Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.3.2009, 19:24   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Punim Banka tregtare nė Shqipėri


Pronėsia pėr bankat tregtare:

Shteti Perėndimor
Alpha Bank - Greqi

Banca Italiana di Sviluppo (77% Gruppo Veneto) - Itali
(Njohur mė parė si Dardania Bank)

Banka Kombėtare Tregtare (BKT) (60% Ēalik-Şeker Consortium, 20% EBRD, 20% IFC) - Turqi

Banka Popullore (BP) (75% Société Générale) - Francė

Banka Union (Union Bank Albania - UB) (95% Unioni Financiar Tiranė) - SHBA

Banka Credins (CB) (25% BFSE Holding BV (Holl), SECO (Zvi)) - Shqipėri P.

Credit Bank of Albania (CBA) (Taēi Oil) - Shqipėri P.


Emporiki Bank (100% Credit Agricole)- Francė

Ethniki Bank (National Bank of Greece - NBG) - Greqi
(Kjo ėshtė bankė private, pavarėsisht se shumė shqiptarė kujtojnė ndryshe.)

First Investment Bank (FIB) - Bullgari

International Commercial Bank (ICB) - Zvicėr
(Ndėrkombėtare. Pėr vende tė botės sė tretė.)

Intesa Sanpaolo Bank - Itali
(Ka 100% tė Banca Italo-Albanese dhe 80% tė American Bank of Albania)

Procredit Bank (PCB) - Gjermani

Raiffeisen - Austri

Tirana Bank (TB) (Piraeus Bank) - Greqi

United Albanian Bank (100% IDB) - Arabi Saudite
(Bankė islamike)
Shteti Verior
Banka Ekonomike (Economic Bank) - Shqipėri V.

Banka Kombėtare Tregtare (BKT) (60% Ēalik-Şeker Consortium, 20% EBRD, 20% IFC) - Turqi

Banka pėr Biznes (10% BERZH) - Shqipėri V.

NLB Prishtina - Slloveni
(Ka Kasabank dhe 77% tė New Bank of Kosova)

Procredit Bank - Gjermani

Raiffeisen Bank - Austri

TEB BNP Joint Venture ((Turk Ekonomi Bankasi) 50% BNP Paribas, 50% Ēolakoglu Group) - Turqi & Francė

(Ka dhe tre banka serbe tė shkallės sė vogėl qė veprojnė nė mėnyrė tė paligjshme nė veri)
Shteti Lindor
Alpha Bank - Greqi

Capital Bank (Alpha Finance Holding) - Bullgari

Central Cooperative Bank - Bullgari
(Ka Sileks Bank dhe 67% tė Postenska Bank)

Eurostandard Bank - IRJM

Investbanka (Steiermarkische Bank und Sparkassen AG) - Austri

Izvozna i Kreditna Banka - IRJM

Komercijalna Banka - IRJM

NLB Tutunska Banka - IRJM

Ohridska Banka (Société Générale) - Francė

Stater Bank - IRJM

Stopanska Banka (Ethniki Bank) - Greqi

TC Ziraat Bankasi (Turkish State Bank) - Turqi

TTK Bank - IRJM
(Teteks Kreditna Banka - Skopje and Tetovska Banka)

Unibank (Universal Investment Bank) - IRJM
(Ish-Balkanska Banka)

Pėr t'u vėnė re qė s'ka asnjė bankė shqiptare nė shtetin Lindor, ndėrsa ka njė konsolidim tė bankave sllave.

Ndryshuar sė fundmi nga VNf : 1.7.2011 nė 21:39. Arsyeja: pėrditėsim

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2009, 19:21   2
kalimtar/e
 
Citim:
Thėnė nga mesdimr

Islamic Development.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.3.2009, 21:06   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Ėshtė bankė e Konferencės, pėr shtetet anėtare. Deri dje kishte 40% ShP, sot u ble e gjitha nga pala arabe.

Nė tregun bankar duhet tė bėjė mė tepėr pėrshtypje fakti qė kemi 4 nga bankat kryesore greke tė pranishme nė ShP, dhe kjo s'ka asnjė justifikim, ndėrsa shihet se pala italiane ka hyrė pak e me angari duke blerė banka tė mėparshme shqiptare psh.

Gjithashtu dhe rrjeti i telefonisė lėvizėse ka hyrė nga Greqia e Turqia, qė sėrish s'ka asnjė justifikim. Shikojmė IRJM-nė qė lėviz lirshėm me gjermanė, austriakė, etj. Lėvizjet ekonomike tė ShP janė si me qenė koloni greke.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2009, 00:15   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Njė shikim i shpejtė pėr atė qė po pėrpiqemi mė lart:


Citim:
Sistemi bankar [nė shtetin Perėndimor]
Tonin Alimhillaj

Duke iu referuar volumit tė prodhimit tė pėrgjithshėm e kapaciteteve financiare tė vendit tonė, nxirret konkluzioni se licencimi i 20 bankave, nė tė shumtėn filiale tė kompanive tė huaja, ka qenė veprim i tepruar ēka vė nė dyshim kontekstin e vėrtetė tė tyre. Tek ne sistemi bankar privat lulėzoi pasi i hapi rrugė falimenti i bankave shtetėrore tė nivelit tė dytė, tė cilat u menaxhuan sa s’ka mė keq por pa i hyrė ferrė nė kėmbė askujt.

Kėto banka private ēuditėrisht u shtuan sė tepėrmi pas rėnies sė firmave rentiere pėr rrjedhojė natyrshėm tė vjen mendimi nė riciklimin e shumave tė fshehura nga ato firma mashtruese, dyshimet e lartpėrmendura, garancia e deritanishme e depozitave nė vlera ironike si dhe dora e ngrohtė e disa politikanėve nė shpinėn e institucioneve bankare, kanė vėnė nė siklet klientelėn e tyre sidomos kohėt e fundit kur furtuna e krizės ekonomike globale ka zanafillėn pikėrisht nga bankat.

Autoritetet e shteteve mė tė fuqishme mblidhen disa herė pėr tė ndryshuar raportet e vjetruara mes privatėsisė dhe efekteve sociale tė sistemit bankar, tek ne me njė qetėsi psikiatrike politika vazhdon tė ruajė tė shenjtė privatėsinė dhe hermetikėn e informacionit tė kėtyre institucioneve ēka tė kujton klimėn mistike qė u krijua nė vitet 1996-97 nga firmat famėkeqe qė rrėzuan shtetin.

Dėgjojmė diskutime tė nxehta “politike” pėr ngjyrėn e kopertinės sė Kushtetutės apo parashikime kontradiktore pėr rezultatin e zgjedhjeve tė ardhshme por asnjėherė nė kėtė prag krize nuk u mblodhėn 10 apo 20 mendje tė ndritura dhe kompetentė pėr tė analizuar gjendjen dhe masat pėr ardhmėrinė e bankave nė Shqipėri.

Indifirentizmi ndaj kėtij problemi kaq tė rėndėsishėm nuk ėshtė njė harresė e rastit, hapja e guackės sė bankave mund tė nxjerrė nė dritėn e diellit fitime marramendėse e transferta informale, invazion e deri pastrim parash nė tė cilat sigurisht mund tė kenė pjesė dhe politikanėt.

Asnjėherė Bordi Mbikqyrės dhe Agjencia rrogėmadhe e Sigurisė sė depozitave nuk ėshtė deklaruar publikisht pėr gjendjen e fondeve tė garancisė, pėr kreditė e kėqija, pėr transfertat dhe fitimet e secilės bankė nė veēanti. Kėto organizma qė kanė tė drejtėn ligjore tė kontrollit tė bankave ashtu si shumė inspektoriate tė tjerė shtetėrorė qėndrojnė tė heshtur, indiferentė, pa iniciative duke vegjetuar deri nė komprometimin e detyrės sė tyre sepse ndihen inferiorė ndofta dhe tė korruptuar nga bosėt e gjithėpushtetshėm tė disa bankave tė nivelit tė dytė tė cilėt kanė tė montuar prapakolp tė fuqishėm politik.

Nė kėtė atmosferė tė punės sė mbyllur tė bankave elementi i konkurencės dhe ai i mundėsisė sė pėrzgjedhjes sė tyre nga klientela duke u bazuar nė mė shumė parametra, ėshtė pothuaj i pamundur ēka zgjon njėsinė e pasigurisė e tė dyshimit dhe kjo ėshtė simptoma e parė e lindjes sė krizės.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=11494
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2009, 17:24   5
Citim:
Banka Islamike "mėsyn" Shqipėrinė

Grupi i Bankės Islamike pėr Zhvillim pritet tė zhvillojė njė forum treditor biznesi gjatė ditėve tė ardhshme nė Tiranė, ku do tė diskutohet pėr oportunitetet qė ofron vendi ynė pėr investimet e huaja. Nė konferencė pritet tė marrin pjesė njė numėr i madh kompanish qė kanė hyrė nė tregun shqiptar apo qė po pėrpiqen tė hyjnė nė energjetikė, industri minerare, turizėm e infrastrukturė, si edhe njė numėr i madh ministrash.

Qeveria shqiptare miratoi pak javė mė parė hyrjen si aksionere themeltare nė Korporatėn Islamike pėr Zhvillimin e Sektorit Privat, njė degė kjo e Bankės Islamike pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, qė kujdeset pėr tė siguruar financime tė biznesit privat nė botėn islamike. Shqipėria ka blerė 7 aksione me vlerė nominale prej 10 mijė dollarėsh secili, por marrėveshja parashikon mundėsinė e shtimit tė kėsaj kuote nė tė ardhmen.

Korporata ka njė kapital themeltar prej 1 miliard dollarėsh, ndėrsa vendet anėtare tė Konferencės Islamike kanė marrė angazhimin pėr blerjen 500 milionė dollarėve aksione.

Prania e Shqipėrisė si anėtare e Konferencės Islamike pritet tė dalė si njė e rėndėsie tė veēantė nė ambicien e vendit pėr tė ndėrtuar njė degazifikator pėr gazin e lėngshėm nė Seman, njė ide pėr tė cilėn qeveria shqiptare ka nėnshkruar deri tani dy marrėveshje koncesionare me dy kompani tė ndryshme.

Ndėrtimi i impiantit tė degazifikimit kėrkon domosdoshmėrisht sigurimin e burimeve tė furnizimit. Qeveria shqiptare ėshtė angazhuar jozyrtarisht tė negociojė me disa vende tė Gjirit Persik qė prodhojnė gaz tė lėngshėm pėrmes vizitave zyrtare pėr tė siguruar marrėveshje mirėkuptimi nė kėtė fushė.

Gjatė njėzet viteve tė fundit, qeveria shqiptare ka tėrhequr 53 milionė dollarė kredi nga Banka Islamike pėr Zhvillim dhe 16 milionė dollarė tė tjera nga fondi OPEC-ut. Me blerjen e aksioneve nė Korporatėn Islamike, hapet mundėsia qė biznese tė ndryshme me interes shumėpalėsh tė financohen pjesėrisht pėrmes kėsaj korporate.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74700
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2009, 13:17   6
Citim:
Emporiki Bank 10 vjet nė Shqipėri.“Vizioni ynė, tė bėhemi bankė kryesore”

Njė dekadė prezent njė Shqipėri. Dje “Emporiki Bank”, njė nga bankat mė tė rėndėsishme nė vendin tonė ka festuar 10-vjetorin e saj. Mes shumė tė ftuarve prezent ishin edhe Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani, Drejtori i Pėrgjithshėm i Bankės Emporiki nė Greqi, si dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Bankės Eporiki nė Shqipėri George Caracostas.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse Caracostas bėri njė retrospektivė tė 10 viteve tė kaluara nė vendin tonė duke theksuar mikpritjen qė i ėshtė rezervuar nė atė kohė.

“Nė pėrputhje me prospektet ekonomike do tė ndėrmerret njė plan agresiv i zgjerimit tė rrjetit me 37 degė deri nė 1012 dhe 47 degė deri nė vitin 2014. Sot Banka Emporiki ka nė Shqipėri 23 degė nė tė gjithė vendin”, tha Caracostas.

Sipas tij, vizioni i bankės pėr tė ardhmen ėshtė tė bėhet njė prej bankave kryesore nė Shqipėri. Po kėshtu ai theksoi edhe blerjen e grupit nga Credit Agricole, e cila sot ka nė zotėrim mė shumė se 82% tė kapitalit aksionar.

Ndėrkohė qė Kryeministri Berisha i pranishėm nė 10 vjetorin e “Emporiki Bank” e vlerėsoi kėtė bankė si njė nga nxitėset kryesore tė investimeve greke nė Shqipėri.

“Si pjesė e Credit Agricole, qeveria ėshtė e vendosur tė garantojė pėr bankėn tuaj mbėshtetjen qė do t’i jepni sektorit tė bujqėsisė”, tha mes tė tjerave kryeministri.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=35622
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2010, 11:44   7
Citim:
Kush i kontrollon bankat nė Maqedoni

Mbi 90 pėr qind tė sistemit bankar ėshtė nė duart e tė bankave dhe kompanive tė huaja nga Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Franca dhe vende tjera. Cilat janė aksionarėt dominant nėpėr bankat e vendit qė kryesisht kanė tė punėsuar maqedonas

Sistemi banker nė Maqedoni kryesisht kontrollohet nga jashtė, pasi qė pronarė dominant tė tyre janė bankat apo investitorėt e huaj. Nga gjithsej 17 banka, gati tė gjitha janė me kapital tė huaj, duke nisur nga grekėt, sllovenėt, francezėt, bullgarėt,etj. Ndėrsa sė fundi vjen paralajmėrimi pėr hapjen e bankės sė parė shqiptare me kapital tė pėrzier gjerman.

Alfa Bank ėshtė njė nga bankat greke sė bashku me Stopanska Banka e cila ėshtė nėn pronėsinė e Bankės Kombėtare Greke me 73,4 pėr qind. Banka Eurostandard me 50 pėr qind ėshtė nė pronėsi tė Gofi Grup nga Zvicra, ndėrsa 50 pėr qind tjera po ashtu i mban njė kompani zvicerane.

IK Banka sė fundi ėshtė nėn ombrellėn e Demir Halk Bank nga Roterdami me 66 pėr qind tė kapitalit, ndėrsa 25 pėr qind ėshtė nė pronėsi tė Bankės Evropian pėr Ripėrtritje dhe Zhvillim (BERZH). Invest Bank ėshtė nė pronėsi tė Steiermarkische Bank und Sparkassen AG nga Austria, qė posedon 99 pėr qind tė aksioneve. Bullgarėt janė tė pranishėm nė Bankės Qendrore Kooperuese si dhe nė UNI Bank.

Vetėm Banka Komerciale akoma ėshtė me aksionar vendor, pėr veē 6 pėr qindshit qė ėshtė pronėsi e BERZH. Sllovenėt kanė nė pronėsi tė tyre me shumicėn e aksioneve NLB Tutunska Banka, edhe ate 60 pėr qind tė aksioneve.

Ndėrkohė, nga viti i kaluar, Societet Generale Bank nga Parisi ka nė pronėsi Bankėn e Ohrit me 59,23 pėr qind tė kapitalit tė saj. Prokredit Bank ėshtė nė pronėsi tė Prokredit Holding AG me 87,5 pėr qind tė aksioneve, ndėrsa 12,5 pėr qind i takojnė BERZH.

Edhe turqit kanė praninė e tyre nė sistemin bankar nėpėrmjet Ziraat Bank nga Ankaraja. Tė vetmet banka qė janė nė pronėsi tė vendorėve janė Banka Maqedonase pėr Mbėshtetje tė Zhvillimit si dhe Stopanska Banka nė Manastir, e cila si pronarė dominues ka kompaninė bujqėsore "Pellagonija". (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...069cec5af&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2010, 17:17   8
Citim:
“Tirana Bank” hap degėn e 50-tė

“Tirana Bank” njofton hapjen e njė dege tė re duke e rritur nė 50 numrin total tė degėve nė Shqipėri. Kjo degė e re ėshtė hapur nė qytetin e Korēės. Me hapjen e degės sė saj tė 50-tė, “Tirana Bank” tregon edhe njė herė angazhimin e saj pėr tė pėrmbushur kėrkesat nė zhvillim tė klientėve tė saj dhe t’ju ofrojė ēdo produkt bankar pėr tė cilin kanė nevojė.

Kjo degė e re do tė ofrojė pėr klientėt, biznese dhe individė, tė gjitha produktet bankare dhe shėrbime si: Depozita, Kredi, Kurs Kėmbimi, Visa Credit Card, Pagesa Ndėrkombėtare, 24 orė ATM, etj.

“Tirana Bank” me hapjen e kėsaj dege tė re mban premtimin e saj se 2010-ta do tė jetė njė vit i zgjerimit tė mėtejshėm tė rrjetit tė saj nė vend, qė pėrkon mė objektivat e Piraeus Bank Group pėr rajonin e Ballkanit.

http://216.75.13.41/index/ekonomi/1b...1311ebb91.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2010, 14:24   9
Citim:
Banka “Crédit Agricole”, 849 milionė euro tė ardhura

Bordi i Drejtorėve tė bankės “Crédit Agricole” i drejtuar nga Jean-Marie Sander, u mblodh mė 25 Gusht 2010 pėr tė diskutuar rreth rezultateve tė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2010. Tė ardhurat neto tė rrjetit bankar tė grupit ishin 379 milionė euro pėr katėrmujorin e dytė, dhe 849 milionė euro nė gjysmėn e parė tė vitit.

Gjatė katėrmujorit tė dytė tė ardhurat bankare neto tė “Crédit Agricole” S.A. prekėn rekordin e tė ardhurave nė nivelin e 5,469 milionė euro, dhe 2.064 milionė bruto pėr tė ardhurat operacionale. Nė njė klimė pasigurie tė vazhdueshme dhe tė njė ekonomie ende tė brishtė, Drejtori Ekzekutiv Jean-Paul Chifflet nėnvizoi se perfomanca e “Crédit Agricole S.A. gjatė kėsaj periudhe u karakterizua nga njė bazė solide tė ardhurash.

Rezultatet reflektojnė trendin i cili karakterizoi katėrmujorin e kaluar, dhe u konfirmua gjatė gjysmės sė parė tė vitit pėrmes tė gjitha linjave tė biznesit si: vrull i fuqishėm pėr biznesin, tė ardhura operacionale solide dhe kosto e ulėt e riskut.

“Crédit Agricole Group” nė Shqipėri pėrfaqėsohet nėpėrmjet Emporiki Bank Albania. Grupi financiar francez nė mars tė kėtij viti u kthye nė aksionerin e vetėm tė “Emporiki Group”, duke blerė aksionet e tij nė masėn 100%. Banka “Crédit Agricole” u shėrben 59 milionė konsumatorėve nė tė gjithė globin, dhe ėshtė banka mė e madhe nė Europė pėr sa u pėrket tė ardhurave nga Retail-i. “Crédit Agricole Group” ėshtė i pranishėm nė mbi 70 shtete dhe ka mė shumė se 160,000 punonjės nė mbarė botėn.

http://216.75.13.41/index/ekonomi/81...4bfef772e.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2010, 06:55   10
Citim:
Banka e Shqipėrisė, si kazino e Ardian Fullanit dhe klanit tė tij
Kastriot Myftaraj

Pas krizės globale financiare qė filloi nė vitin 2008 tė gjitha bankat e botės dhe posaēėrisht ato publike i ulėn shpenzimet e tyre. Nėse krahason buxhetin e kėtyre bankave pėr vitin 2008, tė hartuar para krizės, me atė tė vitit 2009 dhe aq mė tepėr tė vitit 2010, do tė vėresh njė ulje tė ndjeshme tė shpenzimeve pėr personelin dhe shpenzimeve tė tjera administrative. Pėrjashtimi i vetėm ėshtė Banka e Shqipėrisė, Banka e Shtetit, me guvernator Ardian Fullanin.

Nė 2010 ėshtė botuar nė SHBA-tė njė libėr me titull “Devil’ s Casino: Friendship, Betrayal, and the High Stakes Games Played Inside Lehman Brothers”, i Wicky Ward. Ky libėr tregon se si banka mė e madhe qė falimentoi nė SHBA-tė gjatė krizės sė fundit financiare ishte kthyer nė njė kazino tė djallit ku njė grup njerėzish tė papėrgjegjshėm luanin me paratė e depozituesve, duke siguruar tė ardhura abuzive pėr vete, nė dėm tė atyre qė u kishin besuar paratė.

Ardian Fullani dhe klani i tij e kanė kthyer Bankėn e Shqipėrisė pikėrisht nė njė kazino tė djallit, ku ata luajnė dhe vetėm fitojnė pėr veten e tyre, nė dėm tė gjithė shqiptarėve qė ligjėrisht janė si tė thuash bashkėpronarė tė kėsaj banke publike. Nėse nė Shqipėri media, si gazetat ashtu dhe televizionet do tė qenė serioze dhe instrumente sharlatanėsh spekulues, buxheti i Bankės sė Shqipėrisė i vitit 2010, do tė ishte diskutuar gjerėsisht nė media dhe Ardian Fullani dhe Kėshilli Mbikqyrės i Bankės sė Shqipėrisė do tė qenė thirrur nė parlament dhe do tė detyroheshin qė tė jepnin dorėheqjen kolektive.

Opozita duhej tė ishte e para ajo qė do ta ngrinte zėrin pėr shndėrrimin e Bankės sė Shqipėrisė nė njė kazino tė djallit. Prokuroria e Pėrgjithshme, mjaft qė tė lexonte buxhetin e vitit 2010, duke e krahasuar edhe me ato paraardhėse dhe do tė kishte mjaft material pėr tė marrė tė pandehur krejt Kėshillin Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, me Guvernator Fullanin nė krye.

Buxheti i Bankės sė Shqipėrisė i vitit 2010 stonon me atė tė gjithė institucioneve tė tjera nė Shqipėri tė cilat kanė ulur shpenzimet e tyre. Kėshtu, derisa nė buxhetin e vitit 2008, pėr “Shpenzime personeli” kishte 886 392 000 lekė (kėtu dhe nė vazhdim bėhet fjalė pėr lekė tė rinj), nė 2010, kjo shumė ėshtė rritur nė 1.159 643 000 lekė. Kjo shumė shpenzohet pėr 450 punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė, duke i bėrė ata komunitetin burokratik pėr tė cilin shpenzohet mė shumė nė Shqipėri. Kėtu duhet pasur parasysh se rritje ka pasur edhe nė buxhetin e vitit 2009, por unė po e bėj krahasimin me vitin 2008, se kėshtu bėhet sot nė botė.

Nė 2008, fondi pėr pagat e personelit ishte nė shumėn prej 516.000.000 lekė. Nė buxhetin e vitit 2010 fondi i pagave tė paguara drejtpėrdrejt, pa shpėrblimet ėshtė rritur nė shumėn 704 539 000 lekė. Skandali ėshtė i dyfishtė se punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė janė mė tė mirėpaguarit nė Shqipėri, kėshtu qė kjo rritje prej 20% e fondit tė pagave, nė krahasim me vitin 2008 ėshtė skandal mbi skandal, aq mė tepėr po tė mendojmė dhe rritjen e vitit 2009.

Punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė, sikur tė mos u mjaftojnė pagat e mėdha, marrin edhe shpėrblime tė mėdha mbi pagėn. Nė tė gjitha bankat e botės nuk jepen shpėrblime qė me fillimin e krizės, por nė Bankėn e Shqipėrisė ndodh ndryshe. Nė buxhetin e vitit 2008 pėr shpėrblimet e personelit kishte njė fond prej 163.000.000 lekė tė reja, si dhe shpėrblime suplementare nė masėn 9.600.000 lekė tė reja. Nė vitin 2010 fondi pėr shpėrblimet u rrit nė 218 920 000 lekė, ndėrsa ai pėr shpėrblime suplementare ėshtė 5 000 000 lekė, pra u rrit me 23%. Njė rritje tė tillė asnjė bankė nė botė nuk do tė guxonte qė ta bėnte nė kohė prosperimi ekonomik, jo mė nė kohė krize.

Nė buxhetin e vitit 2008, pėr zėrin «kompensimet dhe ndihmat financiare», i cili natyrisht se ėshtė jashtė fondit tė pagave dhe shpėrblimeve, u caktuan 23.800.000 lekė. Nė 2010 kjo shumė ėshtė rritur nė 37 000 000 lekė. Nė buxhetin e vitit 2008 kishte dhe 8.800.000 lekė pėr ekskursione! Duhej pritur qė nė buxhetin e vitit 2010 ky shpenzim luksi tė ishte hequr fare. Por jo, nė kazinon e djallit tė guvernator Fullanit as qė bėhet fjalė pėr privime tė tillė. Kėshtu qė nė buxhetin e vitit 2010, pėr ekskursione janė caktuar 10 400 0000 lekė tė rinj.

Duke konsideruar pagat dhe shpėrblimet e mėdha qė marrin punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė, duhej pritur qė sė paku kėtė vit tė mos figuronte fondi i destinuar pėr “lindje-martesa-vdekje” tė punonjėsve tė Bankės. Kjo as qė i ka shkuar ndėrmend Fullanit dhe shokėve tė tij tė tryezės sė kazinos, tė quajtur Kėshilli Mbikqyrės i Bankės. Kėshtu qė pėr kėtė gjė nė 2010 janė caktuar 7 900 000 lekė.

Gjithashtu nė 2010 janė caktuar edhe 11 000 000 lekė pėr “kujdes shėndetėsor”. Fullani i pėlqen shumė kėto lloj shpenzimesh tė llojit «kujdes shėndetėsor» se me to mund tė vjedhė lehtė, me fatura fiktive.
Nė buxhetin e vitit 2008 kishte dhe 6.500.000 lekė, tė ndara pėr «shpenzime tė tjera tė njėjta, festa». Merret vesh, «shpenzime tė njėjta, festa» do tė thotė ekskursione e gjėra tė tilla. Edhe kjo shumė ėshtė rritur paturpėsisht nė buxhetin e vitit 2010, ku pėr “shpenzime tė tjera tė njėjta, festa” janė caktuar 7 700 000 lekė.

Sikur tė mos tė mjaftonin tė gjitha kėto, nė buxhetin e vitit 2010, nė zėrin “Shpenzime tė tjera pėr personelin” janė caktuar 19 964 000 lekė. Kėtu, pėr “uniforma, veshje pune” janė caktuar 1 113 000 lekė. A thua do t’ i veshin firmato punonjėsit me uniformė tė Bankės, pėr tė cilėt janė shpenzuar ēdo vit shuma tė mėdha pėr veshje! Po nė rubrikėn e shpenzimeve tė tjera pėr personelin, nė buxhetin e vitit 2010, pėr “kompensim ushqimi” janė caktuar 10 900 000 lekė. Kjo do tė thotė qė punonjėsve tė Bankės t’ u paguhet diferenca e ēmimit pėr ushqimet qė konsumojnė nė mjediset e bankės nė restorantin e hapur guvernator Fullani, i cili e ka bėrė Bankėn edhe restorant, madje edhe hotel.

Derisa punonjėsit e Bankės konsumojnė kaq shumė ushqime me ēmim tė ulėt, ėshtė e natyrshme qė ata tė kenė nevojė edhe pėr ushtrime sportive, prandaj ėshtė e logjikshme qė nė buxhetin e vitit 2010 tė figurojnė si “shpenzime sporti” edhe 7 951 000 lekė, gjithmonė pėr lekė tė rinj ėshtė fjala. Kjo do tė ishte e natyrshme sikur tė ishte fjala pėr njė resort turistik dhe jo pėr njė bankė, aq mė tepėr pėr njė bankė publike. Nėse cilido bankier nė Perėndim do tė shikonte nė vitin 2010 njė buxhet ku bėhej fjalė pėr shpenzime pėr ekskursione, festa, sport, ushqime me siguri do tė mendonte se ishte buxheti i njė resort turistik dhe jo i njė banke.

E tė mendosh se shpenzimet administrative ende nuk kanė filluar, ato pėrbėjnė njė rubrikė mė vete. Nė 2008 pėr “Shpenzime administrative” qenė caktuar 414 086 000 lekė. Nė 2010 kjo shumė u rrit nė 607 284 000 lekė, duke qenė Banka e Shqipėrisė e vetmja bankė publikė nė botė qė e rriti shumėn e kėtyre lloj shpenzimeve. Natyrisht arsyeja kryesore pėr tė cilėn Fullani e ka bėrė kėtė gjė ėshtė se shpenzimet administrative janė njė mėnyrė e mirė qė ai tė vjedhė paratė e bankės. Nė shpenzimet administrative ndėr tė tjera bėjnė pjesė ato pėr pajisje zyre.

Nė 2008 pėr “pajisje zyre” u shpenzuan 10 986 000 lekė. Nė 2010 kjo shumė u rrit nė 16 687 000 lekė. E tė mendosh se ēdo vit janė shpenzuar shuma tė mėdha pėr pajisje zyre, kėshtu qė nė kohėn e krizės ky shpenzim fare mirė mund tė evitohej. Nė 2008 pėr telekomunikacion (shpenzime postare e telefonike, pa pėrfshirė internetin) janė shpenzuar 30 262 000 lekė. Nė 2010 pėr “telekomunikacion” janė ndarė 36 480 000 lekė. Brenda shpenzimeve administrative janė “Trajnime, seminare, konferenca” pėr tė cilat nė 2008 janė shpenzuar 34 294 000 lekė. Nė 2010 pėr kėtė gjė janė caktuar nė buxhet 66, 984 000 lekė.

Me termin “trajnime” kuptohet pikėsėpari marrja e masterave dhe doktoraturave nga ana e punonjėsve tė Bankės me paratė e paguara nga buxheti i Bankės. Kėtu ka njė abuzim tė drejtpėrdrejtė dhe njė konflikt tė qartė interesi se pjesa mė e madhe e kualifikimeve shkencore punonjėsit e Bankės i bėjnė nė Universitetin Europian tė Tiranės, ku dy anėtarė tė kėshillit mbikqyrės tė Bankės, Adrian Civici dhe Ksenofon Krisafi janė rektor dhe dekan. Nė UET bėhen edhe seminare dhe konferenca tė Bankės sė Shqipėrisė.

Nė buxhetin e vitit 2010 pėr “Studime pasuniversitare” janė caktuar 25 805 000 lekė. Nė vend qė Banka e Shqipėrisė tė punėsojė njerėz me kualifikime shkencore, tė cilėt presin nė tregun e punės, ēon pėr kualifikim me shpenzimet e veta punonjėsit e saj tė pakualifikuar! Kjo anomaly ndodh se ata janė njerėz tė klanit tė Fullanit dhe tė afėrm tė politikanėve tė cilėve ai u bėn ndere qė tė sigurojė rizgjedhjen e tij. Nėse nė vitin 2008 pėr “Konferenca” u shpenzuan 22 794 000 lekė, nė vitin 2010 kjo shumė ėshtė rritur nė 27 179 000 lekė.

Nė vitin 2008 shuma pėr “Shpenzime informacioni” ishte 66 203 000 lekė. Nė vitin 2010 kjo shumė u rrit nė pothuajse dyfish, duke arritur nė 115 794 000 lekė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se kėto lloj shpenzimesh janė ato ku mund tė vjedhė lehtėsisht shefi i “kazinos”. Nė 2008 pėr “Shpenzime pėr shėrbimet e kryera nga tė tretėt” pati njė shumė prej 71 944 000, sė bashku me njė fond rezervė prej 1 200 000, shkoi nė 73 144 000 lekė. Nė vitin 2010 kjo shumė u rrit nė 123 210 000 lekė. Edhe shpenzimet e kryera nga tė tretėt janė njė ekspedient i mirė burokratik pėr tė vjedhur para Fullani dhe njerėzit e tij. Kjo gjė mund tė hetohet kur nė buxhet pretendohet se pėr “Pastrim, higjenizmi i ambienteve tė Bankės” nė 2010 janė caktuar 8 000 000 lekė. Apo kur nė buxhet figurojnė pėr vitin 2010 “Shpenzime tė tjera tė njėjta (paga tė tjera)” nė shumėn 5 130 000 lekė.

Nėse do tė krahasoni kartat e njė kazinoje mafioze me ato tė bankės qė drejton Fullani, dallimin do ta gjeni vetėm nė nuanca. Kur bosin e njė kazinoje mafioze e braktis fantazia, ai nxjerr pistoletėn. Kur Fullanin e braktis fantazia ai shkruan nė buxhetin e vitit 2010 “Tė tjera shpenzime administrative” dhe pėr kėto shėnon shumėn 139 244 000 lekė.

Nė vitin 2008, nė rubrikėn «bordiishpenzimeimbledhjeihonorare» kishte 21.294.000 lekė tė reja. Kėtu futen shpėrblimet dhe honoraret qė marrin shtatė anėtarėt e Kėshillit Mbikqyrės, qė miratojnė buxhetin e bankės, duke filluar nga vetė Fullani, qė ėshtė ex officio kryetar i Kėshillit Mbikqyrės. Nė vitin 2010 kjo shumė u rrit nė 23 000 000 lekė. Kjo do tė thotė se vetėm pėr shpėrblimet dhe honoraret e njė anėtari tė bordit, i cili merr pjesė nė njė mbledhje nė muaj, Banka shpenzon 3.3 milion lekė tė rinj. Kėtu natyrisht se nuk futen shpėrblimet e tjera qė marrin anėtarėt e bordit pėr ekskursione, udhėtime, kualifikime shkencore, sport, ushqim etj.

Pėr vitin 2008, nė buxhetin e Bankės sė Shqipėrisė qenė caktuar 40.000.000 lekė tė reja pėr «shpenzime udhėtimi biznesi jashtė vendit». Nė vitin 2010 pėr “Shpenzime udhėtimi, biznesi (shėrbimet jashtė shtetit)” u caktuan 65 000 000 lekė. Nė buxhetin e vitit 2008 qenė caktuar 10.000.000 lekė tė reja pėr «shpenzime udhėtimi biznesi brenda vendit».

Nė vitin 2010 kjo shumė ėshtė rritur nė 16 259 000 lekė. Nė 2008 kishte 6.985.000 lekė tė reja, tė caktuara pėr shpenzime pėr pritje (party). Nė vitin 2010 kjo shumė ėshtė rritur nė 11 773 000 lekė. Pėr kėto lloj shpenzimesh, nė 2008 qenė caktuar dhe 16.266.000 lekė tė reja, me justifikimin: shpenzime tė tjera tė njėjta (tė ndryshme). Nė vitin 2010 kjo shumė u rrit nė 20 778 000 lekė. Nė 2008 shpenzimet pėr transportin qenė 47 693 000 lekė. Nė vitin 2010 “Transporti” kjo shumė u rrit nė 60 915 000 lekė. Nė vitin 2008 pėr “Bileta, avioni, treni, autobusi” u shpenzuan 25 000 000 lekė. Nė vitin 2010 pėr “Bileta, avioni, treni, autobusi” u shpenzuan 38 763 000 lekė. Nė 2008 pėr “Viza, taksa, taksa doganore” u shpenzuan 3 205 000. Nė vitin 2010 pėr “Viza, taksa, taksa doganore” janė caktuar dhe po shpenzohen 7 448 000 lekė.

Nė 2008, nė rubrikėn «shpenzime amortizimi» kishte 366.725.000 lekė. Nė vitin 2010, nė rubrikėn “Shpenzime amortizimi” 623 865 000 lekė. Fullani i pėlqen shumė kėto shpenzime, se ato pėrbėjnė njė kėnd shumė fitimprurės tė kazinos qė ai drejton. Nė 2008, nė kuadrin e kėsaj rubrike, janė shpenzuar pėr “instalimet teknike, makineri e pajisje” 67 405 000 lekė. Nė 2010 janė caktuar pėr tė njėjtin qėllim 103 202 000 lekė. Kėtu nuk pėrfshihen pajisjet e zyrave, pėr tė cilat nė 2010 janė ndarė 20 450 000 lekė, mjetet e transportit pėr tė cilat janė ndarė 17 969 000 lekė.

Gjithsej shpenzimet e Bankės sė Shqipėrisė arrijnė nė 4 196 196 000 lekė tė rinj. Kjo do tė thotė se buxheti vjetor i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė sa shuma qė kjo bankė i dha qeverisė pėr blerjen e Hotel “Dajtit” (4 148 400 000 lekė tė rinj). Vetėm ky krahasim mjafton pėr tė treguar abuzimin flagrant tė Fullanit.

Kur opozita e kritikon Fullanin se me blerjen e Hotel “Dajti” ai thjesht i dhuroi para qeverisė nė njė moment tė vėshtirė, por nė tė njėjtėn kohė opozita nuk e kritikon Fullanin se buxhetin vjetor tė Bankės e ka baras me shumėn qė pagoi pėr Hotel “Dajtin”, atėherė opozita nuk ėshtė asfare e besueshme. Se kėshtu opozita thjesht i thotė Fullanit qė mjaft qė tė mos i japėsh para Berishės dhe pėr vete mund tė vjedhėsh sa tė duash!

Mė mirė se ēdo gjė tjetėr, abuzimin flagrant tė Fullanit e tregon raporti i tė ardhurave tė bankės me shpenzimet, do tė thotė me buxhetin vjetor tė saj. Do tė mjaftonte qė figurINA, Prokurorja e Pėrgjithshme, tė bėnte njė kėrkim tė thjesht nė Internet nė website-t zyrtare tė Bankave qendrore tė vendeve tė ndryshme pėr tė parė raportin e tė ardhurave vjetore tė bankave qendrore me shpenzimet e tyre, do tė thotė me buxhetin vjetor.

Kėshtu, ajo do tė shikonte se nuk asnjė bankė qendrore nė botė, pėrveē nė vendet e superkorruptuara afrikane, ku shpenzimet vjetore tė bankės tė zenė 45% tė tė ardhurave vjetore tė bankės, siē ndodh me Bankėn e Shqipėrisė.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ticle&id=34984
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 12:05   11
Citim:
Bankat shqiptare transferojnė jashtė mbi 1 miliard dollarė

Tiranė, 28 tetor - Tė dhėnat e fundit zyrtare tregojnė se bankat shqiptare preferojnė mė shumė t’i transferojnė kapitalet e tyre jashtė shtetit se sa t’i investojnė ato nė tregun e brendshėm.

Sipas Bankės sė Shqipėrisė, investimet e bankave shqiptare jashtė ishin nė fund tė gjashtėmujorit tė parė mbi 1 miliardė dollarė, ose 73.9 pėr qind mė shumė se sa e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Nė raportin e fundit tė stabilitetit financiar, Banka e Shqipėrisė vėren se rreth gjysma e kėtyre fondeve janė vendosur nė formėn e llogarive rrjedhėse pranė bankave mėma jashtė, ndėrsa pjesa tjetėr janė investuar nė letra me vlerė tė qeverive tė huaja.

Ekspertėt e Departamentit tė Stabilitetit Financiar nė Bankėn e Shqipėrisė thonė se transferimi i fondeve jashtė ka tė bėjė me rrezikun e lartė qė perceptojnė bankat nė tregun vendas. Rritja e kredive tė kėqija, por edhe ngadalėsimi i ekonomisė, sipas tyre, bėjnė qė bankat tė preferojnė mė shumė investimet jashtė, ku ka njė rrezik mė tė ulėt.

Kjo ėshtė konfirmuar tashmė edhe nga tė dhėnat e kreditimit tė ekonomisė, kanali kryesor i investimeve tė bankave. Edhe pse kriza tashmė e ka kaluar kulmin e saj, kredia jo vetėm qė nuk po rritet mė shpejt, por pėrkundrazi po ngadalėson edhe mė ritmet. Nė periudhėn qershor-gusht, kredia u rrit me vetėm 1.6 miliardė lekė, njė ritėm ky dukshėm mė i ulėt edhe se ai i muajve tė pikut tė krizės.

Nė terma vjetorė, krahasuar me gushtin e vitit tė kaluar, kredia pėr ekonominė ėshtė rritur me 8.5 pėr qind, ose dy herė mė pak nga periudha gusht 2008-gusht 2009. Kėto tė dhėna tregojnė se teksa biznesi shqiptar po e ka tė vėshtirė tė sigurojė para nga bankat, fondet e tyre po shkojnė pėr tė financuar ekonomitė e huaja.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,38657
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.2.2011, 22:25   12
Citim:
Banka e Detit tė Zi: Do tė rritim investimet nė Shqipėri

Banka e Detit tė Zi pėr Tregti dhe Zhvillim (BSTDB) do tė rrisė mbėshtetjen pėr sektorin privat nė Shqipėri.

Presidenti i bankės, Andrey Kondakov, tha se, veē financimit tė projekteve nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė, Banka e Detit tė Zi do tė zgjerojė bashkėpunimin me linja kredie pėr bankat tregtare.

Hapi i parė ka qenė marrėveshja e firmosur muajin e kaluar me Bankėn Credins. Banka e Detit tė Zi pėr Tregti dhe Zhvillim ka 7 projekte aktive nė Shqipėri, me vlerė 62 milionė euro.

Veē linjės sė kredisė me Bankėn Credins, financime tė rėndėsishme janė ato qė i janė akorduar Albtelecom, Kurum dhe spitalit Hygeia.

http://www.standard.al/index.php/ekonomi/16952.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2011, 11:59   13
Citim:
Intesa San Paolo largohet nga Greqia

Intesa San Paolo (ish-American Bank of Albania), e vetmja bankė shqiptare nė Greqi, me tre filiale nė Athinė dhe njė nė Selanik, e cila qysh prej vitit 2004 ka operuar nė Greqi, do tė mbyllet. Sipas mediave greke, njoftimi pėr kėtė vendim ka ardhur para disa muajsh kur vetė banka ka informuar klientėt e saj, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė emigrantė shqiptarė, pėr tė tėrhequr llogaritė dhe depozitat e tyre dhe t’i depozitojnė nė bankat e tjera tė Greqisė.

Drejtori i bankės nė Athinė, Jorgos Markaqis, ėshtė shprehur se vendimi pėr mbylljen e bankės shqiptare nė Greqi, ka qenė i bankės mėmė me qendėr nė Itali.

“Intesa San Paolo ka mbyllur edhe bankėn e saj greke pėrpara pak kohėsh. Ne kemi marrė tė gjitha masat pėr mbylljen e bankės, njė pjesė e punonjėsve tanė, pasi janė kompensuar, kanė dhėnė dorėheqjen kurse pėr 11 punonjėsit qė ende angazhon banka, ėshtė marrė aprovimi pėr t’u kthyer nė atdhe dhe tė punojnė nė degėt e bankės atje”, - tha ai.

Data e saktė e mbylljes ende nuk dihet. “Kjo ėshtė nė kompetencėn e Bankės Kombėtare tė Greqisė”, - thotė Markaqis. Gjithsesi, kėto ditė, banka shqiptare funksionon vetėm formalisht dhe pret vetėm njoftimin pėrfundimtar pėr tė kyēur pėrgjithnjė dyert e saj.

Kjo bankė operon edhe nė Shqipėri dhe sipas klasifikimit futet nė bankat e Grupit 3 (secila mbi 7% tė totalit tė aktiveve tė sektorit), nė tė njėjtin grup me Bankėn Raiffeisen, Bankėn Kombėtare Tregtare dhe Bankėn Tirana. Fitimi i Bankės Intesa SanPaolo nė Shqipėri pėr vitin 2010 ishte rreth 2 miliardė lekė.

Tė dhėnat e Bankės sė Shqipėrisė tregojnė se nė fund tė tremujorit tė tretė 2010, Intesa Sanpaolo Bank Shqipėri pėrbėnte 0.13% tė totalit tė aktiveve tė grupit Intesa Sanpaolo. Banka mėmė nė Itali e mbylli tremujorin e tretė 2010 me njė total aktivesh rreth 677.4 miliardė euro, ose 3.8% mė shumė se 2009, me njė portofol kredie prej 378.8 miliardė euro, me 0.9% rritje kundrejt 2009 dhe depozita nė vlerėn 408.5 miliardė euro, ose 2.9% mė shumė krahasuar me 2009. Por treguesi i fitimit ishte rreth 2,7 pėr qind mė i ulėt, konkretisht 2.2 miliardė euro, krahasuar me 2.26 milionė euro nė 2009. Rezultati neto operativ shėnoi vlerėn prej rreth 5.5 miliardė eurosh, nė rėnie me 13.1% nė krahasim me 2009. Provigjonet pėr humbjet nga kreditė u pakėsuan me 14.2% krahasuar me njė vit mė parė, nė nivelin 2.26 miliardė euro.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=70325
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.6.2011, 17:13   14
Citim:
BERZH blen 10 % tė aksioneve tė BpB-sė

Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), nga sot do tė ketė nė pronėsi tė saj 10 pėr qind tė aksioneve tė Bankės pėr Biznes. Ky bashkėpunim bankar ėshtė finalizuar tė hėnėn me nėnshkrimin e marrėveshjes mes BpB-sė dhe BERZH-it pėr blerjen e aksioneve.

Tė pranishėm ishin Ministri i Financave, Bedri Hamza, Guvernatori i Bankės Qendrore tė Kosovės, Gani Gėrguri, pėrfaqėsues nga Ministria e Tregtisė dhe institucione tjera relevante.

Me kėtė rast drejtori i pėrgjithshėm i Bankės pėr Biznes, Vullnet Latifi duke e vlerėsuar si mjaftė tė rėndėsishėm partneritetin me Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, ka thėnė se BpB-ja tash e tutje do tė jetė edhe shumė mė e fuqishme nė tregun bankar.

Ndėrkaq, Henry Rassell, drejtor i BERZH-it pėr Ballkanin Perėndimor, ėshtė shprehur tejet krenar qė tash e tutje do tė jenė pjesė e BpB-sė, e cila sipas tij ėshtė njė bankė qė ēdo ditė po e rritė dhe po e zgjeron konkurrencėn nė treg e qė do t’i ndihmojė sektorit financiar nė tersi.

Ai, beson se BpB-ja nė tė ardhmen do tė ketė njė rol tė rėndėsishėm nė pėrkrahjen e korporatave tė mesme dhe tė vogla, dhe sipas tij BpB-ja do tė ofrojė produkte tė mira pėr qytetarėt.

I pranishėm nė kėtė rast ishte edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili konstatoi se hyrja e BERZH-it nė tregun e Kosovės, dėshmon se Kosova ėshtė njė vend atraktiv pėr investime tė jashtėsme.

Ministri Hamza ėshtė zotuar se Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovė do tė angazhohet nė krijimin e parakushteve sa mė tė mira pėr investimet e huaja nė Kosovė.

Ndryshe, bashkėpunimi mes Bankės pėr Biznes dhe Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim ka filluar qė nga viti 2009

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=125402
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.7.2011, 14:36   15
Citim:
Dyfishohet rritja e sistemit bankar nė Shqipėri

Dyfishohet rritja e sistemit bankar nė Shqipėri. Raporti i fundit i Bankės sė Shqipėrisė (BSH) tregon se, pėr vitin 2010 kjo rritje ka qenė me 12%, krahasuar me vitin e mėparshėm.

Sektori bankar vijon tė mbetet aktori kryesor i ndėrmjetėsimit financiar dhe aktivet e tij pėrfaqėsojnė rreth 18% tė totalit tė ekonomisė shqiptare.

Ky ndėrmjetėsim ka regjistruar njė rritje shumė herė mė tė madhe nė vitin e kaluar krahasuar me 2009.

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=126806
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.8.2011, 10:23   16
Citim:
Bankat greke humbasin terren nė Shqipėri

Bankat me kapital me origjinė nga Greqia, si dhe degėt e bankave greke nė vendin tonė kanė humbur njė pjesė tė tregut tė tyre nė financat shqiptare qė nga fundi i vitit 2008, kur filloi kriza financiare ndėrkombėtare.

Lajmi bėhet i ditur nga statistikat e publikuara prej raporteve vjetore tė mbikėqyrjes tė Bankės sė Shqipėrisė.

Nė fund tė vitit 2008, katėr bankat greke nė vendin tonė zotėronin 28 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sistemit, ndėrsa nė fund tė vitit 2010, ato zotėronin 23.1 pėr qind.

Nė terma nominalė, asetet, pjesė e bilanceve tė katėr bankave greke, janė ulur nga 233 miliardė lekė nė vitin 2008, nė 229 miliardė lekė nė dhjetor tė vitit tė kaluar.

Nė tė njėjtėn kohė, aktiviteti i sektorit bankar nė tėrėsi ka vijuar tė rritet, gjė qė ka sjellė edhe rėnien e pjesės sė kėtij tregu tė kontrolluara nga bankat me origjinė nga fqinji ynė jugor.

E njėjta gjė ka ndodhur me tregun e kredive. Bankat greke zotėronin sė bashku afro 41 pėr qind tė totalit tė kredive tė dhėna nė Shqipėri nė vitin 2008, por ky dominim u reduktua nė 34.5 pėr qind nė dhjetor 2010.

Vėshtirėsitė ekonomike dhe financiare tė Greqisė, por edhe vėshtirėsitė ekonomike tė Shqipėrisė gjatė tre viteve tė fundit duket se kanė qenė shkaqet e rėnies sė peshės sė bankave greke nė vendin tonė.

Sistemi bankar shqiptar kishte asete tė pėrgjithshme prej 990 miliardė lekėsh, (rreth 7.1 miliardė euro, nga tė cilat, 228 miliardė lekė ose rreth 1.6 miliardė euro ishin asete tė katėr bankave greke. (TCH/INA)

http://ina-online.net/shqiperia/8250.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.8.2011, 13:31   17
Citim:
Greqi, shkrihen “Alpha” dhe Eurobank”

“Eurobank EFG” dhe “Alpha Bank”, huadhėnėsit e dytė dhe tretė, do tė njoftojnė sot shkrirjen e tė gjitha aksioneve, njė proces qė do tė ndiqet nga injeksioni i 500 milionė eurove kapital nga qeveria e Katarit, sipas personave tė afėrt me marrėveshjen.

Burimet pėr “Financial Times” kanė raportuar se “Kjo ėshtė pjesa e parė e lajmeve tė mira pėr ekonominė greke nė njė vit. Ėshtė njė zgjidhje e vėrtetė pėr sektorin privat”, ėshtė shprehur njė menaxher fondesh.

Entiteti i shkrirjes me asete prej 150 miliardė eurosh dhe prani nė 10 vende tė Europės Juglindore, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, do tė bėhet njė prej tri bankave mė tė mėdha nė rajon.

“Marrėveshja, e cila pritet tė finalizohet nė dhjetor, do tė ndiqet nga 1.25 miliardė euro nė ēėshtje tė tė drejtave, si pjesė e njė mesatareje prej 3.5 miliardė euro pėr forcimin e kapitalit”, ėshtė shprehur njė burim i FT, i afėrt me marrėveshjen. Lidhja mes tyre zhduk frikėn se “Alpha” apo “Eurobank” mund t’i kthehen ndihmės sė Greqisė pėr stabilitetin e bankave, prej 10 miliardė eurosh pėr rikapitalizimin, njė lėvizje qė do tė ēonte nė nacionalizim.

Evangelos Venizelos, ministri grek i Financave, ka njoftuar javėn e kaluar se qeveria do tė ofronte aksione nė kėmbim tė injeksioneve tė kapitalit nga ndihma, e cila mbėshtetet nga FMN-ja.

Si “Alpha”, edhe “Eurobank” kanė pasur bisedime tė mėparshme pėr shkrije, tė cilat kanė rezultuar tė pasuksesshme me “Bankėn Kombėtare tė Greqisė”, banka mė e madhe nė kėtė vend.

http://www.panorama.com.al/bota-rajo...obank%e2%80%9d
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2011, 21:14   18
Citim:
Statistikat: 28.5% e degėve bankare nė Shqipėri, filiale tė bankave greke

Athinė, 25 tetor, NOA – 28.5% e degėve bankare qė funksionojnė nė Shqipėri aktualisht, u takojnė filialeve tė bankave greke. Ndėrkaq, 21.6% e kuadrit bankar ėshtė i punėsuar nė bankat greke. Kėto janė tė dhėnat mė tė fundit tė komunikuara nga Unioni i Bankave Shqiptare, cituar edhe nga mediat greke, si pėrshembull agjencia e lajmeve ANA.

Ato tregojnė mė tej se filialet e bankave greke qė veprojnė nė Shqipėri nė vitin 2010, kontrollonin 24.4% tė vlerės sė totalit tė elementeve aktive tė tregut bankar nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr njė vlerė prej 1.7 miliardė eurosh si edhe 20.6% tė totalit tė vlerės sė depozitave.

“Bankat greke qė kanė filiale bankare dhe degė nė Shqipėri janė:

Alpha Bank (48 degė), filiali i Bankės sė Pireut; Tirana Bank, (49 degė). Gjatė vitit 2010 kjo bankė vuri ne funksionim edhe tre agjenci tė reja, Banka Kombėtare Greke (5 degė). Rrjeti i kėsaj banke pėrbėhet nga 25 agjenci dhe Banka Emporiki (qė i pėrket francezes Credit Agricole), ka 13 degė dhe 11 agjenci.

Gjatė vitit 2010, kjo bankė e shtoi aktivitetin e saj me 3 degė dhe 1 agjenci”, citon mė pas ANA. Duke pėrfunduar se sektori bankar nė Shqipėri mori zhvillim nė tre vitet e fundit.

“Njė faktor pėr pėrmirėsimin e autoritetit tė tij, pėrbėn vendimi i Bankės Qendrore Shqiptare pėr tė rivendosur nivelin e normės sė interesit bazė nė kufijtė e marsit tė 2011, domethėnė nė 5% nga 5.25% qė ishte nė fuqi me 4 tetor tė kėtij viti”, citon artikulli nė fjalė.

Duke pėrfunduar se nga tė dhėnat e Unionit Bankar Shqiptar, tė cilave u referohet nė buletinin e tij zyra e Ēėshtjeve Ekonomike e Tregtare e ambasadės sė Greqisė nė Tiranė, rezulton se nė vitin 2010, tregu bankar nė Shqipėri vazhdoi shtrirjen e tij edhe pse me ritme vjetore mė tė ulėta, krahasuar me vitet e tjera.

Zhvillimi i shėrbimeve bankare kap vlerėn 5% pėr bankat e mėdha dhe 18% pėr ato mė tė vogla.

http://www.noa.al/2011/10/statistika...bankave-greke/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.11.2011, 21:02   19
Citim:
Bankat nė Kosovė pėrfituan 25 milionė euro

Prishtinė, 4 nėntor 2011 - Pėr nėntė muaj tė kėtij viti bankat komerciale nė Kosovė shėnuan njė profit tė pastėr prej hiē mė pak se 25 milionė euro! Kjo shumė e pėrfitimit ėshtė siguruar falė normave tė larta tė interesit nė kredi, tė cilat i aplikojnė bankat komerciale pėr klientėt.

Fitimi i bankave nė 9 mujor ėshtė pėr rreth 11 milionė euro mė i lartė pėr tre muajt e fundit, nga gjysma e parė e kėtij viti, pasi qė deri nė qershor ato kishin fituar 14.9 milionė euro, shkruan "Zėri".

Pėrfitimet mė tė larta pėr periudhėn janar shtator 2011 i ka realizuar "Pro Credit Bank" prej 10.1 milionė euro, e pasuar nga "Raiffeisen Bank" me 7.6 milionė euro, "NLB Prishtina" 3.3 milionė euro, TEB 1.7 milion euro, Banka Ekonomike 1.1 milion euro, Banka pėr Biznes 523 mijė euro, 119 mijė euro Banka Kombėtare Tregtare dhe 23 mijė euro i ka fituar dega nė Kosovė e "Komercialna Bankės" tė Serbisė, e cila operon kryesisht nė vendbanimet serbe nė Kosovė.

Sipas analistėve pėrfitimet e larta tė bankave janė tregues se normat e interesit nė kredi janė tė larta, pėrderisa risku nga kreditė e kėqija ėshtė i ulėt.

Ata thonė se bankat kosovare sigurojnė fitim tė madh, ndonėse normat e kredive tė kėqija janė mė tė ulėtat nė rajon.

Sipas Bankės Qendrore tė Kosovės (BQK), norma mesatare e interesit nė depozita nė gjysmėn e parė tė vitit 2011 ishte 3.4 pėr qind, krahasuar me 3.7 pėr qind nė periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar.

Ndėrsa norma mesatare e interesit nė kredi gjatė kėsaj periudhe ishte 14.3 pėr qind, krahasuar me 14.4 pėr qind nė gjysmėn e parė tė vitit 2010. Rrjedhimisht, diferenca ndėrmjet normave tė interesit nė kredi dhe normave tė interesit nė depozita nė gjysmėn e parė tė vitit 2011 ishte 10.9 pėr qind.

http://www.kosova.com/artikulli/76617
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2011, 17:15   20
Citim:
Bode: Ligji pėr bankat, rrit sigurinė mbi sistemin bankar

Ministri i Financave Ridvan Bode, ka argumentuar rėndėsinė e ndryshime nė Ligjin “Pėr Bankat”, nė seancėn kuvendore. Bode deklaroi se ky ligj ka njė ndikim tė veēantė nė sistemin bankar, pasi ai rrit sigurinė nė kėtė sistem.

“Sistemi ynė bankar pėrbėn segmenti mė stabėl tė ekonomisė sonė. Ndryshimet janė tė sugjeruara nga partnerėt tanė ndėrkombėtarė. Zgjerimi i sistemit financiar kėrkon edhe ndryshime ligjore. “, deklaroi Bode.

Ligji synon tė mbrojė bankat shqiptare nga risku qė vjen nga bankat mėma qė janė tė ekspozuara nga kriza. Ndryshimet nė ligjin “Pėr bankat” diskutohet sot nė Kuvend. Ndryshimet nė fjalė synojnė tė mbrojnė bankat shqiptare nga risku qė vjen nga bankat mėma qė janė tė ekspozuara nga kriza.

Bankat e huaja qė veprojnė nė Shqipėri, mund tė shkėputen nga bankat e tyre mėmė, nėse rreziku prej tyre mund tė pėrcillet nė vend. Banka e Shqipėrisė synon tė rrisė pavarėsinė e degėve tė bankave tė huaja qė veprojnė nė Shqipėri pėr tė ulur rrezikun e prekjes sė degėve shqiptare nga problemet qė mund tė kalojnė bankat mėmė.

Banka qendrore i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime nė ligjin "Pėr Bankat nė Republikėn e Shqipėrisė". Nė tėrėsi, projektligji synon tė harmonizojė kėtė ligj me detyrimet qė rrjedhin nga Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit dhe me direktivat e Bashkimit Evropian pėr sektorin bankar. Relacion i kėtij projektligji parashikon qė nė rastet kur e gjykon tė nevojshme pėr tė parandaluar rrezikun sistemik, Banka e Shqipėrisė mund tė kėrkojė qė degėt e bankave tė huaja tė ndahen nga banka mėmė dhe tė veprojnė si banka tė veēanta.

Kjo mund tė bėhet nė rastet kur bankat mėmė kalojnė probleme, qė mund tė prekin apo dėmtojnė edhe degėn e tyre shqiptare. Nė kuptimin e Mbikėqyrjes, nuk bėhet fjalė pėr ndryshime rrėnjėsore, sepse edhe degėt ju nėnshtrohen rregullave dhe detyrimeve tė njėjta me bankat e veēanta. Por, ndarja nga banka mėmė jep mė shumė pavarėsi nė funksionimin dhe menaxhimin financiar tė bankave. Degėt e bankave tė tjera tė huaja me kalimin e viteve janė shndėrruar nė filiale apo banka tė veēanta.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=20649
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:04.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.