Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.3.2010, 00:37   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Opoja nėn syrin e arkeologėve


Citim:
Arkeologėt tė eksplorojnė trevėn e Opojės (Kosova jugore)

Nė Opojė ekzistojnė tuma (varreza) ilire, muret e fortifikatės ilire, themele kishash iliro-shqiptare, njė shtėpi e vjetėr 500 vjeēare, monedha bizantine dhe materiale tė tjera arkeologjike.

Kėto ditė instituti Arkeologjik i Kosovės, drejtuar nga Dr. Sc. Enver Rexha, ka bėrė hulumtime arkeologjike nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės. Janė eksploruar vende tė ndryshme arkeologjike, themele, tuma ilire, varreza tė lashta. Ditėve tė fundit disa intelektualė nga treva e Opojės (Kosova jugore) i janė drejtuar me kėrkesė Institutit Arkeologjik tė Kosovės, pėr tė bėrė ēėshtė e mundur nė eksplorimin e trevės sė Opojės.

Kjo trevė shqiptare bėn pjesė nė skajin jugor tė Rrafshit tė Dukagjinit, rreth 20 km larg nga Prizreni. Nga pjesa lindore pėrmes Bjeshkėve tė Sharrit kufizohet me Tetovėn (Maqedoninė) ndėrsa nga perėndimi Mali i Koritnikut e kufizon me Kukėsin (Shqipėrinė).

Ka njė terren kodrinorė – malor dhe njė klimė submalore. Lartėsia mesatare e vendbanimeve tė Opojės ėshtė 1105 m. Pėrbėhet nga fshatrat: Blaēi, Bresana (Brodosana), Brezna, Brruti, Buēja, Buzezi, Bellobradi, Kapra, Kuki, Kuklibegu, Pllajniku, Plava, Renci, Shajna, Kosava, Xėrxja, Zapluxhja, Zgatari, Zymi, Qellopeku.

Sqarim i shkurtėr rreth disa objekteve arkeologjike nė trevėn e Opojės/Sot nė fushėn e Plavės dhe Brrutit, tė varrezat e Bojaxhinjve nė Llopushnik ekzistojnė themelet rrėnuara tė fortifikatės ilire, tė cilat duken qartė, e qė nė popull quhet “Hisari”. E cila komunikon me Kalanė e Prizrenit, komunikimi ėshtė bėrė me tupan ose natėn me flakė zjarri. Fatkeqėsisht aty ende s’ka prekur dora e arkeologut. Fortifikata ėshtė e regjistruar nė Hartėn Arkeologjike tė Kosovės.

Nė mesjetė aty ishte e vendosur kazerma e ushtrisė turke deri mė 1912. Kėshtu dėshmon kujtesa historike e banorėve tė Plavės. Pas pėrfundimit tė luftės sė Kosovės 1999, nė afėrsi tė themeleve, persona tė panjohur kanė bėrė gėrmime klandestine nė kėrkim tė qypave dhe materialeve arkeologjike.

Aty pranė ekziston “Kroi i Hajdutėve” dhe burime uji. Nė fushėn e Plavės dhe Brrutit, tė varrezat e Bojaxhinjve nė Llopushnik, nė afėrsi tė “Hisarit” ekzistojnė themelet e “Derven Kullės”, njė ndėrtese tė lashtė. Pas pėrfundimit tė luftės sė Kosovės 1999, nė afėrsi tė themeleve, persona tė panjohur kanė bėrė gėrmime klandestine.

Rruga e lashtė e shtruar me kalldrėm dhe ēakėll. Rrugė e cila lidhte me Prizrenin, Dibrėn, Lumen Jugore, Matin, Opojėn, Goren. Edhe sot shihet qartė kalldrėmi. Dhe kjo rrugė kalon nėpėr “Hisar”, nė fushėn e Plavės dhe Brrutit, tė varrezat e Bojaxhinjve nė Llopushnik.

Themele tė lashta ilire vėrehen edhe nė vendin e quajtur “Gabuja” ose “Krevi i Gabujės”nė fshatin Brrut dhe nė fshatin Zgatar, tė cilat komunikojnė me Kalanė e Prizrenit, pėr shkak tė pozitės gjeografike. Komunikimi ėshtė bėrė me tupan ose natėn me flakė zjarri.

Nė tė dy kėto vende shihen gurėt dhe inerte qė dėshmojnė themelet e lashta. Pėrreth aty ekzistojnė istikame tė vjetra qė quhen “Tabe”, kroje, “Kroi i Luzit”, dhe dy kilometra mė poshtė ekzistojnė themele tė lashta tė vendi i quajtur “Pirro” nė afėrsi tė fshatit Jeshkovė. Nė hartat e Ilirisė sė lashtė pėrmendet Gabuleum.

Nė Brrut ekziston dhe varri masiv i 46 banorėve tė vrarė mė 1913 nga ushtria Serbe. Si dhe aty ekziston “Varri i Kabashit”. Kabashi ka qenė njė Ballist nga zona e Suharekės dhe ėshtė vrarė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Sot nė fushėn e Plavės dhe Brrutit, tė varrezat e Bojaxhinjve nė Llopushnik, ekzistojnė varrezat e lashta tė Bojaxhinjve dhe aty pranė ishte vendbanimi i lashtė.

Sot nė fushėn e Brrutit ekzistojnė themelet e fshatit tė lashtė Pandalavicė, qė edhe sot quhet Palavicė, dhe aty ekziston dhe njė pus, “bunar”.

Nė Zgatar ekzistojnė edhe themelet e “Kullės sė Zgatarit”, e cila komunikon me Kalanė e Prizrenit. Nė Zgatar ekziston dhe varri monumental, i quajtur “Vorri i madh” nė fushėn e quajtur “Gjermoni”. Nė pamje duket se ėshtė varr i krishterė. Aty edhe sot e kėsaj dite kryhen rituale tė ndryshme nga banorėt. Aty bėhet ndezja e qirinjve, vendosen monedha, etj. Pranė atij varri ekzistojnė dhe varre tė tjera tė vjetra qė shihen qartėsisht.

Dhe aty pranė ka ekzistuar dhe njė kishė e krishterė. Gjurmėt e kishės janė “Tė Guri Gjermonit”. Tė “Vorri i madh” pas pėrfundimit tė luftės sė Kosovės 1999, nė afėrsi tė themeleve, persona tė panjohur kanė bėrė gėrmime klandestine nė kėrkim tė qypave dhe materialeve arkeologjike.

Nė fushėn e fshatit Zgatar ekzistojnė themele tė lashta nė vendin e quajtur “Kumēar”. Dhe aty shihen qartėsisht themel katrore shtėpiash. Dhe aty ka qenė njė kishė. Fare pranė aty ka ekzistuar dhe fshati i lashtė i Zinovės.

Nė Bellobrad dhe Brrut (Opojė) janė gjetur monedha bizantine tė shekullit XII, qė dėshmojnė civilizimin dhe tregtinė se nė atė kohė bėhej me monedha. Nė Bellobrad ekziston vendbanimi i vjetėr i “Gostilit”. Aty shihen themelet dhe varret e lashta.

Rrėnojat e themeleve tė kishės shqiptare shihen “Tė Kisha” nė fshatin Brrut (gjurmėt e kishės tė vendi “Arat nėrmjet Reke”), ku shihet njė grumbull i gurėve inert.

Nė fshatin Brrut ekziston toponimi “Guri Kalluxherit”. Vite mė parė aty ėshtė gjetur njė kryq i vjetėr i krishterė i farkėtuar. Dhe besohet se aty ka ekzistuar ndonjė kishė ose manastir mesjetar. Derisa para disa vitesh gra tė pafata qė s’kanė lindur fėmijė si pasojė e sterilitetit, nė kėrkim tė fatit e kanė vizituar “Gurin Kalluxherit”, janė rrėfyer para “Gurit tė Kalluxherit” dhe i janė lutur perėndisė qė t’iu falė fėmijė.

Tė “Gurit i Kalluxherit” gruaja e pafat e vendoste veshin dhe dėgjonte perėndinė tek pėrkundte djepin. Rituali mė pas vazhdonte tė Shpella e Zgatarit dhe tė “Vorri i Madh nė Zgatar.

Nė fshatin Xėrxė ekziston toponimi “Tė Kisha”. Si dhe nė Xėrxe ekziston toponimi “Livadhi Priftit”. Nė fshatin Pllajnik ekziston toponimi “Tė kishėza” dhe vite mė parė banorėt kanė gjetur pjesė tė qeramikės me mbishkrime. Sot toponimi ekziston si “Kishėza” dhe “Kisha e Madhe”. Nė fshat ekziston gojėdhėna se shtatė metra larg derės sė Kishės ėshtė i groposur njė qyp me lira tė arit.

Nė fshatin Pllajnik ekziston shtėpia e vjetėr pesėqind vjeēare (500 vjet), nė lagjen Ēengaj tė fshatit Pllajnik. Kati i parė i shtėpisė ėshtė i vjetėr pesėqind vite (500 vite). Shtėpia ėshtė e ndėrtuar me gur e llaē.

Nė brendėsi ka dhomat, ka “gropėn e kompirave” (gropa ku janė ruajtur papatet brenda shtėpisė), ka pjesėn ku ėshtė vdjerrė dhe ėshtė terur mishi, ka oxhakun. Shtėpia ėshtė e braktisur dhe ėshtė pronė e familjes Ēengaj.
Nė fshatin Kosavė ekziston toponimi “Tė kisha”.

Ky vend aktualisht ėshtė pronė private dhe tokė bujqėsore dhe kanė humbur gjurmėt e kishės. Por nė afėrsi janė varrezat e vjetra tė krishtera. Vite mė parė banorėt praktikonin njė ritual, nxirrnin nga dheu copėza tė eshtrave nga ato varreza tė krishtera, dhe e preknin dorėn e tyre, kur u shfaqej i ashtuquajturi “ashti i tė vdekurit” nė dorė. Njė komplikim i pėrkohshėm shėndetėsor qė shfaqet nė dorė ndonjėherė.

Nė fshatin Zapluxhė ekziston toponimi “Tė Kisha” (afėr vendit “Guri i Rrushit”). Deri para ca vitesh aty qartėsisht kanė ekzistuar themelet e kishės, por viteve tė fundit aty biznesmenė privatė vazhdojnė ta eksploatojnė nxjerrjen e gurėve pėr biznes. Dhe kanė zhdukur gjurmėt e kishės.

Nė fshatin Zapluxhė ekziston toponimi “Tumēinė” ku vite mė parė janė gjetur stoli argjendi dhe gjurmė tė tjera tė lashta ilire. Nė fshatin Zapluxhė ekzistojnė varreza tė lashta mbi fshat rrugės sė re drejt Prizrenit.

Nė fshatin Buzez ekziston “Namazxhahi”. Njė objekt mesjetar fetar. Karakteristikė ėshtė se ky objekt fetar mysliman ėshtė i ndėrtuar nga gurėt e gdhendur qė zakonisht janė tė ndėrtuara kishat e krishtera. Nė fshatin Shajnė ekziston “Livadhi Priftit” ose “Zabeli Kishės”; Nė fshatin Brezne ekziston “Lugi i Kishės”; Nė fshatin Kapre ekziston toponimi “Kishat”;Nė fshatin Blaē ekziston toponimi “Guri i Priftės” ku vite mė parė janė gjetur gjėsende tė vjetra. Nė Blaq ekziston toponimi “Gurra e Priftės” ose “Mėhalla Priftaj”, etj.

http://www.gazeta55.net/index.php?ka...rtikulli=11925
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:36.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.