Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.3.2013, 21:36   41
Citim:
Ndotja akustike, ambjentalistėt: Rrezik pėr dėgjimin

Trafiku nė Tiranė pėrveē se ėshtė njė stres pėr ata qė drejtojnė automjetet ėshtė njė bombardim i vazhdueshėm i sistemit tė dėgjimit tė kryeqytetaseve.

Numri madh i mjeteve qė qarkullojne nė rrugėt e Tiranės e kthen atė nė njė nga qytetet mė tė ndotura akustike. Sipas ambjentalistit Lavdosh Ferruni nėse vazhdojmė me kėto ritme rrezikojmė tė shkojmė nė patologji.

Sipas Ferrunit nėse duam tė arrijmė standartet evropiane duhet patjetėr tė merren masa deri nė gjoba dhe penalizime pasi ėshtė shumė vonė pėr tė pritur edukim tė vetė qytetarėve.

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=40526&nid=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2013, 21:19   42
Citim:
Ndotja akustike, probleme nė dėgjim dhe shėndetin mendor

TIRANE-Nėse qėndrojmė nė zhurma pėr njė kohė tė gjatė, atėherė secili prej nesh rrezikon tė humbasė dėgjimin. Shqiptarėt pėr-veē sėmundjeve tė cilat i kanė tė trashėguara apo qė lindin gjatė viteve tė jetės, kanė edhe njė faktor tjetėr, i cili ndikon nė rritjen e sėmundshmėrisė. Janė pikėrisht zhurmat akustike ato qė ndikojnė nė uljen e dėgjimit, agresivitet, ērregullime psikike dhe deri nė probleme kardiovaskulare. Tė jetosh nė Tiranė, duhet tė marrėsh pėrsipėr kosto tė larta shėndetėsore.

Ndotja akustike, e cila nė kryeqytetin shqiptar tejkalon disa herė normat e vendosura nga Bashkimi Evropian sipas mjekėve shkakton tek qytetaret probleme serioze nė shėndetin e tyre. "Me ekspozimin ndaj zhurmave mesatarisht tė larta pėr njė kohė mė tė gjate se tė lejuar, fillojnė tė ndihen shenja shqetėsuese si oshtime nė vesh, zėrat e jashtėm vijnė tė mbytur dhe tė zbėrthyer. Megjithatė, nė varėsi tė kohėzgjatjes sė zhurmės shkaktare, rikuperimi mund tė vijė pėr njė periudhė prej disa minutash deri orėsh e ditėsh. Nė se ky dėmtim nuk rikuperohet para se tė vijė njė ekspozim tjetėr i ekzagjeruar zhurmash dėmtimi i dėgjimit ėshtė nė njė rrugėn pa kthim",-thotė mjeku specialist. Po ashtu sipas tė dhėnave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, ndotja akustike ul pro-duktivitetin dhe aftėsinė pėr tė mėsuar, rrit aksidentet dhe kontribuon nė pėrdorimin e barnave narkotike.

Pėr mė tepėr, kėrkimet kanė treguar se nė rastet kur njerėzit nuk mund tė bėjnė asgjė kun-dėr ndotjes akustike, ata demotivohen, u duket mė e vėshtirė pėr tė zgjidhur problemin dhe heqin dorė nga pikėsynimet e vendosura. Sipas raportit tė fundit tė Institutit tė Shėndetit Publik qytetarėt e Tiranės duhet tė bashkėjetojnė ēdo ditė me zhurma mė tė larta se 70 decibel kur kufiri maksimal sipas BE duhet tė jetė 55 decibel.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...eb-129651.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2013, 21:47   43
Citim:
Tirana, qyteti mė i zhurmshėm i vendit

Emri:  63780_3.jpg
Shikimet: 2828
Madhėsia:  41,2 KBTIRANE-Ndotja akustike nė kryeqytet ėshtė disa herė mė e lartė sesa standardi i Bashkimit Evropian. Nė disa zona nė kryeqytet dhe kryesisht tek sheshi "Ataturku", i cili njihet si kryqėzimi i '21 Dhjetorit' dhe 'Zogu i Zi', niveli i ndotjes shkon nė 80 decibel, nga 35 deri nė 50 decibel qė ėshtė norma e lejuar evropiane. Ndotje tė lartė akustike ka edhe nė disa zona tė tjera ku qarkullimi i automjeteve ėshtė i lartė.

Njė element tjetėr qė rrit nivelin e ndotjes akustike janė lokalet e natės, tė cilėt jo vetėm qė qėndrojnė hapur thuajse gjatė gjithė natės, por nuk respektojnė as parametrat e izolimit. Sipas specialistėve nė Ministrisė sė Mjedisit nga rreth 100 lokale nate qė ka kryeqyteti me muzikė live vetėm 10 prej tyre respektojnė normat. Ndaj gjatė kontrolleve tė ushtruara janė gjobitur rreth 50 lokale, ndėrsa pėr 15 prej tyre ėshtė vendosur pezullim aktiviteti. Alfred Deshati kreu i Kontrolleve nė Ministrinė e Mjedisit ka bėrė tė ditur se problemet mė tė madha pėrsa i pėrket ndotjes akustike janė nė Tiranė, dhe kjo jo vetėm nga lokalet e natės, por edhe nga zhurmat qė shkaktohen nga automjetet si dhe boritė e tyre. Ku zona mė problematike pėr sa u pėrket zhurmave tė mėdha ėshtė zona e ish-Bllokut, ku lokalet edhe gjatė orėve tė vona tė natės e mbajnė muzikėn nė "kup tė qiellit".

Ndėr tė tjera ai ka sqaruar se janė me dhjetėra ankesa qė vijnė nga qytetarėt pėr problemet me zhurmat, tė cilat shpesh nuk kanė tė bėjnė vetėm me lokalet e natės, por edhe me zhurmat e gjeneruara nga lokalet apo dyqanet e ndryshme qė janė poshtė pallateve, apo edhe nga klinikat private sidomos ato dentare qė shkaktojnė ndotje tė lartė pėr banorėt e pallateve. "Nė asnjė vend nė Tiranė nuk ka njė tabelė qė tė ndalohen boritė e makinave, tė cilat shpesh janė aq tė shumta sa janė tė papėrballueshme nga qytetarėt. Por veē sinjalistikės rrugore duhet edhe njė ndėrgjegjėsim i vetė drejtuesve tė automjeteve",-sqaron Deshati. Sipas tij ėshtė turp qė nė kryqėzimin e spitaleve shoferėt e automjeteve tu bien pafund borive, pasi aty ka pacientė qė luftojnė me jetėn.

STUDIMI

Nga monitorimi mė i fundit i zhurmave urbane nė vend, Instituti i Shėndetit publik ka konstatuar se Tirana ėshtė njė ndėr qytetet mė tė zhurmshme, i cili ka zhurma jo vetėm ditėn, por edhe natėn. Matjet janė bėrė nė ato pjesė tė qytetit ku ka kryqėzime tė rėndėsishme dhe zona tė banuara, ku ka rezultuar se zhurmat arrijnė disa fish mė tė larta se normat e lejuara. Shkak, sipas studimit tė Institutit tė Shėndetit Publik, nė kėtė rast bėhet qarkullimi i mjeteve tė rėnda, sidomos betonieret qė shėrbejnė pėr transportin apo pėrpunimin e materialeve tė ndėrtimit, si dhe krijimi i trafikut. Nė ketė rast rekordi i zhurmave krijohet nė zonat e zhvilluara urbane.

Instituti i Shėndetit Publik e ka cilėsuar Tiranėn si metropoli i zhurmave, duke qenė se nga matjet qė u janė bėrė zhurmave, ka dalė se ndotja akustike nė kryeqytet ėshtė rreth 15 herė mė e lartė se standardet e vendeve tė Evropės. Duke iu referuar monitorimit mė tė fundit tė bėrė nė tetė qytete, konstatohet se Tirana ėshtė qyteti me ndotje tė lartė akustike, me nivele qė arrijnė deri nė 74 dB (decibel) nė kryqėzime tė rėndėsishme dhe se nga kėto nivele janė prekur njė pjesė e rėndėsishme e popullatės. Nė krahasim me qytetet e tjera, Tirana jo vetėm qė renditet i para pėr sa i pėrket nivelit tė lart tė ndotjes akustike gjatė ditės, por edhe gjatė natės. Gjithashtu sipas specialistėve tė Institutit tė Shėndetit Publik, Tirana vazhdon tė jetė qyteti mė i zhurmshėm dhe vlerat nuk shkojnė asnjėherė drejt rėnies, por drejt rritjes. Sipas kėtij studimi, faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ndotjes akustike janė: lėvizje parazitare, mungesa e parkimeve, lėvizja e automjeteve tė rėnda pa kriter dhe mungesa e rrugėve dytėsore, qė tė bėj lehtėsimin e qarkullimit tė automjeteve nėpėr rrugėt e kryeqytetit.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...eb-129650.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.5.2013, 21:08   44
Citim:
Monitorimi i zhurmave nuk kryhet prej dy vjetėsh, Mjedisi nuk ka para

Ndotja akustike

Niveli i saktė i zhurmave nė vend, natėn dhe ditėn nuk dihet sesa ėshtė saktėsisht nė vend. Prej dy vitesh, Instituti i Shėndetit Publik nuk kryen asnjė matje, pėr shkak tė mungesės sė fondeve qė vihen nė dispozicion pėr realizimin e matjeve periodike vjetore.

Edhe pėr kėtė vit, Ministria e Mjedisit nuk ka ēelur asnjė fond pėr t’ua akorduar specialistėve tė ISHP-sė pėr matjen e nivelit tė ndotjes akustike. Specialistėt e ISHP-sė thonė se nuk kanė marrė para nga ministria, ndėrkohė qė dikasteri i Mjedisit thotė se para ka pasur, por nuk janė lėvruar, pėr shkak se ISHP-ja nuk ėshtė paraqitur nė kohė pėr tė marrė buxhetin pėr realizimin e studimit dhe matjen e zhurmave.

Ndotja e ajrit, ujit, por edhe ajo akustike mbeten ndėr problematikat kryesore tė mjedisit nė vendin tonė.

Edhe pse ndotja akustike dhe ajo e ajrit nė vendin tonė janė disa herė mė tė larta se normat e lejuara nga Bashkimi Europian, masat e marra pėr parandalimin e tyre apo monitorimet qė duhen kryer me detyrim nga ligji nuk ekzistojnė. Tė paktėn jo pėr vitin 2012.

I vetmi studim qė zotėron Instituti i Shėndetit Publik ėshtė ai i 2011-s, pas tė cilit njė vit mė pas, por edhe sivjet, nuk ka ende njė studim mbi tė dhėnat e ndotjes akustike, tė ujit apo tė ajrit.

Shkak pėr kėtė, sipas shefit tė Departamentit tė Ujit dhe Mjedisit nė Institutin e Shėndetit Publik, Arben Luzati, ėshtė mungesa e parave. “Qė prej 2011-s nuk kemi realizuar asnjė raport monitorimi, qoftė pėr ndotjen akustike, tė ujit apo tė ajrit, pasi Ministria e Mjedisit nuk pranoi tė lėvronte fondin pėr 2012-n, sepse s’ka para. Pėr rrjedhojė studimi nuk u realizua, ndonėse ėshtė njė prej atyre raporteve qė duhen realizuar si detyrim ndaj ligjit. Aktualisht jemi nė muajin maj tė vitit 2013, por pėrsėri nuk kemi asnjė diskutim apo marrėveshje me Ministrinė e Mjedisit pėr tė bėrė tė mundur monitorimet nė tė gjithė vendin, aq mė tepėr nė sezonin e verės, kur ndotja akustike apo ajo e ajrit, pėr shkak tė fluksit tė automjeteve bėhet edhe mė problematike”, sqaron Luzati.

Konflikti

Mirėpo, ndonėse problemi mbeten kėto fenomene qė ndikojnė negativisht, sidomos nė shėndetin e qytetarėve, por edhe tė vetė mjedisit, vėmendja shpėrqendrohet gjetiu.

Nga njėra anė pėrfaqėsuesit e ISHP-sė thonė se monitorimet mbahen peng nga Ministria e Mjedisit, pėr shkak se nuk jep paratė pėr realizimin e tyre. Nga ana tjetėr, drejtori i Agjencisė Kombėtare tė Mjedisit, Tonin Hysi, mohon qė paratė tė jenė shkak i mosrealizimit tė studimit pėr monitorimin e ajrit, ujit dhe ndotjes akustike, zhurmave.

“Nė ministri ka njė komision tė posaēėm qė pret ofertat qė vijnė pėr zhvillimin e monitorimeve. Menjėherė pas shpalljes sė institucionit fitues, Ministria e Mjedisit dhe Instituti i Shėndetit Publik nėnshkruajnė kontratėn dhe nisin punėn. Vjet gjithēka ishte gati, edhe paratė, por ISHP-ja nuk ėshtė treguar korrekte me afatet e pėrcaktuara. Si rregull ajo duhet tė sillte nė ministri njė raport teknik tė monitorimit, sipas periudhave, tė cilin e solli 2 muaj me vonesė. Ndėrsa raportin financiar, i cili duhet t’i bashkėngjitej tė parit, erdhi nė institucionin tonė nė fund tė shkurtit, ndonėse duhet tė ishte dorėzuar nė fillim tė janarit”, theksoi Hysi. Sipas tij, ngėrēi ėshtė krijuar nė Institutin e Shėndetit Publik, specialistėt e tė cilit nuk pranuan tė realizojnė monitorimet e ndotjes akustike nė Sarandė dhe nė Durrės, pėr shkak se nuk pėrfitonin dieta.

Statistikat

“Shqipėria renditet e para nė listėn e vendeve tė rajonit me nivelin mė tė lartė tė zhurmave urbane, ku kryeqyteti regjistron shifrėn mė tė lartė, rreth 71.1 decibel nga 55 qė ėshtė norma e Bashkimit Europian. Pikat mė tė ndotura nė Tiranė janė kryqėzimi te ‘Vasil Shanto’, ku niveli i zhurmės sė trafikut rrugor ėshtė 81.2 decibel, kryqėzimi te ‘Zogu i Zi’, ‘Ushtari i Panjohur’, Stacioni i Trenit dhe Lapraka”, sqarohet nė studimin e vitit 2011, realizuar nga Ministria e Mjedisit nė bashkėpunim me Institutin e Shėndetit Publik.

“Edhe nė vendin tonė zhurma ėshtė njė nga rreziqet mjedisore, qė vazhdon tė evoluojė dhe mund tė krijojė probleme tek ajo pjesė e personave qė janė tė ekspozuar. Veēanėrisht, ndotja nga trafiku rrugor ėshtė bėrė problematik dhe mjaft shqetėsues. Nė monitorimin e 2011-s vėrehet se nė shumicėn e rretheve ka ndryshime tė vogla me rritje tė disa pikave krahasuar me njė vit mė parė, si dhe me ulje nė disa tė tjera.

Niveli i zhurmave

Tirana regjistron 71.1 decibel nga 55, norma e lejuar prej BE-sė
Durrėsi regjistron 64.2 decibel
Fieri regjistron 62.9 decibel
Shkodra regjistron 64.8 decibel
Vlora regjistron 61.8 decibel
Saranda regjistron 63.9 decibel
Korēa regjistron 62.7 decibel

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...i-nuk-ka-para/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.5.2013, 21:34   45
Citim:
Tirana “gjėmon” nga zhurmat, Basha lejon lokalet zhurmuese tė miqve, qeveritarėve, familjarėve e militantėve

Qytetarėt e Tiranės, gjenden pėrballė njė problemi tepėr shqetėsues. Ata vazhdojnė tė pėrjetojnė nė ēdo orė tė ditės e tė natės “presionin” ekstrem tė zhurmave qė krijohen nė mjedis, prej shėrbimeve publike e private. Nuk gjen tashmė asnjė “qoshe” tė kryeqytetit, qė tė mos e jetė e tej ngarkuar nga zhurmat, tė cilat nė gjuhėn mjekėsore, quhen “ndotje akustike”. Kjo ndotje, qė ka lidhje me shėndetin psikologjik dhe dėgjimin nuk po frenohet, nuk po “pastrohet”, pėrkundrazi po lejohet tė veproj lirshėm e intensivisht, madje duke e shtuar forcėn zhurmuese dhe “dozėn” shkatėrruese mbi shėndetin e qytetarėve. Sikur tė mos mjaftonin ndotjet mjedisore nga pluhurat, gazrat, ujėrat e zeza, balta, plehrat e uji pijshėm qė kanė “pushtuar” Tiranėn, jetės dhe punės sė pėrditshme tė kryeqytetasve e tė vizitorėve, u ėshtė bėrė “gangrenė” dhe ndotja akustike, zhurmat dhe boritė e makinave, tė motorėve, tė sirenave tė makinave tė policisė, tė muzikės nė trotuare, tė diskove, tė magnetofonėve me zė tė lartė e lloj-lloj zhurmash qė tė krijojnė stres e lodhje psikologjike.

Basha premtoi njė Tiranė “Oaz” qetėsie, e ka kthyer nė “Oaz” zhurmash ekstreme

Tiranė tashmė e ka element tė veprimtarisė sė saj ndotjen akustike. Krejt kryeqytetit ushton nga tė gjithė llojet e zhurmave. ėshtė njė situatė e rėnduar akustike. Gjithēka ėshtė jashtė kontrollit. Kushdo mund tė krijoj zhurma sipas qejfit dhe aktivitetit qė kryen. Ndėrtuesit nė mes tė Tiranės gjėmojnė me vinēat dhe makinat e rėnda, qė transportojnė materiale ndėrtimi. Klubet e ditės me dyer tė hapura e me boxe, gjėmojnė nga muzika e lartė. Makinat tė shurdhojnė me boritė e tyre qė u bien pa pushim. Makinat e policisė e tė shėndetėsisė edhe kur nuk kanė raste emergjence, lėvizin me sirena alarmante. Kjo ėshtė gjendja e zhurmave nė Tiranėn e sotme. Nė fushatėn elektorale tė 8 majit 2011, Lulzim Basha premtoi dhe u betua publikisht, se do ta pastronte Tiranėn nga zhurmat. Se do ta kthente nė “oaz” tė pastėr e tė qetė, pa asnjė zhurmė. Fakti tregon, se Tirana ėshtė sot njė “oaz” super zhurmash, deri dhe me ulėrima tė kalimtarėve e tė “daullexhinjve” qė u bien daulleve brenda lokalit, brenda oborrit tė shkollės, brenda autobusit urban, brenda mjediseve tė pallateve, nė rrugė e kudo. Nė rrugėt dhe lagjet e Tiranės, nuk mund tė kalosh dot i qetė, sepse ulėrijnė ata qė shesin nėpėr tezga e trotuare. Nė urban ulėrijnė fatorinot. Nė rrugė ushtojnė makinat “skrap” dhe kamionėt e mallrave. Nėpėr lagje e pallate ulėrijnė me megafonė ata qė mbledhin hekurishte e mobilje, qė shesin ujė e patate, nė tregje ulėrijnė ata qė shesin rribe tė vjetra, nė rrugė e lagje gjėmojnė makinat e plehrave, kaujisin kopetė e qenve etj, etj. Pėrballė kėsaj situate, bashkia e Tiranės hesht, kryebashkiaku i saj nuk po e zbaton premtimin elektoral, qė do ta kthente Tiranėn nė njė “Oaz” tė madh qetėsie absolute, pa zhurma, pa muzikė trotuaresh, pa muzikė diskotekash, pa bori makinash, pa sirena policie, pa uturima makinash, pa sirena eskortash qeveritare, pa koncerte elektorale gjėmuese nėpėr sheshe, pa zhurma dumdumėsh e madje zetorėsh qė qarkullojnė nė qendėr tė Tiranės. Kryeqyteti tashmė ėshtė njė mjedis i stėrmadh me zhurma tė mėdha e tė shumta, qė “vrasin” pak e nga pak pėrditė shėndetin e qytetarėve.

Lokalet e natės zhurmues shkatėrrues, policia bashkiake nuk vepron

Nė shumė qendra e pika tė kryeqytetit funksionojnė lokalet e natės. Muzika e tyre gjėmon e “shkul” gjithēka. Epiqendra e zhurmave tė lokaleve tė natės ėshtė Blloku, por edhe disa pika nė Unazėn e Tiranės e nė mes tė lagjeve kryesore pranė qendrės sė kryeqytetit. Prej shumė vitesh, qė kur PUB-et dhe lokalet e natės kanė hedhur rrėnjė nė rrugėt e bllokut, banorėve u ka durimi i tė quajturit lagje banimi dhe qendėr “luksi”. Ndėr zonat mė problematike janė rrugėt “Ismail Qemali”, “Brigada VIII”, “Pjetėr Bogdani”, “Nikolla Tupe”, “21 Dhjetori”, “Lapraka”, “Kinostudio”, “Porcelani”, rruga e “Elbasanit”, “Qyteti Nxėnėsve” etj., nė tė cilat janė tė pėrqendruar lokalet e natės qė aplikojnė muzikėn e lartė, klientela e tė cilėve ėshtė nė shumicėn e rasteve e moshės sė re dhe qė krijon zhurma. Policia bashkiake “Basha”, nuk po vepron as pėr respektimin e ligjit mbi oraret, as pėr mbylljen e kėtyre lokaleve dhe as pėr detyrimin e tyre qė tė plotėsojnė kushtet e izolimit tė zhurmave. Madje, i lejojnė vet me mirėkuptim, nė shkėmbim tė ryshfeteve, apo me lista miqsh, militantėsh, shokėsh e shefash tė pushtetit, qė janė pronarė lokalesh. listė toleromi, qė vjen nga kreu i bashkisė. Policia bashkiake nuk vepron pėr tė ndaluar muzikėn pas orės 23.00 siē ėshtė ligji dhe urdhėri i Ministrisė sė Brendshme, por i lejon lokalet tė vazhdojnė tė “gjėmojnė” nga muzika publike gjatė gjithė ditės e natės. Lokalet nė Tiranė, sidomos nė Bllok, Komuna e Parisit, nė Laprakė, tek Nėntė-Katėshet etj, krijojnė zhurma tė llahtarshme muzike. Herė pas here, janė bėrė ndėrhyrje pėr ndalimin e veprimtarive tė shumė lokaleve tė natės prej mjedisorėve, por janė lejuar prej policisė bashkiake dhe madje me ndėrhyrje dhe leje tė heshtur tė kryebashkiakut Lulzim Basha pėr tė preferuarit e tij e tė familjes sė tij. Policia bashkiake ėshtė njė ndėr pėrgjegjėsit ligjor kryesor, pėr tė mbikėqyrur ushtrimin e veprimtarive tė lokaleve tė natės dhe krejt zhurmat e ditės e tė natės nė kryeqytet dhe pėr ndalimin e tyre, madje pėr ndėshkimin ligjor tė shkaktarėve tė kėtyre zhurmave qė “vrasin”.

Nė Tiranė, ēdo vit humbasin dėgjimin nga zhurmat 100 fėmijė dhe 300 tė rritur

Ēdo vit nė Tiranė, nga zhurmat humbasin dėgjimin 100 fėmijė dhe 300 tė rritur. Shqipėria mund tė quhet ndryshe edhe kryeqyteti i zhurmės. Tirana renditet ndėr kryeqytetet me ndotje akustike mė tė lartė nė Evropė. Sipas normave tė lejuara tė Bashkimit Evropian, ditėn ndotjet akustike mund tė arrijnė deri nė 55 dB (decibel), ndėrsa nė Tiranė arrijnė deri nė 73.8 dB, kurse natėn lejohet deri nė 45 dB, por nė Tiranė arrin nė 64.6 dB. Ato shkaktohen kryesisht nga trafiku rrugor dhe kryesisht nė zona tė dendura tė trafikut rrugor, ku nivelet e presionit akustik gjatė 24 orėve mund tė arrijnė nė 75-80 dB (decibel). Tirana kulmin e zhurmave e arrin nė zonėn e Laprakės, Kombinatit, tek “21 Dhjetori”, tek Kryqėzimi i Spitaleve, tek Medreseja, tek Nėntėkatėshet dhe tek Rruga e Elbasanit, me 73.8 deri nė 82 decibel gjatė ditės, ndėrkohė qė normat e lejuara, sipas BE-sė, duhet tė jetė 55 dB ditėn. Zona tjetėr mė e zhurmshme nė kryeqytet ėshtė Stacioni i Trenit me 84.3 dB. Shkak ėshtė lėvizja e mjeteve tė rėnda mbi 10 ton, pasi prania e tyre nė nyje problematike vėshtirėson shpejtėsinė e lėvizjes dhe rrit nė masėn 30% nivelin e zhurmės. Kėtyre arsyeve u shtohet edhe mungesa e theksuar e vendparkimeve tė pėrkohshme apo tė pėrhershme. Nga ana tjetėr, gjendja motorike e automjeteve nė qarkullim lė shumė pėr tė dėshiruar, pasi mosha e vjetėr e tyre sjell uljen e parametrave teknikė tė automjetit, lidhur me emėrtimin e zhurmės, duke ndikuar fuqishėm nė ndotjen akustike. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) vlerėson se ndotja akustike ėshtė njė ndėr shkaqet kryesore tė stresit te qytetarėt. Numri i fėmijėve qė humbasin dėgjimin po vjen gjithnjė nė rritje. Ēdo vit nė Shqipėri sėmuren 2000 persona nga stresi, shurdhohen 100 fėmijė dhe 300 tė rritur

Dėmtimet nga zhurmat

“Bombardimi” qau ėshtė njerėzve nga zhurmat e larta, shkakton simptoma tė rėnda, kronike e madje tė pėrjetshme nė shėndet. Sipas mjekėve specialistė, zhurmat ndikojnė duke shkaktuar njė traumė tė strukturave kokleare tė veshit tė brendshėm, qė ēojnė deri nė humbje tė dėgjimit tė pakthyeshėm. Zhurmat ndikojnė nė sėmundjet e hipertensionit, pasi duke ēliruar mė tepėr adrenalinė nė gjak, rritet tensioni i njerėzve qė marrin nivel zhurmash mė tė mėdha se sa norma. Ndikon nė sėmundjet ishemike tė zemrės, nė ērregullime tė gjumit, por edhe nė dobėsimin e aftėsive pėr tė zhvilluar aktivitet normal e tė qetė gjatė ditės.

Ndotja akustike, 15 njėsi mbi normat e BE-sė

Sipas monitorimit, ndotja akustike, nė shumė pika tė qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kėshtu, Tirana, ndotjen akustike nuk e shėnon vetėm nė zonėn e ish-Bllokut, ku zhurmat tė ofrohen ditėn dhe natėn, por edhe nė zona tė tjera. Kulmi i zhurmave arrihet nė zonėn e Laprakės, me 73,8 dB (decibel) gjatė ditės, ndėrkohė qė normat e lejuara, sipas BE-sė, duhet tė jetė 55 dB ditėn. Zona e dytė mė e zhurmshme nė kryeqytet ėshtė "Stacioni i Trenit", me 73,3 dB dhe vendin e tretė, sipas monitorimit, e zė kryqėzimi te "Selvia", me 72 dB. Problematike, ndotja akustike ėshtė paraqitur edhe gjatė orėve tė natės, sidomos nė zonėn e ish-Bllokut, thonė specialistėt, duke shtuar se edhe gjatė kėsaj periudhe kohore, ndotja ėshtė mbi normat e BE-sė. Monitorimi i zhurmave urbane ėshtė kryer nė 45 stacione monitorimi, nė 8 qytete kryesore, me njė popullsi prej 1 093 829 banorė, qė pėrbėn mbi 30 % tė popullsisė tė Shqipėrisė (3 401 198 banorėsh, referuar INSTAT). Duke qenė se trafiku rrugor ėshtė njė fenomen i karakterit tė rastėsishėm ose pseudo tė rastėsishėm, monitorimi i zhurmave tė prodhuara prej tij u krye pėr njė kohė matjeje prej maksimalisht 5 ditė. Tirana me ndotjen mė tė lartė akustike, nivelet shkojnė nė 74 dB. Sipas Institutit tė Shėndetit Publik, ndotja nė kryeqytet, gjatė ditės, ėshtė rreth 15 decibel mė e lartė se norma e lejuar, ndėrsa gjatė natės ajo arrin deri nė 25 decibel mė tepėr. Normat evropiane tė ndotjes akustike janė 55 decibel gjatė ditės dhe 35 decibel gjatė natės.

50% e qytetarėve tė Tiranės vuajnė nga ndotja akustike

Instituti i Shėndetit Publik mori nė studim 275 familje nė zonat mė problematike nga zhurmat nė qytetin e Tiranės. Nė fakt, rezultatet dolėn problematike, pasi pjesa mė e madhe e banorėve ankohen nga zhurmat. "Ky studim tregoi se pėrqindja e popullatės sė bezdisur nga zhurmat ishte 44 pėr qind, ndėrsa pėrqindja e popullatės sė bezdisur ishte 28 pėr qind dhe mė alarmantja ėshtė se pėrqindja e popullatės me ērregullime tė gjumit ishte 50 pėr qind", bėhet e ditur nė raportin e ISHP-sė, duke shtuar se kėto tė dhėna janė shumė problematike dhe ndikojnė negativisht mbi shėndetin e popullatės. 275 familje janė marrė nė analizė nė zonat mė problematike nga zhurmat nė qytetin e Tiranės.

Orari qė lejon muzikė

Pėr mjediset e hapura

Orari i lejimit tė veprimtarive, pėr ditėt e premte dhe tė shtuna ėshtė nga ora 19.00 deri nė orėn 24.00, ndėrsa pėr ditėt e tjera tė javės nga ora 09.00 deri nė orėn 23.00, nė pėrputhje me nivelin e lejuar tė zhurmės.

Pėr mjediset e mbyllura

Veprimtaria lejohet pa kufizime orari, duke respektuar nivelin e lejuar tė zhurmės sė pėrcaktuar nė Udhėzimin e pėrbashkėt nr. 8, datė 27.11.2007 “Pėr nivelet kufi, tė zhurmave nė mjedise tė caktuara”

Zonat qė “zhurmojnė” mė shumė

Pikat mė zhurmuese nė Tiranė, janė kryqėzimi te “Vasil Shanto”, ku niveli i zhurmės sė trafikut rrugor ėshtė 81.2 decibel, kryqėzimi te “Zogu i Zi”, “Ushtari i Panjohur”, “Stacioni i Trenit” dhe “Lapraka”, “Rruga e Elbasanit”, “Blloku”, zona tek “Petro Nini Luarasi”, zona tel “Libri Universitar”, “Qyteti i Nxėnėsve”, zona tek “Diplomati”, zona tek “Unaza e Re”, “Zogu i Zi”, zona tek “Piaca”, zona tek “Bėrryli”, zona tek “Xhamllėku”, zona tek shkolla “Bajram Curri” dhe nė “Kinostudio”.

http://www.sot.com.al/aktualitet/tir...eritar%C3%ABve
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.6.2013, 21:34   46
Citim:
Ndotja akustike, asnjė masė pėr parandalimin

Muzika e lartė pas mesnatės vazhdon tė jetė shqetėsuese pėr qytetarėt. Zona e ish bllokut nė Tiranė nė fundjavė kthehet nė njė kaos zhurmash. Qyetetarėt qė banojnė apo punojnė aty afėr janė ata qė ndjejnė mė tepėr zhurmat. Tashmė si zona e ish bllokut e dominuar nga lokalet e natės ashtu edhe zona tė tjera tė kryeqytetit kanė kėtė nivel ndotje akustike. Edhe pse denonicmet e bėra nė RTV “Ora News” apo sinjalizimet e dhėna nė polici kanė qėnė dėshmi tė shqetėsimit tė banorėve, nuk ėshtė bėrė agjė pėr tė pėrmirėsuar kėtė situatė. Ekzisenca e njė ligji ngarkon pėrgjegjėsitė, por deri tashmė kaontrollet pėr gjoba apo pėr mbylljen e aktiviteti pėr subjekete qė shkaktojnė kėtė ndotje, nuk janė ushtruar. Nė kėtė rast, ministria e Mjedisit, ajo e shėndetėsisė, Policia e Tiranės dhe ajo bashkiake janė institucionet qė duhet tė ushtrojnė kontroll nė zonat mė problematike.

Qytetarėt shpehen tė shqetėsuar se nuk po gjejnė zgjidhje ndėrkohė qė kėrkojnė ndėrhyrjen e institucioneve. Ndotja akustike vazhdon tė jetė nė kėtė nivel ekstreme, si pėr banorėt e zonės sė ish bllokut, zonat e tjera dhe ato periferike. Edhe pse pasojat e ndotjes akustike janė tė shumta, ende nuk kemi ushtrimin e kontrolleve apo marrjen e masave ndaj kėtij fenomeni.

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=19682&nid=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.6.2013, 21:24   47
Citim:
Zhurmat e klubeve tė natės nė qendėr tė Tiranės masakrojnė qytetarėt, Lulzim Basha mbledh gjobat

Klubet e natės nė Tiranė, janė problemi mė i madh shqetėsues pėr banorėt e kryeqytetit. Jo vetėm ata banorė qė i kanė nė lagje e madje nė pallat, por edhe nė distancė larg tyre, zhurma e diskotekave dhe klubeve tė natės krijojnė shqetėsim e rėndim psikologjik, lodh, streson e shkatėrron qytetarėt. Nuk ėshtė kėtu fjala pėr vetėm pėr pagjumėsinė e shkaktuar prej zhurmave qė ato krijojnė nė mjedis, por sė pari, pėr dėmtim tė shėndetit mendor e dėgjimor tek njerėzit qė janė objekt i zhurmave tė tyre. Qytetarėt e Tiranės, gjenden pėrballė njė problemi tepėr shqetėsues. Ata vazhdojnė tė pėrjetojnė nė ēdo orė tė ditės e tė natės “presionin” ekstrem tė zhurmave qė krijohen nė mjedis, prej shėrbimeve publike e private. Nuk gjen tashmė asnjė “qoshe” tė kryeqytetit, qė tė mos e jetė e tej ngarkuar nga zhurmat, tė cilat nė gjuhėn mjekėsore, quhen “ndotje akustike”. Kjo ndotje, qė ka lidhje me shėndetin psikologjik dhe dėgjimin nuk po frenohet, nuk po “pastrohet”, pėrkundrazi po lejohet tė veproj lirshėm e intensivisht, madje duke e shtuar forcėn zhurmuese dhe “dozėn” shkatėrruese mbi shėndetin e qytetarėve. Sikur tė mos mjaftonin ndotjet mjedisore nga pluhurat, gazrat, ujėrat e zeza, balta, plehrat e uji pijshėm qė kanė “pushtuar” Tiranėn, jetės dhe punės sė pėrditshme tė kryeqytetasve e tė vizitorėve, u ėshtė bėrė “gangrenė” dhe ndotja akustike, zhurmat dhe boritė e makinave, tė motorėve, tė sirenave tė makinave tė policisė, tė muzikės nė trotuare, tė diskove, tė magnetofonėve me zė tė lartė e lloj-lloj zhurmash qė tė krijojnė stres e lodhje psikologjike.

Diskoteka “Folia” dhe 310 diskoteka e klube nate, qė shkulin Tiranėn dhe shurdhojnė banorėt

Njė nga problemet mė shqetėsuese qė pėrjetojnė banorėt e Tiranės, janė klubet e natės. Aktualisht nė Tiranė ushtrojnė aktivitet 220 klube bane tė regjistruara si aktivitet biznesi, pranė institucioneve tatimore. Por nė fakt, sipas evidentimit tė bėrė prej bashkisė Tiranė, brenda “vijės sė verdhė” tė kryeqytetit ushtrojnė aktivitet afro 310 klube nate. Kėto janė tė shpėrndara nė ēdo cep tė Tiranės, por zona kryesore e preferuar e vendosjes sė tyre, nė numrin mė tė madh ėshtė territori brenda unazės sė Tiranės. Brenda kėtij territori janė tė vendosura afro 170 klube nate. Ndėrkohė, qė vetėm nė qendėr tė Tiranės, ushtrojnė aktivitet afro 50 klube nate. Kėto janė tė vendosura nė mjediset mė tė populluara publike dhe nė brendėsi tė qendrave tė mbipopulluara qė madje njihen si zona “luksi” e vendbanime e qendra aktiviteti “VIP”-ash, me qėllim qė tė kenė sa mė shumė frekuentim, sidomos nė zonat ku ka gjimnaze e shkolla me shumė nxėnės. Po klubet e natės janė prezent dhe nė zonat ku janė vendosur universitetet. Problemi nuk ėshtė gjeografia e vendosjes sė tyre, mbasi ligji nuk parashikon asnjė ndalim pėr vendim se ku duhet hapur njė veprimtari diskoteke. Shqetėsimi qėndron nė aktivitetin e tyre jashtė standardeve dhe sigurisė, pėr tė evituar zhurmat dhe problemet sociale, pra ndotjen akustike dhe konfliktet pėrpara e pas aktivitetit. Nėse ka diskoteka qė ushtrojnė aktivitet nė tunele, ka edhe diskoteka qė ushtrojnė aktivitet nė mjedise tė hapura. Shembulli mė tipik ėshtė ai i klubit tė natės “Folia” nė qendėr tė Tiranės e cila me zhurmat e saj tė larta, “shkul” gjithė qendrėn e Tiranės. Ky klub nate ėshtė tepėr shqetėsuese pėr zhurmat e shumta e tė larta, qė pėrcjell nė mjedisin publik. Ajo kryen aktivitet ngjitur me Ministrinė e Brendshme dhe pranė Bashkisė Tiranė e Ministrisė sė Punėve Publike dhe Rregullimit tė Territorit, por edhe pranė selisė sė partisė nė pushtet, qė ka nė dorė qeverinė dhe pushtetin, i cili duhet tė zbatojė ligjin edhe pėr ndotjet akustike tė shkaktuar prej diskotekave.

Nė janar 2012-maj 2013, mbi 150 ankesa pėr “Folian” dhe pėr 130 tė tjera

Klubi i natės “Folia” ėshtė kthyer tashmė nė njė “bunker’ tė paprekshėm prej institucioneve tė ligjit dhe tė sigurisė shėndetėsore e mjedisore. Kėto institucione tė kontrollit tė shėndetit publik e mjedisor, jo vetėm qė nuk guxojnė tė shkojnė atje as pėr tė parė tabelėn “Diskoteka Folia”, por as nuk marrin nė konsideratė ankesat e qytetarėve. Sipas njė informacioni qė kemi prej drejtorisė sė shėndetit publik Tiranė, prej agjencisė rajonale tė mjedisit Tiranė, prej Drejtorisė sė Policisė Tiranė dhe prej Bashkisė Tiranė, gjatė vitit 2012 dhe gjatė 5 muajve tė parė tė vitit 2013, janė depozituar afro 1600 ankesa pėr zhurmat e shkaktuara prej 130 diskotekave qė kryejnė aktivitet nė qendrat e banuara nė Tiranė. Nė kėtė numėr ankesash, afro 150 “letra” e denoncime janė bėrė vetėm pėr diskotekėn “Folia” e cila ka pushtuar dhe po shkatėrron me zhurmat e saj krejt qendrėn e Tiranės. Banorėt e zonės qė banojnė nė njė perimetėr prej 700 metėr rrotull kėsaj diskoteke, ndihen shumė tė shqetėsuar, prej muzikės dhe tingujve tė fuqishėm shurdhues qė pėrcjell ēdo mbrėmje e natė kjo diskotekė. Madje zhurmat kanė shkuar deri edhe tek rezidenca e Ambasadės sė SHBA, Ambasadės Italiane. Por mė i masakruar dhe denoncuesi me i sheshtė kundėr zhurmave tė diskotekės “Folia” ėshtė familja e princit Leka, i cili ka rezidencės ngjitur me kėtė disko zhurmuese. Deri sot, nuk ka asnjė reagim nga diskoteka “Folia”, shpėrfillje qė tregon se institucionet e kontrollit dhe zbatimit tė ligjit, sidomos bashkia e Tiranės, nuk ka marrė nė konsideratė ankesat e drejta shqetėsuese tė banorėve dhe institucioneve qė kryejnė veprimtari rrotull kėsaj qendre zhurme “vrasėse”. Nuk e dimė se ku qėndron fuqia e tė zotėve tė kėsaj diskoje qė nuk pyet as pėr ligj e as pėr banorėt qė ankohen, por dimė faktin, qė ajo i ngrys e i gdhin banorėt e zonės dhe qytetarėt e tjerė me lodhje akustike, me shkatėrrim tė dėgjimit, me stres e pagjumėsi tė pėrnatshme.

Tirana, qendėr e stėrmadhe zhurmash “vrasėse” ditė e natė

Tiranė ėshtė e ngarkuar me ndotje akustike. Krejt kryeqyteti ushton nga tė gjithė llojet e zhurmave. Qytetarėt po pėrballen me njė situatė tė rėnduar akustike. Gjithēka ėshtė jashtė kontrollit. Kushdo mund tė krijoj zhurma sipas qejfit dhe aktivitetit qė kryen. Ndėrtuesit nė mes tė Tiranės gjėmojnė me vinēat dhe makinat e rėnda, qė transportojnė materiale ndėrtimi. Klubet e ditės me dyer tė hapura e me boxe, gjėmojnė nga muzika e lartė. Makinat tė shurdhojnė me boritė e tyre qė u bien pa pushim. Makinat e policisė e tė shėndetėsisė edhe kur nuk kanė raste emergjence, lėvizin me sirena alarmante. Prej 2 muajsh Tirana gjėmon edhe prej zhurmave shurdhuese tė fushatės elektorale. Kjo ėshtė gjendja e zhurmave nė Tiranėn e sotme. Kryebashkiaku Lulzim Basha, premtoi se do ta pastronte Tiranėn nga zhurmat. Se do ta kthente nė qytet model pėr qetėsinė. Sot Tirana ėshtė sot qendėr zhurmash tė ēdo lloji, deri dhe me ulėrima tė kalimtarėve e tė “daullexhinjve” qė gjėmojnė rrugėve, trotuareve e lokaleve, nė oborret e shkollės, kopshteve e ēerdheve, spitaleve e kudo ku dėshirojnė, madje edhe brenda autobusėve urbanė, shkallėve tė pallateve etj. Nė rrugėt dhe lagjet e Tiranės, nuk mund tė kalosh dot i qetė, sepse ulėrijnė ata qė shesin nėpėr tezga e trotuare. Nė rrugė gjėmojnė makinat dhe kamionėt e mallrave. Nėpėr lagje e pallate ulėrijnė me megafonė ata qė mbledhin hekurishte e mobilie, qė shesin ujė e patate. Pėrballė kėsaj situate, bashkia e Tiranės po hesht. Kryebashkiaku i saj nuk po e zbaton premtimin elektoral, qė do ta kthente Tiranėn nė realitet qetėsie absolute, pa zhurma, pa muzikė trotuaresh, pa muzikė diskotekash, pa bori makinash, pa sirena policie, pa uturima makinash, pa sirena eskortash qeveritare. Kryeqyteti tashmė ėshtė njė mjedis i stėrmadh me zhurma tė mėdha e tė shumta, qė “vrasin” pak e nga pak pėrditė shėndetin e qytetarėve.

Policia bashkiake nuk ndėrhyn ndaj kafeneve tė trotuareve qė shpėrndajnė muzikė alarmuese

“Prodhuesit” dhe shpėrndarėsit mė tė mėdhenj e mė shqetėsues tė zhurmave nė qendėr tė Tiranės dhe nė krejt qendrat e banuara, janė lokalet e trotuareve. Kėto ushtojnė nga muzika e lartė dhe zhurmat, tė cilėt ‘shkojnė” drejt tek veshėt e qytetarėve. Mjafton tė qėndrosh vetėm pak ēaste nė trotuaret ku ka lokale tė tilla nė mjedis tė hapur dhe rinohesh nga veshėt e nga truri. Muzika e lartė gjembon dhe shpėrndahet si njė goditje e tmerrshme qė tė lodh, tė streson, tė lė pa gjumė, pa punė, pa aktivitet normal. Epiqendra e zhurmave tė lokaleve tė natės ėshtė Blloku, por edhe disa pika nė Unazėn e Tiranės e nė mes tė lagjeve kryesore pranė qendrės sė kryeqytetit. Prej shumė vitesh, qė kur PUB-et dhe lokalet e natės kanė hedhur rrėnjė nė rrugėt e bllokut, banorėve u ka durimi i tė quajturit lagje banimi dhe qendėr “luksi”. Ndėr zonat mė problematike janė rrugėt “Ismail Qemali”, “Brigada VIII”, “Pjetėr Bogdani”, “Nikolla Tupe”, sheshi “Avni Rustemi”, zona tek “Nėntė katėshet”, “21 Dhjetori”, “Pallati me shigjeta” “Lapraka”, “kryqėzimi tek Dogana, Unaza e re, Qyteti “Studenti”, zona tek Stadiumi “Selman Stėrmasi”, tek Stadiumi “Qemal Stafa”, zona tek “Kinostudio”, nė rrugėn “Bajram Curri”, “Porcelani”, rruga e “Elbasanit”, “Qyteti Nxėnėsve” etj., ku janė pėrqendruar lokalet e natės, tė aplikojnė muzikėn e lartė nė mjedis tė hapur pranė qendrave tė banimit, deri poshtė pallateve. Policia bashkiake “Basha”, nuk po vepron as pėr respektimin e ligjit mbi oraret, as pėr mbylljen e kėtyre lokaleve dhe as pėr detyrimin e tyre, qė tė plotėsojnė kushtet e izolimit tė zhurmave. Madje, i lejojnė vet me mirėkuptim, nė shkėmbim tė ryshfeteve, apo me lista miqsh, militantėsh, shokėsh e shefash tė pushtetit, qė janė pronarė lokalesh. Policia bashkiake, nuk po vepron pėr tė ndaluar muzikėn pas orės 23.00 siē ėshtė ligji dhe urdhri i Ministrisė sė Brendshme, por i lejon lokalet tė vazhdojnė tė shpėrndajnė muzikė tė lartė, gjatė gjithė ditės e natės.

Lokalet zhurmues ndalohen me ligj

Kėshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ “Pėr krijimin e taskė-forcės” pėr marrjen e masave tė menjėhershme ndaj subjekteve qė gjenerojnė zhurmė tej normave tė lejuara nė qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare.” Ky akt parashikon krahas masave pėr subjektet qė shkelin orarin e lejuar, duke shkaktuar zhurma nė mjedis, edhe masa ndaj punonjėsve publikė qė janė pėrgjegjės pėr zbatimin e ligjit, por e neglizhojnė atė. Nė kėtė mėnyrė, referuar situatės sė krijuar nga zhurmat e diskotekat, tė krijohet pėrshtypja se vendi bėhet njė vend surrealist, qė nė zona tė tėra shėmbėllen mė tepėr si njė vend i realizmit fantastik. Pėr kėtė arsye, ministrat pėrkatės kanė marrė porosi pėr hartimin e kėtij akti dhe tė gjitha sanksioneve tė nevojshme.

Orari qė lejohet muzika pėr mjediset e hapura

Orari i lejimit tė veprimtarive, pėr ditėt e premte dhe tė shtuna ėshtė nga ora 19.00 deri nė orėn 24.00, ndėrsa pėr ditėt e tjera tė javės nga ora 09.00 deri nė orėn 23.00, nė pėrputhje me nivelin e lejuar tė zhurmės.

Pėr mjediset e mbyllura

Veprimtaria lejohet pa kufizime orari, duke respektuar nivelin e lejuar tė zhurmės sė pėrcaktuar nė Udhėzimin e pėrbashkėt nr. 8, datė 27.11.2007 “Pėr nivelet kufi, tė zhurmave nė mjedise tė caktuara”.

http://www.sot.com.al/dossier/zhurma...m-basha-mbledh
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2013, 21:48   48
Citim:
Tirana nėn terrorin e zhurmave

Niveli i ndotjes akustike apo i zhurmave ne Tirane i kaluar gati dy herė parametrat e Bashkimit Europian.

Nga 55 decibel qė ėshtė norma e lejuar gjatė dites, zhurmat ne disa kryeqezime ne kryeqyet arrijne deri dhe 81 decibel. Ndersa naten norma e lejuar eshte 35 decibel, nderkohe qe sipas matjeve tė bera nga specialistė tė Institutit te Shendetit Publik zhurmat arrijne deri dhe 69.4 decibel.

Ky monitorim eshte bere nga specialistėt e ISHP-sė ne 2011, por situata ka ardhur duke u perkeqesuar edhe me shume.

"Kurba e ndotjes akustike ėshtė nė ngritje. Mesatarja e vitit 2011, nė Tiranė pėr ditėn e 71 decibėl nga 55 qė ėshtė norma dhe pėr natėn ėshtė 60 decibel nga 35 qė ėshtė norma. Siē shihet pėr natėn ėshtė gati dyfish, kur dihet qė deri 38 decibel njeriu mund tė bėjė njė gjumė tė qetė", thotė prof Asoc. Arben Luzati.

Ne te gjitha piakt e qytetit ku eshte bere monitorimi shifrat jane me te larta se parametrat e BE si diten ashtu dhe naten. Niveli me i larte i zhurmave eshte regjistruar ne zonen e ish-Bllokut, '21 Dhjetori', Zona prane Drejtorise se Policisė, Laprakė dhe qendėr e qytetit, kryqezimi tek 'Vasil Shanto', Rruga e Elbasanit dhe Stacioni i Trenit.

Niveli i larte i ndotjes shkaktohet per shkak te trafikut te automjeteve, numri i te cilave eshte rritur ndjeshem.

Nderkohe gjate nates per shkak te lokaleve te cilat mbajen me ze te larte muziken si zona me te ndotura regjistrohen zona e ish-Bllokut, zona prane shkolles 'Vasil Shanto', Rruga e Elbasanit e te tjera. Luzati spegon se niveli i larte i zhurmave rrit nivelin e stresin dhe ndikon negativisht ne shendetin e njeriut.

"Ky bombardim nga kėto lloj zhurmash, ndikon nė shėndetin publik. Zhurmat ndikojnė nė uljen e dėgjimit, nė sistemin kardio-vaskular, nė sistemin tretės, ndikojnė nė sistemin endokrin, nė sistemin nervor, krijojnė konflikte sociale", tha Luzati.

Agjencia Rajonale e mjedisit nuk ka kėrkuar tė bėhet monitorim i ndotjes akustike.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=260030
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.7.2013, 21:02   49
Citim:
Tirana “Pub” gjigant, familja “Basha” kthen nė biznes privat zhurmat e lokaleve tė natės

Sidomos muajin korrik, kur stina e verės ėshtė nė “pikun” e saj, Tirana po pėrjeton humbje qetėsie tė plotė ditėn dhe natėn, sidomos nė qendėr, por dhe nė periferi tė saj. Nuk ka nevojė tė shkosh atje ku ka burimin “zhurma” e diskove dhe ahengjet e lokaleve buzė trotuareve, tė cilėt zgjatin aktivitetin zhurmues deri nė orėt e para tė mėngjesit, mbasi zhurmat e tyre janė aq tė fuqishme, sa shkojnė nga qendra nė periferi e nga periferia nė qendėr. Tirana, tashmė “gjėmon” nga zhurmat e lokaleve tė natės, sidomos PUB-et, diskot nė mjedis tė hapur, pistat e sajuara, parqet, oborret e lagjeve, pijetoret, qofteritė, taksitė me muzikė tė lartė e deri tek pastruesit e natės, tė cilėt punojnė duke ulėritur, kėnduar e grindur nė trotuare e poshtė pallateve.

E vetmja qė “dėgjon” dhe qėndron nė qetėsi tė plotė zhurmat e Tiranės ėshtė bashkia e Tiranės, institucioni administrativ qė duhet tė siguroj qetėsinė publike nė kryeqytet. Pikėrisht, bashkia e Tiranės nuk po vepron pėr tė monitoruar e ndaluar zhurmat nė zbatim tė ligjit mbi ndotjen akustike, mbasi ajo ėshtė “shurdhuar” prej kėtyre zhurmave tė diskove e lokaleve tė natės prej shfrytėzimit tė tyre si biznes privat, duke i lejuar tė kryejnė veprimtari jashtė ligjit, nė shkėmbim tė ryshfeteve qė vendosin dhe marrin drejtorė, shefa e familjarė sekserė tė kryebashkiakut Lulzim Basha.


Tirana “gjėmon” nga 310 diskoteka e klube nate, qė shurdhojnė banorėt

Klubet e natės nė Tiranė, janė problemi mė i madh shqetėsues pėr banorėt e kryeqytetit. Qytetarėt e Tiranės, gjenden pėrballė njė problemi tepėr shqetėsues. Ata vazhdojnė tė pėrjetojnė nė ēdo orė tė ditės e tė natės “presionin” ekstrem tė zhurmave qė krijohen nė mjedis, prej shėrbimeve publike e private. Jo vetėm ata banorė qė i kanė nė lagje e madje nė pallat, por edhe nė distancė larg tyre, zhurma e diskotekave dhe klubeve tė natės krijojnė shqetėsim e rėndim psikologjik, lodh, streson e shkatėrron qytetarėt.

Aktualisht nė Tiranė ushtrojnė aktivitet 220 klube nate, tė regjistruara si aktivitet biznesi, pranė institucioneve tatimore. Sipas evidentimit tė bėrė prej bashkisė Tiranė, brenda “vijės sė verdhė” tė kryeqytetit ushtrojnė aktivitet afro 310 klube nate. Kėto janė tė shpėrndara nė ēdo cep tė Tiranės, por zona kryesore e preferuar e vendosjes sė tyre, nė numrin mė tė madh ėshtė territori brenda unazės sė Tiranės. Brenda kėtij territori janė tė vendosura afro 170 klube nate. Ndėrkohė, qė vetėm nė qendėr tė Tiranės, ushtrojnė aktivitet afro 50 klube nate. Kėto janė tė vendosura nė mjediset mė tė populluara publike dhe nė brendėsi tė qendrave tė mbipopulluara qė madje njihen si zona “luksi” e vendbanime e qendra aktiviteti “VIP”, me qėllim qė tė kenė sa mė shumė frekuentim, sidomos nė zonat ku ka gjimnaze e shkolla me shumė nxėnės.

Po klubet e natės janė prezent dhe nė zonat ku janė vendosur universitetet. Problemi nuk ėshtė gjeografia e vendosjes sė tyre, mbasi ligji nuk parashikon asnjė ndalim pėr vendim se ku duhet hapur njė veprimtari diskoteke. Shqetėsimi qėndron nė aktivitetin e tyre jashtė standardeve dhe sigurisė, pėr tė evituar zhurmat dhe problemet sociale, pra ndotjen akustike dhe konfliktet pėrpara e pas aktivitetit.

Nuk ėshtė kėtu fjala kėtu, vetėm pėr pagjumėsinė e shkaktuar prej zhurmave qė ato krijojnė nė mjedis, por sė pari, pėr dėmtim tė shėndetit mendor e dėgjimor tek njerėzit qė janė objekt i zhurmave tė tyre. Nuk gjen tashmė asnjė “qoshe” tė kryeqytetit, qė tė mos e jetė e tej ngarkuar nga zhurmat, tė cilat nė gjuhėn mjekėsore, quhen “ndotje akustike”. Kjo ndotje, qė ka lidhje me shėndetin psikologjik dhe dėgjimin nuk po frenohet, nuk po “pastrohet”, pėrkundrazi po lejohet tė veproj lirshėm e intensivisht, madje duke e shtuar forcėn zhurmuese dhe “dozėn” shkatėrruese mbi shėndetin e qytetarėve.

Sikur tė mos mjaftonin ndotjet mjedisore nga pluhurat, gazrat, ujėrat e zeza, balta, plehrat e uji pijshėm qė kanė “pushtuar” Tiranėn, jetės dhe punės sė pėrditshme tė kryeqytetasve e tė vizitorėve, u ėshtė bėrė “gangrenė” dhe ndotja akustike, zhurmat dhe boritė e makinave, tė motorėve, tė sirenave tė makinave tė policisė, tė muzikės nė trotuare, tė diskove, tė magnetofonėve me zė tė lartė e lloj-lloj zhurmash qė tė krijojnė stres e lodhje psikologjike.


Premtimi i Bashės pėr eliminimin e zhurmave tė natės, rezultoi mashtrim

Kur kėrkonte pushtetin e bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, njė ndėr 10 premtimet kryesore, kishte vendosjen e qetėsisė akustike nė Tiranė, pra eliminimin e zhurmave ditėn e natėn. Tashmė jemi nė korrik 2013, ose mė saktė 2 vjet pas qeverisjes sė Lulzim Bashės nė kryeqytet. Jo vetėm nuk ka ndryshuar asgjė, por krejt kryeqyteti “cep mė cep”, ushton nga tė gjithė llojet e zhurmave.

Qytetarėt po pėrballen me njė situatė tė rėnduar akustike. Gjithēka ėshtė jashtė kontrollit. Kushdo mund tė krijoj zhurma sipas qejfit dhe aktivitetit qė kryen. Ndėrtuesit nė mes tė Tiranės gjėmojnė me vinēat dhe makinat e rėnda, qė transportojnė materiale ndėrtimi. Klubet e ditės me dyer tė hapura e me boxe-ra, gjėmojnė nga muzika e lartė. Makinat tė shurdhojnė me boritė e tyre qė u bien pa pushim. Makinat e policisė e tė shėndetėsisė edhe kur nuk kanė raste emergjence, lėvizin me sirena alarmante. Prej 2 muajsh Tirana gjėmon edhe prej zhurmave shurdhuese tė fushatės elektorale. Kjo ėshtė gjendja e zhurmave nė Tiranėn e sotme. Kryebashkiaku Lulzim Basha, premtoi se do ta pastronte Tiranėn nga zhurmat. Se do ta kthente nė qytet model pėr qetėsinė.

Sot Tirana ėshtė sot qendėr zhurmash tė ēdo lloji, deri dhe me ulėrima tė kalimtarėve e tė “daullexhinjve” qė gjėmojnė rrugėve, trotuareve e lokaleve, nė oborret e shkollės, kopshteve e ēerdheve, spitaleve e kudo ku dėshirojnė, madje edhe brenda autobusėve urbanė, shkallėve tė pallateve etj. Nė rrugėt dhe lagjet e Tiranės, nuk mund tė kalosh dot i qetė, sepse ulėrijnė ata qė shesin nėpėr tezga e trotuare. Nė rrugė gjėmojnė makinat dhe kamionėt e mallrave. Nėpėr lagje e pallate ulėrijnė me megafon ata qė mbledhin hekurishte e mobilie, qė shesin ujė e patate.

Pėrballė kėsaj situate, bashkia e Tiranės po hesht. Kryebashkiaku i saj nuk po e zbaton premtimin elektoral, qė do ta kthente Tiranėn nė realitet qetėsie absolute, pa zhurma, pa muzikė trotuaresh, pa muzikė diskotekash, pa bori makinash, pa sirena policie, pa uturima makinash, pa sirena eskortash qeveritare. Kryeqyteti tashmė ėshtė njė mjedis i stėrmadh me zhurma tė mėdha e tė shumta, qė “vrasin” pak e nga pak pėrditė shėndetin e qytetarėve.


Sekserėt e Bashės, biznes me zhurmat e lokaleve tė natės

Fakti, qė zhurmat nė Tiranė vazhdojnė akoma e mė tepėr nė rritje edhe 2 vjet pas premtimit tė Lulzim Bashės, pėr eliminim e tyre, tregon se kėtu kemi tė bėjmė jo vetėm me njė mashtrim. Sipas investigimit tė bėrė kėto ditė prej gazetės “SOT” tek pronarėt e PUB-ve, lokaleve tė natės, kafeneve e mejhaneve nė qendėr tė Tiranės, mėsuam se ata paguajnė “gjoba” nėn dorė tek sekserėt e kreut tė bashkisė Tiranė Lulzim Basha, tek familjarėt e tij dhe tek drejtorėt e bashkisė tė policisė bashkiake, tatimore e ndėrtimore, tė cilėt shkelin ligjin e ndotjes akustike dhe e pėrdorin kėtė fakt, si biznes privat, me tė cilin pasurohen “urtė e butė”.

Nuk ka asnjė shpjegim tjetėr fakti, qė Tiranė prej dy vitesh zhurmon, aq sa nuk kalon dot nė rrugė, nuk qėndron dot nė njė park, nuk del dot nė ballkon, nuk mban dot dritaret hapur, nuk pi dot njė kafe i qetė nė parqe. Mjafton tė qėndrosh vetėm pak ēaste nė trotuaret ku ka lokale tė tilla nė mjedis tė hapur dhe rinohesh nga veshėt e nga truri. Muzika e lartė gjembon dhe shpėrndahet si njė goditje e tmerrshme qė tė lodh, tė streson, tė lė pa gjumė, pa punė, pa aktivitet normal. Epiqendra e zhurmave tė lokaleve tė natės ėshtė Blloku, por edhe disa pika nė Unazėn e Tiranės e nė mes tė lagjeve kryesore pranė qendrės sė kryeqytetit.

Prej shumė vitesh, qė kur PUB-et dhe lokalet e natės kanė hedhur rrėnjė nė rrugėt e bllokut, banorėve u ka durimi i tė quajturit lagje banimi dhe qendėr “luksi”. Ndėr zonat mė problematike janė rrugėt “Ismail Qemali”, “Brigada VIII”, “Pjetėr Bogdani”, “Nikolla Tupe”, sheshi “Avni Rustemi”, zona tek “9-katėshet”, “21 Dhjetori”, “Pallati me shigjeta” “Lapraka”, “kryqėzimi tek Dogana, Unaza e re, Qyteti “Studenti”, zona tek Stadiumi “Selman Stėrmasi”, tek Stadiumi “Qemal Stafa”, zona tek “Kinostudio”, nė rrugėn “Bajram Curri”, “Porcelani”, rruga e “Elbasanit”, “Qyteti Nxėnėsve” etj., ku janė pėrqendruar lokalet e natės, tė aplikojnė muzikėn e lartė nė mjedis tė hapur pranė qendrave tė banimit, deri poshtė pallateve.

Policia bashkiake “Basha”, nuk po vepron as pėr respektimin e ligjit mbi oraret, as pėr mbylljen e kėtyre lokaleve dhe as pėr detyrimin e tyre, qė tė plotėsojnė kushtet e izolimit tė zhurmave. Madje, i lejojnė vet me mirėkuptim, nė shkėmbim tė ryshfeteve, apo me lista miqsh, militantėsh, shokėsh e shefash tė pushtetit, qė janė pronarė lokalesh. Policia bashkiake, nuk po vepron pėr tė ndaluar muzikėn pas orės 23.00 siē ėshtė ligji dhe urdhri i Ministrisė sė Brendshme, por i lejon lokalet tė vazhdojnė tė shpėrndajnė muzikė tė lartė, gjatė gjithė ditės e natės.


Zhurmat e lokaleve, ja ēfarė parashikon ligji

Kėshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ “Pėr krijimin e taskė-forcės” pėr marrjen e masave tė menjėhershme ndaj subjekteve qė gjenerojnė zhurmė tej normave tė lejuara nė qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare.” Ky akt parashikon krahas masave pėr subjektet qė shkelin orarin e lejuar, duke shkaktuar zhurma nė mjedis, edhe masa ndaj punonjėsve publikė qė janė pėrgjegjės pėr zbatimin e ligjit, por e neglizhojnė atė. Nė kėtė mėnyrė, referuar situatės sė krijuar nga zhurmat e diskotekat, tė krijohet pėrshtypja se vendi bėhet njė vend surrealist, qė nė zona tė tėra shėmbėllen mė tepėr si njė vend i realizmit fantastik. Pėr kėtė arsye, ministrat pėrkatės kanė marrė porosi pėr hartimin e kėtij akti dhe tė gjitha sanksioneve tė nevojshme. Orari i lejimit tė veprimtarive, pėr ditėt e premte dhe tė shtuna ėshtė nga ora 19.00 deri nė orėn 24.00, ndėrsa pėr ditėt e tjera tė javės nga ora 09.00 deri nė orėn 23.00, nė pėrputhje me nivelin e lejuar tė zhurmės. Pėr mjediset e mbyllura, veprimtaria lejohet pa kufizime orari, duke respektuar nivelin e lejuar tė zhurmės sė pėrcaktuar nė Udhėzimin e pėrbashkėt nr. 8, datė 27.11.2007 “Pėr nivelet kufi, tė zhurmave nė mjedise tė caktuara”.

http://www.sot.com.al/aktualitet/tir...%AB-nat%C3%ABs
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:53.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.