Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.1.2009, 22:29   1

Shkrim i cituar Marrėdhėniet diplomatike Shqipėri/Z1 - Kroaci


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2009, 22:49   2
Citim:
Klinton: Kroacia, rol tė rėndėsishėm nė Ballkan

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka pėrsėritur mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara pėr anėtarėsimin e Kroacisė nė Bashkimin Evropian.

Klinton ka theksuar se Uashingtoni nuk ka ndikim tė drejtpėrdrejtė nė integrimin evropian tė Kroacisė, por theksoi se Zagrebi "ka njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luajtur nė Ballkan".Kėto komente Klinton i bėri pas takimit me homologun kroat, Gordan Jandrokoviē.

http://www.ina-online.net/Default.as...738dd1a37&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.12.2009, 22:37   3
Citim:
Stjepan Mesiq qytetar nderi i Prishtinės

Vendimi i parė i Kuvendi tė ri Komunal tė Prishtinės ėshtė marrė sot, duke votuar unanimisht nė favor tė kėrkesės sė kryetarit Isa Mustafa qė kryearti aktual i Kroacisė, Stjepan Mesiq, tė shpallet qytetar nderi i Prishtinės.

Pritet qė Mesiqi ta vizitojė Kosovėn nė javėn e parė tė janarit 2010.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,7042

Citim:
Kroaci: Shpallen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Kandidati i opozites Social Demokratike Ivo Josipovic mori shumicen votave ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Kroaci dhe do te ndeshet me kandidatin e pavarur Milan Bandic ne balotazhin qe do te mbahet me 10 janar.

Rezultatet zyrtare nga komisioni shteteror elektoral i Kroacise qe u publikuan sot tregojne se zoti Josipovic, profesor i drejtesise dhe i muzikes mori 32,4 perqind te votave. Zoti Bandic, kryetar i bashkise se Zagrebit po ashtu social demokrat mori 14,8 perqind te votave. Kandidati i partise konservative ne pushtet doli i treti me vetem 12 perqind te votave, gje qe pasqyron pakenaqesine e votuesve me problemet ekonomike dhe nivelin e larte te korrupsionit.

Zoti Josipovic dhe zoti Bandic kane premtuar se do te mbeshtesin kandidaturen e Kroacise per anetaresim ne Bashkimin Evropian, nje proces i cili shpresohet te perfundoj ne vitin 2012.

http://www.kohajone.com/html/artikull_49960.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.12.2009, 22:36   4
Citim:
Mesiē: Njohja e Kosovės ishte e rėndėsishme

Ambasadori i Republikės sė Kosovės nė Kroaci, Valdet Sadiku, i dorėzoi, Letrat Kredenciale Presidentit tė Kroacisė Stjepan Mesiq.

Ai e siguroi Presidentin Mesiq pėr vullnetin dhe qėllimin e popullit dhe Qeverisė sė Kosovės qė marrėdhėniet bilaterale dhe komunikimet nė fushėn ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve tė forcohen edhe mė shumė.

Ndėrsa Mesiē tha se njohja e pavarėsisė sė Kosovės ishte e rėndėsishme dhe se raportet ndėrmjet dy vendeve ishin tė afėrta.

Agjencia kroate e lajmeve HINA, citon presidentin kroat tė ketė thėnė se sė shpejti do ta vizitojė Kosovėn, ndėrsa qėllimi i vizitės sė tij ėshtė forcimi i raporteve bilaterale dhe forcimi i stabilitetit nė rajon.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=34971

Citim:
Ambasadori i Kosovės i dorėzoi Letrat Kredenciale Presidentit tė Kroacisė

Prishtinė, 30 dhjetor - Ambasadori i Republikės sė Kosovės nė Republikėn e Kroacisė, Valdet Sadiku, i dorėzoi dje, mė 29 dhjetor, Letrat Kredenciale Presidentit tė Kroacisė Stjepan Mesiq.

Ambasadori Sadiku i pėrcolli Presidentit Mesiq pėrshėndetjet e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministrit Hashim Thaēi, mirėnjohjen e institucioneve dhe popullit tė Kosovės pėr mbėshtetjen qė Republika e Kroacisė i ka dhėnė Kosovės nė vazhdimėsi gjatė pėrpjekjeve dhe sakrificave tė popullit tė Kosovės pėr krijimin e shtetit tė pavarur.

Ambasadori Sadiku siguroi Presidentin Mesiq pėr vullnetin dhe qėllimin e popullit dhe Qeverisė sė Kosovės qė marrėdhėniet bilaterale dhe komunikimet nė fushėn ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve tė forcohen edhe mė shumė.

Nga ana e tij, Presidenti Mesiq ritheksoi pėrkushtimin e Kroacisė pėr ta ndihmuar Kosovėn.

Ai gjithashtu ka shprehur bindjen e tij se pėrkundėr faktit qė mandati i tij do tė pėrfundojė sė shpejti, "kryetari i ardhshėm i Kroacisė nuk do ta ndryshojė politikėn e ndėrtimit tė marrėdhėnieve tė mira me Kosovėn dhe forcimin e stabilitetit nė rajon", thuhet nė njė komunikatė tė MPJ tė Kosovės.

http://www.kosova.com/artikulli/58612

Citim:
Beograd: Vizita e Mesiqit nė Kosovė, provokim pėr Serbinė

Ministri i brendshėm i Serbisė, Ivica Daēiq, sot ka vlerėsuar si ekzibicionizėm tė presidentit tė Kroacisė, Stipe Mesiq, atė qė ai tė shpallet qytetar nderi i Prishtinės, duke e cilėsuar kėtė si pėrzierje nė ēėshtjet e brendshme tė Serbisė.

“Ata qė bėjnė gjėra tė kėtilla, e provokojnė Serbinė dhe nuk dėshirojnė marrėdhėnie tė mira me Serbinė”, tha Ivica Daēiq nė konferencėn e sotme pėr shtyp nė Beograd.

Mėtutje ai theksoi se “kjo ėshtė pėrzierje nė ēėshtjet e brendshme tė Serbisė dhe lėvizjet e kėtilla nuk mund tė kontribuojnė nė vendosjen e raporteve korrekte dhe kapėrcimin e problemeve nga e kaluara”, tha Ivica Daēiq.

Presidenti i Kroacisė nė largim, Stipe Mesiq, mė 8 janar e viziton Kosovėn dhe me kėtė rast do t’i dorėzohet edhe mirėnjohja Qytetar Nderi i Prishtinės.

http://www.ina-online.net/Default.as...a2ea30375&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.12.2009, 22:51   5
Citim:
Serbia padit Kroacinė nė GJND

Hagė, 31 dhjetor – Qeveria serbe vendosi tė paraqes padinė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, si pėrgjigje pėr padinė dhe kundėrpadi kundėr Kroacisė pėr gjenocid ndaj serbėve gjatė konfliktit 1991-1995.

Serbia vendosi pėr kėtė veprim pasi qė Kroacia mė 2 qershor tė vitin 1999 inicoi procedurėn para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė kundėr Republikės sė atėhershme Federale tė Jugosllavisė, pėr shkak tė shkeljes sė Konventės pėr parandalimin dhe dėnimin e gjenocidit gjatė konflikteve tė armatosura nė territorin e kėsaj republike nga viti 1991 deri nė vitin 1995, thuhet nė njoftimin e lėshuar nga zyra e qeverisė pėr bashkėpunim me mediet.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,7245

Citim:
Serbia akuzon Kroacinė pėr gjenocid, gjatė konfliktit tė viteve '90

Serbia ka bėrė tė njohur se do tė paraqesė njė ankimim kundėr Kroacisė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ku e akuzon atė pėr gjenocid gjatė luftės sė viteve ’90 nė Ballkan.

Nė njė deklaratė me shkrim sot, Beogradi tha se Serbia do tė veprojė, si pėrgjigje ndaj njė aktpadije tė ngjashme nga Kroacia.

Qeveria kroate ngriti aktpadi ndaj Beogradit nė vitin 1999, duke e akuzuar pėr vrasjen dhe zhvendosjen e qytetarėve kroatė pas rėnies sė ish-Jugosllavisė. Zagrebi kėrkon dėmshpėrblim pėr vrasjen e rreth 20 mijė vetėve dhe shkatėrrimin e pronave.

Vitin e kaluar, Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ra dakord ta shqyrtonte ēėshtjen, duke hedhur poshtė pretendimin e Serbisė se nuk gėzon kompetencat pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.

Serbia e akuzon Kroacinė pėr krime kundėr civilėve serbė. Beogradi po ashtu i akuzon autoritetet kroate pėr dėbimin e rreth 200 mijė serbėve nga Kroacia nė pėrfundim tė luftės nė vitin 1995.

http://www.voanews.com/albanian/2009...rss=topstories
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.1.2010, 11:39   6
Citim:
Mesiē: Serbia tentoi serbėt e Kroacisė t`i ēojė nė Kosovė

Serbia ka tė vėshtirė tė dėshmojė se ndaj serbėve ėshtė kryer gjenocid, deklaroi dje nė Vjenė presidenti kroat Stipe Mesiē, duke komentuar vendimin e Qeverisė serbe tė sjellur nė ditėn e fundit tė vitit tė kaluar pėr ngritjen e padisė pėr gjenocid kundėr Kroacisė.

“Serbia ka vendosur pėr kundėrpadi. Dua tė them se asnjė ushtari i yni nuk ka kaluar kufirin serb, asnjė ushtarė i yni nuk ka vrarė ndonjė serb, asnjėherit nuk i ėshtė djegur shtėpia, asnjė qytet nuk ėshtė bombarduar. Do tė jetė e rėndė qė Serbia tė dėshmojė se ndaj serbėve ėshtė ushtruar gjenocid, sepse para se gjithash, Millosheviēi kishte interes qė serbėt nga Kroacia t`i ēojė nė Kosovė, meqė pėr shkak tė kėsaj ai nė Kosovė bėri spastrimin etnik tė shqiptarėve, ai dėshiroi tė pėrzė dy milion shqiptarė nga Kosova, pėr tė populluar atė vend me serb nga Kroacia. Serbėt e Kroacisė nuk kanė dashur tė shkojnė atje, ata janė shtetas tanė dhe ne jemi nė procesin e kthimit tė tyre. Ndėrsa pėr kėtė ėshtė fajtor Sllobodan Millosheviēi dhe regjimi i tij”, ka theksuar presidenti Mesiē.

Reagimi i presidentit kroat ka pasuar pas vendimit tė Qeverisė sė Serbisė, e cila ka vendosur qė tė dorėzojė pranė Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė padi kundėr Kroacisė, pėr kryerje tė gjenocidit ndaj popullatės serbe tė Republika Serpska gjatė vitit 1991-1995. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...4b1548334&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.1.2010, 17:35   7
Citim:
Mesiq mbėshtet Kosovėn, shqiptarėt populli mė i lashtė nė Ballkan

Presidenti i Kroacisė, Stipe Mesiq, po qėndron nė Prishtinė, ku ėshtė pritur me nderime dhe ceremoni tė lartė shtetėrore. Presidenti Fatmir Sejdiu i ndau Mesiqit “Medaljen e Artė tė Pavarėsisė”, nė shenjė kontributi qė Mesiq dhe Kroacia kanė dhėnė pėr lirinė dhe pavarėsimin e Kosovės.

Presidenti Mesiq tha se Kosova dhe Kroacia kanė kultivuar marrėdhėnie tė mira edhe nė kohėn e ish-Federatės Jugosllave. Ndėrkaq, gjatė luftės, ai tha se populli kroat nuk e harron kurrė kontributin e kosovarėve pėr lirinė e kėtij vendi.

Tani, e ardhmja janė integrimet, tha Mesiq, dhe premtoi ndihmėn e Zagrebit pėr realizimin e qėllimeve tė Kosovės.

Po ashtu, Mesiq do tė marrė pjesė edhe nė njė seancė solemne tė Kuvendit tė Kosovės, ndėrkaq mė pas do tė shpallet "Qytetar Nderi i Prishtinės", nė ambientet e kuvendit komunal tė kryeqytetit.

Gjatė pasdites, presidenti Mesiq viziton paqeruajtėsit kroatė nė kuadėr tė KFOR-it, si dhe qytezėn e Janjevės, tė banuar me popullatė kroate. Nė mbrėmje, ai pėrmbyll kėtė vizitė, tė parėn qė njė president i Kroacisė i bėn Kosovės sė pavarur.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=42698

Citim:
Mesiq shpallet ''Qytetar nderi i Prishtinės''

Pėr kontributin e paluhatshėm nė rrugėn e ecjes sė Kosovės drejt shtetndėrtimit dhe pėr deklaratat e tij tė vazhdueshme se Serbia duhet tė kėrkojė falje pėr atė qė bėri nė Kosovė, presidenti i Kroacisė Stipe Mesiq mori titullin "Qytetar nderi i Prishtinės", ēmim ky qė iu nda nga kryetari i komunės sė Prishtinės Isa Mustafa.

Kryetari Isa Mustafa, e dekoroi atė edhe me simbolin "Hyjnesha nė Fron", qė ėshtė dekorata mė e lartė qė ndan kryeqyteti i Kosovės.

"Republika e Kroacisė nė krye tė sė cilės jeni ku ishte ndėr vendet kyēe e cila dėshmoi nė dobi tė Kosovės, nė dobi tė sė vėrtetės, njerėzimit dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes nė Gjykatėn Ndėrkombėtare nė Hagė nė fund tė vitit 2009. Ne vlerėsojmė se synimet e Kosovės dhe tė Kroacisė janė tė pėrbashkėta dhe ato janė paqja, bashkėpunimi reciprok, zhvillimi dhe integrimi sa mė i shpejtė nė Evropė. Duke pas parasysh kontributin e madh qė dhatė pėr Kosovėn, Kuvendi ka vendosur qė t'iu shpallė qytetar nderi tė Prishtinės pėr mbėshtetjen shumėvjeēare tė Kosovės dhe tė drejtės sė saj pėr vetėvendosje dhe pavarėsi", tha Mustafa.

Ndėrsa, Presidenti kroat Stipe Mesiq tha se ndihet i nderuar me kėtė ēmim. Mesiq deklaroi se po hapet njė kapitull i ri nė marrėdheniet Kosovė-Kroaci.

"Mė lejoni qė pėrzemėrsisht tė falėnderoj pėr titullin e dhėnė nė "Qytetar Nderi" i Prishtinės, kryeqytetit mė tė ri tė shtetit mė tė ri tė pavarur nė juglindje tė Evropės dhe nė Evropė nė pėrgjithėsi. Keni treguar nder tė cilin do tė di ta ēmoj. Kėtė dekorim e shoh dhe e vlerėsoj nė kontekstin e vizitės sime zyrtare, e cila ėshtė vizita e parė zyrtare e njė presidenti tė Republikės sė Kroacisė nė Republikėn e Kosovės. Nė tė gjitha fushat, nė marrėdhėniet tona hapim kapitull tė ri atje ku deri mė tani nuk kemi punuar asgjė do tė fillojmė tė punojmė, atje ku ka ekzistuar bashkėpunimi do ta forcojmė nė interes tė dyja palėve", tha me kėte rast Mesiq.

Kreu i shtetit kroat shprehu gatishmėrinė e shtetit tė tij pėr thellimin e bashkėpunimit ndėrmjet Kosovės dhe Kroacisė, edhe pas zgjedhjes sė presidentit tė ri tė Kroacisė.

Ēmimi "Qytetar nderi i Prishtinės si dhe dekorata "Hyjnesha nė Fron" iu jepet personaliteteve tė larta tė cilat kanė dhėnė kontribut tė madh nė proceset nėpėr tė cilat ka kaluar Kosova.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=42755
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.1.2010, 01:40   8
Citim:
Presidenti Sejdiu konfirmon udhėtimin nė Zagreb

Zėdhėnėsi i Presidencės, Xhavit Beqiri, ka thėnė se kreu i vendit Fatmir Sejdiu tashmė ka konfirmuar se do tė marrė pjesė nė inaugurimin e presidentit tė ri kroat mė 18 shkurt.

Nė anėn tjetėr, ashtu siē ėshtė pritur, kryetari serb Boris Tadiē ka deklaruar se nuk do tė marrė pjesė nė ceremoni, pėr shkak tė pjesėmarrjes se presidentit Sejdiu.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=35386

Citim:
Tadiē bojkoton ceremoninė e inaugurimit tė Josipoviēit

Presidenti serb Boris Tadiē do tė bojkotojė ceremoninė e inaugurimit tė Presidentit tė ri tė Kroacisė, Ivo Josipoviē, pėr shkak se nė kėtė ceremoni do tė marrė pjesė Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu.

Presidenca serbe ka bėrė tė ditur se Tadiēi ka marrė vendim tė prerė qė tė mos marrė pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė Josipoviēit, pas njoftimit se nė ceremoninė qė do tė mbahet nė Zagreb mė 18 shkurt do tė marrė pjesė edhe Presidenti i Kosovės.

Tadiē kishte deklaruar se ai do tė merrte pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė Josipoviēit, me kusht qė nė kėtė ceremoni tė mos ftohej Presidenti i Kosovės. Ndėrkohė, Josipoviē ka deklaruar se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme dhe ritheksoi se Kroacia e ka njohur shtetin e Kosovės.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=44586
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2010, 07:11   9
Citim:
Zagreb: Takohen presidentėt e Kosovės, Shqipėrisė, Kroacisė dhe Malit tė Zi

Zagreb, 18 shkurt 2010 - Presidentėt e Shqipėrisė, Kosovės, Kroacisė dhe Malit tė Zi, kanė pasur mbrėmė njė takim informal nė Zagreb, gjatė tė cilit ėshtė zhvilluar njė bisedė e ngrohtė e shumė miqėsore.

Nė kėtė takim, Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu mori urimet mė tė mira nga Presidenti shqiptar Bamir Topi dhe Presidenti kroat nė largim Stjepan Mesiq me rastin e dyvjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės.

Presidentėt Topi dhe Mesiq kanė shprehur bindjen se ky ēast historik ka ndryshuar pėrfundimisht realitetet politike nė rajonin e Ballkanit, duke e ndarė atė pėrfundimisht nga mentalitetet dhe hijet e sė shkuarės sė trazuar, dhe e ka futur rajonin nė njė rrugėtim pa kthim drejt sė ardhmes sė sigurtė euroatlantike.

Gjithashtu Topi dhe Mesiq kanė vėnė nė dukje rolin e klasės politike kosovare, por edhe tė popullit tė Kosovės pėr tė konsideruar dhe bashkėvepruar nė kohė, me maturi dhe me pjekuri nė situata tė rėndėsishme pėr zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqėror tė shtetit mė tė ri nė botė, si dhe vunė nė dukje se diplomacia e vendeve respektive ėshtė e angazhuar nė mbėshtetje tė njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės nga sa mė shumė shtete anembanė rruzullit.

Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu ka shprehur mirėnjohjen e thellė pėr popullin shqiptar dhe pėr atė kroat nė momentet mė tė vėshtira pėr Kosovėn. Biseda nė takimin e katėr presidentėve, qė ndodhen nė Zagreb me rastin e inaugurimit nesėr tė Presidentit tė ri kroat, Ivo Josipoviē, u pėrqendrua nė rritjen e nivelit tė dialogut politik, thellimit tė bashkėpunimit rajonal ekonomik dhe pėrfshirjen e Kosovės nė takime dhe tryeza shumėpalėshe rajonale.

http://www.kosova.com/artikulli/59736
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2010, 08:38   10
Citim:
Sot nė Zagreb u hap ambasada e Kosovės

Zagreb, 19 shkurt 2010 - Ambasada e Republikės sė Kosovės nė Kroaci sot ėshtė hapur zyrtarisht nė qendėr tė Zagrebit me pjesėmarrjen e Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Ministrit tė Jashtėm kroat, Gordan Jandrokoviē.

Ambasadori i Kosovės Valdet Sadiku ka thėnė se Kosova bashkėpunon shkėlqyeshėm me Kroacinė, njofton TV kroat.

"Kroacia ėshtė pėr ne njė vend shumė i rėndėsishėm. Ajo ėshtė njė moedel i mirė qė mund tė ndiqet edhe sa i pėrket integrimit nė NATO, gjė qė ėshtė edhe aspiratė e Kosovės, si dhe nė Bashkimin Evropian, nga i cili Kroacinė e ndan vetėm njė hap", ka thėnė ambasadori i Kosovės.

Marrėdhėniet Kroaci Kosovė u vendosėn nė 30 qershor, 2008, ndėrsa Kroacia ambasadėn e saj e ka hapur mė herėt.

http://www.kosova.com/artikulli/59795
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2011, 20:37   11
Citim:
Kroacia me politikė jokoherente ndaj Kosovės

Presidenti kroat, Ivo Josipovic ka thėnė se “Kosova ėshtė problem qė duhet tė zgjidhet me negociata”.

Sipas tij, Kroacia ka njė politikė jokoherente, meqė nė njėrėn anėn e ka pranuar Kosovėn shtet, ka marrėdhėnie ekonomike e diplomatike me kėtė vend, ndėrsa nė anėn tjetėr synon tė ketė marrėdhėnie sa mė tė mira me Serbinė.

“Mendoj se kjo ėshtė e mundshme dhe se Kosovėn e Serbinė, me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, duhet lėnė qė me bisedime t'i zgjidhin problemet”, thotė ai nė njė intervistė pėr ditoren e Sarajevės, “Oslobodjenje”.

“Problemi i Kosovės nuk ėshtė i lehtė, as nga ana e Serbisė e as nga e Kosovės. Ky ėshtė njė proces qė do tė zgjas. Kryesorja ėshtė qė tė gjithė tė pėrmbahen nga aktivitetet emocionale qė mund tė sjellin deri te konfliktet”./Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=16147
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.8.2011, 19:42   12
Citim:
Kosor: Kroacia ėshtė mikja mė e madhe e Kosovės


Prishtinė, 24 gusht - (e plotėsuar) Kroacia mbėshtet tėrėsinė territoriale tė Kosovės ka deklaruar sot nė Prishtinė, kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.
Ajo po kryeson njė delegacion qeveritar dhe afarist tė shtetit kroat nė vizitėn njė ditėshe nė Kosovė, me ērast janė nėnshkruar edhe marrėveshje bashkėpunimi nė fushat e integrimeve evropiane, infrastrukturės dhe ekonomisė.

Kosor tha se politika e jashtme e Kroacisė tash e tutje do tė jetė nė harmoni me politikėn e jashtme tė Bashkimit Evropian.

Ajo tha se Kroacia mbėshtet deklaratat e kancelares Angela Merkel tė bėra nė Beograd nė mbėshtetje tė tėrėsisė territoriale tė Kosovės.

Dialogu ėshtė rruga mė e mirė pėr zgjidhjen e problemeve, tha Kosor, duke ofruar mbėshtetjen e Zagrebit nė procesin e bisedimeve Kosovė – Serbi.
“Tėrėsia territoriale e Kosovės dhe kultivimi i tė drejtave tė barabarta pėr secilin individ, qytetar apo komunitet janė ēėshtje tė cilat Kroacia i mbėshtet nė vazhdimėsi” tha kryeministrja kroate.

Ajo deklaroi po ashtu se populli kroat dhe ai i Kosovės kanė miqėsi tė vjetėr, por kjo miqėsi ishte ripėrtėrirė edhe gjatė luftės sė fundit kundėr regjimit tė tiranit Slobodan Milosheviē.

“Nė Kroaci mund tė gjeni mikun mė tė mirė nė Evropėn Juglindore dhe nė kėtė ju mund tė llogarisni edhe nė tė ardhmen”, i ėshtė drejtuar kryeministrit tė Kosovės, kryeministrja Kosor.

Kosor u ka bėrė thirrje autoriteteve tė Kosovės qė tė angazhohen pėr pėrmirėsimin e pozitės sė komunitetit kroat nė Kosovė, pėr ēka ajo tha se ka marrė edhe zotimet e qeverisė se do tė ketė lėvizje konkrete.

Ndėrkohė, kryeministri Thaēi ka siguruar zonjėn Kosor se qeveria e Kosovės do tė rris angazhimin pėr bashkėpunim me Kroacinė.

Ndėrkaq nė aspektet e brendshme, ajo edhe njėherė tha se nė Kosovė do tė ketė shtrirje tė autoritetit, pėrfshi edhe pjesėn veriore, kurse i paralajmėroi strukturat paralele se i pret ballafaqimi me ligjin dhe drejtėsinė.

Kryeministrja e Kroacisė, Jadranka Kosor, arrti sot pėr vizitė zyrtare e shtetėrore nė Kosovė. Kryeministren kroate e priti kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi. Udhėheqėses sė lartė nga Kroacia para selisė sė Qeverisės sė Kosovės iu bė njė pritje shtetėrore. Pas ekzekutimit tė himneve tė tė dy vendeve, kryetarėt e qeverive bėnė revistėn e nderit tė Gardės rreshtuar pėr kėtė rast .

Pastaj kryeministri Thaēi ia prezentoi kryeministres Kosor bashkėpunėtorėt e tij.

Kryetarja e Qeverisė sė Kroacisė do tė bėjė edhe njė vizitė nė fshatin Janjevė dhe do tė takohet me qytetarė tė komunitetit kroat si dhe do tė vizitojė ushtarėt kroatė tė KFOR-it.

Bashkė me zonjėn Kosor, nė Kosovė arriti edhe njė grup i biznesmenėve kroatė, tė cilėt do tė marrin pjesė nė forumin ekonomik Kosovė-Kroaci.

http://www.koha.net/?page=1,13,67118

Citim:
Kosova dhe Kroacia nėnshkruajnė marrėveshje pėr transport

Nė praninė e kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės Hashim Thaēi, dhe kreyeminstres sė Kroacisė, Jadranka Kostor, ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujota dhe homologu i tij nga Kroacia Duro Popijaē, nėnshkruan marrėveshjen ndėrkombėtare pėr transportin rrugor tė udhėtarėve dhe mallrave.

Njėherit, kjo ėshtė marrėveshja e parė ndėrkombėtare qė po nėnshkruhet mes dy shteteve, pėrkatėsisht nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Kroacisė, thuhet nė njoftimin e Ministrisė sė Infrastrukturės.

Me kėtė marrėveshje rregullohet transporti rrugor ndėrkombėtar i udhėtarėve, mallrave si dhe transporti transit, nėpėr territorin shtetėror tė palėve kontraktuese, nė kėtė rast Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Kroacisė.

Qėllimi kryesor i kėsaj marrėveshje qėndron nė faktin se pėrmes kėsaj: promovohet bashkėpunimi nė transportin ndėrkombėtar nė suaza tė ekonomisė sė tregut, lėvizjės sė lirė tė njerėzve dhe mallrave, avansohet zhvillimi i tregtisė sė lirė dhe marrėdhėniseve ekonomike ndėrmjet dy shteteve, Shtohet niveli i sigurisė nė komunikacionin rrugor dhe lehtėsohen procedurat administrative dhe eleminohen tė gjitha barrierat qė eventualisht janė paraqitur si pengesa administrative pėr kompanitė transportuese tė tė dyja vendeve.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=51282
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2011, 21:19   13
Citim:
Marrėdhėniet Kosovė-Kroaci e nervozojnė Serbinė

Sekretari shtetėror pėr ēėshtje politike nė Ministrinė e Jashtme tė Kroacisė, Mario Nobilo, i ka shprehur pakėnaqėsi ambasadorit serb nė Zagreb, Stanimir Vukiēeviē, pėr shkak tė deklaratave tė papranueshme dhe fyese tė presidentit Boris Tadiē dhe shefit tė diplomacisė serbe, Vuk Jeremiē.

Siē ka deklaruar tė shtunėn Ministria e Jashtme kroate, Vukiēeviēit i ėshtė thėnė se Kroacia e ka pranuar Kosovėn si shtet tė pavarur, me tė cilėn – si me tė gjitha shtetet E tjera tė Evropės juglindore, pėrfshirė Serbinė – zhvillon raporte miqėsore me parimet e respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial, qė sipas frymės evropiane kontribuojnė nė stabilitetin dhe sigurinė nė rajon. Nė njoftimin tė cilin e transmeton “Beta” thuhet se Kroacia angazhohet pėr mbrojtje tė tė drejtat e njerėzve dhe tė pakicave nė Kosovė dhe pėr fillimin e dialogut mes Prishtinės dhe Beogradit.

Duke komentuar deklaratat e kryeministres kroate, Jadranka Kosor, nė Prishtinė se Kroacia ėshtė miku mė i madh i Kosovės nė rajon, shef i diplomacisė serbe, Vuk Jeremiē, nga Banjalluka ka thėnė se “kush e ka Jadranka Kosoren miken mė tė mirė, armiqtė atij nuk i duhen”.

Ndėrsa, pėr shkak tė vizitės sė saj nė Kosovė, presidenti serb, Boris Tadiē, ka thėnė se “sjellja e saj joevropiane dhe vizita nė Kosovė nuk mund tė kontribuojnė nė pėrparimin e raporteve tė Serbisė me Kroacinė”.

Pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė tij me kryeministren Kosor, Tadiē ka anuluar edhe qėndrimin e planifikuar nė Dubrovnik, me ftesėn e kryetarit tė Kroacisė, Ivo Josipoviē, pėr tė dėgjuar koncertin e Filarmonisė sė Beogradit.

Siē citon “Blic”, gjatė bisedės me Josipoviēin, Tadiē kishte thėnė “nuk mund tė shkoj nė Dubrovnik pas gjithė asaj qė kishte thėnė Kosor”.

http://www.kosova-sot.info/politike/...ozojne-serbine
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2011, 21:42   14
Citim:
Kroacia nuk tėrheq padinė pėr gjenocid kundėr Serbisė

Qeveria e Kroacisė nuk do tė tėrheqė padinė pėr gjenocid, tė cilin ky vend e ka ngritur kundėr Serbisė, ka thėnė kryeministrja kroate Jadranka Kosor.
Ajo komente i bėri tė shtunėn me rastin e hapjes sė Shtėpisė Memoriale kushtuar luftėtarėve kroatė tė Vukovarit.

“Njė vendim i tillė mund tė sillet vetėm me vendimin e qeverisė, ndėrsa Qeveria e Kroacisė njė vendim tė tillė nuk do ta marrė”, ka thėnė Kosor.
Ajo ka pėrsėritur se qeveria si ēėshtje prioritare nė bisedime me fqinjėt ka ēėshtjen e personave tė pagjetur.

Kosor ka paralajmėruar se Kroacia nuk do tė lejojė qė askush tė rishikojė historinė e kėtij vendi dhe se nuk do tė lejojė porosi tė tilla se Kroacia nuk duhet tė kremtojė Ditėn e fitores dhe falėnderimet e atdheut, tė cilat Kroacia i shėnon nė ditėn e aksionit tė “Stuhisė”.

http://rtv21.tv/home/?p=34143
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.11.2011, 21:00   15
Citim:
Kosor: Serbia ka bėrė gjenocid

Qeveria e Kroacisė nuk e ka ndėrmend tė tėrheq akuzėn kundėr Serbisė pėr gjenocid, pranė Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Drejtėsi nė Hagė.

Kjo ėshtė paralajmėruar mbrėmė nga kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.

“Qeveria tė cilėn unė e udhėheq asnjėherė nuk ka biseduar pėr kėtė ēėshtje dhe nuk kemi ndėrmend qė tė tėrheqim aktpadinė e shtetit kroat kundėr Serbisė pėr kryerjen e gjenocidit”, theksoi Kosor.

Nga ana tjetėr, edhe serbėt kanė dorėzuar njė dosje me akuzė kundėr Kroacisė pėr gjenocid, dhe se nė tė shumtėn e rasteve ėshtė kėrkuar marrėveshje me Zagrebin pėr tėrheqjen e kėtyre aktpadive.

Por, kjo nuk ka hasur nė pėrgjigje pozitive nga ana e Kroacisė. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=4&a=8781
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2012, 21:39   16
Citim:
Kroacia vazhdon pėrkrahjen ndaj bizneseve kosovare

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu priti nė njė takim ambasadorinė e Kroacisė nė Kosovė, Zoran Vodopija....

Qėllimi i vizitės ishte avansimi dhe vazhdimi i bashkėpunimit nė zhvillimin e mėtutjeshėm tė ekonomisė sė vendit tonė.

Ambasadori kroat, Vodopija vėri nė dukje se edhe me krijimin e Qeverisė sė re nė Kroaci, raportet e kėtij shteti ndaj Kosovės do tė jenė tė njėjta por, siē theksoi ai, me ide tė reja nė aspetin ekonomik.

Ndėrsa, kryetari i Odės Ekonomike, Safet Gėrxhaliu falenderoi shtetin kroat dhe udhėheqėsin e saj pėr pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e vazhdueshme qė kanė pasur ndaj vendit tonė, gjė qė sipas Gėrxhaliut, Kroacia ėshtė duke luajtur njė rol pozitiv pėr depėrtimin e mallrave kosovare nė tregun evropian. Gjithashtu, nė kėtė takim u pėrmend edhe lehtėsimi i vizave nga Kroacia pėr qytetarėt kosovarė, ku tė gjithė ata persona qė kanė Viza shengen me disa hyrje gjatė gjithė kėtij vit mund tė lėvizin lirshėm nė shtetin kroat.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=55843
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2012, 20:38   17
Citim:
Mesiē "Qytetar Nderi" nė Tetovė

Nėpėrmjet njė konference pėr shtyp, Sahide Ismaili, nga kabineti i kryetarit tė komunės sė Tetovės Prof.Dr. Sadi Bexheti, ka bėrė tė ditur se tė mėrkurėn, nė ora 11:00, nė Pallatin e Kulturės nė Tetovė, do tė mbahet ceremonia e ndarjes sė titullit “Qytetar nderi i Tetovės” presidentit tė Kroacisė 2000-2010, Stjepan Mesiē.

“Qyteti i Tetovės ndodhet para njė ngjarjeje tė madhe. Siē e dini tashmė me iniciativė tė kryetarit tė komunės sė Tetovės, Prof. Dr. Sadi Bexheti dhe me miratimin e kėshillit tė komunės, presidenti i Republikės sė Kroacisė 2000-2010, Stjepan Mesiē ėshtė shpallur Qytetar nderi i Tetovės”, tha Ismaili.

Ajo ka bėrė tė ditur se ky titull i ndahet presidentit Mesiē pėr kontributin e tij nė zgjerimin e hapėsirave tė demokracisė dhe bashkėpunimit nė rajonin e Ballkanit.

“Figura e presidentit Mesiē, ėshtė e gjithanshme dhe pėrfaqėson liderin bashkėpunues dhe vizionar tė rajonit tė Ballkanit”, tha Ismaili.

Ajo ka ftuar gjithė qytetarėt qė tė jenė pjesė e kėsaj ngjarje qė nderon figurėn karizmatike tė presidentit Mesiē.

Pėrpara gazetarėve agjendėn e vizitės tė presidentit Mesiē e ka prezantuar, kryetari i UNIONIT tė shqiptarėve tė Kroacisė, Idriz Sulejmani, i cili ėshtė edhe bashkė-iniciator pėr shpalljen e presidentit Stjepan Mesiē qytetar nderi i Tetovės.

Sipas tij, pėrveē ceremonisė sė ndarjes sė titullit qytetar nderi, presidenti Mesiē do tė vizitojė edhe dy partitė politike shqiptare PDSH dhe BDI, ndėrkohė qė do tė vizitojė edhe dy universitetet nė Tetovė.

Tė mėrkurėn, Mesiē do tė dekorohet gjithashtu me titullin “Anėtar Nderi i Universitetit tė Evropės Juglindore”.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/16488.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.