Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.9.2009, 10:32   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 1908-12: Lėvizjet kombėtare pas Kushtetutės Osmane


Pjesė nga "Ballafaqime politike nė Shqipėri" e Sejfi Vllamasit, fq.48-69.


Citim:
Lėvizjet kombėtare pas Kushtetutės Otomane

Mė 21 korrik 1908 pėr shkak tė kryengritjes tė Armatės sė Tretė tė Rumelisė, tė drejtuar nga oficerėt xhonturq dhe tė ndihmuar nga shqiptarėt, sulltan Hamiti u detyrua tė shpallė Kushtetutėn pėr herė tė dytė, pasi tė parėn me tradhėti e anulloi dhe artizanin e saj, Midhat Pashėn e Madh, e internoi dhe e burgosi nė Taif, afėr Mekės, nė Arabinė Saudite, dhe mė von e mbyti nė banjė me anė tė njė pehlivani (mundės) qė kish dėrguar apostafat prej Stambollit.

Pas shpalljes sė Kushtetutės shkova nė Kolonjė dhe, gjatė udhėtimit, nė Stamboll u takova me Ēerēiz Topullin, nė Selanik me shokun tim Bajo Topullin, nė Manastir me Fehim bej Zavalanin, me Sotir Peēin, me Themistokli e Telemak Gėrmenjin dhe, nė Korēė, me Sami Pojanin dhe me Beso Gegėn. Tė gjithė kėta kanė lozur njė rol kryesor nė Rilindjen Kombėtare.

Me shpalljen e Kushtetutės Rexhep pashė Mati prej Tripolit vjen nė Stamboll si ministėr i Luftės i qeverisė sė parė tė Hyrrijetit (Lirisė), ku iu bė njė pritje madhėshtore si njeri i madh e liridashės, por mjerisht, pėr fat tė keq tė Shqipėrisė, pas 24 orėsh vdiq nga zėmra nė moshėn 60 vjeēare.

Nė kėtė kohė, deri nė mars tė 1914-ės, nė Stamboll kam dhėnė mėsime fizike e kimie nė njė shkollė dyvjeēare pėr teknikė tė mesmė veterinarė dhe kėshtu kam qėnė nė lidhje tė ngushtė e tė vazhdueshme me Lėvizjen Kombėtare.

Nė zgjedhjet e para parlamentare u zgjodhėn 28 deputetė shqiptarė, nė shumicė nga paria e vendit dhe disa hoxhallarė. Midis deputetėve dalloheshin si patriotė tė aftė Ismail Qemali, deputet i Vlorės, Nexhip Draga, deputet i Shkupit, dhe Shahin Ypi-Kolonja, deputet i Korēės.

Pas tetė muajsh, reaksioni, mė 31 mars 1909, i kryesuar nga Sulltani, tentoi pėr njė kundėrrevolucion, por ky u shtyp me intervenimin e rrufeshmė tė ushtrisė e tė vullentarėve tė ardhur nga Selaniku, ku shqiptarėt lojtėn njė rol tė dorės sė parė. Ushtria e garnizonit tė Stambollit u ēarmatos, Sulltani u zbrit prej fronit dhe u deportua nė Selanik, ku u mbyll nė Vila Alatini.

Nė Turqi nė atė kohė kanė ekzistuar dy parti: njėra "Ittihat ve Terekki" "(Bashkim dhe pėrparim)", e pėrbėrė prej turqve tė rinj (Jeun-Turc) dhe tjetra parti ishte "Hyrijet ve Itilaf" ("Lirive dhe e Marrėveshjes"), anėtarėt e sė cilės ishin prej tė gjithė kombėsive qė pėrbėnin Perandorinė Otomane.

E para, nacionaliste shoviniste, synonte turqtzimin e kombėsive e nė radhė tė parė tė kombėsisė shqiptare dhe aspironte njė centralizim administrativ, kurse tjetra, nė kundėrshtim me tė parėn, ish pėr njė decentralizim administrativ dhe liri mėsimi nė gjuhėn kombėtare tė sejcilit komb.

Tė parėt, tė paeksperiencė dhe me njė horizont tė ngushtė, ndiqnin njė politikė qė nuk i pėrshtatej as kohės as edhe strukturės sė Perandorisė Otomane. Kurse tė dytėt, tė kryesuar nga Princ Sabahudini, ishin mė me eksperiencė dhe me njė horizont mė tė gjerė. Kėta shpėtimin e vėndit e shihnin nė ndjekjen e njė politike toleruese, tė pėrshtatėshme pėr kushtet speciale tė Perandorisė.

"Ittihat ve terekki", me njė fjalė "Xhemijeti", ish i organizuar mirė nė popull me klubet e tij dhe pėrmblidhte elementin mė enthusiast e ekstremist turk, ashtu edhe myslimanė tė kombėsive tė tjera, tė cilėt pėr arėsye feje, ose interesi, ishin pėr atė politikė. Kėta kishin me vete edhe oficerėt e rij turq, dispononin mjete kolosale financiare dhe si forcė kishin ushtėrinė, me anė tė sė cilės ishin tė vendosur ta vinin nė jetė programin e tyre "unification et nivellement"1 tė tė gjithė kombėsive tė ndryshme.

"Itilaf ve Hyrijeti", anėtarėt e sė cilės, midis tyre tė bashkuar vetėm kundra xhonturqve, pėrbėheshin prej elementėsh heterogjenė dhe nuk ishin tė organizuar si parti nė popull.

Ne shqiptarėt e pritėm me entusiazėm e me brohori shpalljen e Kushtetutės, pasi mendonim se edhe pėr ne kishte ardhur koha qė tė gėzonim si komb tė drejtat mė elementare, qė na i kish mohuar Sulltani. Mendonim se me anė tė shkollave nė gjuhėn kombėtare do tė ngrinim lart nivelin e kulturės tė popullit dhe do ta zhvillonim ndėrgjegjen kombėtare tė tij, me njė fjalė ta pregatitnim pėr kohėn e ardhėshme.

Besonim se Turqit e rinj do tė ndiqnin njė politikė realiste dhe tė pėrshtatėshme me ekzigjencat e shekullit 20 dhe me kushtet speciale tė Perandorisė, duke hequr dorė nga masat paliative2 tė Sulltanit qė mendonte vetėm veten e jo vendin e tij.

Por mjerisht xhonturqit me politikėn e tyre shoviniste mė parė sulmuan nacionalizmėn shqiptare, qė ishte nė zhvillimin e plotė tė saj, sepse sipas mendimit tė tyre formonte njė rrezik tė afėrt pėr politikėn e tyre tė asimilimit.

Ata filluan sistematikisht tė ndjekin lėvizjet tona kombėtare, duke synuar mbylljen e shkollave shqipe dhe tė klubeve tė "Bashkimit", me qėllim qė nacionalizmin tonė ta mbytnin, para se tė zhvillohej ndėrgjegja kombėtare, me masa paliative dhe me anė tė forcės e ta linin popullin shqiptar prapė nė errėsirė, siē e patėn lėnė gjatė pesė shekujve, pėr ta turqizuar mė lehtė.

Ata si masė paliative menduan tė zėvėndėsonin shkronjat latine me shkronjat arabe dhe pėr kėtė qėllim, me inspirimin e hoxhė Kara Rexhep Tetovės dhe me ndihmėn e Xhemijetit (Itihat ve Terekki), nėn kryesinė e hoxhė Ali Elbasanit hapėn njė klub nė Aksaraj, nė Stamboll, pėr kundra klubeve "Bashkimi" tė Stambollit, tė Selanikut, tė Manastirit, tė Shkupit etj.

Klubet "Bashkimi" ishin klubet e patriotėve intelektualė dhe tė rijve, kurse klubi me shkronja arabe ishte klubi i fanatikėve, i injorantėve, i oportunistėve dhe i veglave tė xhonturqve, tė cilėt fatin e tyre e kishin lidhur me atė tė turqve tė rij.


Klubet" Bashkimi", si qėndra intelektuale e tė lėvizjes kombėtare, pėrmblidhnin elementin patriot e tė vendosur nė luftėn pėr tė siguruar mė parė shkollat tona kombėtare. Nė to merrnin pjesė intelektualėt, nėpunėsit civilė e oficerė, studentėt, dhe shumė personalitete politike dhe populli.

Klubi i Stambollit ka qėnė qėndra e aktivitetit politik tė kombit shqiptar. Ai nė gjirin e vet kishte shumė personalitete politike, deputetė e senatorė, personalitete intelektuale, civilė e ushtarakė.

Klubi i Selanikut ishte klubi ku dominonte influenca e Mithat Frashėrit. Mithati ka qėnė pėr njė politikė mė tė moderuar me xhonturqit, pse Mithati gjithmonė ka qėnė mefiant kundrejt ndihmės sė huaj3 e sidomos tė ndihmės sė Austrisė. I kėti mendimi ka qėnė edhe Bajo Topulli, profesor nė Gjimnazin e Shtetit nė Selanik, dhe, pas Bajos, edhe Ēerēizi (Topulli) ka qėnė i atij mendimi.

Klubi i Manastirit, me organin e tij "Bashkimi kombėtar" dhe me patriotin veteran Fehim Zavalanin nė krye, ka qėnė i organizuar mirė dhe nė gjirin e vet pėrmblidhte shumė patriotė intelektualė, civilė, ushtarakė e nėpunėsa.

Klubi i Shkupit, si qendėr e Kosovės kreshnike, e cila me popullsinė e saj tė dėndur dhe me pozitėn e saj delikate ka peshuar rėndė nė jetėn e kombit tonė dhe, si njė vėndndeshje e politikave imperialiste sllavo-austriake, ka patur njė rėndėsi tė madhe ndėrkombėtare.

Klubi i Shkupit, nėn udhėheqjen e ndritur e largpamėse tė Nexhip Dragės dhe me aktivitetin patriotik tė madh tė Bajram Currit revolucionar, ashtu edhe me patriotė tė rij me plot entusiazėm, si: Rrok e Luigj Berisha, Rexhep Mitrovica, Bedri Peja, Halim Gostivari, Qerim Begolli, Salih Xhuka, Salih Naili-Tetova, Ymer Strazimi e tė tjerė, ėshtė angazhuar nė njė luftė pėr vdekje me xhonturqit deri nė shpėrthimin e kryengritjeve tė armatosura.

Klubet "Bashkimi" janė mbajtur me ndihmat e rregullta tė ēdo anėtari dhe nevojat e jashtėzakonėshme janė kryer me ndihmat e pasanikėve e tė personaliteteve me rrogė tė lartė. Klubin e Stambollit, pėrveē kėtyre, e kanė ndihmuar dhe punonjėsit shqiptarė patriotė qė ndodheshin nė Stamboll.

Kėshtu u angazhua njė luftė e rreptė midis xhonturqėve dhe nacionalistėve shqiptarė, e cila ēdo ditė mė tepėr egėrsohej, pasi qė tė dy palėt, tė vendosur nė pikėpamjet e tyre, nuk i bėnin as mė tė vogėlin koncesion njėri tjetrit.

Por lufta me mjete legale s'ka qėnė nė kushte tė barabarta pėr tė dy palėt. Patriotėt shqiptarė kishin tė drejtėn, arėsyen dhe entusiazmin patriotik me vete, kurse xhonturqėt dhe velgat e tyre pėrpiqeshin ta asgjėsonin rezistencėn e pathyeshme nacionaliste shqiptare me mjete tė kohės sė mesjetės. Lufta me shtyp e me konferenca ka qėnė e fortė.

Nė luftėn pėr karakterin e shkronjave ka marrė pjesė edhe Hysein Xhahiti, deputet i Xhemijetit i Stambollit dhe gazetar i famshėm turk, i cili me gazetėn e tij "Tanin", qė njėkohėsisht ka qėnė edhe organi i Xhemijetit, nė njė kryeartikull u dha tė drejtė patriotėve shqiptarė nė pėrdorimin e shkronjave tė karakterit latin nė shkollat kombėtare. Tė entusiazmuar, tė nesėrmen, njė grumbull i madh tė rinjsh shkuan pėr ta falėnderuar pėrpara lokalit tė gazetės sė tij. Ai nė ballkon i pėrsėriti mendimet e ēfaqura nė gazetė. Mirėpo ndėrhyrja e tij nė njė ēėshtje kaqė delikate pėr shovinistėt turq, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė xhemijetēitė, aqė sa tė nesėrmen i sulmuan shtypėshkronjėn duke i shkakėtuar dėme tė mėdha.

Nė klubin e Stambollit edhe filozofi dhe eruditi Riza Tefiku, me origjinė shqiptare, ka mbajtur konferenca nė favor tė shkronjave tona. Xhonturqit dhe veglat e tyre, anėtarėt e klubeve tė "Bashkimit" i quanin "bashkimxhi", fjalė qė pėr ta kishte kuptimin: tradhėtarė, pa fe e pa moral.

Kur xhonturqit u bindėn se nuk mund ta pėrballonin vrullin e patriotizmit shqiptar me mjete legale, me intriga e me korrupsion, ata vendosėn ta thyejnė atė me forcėn e armėve.

Fshatarėt e Kosovės, tė pakėnaqur nga oktrova4 dhe nga politika e turqėve tė rij bėnė kryengritje nė Kaēanik, nė Firzaj dhe nė Lumė. Ushtėria turke, nėn komandėn e Xhavit Pashės, mė 1909 i shtypi kėto kryengritje, por me vendimin e Parlamentit Xhavit Pasha u kthye nga Luma.

Patrioti veteran Xhavit Leskoviku ndėr ato operacione ka marrė pjesė si kapiten i shtabit tė ushtėrisė turke.

Mė von, mė 1910, nė ekspeditėn ushtarake tė Kosovės, nėn komandėn e Shefqet Durgut Pashės, u mblodhėn armėt dhe gjatė operacionit u bėnė rrahje, vrasje dhe djegie fshatrash.

Shkolla normale e Elbasanit u mbyll dhe patriotin veteran Lef Nosin, lidhur me zinxhir, prej Elbasanit e dėrguan nė gjyqin ushtarak tė Manastirit. Po kėto masa mori nė Shkup kundra patriotėve edhe vali Bedri Beu, njė xhemijetēi ekstremist, duke i persekutuar ata, kurse Bedri Pejėn ia dorėzoi gjyqit ushtarak tė Tetovės ose tė Gostivarit.

Por nga ana tjetėr edhe patriotėt shqiptarė nuk qėndruan me duar lidhur pėrpara sulmit tė xhonturqėve kundra nacionalizmės shqiptare. Nė Korēė brenda nė kafe u vra kapiten Rexhep Palla, shqiptar nga Resnja, por xhonturk i tėrbuar, i dėrguar apostafat nė Korēė pėr tė luftuar nacionalistėt shqiptarė dhe shkollat shqipe. Ai u vra nga Themistokli Gėrmėnji dhe Vasil Tromora.

Edhe nė Dibėr dėrgohet si prefekt njė farė Hysni bej, po me atė qėllim qė tė luftojė shkollat shqipe. Ky siguroi edhe njė pjesė tė parisė dibrane pėr kėtė qėllim. Por rinia patriote e Dibrės, e udhėhequr nga patrioti veteran Hoxha Hafėz Sherif Langu, i paralizoi tentativat e prefektit xhonturk, si edhe tė asaj pjese tė parisė dibrane qė kanė qėnė kundra shkollave shqipe. Mė nė fund prefekti nė fjalė u vra nė njė atentat, qė iu bė prej nacionalistėve tė Dibrės. Hafėz Sherif Langu me patriotizmin e tij tė zjarrtė, me karakterin e tij tė papėrkulshėm dhe me guximin e tij jashtė ēdo kufiri, ka qėnė shtylla e pathyeshme e nacionalizmit nė Dibėr.

Mė 1908, para shpalljes sė Kushtetutės otomane, gjithė populli i Dibrės u ngrit dhe dėrgoi ploret e veta nė Gropė tė Ujkut, nė njė nga malet e Dibrės. Krerėt bashkė me vegjėlinė qėndruan 6 javė mbledhur nė kėtė vend nė muajin maj, duke e lėnė tokėn pa punuar dhe i bėnė tė ditur qeverisė turke se kėrkonim t'i lėrė tė lira shkollat shqipe. Qeveria turke pas shumė ngurrimeve u premtoi se do t'i linte tė lira shkollat shqipe.

Nė kėtė demonstratė patriotike si udhėheqės tė deklaruar kanė qėnė Daut Langu dhe Eqrem Ēami dhe, prapa perdes, hoxhė Vokri dhe hafėz Sherif Langu, kurse nga krerėt e maleve ka qėnė Mersin Dema, njė nga inisiatorėt e kėsaj demonstrate dhe kundėrshtar i deklaruar i sundimit turk. Mersin Dema dogji postat e xhandarmarisė turke dhe bashkė me hoxhė Vokrin kanė zhvilluar njė aktivitet politik pa asnjė kompromis me qeverinė.5

Shefqet Durgut Pasha, pasi ēarmatosi Kosovėn mė 1910, kaloi nė malet e Shkodrės pėr t'i ēarmatosur malėsorėt. Kėta, sipas kėshillave tė Austrisė, i dorėzojnė pushkėt. Por nga ana tjetėr plasi njė kryengritje tjetėr nė marsin e 1911-ės nė Malėsi tė Shkodrės, e cila ka patur njė karakter pak tė ndėrlikuar, por, me ndihmėn e patriotėve dhe me kryengritjen thjesht patriotike qė plasi nė Jug mė 14 qershor 1911, edhe kjo kryengritje u karakterizua pėrpara botės si njė kryengritje thjesht kombėtare.


_________________
1 "Njėsimi dhe nivelimi"
2 Masa nė dukje lehtėsuese.
3 Nuk besonte nė ndihmėn e huaj.
4 Lloj takse.
5 Tė dhėna nga Ali Maliqi, Demir Dema dhe Azis Raska.

vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.9.2009, 10:32   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Nga deputetėt shqiptarė, siē thamė edhe mė sipėr, kanė qenė vetėm tre qė dalloheshin prej tė tjerėve, si me patriotizmė ashtu edhe me aftėsi.

Shahin Ypi Kolonja, ai patriot i madh, s'ka qėnė mė nė gjendjen e parė shėndetėsore, pasi nga vuajtjet nė kohėn e mėrgimit nė Sofje, iu dha pijes, e cila e kishte bėrė mbi trupin e tij efektin e saj nefaste.6

Ismail Qemali, i shquar si diplomat e patriot shqiptar, dhe me njė prestizh tė konsiderueshėm nė Shqipėri e nė Turqi dhe jashtė kufive tė Perandorisė, peshonte rėndė. Pėr kėtė shkak xhonturqit e urrenin dhe ia kishin frikėn.

Nexhip Draga, kish bėrė mėsimet e larta nė shkollėn politike civile nė Stamboll. Pasi nuk mundi tė punojė mė gjatė si nėnprefekt ne Jeni-Pazar nė kohėn e Sulltanit, dha dorėheqjen dhe mundi pa kapital tė vet tė krijojė njė fabrikė lėndėsh druri, me dekovil e me teleferik, nė pyjet e Mitrovicės. Tepėr inteligjent e largpamės, e njihte shumė mirė popullin shqiptar dhe nevojat e tij. Ky patriot, me horizont tė gjerė e i ndėrgjegjshėm, ka qėnė kundėr reklamit, prandaj tė gjitha inisiativat i merrte nė heshtje dhe aktivitetet patriotike i zhvillonte gjithnjė prapa perdes. Ky politikan e burrė shteti i kalibrit tė madh, ka qėnė udhėheqėsi dhe mjeshtėri politik i rinisė nacionaliste shqiptare. Ne tė rijtė vepronim sipas kėshillave tė tij.

Hasan Prishtina, deputet i Prishtinės, mundohej tė tregohej politikan i madh dhe patriot, por ky nė parlament dhe nė shtyp, duke pėrfituar nga rastet, bėnte zhurmė pėr reklamė dhe pėr emėr, qė nė sajė tė kėtyre mė vonė tė fitonte pozita tė larta. Hasan Prishtina s'ka qėnė nė kontakt me rininė nacionaliste dhe s'kishte tė bėnte me aktivitete pa zhurmė e me pėrfundime tė vonėshme. Ka qėnė mediokėr e pa kulturė, por ka qėnė shumė guximtar.

Njė pjesė e mirė e deputetėve tė tjerė si Hoxha Seit, deputet i Shkupit, Hafėz Ibrahim, deputet i Pejės, Jahja Efendi, deputet i Prizrenit dhe kolonel Hamdi Bej, deputet i Ēamėrisė, kanė qėnė njerėzit e xhonturqėve.

Prandaj xhonturqėt luftėn mė tė rreptė ia drejtuan Ismail Qemalit dhe Nexhip Dragės.

Urrejtja e madhe e xhemijetēive kundra Ismail Qemalit e shtyti njė ditė Dervish Benė, deputetin xhonturk tė Serresit, ta qėllojė me pėllėmbė, nė rast tė njė bisede, nė njė mbledhje tė pėrgjithėshme nė Parlament. Ky akt tepėr i dobėt kundra njė personaliteti politik plak bėri njė pėrshtypje shumė tė keqe nė Parlament e sidomos midis deputetėve shqiptarė. Vetėm urtėsia dhe gjakftohtėsia e Ismail Qemalit i ndaloi ata t'i pėrdornin revolet e tyre pėr ta prurė nė vend sedrėn shqiptare tė plagosur rėndė.

Edhe deptuetėt e Xhemijetit e pritėn keq sjelljen e kolegut tė tyre. Ata, e sidomos Talat Pasha, ministėr i Brėndėshėm, bėnė pėrpjekje tė mėdha pėr tė evituar njė skandal edhe mė tė madh nė Parlament.

Nexhip Draga atė ditė ka qėnė dėshmitar i kėsaj sqene. Ai, sipas natyrės sė tij, nė kohėn e ngjarjes nuk tregoi as njė reaksion tė dukshėm, por nga ana tjetėr, aty pėr aty, kishte marrė njė veprim tė rėndė. Sipas zakonit shqiptar, dacka, qė quhej njė ofezė kombėtare, duhet tė paguhej me gjak, bile edhe me njė gjak qė do tė kushtonte shumė. Ai kishte vendosur qė dacka tė paguhej me gjakun e Ibrahim Haki Pashės, tė kryeministrit tė asaj kohe. Pėr ta kryer ketė atentat, Dervish Hima rekomandoi Salih Hoxhėn nga Elbasani, student nė klasėn e fundit tė Akademisė ushtarake tė Stambollit, i cili pranoi me gėzim pėr ta kryer kėtė mision kaq delikat.

Nexhip Draga organizoi atentatin dhe mori pėrsipėr tė gjitha shpenzimet qė do tė nevojiteshin pėr tė. Salih Hoxha e la shkoilėn dhe u vendos nė njė dhomė nė "Hotel des princes" nė Pera, afėr Ambasadės sė Britanisė sė Madhe. Dhe pas atentatit ka qėnė e organizuar mirė ikja e tij me vapor jashtė Turqisė. Nga N. Draga do t'i jepeshin me vete 300 lira turke. Pra ēdo gjė ishte pėrgatitur mirė, pėr kryerjen e atentatit me sukses dhe pėr shpėtimin e atentatorit, por, pėr fatin e mirė tė Ibrahim Haki Pashės, Dervish Hima bėri njė gabim tė madh: lajmėroi me njė letėr njėrėn prej gazetave tė Vjenės, emėri i sė cilės nuk mė kujtohet, duke i dėrguar edhe fotografinė e Salih Hoxhės dhe i thosh: "Nga ēasti nė ēast pritet tė bėhet njė atentat kundra Vezirit tė madh. Ibrahim Haki Pashės nga ky djaiė i ri qė po ju dėrgoj fotografinė e tij".

Dervish Hima e bėri ketė pa qėllim, e bėri pėr t'i treguar Vjenės rėndėsinė e tij dhe qė tė fitonte prioritetin e lajmėrimit. Por gazeta tė nesėrmen e shpalli lajmin bashkė me fotografinė e Salih Hoxhės. Nexhip Draga u zemėrua shumė. Plani dėshtoi dhe Salih Hoxha, pėrveē qė humbi mėsimet, u detyrua tė emigrojė jashtė Turqisė. Unė kam qėnė nė dijeni nė pėrgatitjen e atentatit nga fillimi e deri nė mbarim.

Lufta midis dy partive - Lufta midis" Ittihad ve Terekkisė" dhe" Hyriet ve Itilafit" po ashpėrsohej pėr ditė e mė tepėr. Midis anėtarėve tė kėsaj tė fundit figuronin shumė personalitete intelektualė turq. Shkrimtari 28 vjeēar Ahmet Samimi me artikullat e tij denigruese e tronditi Xhemijetin, aq sa ky i fundit nė rrugėn mė kryesore tė Stambollit iu pėrgjigj atij me njė plumb kokės; ashtu vrau edhe Ahmet Zeqinė, njė funksionar me rėndėsi nė "Dette pubiique ottoman",7 i cili me shkrimet e tij ka qėnė njė armik i rrezikshėm pėr tė. Por nga ana tjetėr edhe partia kundėrshtare, me njė atentat tė organizuar aq mirė, pėrpara "Serasqer kapusi" (Ministria e Luftės), vrau Mahmut Shefqet Pashėn, ministėr i Luftės, me origjinė arabe (prej Bagdati), i cili ka qėnė krahu i djathtė i Xhemijetit.

Zgjedhjet parlamentare ishin vendosur pėr nė verėn e 1912-ės. Tė dy partitė ishin duke u pėrgatitur pėr njė luftė vendimtare.

Nė kėtė kohė situata nė Shqipėri ka qėnė shumė turbull dhe mėria kundėr turqve tė rinj kishte arrirė nė kulm, kėshtu qė pritej njė shpėrthim i afėrmė. Pregatitej kryengritja e madhe e Kosovės ku merrte pjesė gjithė Shqipėria, prej Jugut deri nė kufi tė Kosovės, me ēetat e shumta tė saj dhe shumė patriotė nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė u mblodhėn nė Kosovė.

Nė kėtė kryengritje paria kosovare ka qėnė me tendenca tė ndryshme. Dikush ishte pėr sulltan Hamitin, dikush pėrkrahte Xhemijetit, Hasan Prishtina pėr fitoren e partisė" Hyriet ve Itilafit", shumica dėrrmuese e popullit , kundra taksave dhe patriotėt pėr tė drejtat kombėtare.

Patriotėt me nė krye Nexhip Dragėn i kanalizuan kėto tendenca dhe u dhanė njė formė thjesht kombėtare. Nėn komandėn e patriotit tė madh, kolonel Bajram Currit, ata e vunė nė lėvizje forcėn kolosale kryengritėse pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare, duke kėrkuar nga qeveria njė farė autonomie administrative.

Konkretisht u kėrkua: a) liri pėr shkolla kombėtare; b) administrimi i katėr vilajeteve (Shkup, Shkodėr, Manastir e Janinė) me nėpunėsa shqiptarė; c) tė ardhurat e vendit tė shpenzohen ne vend; d) shėrbimi ushtarak tė bėhet nė Shqipėri.

Fuqia kryengritėse pa luftė hyri ne Shkup, nė gusht 1912, pasi ushtėria turke u tėrhoq pa bėrė rezistencė. Qeveria jep dorėheqjen dhe vendin e saj e zė njė qeveri e "Hyriet ve Itilafit", e cila i njeh tė drejtat e kryengritėsve shqiptarė. Pas kėsaj kryengritjeje qeveria e re liroi 120 mijė ushtarė tė stėrvitur, qė kishin plotėsuar shėrbimin ushtarak. Nė njė kohė kaq delikate, ky ishte njė gabim trashanik, qė pati pasoja fatale nė Luftėn Ballkanike.



(...)


***

Konferenca e Ambasadorėve, e mbledhur nė Londėr mė 17 dhjetor 1912, duhej pra tė zgjidhte paqėsisht problemet akute qė u vunė nė rend tė ditės nga Lufta Ballkanike. Dy vjet mė vonė rrethanat kishin ndryshuar... Prishja e ekuilibrit, e shkaktuar nga fitoria e shteteve ballkanas nė Evropėn Lindore, rivaliteti midis gjermanizmit e sllavizmit ēoi nė njė tension tė tillė qė, nė ngjarjen e parė me rėndėsi, ēdo gjė do tė hidhej nė erė.

Kėshtu mė 1912 diplomacia qe ajo qė fitoi. Por pozicionet u muarrėn dhe shpirtrat i janė mėsuar "fatalitetit" tė njė shpėrthimi, vinte nė dukje nė "Le temp" mė 31 janar 1939, Vladimir d'Ormesson.


***

Kur koalicioni i shteteve ballkanas kundėr Turqisė ishte nė pėrfundim e sipėr, kryeministri i Serbisė, Pasiē,8 provokon njė takim me Nexhip Dragėn dhe takimi bėhet nė Beograd.

Pasiēi i propozon Dragės njė bashkėpunim midis shqiptarėve dhe shteteve ballkanike pėr luftė kundėr Turqisė. Kur Nexhip Draga e pyet mbi kushtet e kėtij bashkėpunimi, ai pėrgjigjet duke i thėnė se shtetet ballkanas kanė rėnė dakord midis tyre pėr njė Shqipėri qė do tė shtrihet midis lumit tė Matit dhe tė Vjosės, duke lėnė jashtė kufirit tė kėsaj Shqipėrie njė pjesė tė mirė tė prefekturės sė Beratit dhe njė pjesė tė madhe tė prefekturės sė Elbasanit dhe krejt Dibrėn dhe prefekturėn e Kosovės etj. Atėhere Nexhip Draga i pėrgjigjet: "Sa pėr njė Shqipėri tė tillė ne shqiptarėt preferojmė tė lėftojmė krah pėr krah me turqit kundra jush".


Nexhip Draga niset menjėherė nė Stamboll pėr ta vėnė nė dijeni qeverinė turke mbi planet e qeverive ballkanike dhe , takohet me miqt e tij xhonturq si Nexhmedin Mulla, ish-ministėr i Drejtėsisė etj., tė cilėt i ka patur bashkėpunėtorė nė kryengritje nė korrik 1908 kundra Sulltanit pėr ēpalljen e Kushtetutės otomane.

Nė bisedimet qė pati me ta, Draga kupton se ata s'kanė asnjė dijeni mbi tentativat e shteteve ballkanas. Pėrveē kėsaj, ata informatat e Dragės nuk i konsideruan tė mundėshme dhe serioze, ashtu si nuk e konsideruan tė mundėshėm sulmin italian nė Tripoli mė 26 shtator 1911, kur kryeministri i qeverisė turke Ibrahim Haki Pasha deklaroi nga tribuna e Parlamentit, njė ditė para sulmit italian: "Me qeverinė italiane jemi nė marrėdhėnie tė mira".

Draga i zėmėruar dhe i dėshpėruar largohet prej tyre duke u thėnė: "S'kini faj ju, por e ka fati ynė fajin qė na ka bashkuar me ju".


***

Qeveritė ballkanike i shpejtuan pėrgatitjet ushtarake dhe dy ditė pas pėrfundimit tė luftės italo-turke i deklaruan luftė Turqisė: Mali i Zi mė 14 tetor 1912, Serbia dhe Bullgaria mė 16 tetor dhe Greqia mė 18 tetor. Ushtėria turke thyhet nė tė gjithė frontet. Ushtėria bullgare erdhi deri nė Ēatallxhe, afėr Stambollit. Ushtėria turke pasi e humbi betejėn e Kumanovės kundra serbėve u tėrhoq nė Manastir, Korēė, Berat e Fier. Ushtėria greke hyn nė Selanik para ushtrisė bullgare. Ushtria greke pushton edhe Epirin e Jugut. Janina dhe Shkodra rrethohen nga ushtria greke dhe serbo-malazeze.

Nė Luftėn Ballkanike u mobilizova kryeveteriner i divizionit aktiv nr. 29, tė komanduar nga koloneli gjerman von Matio, i cili figuronte midis oficerėve gjermanė, qė kishin ardhur pėr tė organizuar ushtėrinė turke tė shpartalluar nė ndeshjet e para tė luftės ballkanike dhe nė rast nevoje pėr ta komanduar. Ky divizion, bashkė me tė tjerėt, ishte vendosur nė frontin e Ēatallxhesė pėr mbrojtjen e Stambollit nga ushtėria bullgare, qė i ishte afruar 40 kilometra kryeqytetit.

Pas disfatės sė ushtėrisė turke xhonturqit bėnė njė grusht-shteti kundėr kabinetit tė Qamil Pashės, anglofil. Kurse xhonturqit kanė qėnė pėr politikėn gjermane. Tė egėrsuar sulmojnė Portėn e Naltė (Babi Ali) dhe i drejtohen derės sė kryeministrisė ku ministrat ishin nė mbledhje tė kėshillit ministror. Kėtyre nė derė u del pėrpara kapiten Nafiz Ohri, adjutant i Nazim Pashės, minlstėr i Luftės. Nafizi vritet me thikė, siē kemi folur mė parė, nga Nexhip Asim, njė ekstremist xhonturk, por edhe ky mbetet i vrarė nė vend nga revole e Nafizit. Kujtohet se Nafizi ėshtė shoku ynė nė Komitetin e Manastirit, qė u deportua nė Kala tė Bodrumit (Izmir).

Xhonturqit pasi erdhėn nė fuqi morėn masa tė egra kundėr shqiptarėve bashkimxhi (nacionalistė), tė cilėt i konsideronin si shkaktarėt kryesorė tė katastrofės turke me kryengritjen e tyre tė fundit. Shumė shqiptarė, qė i zuri lufta nė Stamboll e gjetkė, u ekspulzuan, i torturuan dhe patriotin veteran Hasan Pallanxa e ēdukėn, ashtu edhe shumė tė tjerė.

Unė nė frontin e Ēatallxhesė kam qėnė nė dijeni mbi ngjarjet dhe lėvizjet kombėtare me anė tė Sylejman Delvinės, i cili ka patur njė pozitė me rėndėsi nė Stamboll.

Nė kėto kushte jashtėzakonisht tė rrezikėshme pėr vendin tonė, Ismail Qemali, pasi kėshillohet me patriotėt e tjerė nė Stamboll, sė bashku marrin vendim pėr tė vepruar pa vonesė pėr shpėtimin e Shqipėrisė duke shpallur pavarėsinė e saj. Ai largohet nga Stambolli nga fillimi i nėntorit pėr nė Bukuresht, pėr t'u marrė vesh edhe me patriotėt e atjeshėm.

Nė Bukuresht kryetari i kolonisė shqiptare ka qėnė patrioti veteran Pandeli Vangjeli dhe kryeministėr i qeverisė rumune ka qėnė Taqe Junesku, shqiptarofil me origjinė nga Ohri. Mbretėresha Elizabeta (Karmen Silva) pėr arėsye familjare kishte pėrkrahur kandidaturėn e Princ Vidit pėr mbret nė Shqipėri. Pra qeveria rumune ka qėnė nė favor tė lirisė e tė pavarėsisė shqiptare.

Me kėtė rast Taqe Junesku, nėpėrmjet tė patriotit Kristo Meksi, i dėrgon Ismail Qemalit, kryetarit tė komisionit shqiptar qė do tė nisej pėr Vjenė, njė ēek prej 500.000 fr. ari pėr shpenzimet e rastit. Ismail Qemali, bashkė me Luigj Gurakuqin, Kristo Meksin, Dhimitėr Beratin etj., nisen pėr Vjenė.

Ministri i Jashtėm i Austro-Hungarisė kont Brechtold e uron I.Qemalin pėr inisiativėn dhe i vė nėn urdhėrin e tij vaporin "Baron Bruck", pėr ta zbarkuar komisionin fshehtazi me anė tė njė barke, nė Durrės, pasi bregdeti shqiptar ka qėnė i bllokuar nga flota greke.

Ismail Qemali tentoi dhe i bindi durrėsakėt pėr ta ngritur nė Durrės flamurin kombėtar, por dhespoti grek, i famėshmi Jakov, e gabon myftinė e Durrėsit duke i thėnė: "Turqia e humbi luftėn, por ende ėshtė e gjallė".

Nga ana tjetėr, prefekti i Durrėsit Mahmut Mahir (beratas) merr urdhėr telegrafik nga komandanti i Janinės pėr arrestimin e Ismail Qemalit.

Kėshtu qė paria e vendit me nė krye myftinė u tremb dhe tentativa dėshtoi. Atėhere Ismail Qemali me ndihmėn e Hamit bej Toptanit dhe tė Dervish bej Biēakut niset pėr nė Ēermė, nė ēiflikun e kėtij tė fundit dhe, tė nesėrmen, duke ndrruar rrugė, nga ana e Kara Toprakut, shkon nė Fier te Ymer pashė Vrioni dhe prej andej mbėrrin nė Vlorė, ku populli e priti me njė entusiazėm tė jashtėzakonėshėm.



_________________
6 Fata, vdekjeprurės.
7 Huaja publike osmane.
8 Nikolla Pashiq, kryeministėr i njohur i Sėrbisė dhe mė pas i Mbretėrisė Sėrbo-Kroato-Sllovene (Mbretėri e Jugosllavisė u quajt nė vitin 1929).
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:34.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.