Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.10.2009, 01:58   1
dhemetra
anėtar/e
 
dhemetra
 
Anėtarėsuar: 7.2007

Universiteti i Durrėsit - shek. XIV


Dr. Jahja Dranēolli

Citim:
Universiteti i Durrėsit (shek. XIV) 1

Hisoria e zhvillimit tė shkencės dhe kulturės shqiptare ruan traditė tė largėt. Ajo shpie qė nė dukjen e civilizimit mė tė hershėm evropian. Nė kėtė aspekt falė punės sė popullit tonė ndėr shekuj, mė parė nė treva ilire gjatė antikitetit, e mė pastaj nė troje tė rrudhura shqiptare, u zhvillua njė pėrvojė e madhe e njohjes, qė u transmetue nga brezi nė brez. Populli ynė ndėr shekuj krijoi gjithashtu njė kulturė popullore tė shėndoshė, e cila gjatė formimit historik tė saj, ėshtė zhvilluar me tipare tė njėsuara e tė harmonishme, duke ruajtur tė pastėr individualitetin etnik tė saj dhe duke forcuar karakterin popullor.

Kultura material e shpirtėrore, qė kėtej edhe arsimimi i popullit tonė u krijua nė truallin etnik shqiptar. Kėshtu, mendimi shkencor shqiptar ka ruajtur dhe ka forcuar gjithnjė karakterin kombėtar tė brezave dhe shtytje pėr zhvillimin shoqėror. Gjithashtu, me luftėrat e tij pėr liri kombėtare e shoqėrore, populli ynė ka ndihmuar e pėrkrahur gjithherė ēėshtjen e ēlirimit tė pėrbashkėt tė popujve me tipare pozitive tė kulturės sė tij tė njohur, ai nė ēdo periudhė historike, ka dhėnė kontribute tė vyera nė visarin e pėrbashkėt kulturor e shkencor tė popujve, nėpėrmjet letėrsisė sonė gojore, letėrsisė sė kultivuar, mendimit shkencor, artit tonė e me tė tjera dukuri tė jetės shpirtėrore e materiale me karakter pėrparimtar.

Sikurse shkenca dhe kultura nė pėrgjithėsi, ashtu edhe sistemi i edukimit iliro-arbėror nuk pėrfshinte vetėm traditėn popullore. Edukimi dhe zėnia e diturive nė troje iliro-arbėrore ndėr shekuj ėshtė zhvilluar pėrmes shkollimit tė rregullt. Siē dėshmojnė historianėt e dokumentet e kohės, niveli kulturor i popullsisė autoktone ka qenė mjaft i lartė. Nė kushte tė tilla, natyrisht qė veē ambientit shoqėror dhe familjes, shkollat kanė qenė njė institucion i rėndėsishėm edukimi me virtytet tipike iliro-arbėrore. Ndėrtimi i shkollave tė para nė troje iliro-arbėrore zuri fill qė nga antikitetit, kur edhe u ngritėn shkollat nė Apolloni dhe Epidamus. Ndėrkaq, nė bibliotekėn e madhe tė Durresit ėshtė ruajtur njė pjesė e diturisė sė shkruar, qė u zhvillua nė shtete antike pėrqark Mesdheut. Biblioteka nė fjalė, e mirėnjohur nė mbarė civilizimin antik, me rastin e sulmit tė gotėve u dogj nė tėrėsi2.

Para se tė ndalemi nė ēėshtjen qė kemi nė shqyrtim, ėshtė pėr tė vėnė re se historiografia shqiptare deri vonė nuk ka dhėnė kontributin e vet tė duhur pėr ndriēimin e historisė sė zhvillimit tė shkencės dhe kulturės sė moēme iliro-arbėrore. Fal punės sė pionierit tė disa studiuesve tonė, si p.sh. E. Dhe N. Ēabej, M. Haxhiu, Dh. Shuteriqi, M. Prenushi, M. Domi, I. Zamputi, si dhe disa studiuesve tė tjerė, kohėve tė fundit janė plotėsuar shumė boshllėqe, si dhe janė ngritur themele tė qėndrueshme pėr studime tė mėtejshme nė lėmenjtė e pėrmendur. Bazė solide, veē rezultateve tė studiuesve tė sipėrm, paraqesin studimet dh kėrkimet sistematike nė arkiva tė ndryshme tė shteteve evropiane, si, p.sh. Arkivi Shtetėror i Venedikut, Firencės, Raguzės, Romės, Vatikani, Kotorrit, etj., qendra me tė cilat ndėr shekuj kontraktuan shqiptarėt, duke kėmbyer reciprokisht njohur nga mė tė ndryshmet, ndėrtuan ura pėr qėllim tė afirmimit tė dijenisė nė pėrgjithėsi.

Themelimi i shkollave e studimeve nė troje arbėrore gjatė mesjetės u nis me nisiativėn e urdhrave kishtare ( veēanėrisht urdhrit dominikan), si dhe administratės komunale e princėrore tė qyteteve tė njohura. Qė kėtej, njė aktivitet i kėtillė u nis sė pari nė Ulqin rreth vitit 1258, Kotorr me 1266, Durrės mė 1278, Shkodėr mė 1345, Tivar nga gjysma e dytė e shek. XIV3.

Meqė, studimet e pėrgjithshme apo nė Universitetin e Durrėsit (Studio Generale), si dhe nė shumė shkolla e studime tė tjera nė trevėn arbėrore, ngriten fal aktivitetit tė pjesėtarėve tė urdhėrit dominikan, qė kėtej, pėr tė pasur mė tė afėrt organizimin shkollor mesjetar ndėr ne, do t’i sillemi organizimit dhe llojeve tė shkollave dominikane, si tipa me reprezentues tė shkollave mesjetare edhe nė hapėsirėn arbėrore.
Me kalimin e kohės nė urdhėrin dominikan zuri vend njė sistem shkollor i shkollave ose mėsimeve tė ndryshme ndėrmjetveti, si pėr nga lloji, ashtu dhe pėr nga shkalla. Themel i gjiēkasė ishin shkollat e kuvendeve (studia conventualia), tė cilat paraqisnin bazėn e piramidės, mbi tė cilėn mbindėrtoheshin tė gjitha shkollat e tjera ose mėsimet e veēanta (studia particularia): mėsimet provinciale tė shkathtėsive tė lira dhe tė filozofisė, tė teologjisė dhe tė gjuhėve. Vijuesve tė vet ato u ofronin dije ca tė gjera tė shkollės sė kuvendit dhe i pėrgatitnin pėr t’u regjistruar nė studimet e pėrgjithshme, tė cilat paraqisnin majėn e piramidės sė sistemit shkollor. Derisa mėsimet e kuvendeve tė veēanta pėrgatisnin me anėt tė ligjėratave nga filozofia, teologjia, Bibla, punlt dhe detyrat priftėrore, etj., pėrgatisnin rregulltarė pėr veprimtarinė e predikimit, studimet e pėrgjithshme pėrgatisnin profesorė pėr tė gjitha llojet dhe shkallėt e shkollave tė mesme. Njė karakteristikė e tė parave ishte decentralizimi i madh, kėshtu qė ato, varėsisht nga kėrkesat e hapėsirės e tė vendit, mund tė themeloheshin lehtė nėpėr kuvende dhe nė provinca. Meqenėse ligjėratat e tė gjitha lėndėve nuk ishin tė domosdoshme tė zhvilloheshin nė njė kuvend, pėr ēdo vit kapiturlėt (kuvendet) provinciale pėrmendnin jo vetėm lėndėt, tė cilat do tė ligjėroheshin nė nkė shkollė tė veēantė, por gjithashtu edhe profesorėt dhe studentėt, me ēka arrihej njė kursim i shėnueshėm i mjeteve materiale dhe shmangej shkapėrderdhja e kuadrit. Kėshtu, ēdo vit ndodhnin dyndje tė vėrteta tė profesorėve dhe tė studentėve nga njė kuvend nė tjetrin dhe nga shkolla mė tė ulėta nė ato ė tė larta, nė tė cilat fitohej njė arsim mė i lartė dhe ku arriheshin titujt akademikė. Studimet e pėrgjithshme, pėrkundrazi ishin shumė tė centralizuara. Themelimi dhe legjislacioni i tyre, emėrimi i profesorėve, aprovimi i titujve akademikė, etj., vareshin vetėm e vetėm nga udhėheqja qendrore e urdhėrit, qoftė i rregullt (i pėrgjithshėm), qoftė periodike (kapitul i pėrgjithshėm.).


1.Shkollat e kuvendeve


Ato paraqisnin shkallėn e parė nė arsimimin filozofiko-pedagogjik tė anėtarėve tė urdhėrit. Themelimi i tyre ishte njė pasojė e drejtpėrdrejtė e politikės sė urdhėrit se secili kuvend duhej ta kishe shkollėn e vet. Rėndom ishin tė karakterit publik, kėshtu qė mund t’i ndiqnin ato, pėrveē anėtarėve tė kuvendit pėrkatės, edhe tė tjerė, pa marrė parasysh se a ishte fjala pėr klerikė apo laikė. Detyra e tyre parėsore ishte pėrgatitja e vijuesve pėr veprimtarinė baritore, ndėrsa e dorės sė dytė pėrzgjedhja e tyre pėr shkolla mė tė larta. Nė pėrgjithėsi, studimeve u jepej rėndėsia e njėjtė si liturgjisė dhe shėrbimeve nė kuvend, ndėrsa klasat dhe bibliotekat duhej tė ishin tė pajisura po aq mirė, si dhe kori e kisha. Bėhej pėrpjekje qė studentėt tė ngarkoheshin sa mė pak me punė dhe detyrime tė tjera, tė cilat vėshtirė shkonin me studimet. Po ashtu lektori i kuvendit, i cili vinte nė kėtė post pas sė paku katėr vjet mėsimi nė studime tė pėrgjithshme, ishte i liruar nga tė gjitha detyrat e tjera, sidomos nga shėrbimi i predikimit, i rrėfimit dhe i kujdestarisė shėrbime qė zakonisht u merrnin mė sė shumti kohė rregullatorėve5.

2. Shkollat humaniste tė kuvendeve


Nė fillim tė urdhėrit nuk kishin qenė parashikuar, sepse shumicėn e anėtarėve tė tij e pėrbėnin njerėz me arsim tė lartė, shumė nga tė cilėt ishin profesorė tė shkollave ose tė universiteteve tė ndryshme. Meqenėse urdhėri ishte pėr nga natyra e vet priftėror dhe predikues, me rastin e rekrutimit tė anėtarėve tė rinj ai bėnte njė seleksion tė rreptė, duke kėrkuar prej tyre njė arsim mė tė madh sesa arsimi mesatar. Por, kur u ndesh njė herė me kėrkesat e tė rinjve qė donin tė hynin nė tė, para mbarimit tė studimeve tė veta tė rregullta, ose as i kishin filluar ato fare, urdhėri, qe i shtrėnguar tė themelonte nė kuvendet e veta shkollat humaniste, me tė cilat ligjėrohej latinishtja, pastaj gramatika dhe logjika si pėrgatitje pėr regjistrim nė shkollat teologjike tė kuvendeve ose nė shkollat provinciale tė shkathtėsive dhe tė filozofisė. Meqenėse ishin tė tipit tė hapur pėr nga natyra dhe destinimi i vet, ishin tė arritshme pėr tė gjithė ata qė ishin tė interesuar6.



-------
1Duke bėrė kėrkime nė Bibliotekėn e Kuvendit Dominikan tė Dubrovnikut, tė dhėna me interes shkencor qė hedhin dritė pėr Universitetin e Durrėsit, mė ofroi, miku i popullit tonė, studiuesi i mirėnjohur, dominikani Dr. Stjepan Krasić. Me kėtė rast e falėnderoj sinqerisht
2Ilirėt dhe Ilira te autorėt antikė Rilindja, Prishtinė 1979, nė shumė vende
3S. Krasić, Filozofski-teološki studiji dominikasnkog rada u Zadru (1396-1806), Zadar 1987, p.12-13
4I. Taurisano, L’organizzaizione delle scuole domenicane nei secolo XIII, Lucca 1928, p.93-98; Cfr. S. Krasić, op.cit., p.6-7
5 W.A. Hinnebusch, Th. History of the Dominicane Order, II, New York, 1937, p.1-22; H. Rashdall, M.A., The Universities of Europe in the Middle ages, vol. I-part I; vol. II-part I, II, Oxford at the Crendon Press MDCCCXCV; M. Féret, Vie intellectuele et vie scolaire dans l'Ordre des Prźcheurs, in Archives d'historire dominicane, 1916/1, p.5-37; C. Douais, Essai sur l'organization des études dans l'Ordre des Précheurs au XIII et XIX sičcle, Paris 1884, p.26,63,72
6W.A. Hinnebusch, op.cit. p.19-22; S. Krasić, op.cit.p.9-8


vijon
dhemetra nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.10.2009, 19:55   2
dhemetra
anėtar/e
 
dhemetra
 
Anėtarėsuar: 7.2007
Citim:
3. Shkollat provinciale tė shkathtėsive dhe tė filozofisė

Kishin qenė themeluar pėr dy arsye: pėr t'u plotėsuar nevojat e numrit gjitnjė e mė tė madh tė kuvendeve pėr lektorė tė rinj dhe pėr ta mbajtur hapin me zhvillimin e studimeve nė fakultetet e shkathtėsive (artes) dhe tė teologjisė nė Universitetin e Parisit, pranė tė cilit i kishte urdhėri studimet e veta tė pėrgjithshme. Aty gjithnjė si tjetėrkund, gjithė deri nė shekullin XIII, mėsoheshin gramatika, retorika dhe dialektika (trivium), si njė pėrgatitke pėr regjistrimin nė teologji. Mirėpo, kur u rrit menjėherė interesimi pėr filozofinė, shpėrtheu njė polemikė e ashpėr e ndonjė ithtarėve dhe kundėrshtarėve tė aristotelizmit rreth pajtueshmėrisė pėrkatėsisht papajtueshmėrisė sė Aristotelit nė mėsimet e krishtera, duke shkaktuar njėrėn nga krizat mė tė thella nė historinė e mendimit perėndimor. Nė saje tė Albertit tė Madh dhe Toma Akuinit, nė fund kremtoi fitore aristotelizmi, i dėlirur nga premisat ca tė vonshme, kėshtu qė Fakulteti i Shkathtėsive i Parisit e zgjeroi programin e vet, duke u bėrė njė fakultet i shkathtėsive dhe i filozofisė, gjė qė u pasqyrua drejtpėrdrejt edhe nė programin mėsimdhėnės tė shkollave dominikane. Urdhėri iu pėrshtat menjėherė atyre kėrkesave tė reja duke e futur detyrimin e nxėnies sė disiplinave filozofike, tė cilat paraqisnin njė kohė tė gjatė strumbullarin e programit tė filozofisė sė tij. Kjo ishte e mundshme, nė radhė tė parė, nė saje tė autoritetit dhe angazhimit tė madh tė Albertit tė Madh, i cili jo vetėn qė e futi i ipari filozofinė nė programin mėsimdhėnės tė shkollave kishtare, por edhe mbrojti vendosmėrisht autonominė e saj kundrejt teologjisė7.

Programi i filozofisė nė thelb qėndronte nė shkoqitjen dhe komentimin e veprave ca mė tė rėndėsishme tė filozofėve tė vjetėr grekė dhe mesjetar, ndaj ishte i ndarė nė filozofinė racionale (artes), e ashtuqujtura filozofi e natyrės, nė tė cilėn studioheshin fizika e psikologjia, si dhe nė filozofinė morale ose etike. Ja skema e atij programi:

I. Filozofia racionale:

Gramatika
Priscian, Institutio de arte grammatica dhe traktate tė tjera ca tė vogla; E.Donat, Ars major; Gilbert i Forretanit, Liber sex principiorum.

"Logjika e vjetėr" (Logica vetus)
Profili i Tirit, Izagogat; Aristoteli, De cathegoriis
dhe De interptatione; Beoci, De divisione dhe De differentiis topicis.

"Logjika e re" (Logica nova)
Aristotel, Topica; De sophisticis elenchsis; Pirora dhe Posteriora Analyticorum.

II. Filozofia e natyrės:

Fizika dhe psikologjia
Aristoteli, Physica; De animalibus (d.m.th. De historia, de patribus de generatione animalium); De anima; De generatione et corruptione; De sensu et sensibili; De somno, De plantis, De memoria, De vita et morte; Costa ben Luca, De differentia animae et spiritus.

Astronomia
Aristoteli, De caelo dhe Meteorologia

Metafizika
Aristoteli, Methafysica

III. Filozofia morale:
Aristoteli, Ethica

4. Shkollat teologjike provinciale

Themeloheshin pėr t'u ofruar vijuesve tė shkollave tė kuvendeve mundėsinė e njė arsimi mė tė lartė. Meqenėse secila provincė duhej tė kishte patjetėr njė shkollė tė tillė, tė gjithė rregulltarėve u ishte mundėsuar arsimi shkollor i lartė, i cili nė mjediset e tjera ishte i kufizuar nė njė numėr ca tė vogėl personash. Studimet e teologjisė zgjatnin si rregull tre vjet. Pėrparimi i studentėve nė mėsim veriikohej pėr ēdo ditė (repetitio), ndėra njė herė nė javė mbaheshin takime tė profeorėve dhe tė sudentėve, nė tė cilat shqyrtoheshin tė gjitha ēėshtjet lidhur me studimet W.A (disputatio)8.

5. Shkollat provinciale pėr gjuhėt

Provincat, tė cilat merreshin me punėn e misioneve nė gjirin e arabėve, ēifutėve dhe grekėve, kishin shkolla tė veēanta pėr nxėnien e gjuhėve tė popujve nė fjalė (Studia arabica, graeca et hebraica)9.

6. Studimet e pėrgjithshme

Ishin shkalla mė e lartė nė sistemin arsimor tė urdhėrit. Nė to ligjeroheshin tlė gjitha lėndėt e njohura nga filozofia dhe teologjia. Tė drejtėn ekskluzive tė themelimit tė tyre e kishin gjeneralėt (eprorėt suprem) tė urdhėrit dhe kapitulėt e pėrgjithshėm (kuvendet supreme), tė cilat pas njė shqyrtimi tė gjithanshėm tė nevojave tė ndonjė province dhe shqyrtimit tė kushteve pėrkatėse pėr kėtė, lėshonin lejėn e duhur. Meqenėse studimet e pėrgjithshme pėr nga thelbi vet kishin njė rėndėsi tė pėrgjithshme, secila provincė kishte tė drejtė qė tė dėrgonte nė cilatdo studime tė tilla 2-3 anėtarė tė vet, por u ishte lejuar regjistrimi edhe studentėve tė jashtėm. 10

Studimet e pėrgjithshme tė para dhe mė tė njohura nė urdhėrin dominikan ishin themeluar nė vitin 1220 nė Paris. Meqenėse gjithsej disa vjet mė vonė ato qenė bashkuar si njė fakultet teologjik me universitetin e atjeshėm, i cili e gėzonte autoritetin shkencor mė tė madh nė Evropė dhe diplomat e tė cilit ishn tė njohura gjithkund, urdhėri kujdesej qė mėsimdhėnia tė ishte nė njė nivel sa ma tė lartė, kėshtu qė nė Paris dėrgonte njerėzit e vet mė tė aftė, siē ishin Alberti i Madh, Toma Akuini etk. Kjo ishte arsyeja qė studimet e pėrgjithshme tė Parisit u bėnė nishan i studentėve tė tėrė urdhėrit, kėshtu qė u imponua nevoja pėr themelimin e studimeve tė reja. Por, meqenėse nė fillim nuk ishte lehtė pėr tė siguruar pėr to njė numėr tė mjaftueshėm tė profesorėve kualifikuar, qe caktuar se, pėrveē studimeve tė Parisit, vetėm dhe katėr provinca tė tjera mund tė themelonin studimet e veta tė pėrgjithshme: Provansa, Lombardia, Anglia dhe Gjermania. Kjo leje qe zgjeruar nė vitet 1270 -73 gjithashtu nė provincat e Romės e tė Spanjės, por nė vitin 1303 tė gjitha kufizimet qenė hequr, kėshtu qė secila provincė mund tė themelonte studime vetjake tė pėrgjithshme. Ato studime qenė themeluar me kėtė radhė; Oksfordi (1246), Monpelje, Tuluza, Bolonja dhe Kėlni (1248), Napoli dhe Orvieto (1269), Roma (1270), Kembrixhi, Barcelona, Perpinjano (1303), Kenterberi (1320), Padova (1363), Firencja (1378), Praga (1383), Salamanka dhe Krakovi (1421), Zara (1495), Avilja dhe Sevilja (1504), Budimi (1507), etj. 11

Kėshilli i profesorėve nė studimet e pėrgjithshme pėrbėhej nga shumė lloje tė profesorėve, tė cilėt, varsisht nga lėnda e ligjėrimit dhe nga shėrbii, quheshin nė mėnyra tė ndryshme:

a) Filozofinė e ligjeronin bakalaureusėt (baccalaureus) tė filozofisė ose tė shkathtėsive, tė cilėt, sipas programit mėsimdhėnės tashmė, ligjeronin lėndėt e ndryshme filozofike si hyrje nė kursin teologjik.

(b) Bakakalaureuset "biblike" e ligjėronin Biblėn pa hyrė mė thellė nė tekstin biblik, veēse ndaleshin nė interpretimin e kuptimit letrar. Detyra e tyre ishte t'u jepeshin studentėve njė dije themelore, por prapėseprapė tė rrumbullaksuar tė tekstit biblik si pėrgatitje pėr njė pėrpunim me themel, tė cilin e jepte mė vonė profesori kryesor.

c) Bakalaureusi "sententiarius" e ligjėronte teologjinė sistematike sipas Sentencave tė Pjetrit tė Lombardisė, pėrkatėsisht sipas Qenėsisė teologjike tė Toma Akuinit.

ē) "Mėsues i studentėve" (magister studentium) ishte bakalaureusi qė kishte ligjeruar mė parė Sentencat. Rėndom ai mbikėqyrte punėn e studimeve tė tėra, mbante diskutime javore me studentėt, e ligjėronte teologjinė morale dhe komentonte tekste tė ndryshme tė Toma Akuinit, d) Drejtuesi kryesor i studimeve quhej "regens" (magister regens), i cili kishte zakonisht titullin e doktorit, pėrkatėsisht tė magjistrit. Si rregull ai ligjėronte traktate teologjike ca mė tė rėndėsishme, prekte mė thellė problematikėn e shkrimit tė shenjtė dhe tė teologjisė, kryesonte diskutimet javore, nė tė cilat studentėt dhe bakalaureusėt stėrviteshin nė parashtrimin e temave tė dhėna, nė shkoqitjen e problemeve dhe nė zgjidhjln e tyre 12.

Titujt akademikė, qė arriheshin me studimet e pėrgjithshme, ishin tre: a) Studentėt qė, pas kursit tė kryer me sukses tė filozofisė dhe tė teologjisė, ndiqnin gjatė njė numri tė caktuar tė vjetve ligjėrata tė specializuara nga teologjia, e fitonin titullin lektor (Lector). Nė vitin 1257 papa Aleksandri IV lejoi qė lektorėt jo vetėm tė mund tė ligjėronin nė shkollat e kuvendeve dhe nė studimet e provincave, si dhe tė regjistroheshin nė fakultete pėr arritjen e doktoratės13.

b)Bakalaureati (baccalaureatus) ishte shkalla e dytė akademike, ose, mė mirė njė messhkallė ndėrmjet lektoratės dhe doktoratės. Njė kohė tė gjatė nė urdhėrin dominikan nuk konsiderohej titull akademik, veēse shėrbim. E mbanin lektorėt qė nuk ishin doktorė, kishin tė drejtė tė ligjėronin nė studimet e pėrgjithshme, pro forma et gradu magisterii pėr hir tė arritjes sė doktoratės nga teologjia. Kishte qenė futur sė pari nė Universitetin e Parisit, nga u shtri nė universitete tė tjera evropiane. 14



-------
7 F. Van.Steenberghen, Sifer de Brabant d'aprčs ses oeures inedits, IILouvain 1942, p.463-469
8 W.A. Hinnebusch, op.cit., p.27-32
9 C. Douais, op.cit., p.135-140
10 H. Denifle, Die Universitäten des Mittelalters bis 1400, Berlin 1985, p.20-29
11 O, Nabdibbetm De l'incorporation des Dominicains dans l'ancienne Université de Paris, Revue thomiste, V.Paris 1896, p.133-170; W. Hinnebusch, op.cit., p.132-133; L.A. Redigoda, Frati Predicatori in Dizionario degli instituti di perfezione, IV, Roma, ed Paolinem 1977, p.928-929; S. Krasić, op.cit., p.10
12 J. Lagrange, Le lecture de la Bible et l'āme dominicaine. La vie dominacaine, 1936, p.160-165, 201-206, 233-239, 265-2722, 309-314, 333-335, 367-372; W.A. Hinnebusch, op.cit., p.58-60, 99-100
13 H. De Romans, Opera de vita regulari, II, Roma, 1889, p.253
14 S. Krasićm op.cit., p.11
vijon
dhemetra nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2009, 22:00   3
dhemetra
anėtar/e
 
dhemetra
 
Anėtarėsuar: 7.2007
Citim:
c) Doktorata (doctoratus) ose magjistratura (MAGISTERUM) ishte titulli akademik mė i lartė nė fakultete teologjike dhe nė studimet e pėrgjithshme tė urdhrit dominikan. Arrihej me dhėnien e provimeve nga teologjia pas shumė vjet ligjėratash tė teologjisė nė ndonjė fakultet ose nė studime tė pėrgjithshme, pėr ēka duhej ta jepte pėlqimin kuvendi provincial. Doktorata ka qenė e konsideruar gjithnjė kurorė e karrierės sė suksesshme tė profesorit dhe mirėnjoha mė e lartė zyrtare pėr pjekurinė doktrinare dhe morale tė njė rregulltari. Meqenėse mbajtėsit e kėtij titulli gėzonin privilegje tė veēanta, pėr shkak tė tė cilave askush nuk mund t'i punėsonte me diēka qė pėrkonte vėshtirė me vokacionin e tyre si profesorė, numri i tyre i kufizuar me ligj pėr secilėn provincė, kėshtu qė pėr dhėnien e doktoratės kėrkohej pėlqimi i provincės. 15

Se studimi dhe kėrkimi i lėndės arkivore ka rėndėsi tė nduarnduarshme pėr ndriēimin e sė kaluarės, mė sė miri dėshmohet nga arritjet e sotme tė reja tė historiografisė sonė. Vazhdim i suksesshėm i kėtyre studimeve, qė del nga lėnda arkivore, qė i referohet sė kaluarės sonė shumė tė ndritshme arsimore-shkencore, paraqet pa dyshim ndriēimi i dy dokumenteve, qė dalin nga lėnda arkivore shumė e pasur burimore e ruajtur nė arkiva italiane, pėrkatėsisht nė arkivin e bibliotekės sė Romės16, tė cilat hedhin dritė pėr veprimtarinė e studimeve universitare nė Durrės. Sipas tė dhėnave tė kėtij dokumenti17, njihemi me faktin se nė fillim tė viteve 80-tė tė shek. XIV nė Durrės vepronte Studio Generale (Studime Gjenerale), pėrkatėsisht studime universitare. Shkolla tė kėtilla pėr studime superiore ka pasur mė parė vetėm nė Universitetin e Bolonjės nga viti 1189 (i njohur pėr studime teologjike e juridike); Oksfordit nga fundi i shek.XII (i njohur pėr studime teologjike e filozofike); Padovės nga viti 1222 (i njohur pėr studime tė mjekėsisė e teologjisė); Sorbonės nga viti 1253 (i njohur pėr studime tė teologjisė); Barcelonės nga viti 1303, Kantėrbėrit nga viti 1320, Firencės nga viti 1378. Ndėrkaq, diē mė vonė pas ngritjes sė studimeve universitare nė Durrės, kėso studime ekzistonin nė Pragė nga viti 1383; Salamankė dhe Krakovė nga viti 1421; Avilė dhe Sevilė nga viti 1504; Budim nga viti 1507. Universitetet e tjera tė Evropės dhe jashtė Evropės u ngritėn mė vonė18.

Nga tė dhėnat e mėsipėrme kronologjike, tė cilat drejtpėrsėdrejti bėjnė fjalė pėr ekzistimin e universiteteve evropiane gjatė Mesjetės, na del e qartė se nė Gadishullin Ballkanik gjatė mesjetės ekzistonin vetėm dy universitete. I pari i Durrėsit dhe i Zarės i dyti. Qė tė dy kėto universitete apo studime gjenerale u bėnė tė njohura pėr studime nga lėmenjtė e teologjisė. Sikur edhe nė tė gjitha universitetet e Evropės gjatė mesjetės, ku mėsimi ėshtė organizuar nėn patronatin e kishės, pėrkatėsisht sipas organizimit tė urdhėrave kishtare, si, bie fjala urdhėrit dominikan, franēeskan dhe benediktinas, edhe studimet gjenerale tė Durrėsit u organizuan nga urdhri dominikan i Durrėsit. Madje, dominikanėt e qytetit pėr pallat studimesh ofruan Kuvendin e tyre, si dhe disa ndėrtesa pėr strehimin e studentėve19.

Pėr qartėsimin e tė dhėnave qė ofron dokumenti, i cili i referohet Universitetit tė Durrėsit, do t'i nėnvizojmė disa argumente mė interesante. Dokumentin qė e zotėrojmė sė pari nuk orfron fare ndonjė datė mbi organizimin e studimeve nė Durrės. Mirėpo, nga tė dhėnat qė dalin nga ai bėhet e qartė se Universiteti i Durrėsit ka ekzistuar edhe para sulmeve tė para osmane nė Shqipėri, si dhe ka ekzistuar gjatė kohės sė studiit venedikas nė Durrės, pra para vitit 1392, kur qyteti nė fjalė hyri nė kuadrin e Republikės sė Venedikut. Prova dėshmuese mund tė dalin nėse dokumenti nė fjalė komplementohet edhe me disa dokumente tė tjera tė ruajtura tė kohės. Duke u mbėshtetur nė tė dhėna tė pakta arkivore pėr kėtė ēėshtje, jemi tė mendimit se ky institucion i arsimit superior ėshtė ngritur nė kohėn e sundimit tė Karl Topisė, kryezot i shtetit tė Durrėsit. Themi kėshtu, meqė tė dhėnat e kohės dėshmojnė se shteti i Durrėsit gjatė zotėrimit tė Karl Topisė ka jetuar nė periudhėn e lulėzimit tė plotė tė marrėdhėnieve ekonomiko-shoqėrore, politike, fetare dhe kulturore-arsimore. Qė kėtej ėshtė pėr tė vėnė re se Durrėsi ka qenė qendėr studimesh jo vetėm pėr Shqipėri por edhe pėr Bosnjė, Dalmacai dhe Hungari. Pėrveē studentėve shqiptarė, tė cilėt vinin nga tė gjitha trevat shqiptare, kėtu kanė studiuar edhe studentė nga troje tė tjera ballkanike dhe mė gjerė. Ligjėratat janė mbajtur nė pallatin e Kuvendit dominikan tė Durrėsit. Fatkeqėsisht, ndryshe nga shumė pallate tė mirėnjohura tė universiteteve evropiane, tė cilat janė ruajtur bukur mirė der nė ditėt e sotme, pallati universitar i Durrėsit, u rrėnua nga sulmet barbare tė hordhive osmane. Tė dhėnat relevant tė kohės dėshmojnė se nė Universitetin e kėtushėm janė promovuar shumė doktorė shkencash, tė cilėt pas dhėnies sė provimeve pėrkatėse nga lėmi i shkencave teologjike arritėn titullin mė tė lartė akademik, doktor shkencash ( magister theologiae apo sacre theologiae professor).

Dokumentin e dytė qė e kemi nė dorė dhe i cili i referohet po ashtu Universitetit tė Durrėsit hedh dritė pėr kualifikimin dhe numrin e kuadrit arsimor, i cili ligjėronte nė kėtė qendėr tė arsimit superior. Sipas radhonjave tė tij, kėtu ligjėronin 25 doktorė shkencash tė teologjisė20. Duke u mbėshtetur nė kėtė numėr, qė pa dyshim pėr kushte mesjetare qe shumė impozant, me plot gojėn mund tė thuhet se ky institucion ka gėzuar zulm tė madh shkencor. Nė se ky dokument komplementohet me dokumente dhe botime tė tjera tė kohės, qė dalin nga burimi i Universitetit tė Bolonjės dhe tė Padovės, qendra nė tė cilat autori i kėtij punimi ka bėrė kėrkime shkencore, ėshtė e qartė se as qendrat universitare nė fjalė ndėr mė tė njohurat nė Evropė, gjat shek. XIV nuk zotėruan me numėr mė tė madh tė arsimtarėve, qė mbanin titullin doktor shkencash.

Sikur edhe nė qendra tė tjera universitare tė Evropės, edhe nė studime dhe shkolla tė Durrėsit dhe shkolla tė tjera shqiptare tė kohės, mėsimi ėshtė zhvilluar kryesisht nė gjuhė latine, gjuhė e cila gjatė tėrė periudhės mesjetare nė tėrė Evropėn perėndimore, jugore e tė mesme, pėrkatėsisht nė Angli, Francė, Itali, Spanjė, Gjermani, Holandė, Poloni, Bohemi, Hungari, ndėr shqiptarėt, kroatėt e sllovenėt ėshtė konsideruar pėr gjuhė zyrtare. Gjuha latine ndėr shqiptarėt katolik si dhe ndėr popujt e tjerė evropian tė kėtij konfesioni ėshtė konsideruar pėr gjuhė arsimi dhe inteligjence. Mirėpo, duhet thėnė se dokumentet arkivore dhe shkrime tė tjera tė kohės me tė cilat disponojmė, hedhin dritė pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Arbėri dhe nė disa qytete bregdetare dalmatine, si, p.sh. nė Raguzė e nė Kotorr. Nė zhvillimin e gjuhės sonė gjatė Mesjetės rol me rėndėsi kanė pasur universiteti dhe shkollat e pėrmendura. Pėr nevoja tė kishės, por edhe pėr qėllime arsimore-pedagogjike, profesorėt dhe promovuesit nė Universitetin e Durrėsit dhe shkolla tė tjera shqiptare, shkruan ndoshta edhe vepra nė gjuhė shqipe, gjė qė provohet mė sė miri nga tė dhėnat e arqipeshkvit tė Tivarit, Gulielmus Adae ose Brokardit (jetoi dhe veproi nė Tivar gjatė viteve 1325 - 1329), i cili nė relacionin e tij nga viti 1332 drejtuar dukės sė Burgonjės, Filipit VII Valua, dėshmon se atėbotė nė Arbri ekzistonin libra tė ndryshme shqip me alfabet latinė 21. Nga kjo dėshmi na bėhet e qartė se gjuha shqipe ėshtė shkruar ndoshta jo mė vonė se nė shekullin XIII, meqė arqipeshkvi nė fjalė, tėrthorazi dėshmon edhe pėr traditėn mė tė hershme tė shkollave shqipe, pra disa shekuj mė parė, para se tė ngritet Universiteti i Durrėsit dhe shkolla tė tjera nė trevat shqiptare.

Radhonjat e sipėrme tė punimit tonė u shkruan me qėllim qė tė dėshmohet zhvillimi i lartė i shkencės dhe kulturės shqiptare ndėr shkeuj, e cila pėr qėllime tendencioze e shoviniste nuk ka gjetur ebde vendin e merituar midis shkencės e kulturės evropiane e ė gjerė. Po ashtu, qėllimi i punimit tonė ėshtė qė pėrmes ndriēimit tė burimeve tė panjohura, qė kanė rėndėsi tė dorės sė parė tė argumentohte lashtėsia e shkencės dhe kulturės shqiptare, e cila duke ruajtur njė traditė tė moēme, bėri tė mundur qė populli ynė tė ēmojė kurdoherė lirinė, punėn, dijen, kulturėn, artin, si dhe t'i zhvillojė ato, gjė qė mė sė miri dėshmon pėr vitalitetin dhe gjenialitetin e tij ndėr shekuj.




------
15 M.Grabmann, De gradu magistrii in s.theologia apud Praedicatores, Annalecta Ordinis Praedicatorum, 20, Roma 1931-1932, p.101-107, 158-169,225-283, 405-412
16Acta Capitulorum generalium Ordinis Praedicatorum, in Monumenta Ordinis Frairum Praedicatorum historica, XIV, libėr K. p.590 (mė tej AGOP)
17"La provintia di Dalmatia antichamente era numerosa delli conventi et delli frati, et era delle principali provintie della Religione, poiché comprendeva il principato di Albania et il Refo di Bosna, Karvatia et Dalmatia et confinava con la provintia di Hungaria. Come il principla conveto era il Durazzo, di studio generale et in Antivari, ma essendo all'presente occupari gli sudetti principati dall'conventi numero tredeci tra priorati et vicarati, tutti sotto il dominio della Serenissima Republica di Venetia nelle cittį`maritime et isole. Et se bene questi puochi conventi restarono, alla Religione, tutta via le intrade la maggio parte sono godute dall' Turco" (Roma, AGOP XIV, liber K. P.590)
18 Hastings Rashdall, M.A., The Universities of Europe in the Middle Ages vol. I(Salerno - Bologna-Paris), OXford MDCCCXCV; vol. II- part I (Italy-Spain-France, Germany-Scotland etc.), Oxford MDCCCXCV; Vol II-part II (England- Portugal etc), Oxford MDCCCXCV
19 Roma, AGOP, liber K, p.590

Ndryshuar sė fundmi nga dhemetra : 31.10.2009 nė 22:05.

dhemetra nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 07:51.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2016
Dijeni · Kontakt · Prektora · Pyetje · Kreu
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.