Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.1.2010, 18:14   1

Shkrim i cituar Z2: Luginė: Pėrjashtim i shqiptarėve nga administrata, Tirana hesht


Citim:
Nė vend tė punėtorėve shqiptarė punėsohen serbėt

Nė gjykatėn e Preshevės tani mė nuk ka as edhe njė pėrkthyes shqiptar. Ndaj, nėse nuk do tė merren parasysh ankesat tona sigurisht se do t’i drejtohemi instancave legjitime ndėrkombėtare qė merren me kėto ēėshtje, thanė deputeti popullor, Riza Halimi dhe kryetari i komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa.

Pikėrisht nė kohėn kur shteti serb po trajtohet si njė shtet demokratik nga ana e Bashkimit Evropian, madje duke ia mundėsuar pėr njė kohė rekorde liberalizimin e vizave, duke lėnė tė kuptohet Serbia ka bėrė njė avancim serioz tė demokracisė, megjithatė e vėrteta ėshtė krejt tjetėr sepse pėrbrenda kufijve tė tij, jeton njė pakicė shqiptare prej mbi 100 mijė banorėsh, tė drejtat e tė cilėve nuk pėrfillen as edhe 1 pėr qind krahasuar me tė drejtat e serbėve nė Kosovė, apo edhe tė pakicave kudo nė botė ia garantojnė tė gjitha konventat ndėrkombėtare.

Kėtė gjė edhe njė herė e ka dėshmuar mjaft mirė data 31 dhjetor e 2009 kur tė gjithė qytetarėt e luginės pritnin pėr tė festuar vitin e ri, shtatė punėtorėt administrative shqiptarė tė gjykatės komunale tė Preshevės janė pushuar nga puna. Ata pėr t’u ankuar dhe pėr tė kėrkuar zgjidhje rreth kėsaj ēėshtje iu janė drejtuar qė sot kryetarit tė komunės Ragmi Mustafa dhe deputetit popullor Riza Halimi ku kanė shprehur shqetėsimet e tyre.

Sipas kryetarit Ragmi Mustafa, kėta punėtorė janė pranuar nė kėto poste nė saje tė programit tė OSBE-sė nė vitin 2006 pėr zbatimin e dy gjuhėsisė. Kryetari Mustafa, thekson se me miratimi e ligjit tė ri ėshtė reaguar por nuk ėshtė marrė parasysh asgjė. Edhe deputetit popullor nė parlamentin serb Riza Halimi thotė se reagimet e tija pėr amandametet dhe pėr mos miratimin e atij nuk janė shqyrtuar fare.

Sipas tij program i viti 2001 ka pas si objekt lidhjen e shqiptarėve nė organet shtetėrore ndėr tė edhe nė organet e jurisprudencės. Ai gjithashtu thekson se nė kėtė drejtim shumė pak ėshtė punuar dhe nuk vjen nė shprehje zvogėlimi i punėtorėve i cili edhe ashtu ėshtė i vogėl.

Ndėrkaq, kryetari i komunės Ragmi Mustafa, thekson se pėr kėtė problem do tė t’i drejtoj njė reagim OSBE-sė, pasi nė po tė njėjtėn ditė janė sjellė tre punėtorė serbė tė tė njėjtit kualifikim, qė do tė punojnė nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje nė vend tė personeli shqiptarė.

Sipas tij Presheva ka qenė gjithmonė njė poligon manipulimi, duke filluar nga policia, pjesėtarėt serbė tė sė cilės janė sjellė edhe nga qytetet tjera nė Preshevė.

Nė anėn tjetėr deputeti Halimi, tha se nėse reagimet shkojnė nė vesh tė shurdhėr, atėherė do tė reagohet nė Gjykatėn e Strasburgut, do tė informohen diplomatėt, por edhe organizatat qė merren me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Punėtorėt e larguar nga puna i pėrmbushin kriteret e parapara pėr tė kryer detyrėn qė kanė kryer.

Nė mesin e punėtorėve tė larguar shqiptarė, janė tre pėrkthyes, tre daktilografė dhe njė mirėmbajtės i rrjetit kompjuterik. Nė njėsinė e Gjykatės Themelorė tė Vranjes nė Preshevė, tani janė tė punėsuar 3 gjykatės dhe 4 administratorė shqiptarė dhe afro 20-tė serbė, ndėrsa komuna e Preshevės ėshtė e banuar me shumicė absolute shqiptare.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=42404
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.1.2010, 01:18   2
Citim:
Halimi: Beogradi zyrtarė po diskriminon shqiptarėt

Riza Halimi, deputet i vetėm shqiptar nė Parlamentin e Serbisė nga Lugina e Preshevės dhe kryetar i Partisė Shqiptare pėr Veprim Demokratik, i deklaroi agjencisė serbe “FoNet” se suprimimi nga Beogradi i gjykatave nė Preshevė dhe Bujanovc shkel dhe kėrcėnon tė drejtėn e shqiptarėve pėr tė pėrdorur gjuhėn amtare nė gjykata, si dhe se centralizimi i sistemit gjyqėsor godet nė radhė tė parė shqiptarėt nė Preshevė.

“Nė kėtė mėnyrė, rrymave radikale u jepet njė argument tjetėr se pėrse nuk duhet tė bashkėpunohet me organet shtetėrore tė Serbisė”, vleresoi z. Halimi, sipas tė cilit, duke suprimuar gjykatat nė Preshevė dhe Bujanovc, banorėt e kėtyre zonave duhet tė udhėtojnė deri nė 120 kilometra pėr nė Vranjė pėr tė marrė edhe shkresėn mė tė zakonshme, gjė qė, veē tė tjerave, do t’u sjellė atyre shpenzime tė mėdha dhe humbje kohe tė panevojshme.

Halimi gjithashtu vuri nė dukje se nė administratėn e Komunės sė Preshevės kohėt e fundit janė pushuar nga puna punonjės qė komunikonin nė gjuhėt shqipe e serbe dhe qė kishin mbaruar shkollė tė lartė, duke u zėvendėsuar me serbė pa shkollė pėrkatėse dhe qė kishin dalė si “mbetje teknologjike” nė Vranje dhe Bujanovc.

Kėta shembuj, vuri nė dukje kryetari i Partisė shqiptare pėr Veprim Demokratik, tregojnė pėr margjinalizimin e popullsisė shqiptare dhe se autoritetet serbe kėrcėnojnė nė mėnyre drastike tė drejtat e saj elementare tė njeriut. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...d25a10239&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 01:14   3
Citim:
Rrezikohet aplikimi i gjuhės shqipe nė gjykata, dhjetra tė punėsuar shqiptarė nė gjyqe suspendohen

Lugina e Preshevės, 24 janar – Dy gjykatat komunale qė vepronin deri mė tani nė Preshevė dhe Bujanoc, janė shėndrruar nė njėsi gjyqėsore tė Gjykatės qėndrore nė Vranjė, tani po thuaj nuk kanė gati kurrėfar kompetencash.

Nndonėse ende ka paqartėsi nė jetėsimin e kėtij ligji, megjithate rreziku qėndron nė detyrimin e qytetarėve qė pėr dokumente shumė tė thjeshta tė udhėtojnė deri nė Vranjė, mbi 60 km nė njė drejtim.

Ndėrkoh qė problem nė vete ėshtė aplikimi i dygjuhėsis e cila edhe deri mė tani shumė pak ishte zbatuar gjė qė me ligjin aktual rrezikohet qė fare tė mos vijė tek pėrdorimi i gjuhės shqipe nė procedurat gjyqėsore.

Shaip Kamberi – Kryetar i Komunės nė Bujanoc e ka quajtur filozofin politike tė Serbisė apsolutiste, centraliste.”Pėr kundėr faktit se Serbia, nė mėnyrė serioze mendohet se ėshtė future nė njė proces integrues europian, ajo ende aprovon ne parlament, ligje tė cilat centralizojnė sfera tė caktuara tė pushtetit. Sistemi i ri gjyqėsor ka koncentruar gjykatat nė nivel tė rretheve dhe nė nivel republican, duke anuluar gjykatat komunale.

Nėpėr komuna nė vend tė gjykatave qė I kemi pas deri mė tash kanė mbetur njėsit e gjykatave themelore qė kanė qendrat nė rrethe, dhe nė kėtė drejtim vėshtiorėsohet realizimi i kėrkesave dhe nevojave tė qytetarėve nė sistemin gjyqėsorė. Kėtė formė tė veprimit tė gjykatave ne me kohė e kemi kundėrshtuar ”-ka deklaruar Kamberi.

Deputeti i vetėm shqiptarė nė Parlamnetin e Serbisė Riza Halimi, ashtu sikurse edhe tė gjithė deputetėt e pakicave, ndonėse nė kohėn e aprovimit tė ligjit pėr gjykatat kishte paraqituar disa amandamente dhe ishte kundėr miratimit tė ligjit, ishte majorizuar.

Halimi, lidhur me kėtė gjendje ka reaguar tek OSBE-sė si dhe tek pėrfaqėsit diplomatike tė shteteve me ndikim nė Serbi. Por pėr tejkalimin e kėsaj gjendje kėrkon nėj aleanc edhe me qytetarėt shqiptarė tė kėtij rajoni.

”Ma merr mendja se pos asaj qė qendra nė Beograd e ka kompetencėn dhe forcėn ma tė madhe, na duhet edhe njė vullnet I popullatės shqiptare qė tė jet kambngulėse qė mos tė pranoj asnjė process gjyqėsor nė gjuhėn serbe por tė insistojnė ta realizojnė tė drejtėn kushtetuese, tė drejtėn qė garantohet me konventa ndėrkombėtare, qė ata gjuhėn amnore tė insistojėn ta pėrdorin nė cdo process gjyqėsorė”, ka thėnė Riza Halimi-Deputet Popullorė nė PRS.

Si pasoj e centalizimit tė sistemit gjyqėsor, nga Gjyqi i Preshevės dhe Bujanocit, janė larguar disa gjykatės si dhe dhjetra pėrkthyes dhe daktolograf shqiptarė, tė cilėt pėr katėr vite me radhė kishin punar nė kėto gjykata, me insistimin e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Europian, si dhe Ambasadės sė Britanis sė Madhe nė Beograd, pėrmes programit DFID, me qėllim tė inkuadrimit tė shqiptarėve nė organet shtetėrore.

Ndėrkoh, mbetet pėr tu vlerėsuar nėse vėrtet Serbia, ėshtė e gatshme pėr integrimin e pakicave e sidomos shqiptarėve nė organet shtetėrore.

http://bujanoci.net/?p=577
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2010, 04:58   4
Citim:
Diskriminim i shqiptarėve edhe nė fushėn e mbrojtjes

Nėkryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Iljaz Halimi tė martėn nė njė konferenc pėr shtyp reagoi ashpėr ndaj koalicionit VMRO-DPMNE – BDI pėr shkak tė diskriminimit te shqiptarėve nė sfera tė ndryshme e veēmas nė sferėn e mbrojtjes.

“Nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe ARM pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė raport me atė maqedonas dita ditės bie. Kjo ėshtė si pasojė e paaftėsisė sė BDI-sė (edhe pse vazhdimisht thiret nė legjitimitetin e popullit), qė tė ndikon nė politikėn kadrovike tė Ministrisė se Mbrojtjes”, theksoi Halimi.

Ai tha se Ministri, zėvendėsministri dhe sekretari shtetėror qė tė tre janė maqedonas, ndrėsa 3 drejtoritė sa ka kjo ministri, udhėghiqen nga kuadro maqedonas.

Sipas Halimit nga 11 kėshilltarė shtetėrorė, asnjė nuk ėshtė shqiptarė. Nėkryetari i PDSH ka pėrmendur edhe raste tjera tė pėrfaqėsimit minimal tė shqiptarėve nė ARM.

Krahas kėtij diskriminimi tė shqiptarėve Halimi tha se nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe ARM, me pėlqimin e BDI-sė kėtyre ditėve Qeveria solli vendim qė nė qytetin e Kėrēovės tė ndėrtohen 500 banesa pėr nevojat e kuadrit ushtarak.

“Prapavija e kėtij skenari ėshtė e qartė. Me vendosjen e 500 ushtarakėve dhe familjeve tė tyre nė Kėrēovė synohet ndryshimi i strukturės sė popullatės nė favor tė etnitetit maqedonas”, theksoi zyrtari i lartė i PDSH-sė duke kėrkuar ndėrprerjen e kėsaj politike tė qeverisjes aktuale. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...abe0b5b75&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2010, 07:46   5
Citim:
30 policė shqiptarė janė pushuar nė Bujanoc

Nga viti 2003 e deri nė fund tė kėsaj jave nė komunėn e Bujanocit tė Luginės sė Preshevės janė pushuar 30 policė shqiptarė.

Autoritetet komunale shqiptare kanė shprehur shqetėsimin pėr largimin sistematik apo vendimet suspenduese pėr policėt shqiptarė, nė kuadėr tė policisė multietnike tė krijuar nė kėtė rajon me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare.

Kryetari i komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi njoftoi pėr INA se ka dėrguar njė letėr nė adresė tė OSBE-sė, misioneve ndėrkombėtare dhe ministrit tė brendshėm serb pėr tė shprehur shqetėsimin pėr kėtė si[ thuhet “fshesė” pėr policėt shqiptarė.

“Pa ndonjė qėllim tė komentimit tė procedurės dhe mėnyrės se si janė larguar, kėta 30 policė, kjo mėnyrė graduale dhe sistematike e zvogėlimit tė numrit tė shqiptarėve nė strukturat e policisė lokale, si dhe mungesa e mekanizmave pėr plotėsimin e vendeve tė tyre tė punės me kadetėt e tjerė, krijon njė brenge tė madhe tek opinioni jonė publik dhe paraqet shkelje tė principeve themelore nga Marrėveshja e vitit 2001 pėr krijimin e policisė multietnike, por edhe normave ligjore vendore tė parimeve tė konventės kornizė mbi mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave sa i pėrket kėsaj ēėshtje, tė cilat kėrkojnė harmonizimin e numrit tė punėsuarve nė polici me strukturėn e popullatės“, ka theksuar Kamberi, i cili ka kėrkuar masa pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tillė dhe plotėsimin e SPB-sė nė Bujanoc me policė tė rinj shqiptar.

Nė SPB tė Bujanocit ku dominon popullsia shqiptare punojnė rreth 97 pjesėtarė shqiptarė tė policisė multietnike, mirėpo policėt serb dominojnė me numrin e tyre.

http://www.ina-online.net/Default.as...fdc9f198e&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.10.2010, 20:14   6
Citim:
Bujanoci sė shpejti me qeverisje lokale multi-etnike

Bujanoc, 18 tetor – Pas dy vitesh bisedimesh, qė nga pėrfundimi i zgjedhjeve tė fundit lokale tė mbajtura nė vitin 2008, mė nė fund mezi ėshtė arritur marrėveshja mes dy bashkėsive etnike (shqiptaro-serbe) qė komuna e Bujanocit tė udhėhiqet me qeverisjen lokale multi-etnike.

Sipas deklaratės sė prefektit tė Bujanocit, Shaip Kamberi, dhėnė mediave tė hėnėn, gjatė kėsaj jave do tė formohet qeverisja lokale multi-etnike.

“Bisedimet pėr qeverisje multi-etnike kanė zgjatur pothuajse qė nga zgjedhje lokale”, ėshtė shprehur Kamberi, duke shtuar se “ato kanė qenė tė gjata dhe tė mundimshme, mirėpo, prapė ia kemi arritur t`i zgjidhim tė gjitha ēėshtjet, kurse marrėveshjen do ta nėnshkruajmė nga mesi i javės”.

Sipas Kamberit, qeverisja multietnike ėshtė njė sukses dhe njė moment i rėndėsishėm pėr bashkėsinė lokale, pėr ardhmėrinė e tė gjithė qytetarėve tė Bujanocit; serbėve, shqiptarėve dhe romėve.

“Participimi i kėshilltarėve serbė nė Kuvend, do tė kontribuojė para sė gjithash nė stabilitetin e qeverisjes lokale nė kėtė komunė dhe se ky akt i kyējes sė tyre nė pushtetin lokal, do tė jetė njė fillim i mbarė nė integrimin e shqiptarėve nė institucionet shtetėrore tė Serbisė”, theksoi Kamberi.

Ndėrkaq, ish-kryetari i komunės sė Bujanocit, Stojanēa Arsiq, i cili njėherėsh kryeson listėn e grupimit qytetar “Stojanēa Arsiq” , duke folur pėr rolin dhe rėndėsinė e kėsaj marrėveshjeje, ka vlerėsuar se kjo marrėveshje nuk ėshtė ideale, mirėpo do tė jetė njė marrėveshje kalimtare.

“Detyra jonė e pėrbashkėt ėshtė qė deri nė zgjedhjet e ardhshme lokale tė krijojmė njė formulė tė njėjtė politike, nė mėnyrė qė tė mos na pėrsėritet e kaluara, qė mos tė na prolongohen marrėveshjet si deri mė tani”, ka thėnė Arsiē.

Me kėtė marrėveshje, pritet qė tė fillojė edhe integrimi i shqiptarėve nė institucionet shtetėrore tė Serbisė, si; pėrfshirja e shqiptarėve nė polici, gjyqėsi, kadastėr, gjeodezi, doganė etj.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,37537
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.