Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.2.2013, 21:49   21
Citim:
Kabllot nėn tokė, Basha: Kompanitė afat deri mė 1 janar 2014

Tiranė - Kompanitė e telekomunikacionit si dhe ato tė internetit do tė kenė afat deri nė 1 janar 2014, qė kabllot ajrorė t'i zhvendosin nėn tokė. Ky ėshtė vendimi mė i funidit i bashkisė Tiranė, pasi vitet e fundit kjo ka qenė njė nga problematikat nė kryeqytet.

Kryetari i bashkisė, Lulzim Basha, tha se, pas kėsaj date do tė ketė edhe masa ndaj subjekteve qė nuk e pėrkrahin njė nismė tė tillė, ndėrkohė qė ju ka bėrė thirrje tė gjitha kompanive qė tė pėrfitojnė pėr t'i zhvendosur kabllot nė arteriet rrugore ku po punohet.

"Ne do tė bėjmė tė mundur nėpėrmjet njė kuadri rregullator qė me 1 ndėrhyrje tė vetme dhe me ndėrhyrje me sa mė pak kosto nė infrastrukturėn e qytetit, tė bėjmė tė mundur qė kėto linja tė zhvendosen anembanė qytetit", deklaroi Basha.

Kėto deklarata kreu i bashkisė i bėri gjatė inspektimit tė punimeve nė rrugėn e "Bogdanėve", e cila po i nėnshtrohet rikonstruksionit tė plotė.

Janė tre projekte tė rėndėsishme rrugore qė po zbatohen njėkohėsisht, rrugė tė cilave do t'u jepet njė standard europian dhe qė do t'i shėrbejnė komunitetit tė kryeqytetit.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/57867/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2013, 10:18   22
Citim:
Kabllot ajrore, gjendje kaotike nė Tiranė

Emri:  telat-ne-shtyllaa.gif
Shikimet: 72
Madhėsia:  32,3 KBKjo ėshtė pamja qė tė ofron metropoli shqiptar, ku energjia elektrike, komunikimi telefonik dhe interneti, ofrohen pėrmes kabllove qė varen mbi kokat e qytetarėve si rrjeta merimange. Ngado qė tė hedhėsh sytė, ēdo shtyllė ka mijėra fije lidhėse, por edhe pemėt tashmė janė kthyer nė mbajtėse tė telave. Nga ky kėndvėshtrim, Tirana edhe pse kryeqyet tė krijon idenė e njė vendi tė humbur, nė tė cilin nuk ėshtė vėnė dorė prej kohėsh.

Kjo gjendje nuk ėshtė e re, pasi ka ekzistuar prej dekadash, por kohėt e fundit ėshtė rėnduar tej mase pėr shkak tė fluksit tė madh tė ndėrtimeve dhe kėrkesave tė larta tė qytetarėve pėr tė patur ēdo shėrbim nė banesat e tyre. Ėshtė e vėshtirė tė bėsh diferencime se cila nga zonat e kryeqytetit ėshtė mė e rėnduar pasi nė ēdo hapsirė eksizton e njėjta pamje e shėmtuar.

TV SCAN ka bėrė njė vėzhgim nė zonėn e “Komunės sė Parisit” nė tė cilėn vitet e fundit ėshtė shtuar ndjeshėm popullsia dhe situata duket kaotike. Kabllot elektike, tė telefonisė apo internetit gjenden gjithandej, deri tek ballkonet e shtėpive duke u bėrė rrezik potencial pėr qytetarėt. Megjithėse nga Bashkia e Tiranės ėshtė premtuar njė reformė e gjithanshme pėr ndryshimin e kėsaj panorame, ende nuk janė marrė masa. Derisa kėto linja tė vendosen nėn tokė, qytetarėt do tė vazhdojnė tė jenė pre e kėtij shqetėsimi.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...ne-tirane.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2013, 21:00   23
Citim:
Tarifat e internetit kanė rėnė poshtė mesatares rajonale

Konkurrenca nė rritje ka dhėnė efekte pozitive nė tregun e internetit me brez tė gjerė. Sipas tė dhėnave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe postare, tarifat e interenetit nė Shqipėri nuk janė mė tė lirat, por sidoqoftė kanė arritur nivele mė tė ulėta se mesatarja rajonale. Mbėshtetur nė tė dhėnat e shoqėrisė sė specializuar, “Cullen International”, AKEP ka krahasuar tarifat mujore tė internetit me shpejtėsi nga 2 deri nė 4 megabit pėr sekondė, qė pėr parametrat e sotme mund tė cilėsohet si lidhje optimale.

Nė krahasimin e tarifave mes opertorėve me fuqi tė ndjeshme, Shqipėria ka tarifat e treta mė tė lira nė rajon, pas Kroacisė dhe Kosovės. Ēmimi i “Albtelecom” pėr kėtė shėrbim ėshtė 17.3 euro, ndėrsa mesatarja e operatorėve analogė nė tė gjithė rajonin ėshtė 20.3 euro. Nė krahasimin e tarifave mesatare pėr operatorėt alternativė, Shqipėria ėshtė nė vlerėn e 15.7 euro nė muaj, ndėrsa mesatarja e kėtyre operatorėve nė vendeteĀ rajonit ėshtė 18.2 euro. Sipas tė dhėnave mė tė fundit, penetrimi internetit me brez tė gjerė nė Shqipėri ka arritur nė 19.4% tė familjeve.

Gjatė vitit 2012 numri I abonentėve u rrit me 15%, megjithatė, Shqipėria ngelet larg nivelit mesatar tė Bashkimit Europian, ku 72% e familjeve kanė njė lidhje fikse internet nė shtėpitė e tyre. Tregu I internetit me lidhje fiske vazhdon tė kryesohet nga “Albtelecom”, qė nė fund tė vitit tė kaluar zotėronte rreth 42% tė abonentėve. Por, vitet e fundit operatorėt alternative si “Abcom”, “Abissnet”, “ASC”, etj janė treguar mjaft aktivė dhe e kanė rritur ndjeshėm pjesėn e tyre. Nė fund tė vitit tė kaluar, operatorėt alternativė zotėronin mbi 93 mijė klientė tė internetit me brez tė gjerė ose rreth 58% tė tregut.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...-13-51-49.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:35.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.