Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.10.2009, 23:03   1

Shkrim i cituar Tiranė: AQSH denoncon braktisje dokumentacioni tė viteve '30 nga Bashkia


Citim:
Arkivi denoncon; Masivė dokumentesh tė braktisura nga Bashkia?!

Dy dhoma tė braktisura tė mbushura me masivė dokumentesh zbulohen nė periferi tė Tiranės. Mendohet se ėshtė njė arkiv i tėrė qė pėrfshin harkun kohor prej viteve ’30 deri nė ditėt e sotme.

U mendua se po “vidhej” Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, pasi dokumentet zbulohet se edhe shiteshin, por drejtorja e Arkivit tė Shtetit, Nevila Nika, verifikon tė kundėrtėn.

Masivi i letrave aludohet tė jetė braktisur nga bashkia dhe ndonjė ministri, qė drejtorja e Arkivit thotė se ėshtė bėrė nga nėpunės tė rangut tė lartė, pa pėrmendur emra. Ky rast ka shkuar nė prokurori, ndėrkohė qė dengu i gjetur i letrave po verifikohet nėse ka vlerė

Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, duke festuar 60-vjetorin e themelimit tė saj, edhe nė ditėn e djeshme, ka gjetur rast tė bėjė njė nga denoncimet mė flagrante tė ndodhura nė historinė e tij. Diku nė periferi tė Tiranės, nė njė ndėrtesė me dy dhoma tė braktisura janė gjetur masivė dokumentesh tė lėshuar pėrtokė.

Pėr kėtė rast, Nevila Nika, drejtoresha e Arkivit ka pak ditė qė ka ēuar nė prokurori padinė mbi kėtė gjetje masive tė dokumentacioneve tė hedhura pa adresė. Ajo bėn edhe denoncimin publik njėkohėsisht, si sensibilizim qytetar mbi rėndėsinė e dokumentacionit, duke na sqaruar se ky grumbull i gjetur letrash mund tė pėrfshijė njė hark kohor prej gati 100 vjetėsh.

Nika thotė se letrat e gjetura mbajnė datėn e viteve ’30 dhe deri nė ditėt tona.

Mund tė thuhet pa frikė se ky mund tė quhet skandali i parė qė publikohet pėr derdhje tė tilla masive tė dokumentacioneve, pa pasur asnjė destinacion se nga vijnė, apo kush i ka hedhur atje. Arkivistja e vjetėr, Nika, ka shkuar nė vendngjarje pėr tė verifikuar sinjalizimet qė ka marrė fillimisht duke ia paraqitur si njė veprim antiligjor; pra qė flitej se nga Arkivi po shiteshin dokumentacione. Ajo e ka mohuar kėtė pjesė.

Duke u nisur nga njė vetėmbrojtje, Nika thotė se zbuloi kėtė depo me letra qė mendohet se i pėrkasin administratės sė disa ministrive nė vite, dosje tė personeleve tė bankave, Ministrisė sė Ekonomisė, drejtorive tė ndryshme etj.

Gjithashtu drejtorja e Arkivit na saktėson se bėhet fjalė edhe pėr dokumente tė vetė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės, tė bashkisė qė nė total do tė thotė njė grumbull i pamasė dokumentesh.

“Unė tė tregova njė rast nga mė flagrantėt. Pastrohet njė institucion, gjenden dokumente, normalisht pėrgjegjėsia bėhet faj qyrk si i Nastradinit, qė nuk e merr vesh mė njeri. Prandaj ne kemi bėrė njė fletėpalosje qė ēdo dokument i hedhur, ti mendon personalisht qė nuk tė duhet dhe e hedh. Dėmi shkon zinxhirė”, - thotė Nika.

Ndėrsa na shpjegon rastin duke treguar se fillimisht ka pasur njė lloj sinjalizimi qė dokumentet shiteshin dhe natyrisht frika e parė thotė se “kėto letra mos dilnin nga, ne, si Arkiv”. Nika thotė pėr “standard” se u bėnė tė gjitha kontrollet, verifikimet, duke “blinduar” me masa sigurie Arkivin.

“Kemi vėnė kamerat, megjithatė menduam se ēdo gjė mund tė ndodhė. Por, absolutisht nuk kishte ndodhur asgjė nė institucionin tonė”, - ka pohuar Nika duke treguar se verifikimin e dokumentacioneve tė gjetura e ka bėrė personalisht. Ēfarė ka rezultuar nga kėto letra ėshtė fakti nėse ato kanė vlerė, janė hedhur aty si tė pavlefshme, apo nė mėnyrė tė qėllimshme pėr t’i zhdukur.

Pas verifikimeve tė saj, drejtorja e Arkivit thotė se vlera e kėtyre dokumenteve ėshtė pėr t’u parė, pasi normalisht mund tė jenė edhe gjėra qė nuk kanė vlerė.

Nė periferi tė Tiranės ishin tė mbushura nuk po themi me letra, po ishin dokumente, ku vlera e tyre ėshtė pėr t’u pėrcaktuar, por Nika thotė se janė tė detyruar t’i kthejnė nė normalitet dhe tė gjykojnė nėse do tė ruhen apo nuk do tė ruhen pėrgjithmonė.

“Por nė rastin nė fjalė, qė ėshtė shumė flagrant, pėr shkak se ligji pėr arkivat, i fundit nė rend kronologjik, ėshtė i nėntorit 2003 dhe akoma ka nėpunės tė shtetit, qė nuk dua t’i vė emrin, tė cilit rang janė, qė nuk e dinė se nuk mund tė marrin dhe tė kenė guximin tė hedhin dokumente, t’i braktisin ato, qė janė tė karakterit shtetėror, por qoftė edhe privat. Sa mirė ne letrat tona i grisim dhe nuk duam tė na i shikojė njė tjetėr”, - thotė Nika, duke na bėrė tė hamendėsojmė se drejtorja e Arkivit e ka tė qartė se nga cila ministri, bashkė me bashkinė janė mbarsur raftet.

Por a mund tė denoncohet ky rast? Nika thotė se e kanė bėrė denoncimin, ėshtė bėrė problem nė prokurori, madje ėshtė ngritur dhe padi penale pėr ironi tė paditurit janė tė panjohur, sepse normalisht nuk qarkullon asnjė emėr mbi kėtė pėrgjegjėsi.

Nė kėtė pikė drejtorja e Arkivit ngre supet dhe nuk i mbetet gjė tjetėr tė thotė se ēfarė mund tė bėhet, veēse tregon pėr detyrėn e saj. “Detyra jonė ėshtė kjo; qė tė sensibilizojmė publikun dhe ata qė mbajnė njė detyrė shtetėrore qė pėr ēdo letėr qė qarkullon kanė afate, kanė maturimin, asgjėsimi ka afat. Pra, ka njė afat eliminimi tė atyre letrave qė nuk kanė vlerė, sepse ato qė kanė vlerė duhet tė vijnė atje ku duhet”.

Tė gjitha kėto, sipas Nikės, janė tė pėrcaktuar qartė nė ligjin pėr arkivat, pėr tė cilin shpesh u ėshtė dashur tė bėjnė seminare dhe tė hartojnė rregullore, duke e paraqitur kėtė si njė defekt krucial tė kulturės administrative nė Shqipėri.

Sipas Nikės, gjithė kjo situatė duhet t’i ngjitet dhe faktit se njerėzit duhet tė ndėrgjegjėsohen, se dokumenti ka vlerė. “Kudo qė shkoni ju kėrkohet njė letėrnjoftim, njė certifikatė. Edhe fletėpalosja jonė kėtij qėllimi i ka shėrbyer sensibilizimit, duke e filluar qė nga fėmija kur lind dhe ruhet me njė dokument. Nuk deshėm tė vinim nė kėtė reklamim tė Arkivit, njė ceremoni mortore ku njeriu shkon nė botėn e pėrtejme pėrsėri me njė copė letėr. Nuk mundet mė kjo situatė. Jeta jonė ėshtė e bazuar mbi disa letra qofshin dhe tė vogla, apo certifikata tė mėdha pėr tė dėshmuar kush je”.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=22462
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.