Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 1.10.2012, 22:06   21
Citim:
OSBE mbėshtetje Shqipėrisė pėr shkatėrrimin e armatimit tė tepėrt

Elbasan, 1 tetor 2012 – Shefi i OSBE-sė nė Shqipėri, Ambasadori Eugen Vollfarth, premtoi mbėshtetje pėr shkatėrrimin e armatimit tė tepėrt tė mbetur gjatė vizitės sė sotme nė uzinėn ushtarake tė Mjekėsit nė Elbasan, sė bashku me Ministrin e Mbrojtjes sė Shqipėrisė Arben Imami.

Volfarth theksoi se pėrfundimi i procesit tė shkatėrrimit tė municioneve tė tepėrta nė vitin 2013, siē parashikohet nė planin e veprimit pėr ēmilitarizimin, ėshtė vendimtar pėr sigurinė e qytetarėve brenda vendit dhe me tutje.

“Lėndėt e rrezikshme kimike, municionet e vjetra dhe armėt e vogla, pėr sa kohė qė ekzistojnė, pėrbėjnė njė rrezik tė vazhdueshėm pėr mirėqenien e qytetarėve shqiptarė,” tha ai. “Procesi i ēmilitarizimit do tė thotė forcim i paqes dhe sigurisė nė Shqipėri dhe nė mbarė rajonin, dhe ne jemi tė angazhuar pėr t’i mbėshtetur mė tej autoritetet nė kėtė drejtim.”

Nė kuadėr tė kėsaj veprimtarie, Prezenca e OSBE-sė i dhuroi uzinės shtatė kamera sigurie, njė videoregjistrues dixhital dhe njė monitor.

“Ėshtė e rėndėsishme qė punonjėsit ta kryejnė punėn e tyre nė kushte sa mė tė larta sigurie dhe pėr kėtė jemi tė lumtur qė mund t’i kontribuojmė rritjes sė sigurisė pėr punonjėsit e uzinės,” tha Ėollfarth

Ai shtoi se Prezenca e OSBE-sė po shqyrton se si t’i ofrojė asistencė shtesė Ministrisė sė Mbrojtjes edhe pėr shkatėrrimin e armėve tė vogla dhe tė lehta.

Me mbėshtetjen financiare tė vendeve pjesėmarrėse tė OSBE-sė, e ka ndihmuar Shqipėrinė nė pėrpjekjet e saj pėr tė shkatėrruar nė mėnyrė tė sigurt municionet e tepėrta konvencionale dhe kimikatet e rrezikshme toksike. Prezenca ka ndihmuar nė shkatėrrimin e 34 tonė karburanti raketash dhe 120 tonė dikloroetani, njė lėndė kimike e rrezikshme kjo, si dhe ka siguruar pajisje pėr ēarmatimin e municioneve tė tepėrta.

http://www.kosova.com/artikulli/86483
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.5.2013, 17:53   22
Citim:
Implikimi i OSBE-sė nė zgjedhje shkel Kushtetutėn dhe ligjet

Implikimi i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė pėr mbajtjen e zgjedhjeve komunale nė veriun e Kosovės, i cili parashihet nė pikėn 11 tė marrėveshjes sė 19 prillit nė Bruksel, nė ēfarėdo forme tjetėr, pėrpos nė rolin e vėzhguesit, do tė ishte nė kundėrshtim me ligjet dhe Kushtetutėn e Kosovės, vlerėsojnė ekspertėt e ēėshtjeve juridike kushtetuese. Nė pikėn 11 tė kėsaj marrėveshjeje, thuhet se “zgjedhjet komunale nė komunat e veriut do tė organizohen nė vitin 2013, me ndihmėn e OSBE-sė, nė pėrputhje me ligjin e Kosovės dhe me standardet ndėrkombėtare”.

Profesori Riza Smaka, ekspert i sė drejtės kushtetuese, vlerėson pėr Radion Evropa e Lirė se implikimi i OSBE-sė nuk do tė duhej tė ishte nė rolin e lehtėsuesit tė mbajtjes sė zgjedhjeve nė veri tė Kosovės.

“Nė kėtė rast, pėr t'u realizuar zgjedhjet, sė paku nė mėnyrėn qė e pėrcakton Ligji pėr zgjedhjet, do tė duhej qė OSBE-ja tė ishte nė funksion tė sinqertė, kuptimplotė, tė dedikuar dhe tė devotshėm tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės”, vlerėson Smaka.

Profesori Mazllum Baraliu, po ashtu ekspert i sė drejtės ndėrkombėtare, thotė se Ligji pėr zgjedhjet dhe Kushtetuta e Kosovės specifikojnė qartė se kompetencat pėr organizimin e zgjedhjeve nė vend e kanė institucionet vendore dhe, mbi tė gjitha, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ēfarėdo ndėrhyrje jashtė asaj qė e specifikon ligji, thotė ai, nuk mund tė konsiderohet legale.

“Ligji nuk parasheh asnjė formė tė ndėrhyrjes, pėrveē monitorimit ndėrkombėtar dhe qė ėshtė nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare. Do tė thotė, vėzhgim i zgjedhjeve, por jo edhe ndėrhyrje. Ēdo lloj i lehtėsimit ėshtė nė fakt ndėrhyrje ose depėrtim nė kompetencat e institucioneve tona. Prandaj, po tė ndodhte kjo, nė njėrėn anė, paraqet cenim dhe interferim me dispozitat kushtetuese e ligjore dhe, nė anėn tjetėr, ėshtė mosbesim nė strukturat institucionale tė organeve kompetente tė Republikės sė Kosovės. Nuk ka tė drejtė OSBE-ja dhe kėtė duhet besuar organeve tona”, tha Baraliu.

Edhe profesori Smaka vlerėson se organizimi i zgjedhjeve lokale nė veri dhe pėrgjithėsisht nė vend apo ēfarėdo lloj ndėrhyrje, qoftė si ndihmė apo lehtėsim nga ana e OSBE-sė, do tė binte ndesh me Kushtetutėn e vendit, por, sipas tij, specifikat aktuale nė veri janė ndryshe nga pjesa tjetėr e vendit.

“Gjithsesi qė nuk do tė ishte nė harmoni me Kushtetutėn. Mirėpo, nė kontekstin e forcave nė terren, raportit tė forcave, tė kapaciteteve pushtetare tė autoriteteve publike tė vendit tonė, do tė thotė, koncesionet e tilla do tė ishin oportuniste, tė pranueshme pėr situatėn, pėr ta bėrė njė punė pak mė tė madhe, do tė thotė, njė hap mė tutje, sepse unė dyshoj qė autoritetet tona do tė mund ta bėnin kėtė punė”, shprehet Smaka.

Por, Baraliu vlerėson se implikimin eventual i OSBE-sė nė organizimin apo lehtėsimin e zgjedhjeve komunale nė veriun e Kosovės do tė mund ta kontestonte kushdo qoftė nga qytetarėt e Kosovės.

“Mund ta kontestojė pėr ēdo arsye qė mendon se ka shkelje dhe, nė fakt, shkelja si e tillė mund tė interpretohet dhe mund tė jetė objekt i trajtimit nė Gjykatėn Kushtetuese dhe nė Gjykatėn pėr tė drejtat e njeriut nė Strasburg. Kjo, sepse ėshtė shkelje e tė drejtave tė njeriut, tė qytetarėve tanė qė tė mos jenė tė menaxhuar nga institucionet e tyre, tė cilat i kanė bėrė vetė, i kanė zgjedhur vetė pėrmes pėrfaqėsuesve tė tyre, si dhe Kushtetutėn e tyre tė cilėn e kanė nxjerrė vetė qytetarėt e Kosovės”, thekson ai.

Baraliu shton se edhe partitė dhe strukturat partiake qė janė, siē thotė ai, filiale tė partive amė nė Serbi, do tė duhej detyrimisht, sipas Kushtetutės sė Kosovės dhe ligjeve nė fuqi, tė regjistrohen nė Komisionin Qendror Zgjedhor, nė Zyrėn e regjistrimit dhe certifikimit tė subjekteve politike, sipas ligjeve tona, si dhe nė frymėn dhe brenda Kushtetutės sė vendit.

http://www.koha.net/?page=1,13,146975
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.