Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.1.2010, 22:04   1

Shkrim i cituar Z2: Luginė: Pėrkujtimi i dėshmorėve tė UĒPMB-sė, 26 janar


Citim:
Akademi pėrkujtimore pėr dėshmorėt e rėnė tė UĒPMB-sė si dhe 10 vjetori i daljes nė skenė

Nė sallėn e shtėpis sė Kulturės nė Bujanoc u mbajt akademi pėrkujtimore pėr dėshmorėt e rėnė tė UĒPMB-sė si dhe 10 vjetori i daljes nė skenė.

Pjesėmarrės tė kėti manifestimi ishin, Kryetari i Komunės tė Bujanocit, Shaip Kamberi; Kryetari i kuvendit Jonuz Musliu; Kryetari i Komunės tė Preshevės Ragmi Mustafa, familjarėt e dėshmorėve, veteran tė luftes e shum qytetarė tė Komunės sė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjes.

Manifestimi u shoqėru, me kėngė, valle, e poezi pėr dėshmorėt dhe Kosovėn Lindore. Po ashtu u lexua edhe Telegrami i dėrguar nga ish komandanti i UĒPMB-sė Shefket Musliu ( Ku mė vonė do ta postojm tė gjithė telegramin nė faqe)

Menjėher pas manifestimit u promovua Libėri ” Yjet e Lirisė” e Autorit Halim Hasani, Kushtuar dėshmorve tė kombit. Autori i libėrit tė promovuar theksoi se nė kėtė libėr ėshtė shfaqur profili i 28 Dėshmorėve tė rėn nė Kosovėn Lindore.

Pjesmarrės nė promovimin e libėrit ishin edhe shum shkrimtar tė njohur nga Republika e Kosovės.

Programi pėrfundoj me vallen e Pavarsis.

Organizator tė kėsaj akademie pėrkujtimore ishte Organizata e veteranve tė Luftės sė UĒPMB-sė.

http://bujanoci.net/?p=581
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 01:13   2
Citim:
10 vjetori i paraqitjes nė skenė tė UĒPMB-sė!
Arbėr Ibrahimi
OVL e UĒPMB-sė

Janari ėshtė njė muaj qė sjell shumė kujtime pėr shqiptarėt, ka data tė rėndėsishme sidomos ajo “Flaka e Janarit” dhe dalja nė skenė e Ushtrisė Clirimtare pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Njė dekadė nga kjo e fundit. Njė sfidė nė ditė pėr ditė, nė dhjet vjetėt e trishtueshme pėr tė pėrkujtuar nė vjet pėr vjet atė ditė, kur dikush haptas, i cjerri maskėn sėrbisė dhe prishi planet e sajė…

26 janari, mundė tė ishte edhe njė ditė e zakonshme pėr ata qė ndicnin kafenet e Bujanocit, Preshevės dhe nė etnikumin shqiptar por jo edhe pėr ata tė cilėt nuk mundė tė duronin qizmėn e armikut nė fytin e lirisė sė Shqiptarėve e sidomos ajo qizme e pėrgjakur me gjakun e vllezėrve tanė nė tokėn Shqiptare, qė njihet tani Kosovė.

Ajo ditė nisi njė etapė tė re pėr tė vazhduar me njė luftė tė pabarabart, nė njerėz dhe makineri, por nė fakt vullneti pėr liri mundė dhe shtrien pėr tokė cdo makineri.

Populli i pėrvuajtur nėpėr dekada tė shumta si kjo qė ne kujtojmė sot, mė 26 janar 2010, qė i shtypur, i palqkitur, i djegur, i pėrzėnė, i vrarė e i masakruar, populli qė mbi gjithcka ngriti vlerėn edhe mė shumė se qė mundė njė popull tjetėr tė bėnte, ai pėrkundėr tė gjitha sakrificave nxorri djemt mė tė mirė dhe mė trima pėr luftė.

Populli dha djem shumė pėr t’iu njgitur maleve tė luftonin ardhacakėt nga karpatet dhe kriminelėt nga Beogradi. Nė mesin e atyre djemėve mė trima kishte edhe aso qė duke mos kursyer plumbin pėr armikun, nuk kursyen as jetėn pėr Lirinė.

Ne sot jemi tubuar pėr tė kujtuar jo vetėm atė datė, por kjo datė ėshtė njė datė pikėnisje pėr datat e tjera qė pasuan mėtej, duke na lėnė qė ne tė pėrkujtojmė, vullnetin e hekurt, guximin e pashembullt, virtytin e shtrenjt dhe rėnjen e djemėve nė altarin e lirisė, ata qė ranė pėr tė mos vdekur kurr.

Si pikėnisje qė u hapi rrugėn proceseve tė zhvillimeve dhe ndryshime politike, ju dha rast mundėsive tė shumta por qė nga nėnshkrimi i Marrveshjes sė Konculit, kėto mundėsi pėr procese nė vazhdim dhe nė zgjidhjen e problemeve tė shumta tė Shqiptarėve e sidomos problemit politik ngeci nė duart e atyre qė si me dashje po ngulfatin dhe po e bėjnė tė trishtueshėm kėtė dhjetvjetor.

Ky dhjetėvjetor, kjo dekadė shenoi ngjarje tė shumta dhe tė dhimshme tė njėpasnjėshme. Kurban tė kėtyre ngjarjeve ishin familjet Shqiptare, populli jonė liridashės, dhe nė korrizin e mė tė mirėve tė popullit, luftėrave ra kjo dogmė dekadė.

Nė dhjetvjetorin e sotėm nė vendė se tė kujtojmė dhe tė ishim aty ku kemi patur mundėsinė, ne sot kujtojmė djemt qė ranė nėpėr burgjet e Sėrbisė me akuza tė cmendura, ne kujtojm djemt qė ranė nė Burjget e UNMIK-ut nė bazė tė akuzave tė cmendurisė Serbosllave e shoviniste, nė bazė tė njė politike tė fėlliqur.

Nė dhjetėvjetorin e sotėm kujtojmė, se si dikur Europa lavire nė vendė se qė tani e njė dekadė tė ketė mė kriminelt mė tė mėdhenjė tė hisorisė sė fundit nėpėr burgje, ajo u heq vizat madje paralajmron se do tė i pėrqafoje nė gjirin e saj po kėta kriminel Sllav si Sėrbinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi. Derisa shkelė pėrgjatė kėsaj dekade pėrher vullnetin dhe dinjitetin e Shqiptarėve.


Mė thuani ju sot, sa e dhimbshme ėshtė kjo kujtesė. Po, pikėrishtė ashtu ėshtė sepse sot si atė ditė dhimbjeje kur u varrosėn vėllezėrit Saqipi kujtojmė dhe kemi dhimbje, po pikėrisht edhe sot ndjehemi krenarė sepse jemi ende kėtu dhe kujtojmė me epitet lavdinė e Shqiptarisė, pikėrishtė si nė atė ditė kur plotė sytė ngazėllim qė pamė djemtė qė sdo lejojnė tokėn tė shkelėn e tė lėrojnė makineria e sllavėve.

Ne mbajtėm fjalėn. Ne kuptuam dhe deshėm tė ju japim mundėsinė tė gjithėve qė dėshirojnė tė punojnė pėr tė mirėn e popullit Shqiptar, e mirė qė nuk erdhi dhe nuk po vjen.

Sot, 26 janar 2010, sot njė dekadė, ne ende si nė fillim, me njė luftė mė ndryshe, me njė luftė pėr mbijetesėn dhe me njė luftė pėr tė qenė tė zėshėm, sepse ua kemi borgjė atyre qė nuk u shuhet emri, sot tė ngrejmė zėrin, qė tmos shuhet fati i Shqiptarit ne Kosove Lindore.


Sot, u thomė:

Lavdi Betėjės sė UCPMB-sė,
Lavdi Veprės sė luftėtarėve,
Lavdi rėnjes sė Dėshmorėve tė Kombit!


http://bujanoci.net/?p=588
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2011, 21:47   3

Shkrim i cituar Luginė: Kujtohen dėshmorėt nė 11-vjetorin e UĒPMB-sė


Citim:
Luginė: Kujtohen dėshmorėt nė 11-vjetorin e UĒPMB-sė

Nė sallėn e Shtėpisė sė Kulturės nė Bujanoc tė mėrkurėn u mbajt akademi pėrkujtimore pėr dėshmorėt e rėnė tė UĒPMB-sė si dhe u shėnua 11 vjetori i daljes nė skenė tė kėsaj ushtrie.

Siē njofton korrespodenti i agjencisė sė lajmeve INA, ky 11 vjetor u organizua me ndihmėn e Organizatės sė Veteranėve tė Luftės tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare pėr Luginė tė Preshevės dhe Bashkėsisė Lokale tė fshatit Tėrnocė.

Pjesėmarrės tė kėtij manifestimi ishin, pėrfaqėsuesit politik tė Luginės sė Preshevės, familjarėt e dėshmorėve, veteran tė luftės si dhe shumė qytetarė tė kėtij rajoni.

Fillimisht u mbajt njė minutė heshtje pėr nder tė dėshmorėve tė rėnė. Ndėrkohė nė akademi u theksua roli dhe rėndėsia e UĒPMB-sė nė parandalimin e dhunės sė Slobodan Milosheviēit tė ushtruar ndaj popullatės sė pambrojtur shqiptare tė kėtij rajoni.

Akademisė sė sotme i kanė paraprirė edhe homazhet nė varrezat e dėshmorėve tė pare tė ish UĒPMB-sė nė Dobrosin, si dhe ato tek Lapidari i ish krye-negociatorit tė shqiptarėve Ridvan Qazimi-Alias Komandant- Lleshi dhe Besim Faiku. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...f2623086f&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2012, 17:37   4
Citim:
Preshevė, inagurohet pllaka pėrkujtimore e dėshmorėve tė kombit

Emri:  Presheva_Plaka_606813970.jpg
Shikimet: 281
Madhėsia:  17,6 KBNė qendėr tė Preshevės do tė kujtohen cdo herė dėshmorėt e UCPMB-sė tė cilėt dhanė jetėn pėr lirinė e kėtyre trojeve. Pasi sot zyrtare para objektit tė komunės u inaugurua pllaka pėrkujtimore e Dėshmorėve tė Kombit tė rėnė gjatė luftės sė lavdishme tė UCPMB-sė. Njėzet e shtatė emrat e dėshmorėve tė cilėt janė stolisur me shkronja tė arta do tė jenė udhėrrėfyes i gjeneratave tė ardhshme.

Shpalosjen e pllakės pėrkujtimore e bėnė Kryetari Ragmi Mustafa, kryetari i Sh. Humanitare Lugina e Preshevės Fazli Musliu, prindi i dėshmorit Ibrahim Fejzullahu dhe dy fėmijėt e dėshmorėve Bardhyl Osmani dhe Mitat Musliut. Me intonimin e himnit kombėtar dhe me njė minutė heshtje u nderua gjaku i dėshmorėve, e pėr gjithė prindėrit e dėshmorėve ishte moment prekės njėherit dhe u ndjenė krenar pėr bijtė e tyre tė cilėt dhanė mė tė shtrenjtėn jetė. Jemi fatlum qė jemi shqiptar dhe jetojmė nė tokat e stėrgjyshėrve tanė dhe krenar qė i kemi dėshmorėt e kombit,andaj do ti kujtojmė cdo herė, kėshtu u shpreh kryetari i Komunės Ragmi Mustafa nė fjalimin e tij para tė pranishmėve. Pėr kryetarin e OVL-sė nė Bujanoc kjo ditė do tė jetė mė e veēanta e nėntorit pasi kjo pllakė pėrkujtimore do ti kujtojė gjithmonė ata tė cilėt dhanė jetėn qė nė tė jetojmė tė lirė.E pėr Pėrfaqėsuesin e kėshillit politik tė UCPMB-sė,nė kėtė vend do tė kujtohen ushtarėt e trojeve arbėrore,kėtu fillon Kosova dhe Shqipėria e ne kemi fat qė jetojmė nė Kosovė Lindore. Edhe kryetari i shoqatės humanitare lugina e Preshevės nė emėr tė mėrgimtarėve u ndinė krenar pėr kėta 27 dėshmor,andaj do tė kujtohen me krenari gjithmonė. Me poezinė e Nurije Osmanit dhe me njė koktej u mbyll ky manifestim i inaugurimit tė pllakės pėrkujtimore tė Dėshmorėve tė Kombit. Ėshtė Nėntori i parė qė qytetarėt do tė festojnė sė bashku festėn e 28 nėntorit me dėshirėn e tė rėnėve pėr lirinė e kėtij vendi.

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/168970.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.11.2012, 21:56   5
Citim:
Daēiq kėrkon heqjen e pėrmendores sė UĒPMB-sė nė Preshevė

Beograd, 21 nėntor 2012 - Kryeministri i Serbisė dhe ministri i Punėve tė Brendshme, Ivica Daēiq iu ka bėrė thirrje shqiptarėve qė tė heqin nga qendra e Preshevės njė pėrmendore qė iu kushtohet tė rėnėve tė UĒPMB-sė.

“Tabela duhet tė hiqet dhe mė mire ėshtė qė ta heqin vetė. Nuk kemi dilemė se Presheva dhe Bujanovci janė pjesė e Serbisė. Le ta thotė edhe bashkėsia ndėrkombėtare kėtė dhe jo nesėr tė thotė ‘ėshtė pėrdorur dhunė e tepruar’”, ka thėnė Daēiq.

UĒPMB, ka qenė formacion ushtarak i pėrbėrė nga shqiptarėt, qė nė fillim tė viteve tė 2000-ta ka hyrė nė konflikt me forcat serbe tė sigurisė, nė pėrpjekje pėr tė siguruar mė shumė tė drejta pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės.

Nė vitin 2002 parlamenti i atėhershėm jugosllav miratoi ligjin pėr amnistinė e pjestarėve tė ish UĒPMB-se prej 1 janarit 1999 deri nė 31 maj 2001.

Marrėveshja pėr ndaljen e konfliktit qe arritur me ndėrmjetėsimin e NATO-s, dhe parashihte amnisti dhe ēarmatim tė luftėtarėve tė UĒPMB-sė.

http://www.kosova.com/artikulli/88182
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2012, 21:23   6
Citim:
Mustafa: Pėrmendorja nė Preshevė s’ėshtė vendosur pėr t’u hequr

Preshevė, 22 nėntor - Kryetari i Preshevės, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se pėrmendorja e ish-ushtarėve tė UĒPMB-sė nuk ėshtė vendosur pėr t’u hequr, ashtu siē ka kėrkuar kryeministri serb, Ivica Daēiq. “Deklaratat e Daēiqit u ngjajnė qėndrimeve tė pararendėsit tė tij, Miloseviēit. Fundja, UĒPMB-ja ėshtė e njohur si ushtri edhe nga faktori ndėrkombėtar dhe pėr tė ka pasur njė marrėveshje pėr pėrfundimin e luftės nė maj tė vitit 2001”, ka thėnė Mustafa.

Nė njė lidhje telefonike pėr News24, kreu i Komunės sė Preshevės Ragmi Mustafa u shpreh se nuk ka pasur njė urdhėr zyrtar pėr heqjen e kėsaj pėrmendoreje tė vendosur edhe me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Ndėrsa i cilėsoi deklaratat e Daēiē antishqiptare, ai paralajmėroi se kryeministri serb mund tė veprojė nė mėnyrė tė njėanshme dhe tė shkaktojė sėrish probleme nė Preshevė.

‘Deklaratat e fundit tė Daēiq janė tė orientuara kundėr shqiptarėve njėlloj sikur nė vitet 1990 ka bėrė pararendėsi e tij. Duke u ballafaquar Daēiq me njė varg problemesh social-ekonomik nė Serbi dhe pėr tė zhvendosur vėmendjen e elektoratit tė tij nga kriza ekonomike qė po kaplon Serbinė do tė krijojė vatra tė reja krize, siē e bėrė me Komunėn e Preshevės. Njė lapidar nė shenjė kujtimi ndaj ushtarėve tė rėnė ėshtė vendosur edhe me rastin e festimeve tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Padyshim qė nė nuk do tė pajtohemi nė asnjė mėnyrė qė lapidari tė largohet nga vendit i vendosuer me mbėshtetjen e plotė tė popullit tė Luginės sė Preshevės, mbėshtetjen e plotė tė shoqatave tė varura nga Lufta e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare, mbėshtetjen e plotė tė institucioneve tė pushtetit lokal, ku kam qenė prezentė dhe unė vetė. Autoritetet serbe, duke qenė edhe Daēiq kryeministėr i Serbisė dhe duke llogaritur se ai mendon se Serbia ėshtė vetėm e tij ai mund tė bėjė edhe veprime qė nuk i shkojnė pėr shtat njė stabiliteti nė rajon dhe Luginėn e Preshevės”,- deklaroi kreu i Komunės, Mustafa.

http://koha.net/?page=1,15,124314
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.11.2012, 21:49   7
Citim:
Komandantėt e UĒPMB: Gati tė marrim armėt pėr mbrojtjen e pėrmendores

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės i kanė ēuar dje porosi Kryeministrit serb, Ivica Daēiē, qė ata nuk do ta heqin pėrmendoren e ushtarėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare pėr Preshevėn, Medvegjėn e Bujanocin.

Kapiten Lulzim Ibishi (komandant “Luli”) duke apeluar pėr tėrheqjen e Daēiē nga deklaratat e tij kėrcėnuese, ka deklaruar dje pėr agjencinė informative kombėtare “Presheva jonė” se ish-luftėtarėt mund t’i marrin prapė armėt nė mbrojtje tė pėrmendores.

“Ne si ish-luftėtarė e ushtarakė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, siē i kemi lėnė pushkėt, uniformėn, shumė lehtė edhe mund t’i marrim ato sėrish, nėse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės”, theksoi ai.

Ndėrsa ish-luftėtari tjetėr Shefket Hasani (komandant “Poeti”) ka pohuar se nė rast se preket pėrmendorja e UĒPMB-sė, Daēiē do tė ballafaqohet me 500 ushtarė tė gatshėm nga perėndimi.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/1...ish-ministrin/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.12.2012, 21:18   8
Citim:
Daēiē: Nuk e takoj Thaēin nėse nuk hiqet pėrmendorja nė Preshevė

Beograd, 29 dhjetor 2012, NOA - Kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiē, ka deklaruar se nuk do tė marrė pjesė nė raundin e ardhshėm tė bisedimeve me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi. Ai ka vėnė si kusht pėr takimin heqjen e pėrmendores sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės, Mevdegjės dhe Bujanocit nė Preshevė.

Kreu i qeverisė sė Kosovės ka vėnė dhe njė afat pėr heqjen e saj. Sipas tij, data e fundit pėr heqjen e saj nga Presheva ėshtė 17 janari.

“Pėrmendoren do ta heqin vetė shqiptarėt. Nėse ata nuk munden ose nuk duan, atėherė do ta largojė qeveria. Nuk do tė shkoj nė Bruksel nėse ajo pėrmendore nuk hiqet”, ka thėnė Daēiē pėr gazetėn beogradase “Blic”.

Sipas tij, pėrmendorja ėshtė provokim, pasi "ka tendenca tė tregohet se autoriteti i Serbisė nuk kontrollon pjesė tė territorit tė saj".

Njė ditė mė parė pėr ketė ēėshtje ka reaguar dhe Presidentit Tomislav Nikolic. Nė njė intervistė pėr medien serbe, ai u shpreh se do tė ishte vet nė krye tė kolonės qė do tė prishte memorialin, nėse do tė kėrkohej njė gjė e tillė.

http://noa.al/news/artikull.php?id=265858
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.1.2013, 21:31   9
Citim:
Dacic: Do ta rrėnojmė deri mė 17 janar

Kryeministri serb, Ivica Dacic ka pėrsėritur sot refrenin e tij se “monumenti i ish-pjesėtarėve tė UĒPMB-sė, nė qendėr do tė Preshevės, do tė rrėnohet deri mė 17 janar, me qejf ose me zor”.

Madje Dacic ka thėnė se “ky nuk ėshtė monumenti i vetėm nė jug tė Serbisė. Nė Preshevė dhe Bujanoc valon flamurit shqiptar. Kjo ėshtė e palogjikshme dhe e paarsyeshme si populli shqiptar duan tė kenė dy shtete nė Ballkan”.

Kryeministri serb Dacic kėto komente i ka bėrė sot para gazetarėve, duke pėrsėritur refrenin tashmė tė njohur kėrcėnues. “Ne e kemi ndėrmend ta heqim atė, o me qejf, o me dhunė. Pra, do tė ishte mirė pėr tė arritur njė marrėveshje mes serbėve dhe shqiptarėve nga Serbia jugore rreth monumentit nė fjalė, nė pėrputhje me ligjin…”, ka thėnė Dacic, transmeton Tanjug, citon “Presheva Jonė”.

Sipas tij “nė jug tė Serbisė nuk jeton pakica kosovare, sepse atje nuk valon flamuri kosovar, por ai shqiptarė. Kjo do tė thotė se shqiptarėt nė Ballkan i duan dy shtete”, ka thėnė Dacic. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=27851
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.1.2013, 21:56   10
Citim:
Berisha: Beogradi po provokon mbarė shqiptarėt

Tiranė, 5 janar 2013, NOA- Kryeministri Sali Berisha ka reaguar zyrtarisht lidhur me tensionet politike nė Luginėn e Preshevės.

Sipas tij kėto tensione po rriten si rezultat i njė kėrcėnimi nga autoritet e Beogradit pėr heqjen e monumentit tė Martirėve tė Lirisė qė ranė nė trojet e tyre etnike nė mbrojtje tė lirisė dhe tė drejtave njerėzore tė shqiptarėve tė Preshevės tė mohuara atyre nga regjimi barbar i Sllobodan Millosheviēit.

“Ky kėrcėnim i autoriteteve serbe ėshtė njė dėshmi tjetėr e albonofobisė sė politikės zyrtare tė Beogradit. Ushtria Ēlirimtare e Luginės sė Preshevės lindi nė kohėn kur qytetarėt shqiptarė tė komunave me shumicė shqiptare nė jugun e Republikės sė Serbisė ishin, sipas raporteve tė OKB-sė dhe institucioneve tė tjera ndėrkombėtare, qytetarėt mė tė shtypur tė Europės e madje ndofta tė botės. Me luftėn dhe sakrificėn e tyre sublime luftėtarėt e lirisė i imponuan regjimit tė Millosheviēit njė marrėveshje me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar, zbatimi i tė cilės ėshtė jetik pėr liritė dhe tė drejtat e qytetarėve shqiptarė dhe i domosdoshėm pėr paqen e stabilitetin nė rajon. Shtojmė kėtu se nė ēdo vend tė lirė janė autoritet vendore dhe jo ato qendrore qė vendosin pėr monumentet historike apo kulturore qė duan tė ngrenė nė territorin e njėsisė sė tyre vendore”, shprehet Berisha, citon noa.al.

Nė vijim ai deklaron se marrja e kėtyre kompetencave autoriteteve lokale tė Preshevės nga qeveria e Beogradit pėrbėn shkelje flagrante tė Konventave Europiane pėr liritė dhe tė drejtat njerėzore, autonominė e autoriteteve vendore dhe asaj pėr minoritetet, ndėrsa shton se Republika e Serbisė si anėtare e Kėshillit tė Europės ėshtė e angazhuar dhe e detyruar ti respektojė ato.

Berisha thekson se qeveria shqiptare ka bėrė pėrpjekje serioze pėr uljen e tensioneve nė Luginėn e Preshevės dhe ka inkurajuar qėndrimin konstruktiv dhe pjesėmarrės tė pakicės shqiptare nė Serbi nė jetėn e vendit.

Nė kėtė kuadėr nėnvizon se qėndrimi i fundit i autoriteteve tė Beogradit, mosrespektimi deri nė alergji i tė rėnėve tė kombit shqiptar nga ana e tyre ėshtė njė provokim ndaj mbarė shqiptarėve, pėrpjekjeve tė tyre serioze pėr tė kontribuar nė paqen dhe stabilitetin nė rajon nėpėrmjet ndėrtimit tė marrėdhėnieve tė reja me fqinjėt e tyre.

Qeveria shqiptare u bėn thirrje autoriteteve tė Beogradit tė lėnė mėnjanė praktikat e vjetra albanofobe, tė respektojnė pakicėn shqiptare qė jeton nė trojet e veta etnike nė Serbi dhe jep ndihmesėn e saj nė stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

“Qeveria shqiptare i bėn thirrje shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės tė mos provokohen nė asnjė rrethanė nga ata tė cilėt kanė vetėm njė qėllim, tė spastrojnė etnikisht komunat e tyre, ti largojnė ata me njė mėnyrė apo njė tjetėr nga trojet e tyre etnike mijėravjeēare. Vėrtetė vandalėt mundet me forcėn dhe dhunėn shtetėrore tė rrėnojnė njė pėrmendore tė luftėtarėve, atė tė Martirėve tė Lirisė sė shqiptarėve por ky ėshtė vetėm akt frike. Tė rėnėt tanė nuk vdesin kurrė”, mbyll qėndrimin e tij Kryeministri Berisha.

http://noa.al/news/artikull.php?id=267462
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2013, 21:44   11
Citim:
“Pėrmendorja, ēėshtje e brendshme e Serbisė”

Edhe pas miratimit tė sotėm tė Deklaratės sė Kuvendit tė kėshilltarėve shqiptarė nė Preshevė, lidhur me ēėshtjen e pėrmendores sė ish-pjesėtarėve tė UĒPMB, Ambasada Amerikane ka ripėrsėritur qėndrimin e saj se kjo ėshtė ēėshtje e brendshme e Serbisė.

“SHBA besojnė se ēėshtja e pėrmendores ėshtė ēėshtje e Serbisė qė duhet ta zgjidhin pėrfaqėsuesit e saj tė zgjedhur”, ka deklaruar zėdhėnėsi i ambasadės sė SHBA-sė, Stiven Stark pėr mediat serbe duke shtuar se pozicioni tyre, lidhur me kėtė, nuk ka ndryshuar.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,2,158431
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2013, 23:21   12
Citim:
Daēiq nuk e largoi lapidarin

Edhe pse kishte thėnė se mė 17 janar do tė hiqte pėrmendoren “me dėshirė apo me forcė”, kryeministri i Serbisė deri nė kėtė moment “nuk ka realizuar premtimin e dhėnė”.

Pllaka pėrkujtimore me emrat e Dėshmorėve tė UĒPMB-sė po qėndron nė sheshin e Preshevės.

Sipas mediave ne Preshevė atmosfera nė mesin e qytetarėve ndihet e tensionuar, por situate ėshtė e qetė.Ndėrsa kohė pas kohe pėrmendorja e UĒPMB-sė vizitohet nga reporterėt vendor dhe tė huaj.

Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Brendshme, Ivica Daēiq pas vendosjes sė pėrmendores sė UĒPMB-sė pat thėnė se do ta heqė ate mė 17 janar.

“Nėse atė nuk e heqin vet, do ta heqim ne me dėshirė ose me forcė”, ėshtė shprehur Daēiq.

Kohėve tė fundit ai ka zbutur prononcimet e tij, duke ofruar tani zhvendosje tė pllakės pėrkujtimore nė njė lokacion tjetėr.

Kėtė ofertė tė Daēiqit nuk e kanė pranuar kuvendarėt shqiptar tė Luginės dhe nė mbledhjen e djeshme tė Kuvendit tė Komunės sė Preshevės, njėzėri ėshtė vendosur qė pėrmendorja tė mbetet aty ku ėshtė duke aprovuar vendimin pėr legalizmin e lapidarit.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...goi-lapidarin/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.1.2013, 21:27   13
Citim:
Kundėrshtojnė zhvendosjen e lapidarit tė dėshmorėve

Preshevė, 18 janar 2013 - Liderėt e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės e kundėrshtojnė idenė e zhvendosjes sė lapidarit tė UĒPMB-sė nga hapėsira e Komunės sė Preshevės nė oborrin e xhamisė, afėr 50 metra mė larg, ashtu siē kishin kėrkuar autoritetet serbe.

Kryetari i Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa, ka thėnė se dėshmorėt i pėrkasin kombit dhe jo njė religjioni tė caktuar, prandaj nuk ka nevojė qė tė bėhet njė veprim i tillė.

“Kjo ide daton qe dhjetė vjet dhe ne e kemi hedhur pėrfundimisht atė”, ka thėnė ai. “Por nuk ėshtė lapidari as i xhamisė e nuk ėshtė as i kishės ortodokse, pra dėshmorėt janė tė kombit dhe nuk i takojnė njė konfesioni fetar dhe lapidari nuk ka tė bėjė me pėrfaqėsim fetar”.

Liderėt e partive politike shqiptare qė veprojnė nė Luginė tė Preshevės kanė mbajtur tė enjten njė mbledhje tė pėrbashkėt e tė jashtėzakonshme pėr tė diskutuar pėr situatėn aktuale politike dhe tė sigurisė nė Luginė.

http://www.kosova.com/artikulli/89752
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.1.2013, 18:11   14
Citim:
Daēiq: Askush nuk ėshtė mė i fortė se shteti

Kryeministri dhe Ministri i Brendshėm i Serbise, Ivica Daēiq tha se pas kalimit tė afateve ligjore, me urdhėr tė Ministrisė sė Drejtėsisė, anėtarėt e xhandarmėrisė kanė hequr "monumentin e paligjshėm nė Preshevė".

"Serbia ka treguar durim tė mjaftueshėm, por ajo i dėrgoi njė mesazh tė qartė dhe tė fortė se ligji duhet tė respektohet dhe se askush nuk ėshtė mė i fortė se shteti", ka thėnė Daēiē pėr Tanjug.

Kryeministri serb tha se "veprimi ėshtė kryer pa ndonjė incident dhe pa pėrdorimin e forcės."

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,101836
Citim:
Ambasadori shqiptar, nė Preshevė

Preshevė, 20 janar - Nė Preshevė sot ka mbėrritur ambasadori i Shqipėrisė nė Serbi, Shpėtim Ēaushi, i cili ėshtė duke biseduar me pėrfaqėsuesit e partive shqiptare tė Luginės. Para Komunės ende qėndrojnė tė tubuar disa dhjetėra qytetarė, kryesisht tė rinj, njofton agjencia FoNet. Vendi prej nga ėshtė hequr lapidari i luftėtarėve tė rėnė tė UĒPMB-sė ėshtė ende i rrethuar me shirita tė

http://koha.net/?page=1,15,131652
Citim:
Ēėshtja e Luginės, urgjentisht nė bisedimet Kosovė-Serbi

Preshevė, 20 janar - Ka pėrfunduar takimi i liderėve tė partive politike tė Luginės sė Preshevės pak pas orės 13:00. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr media pėrfaqėsuesit e partive politike konstatuan gjendjen e rėndė politike dhe atė tė sigurisė nė Luginė pas heqjes sė lapidarit, duke bėrė apel tek qytetarėt pėr qetėsi dhe qėndrim nė shtėpitė e tyre.

Akuza tė rėnda u drejtuan nė adresė tė Qeverisė serbe, tė cilėt duke parė unitetin e faktorit politikė shqiptarė dhe shoqėrisė civile rreth lapidarit dhe gati se nė gjetjen e njė zgjidhje me palėn ndėrkombėtare, Qeveria serbe nė mėnyrė makabre shkel mbi identitetin kombėtar shqiptar, raporton RTK.

Kryetari i Preshevės, Ragmi Mustafa tha se nė kėtė mėnyrė xhandarmėria nuk pėrfilli as shqiptarėt e as palėn ndėrkombėtare. Mustafa paralajmėroi se tė gjitha partitė politike do tė mbledhin krerėt e tyre sot nė orėn 17:00 pėr tė parė se si do tė veprohet nė tė ardhmen.

Edhe deputeti Riza Halimi tha se uniteti i shqiptarėve nė tė gjitha trojet shqiptare qė dolėn nė mbrojtjėn e lapidarit e pengoi Qeverinė serbe dhe mori kėtė vendim.

Nė konferencė u kėrkua qė ēėshtja e Luginės sė Preshevės urgjentisht tė trajtohet edhe nė Bruksel nė bisedimet nė mes Kosovės dhe Serbisė.

Nesėr pėr nė ora 12:00 nė emėr tė partive politike, Jonuz Musliu, bėri apel tek qytetarėt e Luginės sė Preshevės pėr protestė gjithpopullore.

Derisa mbahet konferenca e kryetarėve tė partive politike qytetarėt nė vendin ku qėndronte lapidari kanė vėnė shufra hekuri nė ato pėrmasa, e qė mė pastaj partitė politike bėnė homazhe pas daljes nga objekti komunės.

http://koha.net/?page=1,15,131646

Citim:
Heqja e lapidarit tė UĒPMB-sė, MPJ: Dėshmi e politikės diskriminuese

Tiranė, 20 janar 2013, NOA.al- Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dėnon ashpėr heqjen e monumentit tė UĒPMB-sė dhe i bėn thirrje faktorit ndėrkombėtar tė reagojė menjėherė nė mbrojte tė tė drejtave tė pakicės shqiptare nė Serbinė e Jugut.

Nė njė deklaratė pėr median, MPJ thekson se ka ndjekur me shqetėsim zhvillimet e fundit nė Luginėn e Preshevės, raporton noa.al.

“Lajmi i sotėm pėr heqjen e monumentit tė dėshmorėve nga xhandarmėria serbe, nė mėnyrė tė njėanshme, dhe duke injoruar dialogun e nisur mes autoriteteve lokale dhe qendrore nėn kujdesin e faktorit ndėrkombėtar ėshtė njė tjetėr dėshmi e njė politike diskriminuese dhe agresive e autoriteteve tė Beogradit kundrejt pakicės shqiptare nė Serbinė e Jugut. MPJ e dėnon ashpėr kėtė akt dhe i bėn thirrje faktorit ndėrkombėtar, tė reagojė menjėherė nė mbrojtje tė tė drejtave tė pakicės shqiptare nė Serbinė e Jugut”, theksohet ndėr tė tjera nė deklaratėn pėr shtyp.

Gjithashtu, MPJ u bėn dhe njėherė thirrje autoriteteve lokale nė Luginėn e Preshevės dhe popullsisė atje tė pėrmbahen kundrejt kėtyre provokimeve nė vazhdimėsi.

MPJ mbėshtet plotėsisht kauzėn e tyre dhe thekson se askush nuk do tė mund tė mohojė a tjetėrsojė luftėn e drejtė pėr lirinė dhe tė drejtat njerėzore qė u bė ndaj regjimit antishqiptar serb.

Nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, xhandarmėria serbe hoqi lapidarin e dėshmorėve tė UĒPMB-sė nė Preshevė.

Siē raporton noa.al pėr realizimin e kėtij operacioni ishin angazhuar forca tė mėdha policore serbe, ku rreth 200 pjesėtarė tė xhandarmėrisė serbe tė kenė qenė roje tė personave qė hoqėn lapidarin para komunės pėr ta ngarkuar nė njė kamion.

http://noa.al/news/artikull.php?id=272235

Citim:
Heqja e lapidarit, indinjohet Qeveria e Kosovės

Qeveria e Republikės sė Kosovės ka shprehur indinjatėn e saj tė thellė pėr veprimin e shėmtuar tė heqjes me forcė tė Memorialit pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė nė qendėr tė Preshevės.

"Ky veprim i Qeverisė sė Serbisė ėshtė njė dėshmi tjetėr se urrejtja kundėr shqiptarėve qė jetojnė nė Luginėn e Preshevės ėshtė ende gjallė dhe se ajo po ushqehet me veprime tė tilla tė pasardhėsve tė politikės gjenocidale tė Miloseviēit. Dėshtimi i Qeverisė sė Serbisė qė pėrmes dialogut tė gjejė njė zgjidhje pėr vendosjen e Memorialit tregon se dialogu ende nuk ėshtė pjesė e politikės qeveritare tė Serbisė kur janė nė pyetje shqiptarėt", thuhet ne reagimin e Qeverise se Kosovės.

"Ky veprim jocivilizues i Qeverisė sė Serbisė i heqjes sė Memorialit nuk e ndryshon dot historinė dhe kujtesėn e shqiptarėve kudo qė janė. Pėrkundrazi, vetėm sa e forcon atė dhe na rikujton se Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato tė shekullit tė kaluar. Qeveria e Republikės sė Kosovės iu bėn thirrje shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe qytetarėve tė Kosovės qė tė mos i pėrgjigjen kėtij provokimi qyqar tė Serbisė. Ne duhet tė besojmė nė vlerat civilizuese dhe jo nė antivlera, tė cilat i promovon Serbia, e qė janė dėnuar nga e gjithė bota perėndimore demokratike. Ky akt i shėmtuar i Qeverisė sė Serbisė e rrezikon seriozisht procesin e dialogut pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, dhe pėrgjegjėsia direkte bie mbi Serbinė", thuhet nė reagimin e Qeverisė. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=28297

Citim:
Heqja e memorialit nė Preshevė, shqiptarėt nesėr nė protestė

PRESHEVE - Nesėr nė Preshevė do tė zhvillohet njė protestė gjithėpopullore e shqiptarėve tė Luginės. Ky ka qenė vendimi i marrė sot nė mbledhjen e liderėve politikė dhe institucionalė tė Luginės sė Preshevės, lidhur me shqyrtimin e situatės pas heqjeje sė lapidarit tė dėshmorėve nga sheshi i Preshevės, siē u quajt, nėpėrmjet njė akti vandal tė xhandarmėrisė sė Serbisė.

Siē raporton Presheva Jonė, kryetari i komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa ka bėrė njė pasqyrim tė situatės, ndėrsa kėrkoi qė tė pėrfshihet nė delegacionin pėr bisedimet Kosovė-Serbi.

Mustafa i bėri thirrje gjithashtu edhe faktorit ndėrkombėtar qė tė ndėrhyjė pėr qetėsimin e gjendjes. Liderėt politikė dhe institucionalė tė Luginės sė Preshevės do tė takoheshin sot pėr tė biseduar pėr fatin e lapidarit, por siē u shpreh njė nga tė pranishmit nė takim, kryetari Bujanocit, Nagip Arifi, “Serbia na preu ne besė”.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...te-117399.html

Citim:
Qeveria Shqiptare: Beogradi ka shkelur ligjet dhe konventat ndėrkombėtare

Qeveria shqiptare dėnon heqjen e pėrmendores sė heronjve tė kombit shqiptar nė Luginėn e Preshevės dhe e konsideron atė njė dėshmi tjetėr tė Albanofobisė sė autoriteteve zyrtare tė Beogradit

"Qeveria Shqiptare dėnon aktin e largimit me autoblinda, mitraloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, tė pėrmendores sė heronjve tė kombit shqiptar nė Luginėn e Preshevės, qė ranė pėr t’u bėrė tė pavdekshėm nė luftė pėr liri e dinjitet njerėzor dhe kombėtar, kundėr regjimit barabar tė Millosheviēit. Qeveria shqiptare e konsideron kėtė njė dėshmi tjetėr tė albanofobisė sė autoriteteve zyrtare tė Beogradit, qė dėshmon qartė se trashėgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Milloshevicit ėshtė e gjallė dhe dominon politikėn zyrtare tė Beogradit", thuhet ne reagimin e Qeverise se Shqipėrisė.

"Me kėtė akt tė rėndė, autoritetet e Beogradit kanė shkelur haptas ligjet dhe konventat ndėrkombėtare, si Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Minoriteteve tė Kėshillit tė Evropės, si dhe Kartėn Evropiane tė Autonomisė Rajonale dhe Lokale tė Kongresit tė Autoriteteve Lokale tė Evropės, tė cilat Serbia i ka firmosur dhe ėshtė e detyruar t'i zbatojė. Qeveria shqiptare vlerėson dhe mbėshtet plotėsisht qėndrimin e matur tė autoriteteve vendore dhe qytetarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipėria ka mbėshtetur dhe do mbėshtesė, pa asnjė lėkundje, liritė dhe tė drejtat njerėzore dhe kombėtare tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, tė cilat, nuk mund tė kenė, nė asnjė rast, standarde tė tjera nga ato qė kėrkohen nga Beogradi pėr serbėt nė Mitrovicėn e Veriut. Qeveria shqiptare u bėn thirrje institucioneve ndėrkombėtare tė ndalin stuhinė e albanofobisė, qė po shfaqet rėndom nė rajon, si njė faktor qė kėrcėnon paqen dhe stabilitetin e tij", thuhet me tej ne reagim.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,101841

Citim:
Qeveria Thaēi: Urrejtja e serbėve ndaj shqiptarėve e gjallė, nė rrezik dialogu

Kryeministri Hashim Thaci

Prishtinė, 20 janar 2013, NOA- Qeveria e Kosovės ka shprehur indinjatėn e saj tė thellė pėr veprimin e shėmtuar tė heqjes me forcė tė Memorialit pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė nė qendėr tė Preshevės.

Sipas qeverisė tė drejtuar nga Hashim Thaēi thuhet se, ky veprim i Qeverisė sė Serbisė ėshtė njė dėshmi tjetėr se urrejtja kundėr shqiptarėve qė jetojnė nė Luginėn e Preshevės ėshtė ende gjallė dhe se ajo po ushqehet me veprime tė tilla tė pasardhėsve tė politikės gjenocidale tė Millosheviēit.

“Dėshtimi i Qeverisė sė Serbisė qė pėrmes dialogut tė gjejė njė zgjidhje pėr vendosjen e Memorialit tregon se dialogu ende nuk ėshtė pjesė e politikės qeveritare tė Serbisė kur janė nė pyetje shqiptarėt. Ky veprim jocivilizues i Qeverisė sė Serbisė i heqjes sė Memorialit nuk e ndryshon dot historinė dhe kujtesėn e shqiptarėve kudo qė janė. Pėrkundrazi, vetėm sa e forcon atė dhe na rikujton se Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato tė shekullit tė kaluar”, thuhet nė qėndrimin e qeverisė kosovare.

Nė kėtė linjė Qeveria e Kosovės iu bėn thirrje shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe qytetarėve tė Kosovės qė tė mos i pėrgjigjen kėtij provokimi tė Serbisė, por tė besojnė nė vlerat civilizuese dhe jo nė antivlera, tė cilat i promovon Serbia, e qė janė dėnuar nga e gjithė bota perėndimore demokratike.

Qeveria Thaēi e mbyll qėndrimin e saj duke thėnė se ky akt i shėmtuar i Qeverisė sė Serbisė e rrezikon seriozisht procesin e dialogut pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, dhe pėrgjegjėsia direkte bie mbi Serbinė.

http://noa.al/news/artikull.php?id=272171
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.1.2013, 21:28   15
Citim:
Shqipėria do tė rishqyrtojė marrėdhėniet me Serbinė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	8df7kjdjk.jpg
Shikimet:	174
Madhėsia:	28,8 KB
NNJ:	4144Shqipėria do tė rishqyrtojė marrėdhėniet me Serbinė pas dhunės dhe terrorit tė ushtruar me heqjen e memorialit tė ēlirimtarėve tė Luginės sė Preshevės.

Kryeministri Sali Berisha tha se zgjidhja e vetme qė shqiptarėt tė gėzojnė tė drejtat, ėshtė bashkimi i kombit. Berisha kritikoi ndėrkombėtarėt pėr pėrdorim tė standardeve tė dyfishta pėr serbėt nė veri tė Kosovės dhe pėr shqiptarėt etnikė nė Preshevė.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,83,158885
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.1.2013, 21:28   16
Citim:
Serbisė i dhemb reagimi i Tiranės zyrtare

Ministria e Jashtme e Serbisė ka protestuar sot fuqishėm me rastin e kumtesės sė Qeverisė sė Shqipėrisė, lidhur me heqjen e pėrmendores nė Preshevė, mė 20 janar. Ministria e Jashtme serbe konsideron se fjalori qė ėshtė pėrdorur nė kumtesėn e pėrmendur (tė Qeverisė sė Shqipėrisė) nxit direkt aktivitetet e mėtejshme tė orientuara nė destabilitetin e situatės nė jug tė Serbisė, por edhe nė rajonin e gjer, nė vendet fqinje tė banuara me shqiptar.

“Kualifikimet dhe akuzat e orientuara kundėr Qeverisė sė Serbisė, janė nėn ēdo dinjitet dhe nė kundėrshtim tė plotė me bindjet e dhėna personalisht nga ana e kryeministrit shqiptar, Berisha, gjatė vizitės sė paradokohshme tė Ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Mėrkiq nė Tiranė, se Shqipėria ėshtė e gatshme tė shpalos njė faqe tė re nė marrėdhėniet dypalėshe midis dy vendeve”, thuhet nė kumtesė.

“Arsyetimi i retorikės sė zjarrtė me brengosje pėr pozitėn e pakicės kombėtare shqiptare nė jug tė Serbisė, paraqet manipulim tė vrazhdė”, konsideron kjo ministri, duke pasur parasysh se mbrojtja e pakicės shqiptare te tė gjitha pakicave tjera nė Serbi ėshtė nė harmoni me standardet mė tė larta ndėrkombėtare, shumė mė tepėr nga ato qė zbatohen ndaj pakicave kombėtare qė jetojnė nė vet Shqipėrinė.

“Pikėrisht, duke pasur parasysh mosekzistimin e ēfarėdo kornize juridike pėr mbrojtjen e pakicės serbe dhe tė tjera nacionale nė Shqipėri, konsiderojmė se autoritetet shqiptare duhet tė ndėrmarrin masa serioze qė tė sigurohet mbrojtja e tė gjitha komuniteteve nė harmoni me standardet ndėrkombėtare nė fuqi”, thuhet nė kumtesė.

“Nga Shqipėria, si shtet i cili si prioritet tė vetin e thekson pranimin e vlerave evropiane dhe anėtarėsimin nė BE, presim qė vėrtetė edhe tė sillet nė harmoni me prioritetet e proklamuara dhe me aksionet e veta tė mos kontribuojė nė stabilitetin e situatės nė vendet fqinje”, theksohet nė fund tė kumtesės sė Ministrisė sė Jashtme tė Serbisė.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,83,158942
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2013, 21:16   17
Citim:
Shqiptarėt protestuan nė New York pėr Luginėn

Shqiptarėt e Amerikės, sot kanė zhvilluar njė protestė pėrpara selisė sė OKB-sė nė New York. Siē bėn tė ditur gazeta "Dielli", nismėtare e protestės ka qenė shoqata legjendare ‘Vatra” e shqiptarėve tė Amerikės dhe tė tjera shoqata tė komunitetit shqiptar nė ShBA

Fillimisht shoqatat shqiptare u mblodhėn mė 20 janar, duke shprehur shqetėsimin lidhur me diskriminimin e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe duke premtuar se do tė lobonin nė instancat mė tė larta amerikane dhe ndėrkombėtare pėr kėtė ēėshtje.

Ndėrsa sot, para selisė sė OKB-sė nė New York u mbajt njė protestė gjithėpopullore shqiptare nė SHBA pėr tė drejtat e mohuara tė bashkatdhetarėve nė Luginėn e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, transmeton Shekulli.online.

“Kjo protestė merr njė rėndėsi tė veēantė, jo vetėm pėr situatėn e tensionuar tė krijuar nė Luginėn e Preshevės pas ndėrhyrjes brutale tė makinės ushtarake policore serbe, qė na kujton kohėn e Mlosevicit, por edhe pėr mbarė ēėshtjen tonė kombėtare. Serbėt po tentojnė tė marrin iniciativėn dhe nga xhelatė po hiqen si viktima! Nuk njohin shtetin e Kosovės pėr minoritetin serb nė Kosovė, nga ana tjetėr u mohojnė tė drejtat shumicės shqiptare nė Luginėn e Preshevės”, thuhet nė thirrjen e shoqatės “Vatra”. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=28599

Citim:
“Shqiptarėt nuk i frikohen Daēiqit”

Shoqėria Civile dhe Studentore e Shqiptarėve tė Maqedonisė ka qenė organizata e vetme joqeveritare e cila ka reaguar ndaj vizitės sė kryeministrit serb nė Shkup, Ivica Daēiq.

Pėrfaqėsuesi i kėsaj organizate, Kushtrim Alla, ka akuzuar nga vendndodhja e pėrmendores sė Hasan Prishtinės nė Shkup, pėr politikė antishqiptare mysafirin nga Serbia.

“Vetė ndodhja jonė kėtu para monumentit tė Hasan Prishtinės, dėshmon se shqiptarėt e Maqedonisė nuk i frikohen ardhjes sė Daēiqit nė Maqedoni dhe se kjo vizitė e tij mund tė llogaritet vetėm si njė tentativė e destinuar me dėshtim politik”, ka deklaruar Alla.

Sipas tij, lufta ēlirimtare e Kosovės, ajo e Maqedonisė dhe lufta e Luginės sė Preshevės, dėshmojnė qartas se gjėrat kanė ndryshuar dukshėm dhe se shqiptarėt janė faktor kryesor nė Ballkan.

“Ky fakt ėshtė lehtėsisht i konstatueshėm, pėr shkak se dihet numri i shqiptarėve dhe shpėrndarja qė kanė ata nė tre shtete nė Ballkan – Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni”, ka deklaruar Alla./zh/

http://rtv21.tv/home/?p=82483&utm_so...ikohen-daciqit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2013, 20:45   18
Citim:
Kėrkohet legalizimi i lapidarit nė Preshevė

Preshevė, 1 shkurt 2013 - Administrata lokale e Komunės sė Preshevės ka paraqitur kėrkesė pėr legalizimin e lapidarit tė UĒPMB-sė, tė hequr ditė mė parė nga Qeveria e Serbisė.

“Administrata lokale ka ngritur kėrkesėn para Ministrisė sė Drejtėsisė pėr legalizimin e lapidarit, i cili ka qenė nė qendėr tė Preshevės”, u ka thėnė mediave serbe kryetari i kėsaj komune, Ragmi Mustafa.

Ai ka bėrė tė ditur se e njėjta kėrkesė i ėshtė drejtuar “edhe OSBE-sė, edhe Trupit Koordinues pėr jugun e Serbisė”.

Xhandėrmėria serbe, me urdhėr tė Qeverisė nė Beograd, ka larguar lapidarin nga Presheva mė 20 janar.

Aksioni ka shkaktuar protesta nė Preshevė dhe Prishtinė, si dhe zemėrimin e autoriteteve nė Luginė, Kosovė dhe Shqipėri.

http://www.kosova.com/artikulli/90215
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2013, 21:12   19
Citim:
Bruksel, protestė pėr Luginėn e Preshevės

Shqiptarėt e diasporės do tė protestojnė nė Bruksel pėr heqjen e lapidarit tė tė rėnėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanovcit. Protesta do tė zhvillohet tė shtunėn me moton “Tė bashkuar mė Luginėn e Preshevės”.

Drejtues tė shoqatave tė diasporės shqiptare nė Bruksel kanė deklaruar se protesta para institucioneve kryesore ndėrkombėtare do tė ngrejė zėrin e diskriminimit dhe represionit serb nė tre komunat e banuar me shqiptarė: Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Gjithashtu, do tė dėnohet akti i heqjes sė dhunshme tė lapidarit tė UĒPMB-sė nė Preshevė dhe aktet e vandalizmave ndaj varrezave shqiptare nė fshatrat e Bujanocit.

Protesta organizohet nga Kėshilli Kombėtarė i Mėrgatės Shqiptare pėr Benelux, nė bashkėpunim dhe pėrkrahje nga Shoqatat Humanitare "Lugina e Preshevės" dhe dega e saj nė Bruksel, si dhe "Medvegja"-Zvicėr.

http://noa.al/news/artikull.php?id=277670
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2013, 21:41   20
Citim:
Bujanoc: Largohet flamuri shqiptar dhe kėrkohet heqja e lapidarit serb

Persona tė panjohur kanė hequr flamurin shqiptar nga ndėrtesa e Kėshillit Kombėtar Shqiptar nė Bujanovc. Kėshilli ka reaguar ashpėr dhe shpreh shqetėsimin pėr heqjen e flamurit dhe konsideron kėtė si njė akt qyqar dhe drejtpėrdrejt sulm nė identitetin e shqiptarėve tė Luginėn e Preshevės, si dhe mohimin e tė drejtės pėr tė u identifikuar publikisht.

Nga ana tjeter, me anė tė njė peticioni banorėt e fshatit Lluēan tė komunės sė Bujanocit, kėrkojnė heqjen e lapidarit tė xhandarmerisė serbe tė vendosur nė periferi tė kėtij fshati. Peticioni i firmosur nga qindra banorė i ėshtė adresuar kryeministrit serb, Ivica Daēiq, ambasadorit amerikan nė Beograd, Majkėll Kirbi, OSBE-sė dhe Trupit Koordinues pėr Luginėn e Preshevės.

http://www.lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/18546.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:51.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.