Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.2.2010, 05:27   1

Shkrim i cituar Internet: Mbulimi i territorit/Z1


Citim:
Perėndimor: Vetėm 10 % e familjeve pėrdorin internetin

Nga tė dhėnat zyrtare tė Autoritetit tė Komunikimit Elektronik dhe Postar rezulton se nė shkallė vendi janė 80 mijė familje qė pėrdorin internetin, ose vetėm 10 pėr qind e numrit total tė familjeve nė vendin tonė. Njė shifėr qė konsiderohet e ulėt krahasuar me vendet europiane, por qė ka pėsuar rritje tė ndjeshme kundrejt viteve tė mėparshme.

Nė fund tė vitit 2009, numri i familjeve qė kishin akses nė internet ishte rreth 80 mijė familje ose 10 pėr qind e totalit. Operatori kryesor pėr internetin ėshtė kompania Albtelekom, numri i pajtimtarėve tė sė cilės pėr kėtė shėrbim arrin nė 52 mijė, nga tė cilėt 4 mijė janė biznese dhe pjesa tjetėr, familjarė”,- ka deklaruar Pirro Xhixha, drejtor i Autoritetit tė Komunikimit Elektronik dhe Postar.

Ai shton se numri i bizneseve qė pėrdorin shėrbimin e internetit ėshtė rritur, pasi nė korrik tė vitit 2008, subjektet ishin vetėm 1800.

Pėr sa u pėrket operatorėve tė tjerė alternativė qė ofrojnė shėrbimin e internetit me infrastrukturėn e tyre, numri i pajtimtarėve arrin nė rreth 25 mijė vetė.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=12556&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2010, 15:43   2
Citim:
Shqipėri: 32 pėr qind e popullsisė pėrdor internetin

Sali Berisha, kryeministėr i republikės, deklaron se do tė merren masa nė shkolla e universitete qė shkalla e penetrimit tė internetit tė rritet akoma

Qytetarėt shqiptarė po pėrdorin gjithmonė e mė shumė internetin. Gjatė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė, kryeministri Berisha ka deklaruar se falė projekteve tė mėdha qė janė ndėrmarrė gjatė 4 viteve tė fundit, si finalizimi me sukses i projektit “internet nė ēdo shkollė”, dixhitalizimi i procedurave, dixhitalizimi i sistemit tė Gjendjes Civile dhe lista dixhitale e zgjedhėsve, penetrimi i IT-sė nė Shqipėri ėshtė sot nė masėn 32 pėr qind, kundrejt 4.8 pėr qind nė vitin 2005.

“Treguesi i kėtij penetrimi ėshtė 32 pėr qind. Ndėrkohė Europa ka mesataren 45 pėr qind, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbi 70 pėr qind. Pra, starti i parė ishte i fuqishėm, por energji mė tė mėdha, investime shumė mė tė mėdha, pėrpjekje shumė mė serioze, projekte shumė herė mė tė mėdha janė tė domosdoshme, qė tė kapim dhe tė tejkalojmė mesataren europiane. Dhe ky ėshtė njė objektiv shumė ambicioz dhe i vėshtirė, pėr realizimin e tė cilit, ne do tė duhet tė ndėrmarrim reforma tė thella, tė angazhojmė fonde tė mėdha”,- ka deklaruar Berisha.

Kryeministri theksoi se Shqipėria ka nevojė jetike pėr tė arritur “moshėn dixhitale, duke identifikuar disa aspekte tė rėndėsishme nė drejtim tė arritjes sė kėtij synimi. Kėshtu, duke filluar nga viti i ardhshėm akademik do tė trefishohen, nga 1900 nė 6000, pranimet nė degėn e IT-sė nė tė gjitha universitetet publike dhe private tė vendit.

Do tė krijohet njė Kurrikul e re, e mirėstudiuar dhe e plotėsuar nė tė gjitha boshllėqet e saj. Gjithashtu, do tė angazhohen ekspertėt mė tė mirė shqiptarė dhe tė huaj nė universitetet publike apo private, si dhe do tė krijohet njė drejtori e IT-sė nė strukturėn e ēdo ministrie, dikasteri dhe agjencie.

Kryeministri Berisha ka bėrė tė ditur se po punohet pėr krijimin e njė rrjeti kombėtar, ngritja e tė cilit ka si qėllim internet me bandė tė gjerė dhe super tė gjerė nė ēdo familje, nė tė gjithė vendin, sikundėr ėshtė nė diskutim ngritja e Fondit Kombėtar, i domosdoshėm pėr tė mbėshtetur kėtė proces. “Agjencia dhe ministria po punojnė pėr tė pėrcaktuar tė gjitha termat e referencės, i cili do tė jetė njė rrjet qė do tė ngrihet nė kuadrin e partneritetit publik, privat, si praktika mė e mirė, me e suksesshme deri mė sot”,- ka deklaruar Berisha.

Nga tė dhėnat zyrtare tė Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare rezulton se nė fund tė vitit 2009, 10 pėr qind e familjeve shqiptare kishin internet, ndėrkohė qė disa vite mė parė ky numat ishte shumė herė mė i vogėl.

http://www.ipko.net/portal/site/index.php?p=4&id=237
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.4.2010, 07:51   3
Citim:
Serbia s’mund t’ia bllokojė internetin Kosovės

Prishtinė, 25 prill- Pėrfaqėsues tė ofruesve tė shėrbimeve tė internetit nė Kosovė kanė thėnė tė shtunėn se nuk janė tė varur nga Serbia sa i takon shėrbimit, shkruan sot Koha Ditore. Edhe nė PTK, por edhe nė IPKO, kanė deklaruar se pėr furnizues kryesorė kanė vendet e tjera fqinje.

“Qasjen nė internet e kemi pėrmes Maqedonisė dhe Shqipėrisė, kėshtu qė nuk kemi asnjė pengesė”, ka thėnė Shyqyri Haxha, kryeshef ekzekutiv nė PTK. “Edhe ashtu, nuk kemi pasur qasje pėrmes fibrės optike qė kemi me Serbinė”.

Edhe zėdhėnėsi i “IPKO”-s, Alban Kastrati, e ka konfirmuar tė njėjtėn gjė. “Rrjeti ynė bazohet nė disa platforma teknologjike dhe nuk mund tė bie, pavarėsisht ēfarėdo kushtėzimi. ‘IPKO’ rrjetin primar e ka nga Maqedonia dhe nuk kemi lidhje me kėtė fijen optike me Serbinė”, ka thėnė Kastrati. “Maqedonia ėshtė njė transitzonė, sepse rrjetin e marrim prej vendeve tė tjera”.

Gjatė sė premtes ka qarkulluar nėpėr media informata se Serbia mund ta lėrė Kosovėn pa rrjet interneti, pėr shkakun qė ART-ja ka shkyēur antenat e operatorėve tė Serbisė nė Kosovė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,19201
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2010, 17:03   4
Citim:
Shqipėria, sė shpejti linjė me fibra optike

Shqipėria sė shpejti do tė jetė pjesė e linjave rajonale me fibra optike. UNIFI Communications, njė agjensi ndėrkombėtare telekomunikacioni me qendėr nė Nju Jork dhe Interoute Communications, operatori mė i madh evropian i rrjetit me fibrėr optike kanė nėnshkruar marrėveshje pėr ndėrtimin e linjės nėnujore Itali – Shqipėri.

Ky projekt do tė mundėsojė lidhjen e parė tokėsore nėnujore me fibra optike nga Italia drejt Shqipėrisė, dhe shėnon fillimin e projektit tė Rrjetit Ballkan-Itali duke planifikuar pėr ta shtrirė shėrbimin edhe mė tej nė lindje tė Europės.

Kompanitė kanė njoftuar se shėrbimi pėr Shqipėrinė pritet tė nisė nė tremujorin e parė tė vitit 2011. Fibrat optike mundėsojnė qė tregu shqiptar e mė gjerė edhe ai ballkanik tė ketė akses pėr tu lidhur me operatorė tė tjerė nė stacionin tokėsor tė linjės nė Itali dhe mė tej nė Evropė.

Shėrbimet e ofruara do tė jenė tė shumėllojshme duke pėrfshirė internet me mė shumė se disa GigaBit. Rrjeti planifikohet tė ndėrtohet me fibra optike shumė tė pėrparuara nė apektin teknologjik, duke ofruar virtualisht kapacitet tė pakufizuara transmetimi tė dhėnash dhe diversitetin e tyre pėr tė cilat tregu ka shumė nevojė.

Sipas planeve tė UNIFI-t, faza e parė e e projektit synon tė krijojė linjė tė qėndrueshme optike nė Tiranė.

Po ashtu kompania planifikon tė krijojė njė shėrbim tė ndėrmjetėm i cili lehtėson ndėrlidhjen mes operatorėve tė telekomunikacionit nė vend dhe ISP-ve, duke u bėrė kėshtu njė qendėr e madhe telekomunikacioni pėr rajonin e Ballkanit.

Pėr tė pėrmbushur nevojata e tregut rajonal planifikohet qė mė tej tė krijohet mundėsia e lidhjes tokėsore me vendet fqinje si Greqi, Kosovė, Maqedoni dhe Mal i Zi. Linja tė tilla fibrash do tė stimulojnė rritjen e ndėrlidhjeve nė tregje tė tjera rajonale si Bullgaria dhe Turqia e deri nė Lindje tė Mesme.

http://www.alsat.tv/ekonomi/shqipera...at-optike.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2010, 16:49   5
Citim:
Fibra optike: Nis projekti rival i Albtelecom

Shqipėria do tė ketė njė linjė tė dytė tė fibrės optike nėnujore, veē asaj qė zotėron Albtelecom. Shoqėritė UNIFI Communications dhe Interoute prezantuan zyrtarisht projektin, qė pritet tė mundėsojė shėrbimin nė tremujorin e parė tė vitit 2011.

Rrjeti nėnujor i fibrės optike pritet tė rrisė ndjeshėm kapacitetin e transmetimit tė tė dhėnave mes Shqipėrisė dhe pjesės tjetėr tė Europės, por njėkohėsisht do tė sjellė edhe mė shumė konkurrencė, duke qėnė se i vetmi operator qė zotėronte njė infrastrukturė tė tillė ishte Albtelecom.

Kjo linjė do tė jetė pjesė e njė projekti mė tė gjerė, atė tė ndėrtimit tė Rrjetit Ballkan – Itali, qė synon ta bėjė Shqipėrinė njė nyje lidhėse dhe shpėrndarėse tė internetit pėr tė gjithė Ballkanin. Pėr t’ju pėrgjigjur nevojave tė tregut rajonal, UNIFI planifikon qė nė fazat e mėpasshme tė projektit tė pėrfshijė edhe zhvillimin e mėtejshėm tė lidhjes tokėsore me fibėr edhe nė vendet fqinje tė Shqipėrisė.

Gjithashtu, si pjesė e fazės sė parė, UNIFI planifikon tė krijojė platformėn e parė tė mbrojtjes sė tė dhėnave nė rrjet, qė do tė lehtėsojė ndėrlidhjen mes operatorėve tė telekomunikacionit nė vend dhe shoqėrive ofruese tė shėrbimit tė internetit.

Adrian Shatku, drejtor ekzekutiv i UNIFI tha se rrjeti do tė ndėrtohet duke pėrdorur fibrat optike mė tė pėrparuara, qė ofrojnė virtualisht kapacitet tė pakufizuara transmetimi tė dhėnash.

Ndėrsa Gareth Williams, drejtor i pėrgjithshėm ekzekutiv i Interoute tha se kapaciteti dhe elasticiteti i sigurar nga kjo linjė e re do tė mbėshtesė rritjen e bizneseve tė reja dhe do shėrbejė pėr tė inkurajuar investimin nė Shqipėri dhe vendet pėrreth

Projekti do tė zbatohet nė bashkėpunim mes shoqėrive UNIFI Communications dhe Interoute. UNIFI Communications, me seli nė Nju Jork, SHBA ėshtė njė agjenci ndėrkombėtare telekomunikacioni dhe lider nė ofrimin e shėrbimeve tė shumėllojshme dhe zgjidhjeve nė kėtė fushė.

Interoute ėshtė ndėr operatorėt mė tė mėdhenj tė rrjeteve dhe tė dhėnave zanore, me njė rrjet prej 55 mijė kilometra fibėr, 8 qendra tė dhėnash, 32 qendra tė ndėrtuara enkas pėr kėto shėrbime dhe 150 qendra partnere tė dhėnash nė gjithė zonėn e mbulimit nė Evropė.

http://scan-tv.com/welcome/lajmet/ve...lbtelecom.html

Citim:
Albtelecomi 8-fishon shpejtėsinė e internetit

Tiranė – Drejtori i Pėrgjithshėm i Albtelecom, Sevket Acar, deklaroi se nė njė kohė shumė tė shkurtėr Albtelekom-i do tė 8-fishojė kapacitetin e fibres optike me Italinė.

I pyetur nga gazetarėt lidhur me njė iniciativė private publikuar sot nė Tiranė (lidhur me shtrimin e njė kablli pėr shtimin e internetit), Drejtori i Pėrgjithshėm i Albtelecom, Sevket Acar, sqaroi se “Albtelecom-i zotėron tashmė njė linjė fibėr optike qė lidh Italinė me Shqipėrinė e cila zotėrohet nė bashkėpronėsi nga kompania jonė dhe Telecom Italia e cila ėshtė nja nga kompanitė lider nė fushėn e telekomunikacionit nė botė. Kapaciteti aktual i kėsaj linje ėshtė 2 500 Megabit. Me anė tė kėsaj linje, ne ofrojmė shėrbimet voice dhe internetit jo vetėm pėr Shqipėrinė, por mundėsojmė edhe lidhjen e Kosovės me Italinė.

Acar konfirmoi se pėr momentin kjo linjė endė nuk ėshtė pėrdorur 100 pėr qind, megjithatė Albtelecom po punon me Telecom Italia pėr tė rritur mė tej kapacitetet pasi parashikohet kėrkesė e madhe pėr pėrdorimin e internetit nė Shqipėri.

Ne mendojmė tė hapim Shqipėrinė drejt botės nėpėrmjet internetit dhe e kemi shpallur vitin 2011 si vit tė internetit pėr vendin tonė. Nė njė kohė shumė tė shkurtėr, kapaciteti i linjės me Italinė do tė rritet nė 20 000 Megabit dhe kjo do tė thotė njė rritje prej 800 pėr qind ose 8 herė mė shumė”, njofton Acar.

Me investimet e kryera nga Albtelecom, Shqipėria ėshtė pikė transiti pėr Ballkanin dhe Evropėn juglindore nė fushėn e telekomunikacionit gjė e cila rrit edhe mė tej rėndėsinė e Shqipėrisė.

Nė kėtė drejtim, Drejtori i pėrgjithshėm i Albtelecom shprehet se kompania qė ai drejton ėshtė plotėsisht gati t’i japė pėrgjigje rritjes sė kėrkesės nga konsumatorėt vendas dhe rajonalė.

Me rrjetin e fibrės optike qė ne kemi aktualisht me tė gjitha vendet fqinje, mund tė sigurojmė lidhje mes Tiranės dhe ēdo vendi tjetėr nė Evropė dhe botė. Pėr mė tepėr, sė shpejti Albtelecom finalizon projektin pėr ndėrtimin e centralit tė parė tė internetit (Internet Exchange) nė Ballkan dhe mė pas interneti dhe e-maili do tė jenė shumė mė tė shpejtė pėr trafikun kombėtar tė pėrdoruesve. Mbi tė gjitha ne po punojmė pėr tė ndėrtuar njė Qendėr tė Dhėnash (Data Center) nė Tiranė dhe nė kėtė mėnyrė do tė sigurojmė shėrbim pėr bizneset nė Shqipėri dhe vendet e rajonit”, shprehet Acar.

Acar ėshtė i mendimit se investimet alternative nė kėtė drejtim nuk do tė sjellin asgjė tė re ndėrkohė qė Albtelecom prej vitesh ka ofruar kėto shėrbime nė kualitet tė lartė pėr konsumatorin shqiptar dhe po pėrmirėson nė vazhdimėsi cilėsinė duke rritur kapacitetin mė shumė se 8 herė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/21420/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2010, 03:55   6
Citim:
Miratohet lidhja me fibra optike me Italinė

Tiranė – Qeveria ka miratuar mbrėmė vendimin pėr kalimin nė ujėrat tona territoriale tė kabllos nėndetar ndėrkombėtar me fibėr optike Bari (Itali) - Gjiri i Lalzit (Shqipėri), projekt i “Balkans-Italy Network”.

Studimi do tė kryhet nga shoqėria UNIFI Holdings Inc, e cila mė pas do tė shtrijė edhe linjėn optike. Afati i ndėrtimit tė kėsaj linje nėndetare do tė jetė 12 muaj, periudhė e cila nis qė nga hyrja nė fuqi e vendimit.

Autorizohen Ministria e Punėve Publike dhe Transportit, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave pėr dhėnien e lejeve e tė informacioneve pėrkatėse pėr pikėn hyrėse, nė Gjirin e Lalzit, tė Kabulit nėndetar ndėrkombėtar sipas rregullave nė fuqi.

Ndėrkohė, ngarkohen ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare pėr ndjekjen e zbatimit tė kėtij vendimi.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/26266/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2011, 20:35   7
Citim:
Pėrdoruesit e internetit nė Shqipėri janė dyfishuar

Nga statistikat zyrtare tė publikuara nga Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikacioneve, del se Shqipėria gjatė vitit 2010 ka arritur shifrėn e pėrdoruesve nė 43.5%.

Ky institucion raporton se Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet me rritjen mė tė shpejtė tė pėrdorimit tė internetit nė Europė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=16118
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2011, 08:28   8
Citim:
Albtelecom detyrohet tė japė internet me qira

Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur Albtelecom Operator me Fuqi tė Ndjeshme (OFNT) nė tregun e internetit me brez tė gjerė. Veē tė tjerash, kjo nėnkupton rregullimin e tarifave tė shėrbimeve me shumicė tė kėsaj kompanie dhe detyrimin pėr tė dhėnė linja me qira te operatorėt e tjerė, me tarifa tė pėrcaktuara nga AKEP.

AKEP ka propozuar edhe tarifat qė do t’i imponohen Albtelecom pėr linjat me qira, qė pėr akses tė plotė do tė jetė 801 lekė nė muaj, ndėrsa pėr akses tė pėrbashkėt 468 lekė.

Megjithatė, niveli i tarifave ėshtė pjesė e modelit tė kostove dhe do tė vendoset pasi tė jetė kryer konsultimi publik, hap i detyrueshėm ligjor. Ky vendim ėshtė hapi mė i rėndėsishėm rregullator nė tregun e internetit, sepse ju jep operatorėve mė tė vegjėl mė shumė mundėsi pėr tė konkurruar Albtelecom.

AKEP e argumenton vendimin pėr ta shpallur Albtelecom OFNT me faktin se zotėron pjesė mbi 50% tė tregut nė nivel shumice dhe 100% pėr aksesin me pakicė.

Sipas AKEP, Albtelecom si operatori i rrjetit mė tė madh tė telefonisė fikse, zotėron njė avantazh tė konsiderueshėm pėr ekonomitė e shkallės, nė raport me operatorėt e tjerė. AKEP gjykon se aftėsia e konkurrencės sė mundshme nė kėtė treg, nė formėn e hyrjeve tė reja nė treg apo rritjes sė mundėsive konkurruese tė operatorėve alternativė, pėr njė periudhė afatmesme ėshtė e kufizuar.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...t-me-qira.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.7.2011, 18:48   9
Citim:
Posta Shqiptare, internet falas pėr studentėt

Posta Shqiptare ofron internet falas pėr studentėt, por dhe pėr tė gjithė qytetarėt e tjerė nė 510 pikat postare qė ka vendi. Ministri pėr Inovacionin, Genc Pollo dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Postės Shqiptare, Arqile Gorea, vizituan qendrėn postare nė Qytetin Studenti.

Ky projekt, i nisur nė Dhjetor tė vitit tė kaluar u ka ofruar qytetarėve nė mbarė vendin, nėpėrmjet internetit, shėrbime tė reja nė zyrat e Postės Shqiptare, duke lehtėsuar ndjeshėm komunikimin mes tyre. Qeveria nė vitin 2005 shpalli “Shqipėrinė dixhitale”, nė njė kohė kur shkalla e penetrimit tė internetit nė vend ishte vetėm 4.8%. Sot shkalla e penetrimit tė internetit ėshtė rreth 50%.

Numri i familjeve me akses interneti ėshtė rritur nė 12.5%, por po ashtu, edhe numri i bizneseve qė kanė lidhje me internet. Sipas statistikave tė Postės Shqiptare, nė njė muaj, rreth 376 mijė qytetarė kanė pėrdorur pėr nevojat e tyre kompjuterėt e Postės Shqiptare, ku kanė naviguar falas nė internet.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...studentet.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2011, 12:13   10
Citim:
Berisha: Masa pėr uljen e ēmimit tė internetit

Shtrirje tė mėtejshme tė internetit, nė kuadėr tė projektit “Shqipėria dixhitale”, ulje tė ēmimeve nė favor tė pėrdoruesve dhe shkurtim shpenzimesh nė administratė pėrmes zėvendėsimit tė punėve burokratike me kabinete dixhitale.

Deklarata ėshtė bėrė nga kreu i qeverisė, z. Sali Berisha nė mbledhjen e djeshme tė kabinetit, nė tė cilėn ai e ka quajtur moshėn dixhitale faktor kyē nė rritjen e ekonomike tė vendit.

Sipas tij, “ēmimet kanė njė rėnie tė ndjeshme, kanė rėnie edhe ēmimet e sms, por jo aty ku duhet”, ndaj do te shihen sėrish.

“Autoriteti po shqyrton praktikat pėr tė vendosur normat e pranueshme tė tarifimit tė tyre. Po kėshtu, pritet qė gjatė muajve tė ardhshėm tė ketė rėnie dramatike tė ēmimit tė internetit”,- tha kryeministri.

Berisha ka theksuar se licenca e parė e teknologjisė 3G ka qenė e suksesshme, ndėrsa ka shtuar se po punohet pėr t`i hapur rrugė teknologjive mė tė avancuara qė ekzistojnė nė kėtė fushė.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=20525&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.7.2011, 18:15   11
Citim:
Albtelecom dhjetėfishon shpejtėsinė e internetit

Albtelecom-2Albtelecom do tė rrisė ndjeshėm shpejtėsinė e internetit, nga 2,5 Giga pėr sekond nė 20 Giga. Kjo do tė bėhet e mundur falė bashkėpunimit me Telecom-Italia duke rritur kapacitetin e fibrave optike nė linjėn Bari-Durrės. Drejtori i Pėrgjithshėm i Albtelecom-it, Orhan Coskun tha se, do tė kryhen investime serioze nė infrastrukturė pėr rritjen e cilėsisė sė shėrbimit.

“Nė katėr vite ne kemi kryer 150 milionė euro investime nė pėrmirėsimin e infrastrukturės tė linjave tė shpėrndarjes sė internetit dhe telefonisė. Zotėrojmė 75% tė tregut dhe sė shpejti do tė kemi mundėsinė t’u ofrojmė atyre lidhje mė tė shpejtė deri nė 20 Gb/s. Kemi pėrmirėsuar 370 km linjė kabllore dhe do tė ndėrtojmė 670 km tė tjera nė tė gjithė vendin”, tha Coskun.

Drejtori i Pėrgjithshėm i Telecom-Italia Sparkle, Paolo Ferrari, tha gjatė ceremonisė sė prezantimit tė projektit se, do tė vazhdojnė investimet e mėtejshme italiane nė Shqipėri. Ndėrkohė, ministri i Novacionit dhe Teknologjisė, Genc Pollo theksoi se, rritja e cilėsisė sė shėrbimit tė internetit do tė sjellė dhe njė ulje tė mėtejshme tė ēmimeve nė treg.

Projekti i rrjetit Kombėtar me fibra optike ėshtė i ndarė nė dy faza. Nė fazėn e parė parashikohet rritja e kapacitetit tė linjave ekzistuese, rreth 500 km gjatėsi fibrash optike. Deri tani ky projekt ėshtė zbatuar nė masėn 70%. Faza e dytė parashikon ndėrtimin e linjave tė reja interurbane nė tė gjithė vendin, me njė gjatėsi prej 800 km me fibra optike. Deri tani ėshtė zbatuar 85% e planit tė fazės sė dytė.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...nternetit.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.9.2011, 21:55   12
Citim:
Afera Olldashi me linjat e internetit, monopol 40 vjet

Tė gjitha linjat e internetit qė lidhin Shqipėrinė me vendet e tjera do tė zotėrohen nga njė firmė e vetme pėr 40 vjet. Gazeta zbulon urdhrin e firmosur nga ministri i Punėve Publike dhe Transportit, qė i jep tė drejtėn monopol njė firme tė caktuar tė kryejė lidhjet kufitare me fibra optike.

Njė ndėr mėnyrat mė tė shpejta dhe tė sigurta tė lidhjes me internet ėshtė ajo me fibra optike. Katėr kompani, nė vitin 2009, kishin lidhur kontrata me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve pėr pėrdorimin e rrugėve kombėtare, hapjen anėsore tė tyre dhe shtrimin e fibrave optike drejt pikave kufitare tė vendit. Kjo pėr tė pasur lidhje interkonjeksioni me shtetet fqinje pėr lidhjen me internet me fibra optike.

Nė kėtė mėnyrė, Shqipėria do tė kishte katėr ofrues tė mėdhenj tė internetit. Por, mė 9 dhjetor tė vitit 2009, katėr urdhra tė ministrit Olldashi (nr. 150, 151, 152, 153) i fshijnė tė katra kontratat respektivisht me firmat “Albanian Satelite Communication”, “Fiber Network Albania”, “Gener 2” dhe “Vėllezėrit CINA”.

Ministri, nė shkresat e tij, i thotė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve qė nuk ėshtė kompetencė e saj lidhja e kėtyre kontratave. Nė argumentet shtesė pėr anulimin e katėr kontratave ėshtė edhe mungesa e konkurrencės nė lidhjen e tyre.

“Subjekti rezulton se ėshtė lejuar tė ushtrojė veprimtari tregtare nė fushėn e komunikimeve nė njė fushė ku ligjvėnėsi ka garantuar, pėrmes ligjit, konkurrim mes subjekteve nė treg tė hapur”.

Pra, sipas Olldashit, nuk duhet qė Drejtoria e Rrugėve tė jepte pa konkurrim kėto katėr tė drejta pėr katėr kompani qė duan tė shtrojnė fibra optike anės rrugėve kombėtare. Me kėto argumente, katėr urdhrat e Olldashit mė 9 dhjetor tė vitit 2009, i bėjnė nul katėr kontratat e Drejtorisė sė Rrugėve.

Por, vetėm tetė muaj mė vonė, njė urdhėr i po tė njėjtit ministėr, pa asnjė konkurrim, i jep tė drejtėn njė firme tjetėr tė kryejė tė njėjtat punime qė po bėnin katėr firmat e anuluara. E drejta i jepet nė mėnyrė tė habitshme pėr njė periudhė 40-vjeēare dhe duke i garantuar monopol tė plotė nė treg.

Urdhri i datės 23 gusht 2010 i jep tė drejtėn shoqėrisė “Albanian Telecommunications Union” tė pėrdorė tė gjitha rrugėt kombėtare pėr ndėrtimin e rrjeteve me fibra optike pėr lidhjen e internetit. Urdhri i garanton firmės pėrdorimin e rrjetit pėr 20 vite me tė drejtė rinovimi edhe pėr 20 vite tė tjera, nė mėnyrė ekskluzive.

Nė nenin 16 tė shtojcės sė kontratės thuhet: “Kjo leje ka afat vlefshmėrie prej 20 vitesh, duke filluar nga data e nėnshkrimit tė saj, por pėr shkak tė vlerės sė lartė tė investimit dhe kostos sė vetėshlyerjes sė tij, ripėrtėrihet automatikisht pėr tė njė periudhė tjetėr 20-vjeēare”.

Pra, pėr 40 vite, firma, me urdhrin e Olldashit, nuk duhet tė ketė konkurrentė tė tjerė. Por nuk ėshtė ky i vetmi monopol dhe skandal nė urdhrin e ministrit. Nė kontratė specifikohen edhe kushte tė tjera tė frikshme pėr konkurrencėn. Kėshtu, firma do tė ndėrtojė anės tė gjitha rrugėve kombėtare 6 fibra optike. Nga kėto, 2 janė tė sajat dhe do tė pėrdoren ekskluzivisht prej saj. Katėr linjat e tjera do tė tregtohen, por me kushte tė vendosura nga ajo.

Kėshtu, nėse njė kompani tjetėr do tė dojė tė pėrdorė fibrat optike, do tė duhet tė negociojė me firmėn qė i ka dhėnė tė drejtėn Olldashi. Nė kontratė ministri ka konfirmuar se “kur subjekti ‘ATU’ dhe subjekti tjetėr, pėr njė periudhė tremujore negocimi mes tyre, nuk bihen dakord pėr kushtet mes tyre, nė ēdo rast, negocimi ėshtė vetėm pėr ēmimin, organi kompetent pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve do tė jetė gjykata”.

Pra, i lejohet de facto e drejta e ēmimit firmės edhe pėr katėr linjat e tjera. Ose prano ēmimin tim, ose shko nė gjykatė. Nė kėtė mėnyrė, mė datė 23 gusht 2010, ministri i Transporteve ka vendosur monopolin pėr njė afat minimalisht 40-vjeēar nė pėrdorimin e fibrave optike dhe, rrjedhimisht, internetit nė tė gjithė vendin. Kompania nė kontratė zotohet qė do tė kryejė njė investim prej 40 milionė eurosh.

Nga e gjitha kjo superkontratė qė do tė ēajė rrugėt nga veriu nė jug pėr gėrmimin dhe vendosjen e fibrave optike, buxheti i shtetit fiton 4 pėr qind tė xhiros sė kompanisė. Edhe shifrėn e pagesės vjetore e ka vendosur vetė ministri i Transporteve, pa asnjė dijeni tė ministrit tė Financave. Kaq ka menduar Ministria qė nuk ka asnjė lidhje me Telekomunikacionin dhe Financat dhe kaq ėshtė vendosur pėr 40 vite me radhė pagesa pėr kėtė shėrbim monopol.

Ministri, nė dokumentin e lidhjes sė kontratės, nuk ka asnjė mendim tė AKEP-it, institucioni i miratuar nga Kuvendi pėr komunikimet. Mė keq akoma, ndryshe nga Ministria e krijuar rishtazi pas vitit 2009, pėr Telekomunikacionet, kontrata, me urdhėr tė Olldashit, nuk merr parasysh asnjė mendim apo strategji qė po kryhet nga kjo ministri.

Paradoksale bėhet kontrata nė pikėn e fundit, ku thuhet se Ministria njofton Degėn e Thesarit pėr lidhjen e kontratės. Kjo nė mėnyrė qė kur buxhetit tė shtetit t’i bėhet hyrje pagesa prej 4 pėrqindėsh e xhiros, Ministria e Financave tė mos habitet, por tė jetė njoftuar mė parė pėr kėtė pagesė.

http://www.panorama.com.al/aktualite...t-e-internetit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.10.2011, 21:29   13
Citim:
‘Google’ nė Kosovė hapet si ‘google.rs’

Faqja mė e kėrkuar e internetit nė botė “Google” tė martėn nuk ka funksionuar si mė parė nė Kosovė, nė vend tė adresės nė gjuhen angleze si ka qenė deri mė tani: www.google.com, ėshtė hapur adresa qė pėrfaqėson Serbinė: www.google.rs.

Sipas ekspertėve kjo ėshtė imponuar nga Serbia, pasi kompanitė e internetit qė operojnė nė Kosovė, IP-tė i kanė tė regjistruara nė emėr tė Serbisė dhe jo tė Kosovės, pasi Kosova ende nuk ėshtė anėtare e Kombeve tė Bashkuara.
Por veē adresės qė paraqet shkronjat “rs”, edhe gjuha e "Google"-es qė hapet nė Kosovė ėshtė nė shkronja cirilike.

Ndryshe, qysh moti ėshtė shtruar nevoja qė institucionet e Kosovės tė veprojnė nė drejtim tė shkėputjes sė internetit nga Serbia dhe tė krijojė njė lidhje tė saj tė veēantė, apo internetin ta merr pėrmes Shqipėrisė.

Kosova e cila ka shpallur pavarėsinė mė 17 shkurt 2008, nuk i shfrytėzon vetėm IP-tė e internetit qė janė tė regjistruara nė emėr tė Serbisė, por edhe prefiksi i telefonisė fikse ėshtė i regjistruar si pjesė e Serbisė, nga tė cilat Serbia ēdo vit pėrfiton miliona euro.

http://www.koha.mk/globi/8004.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2011, 19:48   14
Citim:
Fibrat optike, Sokol Olldashi respektoi ligjin

TIRANĖ- Prokuroria e rrethit Tiranė mbylli hetimin e ēėshtjes sė lejes sė fibrave optike nė rrugėt kombėtare, duke konkluduar se nė tė gjithė procedurėn e ndjekur nga MPPT ėshtė respektuar ligji.

Hetimi nisi pasi nė dy tė pėrditshme shqiptare, u botuan artikuj ku ministri i Punėve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi akuzohej pėr shkelje tė ligjit dhe krijim tė situatave monopol dhe pasi vetė Olldashi i kėrkoi Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė hetohej procedura e ndjekur nga MPPT- ja, me dhėnien e lejeve administrative pėr ndėrtimin e rrjetit tė fibrave nė rrugė subjektit ATU.

Nė vendimin qė mban datėn 17 tetor, prokuroria konfirmon se nė pėrfundim tė hetimeve pas verifikimit tė gjithė dokumentacionit tė procedurės sė deklarimit nul tė lejeve tė lėshuara nga DPRR, lejes administrative nr.120, datė 23.08.2009, “Pėr dhėnien me kundėrshpėrblim tė drejtės sė pėrdorimit tė aksit rrugor kombėtar”, dhe marrjen me cilėsinė e provės sė dokumentacionit dhe tė dhėnave nė institucionet shtetėrore tė pėrfshira nė hetim tė tilla si AKEP, Autoriteti i Konkurrencės, MPPT, konfirmohet se procedura e ndjekur ka qenė konform ligjit.

Sipas organit tė akuzės nė lidhje me akuzat e bėra pėr procedurat e anulimit tė 4 lejeve tė DPRR-sė nga ministri Olldashi, nė dhjetor tė vitit 2009, rezultoi se procesi ishte nė pėrputhje me kompetencat e ministrit pasi lejet ishin dhėnė pa afat dhe kundėrshpėrblim nė favor tė shtetit.

Njė arsyetim i tillė ēmohet se ka mbrojtur interesat e shtetit, pėr tė bėrė tė mundur pėrfitimin e tė ardhurave publike, nga dhėnia nė pėrdorim e pasurive publike tė paluajtshme pėr shfrytėzim pėr shtrirjen e fibrave optike, dhe se nuk ka cenuar nė mėnyrė tė paligjshme interesat e 4 subjekteve private lejet e tė cilėve u deklaruan “Nul”.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72593
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2012, 19:46   15
Citim:
Berisha: Ēmimi i internetit do tė ulet ndjeshėm

Qeveria paralajmėron se do tė ndikojė nė tregun e internetit nė vend me synim uljen e ēmimit pėr kėtė shėrbim. Duke e cilėsuar si tė papranueshėm ēmimin qė paguajnė konsumatorėt, kryeministri tha se ashtu si nė rastin e telefonisė, do tė ndėrmerren dy masa kryesore qė do tė japin rezultatin e kėrkuar.

Pėrveē shtimin tė 1200 pikave tė reja ku do tė ofrohet shėrbimi I internetit falas, kryeministri tha se shumė shpejt Posta Shqiptare do tė ketė tė drejtėn e furnizimit tė operatorėve vendas me internet. Ēmimi i ulėt me tė cilin Posta do t’u ofrojė operatorėve internetin pėr shpėrndarje, pritet tė rrisė konkurencėn dhe tė reflektohet mė pas me ulje tė ndjeshme pėr konsumatorėt.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...-ndjeshem.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.4.2012, 21:25   16
Citim:
Interneti, Shqipėria ngjit 27 vende, nė vendin e 68-tė

Tiranė - Shqipėria renditet nė vendin e 68-tė pėr pėrdorimin e internetit. Ndryshe nga njė vit mė parė ajo ėshtė ngjitur me 27 vende, nga vendi i 95. Ministri i Inovacionit, Genc Pollo bėri tė ditur raportin e "World Economic Forum".

Ai tha se teknologjia e informacionit ka qenė prioritet i kėsaj qeverie.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/35353

Citim:
Shqipėria pėrmirėson renditjen pėr teknologjinė

Forumi Ekonomik Botėror ka publikuar njė raport qė paraqet njė pėrmirėsim tė pozitave tė Shqipėrisė pėr sa i takon zhvillimit tė Teknologjive tė Informacionit dhe Komunikimit.

Ministri i Teknologjisė sė Informacionit, Genc Pollo, doli sot para mediave pėr tė vėnė nė dukje se Shqipėria ėshtė ngjitur nga vendi i 95 nė vendin e 68 nė botė, pėr sa i takon Indeksit tė Gatishmėrisė sė Rrjetit pėr teknologjinė e informacionit.

Indeksi nė fjalė ndėrtohet mbi bazėn e analizės sė katėr treguesve kryesorė dhe qė janė mjedisi politik dhe rregullator, gatishmėria e infrastrukturės dhe pėrmbajtjes dixhitale, pėrdorimi i teknologjive tė informacionit dhe impaktet ekonomike dhe sociale. Shqipėria ėshtė ngjitur nė renditje pėr tė gjitha nėnindekset dhe nė veēanti pėr treguesin e pėrdorimit tė teknologjive ka fituar 17 vende.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...en-per-it.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2012, 18:22   17
Citim:
Pollo: Internet tė shpejtė pėr tė gjithė, duke filluar nga rinia

TIRANE- Ministria e Inovacionit angazhohet tė ofrojė internet tė shpejtė pėr tė gjithė qytetarėt, duke filluar nga rinia. Nė Tiranė u prezantua sot Plani Kombėtar pėr zhvillimin e Broadband-it, (internet me brez tė gjerė dhe shpejtėsi tė lartė), qė krijon mundėsi tė mėdha ekonomike pėr pėrdoruesit, ofruesit e shėrbimeve tė ndryshme, operatorėt e rrjetit dhe luan njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik dhe social tė vendit.

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, tha nė fjalėn e tij se "ndonėse vitet e fundit kemi rritje tė pėrdorimit tė internetit, si dhe shtim tė rėndėsishėm tė lidhjeve broadband, pėrsėri duhet punė e investime pėr tė arritur nivelet e vendeve tė zhvilluara".

Pėr zhvillimin e Broadband-it, tha Pollo, janė marrė njė sėrė iniciativash nga qeveria. "Aktualisht janė lėshuar 2 licenca 3G pėr operatorėt e telefonisė sė lėvizshme, AKEP ka miratuar njė sėrė rregulloresh pėr forcimin e konkurrencės dhe reduktimin e ēmimeve dhe sė fundmi ėshtė miratuar Strategjia e Kalimit nga transmetimet televizive analoge nė transmetime numerike, gjė e cila do tė ēojė nė lirimin e brezit tė frekuencave dhe pėrdorimin e kėtij brezi pėr shėrbime tė tjera, pėrfshirė edhe ato broadband", vijoi Pollo.

Hartimi i Planit Kombėtar pėr Zhvillimin e Broadband-it nė Shqipėri, ėshtė njė iniciativė e Ministrit pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit, nė mbėshtetje tė programit Shqipėria Digjitale dhe tė Strategjisė pėr Zhvillimin e Shoqėrisė sė Informacionit. Plani pėrcakton politikat pėr zhvillimin e rrjeteve broadband, pėrshtatur me gjendjen aktuale dhe sfidat e vendit tonė. Gjithashtu thekson rolin e rėndėsishėm tė pjesėmarrjes sė sektorit publik dhe privat, partneriteteve dhe palėve tė tjera tė interesuara.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2012, 21:54   18
Citim:
Rreth gjysma e familjeve kosovare kanė internet

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka publikuar raportin “Pasqyra e Tregut tė Telekomunikacionit”, pėr gjatė mujorin e parė tė kėtij viti. Sipas kėtij, raporti numri i pėrdoruesve tė telefonisė mobile ėshtė mbi 1.5 milion. Ndėrkaq pėrqindja e familjeve qė posedojnė internet nėpėr shtėpi ėshtė 48.45 pėr qind.

“Numri total i pėrdoruesve tė telefonisė mobile nė fund tė gjashtė-mujorit tė parė ka arritur nė 1.522.841, qė shėnon njė rritje prej 7.37 pėr qind krahasuar me pėrudhen e njėjtė tė vitit 2011. Kurse, trendi i penetrimit tė telefonisė mobile vazhdon tė rritėt. “Deri nė fund tė gjashtė-mujorit tė parė 2012, penetrimi ka arritur nė 87.8 pėr qind, e cila shėnon njė rritje prej rreth 8 pėr qind nė krahasim me gjashtėmujorin e parė 2011”, ka treguar ART-ja nė raportin “Pasqyrė e Tregut tė Telekomunikacionit”.

Por pėrdorimi i telefonisė fikse ka shėnuar njė rėnie tė lehtė. Pėrdoruesit e telefonisė fikse deri nė kėtė gjashtė mujorė, kanė shėnuar 85.030, e cila shėnon njė rėnie jo tė ndjeshme nė numrin e pėrdoruesve.

“Norma e penetrimit pėr banor tė telefonisė fikse deri nė fund tė gjashtėmujorit tė parė 2012 apo fundi i TM2 2012 ishte 4.90 pėr qind nivel ky qė vazhdon tė jetė shumė i ulėt krahasuar me vendet e rajonit, nė shtete nė tė cilat penetrimi sillet nga 10 pėr qind nė rreth 40 pėr qind”, thekson ART-ja.

Ndėrkaq pėr dallim nga telefonia fikse pėrdorimi i internetit pėr ketė periudhė, pėrqindja e familjeve qė posedojnė internet nėpėr shtėpi ėshtė 48.45 pėr qind. “Numri i familjeve qė kanė qasje nė Internet me brez tė gjerė ėshtė afėrsisht 48.45 pėr qind. Bazuar nė kėto tė dhėna, penetrimi i internetit pėr banor rezulton tė jetė 8.25 pėr qind”.

Po ashtu sipas Autoritetit Rregullator tė Telekomunikacionit, investimet nė telekomunikacion kanė shėnuar rritje.

“Investimet e bėra nga operatorėt e shėrbimeve telekomunikuese nė tre mujorin e dytė kapin shifrėn prej 5.545.850 euro , e qė ėshtė njė rritje, prej rreth 37 pėr qind krahasuar me periudhėn e tre mujorit tė parė ku investimet kanė kapur shifrėn prej 3.485.146 euro, pėrkatėsisht janė rritur pėr 18 pėr qind krahasuar me periudhėn e njėjtė tė vitit 2011”, thuhet nė raportin e ART-sė “Pasqyra e Tregut tė Telekomunikacionit”.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,153078
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2012, 22:27   19
Citim:
Shqipėri-Kosovė, linjė interkoneksioni me fibėr

Pas lidhjes sė krijuar pėrmes rrugės tokėsore, Shqipėria dhe Kosova do tė lidhen edhe nė rrugė elektronike, pėrmes linjės sė interkoneksionit me fibėr optike 100 giga bit pėr sekondė. Nė ceremoninė e inaugurimit tė investimit, ku merrte pjesė edhe kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi se shqiptarėt, nėpėrmjet kėsaj autorruge dixhitale, do tė marrin internet me shpejtėsi tė lartė dhe me ēmimin mė tė ulėt.

Sipas kryeministrit, linja e re do tė mundėsojė pothuaj 5 fishimin e furnizimit me internet, ēka do tė ndikojė nė uljen e ndjeshme tė ēmimit pėr internetin. “Me inaugurimin e sotėm Shqipėria nga 30 Gb internet qė merr nga tregu ndėrkombėtar, vetėm me kėtė autorrugė dhe aneksin e saj nė Morinė, do tė marrė 140 Gb. Ju e dini besimin tim tė madh te sektori privat, por nė gjithė kėto vite investimi i vetėm publik, pėrveē rrugėve, shkollave, spitaleve dhe ujėsjellėsve, ėshtė ky investim nga Posta shqiptare.

Kjo ėshtė bėrė me qėllimin e vetėm pėr tu garantuar shqiptarėve internetin me ēmimet mė tė ulėta nė Evropė”, tha Berisha. Investimi pėr ndėrtimin e linjės sė interkoneksionit me fibėr optike arrin vlerėn 9 milionė euro. Ky investim ėshtė mundėsuar pėrmes financimit tė Operatorit tė Sistemit tė Transmetimit (OST), tė Postės sė Shqipėrisė dhe tė kompanisė “Kujtesa” nė Kosovė.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...-me-fiber.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2013, 21:13   20
Citim:
Posta, internet falas nė ēdo skaj tė vendit

Posta Shqiptare do tė ofrojė pika tė aksesit tė internetit falas nė tė gjithė vendin. Realizimi i kėtij projekti sjell 1250 pika tė ndryshme nė ēdo zonė tė Shqipėrisė nga ku qytetarėt do tė mund tė pėrdorin kėtė shėrbim. Pėr mė tepėr, nė 49 pikat pėr 16 universitetet publike, aksesi nė internet do tė ofrohet me valė nė njė rreze prej 100 metra.

I pranishėm nė nisjen e kėtij projekti, Kryeministri Berisha, tha se, progresi nė zhvillimin e teknologjisė dixhitale ka qenė i konsiderueshėm.Ndėrsa, drejtori i Postės Shqiptare, Arqile Gorea, tha se, projekti veē shpėrndarjes sė gjerė tė internetit, rregullon tregun dixhital duke nxjerrė nga loja tregtarėt abuzivė. Gjithashtu, Posta Shqiptare nė fillim tė kėtij viti ka nisur shėrbimin e furnizuesit me shumicė tė internetit nė tė gjithė vendin, duke ofruar ēmimet mė tė ulėta nė treg.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...te-vendit.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:47.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.