Kthehu   Kreu > Ateistėt > Vrojtim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.2.2010, 12:22   1

Vė re! Ē'do BE-ja me pėrkatėsinė fetare tė shqiptarėve?


Citim:
Census? Jo, faleminderit!

Jo, them pėr pyetjet qė kanė tė bėjnė me pėrkatėsinė time fetare dhe etnike. Se para 10 vitesh kisha tjetėr fe. Se miliona shqiptarė nuk kanė pasur fe hiē pėr 50 vjet. Jo, sepse sot etnia blihet me para dhe pensione.

Dhe jo, sepse Kushtetuta mė garanton tė drejtėn pėr tė mos e shprehur besimin tim. Saktė, shkurt dhe qartė e thotė, nė nenin 24, pika 3: “Askush nuk mund tė detyrohet qė tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij”. Kėshtu qė mė mirė po i bindem Kushtetutės, sesa pyetėsorėve me porosi.

Po ē’ėshtė kjo zhurmė e madhe pėr regjistrimin e popullsisė? Dikur, censusi u shpik nga romakėt pėr t’i ndihmuar ata qė tė mbanin nėn kontroll numrin e meshkujve tė pėrshtatshėm pėr t’u dėrguar ushtarė.

Kurse sot, pretendohet se regjistrimi i popullsisė u bėka pėr tė pėrmirėsuar politikat sociale, ekonomike, kombėtare, rajonale e ndėrkombėtare. Shumė mirė, po feja dhe etnia kujt i hyjnė nė punė?

Regjistrimet e popullsisė tė bėra nė Shqipėri janė ato tė viteve 1918, 1923, 1945, 1950, 1955, 1960, 1969, 1979 dhe 1989. Censusi i parė ėshtė procesuar nė Shkodėr, ai i vitit 1923 nė Austri (me porosinė e mbretit Zog), dhe i fundit, nė vitin 1989, ėshtė bėrė kur Shqipėria ishte akoma nėn regjimin komunist. Etnia s’kishte rėndėsi atėherė, kurse feja ishte jashtė logjikės komuniste.

Po a ėshtė i rrezikshėm censusi? Po tė marrėsh pėr bazė avantazhet e tij, sigurisht qė nuk ėshtė i rrezikshėm. Pėrkundrazi, mund tė ndihmojė qeverinė pėr tė qenė mė e saktė nė planet dhe ndėrhyrjet e saj (financiare ose jo); e mban atė mė tė organizuar, jep njė tablo mė tė qartė tė situatės sė popullsisė nė vend, jep detaje pėr njerėzit qė jetojnė brenda territorit tė njė vendit, etj.

Ama nė anėn tjetėr, disavanatazhet mė tė mėdha kanė tė bėjnė me mungesėn e dėshirės sė njerėzve pėr tė paraqitur tė dhėnat e tyre personale, gjė qė mbėshtetet edhe nga ligji ynė themelor.

Censusi gjithashtu kėrkon shumė kohė dhe shpenzime pėr t’u bėrė. Por, edhe nėse kėto janė tė sponsorizuara, sėrish tė dhėnat e mbledhura janė tė kufizuara dhe nuk tė lejojnė tė bėsh analiza tė thella. Madje mund tė qėllojė qė tė dhėnat e censusit, bazuar nė pyetjet e hartuara brenda tij, tė keqpėrdoren me paramendim. Si? Nė ndarjen administrative pėr zgjedhje pėr shembull. Ose nė hartim politikash qė nuk janė aq shumė sociale sa ē’pretendohet.

Po tė shohim ē’ndodh nė rajon apo nė vendet e ngjashme, vihet re se censusi nė baza etnike, gjuhėsore dhe fetare gjithashtu ėshtė i kundėrshtuar. Nė Turqi pėr shembull, censusi nuk e pėrmban informacionin pėr pėrkatėsitė etnike apo besimin fetar, (pėr shkak edhe tė Kushtetutės Turke, qė pėrcakton qartė se tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Turqisė janė Turq nė kombėsi (nationality), pavarėsisht besimit fetar apo etnisė ku bėjnė pjesė).
Po Kushtetuta Shqiptare? Qartė fare shprehet edhe ajo.

Siē u tha mė sipėr, Neni 24.3 thotė: ”Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet qė tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij”. Kurse Neni 3 pėrforcon kėtė ide, duke thėnė: “Shteti ka pėr detyrė tė respektojė dhe tė mbrojė identitetin kombėtar”.

Censusi duket sikur i vė ca shkopinj nėn rrota kėtij neni, por nismėtarėt e regjistrimit mbi baza qė e lėkundin identitetin kombėtar, mund tė kundėrshtojnė lehtė duke pretenduar lexim ndryshe tė Kushtetutės.

Po le tė shohim mė tej. Nė Bosnjė (qė sė bashku me Shqipėrinė ėshtė jashtė zonės sė lėvizjes sė lirė, dhe bashkė me Turqinė klasifikohet nė tė njėjtin thes fetar), Parlamenti sėrish e rrėzoi draftin ligjor pėr regjistrimin e popullsisė nė vitin 2011. Miratimi i ligjit kėrkohet me ngulm nga BE-ja, por u rrėzua pikėrisht sepse pėrmban pyetje qė kanė lidhje me etninė, fenė dhe gjuhėn.

Serbėt e Bosnjės (31% e popullsisė), janė pro, kurse myslimanėt e saj (40%), pretendojnė se regjistrimi me baza etnie do tė cimentosė rezultatet e luftės dhe spastrimin etnik nė vend. Nga ana tjetėr, kroatėt e Bosnjės janė gjithashtu kundėr, me pretendimin pėr tė pėrforcuar pozitat e tyre kushtetuese pėrpara se t’i nėnshtrohen ndonjė censusi. (Kurse Kushtetuta jonė ėshtė shprehur qartė dhe nuk kemi ē’tė presim, as ē’tė shpikim. “Askush nuk mund tė detyrohet tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij”.)

Kundėrshtimi kroat justifikohet me shqetėsimin se censusi me baza etnike dhe fetare konfirmon situatėn e pasluftės nė Bosnjė dhe trazirat e vazhdueshme nė kėtė shtet delikat. Regjistrimi i fundit i popullsisė nė kėtė vend u ndoq vetėm pak muaj mė pas nga lufta e 100 mijė viktimave dhe 2.2 milionė tė shpėrngulurve.

Atėherė, pėrse tė pėrsėriten tė dhėnat mbi etninė dhe fenė?

Deri mė sot, asnjėra nga 27 vendet e Bashkimit Evropian nuk ka bėrė regjistrim tė popullsisė sė tyre duke marrė pėr bazė fenė, gjuhėn, apo kombėsinė, por thjesht janė bėrė mbi elementėt qė parashikon censusi (ekonomike, banesa, gjeografike, etj).

Ama Bashkimi Evropian iu kėrkon vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė tė pėrfundojnė regjistrimin e popullsisė deri nė vitin 2011, sepse “nė kėtė mėnyrė, BE-ja do tė ketė njė bankė tė saktė tė dhėnash mbi tė cilat tė bazojė politikat e mėtejshme pėr kėtė rajon”.

Boshnjakėt nuk e besojnė kėtė. As shqiptarėt jo. Por BE vazhdon tė kėmbėngulė. Vetėm dy javė mė parė, komisioneri i zgjerimit pėr BE-nė theksoi nevojėn qė ky regjistrim tė pėrfundojė patjetėr.

“Moskryerja e kėtij censusi do tė ishte nė dėm tė Bosnjė-Hercegovinės, nėn kėndvėshtrimin e perspektivės Evropiane, - thotė Oli Rehn, - Do tė vėshtirėsonte gjithashtu zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike, pėr shkak tė mungesės sė tė dhėnave tė sakta”.

Rehn shton se Bashkimi Evropian nuk ka kėrkuar nė fakt qė nė census tė pėrfshihen edhe pyetje pėr pėrkatėsinė fetare apo etnike. Atėherė nga lind ky debat? Po pikėrisht kjo ėshtė gjėegjėza. Zyrtarisht, BE thotė qė ky tip regjistrimi nuk kėrkohet. Pyetėsisht, nė Shqipėri pretendohet se kjo ėshtė pikė e pashmangshme e pyetėsorit.


Rajoni? Maqedonia e ka bėrė censusin e fundit nė vitin 2002, Kroacia nė 2005-ėn dhe Serbia nė vitin 2002. Maqedonia lėshoi pe nė bėrjen e tij pėr shkak tė marrėveshjes sė Ohrit dhe paketės sė dhuratave evropiane (nė pikėpyetje sot); kurse Serbia dhe Kroacia janė tė gatshme tė ribėjnė censuset e veta e tė ndihmojnė edhe fqinjėt, nėse kanė vėshtirėsi.

Nė rastin e Shqipėrisė, regjistrimi me baza etnike e fetare do ishte i pasaktė, i pavėrtetė, jo i plotė dhe abuzues. Pse? Sepse edhe qėllimi i bėrjes sė tij nuk ėshtė transparent.

Nė kushtet e njė konglomerati social e ekonomik, prodhimi i karameleve pėr abuzuesit dhe keqinterpretuesit e censuseve, do tė ishte njė gabim qė kushton shtrenjtė.

http://www.gazetatiranaobserver.com/...orum&Itemid=72
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:03.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.