Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.2.2010, 20:17   1

Shkrim i cituar Perėndimor: Kushtetuta prej plasteline


Citim:
Zgjedhjet pėr Avokatin e Popullit rivėnė nė dukje ndryshimet e nxituara tė Kushtetutės
Romir Saraēi

(...)

Paradoksi me legjislacionin shqiptar lindi qė kur Kushtetuta humbi vlerėn e saj si ligji themeltar i shtetit shqiptar. Ajo mund tė ndryshohet sa herė qė mund tė gjendet njė marrėveshje mes forcave politike apo sa herė dėshiron njė faktor apo njė tjetėr tė ndėrhyjė nė tė.

Zgjedhja e Presidentit tė Republikės ėshtė pika e referimit, nga e cila mund tė bėhen interpretime pėr shumė ligje tė tjera. Shumė reforma dhe ligje tė rėndėsishme kanė ngelur peng e opozitės, pasi kėrkojnė tri tė pestat e votave. Por, edhe nėse opozita nuk hynė nė Kuvend, atėherė, nuk i pengon qeverisė qė tė mbajė pushtetin deri nė fund tė mandatit, pasi edhe Presidenti mund tė zgjidhet me shumicė tė thjeshtė, duke shmangur kėshtu pikėn kritike qė mund tė shpėrbėjė parlamentin.

Duket se ndryshimi i kushtetutės nė mėnyrė tė vazhdueshme, nuk ėshtė bėrė pėr tė pėrmirėsuar legjislacionin shqiptar apo situatėn politike nė vend, por ėshtė bėrė qė tė krijojė lehtėsi pėr ēdo qeveri.

Por, parregullsia e kėtij “komoditeti” vihet re sa herė qė vjen koha pėr miratime tė ligjeve, pėr reforma apo edhe zgjedhjen e titullarėve apo anėtarėve tė shumė institucioneve siē do tė jetė edhe Avokati i Popullit qė pritet tė zgjidhet brenda muajit Shkurt.

Nė bazė tė ndryshimeve qė i janė bėrė Kushtetutės, Presidenti mund tė zgjidhet edhe ap u gjetur mė parė konsensusi politik, ndėrkohė qė zgjedhja e Avokatit tė Popullit kėrkon patjetėr gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt mes opozitės dhe maxhorancės, nė tė kundėr posti mbetet vakant.

Nė nenin 61 tė Kushtetutės, pika 1, theksohet se Avokati i Popullit zgjidhet nga tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit pėr njė periudhė prej 5 vjetėsh, me tė drejtė rizgjedhjeje. Ndėrkaq, neni 87 i Kushtetutės, i ndryshuar, Presidenti zgjidhet nė votimin e parė, tė dytė ose tė tretė kur njė kandidat merr jo mė pak se tri tė pestat e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

Nė votimin e katėrt dhe tė pestė zgjidhet President kandidati qė siguron mė shumė se gjysmėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nuk ėshtė vetėm Avokati i Popullit qė kėrkon konsensus politik, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė prej kohėsh vuan nga bojkoti i opozitės, pasi anėtarėt e KLD duhet tė zgjidhen me tre tė pestat e votave.

E njėjta procedurė ndiqet edhe pėr gjyqtarėt e Gjykatės Kushtetuese, tė cilėt propozohen nga Presidenti dhe emėrohen me pėlqim tė Kuvendit.

(...)

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=22742
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 14:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.