Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.5.2016, 22:05   261
Citim:
Nė mbėshtetje tė reformės, bashkohen dhjetėra organizata civile

Emri:  14623854834516_DONALD LU_19_7.jpg
Shikimet: 87
Madhėsia:  103,6 KBNė mbėshtetje tė reformės, bashkohen dhjetėra organizata civile
Dhjetėra pėrfaqėsues tė grupeve tė shoqėrise civile, rretheve akademike, sektorit privat dhe grupeve tė tjera joshtetėrore tė interesit i janė bashkuar njė nisme tė Fondacionit Soros nė Shqipėri pėr reformėn nė drejtėsi, pėr tė stimuluar miratimin e saj brenda muajit qershor.

Nėpėrmjet njė deklarate ata i bėjnė thirrje tė gjitha partive politike nė vend qė tė pėrmbushin pėrgjegjėsinė institucionale dhe morale para qytetarėve pėr miratimin sa mė tė shpejtė tė reformės.

“Reforma nė drejtėsi lidhet thelbėsisht me proceset e brendshme demokratike dhe zhvillimore tė vendit dhe zvarritja e mėtejshme ose dėshtimi i klasės politike nė miratimin e saj do tė ketė pasoja tė rėnda jo vetėm pėr procesin e integrimit europian tė vendit, por do tė shkatėrrojė besimin qytetar tek ndryshimi i vendit”, thuhet nė deklaratė.

Deklarata mbyllet me ftesėn ndaj grupeve tė tjera tė ngjashme pėr t’iu bashkuar nismės civile pro reformės nė drejtėsi.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=325810
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2016, 22:40   262
Citim:
Majlinda Bregu me shkollė verore

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	majlinda.jpg
Shikimet:	65
Madhėsia:	37,4 KB
NNJ:	7751Sot ne 1 vjetorin e Keshillit Kombetar te Integrimit

Njė vit mė parė, po gjatė javės sė Europės u krijua Kėshilli Kombėtar i Integrimit Europian.

Ky Kėshill u iniciua si njė rekomandim i Dialogut tė Nivelit tė Lartė pėr ngritjen e njė strukture gjithėpėrfshirėse pėr integrimin europian, e cila do tė garantonte zhvillimin e njė dialogu politik konstruktiv e tė qėndrueshėm e mbi tė gjitha do tė garantonte gjithpėrfshirjen nė realizimin e reformave dhe detyrimeve tė anėtarėsimit si dhe do tė kanalizonte nė proces, tė gjithė ekspertizėn e shoqėrisė civile, komunitetit tė biznesit, medias dhe botės akademike.

Nuk jam e sigurt se sa kemi arritur tė nxisim mė shume debat pėr integrimin europian tė Shqipėrisė kėtė vit, apo se sa qeveria ėshtė nxitur tė marrė parasysh mė shumė ato qė kemi diskutuar nė kėtė Kėshill. E sigurt ėshtė qė ky vit ka qenė plot me ngjarje europiane nė tė mire e nė tė keq, nga aktet terroriste nė Francė, Bruksel, kriza e azilkėrkuesve, dalja apo jo nga BE e Britanisė sė madhe, kriza politike ne vendet fqinje me ne e deri tek lajmet pozitive tė liberalizimit tė vizave me Kosovėn pa harruar futbollin.

Ndaj mos prisni qė “t’ ju hap kokėn sot”, duke numėruar sa mbledhje tė suksesshme kemi zhvilluar apo cili ėshtė inventari I komunikimeve zyrtare shkresore mes kėtij Keshilli e Qeverisė, apo sa miq, kolegė e zyrtarė tė BE-se kanė adresuar mesazhet e tyre gjatė kėtij viti, apo sa here kemi diskutuar pa u kuptuar me njėri tjetrin, apo kush ėshtė ndjerė keq nga informacioni I calė qė ka pėrcjellė nė kėtė Kėshill.

Nuk kam numėruar as sa herė ambasadorja e BE nė Tiranė, zonja Vlahutin, ka qenė prezente nė kėtė forum, por mė lejoni ta falenderoj pėr mbėshtetjen, mirėkuptimin dhe durimin e saj gjatė kėtij viti. E di qė Romana vetė do tė kishte dashur tė ishte e padukshme pėr ca kohė dhe tė bentė atė punė qė bėjnė gjithė ambasadorėt, por kėtė besoj e do pas miratimit tė reformės nė drejtėsi.

Deri atėherė nuk do tė gjeje qetėsi, sic tė qetė nuk mund tė jemi asnjė nga ne pėrsa kohė na duhen ambasadorėt dhe miqtė nga jashtė qė tė na kujtojnė cdo ditė se kur ligji nuk zbatohet njėsoj pėr tė gjithė atėherė nuk ka shtet ligjor; kur lufta kundėr varfėrisė, pabarazisė, korrupsionit, situatės sė dobėt ekonomike dhe sociale, papunėsisė, emigrimit, krimit tė organizuar, shit blerjes sė votės, abuzimit me pronėn, nuk mjafton, atėherė standartet europiane nuk quhen tė arrira.

Pėr sa kohė na duhen ndėrkombėtarėt me rezoluta, raporte, keshilla, gjuhė diplomatike ose jo pėr tė na kujtuar pėrgjegjesinė tonė, pėr tė na dhėnė mend dhe pėr tė qenė shkes tė politikės shqiptare, ne pėrsėri tė trallisur politikisht do tė ngjasojmė para tė gjithėve.
Dy fjalė pėr kryetitullin e reformave tona integruese. Atė tė drejtėsisė.

Unė nuk kam menduar asnjėherė se reforma nė drejtėsi do tė ishte e lehtė. Pėrkundrazi, e kam menduar si njė gur tė rėndė tė cilin duhet ta ngrejmė pėr tė na hapur rrugėn e tė vazhdojmė tė ecim. Jo pėr faj tė brezit tim, shumė kohė ka rrjedhur gabim e trishtueshėm pėr shqiptarėt nė rrugėn e tyre drejt pikėmbėrritjes sė pashmagshme nė Europė. Por sjellja jonė si figurantė politikė tė paaftė e pa vullnet pėr ta lėvizur kėtė gur, rrezikon tė na bėjė me mė shumė faj se ata qė e bllokuan Shqipėrinė pėr njė gjysėm shekulli. Sepse do tė thotė qė ne pėrfundimisht jemi pėrshtatur me tė keqen dhe na pėlqėn vetėndėshkimi.
Dy shifra te dy sondazheve pėrputhen si rrallėherė nė Shqipėri. Mbėshtetja pro europiane dhe ajo pėr reformėn nė drejtėsi, e cila duhet te jete e drejte dhe e vertete, jo pazar per te kaluar radhen. Kush nuk e kupton kėtė, Konica do tė thoshte: “e ka ngase e merr kufirin e mendjes sė tij pėr kufirin e botės”.
Pėr tė mos shkarė rrugės sė demokracive tona naive dhe pak pėrmbajtėsore, sic jo rralle me ne ndodh, garancia me e fortė pėr ne kalon vetėm pėrmes Europės
Modestisht, me kėtė parim KKIE do tė ndėrmarrė njė sėrė aktivitetesh nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė, me qėllim rritjen e informimit tė grupeve tė interesit mbi procesin e integrimit dhe nxitjen e pėrfshirjes aktive tė tyre nė kėtė proces.

Qė nė takimin e parė tė KKIE kam theksuar si qėllim madhor forcimin e mėtejshėm tė rolit tė shoqėrisė civile dhe aktorėve tė tjerė tė interesuar nė ēėshtjet e integrimit europian, duke siguruar vazhdimėsinė e angazhimit tė tyre nė kėtė proces.

Sot, kam kėnaqėsinė tė ndaj me ju, qė nė bashkėpunim me partnerė shumė tė rėndėsishėm si EUD, OSFA, Collegji I Europes ne Bruge, do tė bėjmė realitet Shkollėn Verore Rajonale pėr cėshtjet e integrimit europian, e cila do tė zhvillohet nė shtator dhe do tė jetė e hapur pėr tė gjithė aktorėt e shoqėrisė, kontribues nė procesin e integrimit europian tė vendit si organizatat e shoqėrisė civile, politikanėt e rinj, pėrfaqėsues tė vetėqeverisjes vendore, biznesit, medias etj.

Aktualisht, nuk ka asnjė institucion qė tė ofrojė trajnim tė specializuar, tė fokusuar nė ēėshtjet e integrimit europian dhe qė tė jetė i hapur pėr tė gjithė aktorėt qė kontribuojnė nė kėtė proces. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė rajon qė nuk ka njė politikė tė vazhdueshme tė formimit gjithėpėrfshirės pėr ēėshtjet e integrimit Europian.

Zhvillimi i shkollės verore do tė sjellė njė qasje tė re tė unifikuar pėr trajnimet gjithėpėrfshirėse pėr procesin e integrimit europian.

Kam qenė gjithmonė e mendimit qė sa mė parė duhet tė identifikojmė e tė pėrgatisim njė grup tė arrirė pėr negociatat, dhe se kurdo tė ndodhė, nuk ėshtė kohė e humbur. Besoj qė koha e duhur ėshtė tani, dhe kjo shkollė do tė lehtėsojė kėto pėrpjekje duke forcuar kapacitetet e tė gjithė aktorėve e duke ofruar tė parėn mundėsi reale tė aftėsimit tė atyre qė do tė punojnė nė kėtė proces.

http://opinion.al/majlinda-bregu-me-shkolle-verore/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.5.2016, 22:22   263
Citim:
Soros dhe Bin Laden me kompani tė pėrbashkėt nė ishujt Cayman

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	soros.jpg
Shikimet:	58
Madhėsia:	69,8 KB
NNJ:	7764SHBA, 17 maj - Milioneri Xhorxh Soros i cili harxhon miliona dollarė pėr financimin e demokratėve ka shfrytėzuar kompaninė e avokatėve panameze Mosak Fonseka qė tė pėrhap rrjetėn offshore si partner investimi tė cilėt do tė punojnė nė shumė vende tė botės, njofton news.co.au transmeton Zhurnal.

Sipas dy mediave gjigante nė botė nė kėto dokumenta ndodhen informacione pėr tre kompani e fonde nėn kontroll tė Sorosit, me seli nė Panama, nė disa ishuj nėn menaxhimin britanik dhe nė Bermude.

86 vjecari Soros qė pasuria e tij vlerėsohet nė 25 miliard dollarė pėrmes institutit tė hapur ka dhėnė njė grant prej 1.5 milion dollarė nė konzorciumin pėr hulumtime gazetareske.

Forma kapitale e kompanive tė Sorosit nė ishujt Cayman po investon nė kapital privat pėrfshirė edhe familjarėt e Bin Ladenit qė jetojnė nė Arabinė Saudite.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1651720354458
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2016, 22:39   264
Citim:
Kosovarėt mė shumė u besojnė institucioneve fetare se Qeverisė dhe gjykatave

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	20160613120620902646.jpg
Shikimet:	75
Madhėsia:	386,9 KB
NNJ:	7771Qendra Kosovare pėr Studime tė Sigurisė ka lansuar sot hulumtimin nga edicioni special i Barometrit tė Sigurisė (BKS), me titull “Pikėpamjet e qytetarėve ndaj ekstremizmit tė dhunshėm dhe radikalizmit nė Kosovė”.

Kosova ėshtė cilėsuar si vend me njė potencial tė lartė tė rekrutimit dhe pėrhapje tė ideologjisė radikale, transmeton Koha.net. Kėtė e vėrtetojnė edhe profilet e pjesėmarrėsve nga Kosova nė luftėn e Sirisė dhe Irakut tė cilat ngėrthejnė elemente dhe motive tė ndryshme.

Megjithatė gjetjet e hulumtimit tė QKSS tregojnė se 95 % e qytetarėve (nga 1070 respodentėt e anketuar gjatė vitit 2015), e perceptojnė si tė dėmshėm vendimin pėr pjesėmarrjen e individėve nė konfliktet nė Siri dhe Irak. 75 % e tė anketuarve kanė perceptim se ka rrezik nga personat e kthyer nga konflikti nė Siri dhe Irak. 55% e tė anketuarve janė tė mendimit se personat e kthyer duhet tė rehabilitohen nė shoqėri.

Gjetjet e hulumtimeve tė QKSS, kanė treguar se ndėr faktorėt kyē pėr kėtė kryesisht konsiderohen tė jenė faktorėt socio-politik e ekonomik, mes tjerash: sistemi i degraduar i arsimit, papunėsia mes tė rinjve (60 % nė Kosovė), izolimi shoqėrorė dhe individual, ekzistimi i vetė ideologjisė ekstremiste nė qarqe tė ndryshme si dhe socializimi dhe grupimi i tė rinjve rreth kėtyre qarqeve.

Mirėpo rol tė rėndėsishėm ka luajtur edhe mos efikasiteti i institucioneve shtetėrore dhe i atyre fetare pėr tė parandaluar pėrhapjen e ideologjisė ekstremiste nė shtetin e Kosovės, problem ky qė po ashtu e kanė vendet e tjera tė rajonit dhe ato tė Evropės.

Njė ndėr faktorėt qė nuk mund tė lihet anash pa pėrmendur, e qė ka ndikuar nė joshjen e tė rinjve, ėshtė fakti i izolimit tė tyre nė zonat rurale, cytja me ligjėrime nga disa imamė tė cilėt tashmė janė nė mesin e tė arrestuarve pėr rekrutim dhe bashkėpunim me grupet ekstremiste.

Ky edicion special i Barometrit Kosovar tė sigurisė sė QKSS-sė, ndėrkaq shpalosė edhe nivelin e besueshmėrisė sė qytetarėve dhe kontaktit tė tyre me institucionet fetare dhe perceptimet e tyre rreth kėrcėnimeve nga grupet ekstremiste si dhe rreziku nga personat tė cilėt janė kthyer nga konflikti i Lindjes sė Mesme nė Kosovė.

Trendėt e pėrgjithshme tregojnė se tė anketuarit ndajnė perceptime mė pozitive ndaj institucioneve fetare krahasuar me ato shtetėrore. Qytetarėt qė deklaruan se i besojnė punės sė Qeverisė janė 14 pėr qind, punės sė gjykatave rreth 22 pėr qind krahasuar me institucionet fetare ku besueshmėria ndaj tyre ėshtė 57 pėr qind.

Rreth 76 pėr qind e qytetarėve i shohin si shumė rrezik organizatat terroriste tė tipit ISIS dhe Al-Nusra, kurse pjesa tjetėr, apo 8 pėr qind i shohin si rrezik mesatar kėto organizata.

Rreth 55 pėr qind deklaruan se qytetarėt e Kosovės tė kthyer nga lufta e Sirisė dhe Irakut duhet t’i nėnshtrohen programeve strikte tė ri-integrimit, rehabilitimit, dhe deradikalizmit. Pjesa tjetėr, apo 22 pėr qind, e qytetarėve tė anketuar mendojnė se ata duhet tė arrestohen qysh nė momentin e kthimit tė tyre nė Kosovė, ndėrsa 15 pėr qind mendojnė se ata duhet t’u ndalohet kthimi nė Kosovė. Sė fundi, rreth 57 pėr qind e qytetarėve tė anketuar deklaruan sė Qeveria e Kosovės dėshtoi nė luftimin e ekstremizmit te dhunshėm dhe radikalizmit nė Kosovė, ndėrsa nė anėn tjetėr rreth 35 pėr qind e tė anketuarve e shohin si deri diku tė suksesshme punėn e Qeverisė nė drejtim tė luftimit dhe parandalimit tė ekstremizmit te dhunshėm nė Kosovė.

Ndryshe, Barometri Kosovar i Sigurisė (BKS) ėshtė program i veēantė i Qendrės Kosovare pėr Studime tė Sigurisė (QKSS), i hartuar pėr tė shėrbyer si publikim vjetor. Pėrveē gjetjeve tė pėrgjithshme, programi nxjerrė edicione speciale nė fusha tė pėrcaktuara paraprakisht. Fokusi kryesor i BKS-sė ėshtė matja e perceptimeve tė opinionit publik pėr institucionet dhe politik-bėrjen nė fushėn e sigurisė. Gjithashtu, ai matė perceptimin publik pėr kėrcėnimet e brendshme dhe tė jashtme ndaj sigurisė nė Kosovė. BKS-ja ėshtė njė nga nismat mė tė mėdha, madje ndėr tė parat, qė janė hartuar, zbatuar dhe komunikuar nga njė institut vendor kėrkimor. BKS-ja ėshtė unike nė qasjen e saj metodologjike, siē ėshtė pėrshtatja e metodave kuantitative dhe kualitative me qėllim tė ofrimit tė rezultateve reale pėr perceptimin publik sa i pėrket ēėshtjeve tė lidhura me sigurinė.

Anketat e Barometrit Kosovar tė Sigurisė pėr kėtė edicion janė realizuar nė tetor tė vitit 2015 nga njė ekip prej 30 hulumtuesish pėrfshirė mbikėqyrėsit si dhe nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.

Mundėsi tė barabartė pėr intervistim kanė pasur gratė, burrat, tė rinjtė dhe tė moshuarit, banorėt e zonave urbane dhe rurale, si dhe tė gjitha komunitetet qė jetojnė nė Kosovė.

http://koha.net/?id=27&l=118226
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:29.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.