Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 8.2.2010, 01:06   1

Shkrim i cituar Gėrmime nė Prishtinė (Ulpianė etj.)


Citim:
Ulpiana antike, margaritar i Kosovės

Duke parė rėndėsinė dhe pasurinė e Ulpianės antike, institucionet tona shtetėrore e kulturore i kanė kushtuar rėndėsi dhe vazhdimisht kanė bėrė gėrmime qė gradualisht ky qytet tė dalė nė sipėrfaqe.

Qė nga paslufta janė zhvilluar shumė gėrmime nė kėtė lokalitet. Ndėrsa intensifikimin mė tė madh kėto gėrmime njohėn gjatė vitit 2009, gjė qė rezultoi edhe me incizimin e njė pjese tė mirė tė hapėsirės sė kėtij lokaliteti me metoda moderne, e cila do tė ndihmojė shumė nė gėrmimet e ardhshme.

Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, i cili ka kryer edhe njė pjesė tė mirė tė gėrmimeve nė Ulpianė, ėshtė shprehur se nė tė ardhmen ky lokalitet do tė jetė njė vend mjaft atraktiv dhe i pėrshtatshėm pėr zhvillimin e turizmit kulturor.

Por, pėr kėtė duhet kohė. Andaj, sipas tij, Instituti i Arkeologjisė gjatė kėtij viti do tė fillojė me realizimin e projektit pėr zbulimin e njė pjese tė mirė tė kėtij lokaliteti, dhe mė pas restaurimin dhe rregullimin e tij pėr vizitorėt. Por, sigurisht se njė projekt i tillė do tė marrė kohė dhe vite.

“Muajt e ardhshėm ne do tė vazhdojmė gėrmimet nė kėtė lokalitet. Ne planifikojmė qė krahas gėrmimeve gradualisht tė pėrgatisim edhe infrastrukturėn e nevojshme qė mbetjet nga Ulpiana antike tė shijohen edhe nga vizitorėt”, ka thėnė Rexha, duke shtuar se instituti qė ai drejton, nė bashkėpunim edhe me institucionet gjegjėse vendore dhe ndėrkombėtare, ka bėrė shumė hapa pėrpara drejt realizimit tė projekteve qė e gjithė hapėsira e shtrirjes sė Ulpianės antike tė dalė mbi tokė.

“Ne planifikojmė qė nė pjesėt qė do tė gėrmojmė, pėr kėtė qėllim t’i restaurojmė dhe t’i bėjmė gati pėr vizitorė, duke rregulluar rrugėt dhe ndriēimin”, ka thėnė drejtori Rexha.

Sipas Enver Rexhės, Ulpiana antike ėshtė ndėr vendbanimet mė tė njohura nė Ilirinė antike, andaj edhe zbulimi i saj nė tėrėsi do tė paraqiste njė rėndėsi jo vetėm pėr shkencėn e arkeologjisė, por nė radhė tė parė pėr vetė historinė e popullit tonė.

Vitin e kaluar, falė njė memorandumi tė bashkėpunimit mes MKRS-sė dhe Institutit Arkeologjik Gjerman, Instituti Arkeologjik i Kosovės, sė bashku me Muzeun e Kosovės, kanė qenė bashkėpjesėmarrės nė incizimet gjeofizike me metodėn Fluxgate Magnetometėr, Gradiometėr, Gjeoradar tė ndėrlidhura me GIS, nė Ulpianė.

Deri mė tani me kėtė metodė janė incizuar 24 hektarė. Ndėrsa incizimi i shtrirjes sė Ulpianės antike me kėto metoda do tė vazhdojė edhe gjatė kėtij viti.


Gėrmimet arkeologjike

Pėr Milot Berishėn, Ulpiana antike ėshtė pa mėdyshje njėra nga qendrat mė interesante arkeologjike nė Kosovė dhe rajonin e gjerė tė Gadishullit Ilirik, duke qenė kėshtu gjithnjė njė vend tėrheqės pėr gėrmime arkeologjike. Ai ka thėnė se qė nga gjysma e dytė e shekullit tė kaluar e kėtej, qyteti antik i Ulpianės ka qenė nė vazhdimėsi areal studimi nėn llupėn dhe kazmėn e arkeologėve vendės dhe tė huaj.

“Deri mė tani janė zbuluar disa monumente kulti dhe objekte sakrale, pjesė tė mureve rrethuese sė bashku me kullat mbrojtėse, kastrumi apo garnizoni ushtarak romak, qindra fragmente tė gjetjeve/artefakteve tė llojllojshme si nė formė, material e destinim, pastaj mbetje njerėzore, struktura dhe elemente arkitekturale”, ka thėnė Berisha.

Tė gjitha kėto dėshmi tė kulturės materiale, shumė tė rėndėsishme pėr fushėn e arkeologjisė, janė studiuar dhe, sipas arkeologut Berisha, do tė studiohen sistematikisht nė tė ardhmen edhe nga specialistė tė disiplinave tė ndryshme shkencore qė i kontribuojnė shkencės sė arkeologjisė.

Ai ka thėnė se gjatė vitit tė kaluar janė realizuar hulumtime dhe gėrmime me rėndėsi pėr kėtė lokalitet, si projekti “Gėrmime arkeologjike nė Ulpianė’’, hulumtime kėto tė zhvilluara nga arkeologėt e Institutit Arkeologjik tė Kosovės, atyre tė Muzeut tė Kosovės nė bashkėpunim me arkeologė dhe specialistė nga Gjermania.

Po ashtu, sipas tij, nė Ulpianė, qė nga muaji shtator e deri nė muajin tetor 2009, u realizua projekti ‘’Hulumtime-gėrmime arkeologjike dhe punė konservuese/restauruese nė Memorien Veriore tė Ulpianės’’.

“Ky projekt u realizua nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik, Institutin pėr Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeun Rajonal tė Prishtinės”, ka thėnė Milot Berisha.

Ajo ēfarė ėshtė me rėndėsi pėr gėrmimet nė Ulpianėn antike, sipas Berishės, ėshtė edhe se gjatė vitit qė shkoi Ulpiana antike i ėshtė nėnshtruar njė studimi tė elaboruar me mjete shumė tė sofistikuara hulumtuese.

“Falė njė memorandumi tė bashkėpunimit mes MKRS-sė dhe Institutit Arkeologjik Gjerman, IAK-u, sė bashku me Muzeun e Kosovės kane qenė bashkėpjesėmarrės nė incizimet gjeofizike me metodėn e Fluxgate Magnetometėr, Gradiometėr, Gjeoradar tė ndėrlidhura me GIS, nė Ulpianė”, ka thėnė Berisha.

Ai ka thėnė se deri mė tani janė incizuar 24 hektarė, njė sipėrfaqe mjaft e konsideruar. Areali i ngushtė i Ulpianės pėrfshin rreth 53 hektarė, ndėrsa areali i gjerė i saj pėrfshin rreth 120 hektarė.


Incizimi gjeofizik


Berisha ka potencuar se studimet gjeofizike do tė ndihmojnė shumė nė zvogėlimin e kostos financiare pėr hulumtimet dhe gėrmimet arkeologjike, nė zvogėlimin e faktorit kohė, sepse, sipas tij, pėr njė periudhė relativisht tė shkurtėr, mund tė studiohen sipėrfaqe tė mėdha prej disa hektarėsh.

“Gjithashtu, e mira e kėtij surveu/incizimi gjeofizik ėshtė se ato janė tėrėsisht jointrusive ose jondėrhyrėse, duke mos dėmtuar asgjė nga nėntoka e pasur arkeologjike”, ėshtė shprehur arkeologu Berisha.

E mirė tjetėr nga studimi gjeofizik, pėr Milot Berishėn, arkeolog i IAK-sė, ėshtė se do tė ndihmojė nė identifikimin e shtrirjes, pėrcaktimin e karakterit arkeologjik dhe natyrės sė lokalitetit shumėfazor tė Ulpianės.

Incizimet e ngjashme gjeofizike do tė vazhdojnė nė Ulpianė gjatė fundit tė muajit shkurt, fillimi i muajit mars 2010.

“Pas kėsaj do tė pasojnė edhe hulumtimet-gėrmimet arkeologjike 6-javore, qė janė paraparė pėr verėn e kėtij viti”, ka thėnė arkeologu Berisha. Luan Gashi, arkeolog-antropolog nė IAK, ka thėnė se Ulpiana antike ėshtė njė vend shumė i rėndėsishėm arkeologjik nė Kosovė, duke potencuar edhe rėndėsinė antropologjike qė ka ky lokalitet.

“Me njė punė tė pėrkushtuar kėtė lokalitet ne mund ta shndėrrojmė nė njė vend shumė tėrheqės pėr zhvillimin e turizmit kulturor”, ka thėnė antropologu Gashi. Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė Ministrisė sė Kulturės janė shprehur se do tė ndihmojnė nė realizimin e projekteve pėr gėrmimet nė qytetin antik tė Ulpianės.

Arbėrore Riza, kėshilltare dhe zėdhėnėse e ministrit tė Kulturės, Valton Beqiri, ka thėnė se nė pėrgjithėsi trashėgimia kulturore ėshtė prioritet i MKRS-sė. “Edhe kėtė vit, MKRS-ja do ta ketė si prioritet trashėgiminė kulturore, nė kėtė rast atė arkeologjike”, ka thėnė Arbėrore Riza.

http://www.kosova-sot.info/?p=61159
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.7.2010, 23:05   2
Citim:
Arkeologji, vazhdojnė gėrmimet e Ulpianės

Gjetjet e fundit nė punimet gjatė gėrmimeve nė varrezėn e Memories Veriore tė Ulpianės, kanė treguar qė kėto gjetje dukshėm ndryshojnė historikun e Ulpianės.

Drejtori i Institutit tė monumenteve dhe Muzeut rajonal tė Prishtinės, Haxhi Mehmetaj, shpjegon se ka dy muaj qė kanė filluar gėrmimet arkeologjike tė Ulpianės, pėrkatėsisht nė varrezėn e Memories Veriore tė Ulpianės, tė cilat janė vazhdim i projektit tė vitit tė kaluar.

“ Gjatė gėrmimeve kemi zbuluar gjetje shumė ekskluzive qė nė fakt mund tė thuhet se ndryshojnė historikun e Ulpianės”- ka thėnė Mehmetaj.

“Fjala ėshtė pėr varrezat e shek. tė I-rė, tė cilat konsiderohen tė jenė shumė tė pasura, ku kemi gjetur enė qelqi, enė tė qeramikės, tė cilat datojnė qė me themelimin e Ulpianės edhe njėkohėsisht edhe varreza qė datojnė nė shek.e I-rė, tė epokės sonė.

Mehmetaj ka thėnė se pėrderisa deri tash ėshtė konsideruar qė Ulpiana tė jetė themeluar nė shek. II, ku siē ka thėnė ai, pėrkatėsisht edhe statusin e qytetit e ka marrė nė shek.II, ndėrkaq tashmė kėto gjetje tė fundit tė zbuluara tregojnė se Ulpiana antike padyshim qė ėshtė themeluar nė shek. I.

Ndėrkaq, ka shtuar ai, kėtyre u kanė paraprirė vendbanime tė epokės sė Neolitit, diku rreth 3200 vite p.e.s., dhe qyteti ka vazhduar tė jetojė deri nė shek. VI e.s.

Mė tej, Mehmetaj ka treguar se kanė zbuluar edhe disa objekte eskluzive tė cilat lidhen me njė tempull antik, ku siē ka thėnė ai, i ka paraprijė fazės sė parė tė Memories dhe pėrfaqėsohet nga muret e trasha, qė mund tė thuhet se tejkalojnė trashėsin prej 2 metrave.

“Nė kėtė rast, kemi tė bėjmė me njė fazė e cila nuk ėshtė regjistruar nė hulumtimet e viteve tė 50-ta” , ka thėnė Mehmetaj duke sqaruar se shumėēka qė ėshtė zbuluar pėrpara nuk ėshtė regjistruar pėr faktin qė dokumentacioni ka humbur.

Madje ka shtuar ai, janė zbuluar edhe varreza qė kanė qenė tė ndara nė dhoma tė varrimit, ku fjala ėshtė pėr shumė tipe tė varrimeve, si varrimet me djegje, pastaj varrimet me gropa tė veēanta, ku janė lėnė stolitė, dhe dhurata tė ndryshme qė pėrfaqėsojnė enėt e qeramikės, byzylykėt, pasqyret, etj ka thėnė ai.

Mehmetaj gjithashtu ka treguar qė ende janė nė nė proces tė kėtyre gėrmimeve, tė cilat do tė zgjasin deri nė fund tė kėtij muaji, ku mė pas do ti qasen konservimeve.

“Besoj se me kėto gėrmime do tė pėrfundojmė deri nė fund tė muajit , ku do tė vazhdojmė tutje me konservimet, ku do tė konservojmė objektet nė mėnyrė qė ato tė mund tė prezantohen, pasi qė konsderojmė qė kjo pjesė e Ulpianės tė jetė shumė atraktive jo vetėm pėr vizitorėt e huaj, por gjithashtu edhe pėr vitorėt e vendit ”, ka thėnė Mehmetaj.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=28102
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.9.2010, 15:07   3
Citim:
Ulpiana, si njė thesar i antikitetit

Nė zbulimet e fundit arkeologjike nė Kosovė nė qytetin antik tė Ulpianės, sė fundi janė gjetur dy skelete njerėzish, njė femėr e njė mashkull.

Luan Gashi, arkeolog-antropolog thotė se do tė hulumtojnė edhe mė tej nė mėnyrė qė tė dihet gjenetika e kėtyre skeleteve qė tė dihet se cilės popullatė i takojnė.

“Zbulimet e fundit janė dy skelete dhe me siguri janė diēka mes vete, janė njė mashkull njė femėr. Mashkulli ėshtė i mbytur me shpatė, derisa femra e ka njė plagė nė mollėz. Kėsi raste, me tė mbytur, nuk kemi pasur deri tash”, thotė Luan Gashi, arkeolog-antropolog.

Intensifikimin mė tė madh kėto gėrmime njohėn gjatė vitit 2009, gjė qė rezultoi edhe me incizimin e njė pjese tė mirė tė hapėsirės sė kėtij lokaliteti me metoda moderne, qė do tė ndihmojnė shumė nė gėrmimet e ardhshme.

Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, thotė se rėndėsia e lokalitetit ėshtė shumė e madhe dhe tregon njė qytetėrim qė ka pasur rregulla, kode, ligje dhe ėshtė njė qytet mjaft i rėndėsishėm i kėtij regjioni tė Ballkanit qė ka njė shtrirje prej 120 hektarėsh.

“Duke ju falėnderuar punėve intensive prej vitit 2009 dhe me njė buxhet vjetor prej 100 mijė eurosh, rezultatet janė tė mira. Nė marrėveshje me arkeologėt gjermanė pėrmes Ministrisė sė Kulturės, kemi arritur tė bėjmė hulumtime arke-metalurgjike nė bashkėveprim me muzeun e Kosovės, institutin arkeologjik si dhe instituti arkeologjik tė Frankfurtit me njė aparaturė shumė tė kushtueshme qė ne nuk e kemi”.

“Gjithashtu kemi bėrė hulumtime arke-botanike, do tė thotė tri shkenca tė ndryshme, pėr tė cilat ne nuk kemi ekspert tė tillė. I kemi shfrytėzuar pėrvojat e huaja dhe rezultatet janė tė kėnaqshme”, shpjegon drejtori Rexha.

Feliks Tajkner, profesor i Arkeologjisė, i cili pėrfaqėson Institutin Arkeologjik tė Frankfurtit, thotė se pėr tė, ėshtė njė rast shumė i veēantė hulumtimi nė qytetin e Ulpianės.

“Jam kėtu pėr hulumtime arkeologjike. Pėr mua ėshtė me rėndėsi qė sė bashku me studentė tė Arkeologjisė nga Gjermania, ta hulumtojmė Ulpianėn dhe ėshtė njė rast shumė i veēantė, gjendet nė zemėr tė Kosovės dhe ka gjurmė tė xehetarisė dhe punimeve minerare tė periudhave antike”, shprehet Feliks Tajkner i cituar nga radio Evropa e Lirė.

Ndėrkaq, Milot Berisha, arkeolog, flet pėr hulumtimet arke-botanike, gjeo- arkeologjike, arke-metalurgjike, arkeologjinė e minierave antike dhe studimet gjeofizike:

“Nga gjetjet, mė tė rėndėsishme janė ato tė luajtshme dhe tė paluajtshme, me motive gjeometrike dhe janė polikromi 4 deri 5 ngjyrėsh. Gjetjet e lėvizshme janė monedhat, ku kemi zbuluar shumė lloje, pastaj njė enė, njė shishe vaji qė ėshtė pėrdorur pėr raste mortore, pastaj varėse tė qafės nga ari”.

Haxhi Mehmetaj, udhėheqės i gjurmimeve arkeologjike shpreh mendimin se nė tė ardhmen qyteti i Ulpianės do tė shndėrrohet nė njė muze dhe, sipas tij, gjetjet gjatė hulumtimit nė kėtė vend i takojnė shekullit tė parė dhe atij tė dytė.

“Unė do tė potencoja horizontin e varrimit me djegie, e cila jo qė nuk ėshtė shfaqur nė Kosovė, por nuk janė hasur as nė Dardani nė pėrgjithėsi. Varrezat me djegie qė janė vendosur nė gropa nė formė katėrkėndėshi, e qė janė tė zbukuruara me stoli nga mė tė ndryshmet”, potencon Haxhi Mehmetaj.

Ndėrkaq, Kemajl Luci, arkeolog, vlerėson se ėshtė duke u bėrė njė punė mjaft efektive, pasi qė ky qytet nė vitet ‘50 ėshtė hulumtuar dhe ka vazhduar deri vitet ‘80, por, siē thotė ai, pėr shkaqe tė ndryshme, gati 20 vjet ėshtė lėnė nė harresė ky vend dhe nuk ėshtė hulumtuar asgjė.

“Rėndėsia e Ulpianės ėshtė shumė e madhe. Kėtu janė gjetur edhe shenja tė banimit tė shekullit XIII p.e.s. dhe mund tė flitet pėr njė vazhdimėsi tė kulturės nė kėtė vend”.

“Pra, nėse i kemi shenjat e para nė shekullin XIII p.e.s., e dimė se Ulpiana ėshtė formuar nė shekullin I. Besoj se hulumtimet qė do tė pasojnė, do tė arrijnė nė ndonjė vendbanim edhe mė tė lashtė se Ulpiana”, pohon arkeologu Kemajl Luci.

Nga hulumtimet e kryera nė qytetin antik tė Ulpianės, pėrveē arkeologėve vendorė, kanė qenė tė pėrfshirė edhe arkeologė nga Spanja, Ēekia, Sllovakia, Zvicra, Londra e Polonia.

http://noa.al/index.php/reportazh/10...-i-antikitetit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2012, 22:45   4
Citim:
Arkeologėt synojnė ta hapin Ulpianėn pėr vizitorė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	f1_ulpiana1-jpg1341302881.jpg
Shikimet:	328
Madhėsia:	180,3 KB
NNJ:	3892Prishtinė, 3 korrik - Vozitja rreth tetėkilometėrshe nė juglindje tė Prishtinės, shpie nė njė vendbanim jo tė zakonshėm. Nė pamje tė parė nuk ėshtė e lehtė pėr t’u dalluar se mes fushave tė mbjella fshihen gjurmėt e qytetit antik. Njė tabelė e thjeshtė, ngjyrė kafeje, me tė bardha ka tė shkruar “Ulpiana”. Por, roli i saj nuk ėshtė modest. Tabela sikur tė fton tė zbulosh “labirintin”. Rrugica, e cila prish komoditetin duke tė detyruar tė ecėsh kėmbė, ėshtė sfidė pėr t’u kapėrcyer. Bazilika ėshtė pjesa e parė e lokalitetit arkeologjik tė Ulpianės. Identifikimin e saj e bėn vetėm nėse dikush kujdeset pėr tė tė ndihmuar apo nė rastin mė tė mirė, nėse ke sfond njohurish pėr lokalitetin me nam. Rruga deri nė Memorien Veriore ėshtė sfida numėr dy. Kjo pjesė e Ulpianės duket tė jetė mė e “sofistikuara”. Pak mė tej, ndodhet stacioni i “batalionit” qė pėr tre muaj do tė ketė nė shtėpi tė dytė vendbanimin antik.

Njė strehė e improvizuar me njė tavolinė tė rrethuar me disa karrige, mesditėn e sė hėnės, ishte “baza” ku shpalosej strategjia. Instituti Arkeologjik i Kosovės, me njė grup studentėsh masteri tė arkeologjisė, ka nisur gėrmimet e konservimet nė lokalitetin arkeologjik tė Ulpianės. Gjatė punės tremujore, qė do tė bėhet nė bashkėpunim me universitetin “Mimar Sinan” nga Turqia dhe Universitetin e Frankfurtit, mbi njėqind ekspertė vendorė e ndėrkombėtarė tė fushės sė arkeologjisė do tė bėhen bashkė pėr tė kontribuar nė pėrgatitjen pėr ekspozim tė kėtij lokaliteti. Pėr gėrmimet e konservimet qė do tė bėhen nė Ulpianė, Ministria e Kulturės sivjet ka ndarė 80 mijė euro. Bashkė me IAK-un, nė punėn e sivjetme janė pėrfshirė edhe pėrfaqėsues tė Institutit pėr Mbrojtje tė Monumenteve tė Kosovės, Institutit pėr Mbrojtjen e Monumenteve e Muzeut Rajonal tė Prishtinės, Institutit tė Kosovės pėr Mbrojtje tė Monumenteve dhe Muzeu i Kosovės. Megjithatė, arkeologėt edhe sivjet do tė gėrmojnė pa u bėrė licencimi i tyre, njė proces qė ka pėrplasur arkeologėt me pėrvojė dhe Ministrinė e Kulturės.

I pari i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, Enver Rexhaj, tė hėnėn, ka qenė prezent pėr tė parė nga afėr se si po pėrgatitet terreni pėr gėrmimet qė do tė bėhen.

“Kėtė vit do tė punohet mė shumė nė infrastrukturė. Kemi probleme me rrugėn, ndriēimin e rrymėn, qė na kanė penguar shumė. Besoj se 60-70 pėr qind do tė jetė konservim, pėrgatitje e lokalitetit pėr prezantim”, ka thėnė Rexhaj, derisa ka shtuar se pėrqindja tjetėr u takon gėrmimeve.

Sipas Rexhajt, pjesa qė do tė ketė pėrparėsi sivjet ėshtė Bazilika, qė ėshtė pronė e shtetit.

“Besojmė se mė sė shumti do tė gėrmohet nė pjesėn qė ėshtė pronė e Institutit, respektivisht Qeverisė sė Kosovės. Do tė pėrqendrohemi ta rrafshojmė murin dhe tė bashkohet me pjesėn e ndarė nga lindja”, ka shpjeguar ai. Njė pjesė e madhe e kėtij lokaliteti ėshtė pronė private. Siē ka raportuar gazeta mė parė shteti nuk ka nė pronėsi as njė pėr qind tė kėsaj zone. Lokaliteti arkeologjik shtrihet nė 120 hektarė. Vetėm 88 arė janė pronė shtetėrore.

Sipas Rexhajt, Bazilika dhe Memoria Veriore janė pjesėt mė tė gatshme pėr t’u ekspozuar pėr vizitorėt. Por ai nuk di tė thotė se kur do tė ndodhė kjo.

“Pasi tė pėrgatitet infrastruktura, duke pėrfshirė edhe parkingun, do tė hapet njė pjesė pėr vizitorė. Sikurse ndodh edhe nė vende tjera tė botės. Ndėrkohė arkeologėt mund tė punojnė nė pjesėt tjera”, ka thėnė ai. Sipas kreut tė IKA-ut, shenjėzimi nuk ėshtė i vetmi kusht qė lokaliteti arkeologjik i Ulpianės tė jetė gati pėr vizitorė.

“Shenjėzimi nuk mund tė bėhet pa u pėrgatitur lokaliteti dhe Ulpiana nuk guxon tė hapet me shenja e tė bėhet publik pa qenė i pėrgatitur”, ka thėnė Rexhaj. Ai ka theksuar faktin se pjesė e gėrmimeve sivjet janė edhe ekspertėt nga Turqia e Gjermania.

“Duke marrė parasysh qė kemi mungesė kuadrosh, pėr shembull nuk kemi arkeobotanikė, ekspertėt ndėrkombėtarė me pėrvojat e tyre na plotėsojnė”, ka thėnė ai.

Arkeologu Haluk Cetinkaya nga universiteti “Mimor Sinan” nga Stambolli, tė hėnėn ka qenė njė prej atyre qė kanė shikuar pėr sė afėrmi terrenin ku do tė punohet pėr tre muaj.

“Kam ardhur kėtu pėr tė pestėn herė. Fillimisht pėrmes njė studenti. Mandej ėshtė nėnshkruar memorandumi i bashkėpunimit dhe nė kuadėr tė tij, jam kėtu”, ka thėnė Cetinkaya. Sipas tij, nė lokalitetin arkeologjik tė Ulpianės ka shumė punė pėr t’u bėrė.

“Pėrgjithėsisht arkeologjia e Kosovės ėshtė e re, ėshtė njė foshnje qė duhet tė rritet me punė. Nė bazė tė informatave qė kam, ne fillimisht do tė merremi me bashkimin e kėtyre pjesėve”, ka shpjeguar Cetinkaya derisa me gisht tregon pjesėn e Bazilikės dhe atė lindore tė lokalitetit qė ndahen me njė mur.

Milot Berisha, arkeolog nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės, ka thėnė se dita e parė e punės i ka takuar koordinimit tė punėve.

“Sot ėshtė pėrgatitja pėr kuadratet qė do tė hapen. Jemi dakorduar nė cilėt sektorė do tė punohet dhe jemi duke bėrė strategjinė se si do tė zhvillohet puna gjatė kėtyre tre muajve”, ka thėnė Berisha.

Gjykuar sipas gjetjeve dhe shtresimeve arkeologjike, jetesa nė Ulpianė ka filluar nė epokėn e eneolitit (mijėvjeēari III p.e.s.) ndėrsa ka vazhduar deri nė fillim tė shek.VII. Ulpiana shtrihet nė anėn e djathtė tė magjistrales Prishtinė-Gjilan, afėr fshatit Graēanicė, rreth 8 kilometra nė juglindje tė Prishtinės. Zbulimet arkeologjike tė njė vendbanimi palafit nga epoka e eneolitit, grupi i varreve dardane me urne (shek. XII-XI p.e.s.), qeramika e fazės sė parė tė hekurit dhe stolitė e shek. IV p.e.s., dėshmojnė se Ulpiana, njėra ndėr qytetet mė tė mėdha nė Dardani, ishte ngritur mbi bėrthamėn e njė vendbanimi parahistorik dardan, nė shekullin I.

http://koha.net/?page=1,5,105698
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2013, 23:27   5
Citim:
Evropianėt, interesim pėr arkeologjinė tonė

Qyteti antik Ulpiana, jo shumė larg Prishtinės, konsiderohet si monumenti mė i rėndėsishėm arkeologjik nė Kosovė. Ulpiana konsiderohet njė mrekulli arkeologjike pėrplot me thesare tė groposura dhe varre misterioze.

Duke parė rėndėsinė e Ulpianės shumė arkeologė tė huaj kanė shprehur gatishmėri pėr tė parė nga afėr kėtė vend. Enver Rexha, drejtor i Institutit tė Arkeologjisė sė Kosovės, thotė se interesimi i tė huajve ėshtė shumė i madh.

"Duke marrė pėr bazė pasuritė historiko-kulturore tė vendit tonė, hulumtimeve qė janė bėrė nė tė kaluarėn, si dhe vlerat kulturore tė periudhave tė ndryshme, interesimin pėr arkeologjinė kosovare e kanė si arkeologėt vendorė, ashtu edhe ata ndėrkombėtarė. Nisur nga kjo, qė nga koha e pasluftės (1999) dhe sidomos me krijimin e Institutit Arkeologjik tė Kosovės (2003), janė vėnė kontaktet e para me institucionet homologe ndėrkombėtare", shprehet ai.

Rexha tregon se nė vitin 2008 janė bėrė incizimet e Ulpianės nga Friedrich Lueth nga Instituti arkeologjik gjerman. Qė nga viti 2008, pėrpos incizimeve gjeofizike/gjeomagnetike tė udhėhequra nga Dr. Friedrich Lueth-Instituti Arkeologjik gjerman, Frankfurt/Main, gėrmimeve arkeologjike nga Dr. Felix Teichner, janė zhvilluar edhe vėzhgime nė hinterlandin e Ulpianės dhe nė zonat minerare, si dhe po zhvillohen studime-analiza arkeometalurgjike e hulumtime tė minierave antike nė udhėheqjen e Dr. Guntram Gassmann dhe Dr. Gabriele Körlin (Muzeu i Bochum-it, Gjermani).

Janė dėrguar mostrat e ngjyrės pėr analiza nė Laboratorin e Mineralogjisė, Departamenti i Petrologjisė dhe Gjeokimisė nė Universitetin Goethe-Frankfurt/Main, mostra kėto qė po analizohen nga Dr. Sabine Klein. Pastaj ėshtė pėrdorur teknologjia e Terestial Laser Scaning. Gjithashtu janė bėrė shpime (nga 5 deri 10 metėr thellėsi-sistemi KAROT) si brenda ashtu dhe nė hinterlandin e Ulpianės, pėr mostra (ekofakte, biofakte dhe gjeofakte) gjeoarkeologjike, arkeobotanike, kėto tė zhvilluara nga Universiteti i Hajdelbergut, Instituti i Gjeografisė dhe Gjeografisė Fizike - Gjermani tė udhėhequr nga Prof. Dr. Olaf Bubenzer", ka bėrė tė ditur Rexha.

Ai thotė se tė gjitha analizimet dhe verifikimit tė tė gjitha tė dhėnave tė mbledhura do tė publikohen nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, duke shtuar se janė duke bashkėpunuar me disa institucione ndėrkombėtare tė arkeologjisė. "Po ashtu, qė nga viti 2012 kemi bashkėpunim me Universitetin Mimar Sinan tė Stambollit, (Turqi), pėrkatėsisht me arkeologun Prof. Dr. Haluk Cetinkaya dhe stafin e tij shkencor-profesional (7-10 arkeologė).

Pėrpos kontakteve, pėrkatėsisht bashkėpunimeve me Shqipėrinė, kemi bashkėpunime me njė mori arkeologėsh nga Franca, Anglia, Spanja, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, etj.


Bashkėpunimi shumė i nevojshėm

Nė njė prononcim pėr "Kosova Sot", drejtori i Muzeut tė Kosovės, Shafi Gashi, ka thėnė se bashkėpunimet me institutet arkeologjike dhe me arkeologė tė huaj janė shumė tė nevojshme dhe nė dobi tė arkeologjisė kosovare, sidomos pėr analizat laboratorike.

Sipas tij, lidhjet krijohen gjatė pjesėmarrjes sė institucioneve tona dhe arkeologėve tanė nė seminare tė ndryshme, ku ftohen pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr zbulimet arkeologjike nė Kosovė. Nė kėtė rast njė kontribut jep edhe MKRS-ja, e cila nėnshkruan memorandume tė ndryshme nė dobi tė zbulimeve arkeologjike nė Kosovė.

"Analizat laboratorike janė tė shtrenjta dhe falė bashkėpunimit qė kemi me institucionet arkeologjike tė vendeve tė ndryshme, arrijmė qė t'i realizojmė. Ndėrsa, ardhja e ekspertėve tė huaj pėr fusha ku ne nuk kemi specialistė, ndihmon shumė nė rezultatet arkeologjike te ne", ka thėnė Gashi.

http://www.kosova-sot.info/kulture/e...eologjine-tone
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.