Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.3.2010, 12:13   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 1968: Dėnimi i flamurngritėsve tė Shipkovicės (RFSJ)


Citim:
Ngritja e flamurit shqiptar nė Shipkovicė!

Demonstratave tė Tetovės, qė shpėrthyen me 23 dhjetor tė vitit 1968 u paraprinė disa ngjarje qė ndodhėn nė Kosovė, por nė fakt ishte ky njė shpėrthim i mllefit tė akumuluar te shqiptarėt pėr njė kohė mė tė gjatė, pėr shkak tė trysnisė sė pushtetit Jugosllav, i cili edhe pse nė mėnyrė verbale garantonte barazi pėr tė gjithė qytetarėt e vet, nė praktikė shqiptarėt si qytetarė tė rendit tė dytė e tė tretė ishin tė shtypur nė ēdo segment tė jetės.

Citim:
Gjyqi i Qarkut pėr padi publike nė Shkup:

vendos

Nė bazė tė nenit 117 pika 1 nė lidhje me nenin 100 dhe 101 tė ligjit penal tė ngrejė aktpadi kundėr:
1. Memetriza Murtezanit (Gega), Tetovė arsimtar i dėnuar me 7 vjet burg tė rėndė
2. Faik Mustafait Tetovė, student i dėnuar me 5 vjet
3. Abdulselam Selamit, Tetovė mėsues i dėnuar me 1 vjet e 6 muaj
4. Ramadan Sinanit, Tetovė student I dėnuar me 2 vjet
5. Femi Rufatit, Tetovė student idenuar me 2 vjet
6. Abdulmenaf Rustemit, Tearcė student i dėnuar me 2 vjet
7. Isnixhevat Useinit, Tetovė arsimtar me 5 muaj burg
8. Xhemail Mustafait, Tetovė i dėnuar me 5 muaj burg
9. Agim Xhaferit, Tetovė student i dėnuar me 3 muaj burg
10. Arben Xhaferit, Tetovė student i dėnuar me 3 muaj burg
11. Isniqemal Sherifit, Shipkovicė arsimtar i dėnuar me 2 vjet burg
12. Refik Muratit, Shipkovicė murator i dėnuar me 2 vjet burg
13. Nexhmedin Nezirit, Shipkovicė mėsues i dėnuar me 2 vjet burg
14. Agim Tjekės, Gjakovė student i dėnuar me 2 vjet e 6 muaj burg
15. Ibrahim Rudit, Gjakovė student i dėnuar me 3 vjet burg
Se tė akuzuarit prej 1-15 vjet akuzohen pėr vepėr penale,tė ndikuar nga nacional-shovinizmi shqiptar dhe armiqėsi tė disponuar kundėr rregullimit shoqėror nė RSFJ dhe kundėr vėllazėrim-bashkimit tė popujve nė Jugosllavi.

Kah fundi i vitit 1967 dhe nė 1968 nė shumė mbledhje tė mbajtura nė banesėn e Ramadan Sinanit, Faik Mustafa dhe dėshmitarit V.L kanė shpalosur platformėn pėr veprimtari armiqėsore kundėr RSFJ dhe RS tė Maqedonisė, gjoja se:
Shqiptarėt nuk gėzonin as tė drejtat elementare nė Maqedoni dhe se Maqedonia Perėndimore dhe Kosova historikisht i takojnė Shqipėrisė.

Kjo duhet t’i sqarohet ēdo shqiptari me qėllim qė tė nxis nacionalizmin te shqiptarėt dhe nė veēanti te arsimtarėt dhe hoxhallarėt, me qėllim qė tė shfrytėzohet ndikimi i tyre te popullata shqiptare, qė tė nxitet urrejtja ndaj Maqedonasve pėrmes demonstratave dhe sulmeve ndaj pushtetit vetėqeverisės tė Jugosllavisė, duke e quajtur qeverisje fashiste.

Kėshtu shqiptarėt nė kėtė mėnyrė duhet tė pėrgatiten pėr njė luftė tė armatosur, qėllimi i sė cilės do tė ishte shkėputja e Tetovės, Gostivarit, Dibrės, Kėrēova dhe Struga prej Maqedonisė dhe do t’i bashkohej tė ashtuquajturės “Shqipėria e Madhe”
.
Kėtė platformė tė akuzuarit e kanė pranuar dhe nga kjo kanė formuar njė grup kundėrpopullor dhe kanė bėrė veprime kundėr ligjeve,kundėr popullit dhe shtetit nga neni 100 dhe 101 pika 1 e ligjit Penal me qėllim dhe forcė dhe rrugė kundėrkushtetuse Maqedonia perėndimore t’i takojė Kosovės dhe sė bashku me tė Shqipėrisė.

Mbėshtetur nė veprat e lartpėrmendura tė akuzuarit kanė shkelur ligjin (vepėr penale) Organizim kundėr popullit dhe shtetit nga neni 117 pikat nė lidhje me nenin 100 dhe 101 i ligjit penal.
Nė kėtė rast prokurori publik i propozon gjyqit tė qarkut nė Shkup, mbėshtetur nė ligjin penal, tė paraqes, tė caktojė dhe tė mbajė njė shqyrtim gjyqėsor publik, nė tė cilėn do tė jenė tė thirrur, pėrpos tė akuzuarve edhe 57 dėshmitarė, qė tė gjithė shqiptarė, tė cilėt sot janė njerėz me funksione tė larta: si politikan, profesor e arsimtar, drejtor, nėpunės publik etj, dhe dy dėshmitarė tė nacionalitetit maqedonas: Stanojevski Gjorgji dhe Sokollovski Vasko nga Tetova banues ne rr.Boris Kidric, si dhe shpalosjen e letrave qė janė kėmbyer nė mesin e tė akuzuarve dhe dėshmitarėve qė nė atė kohė kanė kaluar pa therė nė kėmbė.

Nga 15-tė tė akuzuarit qė u dėnuan nė demonstratat e 1968 me 2-3 vjet burg tė rėndė,tre ishin nga Shipkovica Isdtniqemal Sherifi I lindur 15.02.1945, Refik Murati i lindur 10.06.1944 dhe Nexhbedin Neziri lindur 25.12.1935.

Nexhbedin Neziri nė deklaratėn e parė jo vetėm qė nuk akuzon asnjė nga shokėt ,por thotė se pėr tėrė veprimtarinė qė kam bėrė do pėrgjigjem. Ai deklaron:
Dėshira e ime ka qenė qė me ēdo kusht ta gjej njė flamur kombėtar,ende para se tė lejohej pėrdorimi,ta vendosja pėr festa, e kjo duhet tė kuptohet si ndjenjė nacionale e imja. Nė pėrgjithėsi mund tė them se ne tė gjithė njihemi mes vete, por absolutisht nuk jemi tė kėnaqur pėr tė drejtat e shqiptarėve.

Unė mė parė nuk kam qenė nacionalist,por situata ne Kosovė dhe e gjithė ajo qė shkruhej nėpėr gazeta pas Plenumit tė katėr ka ndikuar nė disponimin tim. Thėnė mė saktė ne kemi besim tė plotė ndaj njėri tjetrit.

Flamurin kombėtar ma ka siguruar Faik Mustafa nga Prishtina. Ndjenjat dhe dėshira ime e madhe mė bindin mua dhe juve se jam njeri qė e do kombin e vet, edhe pse jam nė pranga, pėrsėri jam i gatshėm tė luftoj pėr vendosjen e flamurit. Megjithatė atėherė nuk ishte i lejuar pėrdorimi i flamurit, por nga dėshira e madhe mendoja se ngritja e flamurit do tė ishte shumė madhėshtore.

Me 29 Nėntor ėshtė festa e RSFJ-sė dhe unė si drejtor i shkollės nė Shipkovicė e kam ngrit flamurin kombėtar. Ngritjen nuk e kam bėrė nė bazė tė rregullave paraprakisht tė dhėna sepse e kam ngritė vetėm flamurin e kombit shqiptar.
Tė dhėnat janė marrė nga dosja personale e Nexhbedin Beqir Neziri me Nr:23848 RSVR SRM.

http://lajmpress.com/opinion/3819.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:51.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.