Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Malėsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.4.2009, 23:18   1

Shkrim i cituar Z2: Malėsi: Pėrjashtim i shqiptarėve nga arsimi


Citim:
Arsimi si njė instrument i asimilimit dhe emigrimit tė detyruar

Delegacioni kėrkoi tė takojė presidentin (Petrit Gjokaj) dhe nėnpresidentin (Nik Gjeloshaj) tė Shoqatės Kombėtare tė Studentėve Shqiptarė, si dhe liderė tė degėve tė kėsaj shoqate nė Ulqin. Ngaqė atje nuk ka arsim tė lartė nė gjuhėn shqipe, tė gjithė i ndjekin studimet universitare jashtė Malit tė Zi.

Shoqata, e cila ka 700 anėtarė, ėshtė themeluar kohėt e fundit pėr tė kundėrshtuar asimilimin dhe pėr tė ndihmuar studentėt qė tė pėrballen me njė sistem arsimor qė ėshtė ndėrtuar nė njė mėnyrė tė tillė qė pėr studentėt shqiptarė tė mbyllen tė gjitha rrugėt.

Petrit Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj folėn pėr trysninė e pareshtur mbi studentėt shqiptarė pėr tė harruar identitetin e tyre dhe historinė e tyre dhe tė heqin dorė nga aktiviteti politik. Nė pėrgjigje tė kėsaj trysnie, Shoqata ėshtė duke kėrkuar qė arsimi nė gjuhėn shqipe tė bėhet nė shkollėn e lartė dhe me njė program mėsimor qė ua mėson historinė dhe kulturėn shqiptare. Aktualisht, mėsimet nė gjuhėn shqipe ekzistojnė vetėm nė shkollėn fillore, por as kjo madje nuk ka pėrhapje tė plotė.

Gjithnjė e mė shumė serbishtja po shndėrrohet nė gjuhė tė vetme tė shkollės nė tė gjitha nivelet (studentėt janė tė detyruar t”i pėrkthejnė tekstet serbe nė shqip), dhe programet mėsimore janė plotėsisht nė shėrbim tė kulturės dhe tė historisė serbomalazeze. Petrit Gjokaj tha gjithashtu se Shoqata e Studentėve ishte duke punuar me tė gjithė trupėn studentore nė Mal tė Zi pėr tė ēuar pėrpara ēėshtjen politike tė shqiptarėve.

Ngaqė shqiptarėt pėrbėjnė vetėm shtatė pėr qind tė popullsisė sė Malit tė Zi, studentėt theksuan se, duke u nisur nga standartet evropiane, ata nuk mund tė shpresojnė qė Mali i Zi tė ndėrtojė njė Universitet nė gjuhėn shqipe.

Megjithatė, ata thanė se studentėt shqiptarė tė Malit tė Zi duhet tė regjistrohen sa mė shumė nė universitetet e Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė pa iu krijuar asnjė pengesė prej atyre universiteteve. Petrit Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj thanė se njė kolegj nė gjuhėn shqipe pėr tė pėrgatitur arsimtarė pėr shkollėn fillore dhe tetėvjeēare do tė duhej tė funksiononte nė Malin e Zi.

Ata treguan sesi propozimi pėr kolegjin pėr arsimtarė ėshtė duke u hedhur poshtė nė mėnyrė sistematike nga politikanėt malazezė dhe shqiptarė. Qeveria ka ofruar tė ndėrtojė njė kolegj pėr arsimtarė nė Nikshiq, i cili ėshtė nė thellėsi tė njė territori plot me sllavė dhe prandaj ėshtė i papranueshėm nga shumica e shqiptarėve.

Ndėrkaq, partitė politike shqiptare, nė vend qė tė jenė tė bashkuar pėr tė kundėrshtuar ndėrtimin e kolegjit nė Nikshiq, janė duke u ndeshur mes tyre se ku tė ndėrtohet kolegji nė tokėn shqiptare. Rezultati ėshtė njė bllokim i situatės ēka kėrcėnon tė ardhmen e arsimit shqiptar nė Mal tė Zi.

Studentėt tė cilėt kanė mundėsi ekonomike pėr tė studiuar nė universitetet jashtė Malit tė Zi shpesh e shikojnė se e kanė tė pamundur tė rikthehen nė Malin e Zi, sepse shteti nuk i njeh diplomat e atyre universiteteve dhe, prandaj, ata nuk mund tė gjejnė punė. Por shumė studentė nuk arrijnė tė studiojnė nė asnjė shkollė tė mesme.

Pėr shembull, ne mėsuam nga historiani Ismail Doda, kur po qėndronim bashkė pranė shtatores sė Skėnderbeut, ndėrtuar me financimin e Shoqatės Patriotike tė Krajės, se studentėt nga Kraja janė tė detyruar tė shkojnė nė Ulqin ose tė marrin autobusin pėr tė bėrė njė rrugė tė gjatė qė tė mund tė vazhdojnė shkollėn e mesme.

Shumė prej tyre nuk kanė asnjė rrugėzgjidhje. Nail Draga, president i Shoqatės sė Artistėve dhe Intelektualėve nė Ulqin dhe njė drejtor shkolle qė kohėt e fundit ėshtė pushuar nga puna prej qeverisė sė Malit tė Zi, i tha delegacionit tė Lidhjes Qytetare se “edhe pse Mali i Zi ėshtė njė vend shumėkombėsh , prandaj edhe shumėkulturor, kultura malazeze mbisundon.”

Ai tha se “deri sot qeveria e Malit tė Zi nuk ka financuar qoftė edhe njė projekt tė vetėm kulturor ose shkencor shqiptar.”

http://blog.aacl.com/mali-i-zi-nje-s...-te-europes-2/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.10.2009, 17:49   2
Citim:
Ulqin: Shqiptarėt kėrkojnė fakultet shqip

Nė Mal tė Zi ėshtė aktualizuar ēėshtja e shkollimit tė shqiptarėve nė tė gjitha nivelet. Kjo problematikė u trajtua edhe nė Kėshillin Kombėtar tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi, tė mbajtur nė Ulqin,por njė ditė mė parė ishte nė qendėr tė vėmendjes edhe nė tryezėn e rrumbullakėt tė organizuar nga javorja malazeze ‘Monitor’ dhe Ambasada e Gjermanisė nė Podgoricė.

Lideri i Forcės sė Re Demokratike, Nazif Cungu, tėrhoqi vėrejtjen se Mali i Zi nuk e ka zgjidhur nė mėnyrė adekuate shkollimin e shqiptarėve as nė nivel tė shkollės sė mesme, e lėre mė nė atė superior.

“Mali i Zi duhet tė marrė shembull Kroacinė, e cila ka ligjin mbi arsimimin e pakicave, si dhe pėrvojat e Bashkimit Evropian”, theksoi Cungu.
Lidhur me kėtė, analisti nga Ulqini, Dritan Abazi, iu drejtua rektorit tė Universitetit Shtetėror tė Malit tė Zi, duke e pyetur se ēfarė u duhet mė Programi i studimeve tė mėsuesisė nė gjuhėn shqipe nė Podgoricė.

“Aty prodhohen kuadro ‘sa pėr tė bredhur rrugėve’, meqė shkollat shqipe pėr njė periudhė tė gjatė nuk kanė nevojė pėr mėsues”, pohoi Abazi, duke shtuar se mė mirė ėshtė qė nė Ulqin tė hapet njė Fakultet i Turizmit.

“Kėtu ne shqiptarėt e shohim ardhmėrinė edhe absorbimin e kuadrove tė reja”, tha ai.

Ndėrkaq, Ismail Doda, kryetar i Kėshillit pėr Arsim pranė Kėshillit Kombėtar Shqiptar nė Mal tė Zi, pėr gjendjen aktuale tė shkollimit shqip nė kėtė shtet akuzoi faktorin e pėrēarė politik shqiptar. Sipas tij, subjektet politike shqiptare duhet tė jenė sa mė larg ēėshtjes sė shkollės shqipe, meqė ata nuk arrijnė tė pinė as njė kafe bashkė, e lėre mė tė hartojnė tekste dhe programe shkollore. Doda mbeti kategorik se ēėshtjen e arsimit shqip duhet ta marrė nė duar Kėshilli Kombėtar Shqiptar nė Malin e Zi. (KosovaLive)

http://www.ina-online.net/Default.as...6dff16d17&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.11.2009, 10:42   3
Citim:
Reagim ndaj vendimit tė Ministrisė sė Arsimit
Rast qė diskriminon gjuhėn e shumicės

Tuz- Semir Laleviē nuk e ka tė sigurt pozitėn e drejtorit tė Gjimnazit „25 Maji” nė Tuz, pėr arsye se vėndimi i Ministrisė sė Arsimit ka hasur nė kundėrshtim nga ana e Sehad Lulanaj, njėrit nga kandidatėt pėr kėtė post. Kjo ēėshtje nė gjyq si zgjidhje e vetme qė bėhet nė rastet tė kėtilla.

Vlen tė rikujtojmė se, Gjimnazi 25 Maji nė Tuz shpalli konkurs pėr postin e drejtorit, i publikuar nė njė tė pėrditshme mė 12. qershor 2009 me ē’rast konkuruan pesė kandidatė, tė gjithė profesor nga kjo shkollė.

Mė 17 shtator Kėshilli i Shkollės merr vendim dhe emėron drejtor tė shkollės profesorin e gjuhės Angleze Semir Laleviē.

Njėri nga kandidatėt Sehad Lulanaj tha:

"Me kėtė rast nuk ėshtė respektuar ligji nė lidhje me kuorumin e Kėshillit tė Shkollės dhe sė pėr zgjedhjen e drejtorit nuk ka dhėnė pėlqimin pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Prinėdrve, i cili paraprakisht ka dhėnė dorėheqje.

Por edhe pėrkundėr faktit se nė postin e drejtorit nė institucione tė arsimit ku jetojnė shqiptarė duhet tė emėrohėn persona qė flasin gjuhėn shqipe dhe se kjo ėshtė e pėrcaktuar me ligj, nuk ėshtė respektuar.

Po ashtu nuk ėshtė respektuar e drejta e dalur nga neni 18 tė “Ligjit pėr tė drejtat dhe liritė e pakicave” e cila pėrcakton qė nė raste kur kemi tė bėjmė me shkolla ku nė mėnyrė dominante mėsimi zhvillohet nė gjuhėn shqipe, nė raste tė tilla Ministria e Arsimit ėshtė e obliguar tė kėrkojė mėndimin nga Kėshillit i Pakicave, gjė qė nuk e ka bėrė. Por pėr kėtė rast ka kėrkuar sqarim nga Ministri i Pakicave, duke ditur mirė se pėr sqarime rreth nenit 18 tė Ligjit nė fjalė ėshtė dashur t’i drejtohen Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve, gjė qė nuk ėshtė bėrė."


http://www.kohajavore.cg.yu/index.ph...vijest&id=8708
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.3.2010, 05:22   4
Citim:
Arsimi nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi pėrballet me probleme

Arsimi nė gjuhėn shqipe ėshtė njė nga problemet e popullatės shqiptare nė Mal tė Zi.

Sipas kėshilltarit pėr arsimin nė gjuhėn shqipe, nė Ministrinė malazeze tė arsimit, profesor Rrok Gjolaj, vitet e fundit po bėhen pėrpjekje tė rėndėsishme, duke nisur nga reforma arsimore, miratimi i programeve dhe botimi i teksteve tė reja mėsimore nė gjuhėn shqipe.

Por, zoti Gjolaj thotė se arsimi nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi pėrballet edhe me probleme qė lidhen, veē tė tjerash, edhe me krizėn ekonomike qė po kalon Mali i Zi. Korrespondenti ynė Pellumb Sulo, bisedoi me keshilltarin Gjolaj dhe pergatiti kronikėn.



http://www1.voanews.com/albanian/new...-86878827.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2010, 20:01   5
Citim:
Nė Malin e Zi nuk respektohen gjuhėt e pakicave

Podgoricė – Nė Malin e Zi nuk ekziston vullneti politik pėr pėrmirėsimin e pozitės sė pakicave, u theksua nė njė simpozium mbi realizimin e Konventės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave kombėtare.

Hulumtuesi mbi shkeljen e tė drejtave tė njeriut, Aleksandėr–Sasha Zekoviē tha se nuk janė shfrytėzuar tė gjitha kapacitetet dhe resurset shtetėrore qė do tė kontribuonin nė promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave.  

“Ekziston retorika e bukur kur themi se bėjmė tė pamundurėn qė tė integrojmė pakicat nė shoqėri”, deklaroi Zekoviē, duke vėnė nė dukje se Mali i Zi i ka pranuar specifikat e gjuhės shqipe si gjuhė nė pėrdorim zyrtar, por kjo nuk zbatohet nė praktikė.

Ai tha se gjuha shqipe pėrdoret nė mėnyrė tė kufizuar, ndėrkohė qė ajo rome nuk pėrdoret thuajse fare. “Mbase e teprojmė paksa kur themi se Mali i Zi ėshtė shoqėri multikulturore, e cila integron pakicat, por nga ana tjetėr ekziston edhe fakti se as sot e kėsaj dite nuk zbatohet Kushtetuta”, tha Zekoviē.

Sipas deputetit tė pakicave boshnjake, Kemal Purisiē, edhe pse me Kushtetutė ėshtė pėrcaktuar gjuha zyrtare dhe pėrdorimi zyrtar i gjuhėve tė pakicave, nė rastet kur qytetarėt duhet tė deklarohen para organeve shtetėrore pėr gjuhėn nė dokumentet personale tė identifikimit japin tė dhėna tė tjera, dhe jo ashtu siē janė deklaruar me rastin e regjistrimit tė popullsisė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/13338/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.5.2011, 15:12   6
Citim:
Mėsim nė gjuhėn amtare pėr tė gjithė shqiptarėt nė Mal tė Zi

Mal i Zi, 1 maj, NOA – Ministria e Arsimit e Malit tė Zi prej vitit tė ardhshėm do tė sigurojė mėsim nė gjuhėn shqipe pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė vendit.

Zėdhėnėsja e kėsaj ministrie, Vesna Gajevic ka deklaruar se shkollimin nė gjuhėn amtare e siguron Ligji i ri pėr arsim dhe Kushtetuta. Nga ky ligj do tė pėrfitojnė shqiptarėt, por edhe komunitetet tjera. Mirėpo, nė qarqet arsimore janė nxitur debate se si do tė organizohet mėsimi pėr boshnjakėt, kroatėt dhe serbėt, qė kanė mėsuar nė tė njėjtėn gjuhė dhe si do tė arrihet ndonjė model pėr shkollimin ndaras tė tyre.

Nė Mal tė Zi, nė disa qytete si nė rrethinat e Tuzit, Podgoricės nė vendbanime shqiptare ėshtė organizuar mėsimi nė gjuhėn shqipe, mirėpo tani mundėsohet qė ēdo fėmijė shqiptarė nė ato vendbanime ku ėshtė pakicė tė ketė tė drejtėn e shkollimit fillor nė gjuhėn amtare.

http://www.noa.al/2011/05/mesim-ne-g...-ne-mal-te-zi/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.5.2011, 23:41   7
Citim:
Mal i Zi: Asnjė shqiptar nė Kėshillin Nacional tė Arsimit

Pėrfaqėsuesit politikė tė shqiptarėve kundėrshtojnė themelimin e Kėshillit Nacional tė Arsimit nė Mal tė Zi, nė tė cilin nuk u gjend asnjė pjesėtar i pakicės shqiptare tė kėsaj republike.

Ata vlerėsojnė se ky veprim i institucioneve malezeze paraqet cenim tė tė drejtave tė shqiptarėve dhe, sipas tyre, ėshtė nė kundėrshtim tė thellė me detyrimet ligjore ndaj pakicave.

http://www.voanews.com/albanian/news...122842269.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.