Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.4.2009, 23:46   1

Vė re! Politika popullative antishqiptare nė Malėsi (BE-IRJMZ)


Citim:
Mali i Zi: Njė shtet aparteidi nė zemėr tė Evropės
Shirley C. DioGuardi

Prej 31 korrikut deri mė 4 gusht, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, me mbėshtetjen e Shoqatės Patriotike tė Krajės dhe Shoqatėn Ana e Malit, ndėrmori njė mision tė gjurmimit tė fakteve nė popullsitė shqiptare nė Mal tė Zi me Kongresmenin Tom Lantosh(Tom Lantos) dhe tė shoqen Anet Lantosh (Annette Lantos).

Delegacion ishte nė zbatim tė njė plani tė Lidhjes Qytetare pėr tė filluar ndėrkombėtarizimin e gjendjes sė shqiptarėve nė Mal tė Zi qė ka marrė pikėnisje mė shumė se njė vit mė parė nė Uashington.

Nuk u desh shumė kohė pėr tė shpalosur tė vėrtetėn. Sepse shumė shpejt ne zbuluam se pėrpjekjet e shumicės sllave malazeze tė sponsorizuara nga shteti pėr ta pėrzėnė nga vendi ose pėr ta asimiluar popullsinė shqiptare nė Mal tė Zi, nuk ėshtė njė temė e historisė, por njė realitet bashkėkohor dhe shokues qė kėrcėnon vetė ekzistencėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi. Kjo pėrpjekje ėshtė acaruar nga njė racizėm vrastar antishqiptar qė kėrcėnon gjithashtu tė ardhmen politike dhe ekonomike tė Malit tė Zi si pjesė e Evropės.

Pas dėgjimit tė dėshmive nga ekspertė dhe veprimtarė shqiptarė nė Ulqin, Ana e Malit, Krajė dhe Tuz, Annette Lantosh, e cila punon me Grupin Kongresional tė tė Drejtave tė Njeriut (Congressional Human Rights Caucus), bėri vėrejten se nė trajtimin e tij racist tė shqiptarėve, ” Mali i Zi ėshtė njėqind vjet mbrapa pjesės tjetėr tė Evropės.”

(...)

Nė vijim tė historisė mizore tė genocidit kundėr shqiptarėve tė Malit tė Zi, e cila filloi sė pari me aneksimin e tokės shqiptare nga Mali i Zi mė 1878, atje ka ndodhur njė praktikė e vazhdueshme e emigracionit tė detyruar forcėrisht, konfiskimit tė tokės dhe asimilimit tė dhunshėm. Delegacioni i ndeshi kėto realitete nga Ulqini nė Tuz, gjithashtu nė Plavė-Guci, ku pjesa e caktuar e grupit pėrfundoi misionin e hulumtimit tė fakteve.

Historiani Riza Rexha shpjegoi se qyshkur tė ashtuquajturat Fuqi tė Mėdha nė Kongresin famėkeq tė Berlinit i vunė shqiptarėt nėn kontrollin malazez, pėrpjekjet pėr ta ndaluar fjalėn shqipe, mėnyrėn e jetesės dhe kulturėn shqiptare dhe pėr t”i sllavizuar shqiptarėt, duke filluar me vendosjen e prapashtesės sllave “-iē” nė mbiemrat e shqiptarėve, ka vazhduar me intensitet. Sipas Riza Rexhės “shqiptarėt pėrballen me tė njėjtat ēėshtje me tė cilat janė pėrballur gjatė 123 viteve me radhė.”

Si rezultat, sot gjysma e popullsisė shqiptare tė Malit tė Zi jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Evropėn Perėndimore. Riza Rexha gjithashtu pėrshkroi njė strategji paralele qė synon vendosjen e malazezėve nė zonat me popullsi shqiptare pėr tė ndryshuar pėrbėrjen e tyre etnike dhe strukturat politike.

Disa nga shembujt mė flagrantė tė konfiskimit tė tokave tė shqiptarėve dhe tė vendosjes sė malazezėve nė zonat e populluara me shqiptarė pėr tė ndryshuar demografinė kanė ndodhur dhe janė duke ndodhur nė Tuz.

Ne mėsuam nga Anton Lajcaj, njė profesor nė Tuz, se brenda vitit tė ardhshėm, 1200 sllavė do tė vendosen nė fermat dhe do t”iu jepen apartmente nė tokat e konfiskuara midis Tuzit dhe Podgoricės.

Nė tė njėjtėn kohė, qeveria ka konfiskuar tokėn nė pronėsi tė sllavėve nė rrethinat e Podgoricės me qėllim qė tė ndėrtojė atje njė burg. Qeveria iu ka premtuar pronarėve tė shqetėsuar tė tokave se ata do tė kompensohen me 60000 metra katrore tokė qė do t”iu merret shqiptarėve. Qeveria gjithashtu, gjoja pėr tė ndėrtuar njė park kombėtar, po ua merr shqiptarėve kilometra tė tėra katrore tokash pėrgjatė Liqenit tė Shkodrės, tė cilat shqiptarėt i kanė me tapi brez pas brezi.

Kur Kongresmeni Lantosh pyeti se ēfarė lloj kompensimi do t”iu bėhet shqiptarėve tė cilėve ua ka marrė tokat e tyre qeveria malazeze, Anton Lajcaj u pėrgjigj se ata nuk do tė marrin asgjė prej gjėje dhe se ēdo protest do tė shpėrblehet me burg dhe me persekutim.

Tuzi ka qenė gjithashtu i ndarė fizikisht nga ndėrtimi i njė baze ushtarake dhe i njė depoje tė mbeturinave e cila ėshtė burim i sėmundjeve tė fėmijėve shqiptarė.

Anton Lajcaj deklaroi se “politika malazeze dhunon tė gjitha konventat evropiane tė tė drejtave tė njeriut dhe se, po tė vazhdojė kėshtu, e gjithė popullsia shqiptare do tė largohet prej kėndej ose do tė asimilohet.”

Kur Kongresmeni Lantosh, zonja Lantosh dhe anėtarėt e delegacionit tonė ishim tronditur thellė nga ato qė kishim parė dhe nga guximi i shqiptarėve tė cilėt ne i takuan nė Malin e Zi, ne ishim plotėsisht tė vetėdijshėm se politika shtetėrore tashmė ia ka arritur tė asimilojė shumė shqiptarė, tė cilėt nuk flasin mė gjuhėn e tyre amtare. Disa shqiptarė janė bashkuar tashmė me partitė politike malazeze dhe tė tjerė kanė bashkėpunuar nė mėnyrė aktive me forcat qeveritare tė sigurisė dhe me policinė speciale nė kontrollin dhe nė shtypjen e popullsisė shqiptare.

(...)

MZ: Diskriminim i shqiptarėve nė arsim

MZ: Diskriminim i shqiptarėve nė ekonomi

(...)

Mungesa e shėrbimit shėndetėsor si njė instrument i asimilimit dhe emigracionit tė detyruar me forcė

Siē ėshtė shpjeguar mė lart, emrat shqiptarė janė ndryshuar nė ēastin e lindjes qė tė duken sllavė. Kjo bėhet sepse asnjė nga shtėpitė e lindjes nė Malin e Zi nuk drejtohen dhe nuk kanė nė pėrbėrje mjekė ose mami shqiptare.

Dr. Sime Dobreci e informoi delegacionin se nuk ka pasur investime financiare nė sistemin e shėrbimit shėndetėsor nė asnjėrėn prej zonave shqiptare tė Malit tė Zi gjatė njėze viteve tė fundit. Shumica e shqiptarėve nė Malin e Zi nuk mbulohen nga shėrbimet shėndetėsore dhe, kur ata trajtohen nga kėto shėrbime, atėherė komunikimi me sistemin e shėrbimit shėndetėsor bėhet nė serbisht.

Spitali i Ulqinit ėshtė njė institucion i varfėr, pa personel tė mjaftueshėm dhe funksionin vetėm pėr turistėt, tė cilėt trajtohen pėr sėmundje dhe plagė, por nuk funksionon pėr vendasit. Delegacion vizitoi klinikėn nė Ana e Malit, njė nga klinikat e pakėta tė shqiptarėve nė Malin e Zi. Vetėm dy mjekė iu shėrbejnė 10000 banorėve.

Dhe tė dy vijnė nga Ulqini ēdo mėngjes dhe rikthehen nė shtėpi nė orėn 7:00 tė ēdo mbrėmjeje. Nga Dr. Zulfie Duraku, me mėsuam se qeveria financon shkollimin e studentėve sllavė tė mjekėsisė por jo tė studentėve shqiptarė. (Ajo e kishte financuar shkollimin e vet nė moshėn 38 vjeēe.)

Dr. Duraku nėnvizoi se klinika nė Ana e Malit ėshtė “saktėsisht ashtu siē ka qenė atėherė kur ajo kishte lindur, pra si para 38 vjetėsh”. Ajo na tha se klinika nuk merr asnjė fond nga qeveria.


Sistemi i drejtėsisė antikrim dhe forcat e armatosura si instrumente tė shtypjes politike

Juristi Gezim Kalavrezi ia dha delegacion njė pamje tė hollėsishme tė sistemit tė drejtėsisė antikrim nė Malin e Zi, ku “parimi i tė drejtave tė njeriut pėrpara ligjit nuk ėshtė praktikuar dhe ajo qė ėshtė shkruar nė Kushtetutė nuk ėshtė zbatuar,” tha ai.

Pėr shembull, ligji qė thekson se minoritetet kanė tė drejtėn tė pėrdorin gjuhėn e tyre nė tė folur dhe nė tė shkruar nuk ėshtė zbatuar kurrė. Tė gjitha procedurat gjyqėsore bėhen nė serbisht dhe pastaj pėrkthehen. Sipas Kalavrezit, pėrkthimi ėshtė shpesh aq i dobėt saqė tė drejtat e qytetarėve janė shfuqizuar plotėsisht.

Asnjė nga gjyqtarėt nė Gjykatėn Supreme apo nė zyrat e prokurorisė nuk janė shqiptarė. Gjatė prezantimit me delegacionin tonė, Muhamet Gjokaj na rrėfeu se ai ishte njė prej 300 shqiptarėve, nga mosha 18 deri 35 vjeēe (shumė prej tyre, si Gjokaj, i martuar, me grua dhe fėmijė), tė cilėt sapo kishin marrė fletėthirrjet ushtarake tė Serbisė pėr t”u paraqitur nė shėrbimin ushtarak mė 3 shtator.

Ky rekrutim, pra regjistrim i shqiptarėve tė Malit tė Zi nė ushtrinė e Serbisė, ėshtė shpallur si njė pėrpjekje “multietnike” e shtetit, tani qė shqiptarėt dhe sllavėt “nuk janė mė nė konflikt.” Dhe kur ėshtė kėtu fjala, historikisht, shqiptarėt kanė qenė objekt i racizmit dhe brutalitetit tė tejskajshėm nė ushtritė e ish Jugosllavisė nėn komandėn serbe dhe malazeze.


Konkluzion

Situata e shqiptarėve tė Malit tė Zi ėshtė e tmerrėshme dhe ogurkeqe. Siē na deklaroi Nail Draga gjatė vizitės sonė, “qeveria malazeze i “pranon” problemet e saj kur delegacionet ndėrkombėtare e vizitojnė Podgoricėn, por nė praktikė ata kurrė nuk bėjnė ndonjė gjė.” Mendėsia e ngulitur nė qeveri ėshtė thellėsisht raciste dhe ende si nė kohėn e komunizmit.

Draga beson se problemi i tė drejtave qytetare tė shqiptarėve nė Malin e Zi mund tė zgjidhet vetėm pėrmes ndėrhyrjes diplomatike tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian. Anėtarėt e delegacionit tė Lidhjes Qytetare janė tė pėrkushtuar tė punojnė me Kongresmenin Lantosh pėr tė ndėrkombėtarizuar gjendjen e shqiptarėve nė Malin e Zi. Ne nuk do ta mbėshtetim pavarėsinė e Malit tė Zi derisa popullsia shqiptare tė ketė fituar plotėsisht tė drejtat ekonomike, politike dhe kulturore.

Dhe ne fuqimisht do tė kundėrshtojmė pranimin e Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė Bashkimin Evropian dhe NATO gjersa tė dyja tė kenė vullnetin e mirė pėr tė pranuar dhe mbrojtur legjitimitetin e shqiptarėve, duke hequr dorė nga njė qind vjet tė spastrimit etnik e tė genocidit dhe tė pėrqafojnė demokracinė si sundim tė ligjit.


(Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike e LQSHA)

http://blog.aacl.com/mali-i-zi-nje-s...-te-europes-2/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2009, 21:06   2
Citim:
Si po humbet shqipja nė Mal tė Zi

Hajde, doddi ovamo. A po m’ndigjon. Zzuri!”. E dėgjoj bash mirė. Por, nuk di si t’ia kthej, njeriut qė mė thotė t’i afrohem dhe mė nguc. Nė Mal tė Zi, ėshtė e vėshtirė qė t’i dallosh shqiptarėt me malazezėt e provincės. Ia kthej serbisht. I shpjegoj se dua tė iki nė Danilovgrad. Pak i intereson. Minuta mė pas, e ndjej teksa kuturiset me njė gegnishte tė butė, drejt njė miku tė tij. Zgėrdhihen tė dy. Janė zhytur nė kėnaqėsinė e tyre, duke pėrfolur me epsh format e njė gruaje tė re matanė.

Tejet, njė grua e pambajtur malazeze, qė ėshtė nė shalter-in (sportelin-serb.) e stacionit tė autobusit, mė jep njė shpjegim blic. Numrat e orarit duket sikur i rrotullohen nė gojė. I them tė mi pėrsėrisė dhe nėse:...A ka mundėsi shqip?! “Pak di...”, ma kthen shqip. Dreqin, jam nė Ulqin...


Nė Podgoricė

I bindem instinktit, sipas tė cilit nė Ballkan ėshtė mė mirė tė fillosh rrugėtimin nga kryeqyteti. Podgorica e ditėve tona, ėshtė tejet larg Titogradit (emrit tė saj deri mė ’90), kur ne e kundronim nė televizion dhe si simbol i qytetit ishin pesė pallate tė larta. Njė orė e gjysmė mė vonė jam atje.

Stacioni i Podgoricės ka mbetur i njėjtė. Po aq i vjetėr, vetėm se ėshtė shtuar ai grepshi rrotullues, qė nuk tė lė tė dalėsh nga stacioni, pa check-out biletėn. Nė kujtesėn time ka mbetur viti 1991, koha e Luftės sė Kroacisė, kur isha duke pritur njė autobus mesnate, qė do tė mė pėrcillte nė Rijekė...Pak ‘larg’, por ndanė luftės.

Vetėm 150 metra mė tutje, nė lulishten, nga ku kujtoj paramilitarėt, ėshtė bėrė njė ndėrtesė shumė-funksionale dhe njė klub bash i mirė. Pranė ėshtė sėrish muri i vjetėr. E shikoj mė ėndje, mikun e vjetėr material. Pallati, nga ku dilnin dikur paramilitarėt me ngazėllim dhe tėrsėllimė me kamat qė u rrėshqinin deri afėr gjurit, ėshtė po ai. Por ėshtė qetėsi.

Familje tė qeta qytetarėsh tė mesėm shikojnė moskokėēarės, poshtė aparateve tė plakur tė kondicionerėve. Nė njė shtyllė, afėr, ka mbetur ende njė slogan i ndeshjes Mali i Zi-Italia, “Hajmo Cernagorci”...

Shqipen e dėgjoj rastėsisht nga njė grup shqiptarėsh, qė ankohen pėr diēka mesveti, nė rrugėn qė tė ēon nė qytetin e vjetėr. Ēuditėrisht kanė zėnė paralel tė gjithė trotuarin dhe janė tė veshur jo mirė. Frizura u ka mbetur me kohėn e Zdravko Ēoliq...Ankohen. Tė gjithė. Nė stacion. Nė rrugė. Nė kafiē.

Duke ardhur, kam lexuar tek “Vijesti” se nė Nikshiq sindikatat kėrkojnė punė pėr 900 punėtorė dhe jo 600. S’i dėgjojnė. Zonja Krizė ka sjellė dhuratė kudo shkurtime, ndėrsa Euro dhimbet. Qoftė dhe kėtyre qyqarėve shqiptarė, qė po bėjnė aq poterė. Mali i Zi nuk mund tė bėjė gjėra tė tjera veē reformave tė mėdha, sipas shefit tė Bankės Botėrore, Jan Peters Olters. Dhe, malazezėt duhet ta dinė mirė kėtė.

“Nissta... Oni ne razumi”, mė thotė Relja, njė miku im gazetar serb, qė mė rrėfen shpesh anektoda me ta. Qeshim shpesh, kur kujtojmė se Mali i Zi ka tė mbushur personazhe, duke mos harruar dhe qė shumė syresh kanė emrat e famėkeqėve Radovan Karaxhiq...Sllobodan Millosheviē, Blazha Jovanoviē...Personalisht, nuk mė duken aq budallenj, sa i duken mikut tim serb.

Me skuthllikun e zakonshėm atavik, pak kohė mė parė- gati ua mbyllėn tė vetmin zė nė median e shkruar, shqiptarėve. “Koha Javore”, qė ėshtė e vendosur nė njė vend si tė harruar nė “Bulevar revolucije” u paratha tė mbyllej me argumentin e krizės dhe botimin pastaj thjesht si shtojcė e ‘Pobjedės”, pjesė e tė cilės ėshtė.

Dhe, minutat e pakta nė televizionin publik shtetėror nė gjuhėn shqipe nuk mjaftojnė pėr asgjė. U sensibilizua. Justifikimi? Kriza!

Diēka duket se po kalon. Mundohem tė lidhem me njė kolegun tim shqiptar, redaktor te “Koha”, por ai ma kthen se ėshtė nė Oslo. Nedeljko Raduloviē, njė koleg tjetėr- mik i vjetėr, qė nė vitet e fundit ėshtė bėrė i njohur, mė thotė se ėshtė nė Vjenė. Mbyllur. Kudo. Mbyllur. Pėr fat, nė qendrėn e re tė Qytetit, qė ėshtė pėrshtatur vetėm pėr kėmbėsorėt, ėshtė njė librari moderne. Atje marr me tė mirė kohėn. Janė tė njohurit serbė Paviē, Kish, Basara, librat e tė cilėve qėndrojnė bashkė. Shqip kurrkund.

Vetėm se shqiptarėt mbesin ende fajtorė pėr gjendjen e tyre. Kanė tė njėjtin numėr deputetėsh katėr edhe pas marsit ‘09, njėsoj si mė 1990 dhe 1996, por janė gjithmonė tė palidhur me njėri-tjetrin pėr pozitėn dhe statusin e bashkėkombasve. Kjo i bėn malazezėt t’i soditin, dhe t’ua marrin tė drejtat pak e nga pak.

“Vijesti” kėtė ditė lajmėron faktin se po bėhet njė klub i politikės shqiptare, por pa Dinoshėn. Asgjė nuk kupton nga media ballkanike njė i huaj. Kujtoj njė publiciste amerikane, qė mė pyeste 15 vjet mė parė pėr Fatos Nanon...”Pse ėshtė nė burg ky. Ēfarė krimi ka bėrė?”. Eh. Ēfarė mund tė bėjmė ne veē tollovisė?! Ndėrkohė malazezėt ecin.

Me fytyrėn e zakonshme tė pėrvuajtur Mali i Zi ka marrė investime pa fund, por tė gjitha tashmė derdhen nė qytetet e saj bregdetare dhe kuptohet nė kryeqytetin e vendit, qė ka ndryshuar krejtėsisht. Shqiptarėt rrinė dhe i vėshtrojnė. I ndihėn pėr pavarėsinė. U binden. Kurse, qyteti qė dikur ruante emrin e Mareshallit Tito dhe rrotullohet i gjithė pas hotel “Crna Gorės”, pak kujtohet pėr ta.

Instiktivisht i jam afruar pjesės sė vjetėr dhe varoshit tė vjetėr qė ėshtė te xhamia. Edhe ajo po transformohet nga pak. I ngjan si dy pika uji, lagjeve tė traditės sė Shkodrės. Fakti ėshtė se ky vend, ka qenė thjesht njė vend i shqiptarėve dhe si avanpost i mbrojtjes sė tyre pėr Shkodrėn hijerėndė. Nė vend tė kullave tė vetme tashmė janė dy ose pak mė shumė qendra tė mėdha tregtare, qė kundrohen qė kėtu.

Malazezėt ngatėrrohen kur u thua qendra e qytetit: Kanė kėtė tė vjetrėn ku ėshtė sahat Kulla dhe atė tė renė. “Nisam vidio sahat”, i them dikujt sepse nuk po shoh orėn e qytetit tė vjetėr...”Tamo je, ne ide”, ma kthen njė burrė bashkė me tė shoqen, duke qeshur dhe mė shpjeguar se nuk ka ku tė shkojė.

Kur, kjo funksiononte, kėtu ishin zyrat periferike tė tregtarėve shkodranė Jak Bianki, Ndrekė Muzhani, Ndrekė Ēoba, Filip Parruca, Pjetėr Suma...Ata dėrgonin artikuj importi kafe, sheqer, stofra, leshi, pambuku..., shkruan studiuesi Zija Shkodra.

Sot, kohėt kanė ndryshuar, sapo-evropianėt tė kėrkojnė 10 euro pėr ‘ekolosskog poreza’ (Taksė ekologjike) dhe 30 euro pėr prikolici (rulotėt). Kjo i ka bėrė evropianėt e qėmotit, qė tė mendohen kur vijnė.

Jo mė kot, 6250 turistė qė janė nė kėto ditė pėrbėjnė gati 16% mė pak se njė vit mė parė...Kurse 1.1 milion turistėt e parashikuar duken si utopi, qė tė vijnė mė nė kėtė vend.

Lėvizja nė dy bursat e Malit tė Zi nė tre muajt e parė tė 2009 ka lėvizur nga 54.29 milion euro, qė do tė thotė 4,5 pėr qind mė pak sesa tė njėjtėn kohė njė vit mė parė...Ndėrmarrjet kanė rrudhur kapitalet dhe po aq edhe xhepat e njerėzve. Shqiptarėt mė shumė akoma. Kanė mbetur njė grusht nė Podgoricė, qė u duhet tė mbijetojnė. Janė tė shkrirė, por pak adresat qė kemi duket se nuk na e kanė ngenė nė kėtė fundjavė. “Ani, herėn tjetėr po”, mė thotė nga pas telefonit, njė zė i kėndshėm gruaje intelektuale, qė nuk do tė mė flasė pėr shqipen. A do tė ketė vallė herė tjetėr?

Nė Podgoricė mėsohet nė Universitet shqip, dhe ish Ambasadori i Federatės Jugosllave Marko, njė shqiptar i besimit katolik, jepte mėsim kėtu. Pėr fat, shqipja ruhet vetėm nė fiset e paepura katolike, qė janė nė kufij me Shqipėrinė. Sa pėr qytetarėt, duket se ata e kanė braktisur me kohė, mė thotė njė kosovar. Iki nga varoshi. Xhamia ėshtė e mbyllur?!



Intermexo

Nga fundi i shekullit XVIII, borgjezia shqiptare nisi tė pėrdorė dhe shqipen e shkruar me alfabetin latin. Ky fenomen qė nisi nga mesi i shekullit tė XIX u shtua dhe vazhdonte dhe pėrbėnte njė nevojė tė dorės sė parė, jo vetėm nė marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore tė shtresės tregtare tė pasur por edhe tė borgjezisė kombėtare e nė disa raste dhe tė mikroborgjezisė me shtrirje deri nė Podgoricė, shkruan Shkodra.


Mali i Zi, sherr dhe me serbėt

Atėbotė, Shkodra kishte nė vartėsinė e saj shtatė sanxhaqe tė mėdha, tė cilat pėrfshinin njė zonė tė gjerė bujqėsore-blegtorale qė shkonte nga Tivari, Ulqini, Podgorica...Tregtarėt shkodranė arritėn ta bėjnė institucion gjuhėn e vendit tė tyre...Anipse, Shqiptarėt sot, i druhen gjuhės sė tyre. Pėrēarja i bėn tė ngatėrruar dhe pak qesharakė. Pėr ironi tė fatit, tashmė me gjuhėn po vuajnė dhe serbėt. Nė vazhdėn e modifikimeve gjuhėsore, sllavėt malazezė, po mundohen t’i shmangen serbishtes, nė pak elementė, duke i lėnė vėllezėrit e mėdhenj tė tmerruar. Pak tė poshtėruar.

Nė Podgoricė, shqipja e vetme ėshtė e pak banorėve dhe e ndonjė njeriu nė stacion, qė ngutet tė shkojė nė perėndim tė vendit mikroskopik. Nė dokumente, malazezėt stėrbetohen se respektojnė standardin evropian. Respektin e pakicave. S’duket aq e vėrtetė.

Shqiptarėt po e humbin dukshėm gjuhėn, por tashmė me luftėn e butė me pambuk.
‘Njėsoj’, Presidenti i SNS Momēilo Vuksanoviē kėrkon kthimin e gjuhės serbe nė fillore dhe tė mesme dhe vendosjen e lidhje sė drejtė tė institucioneve tė Malit tė Zi me Serbinė. “Vėrtet, problemi i vetėm i Malit tė Zi ėshtė Serbia”, thotė kėto ditė Gjukanoviē. Pėr ne, ėshtė ai problemi. Burokracia e bashkėpunėtorėve tė tij nuk na e mundėson njė intervistė.

Po Z.Gjukanoviē ka dhe probleme tė tjera. Serbėt u kėrkojnė malazezėve tė kenė kujdes pėr dy shtetėsinė nė pasaporta. Ivica Daēiē Ministri i Brendshėm serb, ėshtė i zemėruar. Malazezėt, sikur tė mos ekzistojė fare Serbia- japin njė reportazh tė gjatė tė “Crna Gora” moj dio planete, ku tė rinj pastrojnė nė Cetinjė, Nikshiq, Kolashin, Rozhaje, Mojkovc, Beranė, pėr sezonin e ri.

Budva, tashmė zonja e rėndė, e turizmit vendas, ka mbledhur tė gjithė angazhimin vendas. Shqiptarėt atje janė gjithnjė e mė pak. Por, tė ardhurit nga Shqipėria, gjithnjė e mė shumė. Pėr fat, shumica e tabelave janė pa ciriliken e lodhshme...Dita po i afrohet fundit. Nė njė dyqan Cd-sh, ku shtyj minutat e fundit, shikoj se janė Cd-tė kushtuar Karaxhiqit. Pastaj turbo-folku sllav.


Edith Durham

Tė nesėrmen nė mėngjes, malėsorėt mė shoqėruan te Qafa e Kishės dhe pastaj me kalin u drejtuam pėr nė Podgoricė, pas njė pėrpjekje tė vendosur nga ana e kalit qė donte tė shkonte ose nė shtėpinė e vet tė vjetėr, spitali nė Tuz ose nė kullėn turke tė djegur nė kufi.

Ishte mbrėmja e 3 nėntorit, kur arritėm tė lodhur nė qytet...Malazezėt ishin tėrbuar nga dėshtimi i bisedimeve pėr dorėzim. Kėshtu kam shkruar nė atė kohė:

”Urrejtja dhe egėrsia e tyre janė tė tmerrshme. Ata nuk bėhen merak nė qoftė se fėmijėt myslimanė do tė vdesin nga uria; ata deklarojnė se do tė asgjėsojnė gjithė popullsinė myslimane. Malėsorėt janė tė zemėruar me qėndrimin malazias dhe unė parashikoj se nė tė ardhmen do tė ketė ndėrlikime tė mėdha”...

Nė Podgoricė, kur misri iu shpėrnda grave, tė cilat i kishin burrat nė front, katolikėt mė kot kėrkuan ndihmė dhe nė vend tė saj morėn fyerje. U njoftua dhe besohej se batalionet e shqiptarėve, qė ishin shtetas malazias, me qėllim ishin vėnė nė pozicionet mė tė rrezikshme.

Podgoricanėt zbaviteshin duke vizituar dyqanet e tregtarėve katolikė dhe duke u pėrshkruar atyre mėnyrat me tė cilat tė afėrmit e tyre nė Shkodėr do tė masakroheshin sapo tė binte qyteti. Njė ditė njė i ri me uniformė oficeri u ul afėr meje nė tryezė dhe u lavdėrua se brenda dy vjetėve asnjeri nuk do tė guxonte tė fliste shqip nė Shkodėr.



Pėr nė Ulqin

Po i drejtohem nė fakt stacionit. Ia vlen me u qetėsu, pas njė udhėtimi tė pafatė, qė tė prehesh nė njė qytet shqiptar. Kujtoj shkrimin e Durhamit dhe ēuditem sesi Zonjės i kemi marrė gjithnjė mė tė mirat. Ajo vetė duket se ka shkuar po aq mirė dhe me serbėt dhe malazezėt. I kemi vlejtur eksplorimeve tė saj antropologjike dhe etnografike.

Ėshtė vonė, ndėrsa njė ushtar i ri, pranė meje mbllaēitet fort. Mbase, ndonjė paraardhėsi tė tij, Durhami i ka rrėfyer se shqiptarėt e ruajtėn gjuhėn dhe me Romėn, Bizantin, turqit dhe... flasin sėrish shqip..ndėrsa Ju...”Shkojmė mirė, gjithsesi me shqiptarėt”, mė thotė njė burrė i vjetėr, me tė cilin vrasim minutat e mbetura, para se tė largohemi.

Mė pyet pastaj pėr Shkodrėn. Nė shtatėdhjetė vitet e jetės sė tij, nuk ka qenė asnjėherė dy orė mė tej. Hija e Shkodrės i mbyt ende cėrnagorasit...Ka pllakosur e tėrė mbrėmja dhe mė duhet tė largohem. Me vete kam libra dhe zhgėnjim. Nuk kam mundur tė bėjė njė intervistė, ndėrsa njerėzit thjesht mė kanė konfuzuar. Shqipja? Mė ka ndihur pak.

Duan t’ia presin krahėt shqipes malazezėt dhe nė kėtė punė duket se u po u vijnė nė ndihmė dhe shqiptarėt. Kur mbėrrij nė Ulqin mė duket sikur jam nė vendin tim. Intim. I kėndshėm dhe shumė arkaik, tė jep pėrshtypjen e Qafės Pazarit nė Gjirokastėr nė Bulevardin Skandėrbeg dhe mė tej, fill poshtė kėmbės sė Kėshtjellės zulmėmadhe tė Balshajve, ...edhe pak Sarandė.

Ulqini vajton kohėn e shkuar, ndėrsa njė banor, qė ka njė klub bash pėrballė xhamisė nė qendėr, mė rrėfen sesi mblidheshin turistėt gjermanė dhe kundronin myezinin, qė kėndonte me zėrin e tij mbi minare. Po mė bėn diēka pėr tė ngrėnė. Zhduket. Vjen. Ndėrrojmė pak muhabet.

“Allahile, tash kėndojnė me magnetofon. Nissta ne mogu da ccujess”, ma kthen serbisht me brengė. “Pse serbisht”-i them. “Ani ka mbet”. Po kėshtu ma kthejnė tė rinj, qė i pyes pėr njė adresė. Dy djelmosha kosovarė nuk orientohen njėsoj si unė. Pėr fat, ata i kanė thėnė vėrtetė lamtumirė serbishtes. Duhet t’i ndih unė serbisht me shqiptarėt.

Duket se aromėn e shqiptarėve do e ndjej pak orė mė vonė nė ag, kur dua tė gjej nė Merajė, familjen e njohur Mani. Nė fakt janė Maniē dhe brez pas brezi ruajnė tyrben e famshme, ku ėshtė i vendosur trupi i Mesisė sė rremė Sabbatai Zevit, qė vdiq pikėrisht nė ditėn e Shpėrblesės (sipas kalendarit hebraik 54337 apo shtator te vitit 1676), dy javė para se tė ishte pesėdhjetė vjeē.

Njė grua e re mė dėrgon atje, por mė lutet, qė tė mos fotografoj. Asllani, i mbeturi gjallė i vėllezėrve Maniē, ėshtė pėrgjegjėsi kryesor i tyrbes, qė nuk hapet. Ėshtė krenar pėr shqipen, ndėrsa mė paralajmėron se mė do tė mirėn, qė s’mė le tė fotografoj, sepse hija e tyrbes tė shiton. Pėrreth janė varret me elementėt e funebrit Islam tė familjes. Mė tej njė tyrbe e Resulbegut.

Shikon mbi Pazar dhe dėgjoj, qė ka qenė njeriu, qė ka pritur Krajl Nikollėn kėtu. E pyes burrin pėr shqiptarėt dhe gjuhėn: Po e vėshtirė tė mbahet gjuha, mė thotė burri. Ēelet pak nga pak, ndėrsa po aq ngadalė i vjen dhe adhurimi pėr Shqipėrinė. Ende ėshtė e bukur shqipja, kur e dėgjojnė nga shqiptarėt. Familja e tij ėshtė njė nga familjet mė tė vjetra tė Ulqinit dhe falė tyre ėshtė ruajtur dhe njė pjesė e integritetit shqiptar.

Ndahemi me burrin, por mė tej tregut krahasojmė ēmimet. Na pyesin serbisht, por dy vajza tė reja, qė kanė mallin, kėnaqen duke folur shqip dhe na kundrojnė pėr shqipen letrare.


Njė ditė mė pas, njė njeri i letrave, Hajro Ulqinaku, me njė tė folur gati metaforike mė thotė se malazezėt po ua marrin pak nga pak shqipen. Si ka tė ngjarė-i themi.

“Po nė shkolla nuk ka mėsues. Malazezėt janė kudo”. Malazezėt janė vetėm 10% nė qytet por tė mjaftė qė t’ua shtypin pak nga pak kokėn shqiptarėve. Qė tash merren vesh mes tyre mė shumė sllavisht.

“Janė dy elementė nė popujt bilingue qė kanė lidhje me ruajtjen e gjuhės: Prestigji dhe shkollimi, mė ka thėnė Znj. Eda Derhemi pedagoge e shkencave tė Komunikimit nė Illinois. Nėse nuk e shikon kėtė mos bėj gjykime”.

E ka tė vėshtirė ta kuptojė shpjegimin tim edhe pse shqiptarėt e diasporės i njeh shumė mė mirė se unė. Nuk mė bėhet t’i them se Ulqini ėshtė simboli i rėnies sė shqiptarėve tė Malit tė Zi. Nė vendin, qė ishte perla e ish-Jugosllavisė dhe e pėrkėdhelura e turistėve evropianė, tash ėshtė bėrė njė aneks dhe pėr malazezėt. Shtėpi tė tėra bosh. Papastėrti. Ēmime tė larta. Zhgėnjim.

“Vijesti” i trullos dhe mė shumė ulqinakėt, kur jep lajmin se Sheiku Isa i Emirateve Arabe, njė nga familja e njohur e Al-Nihijan nė Abu Dabi, qė do tė marrė njė segment tė madh plazhi nė Ada Bojana, ėshtė paraqitur nė njė foto marrė nga njė vidio e NBS-sė duke torturuar njė tregtar. Ka pak edhe lajme tė mira sepse britanikėt e CUBUS LUX kanė pėrgatitur njė projekt pėr plazhin e Ulqinit, Valdanos, por fjalė dhe fjalė. Nė garė janė dhe rusėt.

“Ah tė ktheheshim si mė parė. Tė gjithė do t’i bėnim”, mė thotė Resmiu, pronari i hotelit, ku kam ndenjur dhe qė ka tė shėnuar gjermanisht, anglisht dhe serbisht qė jep dhoma. Kamarieri i tij shqiptar flet shumė mirė gjermanisht dhe anglisht, serbisht...dhe dobėt shqip.

Do tė ndryshojė thonė ulqinakėt dhe presin. Tė kujtojnė pak vlonjatet dhe sarandiotėt nė pritjen e tyre gati ‘homerike’ pėr klientė. Por, Zoti nuk ėshtė gjithnjė kaq dashamirė. Tė gjithė presin gjermanėt, si dikur.

DPA, nė kėto ditė shprese tė tyre, ua ka kthyer serbisht: Nestassica struje i vode(pamjaftueshmėria e energjisė dhe ujit), nedostatak puteve ( rrugėt me tė meta), loss servil (Shėrbimi i keq), visoke cijene(ēmimet e larta) i nekontrolisana gradnja mogli bi cernogorski turizam da dovedu do bankrotstva, qė me pak fjalė shpjegohet se s’janė larg falimentit...

...

Kėto janė nga punėt mė tė domosdoshme tė kryebashkiakut, qė njė mbrėmje e hasim, teksa pėruron me botuesin Fatmir Toēin, kujtimet e ish-presidentit Moisiu. Janė shumė shqiptarė tė pranishėm, nė njė sallė tė vogėl tė Pallatit tė Kulturės. Pėr fat, flitet shqip. Kjo s’mjafton pėr ish-portin e Shkodrės, qė kur iu aneksua Malit tė Zi mė 1880 filloi tė rrudhej dhe rrudhej pafund.

Dhe, humbja mė e madhe e kėtij vendi, ėshtė shqipja. Atė qė e flasin, gjithmonė e mė pak tė rinjtė dhe moshat e mesme. Kėtė e ndjej, kur me njė shofer shkodran kthehem pas.

“Ej deda, ponovo. Je mirė”-i thotė njė malazez ēapraz nė kufi tė vjetrit. “Dreqin sa e duen paranė kėta. Po na mėsojnė dhe gjuhėn”, mė thotė plaku. Ikim. Ngucemi.

http://www.ina-online.net/Default.as...a49d15b4a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.10.2013, 21:01   3
Citim:
Shqiptarėt dhe asimilimi i tyre nė Sanxhak (Video)

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	t-vrtetat-e-shqiptarve-dhe-t-asimilimit-t-tyre-n-sanxhak-video_hd.jpg
Shikimet:	135
Madhėsia:	123,0 KB
NNJ:	6359Historia e shqiptarėve ėshtė njė histori e ndarė mes visesh tė ndryshme tė Ballkanit. Herė e njohur, por edhe e panjohur, e dukshme, por edhe e padukshme.

Shqiptaret i gjen sot kudo nė tė gjithė rajonin. Siē janė edhe shqiptarėt qė jetojnė nė zonėn e Sanxhakut nė Serbi. Pėr ta, ėshtė folur pak ose aspak.

Dikur Sanxhaku ka qenė pjesė e vilajetit te Kosovės, qė sė bashku me vilajetin e Janinės, Manastirit dhe Shkodrės pėrbėnin Shqipėrinė e viteve tė Lidhjes sė Prizrenit nė 1878-n. Nė 1912, kjo zonė u pushtua pėrfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi. Shqiptarėt nėn dhunėn dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan tė shpėrngulėn nė masė, duke u vendosur nė Turqi, por edhe Siri e Jordani.

Tė tjerėt tė mbetur tashmė nga shumicė e pakicė, iu nėnshtruan njė procesi pėrzierje asimiluese me boshnjaket, me tė cilėt i bashkonte nė kėtė zone feja, por jo gjuha sllave qė megjithatė mbeti alternativa e vetme nė kushtet e presionit dhe mungesės sė shkollave shqipe.

E megjithatė, nė zonėn e ndarė mes Serbisė e Malit tė Zi, shqiptaret nuk janė shuar. Ata janė sėrish aty, tė deklaruar nėn detyrim si boshnjakė.

Rrugėtimi ynė ndalet nė Sanxhakun e Pazarit tė Ri apo siē quhet ndryshe, Novi Pazarit, qė sot ndodhet brenda kufirit serb, njė rrugėtim qė na duhet ta ndėrmarrim me njė makinė me targa Serbie e me njė kamera gjysmė-amatore.

Shqiptarėt kanė zgjedhur tė jetojnė nė zona tė thella pėr tė mos humbur identitetin e tyre. Tė grupuar nė disa fshatra, ata e kanė shfrytėzuar kėtė mundėsi pėr tė mos iu nėnshtruar procesit tė asimilimit.

Fshati Uglla, pjesė e rajonit tė Peshterit, ėshtė i fshehur pas kthesash tė ngatėrruara, rreth njė orė nga Pazari i Ri. Banorėt janė mikėpritės, duket se mezi e kishin pritur njė vizitė tė tillė. Shqipja, sado arkaike, nuk ka humbur mes kėtyre mureve.

“Tė parėt tanė nuk kanė ditur si tė flasin serbisht. Tė kishim shkollėn do tė ishim edhe ne kėshtu, por ne s’kemi shkollė shqip, vetėm serbisht”, thotė Sali Bajri.

Latif Huka, njė tjetėr banor “boshnjak” i Novi Pazarit, thotė: “Zor ėshtė me ruajtur gjuhėn, se nuk e kemi shkollėn. Nuk na lejnė ata neve. Zor, zor. Kush martohet me boshnjake e nuk di gruaja gjuhėn, fėmija nuk mund me e ditė”.

Nė familje tė tilla tė lidhura fort pas traditės, gjuha ėshtė kaluar brez pas brezi, deri tek mė tė vegjlit.

Jo gjithkund ėshtė njėsoj. Tek tė rinjtė, siē tregojnė tė moshuarit, gjėrat kanė nisur tė zbehen.

“Sa pėr mua, sa pėr vllazėn, ne jemi shqiptarė”, thotė Abaz Huka.

Njė tjetėr banor i kėtij fshati, Arif Mujezinoviē, shprehet: “Kėtu shqipen. Kur mblidhemi ne pleqtė qė jemi disa, flasim shqip, se kėto tė rinjtė kurrkush. Nuk e dinė se kanė shkuar nė shkollė serbēe”.

Tė jesh shqiptar kėtu nuk ėshtė e thjeshtė. Kėtu shqiptarėt janė komuniteti qė gėzon mė pak tė drejta, mė pak mundėsi. Pėr mė tepėr, kėto tė drejta nuk mund t’i kėrkojnė ose mė mirė nuk kanė ku t’i kėrkojnė.

Ne Boroshtice, njė fshat tjetėr jo larg, banorėt tregojnė jo pa drojė mbi presionin shtetėror qė bėhet.

“Qe tash, edhe shqiptari s’guxon as me hy kėtu. Duhet me u lajmėru menjėherė kur hyn kėtu. Pse? Ēka don? Ēfarė pune ke? Ēfarė ke?”, tregon njė banor.

Ketu gjen mjaft mbiemra tė njohur, si Shkreli, Dukagjini etj. Njė pjesė janė detyruar t’i ndryshojnė, duke u shtuar prapashtesa sllave, si e vetmja mėnyrė pėr tė mos patur probleme me autoritetet.

“E si mundet me qenė mirė kur ta merr dikush gjuhėn e s’tė len me fol shqip. Baba dhe nana mė kane vdek , e dua Shqipėrinė barabar me nėnėn dhe me babėn”, thotė njė shqiptar i Sanxhakut.

Nė fshatra tjera situata ėshtė mė e vėshtirė, sepse asimilimi ka qene thuajse tėrėsor. Nė Arapoviē na presin mbi 20 burra tė fshatit, tė gjithė shqiptarė, por askush nuk mundet tė flas shqip. Ndaj thėrrasin njė tjetėr mė tė moshuar.

“Nuk kemi shkollė shqip. Po martohen me boshnjake e qashtu, fėmijėt pas nonave po e humbim gjuhėn”, thotė i moshuari.

Ne kėto zona, shqiptarėt janė detyruar tė deklarohen boshnjakė, siē e pranojnė edhe banorėt e njė tjetėr fshati, Bashicės.

“Tash na thonė bosanec. Tash jemi shkru boshnjak”, thonė nė Bashicė.

Edhe pse shumė kujtojnė mbrojtjen qė patriotėt Haqif Blyta e Shaban Polluzha bėnė nga ēetnikėt nė qytetin e Pazarit tė Ri, andej nga viti 1941 shqiptaret janė asimiluar nė masė.

“E kemi humbur gjuhėn. S’kemi patur asnjė mundėsi”, shprehet me keqardhje njė banor i zonės.

Edhe myftiu i Komunitetit Mysliman nė Serbi, i njohur si njė mbėshtetės i fortė fortė i tė drejtave tė boshnjakeve, pohon se ka rrėnjė shqiptare.

“Fakt ėshtė se edhe nėna ime vjen nga Shkreli, ka prejardhje nga veriu i Shqipėrisė, sikur edhe fisi i babės qė ėshtė diku nga Gucia. Nuk e shmang e nuk e pėrjashtoj dot qė tė kem prejardhje shqiptare. Boshnjakėt nuk kanė dashur tė asimilojnė askėnd dhe nėse kjo ka ndodhur, ėshtė bėrė prej presionit tė tjetėrkujt”, thotė Muamer Zukurliē, kryemyftiu i Komunitetit Mysliman.

Ka shumė tė tjerė nė qytet, qė druhen tė pohojnė apo e kanė humbur identitetin e tyre. Kėshtu ka ndodhur edhe nė shumė fshatra tjerė tė Sanxhakut ku jetojnė sot shqiptarėt.

Dhjetėra shqiponja fluturojnė mbi kėto fshatra. Shqiponja kufitare i quajnė banorėt e zonės, sepse dikur kėtu ka qene kufiri.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=36922
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.