Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 8.2.2010, 19:07   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 900-1400: Gjendja kombėtare pėrballė regjimeve sllave


Citim:
Shqiptarėt si individualitet i formuar etnik-politik pėrballė shteteve sllave tė Ballkanit nė shekujt X-XIV
Thoma Murzaku

Populli i lashtė shqiptar e ka ruajtur ekzistencėn e vet nė trevat ku banon sot e gjithė ditėn dhe ka ecur nė rrugėn e zhvillimit ekonomik, shoqėror, politik e etnokulturor duke luftuar vazhdimisht kundėr pushtuesve tė shumtė tė huaj.

Viset shqiptare pas ardhjes sė sllavėve nė gadishullin e Ballkanit dhe formimit tė shteteve feudale sllave, u bėnė objekt i goditjeve tė tyre tė vazhdueshme, veēanėrisht pas shek. IX.

Klasa feudale e shteteve sllave tė Bullgarisė, tė Duklės dhe tė Serbisė ėshtė karakterizuar gjithnjė nga prirja pėr ekspansion, pėr zbritje drejt luginave, fushave pjellore tė bregdetit, duke synuar tė pushtojė toka tė banuara nga popullsi tė lashta tė Ballkanit.

Nė kėto kushte trojet shqiptare, tė ndodhura larg qendrės sė Perandorisė Bizantine dhe mė pak tė mbrojtura[1] u bėnė viktima tė konflikteve bullgaro-bizantine, duklano-bizantine e serbo-bizantine dhe tė pushtimit tė pėrkohshėm e tė alternuar prej tyre.

Prej mesit tė shekullit IX deri nė fillim tė shekullit XI vise tė gjera shqiptare tė Maqedonisė Perėndimore, Fusha e Kosovės, Shqipėria e Mesme dhe Jugore, nė disa momente edhe Shkodra dhe Ulqini, njohėn me ndėrprerje sundimin bullgar.

Gjatė shekullit XI feudalėt e Duklės, e shtrinė sundimin nė tokat shqiptare deri nė Shkodėr e Lezhė, nė qytetet Tivar e Ulqin; ata sulmuan dhe grabitėn Kosovėn, duke arritur deri nė Vranjė.[2]

Pushtuesit e rinj bullgarė e duklanė pėrmes njė vargu masash tė realizuara nga administrata e tyre shtetėrore dhe kishtare, u pėrpoqėn tė forconin pozitat e veta sunduese mbi popullsinė e lashtė vendase. Kėto pushtime ngadalėsuan zhvillimin ekonomiko-shoqėror e politik tė trevave tė pushtuara dhe rrjedhimisht penguan forcimin e bujarisė shqiptare si njė klasė feudale e formuar dhe e pavarur.

Dokumentacioni i shkruar i kohės me origjinė bizantine, bullgare, serbe ose ai i vendeve tė tjera tė Evropės nė pėrgjithėsi ėshtė i varfėr nė tė dhėna pėr gjithė popujt e Ballkanit. Tė dhėnat pėr Shqipėrinė e shqiptarėt nė tė janė fragmentare, sepse administrata e shkelėsve tė huaj dhe kronistėt e asaj kohe, nė dokumentacion ose nė veprat e tyre pasqyronin nė radhė tė parė jetėn e veprimtarinė e perandorėve, tė mbretėrve dhe tė klasave sunduese nė pėrgjithėsi. Megjithėkėtė shqiptarėt dallohen si njė individualitet etnik mė vete afėrsisht nė tė njėjtėn kohė me popujt e tjerė fqinjė, duke u pėrmendur me emra tė ndryshėm, si “ilirė”, "arvanoi", "alvanoi", "raban", "arbanas” etj. Nė jetėshkrimin e Naumit, njėrit prej figurave mė aktive nė pėrhapjen e shkrimit e tė predikimeve kishtare nė gjuhėn sllave edhe nė tokat shqiptare nė fund tė shekullit IX e nė fillim tė shekullit X, trevat pėrreth Liqenit tė Ohrit dallohen prej viseve maqedone dhe bullgare, si treva lire (shqiptare). [3]

Nė fillim tė shekullit XI arbrit dhe Arbėria paraqiten faktorė aktivė dhe me rėndėsi nė ngjarjet e kohės, nė luftėrat feudale tė vitit 1043, [4] nė ndeshjet midis normanėve e Bizantit, nė kryengritjet antibizantine tė viteve 1040, 1076, 1078, [5] qė u zhvilluan nė tokat shqiptare ose nė fqinjėsi me to.


Qytetet bregdetare, midis tyre edhe ato shqiptare, si Tivari e Ulqini anė quajtur gjithnjė si “trup i huaj nė shtetin e Duklės” [6] dhe, ndonėse qėndruan gjatė nė pėrbėrjen e tij, nuk u shndėrruan nė qytete me popullsi sllave. [7]

Nė kėtė periudhė shquhen pėrfaqėsues tė klasės feudale shqiptare si David Arianiti [8]; feudalė kishtarė tė peshkopatave katolike shqiptare ė viseve veriore tė Tivarit, tė Ulqinit, tė Shkodrės, tė Drishtit, tė Shasit dhe tė Pultit, [9] tė cilėt nė sajė tė mbėshtetjes nė popullsinė arbėrore, kanė zhvilluar luftė tė pandėrprerė pėr pavarėsi kishtare, luftė qė ka shėrbyer nė mėnyrė tė tėrthortė edhe si njė mjet mbrojtės kundėr presionit asimilues tė ortodoksizmit sllav.

Prej fundit tė shekullit XII trojet shqiptare u bėnė arenė e ndeshjeve tė tjera tė ashpra kundėr sulmeve tė feudalėve serbė tė Rashkės.

Rashka, bėrthama e shtetit feudal serb, shtrihej nė skajin lindor tė tokave serbe, popullsia e saj merrej kryesisht me blegtori, njihte pak bujqėsinė dhe ndodhej midis Dalmacisė, Hungarisė dhe Ilirikut. [10]

Shteti serb i Rashkės, qysh me themeluesin e tij, Nemanjėn, filloi ekspansionin drejt rrafshit e luginave tė pasura shqiptare tė Kosovės, duke arritur deri nė Prizren e Pollog, [11] kurse nė drejtim tė bregdetit pushtoi Pultin, Shkodrėn, Drishtin, Shasin, Danjėn, Ulqinin dhe Tivarin. [12] Pushtimet u shoqėruan me shkatėrrimin e ēdo gjėje [13] qė nuk ishte sllave, “pėr ta kthyer lavdinė e tyre nė shkretėtirė, me qėllim qė emri tė mos u kujtohej fare nė kėto anė”. [14]

Pushtimet serbe nė kohėn e krajlit Milutin (1282-1321) u shtrinė pėrkohėsisht deri nė Durrės, [15] kurse nė kohėn e sundimit tė Stefan Dushanit (1331-1355) nė krejt Shqipėrinė, Maqedoninė, Thesalinė e deri nė Akarnani.

Nė pėrgjithėsi viset shqiptare nė kuadrin e shtetit serb, janė dalluar gjithnjė si njė entitet mė vete, i ndryshėm nga sllavėt, gjė qė e kanė njohur edhe sundimtarėt mesjetarė serbė. Pushtimet e dy Pulteve prej Nemanjės cilėsohen nė vitin 1198 si toka tė Rabanit [16] (d.m.th. si toka shqiptare). Nė tė folmen serbe emri i pėrbashkėt pėr shqiptarėt mesjetarė arbėr, arban tingėllonte raban pėr arbėrin dhe Rabna pėr Arbėrinė.

Mbretėrit serbė Helena [17] dhe Milutini [18] nė fund tė shekullit XIII e nė fillim tė shekullit XIV e quajnė veten edhe "kralė tė Shqipėrisė", duke e dalluar kėtė vend tė pushtuar, prej tokave tė tyre. Nė titullin perandorak tė Stefan Dushanit shėnohej edhe artributi i "Arbėrisė". [19]

Qėndresa shqiptare i detyroi sundimtarėt serbė t'u njihnin qyteteve tė Shkodrės, tė Drishtit, tė Ulqinit, tė Tivarit dhe rretheve tė tyre tė drejtėn tė qeveriseshin nė bazė tė statuteve tė veēanta vendase. Qytetet e Prizrenit e tė Novobėrdės gėzonin privilegjin qė tė prisnin monedhat e tyre [20]. Mė 1343 Stefan Dushani detyrohej t'u njihte qytetarėve tė Krujės tė gjitha privilegjet qė u qenė dhėnė atyre nga mbretėrit e mėparshėm. [21]


Mbretėrit dhe klasa sunduese feudale serbe asnjėherė nuk e pushuan dhe nuk e dobėsuan sadopak luftėn pėr tė forcuar e konsoliduar mė tej pushtetin e vet nė trevat shqiptare, pėr tė kufizuar nė maksimum dhe pėr tė mėnjanuar bujarinė arbėreshe, duke vendosur nė viset e pushtuara feudalė sllavė. Gjerėsisht janė pėrdorur pėr kėtė qėllim edhe lidhjet e krushqive me familjet e princėve shqiptarė, tė cilat si tė tilla merrnin kryesisht karakter politik.

Ndėr viset shqiptare tė pushtuara, Kosova, pėr shkak tė pozitės se saj tė rėndėsishme dhe sidomos tė pasurive tokėsore e nėntokėsore qė filluan tė shfrytėzohen gjerėsisht qysh prej shekullit XIII, u bė qendra mė e rėndėsishme ekonomike dhe gradualisht politike e ushtarake e shtetit serb. Nė qytetet e Prishtinės, tė Prizrenit, nė Paun e Nerodimė etj. ishin vendosur rezidencat e krajlėve serbė dhe kryeqendrat shtetėrore. Prej mesit tė shek. XIII u vendos nė Hvosno afėr Pejės sė sotme (nė Rrafshin e Dukagjinit), qendra e kishės ortodokse serbe, e cila u shpėrngul nga Zhiēa qė ndodhet nė Veri (nė Serbi). Ajo qėndroi atje me ndėrprerje tė shkurtra deri nė shkrirjen e Patrikanės sė Pejės nė shekullin e XVIII.

Kisha ortodokse serbe u kthye nė njė organizatė luftarake, qė kreu shėrbime tė mėdha pėr pėrforcimin e sundimit serb nė trojet shqiptare. Ajo nė fillim ishte e lidhur me kryepeshkopatėn e Ohrit. Mė vonė, nė vitin 1219 u shndėrrua nė njė kishė autoqefale thjesht serbe. Kudo u vendosėn klerikė serbė [22], u kryen veprime tė ashpra veēanėrisht nė krahinat e banuara nga popullsi katolike [23], e cila detyrohej me dhunė tė linte katolicizmin e tė pėrqafonte fenė ortodokse. [24]

Mbėshtetje e agresionit kishtar serb nė shekujt XIII dhe XIV u bėnė kishat e manastiret e shumta qė kishin tani nė duart e tyre klerikėt serbė nė Mitrovicė, Prishtinė, Prizren, Deēan, Hvosno, Tetovė, Gostivar, Kėrēovė [25] e deri nė brigjet e Bunės [26] nė Shkodėr dhe Lezhė. Ato ishin tė pajisura me prona tė mėdha tokėsore.



__________________
1) H. Hristov, Bollgarii 1300 ljet, Sofija, 1980, f, 29; S. Stanojeviē, Istorija srpskog naroda, Beograd, 1908, f. 88.
2) S. Stanojeviē, Istrorija srpskog naroda, Beograd, 1908, f. 89-90; K. Jireēek, Istrorija srba, prva knjiga, Beograd, 1922, f. 175-176.
3) Hristomatija po istorija na Bėllgarija, vėll. I, Sofja, 1964, f. 148.
4) Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, vėll. II, Tiranė, 1962, f. 32.
5) A. Buda, Vendi i shqiptarėve nė historinė evropiane tė shekujve VIII-XVIII, nė "Studime historike", nr. 1, 1967, f. 9; K. Bozhori — P. Liēo, Burime tregimtare bizantine pėr historinė e Shqipėrisė, shek. X-XV, f. 47, 133;
6) Enciklopedija Jugosllavije, vėll. 7, Zagreb, 1968, f. 514.
7) P. Mijoviē, Problemi isledovanija sllavjanskih gorodov Ējornogorii, nė "Rapports; du IIIe Congres International d'Archeologie sllave", vėll. II, Bratislavė, 1980, 1 270 e 271.
8) Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, vėll. II, Tiranė, 1962, f. 29.
9) M. Shufflay, Historia e shqiptarėve tė Veriut, serbėt dhe shqiptarėt, Prishtinė,. 1968, f. 183.
10) Izvori za Bėllgarskata istorija, vėll. 12, Sofja, 1965, f. 195;
S. Stanojeviē, Iz srpske proshlosti, Beograd, 1923, f. 33.
11) Kosova dikur e sot, Beograd, 1973, f. 110; K. Jireēek, vep. cit., f, 201;
12) K. Jireēek, vep. cit., t. 195-196; V. Coroviē, Istorija Jugosllavije, Beograd 1933, f. 99; St. Stanojeviē, Nemanja, Beograd, 1933, f. 22.
13) V. Coroviē, vep. cit., f. 99 e 100.
14) St. Prvovenēani, Zhivot Stevana Nemanja nė “Stare srpske biografije” Beograd, 1924, f. 42.
15) K. Jireēek, vep. cit., f. 248, St. Stanojeviē, Istorija srpsko naroda, f, 158.
16) Burime tė zgjedhura, f. 79; M. Shufflay, vep. cit., f. 113.
17) Burime tė zgjedhura, f. 193.
I8) V. Coroviē, vep. cit, f. 136.
19) S. Novakoviē, Zokonski spomenici srpskih drzhava srednjega veka peta knjiga, Beograd, 1912, f. 418.
20) S. Novakoviē, Zokonski spomenici srpskih drzhava srednjega veka peta knjiga, Beograd, 1912, VII-IX.
21) M. Shufflay, vep. cit, f. 129.
22) V. Coroviē, vep. cit., f. 108 e 109.
23) M. Shufflay, vep. cit., f. 188-189, 194-196; Spomenici za srednovekovnata i ponovata istorija na Makedonija, T. II, Shkup, 1977, f. 472-473: ,1
24) S. Novakoviē, Zakonik Steiana Dushana, Beograd, 1898, f. 153; K. Jireēek, vep. cit., f. 301.
25) S. Nikollovska, Izgradeni i obonoveni manastiri i cėrkvi od kralot Milutin nė “Spomenici...” f. 11, f. 509-518; “Kosova” f. 112.
26) Burime tė zgjedhura, f. 193.
vijon nesėr...
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.2.2010, 06:37   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Pėr Duklėn e paska shkretnu krejt, kur vetė Dukla ishte e sunduar e plaēkitur e asimiluar nga mbretėrit e mėvonshėm tė Nemanjiqve.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.2.2010, 11:25   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Po, ai ėshtė njė nga gabimet qė bėn autori, qė nė njėfarė mėnyre "ka rėnė pre" e propagandografisė sllave. Gjatė punimit shikojmė se flet vetėm me burime sllave, qė ka tė mirėn dhe tė keqen e vet. E keqja ėshtė ajo mė sipėr si dhe qėndrimi qė do shohim mė poshtė ku bėn njė shkallėzim qytetėrimi (inferioriteti ndaj sllavėve ka qenė vlerė konstante gjatė komunizmit). E mira ėshtė se ka luajtur futboll me topin e tyre nė fushė tė tyre dhe ka dalė fitues.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.2.2010, 11:30   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Masė tjetėr e pėrdorur nė shkallė tė gjerė, nė zbatim tė politikės asimiluese tė shtetit dhe tė kishės serbe ishte kolonizimi sistematik sllav i trevave arbėrore. Nėpėrmjet tij u krijua kėtu, si edhe nė mjaft raste tė tjera nė Evropė, njė klasė feudale nė shumicė etnikisht e huaj, qė sundonte mbi popullsinė vendase tė nėnshtruar tė njė kombėsie tjetėr.

Nė mėnyrė mė intensive u kolonizuan krahinat e pushtuara, sidomos luginat dhe fushat pjellore tė Kosovės, tė Metohisė e tė Pomoravlės. Bashkė me sunduesit feudalė ishte shpėrngulur nė kėto vise edhe popullsi e thjeshtė. Kolonė vinin jo vetėm prej Rashkės, por edhe nga krahinat perėndimore tė Humit, tė Trebinjės etj. Kėta tė fundit i gjejmė tė vendosur nė brigjet e Liqenit tė Ohrit dhe nė disa krahina tė Maqedonisė. [27]

Kolonizimi serb i Kosovės ishte njė dukuri qė mori pėrhapje kryesisht nė fushė, pa prekur zonat malore, ēka tregon, sipas dijetarit tė njohur J. G. Hahn, se shqiptarėt qė pėrbėnin popullsinė e lashtė autoktone, ishin pjesėrisht nė tėrheqje para ardhėsve tė rinj serbė. [28]


Nė Kosovė, shqiptarėt i bėnė ballė presionit kolonizues sllav, [29] por nė kushtet e zgjedhės sė rėndė serbe, nuk patėn mundėsi, qė tė favorizonin konsolidimin e klasės feudale vendase dhe formimin e shteteve tė pavarura feudale, siē ndodhi nė trevat perėndimore shqiptare.

Prej fundit tė shekullit XIII e gjatė shekullit XIV nė dokumentacionin e kohės shpesh pėrmenden fisnikė, logofetė, sundimtarė lokalė shqiptarė etj., si Gjergj Mazrreku, Gjin Beli (Bardhi) e Duka i Shalės sė Bajgorės, [30] Progon Skuri, [31] Dhimitėr Suma, [32] Vladisllav Jonima, [33] Pal Gropa [34] etj.

Nė Kosovė u krijua njė situatė pak a shumė e ngjashme me atė tė Sllovenisė gjatė mesjetės, ku pėr shumė shekuj sunduan klasa feudale dhe kisha gjermane, tė cilat edhe pse tėrhoqėn me vete fshatarė gjermanė, nuk mundėn tė ndryshonin nė mėnyrė thelbėsore realitetin etnik tė atjeshėm.

Mungesa e njė klase tė zhvilluar feudale shqiptare nė viset veri-lindore ndikoi edhe nė rrjedhėn e luftės sė masave kundėr sundimit serb. Megjithėkėtė, edhe pse ekzistonin kushte historike tė disfavorshme, sipas tė dhėnave tė dokumentacionit tė kohės, qėndresa popullore antiserbe ishte vazhdimisht nė rritje. Forcėn e saj e ēmuan edhe sundimtarė tė shteteve tė tjera evropiane, kundėrshtarė tė Serbisė, tė cilėt donin tė lidheshin me tė me qėllim qė ta shfrytėzonin pėr realizimin e planeve tė veta pushtuese nė Ballkan.

Nė vitin 1205 Venediku afrohet me krerėt shqiptarė tė Bregdetit pėr tė siguruar mbėshtetjen e tyre nė luftėn kundėr Serbisė. [35] Nė fillim tė shekullit tė XIV monarkėt Anzhu tė Italisė sė Jugut bėnė mjaft pėrpjekje pėr tė shfrytėzuar gatishmėrinė e vendosmėrinė e feudalėve shqiptarė nė luftė kundėr serbėve. [36] Gijom Adami, kryepeshkop i Tivarit vėrente nė fillim tė shek. XIV se “arbėreshėt e shtypur keq nga zgjedha padurueshme dhe tepėr e rėndė e sundonjėsve tė urryer dhe tė vėshtirė sllavė” ishin tė gatshėm “tė konsakronin duart nė gjakun e tyre (tė sllavėve)”. [37]

Shqiptarėt konsideroheshin nga bashkėkohėsit si elementi mė i predispozuar armiqėsisht ndaj serbėve qė ishte i gatshėm tė ngrihej nė ēdo moment kundėr zgjedhės sė tyre. [38] Nė kryengritjen antiserbe tė vitit 1319, qė pėrfshiu Ballkanin Perėndimor, shqiptarėt ishin njė faktor aktiv i saj. [39] Nė vitin 1332 shpėrtheu njė lėvizje kryengritėse e re nė Shqipėrinė Veriore, e cila udhėhiqej nga fisniku Dhimitėr Suma [40], kurse nė vitin 1334 ajo pėrfshiu rrethin e Prizrenit. [41] Njė kryengritje masive pėrgatitej tė shpėrthente nė vitin 1336, me anėn e sė cilės fisnikėria shqiptare shpresonte tė shkėputej nga sundimi serb [42]. Njė tjetėr shpėrtheu nė vitin 1351 nė Ulqin. [43]


Shqiptarėt i qėndruan presioneve tė shumanshme shtypėse e asimiluese tė shtetit dhe tė kishės serbe, e ruajtėn identitetin e vet si popull nė luftė tė hapur dhe me anė tė njė qėndrese tė heshtur e tė padukshme, qė zhvillohej nė vatrat e kasolleve arbėrore, ku mbeti e paprekur dhe u pėrcoll brez pas brezi gjuha shqipe, arti e muzika popullore, zakonet origjinale shqiptare etj.

Pėrhapja e emėrtimeve tė vendeve dhe e emrave tė njerėzve me origjinė sllave e tė sllavizuar nė viset verilindore, qė dėshmohet nėpėrmjet dokumentacionit historik tė shekujve XIII e XIV, ishin dukuri qė “nuk kanė tė bėjnė me mbizotėrimin numerik tė elementit joshqiptar (nė kėtė rast kupto serb Th.M.), por me pushtetin politik shoqėror qė ky ushtronte nė kėto treva” [44]; ato nuk mundėn tė ndryshojnė nė pėrgjithėsi karakterin etnik shqiptar tė kėtyre viseve.

Ndikimi i pushtetit politik e kishtar serb nė drejtim tė onomastikės
dallohet qartė veēanėrisht nė rastet kur edhe brenda njė familjeje gjejmė nė pėrdorim tė njėkohshėm emra shqiptarė e sllavė si Dobrosllav i biri i Gjinit, Bratili dhėndėr i Gonit, Rajko Ginoviē, Brata Gonoviē. Bogoje Tishanoviē, Ivanko i vėllai i Leshit, Dminko Progon, Gjoni dhe i vėllai Dabizhiv etj. [45] Nė raste tė tjera gjejmė sllavizim tė emrave si: Gin Beli nė vend tė Gjin Bardhi, Niksha pėr Nika, Milotiq pėr Miloti, Beli-Beljanoviē pėr Bardhi [46], Vogliq pėr Vogli [47] etj.; sllavizohen emra tė fshatrave duke i shtuar prapashtesa sllave si: Ginovci, Gonovci etj. [48], ose mikrotoponime si: Lesheva Rudina, Leshevo Selishte, Bushatova Kukja [49] etj.

Dokumentacioni historik i kėsaj kohe provon se shqiptarėt ishin kudo tė pranishėm nė hapėsirėn midis Ulqinit, Tivarit [50], Mitrovicės [51], Novoberdės, Preshevės [52], Kumanovės [53], Tetovės, Shkupit e Shtipit.[54]

Nė kėtė dokumentacion shqiptarėt duhen kėrkuar, jo vetėm kur pėrmenden si arbanas, por edhe atėherė kur pėrmenden si “latinė”, d.m.th. katolikė, tė cilėt i gjejmė vazhdimisht duke filluar nga brigjet e Liqenit tė Shkodrės e deri nė Mitrovicė, Podujevė, Novoberdė, Gjilan, Prizren, Tetovė, Shkup etj. Edhe nė rastet kur si banorė tė kėtyre trevave pėrmendet popullsi me emrin “grek”, pėr ta dalluar nga sllavėt, duhet kuptuar mė sė forti, siē ka ngjarė edhe nė raste tė tjera, shqiptari ortodoks, ashtu sikurse pėrcaktimi “vllah” nė dokumentacionin serb ka mė tepėr kuptimin e blegtorit, sesa tė njė kategorie etnike tė veēantė, sepse shpesh na dalin si “vlleh” blegtorė me emra tipikė shqiptarė. [55]


Vitaliteti dhe forca e qėndresės kundėr ēdo presioni shtypės dhe asimilues i dha mundėsi kombėsisė shqiptare t'i bėjė ballė sundimit serb, tė afirmohet si faktor mė vete politik e kulturor, tė kontribuojė krahas faktorėve tė tjerė tė brendshėm e tė jashtėm nė shembjen e Regjimit Serb dhe tė arrijė nė formimin e principatave feudale tė pavarura.

Me shkatėrrimin e kėtij Regjimi nė vitin 1355 qendra e shtetit serb, e cila gjatė mesjetės ka qenė e paqėndrueshme, u shpėrngul gradualisht nga trevat e pushtuara shqiptare tė Kosovės, drejt veriut, pėr t'u vendosur pėrfundimisht nė Smederevo e Beograd, nė brigjet e Danubit, krahina tė cilat u bėnė bazė pėr krijimin nė tė ardhmen tė shtetit kombėtar serb.


__________________
27) V. Coroviē, vep. cit, f. 157; M. Shufflay, vep. cit, f. 172-173.
28) Mbi ngjarjet nė Kosovė, Tiranė, 1981, f. 155.
29) Historia e Shqipėrisė, vėll. I, Tiranė, 1959, f. 209.
30) S. Gashi, Prania e etnosit shqiptar nė Kosovė gjatė shekujve XIII-XIV nė dritėn e burimeve kishtare serbe nė “Onomastika e Kosovės” Prishtinė, 1979, f. 66, 81.
31) K. Jireēek, vep. cit, f. 248; S. Qirkoviē, Pasqyrė e marrėdhėnieve serbo shqiptare prej ardhjes sė sllavėve deri nė fund tė shek. XV nė «Pėrparimi»-, nr. 7-8, Prishtinė, 1955, f. 446; Spomenici, II, f. 213.
32) K. Jireēek, vep. cit, f 274, M. Shufllay, vep. cit., f. 128; S. Qirkoviē, vep. cit, f. 447.
33) M. Shufflay, vep. cit, f. 127, 224.
34) Burime tė zgjedhura, f. 96.
35) St. Stanojeviē, Stevan Prvavencani nė «Godishnjica N. Cupica», knj. XLIII, 1934, f. 22.
36) Burime tė zgjedhura, f. 113-119.
37) Po aty, f. 112.
38) Burime tė zgjedhura, f. 112.
39) M. Shufflay, vep. cit., f. 127-128, 195.
40) K. Jireēek, vep. cit., f. 274; M. Shufflaj, vep. cit., f. 128.
41) Historia e Shqipėrisė, f. 215.
42) Burime tė zgjedhura, f. 113.
43) Historia e Shqipėrisė, f. 215.
44) A. Buda, Rreth disa ēėshtjeve tė historisė sė formimit tė popullit shqiptar, tė gjuhės e tė kulturės sė tij, “Studime historike”, nr. 1, 1980, f. 179.
45) S. Gashi, vep. cit, f. 62, 63 v.; R. Ismajli, Disa ēėshtje tė onomastikės mesjetare, “Onomastika e Kosovės”, f. 47-56.
46) Po aty, f. 64-65.
47) Burime tė zgjedhura, f. 138.
48) S. Gashi, vep. cit, f. 66.
49) Po aty, f. 75, 100.
50) Spemenici, T. II, f. 618.
51) S. Gashi, vep. cit, f. 59-105.
52) Po aty, f. 59-105; Kosova., f. 232,
53) Spomenici, T. II, f. 449-450 e 472,
54) S, Gashi, vep. cit, f. 81.
55) Po aty, f. 80, 82-83, Burime tė zgjedhura, f. 72.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 14:07.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Kontakt · Prektora · Pyetje · Kreu
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.