Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.11.2009, 15:29   1

Shkrim i cituar Verior: Ēėshtja e kufijve


Citim:
Flet kreu i policisė kufitare tė Kosovės, Behar Selimi

"Po, po rrezikonim tė humbnim mijėra hektarė tokė me Maqedoninė, por mė nė fund ia dolėm, tani kemi betejėn e radhės, me Malin e Zi". - Ėshtė gjeneral Behar Selimi, kreu i policisė kufitare tė Kosovės, i cili rrėfen nė njė intervistė pėr "Shqip" pėrpjekjen e radhės sė shtetit tė Kosovės pėr tė ruajtur tėrėsinė e tij territoriale dhe pėr tė mos lėshuar as edhe njė centimetėr, megjithėse provokimet kanė qenė tė shumta...


Zoti Selimi, pas pavarėsisė dhe njohjes ndėrkombėtare, pėrcaktimi i kufijve tė shtetit tė Kosovės ėshtė sfida mė e rėndėsishme pėr momentin. Deri tani ėshtė mbyllur ēėshtja me Maqedoninė, e cila ka hapur debate sikur Kosova ka lėnė mjaft territor jashtė saj. E vėrtetė ėshtė?

Nė Kosovė kemi sfidė pėrcaktimin e vijės sė kufirit. Vėshtirėsitė janė tė karakterit teknik, gjeografik, politik, por edhe demografik. Pas hyrjes nė fuqi tė planit Ahtisari, Kosovės iu pėrcaktua qė si kufij tė shtetit tė ketė atė vijė qė pa pasur kur ishte Krahinė Autonome nė kuadrin e ish-Federatės Jugosllave. Qė do tė thotė, kufijtė deri nė fund tė vitit 1988. Kjo sigurisht pėr tė mos pėrfshirė ndryshimet qė Beogradi ka bėrė pas kėsaj date.

Pra, si rrjedhim, nisi shėnimi i vijės kufitare me pėrjashtim tė vijės sė kufirit me Republikėn e Maqedonisė, e cila duhej tė bėhej nė bazėn e marrėveshjes sė vitit 2001, qė ka e ndryshuar atė vijė administrative dhe nga ndryshimet mbetėn mijėra hektarė tė Kosovės nė Maqedoni.

U krijuan komisionet ndėrshtetėrore pėr tė shėnuar vijėn kufitare dhe pas njė procesi relativisht tė shkurtėr (kėto procese tė demarkacionit zgjasin me vite e vite. Nė ish-Jugosllavi ka ende shtete qė s‘kanė pėrcaktuar kufijtė, por dhe nė vende tė tjera), u hartua drafti final.

Vija e kufirit me Maqedoninė ishte vijė ndarėse nė kuptimin klasik, ishte vijė qė shqetėsonte banorėt, pasi dhjetėra mijėra hektarė mbeten nė territorin e Maqedonisė, por edhe copėtoheshin shumė prona private. Pėr mė tepėr, ishte edhe vijė e panatyrshme e kufijve tė ashtuquajtur "kufij natyral" qė merren parasysh kur caktohet kufiri.

Komisioni ishte i pėrbashkėt dhe me ndihmėn e Zyrės Civile Ndėrkombėtare u lehtėsua negociata, megjithėse nuk lejoheshin bisedime, pasi komisioni pėr demarkacion kishte detyrė vetėm shėnimin fizik tė kufirit.

Pas negociatave arritėm qė nė gjithė vijėn e kufirit me Maqedoninė, qė shkon rreth 170 kilometra, t‘ua pėrshtatim nevojave tė banorėve, interesave tė sigurisė sė dy shteteve dhe tė respektojmė vizionet e vendeve tona pėr integrim.

Nga njė numėr shumė shifror hektarėsh qė rrezikoheshin tė mbesnin jashtė Kosovės, tani ka njė numėr tė vogėl qė shkon deri nė 98 hektarė.

Situata mė e vėshtirė ishte nė fshatin Debėllde, ku banorėt nuk e kanė shfrytėzuar tokėn dhe atje ka qenė e diskutueshme pėr shkak tė marrėveshjes sė 2001-shit.

Para njė muaji arritėm qė ato ndryshime, tė cilat u diktuan nga banorėt, dhe vija e natyrshme e kufirit, tė futen nė njė marrėveshje tė re qė ėshtė marrėveshja e re mes dy qeverive. Dhe kėtė marrėveshje e pėrcaktoi Republika e Kosovės dhe ajo e Maqedonisė, pa u ndikuar nga Republika e dikurshme e Serbisė.

Banorėt mund t‘i shfrytėzojnė pronat e tyre qė kanė ngelur nė Maqedoni, rreth 21 hektarė.
Pėrveē kėsaj, banorėt fituan edhe tė drejtėn e kompensimit tė fitimit tė humbur qė mund tė merrnin nga shfrytėzimi i tokės pėr tetė vite.

Tani ka ngelur faza e fundit e procesit, qė ėshtė delineimi, pra dokumentimi i vijės ndėrkombėtare me fotografi, harta etj., pėr t‘u arkivuar dhe regjistruar. Ka pasur zėra se do ta linim jashtė Kodrėn e Furrės, qė ėshtė pikė strategjike me lartėsi 1492 metra.

Ėshtė madhėshtore dhe nė tė kaluarėn atje ėshtė realizuar mbrojtje e mirė dhe ėshtė njė pozicion i favorshėm sulmues. Por kjo doktrinė gjeopolitike e ka humbur kuptimin e vet. Lartėsitė qė Kosova i synon, e nga tė cilat e ndien veten tė sigurt kombi shqiptar, janė lartėsitė e NATO-s dhe BE-sė, qė janė garancitė tona. Por Kodra e Furrės nuk ka mbetur nė Maqedoni, aty ėshtė njė piramidė ku ndodhen istikamet e dikurshme tė ushtrisė maqedonase. Kjo majė do ta na shėrbejė pėr turizėm, pėr banorėt, por edhe pėr teknologjinė informative nacionale.


Pas Maqedonisė pritet qė tė hartohet marrėveshja dhe me fqinjin tjetėr qė e ka njohur Kosovėn si shtet, pra Malin e Zi. Keni hasur probleme dhe si e shikoni kėtė proces?

Me Malin e Zi kemi pasur disa situata jo tė mira tė aspektit tė sigurisė nė vendkalimin kufitar nė perėndim tė Kosovės nga Peja nė drejtim tė Rrozhajės.

Aty janė vendosur disa tabela ku urohet hyrja nė Republikėn e Malit tė Zi. Banorėt e Kosovės tė brezit kufitar kanė reaguar me protesta dhe nė njė mėnyrė apo tjetėr kanė cenuar stabilitetin e menaxhimit tė pikės kufitare atje.

Megjithatė, shumė shpejt kemi pasur kontakt nė nivelin profesional dhe policor me kolegėt tanė tė Malit tė Zi, me tė cilėt kemi bashkėpunim tė rregullt dhe i kemi paralajmėruar se ai ka qenė akt i njėanshėm.

Edhe pse ato tabela nuk janė shenjė e vijės sė kufirit, janė njė akt i njėanshėm qė nuk ėshtė i shėndetshėm pėr marrėdhėniet tona nė tė ardhmen.

Situata ėshtė qetėsuar, ato tabela nga persona qė nuk i dimė akoma janė dėmtuar dhe autoritetet malazeze nuk i kanė vendosur tė rejat.


Si do tė ndodhė tani e tutje, padyshim qė do tė formohet komisioni ndėrshtetėror qė do marrė pėr bazė vijėn e dikurshme.

Krerėt e policisė sė Malit tė Zi kanė reaguar se shenjat qė ata kanė vendosur janė nė territorin e tyre, por unė reagova dhe thashė se ato shenja nuk janė nė territorin e tyre, por kjo nuk ėshtė kompetencė e tyre.

Nevojitej njohja diplomatike qė i paraprin marrėveshjes. Ky do tė jetė proces i gjatė dhe i vėshtirė. Banorėt e Malėsisė sė Rugovės mbrojnė argumentin qė pėr njė kohė shumė tė gjatė, me shekuj (por faktikisht nuk ka njė dokumentacion tė pėrpiktė pėr kėtė) shfrytėzojnė toka nė bjeshkė, por ėshtė problem dokumentacioni si tė dėshmojmė pronėsinė.


Pavarėsisht se mund tė duket pak si jo e natyrshme, por doja t‘ju pyesja nė lidhje me demaskimin dhe pėrcaktimin e kufirit me Shqipėrinė. A ka pasur probleme?

Kjo ėshtė njė nga pyetjet mė tė sikletshme, por edhe nga pėrgjigjet mė tė sikletshme, sepse po flasim pėr pėrcaktimin e njė vije qė i ka ndarė shqiptarėt. Tani kjo vijė do tė duhej tė shikohet ndryshe. Nė popull thuhet se ndarja e vėllezėrve vjen edhe si pasojė e zhvillimit e mirėqenies.

Me Shqipėrinė nė aspektin teknik nuk do tė kemi asnjė problem. Arsyeja ėshtė fare e thjeshtė, kufiri ėshtė demarkuar, vetėm duhen marrėveshjet qė kanė qenė dikur me ish-Jugosllavinė.

Por unė nuk mendoj tė bėjmė shpenzime pėr gurė apo piramida, pėr shumė arsye dhe njė nga kėto ėshtė ajo qė nė njė tė ardhme tė afėrt disavjeēare do tė futemi nė BE, qė nuk i ēmon piramidat. Ajo ēka mund tė bėhej ėshtė mirėmbajtja e vijės sė kufirit.

E dyta, ėshtė krejtėsisht e panevojshme qė me Republikėn e Shqipėrisė tė kemi polici kufitare qė siguron kufirin, pasi vija duhet tė ruhet bashkėrisht dhe kėsaj herė nga kriminelėt dhe jo nga shqiptarėt.

Nė muajt nė vijim do tė merret nė ruajtje tė pėrbashkėt vija jonė e kufirit prej 120 kilometrash, pa pasur nevojė qė tė na ruajė KFOR-i qė ėshtė fuqi ushtarake.

Ėshtė e pakuptimtė qė qytetarėt tanė tė ndalohen dy herė nga dy polici. Duhet tė kemi njė pikė tė pėrbashkėt, qė t‘u lehtėsojmė punėn. Kemi rastin e fundit, ku banorit tė fshatit Borje, pėr tė marrė njė injeksion i duhej tė udhėtonte 3 orė pėr tė shkuar nė Kukės, ndėrsa tani qė kemi hapur pikėn e re, ai pėr 20 minuta shkon nė Komunėn e Sharrit.

Kėtė duhet ta bėjmė gjithandej. Pse qytetari tė hapė bagazhin dy herė, kur mė mirė mund tė kemi njė doganė dhe pika tė pėrbashkėta. Kufiri do tė duhet mė shumė pėr luftėn ndaj krimit.


Meqė dolėm te krimi, a janė Kosova dhe Shqipėria burime trafiku dhe tė mafies ballkanike?

Bazuar nė tė gjitha studimet mbi lėvizjet e krimit nė rajon, mbi nivelet e krimit nė shtete tė veēanta dhe duke bėrė krahasimin, situata nuk ėshtė aq e zezė sa thuhet. Ėshtė e vėrtetė se Kosova ėshtė shtet i ri dhe ende nuk i ka kapacitetet 100% tė sigurimit tė plotė tė kufijve tė vet, qofshin njerėzore apo teknologjike.

Kufiri nuk ruhet si dikur, krimi ka avancuar shumė nė performancėn e tij. Duke shfrytėzuar kėtė situatė, Kosova ėshtė njė vend transit i substancave narkotike qė vjen nga Lindja e Mesme, Lindja e Largėt, apo edhe pėr migrimin ilegal. Kjo shfrytėzohet duke qenė se kriminelėt gjejnė si mundėsi tė mirė moskontrollin e rreptė tė Kosovės.

Kjo situatė ka mbetur, pasi UNMIK-u e la Kosovėn pa kapacitete tė mjaftueshme. Ai e bėri kėtė sepse nuk e kishte mandatin pėr tė krijuar shtetin e pavarur tė Kosovės, prandaj nuk investoi nė ruajtjen e kufijve tė shtetit. UNMIK-u investoi nė ruajtjen e kufirit me Maqedoninė dhe Shqipėrinė, por jo me Malin e Zi dhe Serbinė.

Sot, nė veri tė Kosovės, vija e gjelbėr prej 362 kilometrash nuk ėshtė e sigurt me forca policore. Ka KFOR, por ai ruan tėrėsinė territoriale qė tė mos sulmohet nga jashtė, e nuk ka trajnimin apo mandatin pėr tė luftuar kontrabandėn dhe krimin e organizuar.


A ka mė njerėz kontingjentė apo tė kėrkuar nga Shqipėria qė fshihen nė Kosovė?

Mund tė ketė raste, por ai qė ka bėrė krim nė Kosovė ėshtė kriminel dhe mund tė fshihet nė Tiranė por e ndjekim kudo tė futet ai. Mund tė ndodhė si dukuri, pasi vija kufitare ėshtė e pamundur tė ruhet nė ēdo centimetėr. Asnjė shtet nuk e kontrollon ēdo gėrxh tė hapėsirės sė tij.

Njerėzit e kėrkuar arrijnė tė gjejnė strehim edhe sepse ka njė mentalitet ku ende i hapet dera tė ndjekurit nga pushteti. Ky ėshtė fenomen ekzistues ende te mjaft njerėz qė kanė mentalitetin e kohės sė pushtimit nga pushteti serb.


Kalojmė te pjesa mė delikate e sigurisė sė Kosovės, qė ėshtė veriu. Kemi tri pika me Serbinė, dy nė Leposaviē e Zubin Potok dhe njėrėn nė Merdare, qė kontrollohet plotėsisht nga Kosova. Duke bėrė njė krahasim, si ėshtė ndryshimi?

Janė situata tė kundėrta. Nė Merdare ėshtė pikė kufitare 100% ndėrshtetėrore, ku zbatohen tė gjitha procedurat. Zbatohet ligji pėr menaxhimin dhe kontrollin e integruar tė kufijve tė Kosovės. Zbatohet 100% ligji pėr tė huajt etj.

Ndėrsa nė Jarinja dhe Bernjakė nė veri, tė cilat kanė policė tė Kosovės tė nacionalitetit serb, qė nuk i pėrgjigjen zinxhirit komandues tė SHPK, por qė u nėnshtrohen urdhrave tė policisė sė EULEX, pushteti ekzekutiv ėshtė nėn policinė ndėrkombėtare.

Atje situata ėshtė ndryshe, se akoma njerėzit qė futen nė Kosovė nuk konsiderohen si vendkalim ndėrshtetėror, por mė shumė vendkalim administrativ. Me njė fjalė, mund tė futesh pa pasaportė, pa letėrnjoftim nganjėherė, mallrat nuk doganohen, por vetėm fizikisht ka njė pengesė pėr tė kaluar.


Me ardhjen e EULEX-it, ndryshe nga UNMIK-u, kanė ndryshuar gjėrat, po bėhen hapa tė kujdesshėm duke na informuar gjithmonė neve, gjė qė pėrbėn risi, pasi UNMIK-u s‘na ka informuar asnjėherė.

Duke u konsultuar pėr masat teknike e administrative, duke u pėrkujtuar serbėve qė tė zbatojnė rregullat, arriti tė bėjė regjistrimin e mallrave, nuk bėhet ende zhdoganimi. Dhe me kėtė fakt, sipas statistikave, kontrabanda u reduktua me 50%.

Me njė fjalė, buxheti i shtetit ėshtė forcuar, pasi fut mė shumė tė ardhura. Shumė shpejt policia kufitare atje do tė jetė multietnike, pra do tė dėrgojmė dhe njė grup tė pėrkatėsisė shqiptare. Ky do tė jetė ndryshim cilėsor. Nė vijėn e gjelbėr jemi mė keq.


Kėto ditė nė Bujanovc u pėrurua baza mė e madhe ushtarake serbe, e cila u propagandua shumė nga Beogradi, veprim qė i shqetėsoi shumė banorėt e zonės. Ju si e shikoni kėtė akt tė qeverisė serbe?

Nė fakt, nėse ka njė kėrcėnim, ai konsiderohet dhe kėrcėnim ndaj NATO-s, por aleanca nuk e ka konsideruar pėr tė tillė dhe ne nuk kemi arsye tė shqetėsohemi. Atė bazė e konsideroj mė tepėr si projekt komercial, njė ofertė qė ata po i bėjnė NATO-s, qė nė tė ardhmen ta shfrytėzojė kėtė bazė. Pra ėshtė mė shumė njė "business case".

Ushtria e Kosovės ėshtė aktualisht KFOR-i, pra NATO, qė ka marrė pėrsipėr krijimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Shqiptarėt e tė dyja anėve tė kufirit janė shqetėsuar. Banorėt qė jetojnė nė atė brez kufitar, kanė pasur shqetėsime dhe mė herėt. Ata mendojnė se vija aktuale e imagjinuar ka hasur patrulla tė xhandarmėrisė serbe. Banorėt mendojnė se po lėvizin nė territorin tonė.

Ne nuk kemi mandatin pėr tė ofruar siguri nė vijėn e gjelbėr, por jemi nė kontakte me KFOR-in, i cili na ka heq dilemėn se janė nė territorin tonė. Kjo sepse KFOR ka tabelat e tyre, qė nuk janė shkelur.

Por ato shenja janė vėnė pėr tė paralajmėruar ushtrinė serbe, qė tė mos futen nė afėrsinė 5 km nga tabela, qė nuk janė vėnė nė kufirin qė ende s‘ėshtė pėrcaktuar, nuk ėshtė shėnuar fizikisht.

Pėr sa kohė s‘ėshtė bėrė demarkacioni, besoj do tė kemi probleme. Pėr t‘ua hequr frikėn banorėve qė kanė arsye, ngaqė jeton ende frika e sė shkuarės, apo edhe pėr faktin se nė pjesėn tjetėr tė kufirit qė banojnė shqiptarėt herė pas here bėhet represion nga Beogradi, kemi kėrkuar shtimin e patrullave tė KFOR-it dhe ne jemi nė fshat, jo nė kufi.

Ka pasur raste kur pas operacioneve tė policisė serbe ka pasur mjaft shpėrngulje tė shqiptarėve nga Presheva nė fshatrat kufitare.


http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76534
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 22:11   2
Citim:
Siguria e kufijve tė Kosovės

Pėrfaqėsues nga Ministria e Punėve tė Brendshme tė Kosovės, thanė se pas arritjes sė marrėveshjes sė demarkacionit me Maqedoninė, me kohė do tė nisin edhe bisedimet me Malin e Zi. Ata theksuan se nuk parashohin ndonjė problem nė kėtė drejtim. Ndėrkaq, pėr autoritetet doganore, sfidė mbetet menaxhimi i doganave nė veri.

Drejtuesit e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk mundėn tė pėrmendin kohėn se kur do tė nisin bisedimet me autoritetet e Malit tė Zi, pėr pėrcaktimin e vijės kufitare me kėtė shtet.

Ministri i Brendshėm, Zenun Pajaziti, tha se me shtetin e Malit tė Zi, kanė bashkėpunim tė mirė dhe, sipas tij, me kohė do tė nisin edhe bisedimet pėr demarkacionin e kufirit.

“Nuk kemi filluar ende diēka zyrtare. Nuk shohim ndonjė telash nė kėtė drejtim. Kemi bashkėpunim tė mirė me tė gjitha vendet e rajonit”.

“Me Malin e Zi ne presim njė proces normal tė fillimit tė bashkėpunimit dhe ngritjes sė marrėdhėnieve nė nivel politik dhe diplomatik. Ky ėshtė njė proces normal, ne jemi nė njė fazė shumė tė hershme tė shtetit dhe nuk bėhen tė gjitha punėt njėherėsh”, tha Pajaziti.

Kėto komente, ministri i bėri pas takimit qė zhvilloi Bordi pėr Menaxhimin e Integruar tė Kufijve, nė Prishtinė.

Para pak kohe, zyrtarė tė lartė tė Mali i Zi patėn deklaruar se bisedimet rreth demarkacionit tė kufirit me Kosovėn, do tė mund tė fillonin kur tė vendoste vetė Prishtina zyrtare.

Autoritetet nga Podgorica patėn thėnė tė kenė bėrė gati dokumentacionin pėr kufirin dhe se kufiri administrativ ndėrmjet Malit tė Zi dhe Kosovės ishte i pėrcaktuar nė bazė tė kadastrės sė vitit 1953.

Ndėrsa, sipas Planit Ahtisari, ēėshtja e kufirit me vendet fqinje, pėrveē me Maqedoninė, parashihet tė zgjidhet duke marrė parasysh “vijat e dikurshme kufitare” nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, mė saktėsisht ashtu siē kanė qenė mė 31 dhjetor 1988.

Ende pa nisur bisedimet pėr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, shoqėria civile nė Kosovė shpreh dyshimet e veta se Kosovės do t’i merren tė paktėn 6 mijė e 600 hektarė tokė.

Njė sfidė tjetėr nė rrafshin e kufijve, pėr institucionet kosovare mbetet edhe funksionimin i duhur i pikave doganore dhe kufitare nė veri tė Kosovės.

Drejtori i pėrgjithshėm i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica, tha se pikat kufitare nė veri, nė krahasim me periudhėn e njė viti mė parė, kanė ndryshuar pėr tė mirė.

“Mund tė them se situata ėshtė shumė mė e mirė sesa para njė viti. Ne, sot, atje kemi njė prezencė fillimisht nga kolegėt tanė qė vijnė nga EULEX-i; njėsitė tona doganore antikontrabandė, nė bashkėpunim edhe me Policinė e Kosovės, qė patrullojnė pėrgjatė tėrė zonės nga veriu”, theksoi Huruglica.

Bordi i Menaxhimit tė Integruar tė Kufijve ėshtė themeluar nė qershor tė kėtij vit, nė pėrbėrje tė pėrfaqėsuesve nga tė gjithė sektorėt qė kanė tė bėjnė me menaxhimin e kufijve./rel/

http://www.ina-online.net/Default.as...f4d95718a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2010, 11:46   3
Citim:
Kėrkohet hapja e pikės kufitare nė Kapi

Kamenicė, 28 maj - Komandanti i trupave amerikane tė Brigadės Shumėkombėshe – Lindje tė KFOR-it, gjeneralbrigadieri Alan Dohrmann, tė premten pasdite, nė takim me kryetarin e Kamenicės, Shaip Surdulli, ka shprehur gatishmėrinė e tij pėr ta trajtuar ēėshtjen e hapjes sė vendkalimit mes Kosovės e Serbisė nė Kapi, pėrmes sė cilės lidhen komunat Kamenicė e Medvegjė.

Dohrmann ka premtuar se ēėshtjen e vendkalimit nė Kapi do ta drejtojė nė nivelet mė tė larta tė KFOR-it, “sepse jemi tė vetėdijshėm qė pėr kėtė ēėshtje vendosin disa subjekte, gjegjėsisht palė”, ka thėnė ai.

Dohrman e ka vlerėsuar tė kėnaqshme situatėn e sigurisė nė rajon, ndėrsa ka inkurajuar kreun e Kamenicės nė pėrmbushjen e objektivave pėr qytetarėt.

Kryetari Surdulli ka thėnė se me gjeneralin amerikan, krahas kėrkesės pėr hapjen e njė pike kalimi nė Kapi, ka biseduar edhe pėr rastin e hyrjes sė xhandarmėrisė serbe nė fshatin Karaēevė, nė lagjen ku edhe ai banon, dhe shtoi se gjenerali e ka njoftuar se ekipet e KFOR-it janė duke punuar rreth kėtij rasti.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,23102
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.