i Austrisė, i dėrgoi Konfederatės njė kryq tė madh argjendi qė iu dorėzua kryetarit tė saj. Pas betimit qė bėri Bushatlliu, nė kuvendin e Podgoricės, lufta pėr pavarėsinė e Shqipėrisė qe proklamuar. Nė shenjė pėrgėzimi edhe Raguza dėrgoi njė nga senatorėt e saj, tė quajturin Bernard Caboja, i cili erdhi t‘i bėjė urimet e rastit shefit tė konfederatės.

Pas vendimit tė Kuvendit tė Podgoricės, Kara Mahmudi zhvilloi njė aktivitet tė madh pėr tė grumbulluar rreth vetes krerė tė tjerė tė Shqipėrisė dhe tė sllavėve. Ai forcoi ushtrinė, urdhėroi malėsorėt qė tė rrinin gati pėr t‘u paraqitur nėn urdhėrat e tij, nga njė burrė pėr shtėpi nė kushtrimine parė. Pėr tė siguruar krahėt ai u pajtua me rivalin e vjetėr Ahmet Kurt Pashėn dhe ndėrkaq krijoi shqetėsim serioz pėr Stambollin qė i druhej njė bashkimi tė tillė.

Rrethimi i parė i Shkodrės (1787) prej turqve

Ishte viti 1787 kur Porta e Lartė konstatonte se Kara Mahmudi nuk po u bindej urdhėrave tė saj. Pasi pėr pasojė kishte proklamuar luftėn pėr pavarėsi nė marrėveshje me Austrinė e me disa kombėsi ballkanike, Porta e Lartė e deklaroi “fermanlli” Vezirin e Shkodrės; me fjalė tė tjera e dėnoi me vdekje pėr tradhėti tė lartė. Nė vendin e tij emėroi mytesarrif tė Shkodrės Mehmet pashė Ēaushollin.

Pėr tė ekzekutuar vendimin e dhėnė kundėr Kara Mahmudit, Stambolli vendosi dėrgimin e njė ekspedite ushtarake nėn komandėn e Ajdoslli Mehmet Pashės; bashkė me kėtė urdhėrohej edhe Ali Pashė Tepelena, i cili, asokohe ishte prefekt i Turhallės, pėr tė vajtur nė Ajdosllinė, gjithashtu edhe disa pashallarė tė tjerė.

Ishte viti 1787 kur sulltai nisi njė ushtri tė madhe afro 20 mijė vetėsh me tre vezirė e shumė pashallarė pėrballė Bushatlliut tė Shkodrės. Mė 25 gusht, natėn, doli Drinin pėr nė Shkodėr ushtria e Ēaushollit (ky ishte Mehmet Pashė Ēausholli – H.B.). Tė nesėrmen, mė 26 gusht, ishte ditė e dielė; Mahmut Pasha u ndrye nė kėshtjellėn Rozafat (me njė pakicė besnikėsh tė tij, pėr tė cilėt D.N. Nikaj shėnon shifrėn prej 80 vetėsh, kurse teksti i “Historisė sė Shqipėrisė” dhe ajo e Pukėvilit shifrėn prej 200 vetėsh- H.B.). mė 5 tė gushtit feudalėt kundėrshtarė u hodhėn nė kryengritje, pasi ishin marrė vesh me pashallarėt turq dhe ata shtinė nė dorė Tivarin. Kjo kryengritje udhėhiqej prej kapidan Ali Beut tė Tivarit. Mė 26 gusht i doli dore edhe Ulqini. Kėtu u zu rob edhe nipi i Kara Mahmudit, Mehmet Beu, djalė katėrmbėdhjetė vjeēar (ishte i biri i Mustafė Pashė Qorrit e mė vonė i ati i Mustafa Pashės, vezir i fundit i Oxhakut tė Bushatllinjve-H.B.). Mehmet Beun, ulqinakėt ia dorėzuan Kara Zeqir Pashės, i cili e fali duke e dėrguar nė Stamboll. Me njė flamur nė dorė i ndjekur prej njė suite shkodranėsh, Tahiraga i doli pėrpara ushtrisė sė Ēaushollit, qė mė 27 gusht hyri nė Shkodėr. Duke menduar se Kara Mahmudi nuk ishte mė nė gjendje tė pėrballonte ushtrinė turke, diku nga frika, diku nga intrigat turke me njė grup kundėrshtarėsh dhe qytetarėsh tė tjerė u gėnjye pas Tahiragės dhe nuk i ndihmoi vezirit tė Shkodrės. Kėtij i ngelėn besnikė pėrkrahėsit e tij dhe malėsorėt, tė cilėt nėn komandėn e Ahmet pashės, vėllai i Kara Mahmudit, i shkaktuan dėme tė mėdha ushtrisė turke tė pėrbėrė prej boshnjakėve. Ahmet Pasha me lundra prej liqenit kaloi nė Kishaj, mori malin pėrpjetė duke i prerė rrugėn asaj force qė ishte drejtuar pėr nė Shkodėr. Njė luftė e rreptė u ndez aty, pėr fat tė zi Ahmet Pasha ra rob nė duar tė turqve, qė i prenė kokėn, tė cilėn mė datėn 30 gusht ia sollėn Kara Zeqir Pashės. Ai e mori me vete si shenjė fitoreje fillestare.

Abdullah Pasha Ēausholli kishte zėnė vend ndėr konaqet e Sylejman Koplikut, kurse Mehmet Pashė Ēausholli qė erdhi pas tė parit, hyri ndėr konaqet e Myrteza Efendiut. Veziri i Rumelisė, Kara Zeqir Pasha kishte zėnė vend nė Qafė-Dardhė tė katundit Ashtė me ushtrinė e tij. Kara Zeqia me ushtri i ishte afruar lagjes Tabakė e nė fushė tė Spahinjve. Veziri i Bosnjės, Selim Sirri Pasha, me ushtrinė e tij, gjindej nė Babiq e nė Shkodėr. Kapudan Pasha me anije lufte kishte ardhur nė Grykė tė Bunės. Rrethimi i Kara Mahmudit zgjati 80 ditė, deri mė datėn 25 nėntor 1787. Turqit i kishin vendosur topat nė Tepe e nė Tarabosh, prej ku rrihej kėshtjella e Shkodrės. Njė havan (murtajė) i sjellė prej vezirit tė detit (Kapudan Pashės) qe vendosur aty ku bashkohet Drini me Bunėn. Kėshtjella Rozafat tri herė qe mėsyer, por pa sukses dhe me humbje tė mėdha tė armikut.

Autori Pukėvil shprehet kėshtu: “Kara Mahmudi u rrethua papritur, sepse Pasha i Shkodrės nuk ndodhej aty kur i erdhi lajmi se njė ushtri i kishte arritur nė Grykė tė Bunės, e kėshtu, pa pasur kohė tė mblidhte forca tė reja, vrapoi tė zatetej nė kala tė Shkodrės. Ndėrsa Mahmud Pasha ishte i rrethuar, armiku pas sulmeve qė bėri, duke parė se nuk mund tė mirrej kėshtjelli me forcė, nisi tė rėndojė popullin me taksa tė rėnda, me diskriminimin fetar, plaēkitje dyqanesh, bastisje shtėpijash tė qytetarėve dhe tė fshatarėve. Kristianėt qenė detyruar tė pastronin burgjet e kuajve duke pėsuar persekutime.Kėto pėrdhunime populli i Shkodrės i kishte harruar prej ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve, kėshtu qė tė tilla vuajtje shkaktuan pakėnaqėsinė e qytetarėve dhe tė fshatarėve, sidomos tė tarafeve tė Tabakėve dhe tė Terzinjve. Kjo sjellje e Mehmet Pashė Ēaushollit pėrgatiti njė terren tė favorshėm pėr Kara Mahmud Pashėn ”.

Hekardi, i mbėshtetur nė tė dhėna popullore, shkruan: “Ndėr pashallarėt qė kishte rrethuar kalanė ishte edhe Ali Pashė Tepelena, i cili, duke mos dėshiruar rėnien e Mahmud Pashės nė dorė tė turqve, ishte marrė vesh me tė fshehurazi dhe i dėrgonte fshehtas ushqime duke i njoftuar planet e Zeqir Pashės. Duke pėrfituar nga gjendja e pakėnaqur e popullsisė prej Ēaushollit, Bushatlliu hyri nė kontakt me qytetarėt dhe fshatarėt e zemėruar, ashtu si dhe me disa nga pashallarėt (siē thamė pėr Ali Pashėn) qė mbanin kalanė tė rrethuar, duke organizuar njė sulm tė befasishėm kundėr ushtrive turke” .
Mahmud Pasha, me anė tė agjenturės sė vet, komunikoi me malėsorėt e Hotit, tė Dukagjinit, tė Mirditės dhe tė tarafeve tė Tabakėve e Terzinjve tė qytetit dhe bėri tė ndizej njė kryengritje nėn udhėheqjen e Tahirag Jukės pėr kundėr Mehmet Pashė Ēaushollit. Kjo kryengritje e kryesuar nga Tahiraga jep tė kuptohet se ai (Tahiri) si dinak qė ishte, parapau njė fitim tė Kara Mahmudit edhe e ktheu fletėn nė favor tė Bushatlliut. Nė pėrleshje e sipėr tė forcave shqiptare me ushtritė osmane u derdh, shumė gjak (thuhet se kjo ndeshje u bė te Xhamia e Kuqe nė lagjen Perash, prandaj, nė kujtim tė gjakut qė u derdh nė atė rreth, xhamia filloi tė quhej me epitetin “e Kuqe”- H.B.) Nė kėtė pėrleshje Mehmet Pashė Ēausholli ngeli i plagosur dhe iu pre koka. Kjo kryengritje ndodhi nė datėn 25 nėntor 1787. Po nė atė ditė Kara Mahmudi, mėnjanė i ngushtuar nga mungesa e ushqimeve, mbanė tjetėr i marrun vesh me pashallarėt shqiptarė, dha shenjė se do tė dorėzohej; komandanti i ushtrisė turke dėrgoi rojet pėr ta marrė nė dorėzim dhe pėr ta sjellė nė lėmin ushtarak. Pasi la njė pakicė nga besnikėt e tij pėr rojen e kėshtjellės dhe i pėrcjellur prej 60 gegėve besnikė tė tij, Mahmud Pasha mbrriti nė fund tė Kodrave tė Tepes ku gjindej artileria turke. Nė vend qė tė mirrte rrugėn shkurt kah tenda ushtarake e komandantit, me suitėn e vet u hodh mbi bateritė armike tė ruajtura pa kujdes e rregull, i shtiu nė dorė dhe ia drejtoi ushtrisė turke tė pėrhapur pėr pushim.

I ngelur nė mes tė dy zjarreve, armiku u shpartallua dhe mori ikjen nė drejtim tė papėrcaktuar; komandanti, Kara Zeqi bashkė me pashallarėt e tjerė qe plaēkitur rrugės nga shqiptarėt. Veziri i detit (Kapudan Pasha) me anijet e tij u sprapas duke marrė udhėn pėr nė Tivar ku nuk mund tė zinte vend dhe u drejtua pėr nė grykat e Kotorrit. Kėtu u ngushtua shumė pėr mungesė ushqimesh aq sa ekuipazhi i tij arriti tė blinte njė vezė dhjetė solda! Ndėrkaq Veziri i Bosnjės i marrun vesh me Mahmud Pashėn, u nis i lirė, por kur vajti nė Shkallė tė Hotit, njė pjesė e ushtarėve tė tij qenė zhveshur e plaēkitur nga malėsorėt e asaj zone. Nė pėrfundim tė pėrpjekjeve shkodranėt morėn plaēkė tė madhe lufte, midis tė tjerėve edhe 16 topa. Fitorja e Kara Mahmud Pashės bėri jehonė jo vetėm nė Shqipėri e nė Ballkan, por edhe nė Evropėn Perėndimore. Gazeta franceze (Courrier d‘Europe) shkruante, mė 25 dhjetor 1787:”Pashai i pabindur i Shkodrės, i famshmi Mahmud, mori nė dorė pashallėkun e vet dhe e theu plotėsisht Ēaushollin, tė cilin Oborri e kishte emėruar pasardhės tė tij nė qeverisjen e Shqipėrisė”.

Pukėvili shkruan se “ Mahmud Pashė Bushatlliu urdhėroi tė pėrgatiteshin pesėdhjetė trapa tė ngarkuar me dru zjarri; kėtyre iu dha zjarri dhe iu drejtuan pėr nė Grykė tė Bunės ku gjindej flota turke e ardhur pėr tė bllokuar Shkodrėn. Porsa u pa se po vihej nė veprim kjo taktikė e pashės shkodran, flota nė fjalė, nga frika e zjarrit, ngriti spirancat dhe u drejtua pėr nė Porto Rosa tė Kotorrit”.

Pas asaj fitoreje tė shkėlqyer qė korri, u muar me gjendjen e brendshme dhe u orvat tė sillte paqen e qetėsitė si dhe u orvat tė siguronte forca tė reja pėr t‘i bėrė ballė ndonjė furie tjetėr ushtarake osmane qė mund t‘i vinte papritmas. Ndėrkaq Porta e Lartė, e preokupuar me hallet e luftės kundėr Rusisė, i ndėrpreu pėrkohėsisht veprimet ushtarake kundėr Shkodrės. Ky pezullim i masave ushtarake kundėr tij i dha afat Kara Mahmudit tė rimerrte veten nga dėmet qė pėsoi gjatė rrethimit tė vitit 1787.

Rrethimi i dytė i Kara Mahmudit.
Ndėrmjetėsimi i mbretit tė Spanjės pėr falje


Nė fund tė vitit 1792 Kara Mahmudi, pėr tė tretėn herė, u shpall ...
...fermanli, u shkarkua nga rangu i vezirnisė dhe u dėnua me vdekje. Pėr tė vėnė nė zbatim fermanin e mbretit dhe pėr tė zėnė pashain e Shkodrės, u ngarkua Ebu Beqir Pasha, guvernatori i Rumelisė. Bashkė me tė iu dha urdhėr edhe vėllait tė Kara Mahmudit, Ibrahim Pashės e nipit tė tij, Mehmet Pashės, tė cilėt kishin ikur nga Shkodra e shkuar nė Stamboll. Ebu Beqir Pasha me njė ushtri prej 30 mijė vetėsh u nis nė fillim tė verės pėr nė Shkodėr, duke ndjekur udhėn nga Ohri dhe duke mbledhur tė gjithė pashallarėt e bejlerėt qė ishin kundėr Kara Mahmudit. Nė kėtė ekspeditė mori pjesė edhe Ali Pashė Tepelena. Me kėtė rast “Tarihi Xhevdet” vė nė dukje njė raport tė Halit efendisė (ish – ministėr i jashtėm), tė cilin e ka paraqitur nė vitin 1225 – sefer (1810-dhetor), ku ky ishte i ngarkuar pėr tė shkuar nė Bagdat me mision. Ndėr tė tjera, nė atė raport, thuhet: “... kur mbrojtėsi i Agribosit, shkėlqesia e tij Ebu Beqir Pasha u ngarkua tė shkonte pėr tė ekzekutuar Kara Mahmud Pashė Shkodrėn, iu dha titulli kryekomandant i ushtrisė sė Rumelisė, edhe unė i pėrvuajturi isha nė suitėn e tij. Dhjetė muaj me rradhė, natė e ditė, kemi rrahur mendime e kemi bėrė diskutime duke marrė pjesė ndėr mbledhje si personalitete tė provuara e tė rrahura me pėrvojė nė Rumeli, ashtu si edhe pashallarė e bejlerė tė Shqipėrisė. Kemi diskutuar njėri me tjetrin, herė me porta tė mbyllura, herė tė hapura se me ē‘mėnyrė mund tė shtihej nė dorė Mahmud Pasha. Mė nė fund u pėlqye, gjoja, njė zgjidhje e plotė e me sukses e atij plani. Mirėpo, kur vajtėm nė vend (Shkodėr-H.B) planet tona tė kota , tė padobishme, nuk pėrkuan aspak me politikėn e, aq mė keq, pėrfunduan tė dėmshme e kundėr qėllimeve tona.”

Porsa mori vesh nisjen e ekspeditės turke kundėr tij, Pasha i Shkodrės mblodhi forcat e veta dhe i doli para nė Lezhė. Kur e parashikoi se nuk mund ta ndalonte marshimin e ushtrisė osmane, u tėrhoq nė Shkodėr dhe u mbyll nė kėshtjellėn Rozafat. Ushtritė turke hynė nė Shkodėr mė 20 gusht 1793. Ebu Beqir Pasha e bllokoi kalanė dhe me urdhėrat e forta qė i dha popullit, Shkodra u detyrua t‘i bindej dhe ta njihte Ibrahim Pashėn pėr vezir tė Shkodrės, pasi Ebu Beqir Pasha e deklaroi si tė tillė. Megjithėse ishte i rrethuar, Kara Mahmudi shpesh herė bėnte sulme pėr jashtė kėshtjellės; kėshtu, ditė mė ditė, turqit i zuri dimri, por komanda turke e kishte vendosur ta vazhdonte rrethimin. Pėr t‘u strehuar ushtarėt qenė zėnė 700 shtėpi nė qytet. Pėr tė ruajtur udhėn, ishte zėnė kalaja e Lezhės prej Toptanit (Mustafa Bej Toptanit), tė cilin shkodranėt e kishin armik e prandaj u dėshpėruan shumė. Megjithėse ishte forcuar mirė me ushqme, Kara Mahmudi e kishte lėnė tė lirshme hyrjen e popullit nga porta e vogėl e kėshtjellės. Nė kėtė mėnyrė Pasha i Shkodrės merrej vesh me shkodranėt duke iu besuar kėtyre planin e njė sulmi tė befasishėm kundėr ushtrisė turke. Pasi kaluan kund tre muaj nė rrethim, pėrkrahėsit e Pashės nė Shkodėr, Lezhė e nė fshatra, nė agimin e 28 nėntorit 1793, u hodhėn nė kryengritje po nė tė njėjtin moment, kur edhe Kara Mahmudi me ushtarėt e tij doli nga kėshtjella dhe iu vėrsul trupave armike. Qysh nė ēastin e parė u mbyllėn rrugėt e qytetit dhe ushtarėt turq u izoluan ndėr shtėpitė e qytarėve ku ishin strehuar. Nė panik e sipėr Mahmud Pasha mėsyen topat e turqve. Kushtrimit iu pėrgjigjėn besnikėt e Mahmud Pashės qė, duke mos marrė parasysh aspak rrezikun e atyre tė pengjeve nė Vlorė as tė familjeve tė tyre, sulmuan me pushkė tė gjata e me tagana nė dorė mbi ushtarėt turq duke bėrė kėrdi tė mėdha mbi ta. Kjo mėsymje e papritur e shqiptarėve shkaktoi pėshtjellim tė madh nė ushtrinė e Ebu Beqir Pashės, i cili luftoi aq sa tė fitonte kohė tė ikte pa u dorėzuar, por me dėm tė madh tė ushtrisė, duke lėnė njė shumicė tė madhe municioni nė dorė tė Bushatlliut. Ushtria osmane mori rrugėn pėr nga Lezha, por fshatarėt e malėsorėt i dolėn para dhe e ndoqėn kėmba kėmbės deri nė Lezhė. Duke parė se nuk mund tė qėndronte aty, Ebu Beqir Pasha, sė bashku me Ibrahim Pashė Bushatlliun dhe nipin e tij, Mehmet Pashėn, u nisėn pėr nė Elbasan. Prej kėndej i njoftuan Portės sė Lartė disfatėn qė kishin pėsuar. Ibrahim Pasha dhe nipi i tij, Mehmet Pasha, kėrkuan nga Elbasani tė faleshin prej Kara Mahmudit, i cili ua pranoi lutjen dhe i fali. Ata u kthyen me njė shumė tė mirė tė hollash qė ia kishin hequr vezirit tė Rumelisė.

Pasi u muar vesh disfata e Ebu Beqir Pashės, nė Stamboll u dha urdhėr tė mblidhej njė ushtri e madhe pėr vitin e ardhshėm 1749 (1209 Hixh.) dhe tė dėrgohej kundėr Mahmud Pashės. Kara Mahmudi bėri njė pėrpjekje pranė Papės pėr ndėrmjetėsimin e tij tek mbreti i Spanjės qė ky tė ndėrhynte pranė sulltanit pėr ta falur. Kėtė hap duket se pasha e bėri me anė tė konsullit spanjoll nė Shkodėr, i cili pat qėndruar nė Shkodėr deri nė vitin 1804 me qėllim pėr tė ndihmuar misionarėt. I interesuar pėr mbrojtjen e katolikėve tė Shkodrės, Papa ngarkoi mbretin e Spanjės tė ndėrhynte pranė Portės sė Lartė qė Kara Mahmudi tė mos hiqej nga fuqia. Kėtė tė vėrtetė na e pohon dhe Xh. Pasha: Mbreti i Spanjės me anė tė ambasadorit tė tij nė Stamboll u mor vesh me sulltanin (Selimi i III). Pėr tė diskutuar kėtė ēėshtje, mė 10 shaban 1209 91794) mblidhet njė kėshill nė shtėpi tė Shejhul Islamit. Mė nė fund u vendos falja e Kara Mahmud Pashės duke e lėnė pėrsėri vezir, por me kusht qė tė mos kalonte kufirin e sanxhakut tė Shkodrės.

Vrasja e Kara Mahmud Pashės

Veziri Bushatlli hyri pėrsėri nė luftė mė 8 shtator 1796. Ushtria e tij e fortė e pėrbėrė prej 23 mijė vetėve ngriti lėmin ushtarak nė mes tė Shpuzės dhe tė Podgoricės, nė bregun e djathtė tė Moraēės. Komandantė tė kėsaj fuqie pranė vezirit ishin: Ibrahim Pasha, nipi i tij Mehmet Pasha, njė pashė nga Mahmut Begollajt e Pejės me njė numėr tė madh bejlerėsh e agallarėsh.

Malazeztė kėsaj here kishin zėnė vend nga perėndimi i Shpuzės e i Podgoricės nė qarkun e Lieshankės pėr tė mbrojtur vendet afėr Riekės e Cetinės. Vlladika me 3590 vetė luftėtarė kishin zėnė vend te rrėza e malit Sadiavac, afėr fshatit Vuēej-Studenatz. Nga jugu i tij qėndronte guvernatori Ivan Radoniē me 3 mijė luftėtarė pėrbri malit Busovnik afėr katundit Krus; kishin para vetes lumin Matica.

Veziri i Shkodrės e ndryshoi planin e luftės atė botė, mė 22 shtator 1796 kaloi lumin Zeta dhe mėsyni fshatin Krus, n‘orėn 8.30 tė mėngjesit. Nė fillim shqiptarėve iu priu fati, por mandej, pas njė luftimi katėr orėsh, fitorja u mbeti malazezve me disfatė tė plotė tė shqiptarėve.

Malazeztė nė kėtė luftė patėn nderin tė shohin tė shtirė pėrdhe edhe vezirin e famshėm tė Shkodrės, Kara Mahmud Pashėn, tė cilit i prenė kokėn. Kafka e tij u depozitua nė kuvendin e Cetinės. (Thuhet se autoriakėt kur pushtuan Cetinėn, nė Luftėn e Parė Botėrore tė vitit 1914, e tėrhoqėn sė andjejmi dhe e dėrguan nė Muzeun e Vjenės, por kjo nuk ėshtė e dokumentuar).

Rreth pėrshkrimit tė kėsaj beteje, burimet malazeze lėnė mjaft pėr tė dyshuar, sepse kanė divergjenca nė mes tė tyre dhe ekzagjerime nė vrasjen e Bushatlliut. Vihet re se autorėt jo sllavė janė mė objektivė pėrsa i pėrket betejės dhe vrasjes sė vezirit shkodran: D. Milakoviē shkruan:
”Nė luftėn e Krusės ranė dėshmorė mė se 2 mijė shqiptarė “,
ndėrsa raporti i sekretarit tė Vlladikės botuar prej Th. Ippen-it e ngre numrin e tė mbeturve shqiptarė mė tepėr se 3400. D. Milakoviē vazhdon mė tej:
“Ushtria e Mahmud Pashės hyri fituese nė Krus, fshat i krahinės Ljeshka por shqiptarėt, nė gėzim tė fitores, u dhanė pas plaēkės e djegies sė fshatit, ndėrsa malazezve u erdhėn ndihma tė reja nga banorėt e Rjekės dhe tė Crnikės, tė cilėt, tė bashkuar nė Ljeshkė, arritėn t‘i prisnin udhėn kolonės sė ushtrisė sė Mahmud Pashės, ushtarėt e sė cilės nuk mundėn tė grumbulloheshin nė formacion luftimi. Tė habitur pas plaēkės, nuk mundėn tė pėrballonin sulmin e malazezve, u sprapsėn me humbje tė mėdha, me ta bashkė mbet i vrarė edhe vetė Kara Mahmudi”.
Autorė osmanė si dhe D. N. Nikaj e kėngėt popullore, vrasjen e Kara Mahmudit e tregojnė ndryshe. Autori Xhevdet Pasha shkruan:
”Kara Mahmud Pasha i shpėrndau ushtarėt pėr tė fjetur ndėr shtėpitė e fshatit, ndėrsa vetė bashkė me 50-60 vetė besnikė zuri vend nė njė kishė. Shkjetė e diktuan, aty e rrethuan natėn, mė nė fund e vranė”.
Ndėrkaq D. N. Nikaj tregon se pasha qėndroi burrėrisht, vrau 32 armiq e, pasi mbet i vdeur, i prenė kokėn. Nga tė dhėnat gojore tregohet se kur ra dėshmor Kara Mahmudi, trupi i tij qe bartė prej tė quajturit Mir Ujka, i postribas nga Vorfa, i fisit Sinanej. Kuptohet se qe bartė prej kishės ku i qe prerė koka.

Kara Mahmud Pasha ėshtė varrosur nė fshatin Krus, nė rrethet e Podgoricės. Mbi varrosjen e tij nė kėtė fshat, i quajturi Ahmetag Efoviēi, plak nga Podgorica, na pohonte:
Krajli i Malit tė Zi, Nikolla i Parė, kur pa se austriakėt nė Luftėn e I Botėrore, nė vitin 1914, po i kėrcėnoheshin Cetinės, erdhi njė ditė nė Podgoricė e mblodhi popullin. Vetė krajli qė kishte hypė majė kali, mbajti njė bisedė tė zjarrtė dhe u pėrpoq ta bindte popullin pėr me rrokė armėt kundra anmikut tė atdheut. Ma nė fund krajli iu tha: “Unė tek e mbramja, me besnikėt e mi, do tė shkoj e tė vdes nė Krus, aty ku ra dėshmor Kara Mahmud Pashė Bushatllia”.
http://www.forumromanum.de/member/fo...517&threadid=2
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:21.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.