Kthehu   Kreu > TM > Marrėveshje
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.4.2010, 12:30   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Term: "Komb" nuk pėrkthehet "nation" (dhe anasjelltas)


Pavarėsisht se nga ana praktike nė anglisht (e tė pėrafėrta) ruhet pėrkthimi "nation" pėr fjalėn shqiptare "komb", nga pėrmbajtja kuptimore kemi tė bėjmė me dy koncepte tė ndryshme, pra qė nuk mund tė shėrbejnė si tė barasvlershme.


1.

Pėr referencė, "nation" e anglishtes sot pėrkon mė tepėr me "popull" tė shqipes (dhe jo me "komb") e kur shtrihet nė fushė administrative me "shtet".

nation n. - popull
nation n. - shtet
national n. - shtetas
national a. - popullor, mbarėpopullor
national a. - shtetėror, mbarėshtetėror
nationality n. - shtetėsi, nėnshtetėsi

etj.

Vėrejtja nė shqip bėhet duke marrė pėr bazė pėrkufizimin burimor shqiptar tė kombit dhe jo pėrkufizimin e grupit tė termave politikė tė FGJSSH-sė tė importuara nga fjalori sovjetik.

I vetmi pėrkim midis shqipes dhe anglishtes ėshtė nė termin kombėsi, ku kemi:

kombėsi - ethnic group, ethnicity (tėrėsi qė i paraprin kombit)
kombėsi - ethnicity (vetia e tė qenit anėtar i njė kombėsie)


Pėr "kombėsi" tė shqipes, nė albanisht vihet re se pėrdoren termat "etni, etnikum, etnicitet". Por dhe kėtu pėrkimi nuk ėshtė i plotė pasi "ethnicity" nė anglishten amerikane pėrdoret tashmė pėr konceptin e racės, pasi pėr shkak tė komplekseve tė caktuara psikopolitike nuk pėrdorin dot vetė fjalėn "racė"...


2.

Kėtu flasim vetėm pėr anglishten meqenėse po imponohen moskuptimet e saj mbi kuptimet e shqipes nga njerėz nė pėrgjithėsi injorantė dhe qė kanė mungesa tė theksuara tė logjikės formale mes tė tjerash.

Dhe lind pyetja se si ėshtė e mundur qė nuk ka njė fjalė nė anglisht qė tė mbulojė apo tė pėrkojė plotėsisht me konceptin "komb" tė shqipes. Pėrgjigjja ėshtė se ose nuk e kanė hasur ende ose e ndalojnė shprehjen e konceptit nė term tė vetin duke kryer kėshtu njė lėvizje tė pastėr politike mbi vetė gjuhėn.

Personalisht mendoj se ėshtė rasti i dytė. Pas L2B ka njė rrymė tė tėrė mendimtarėsh me bindje tė caktuara politike qė mendojnė se duke dhunuar gjuhėn dhe duke shtrembėruar pėrkufizimet pėr t'u bėrė vend vlerave tė caktuara politike-shoqėrore do tė zhdukin dhe konceptet "e rrezikshme". Mbase deri diku dhe kanė tė drejtė pėr sa i pėrket arritjes sė rezultatit, por nė fund dhunimi i termave nuk zhduk konceptet. Nė mos tjetėr ato do tė dalin nė pah me mėnyra tė tjera dhe me reaksion tė dhunshėm, sido qė tė spėrdridhet gjuha (p.sh. me simbole, ku vėrejmė se me raste kanė shkuar deri aty sa kanė nxjerrė dhe simbole jashtė ligji).


3.

Kėto, me radhėn e vet, na sjellin para ballafaqimit tė termit "nationalism" tė anglishtes me termin "nacionalizėm" tė shqipes, qė kanė kuptime tė ndryshme, nėse i pari vjel prej "nation" e dyti prej "komb". Me kalimin e kohės pėr tė shmangur ngatėrresėn, mbase duhet nxjerrė term i ri nė shqip pėr atė qė sot quajmė "nacionalizėm" kėtu. Por sidoqoftė edhe nė anglisht ka ende dy drejtime qė ndjek termi "nationalism", ku njėri (ai i ndikuar atje nga gjermanishtja) pėrkon me "nacionalizmin" e shqipes.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.4.2010, 13:10   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Problemi qė synon tė zgjidhė ēėshtja kėtu ėshtė se, nė artikuj qė sjellim herė pas here kėtej, disa autorė flasin me koncept tė "nation"-it tė anglishtes sė sotme nė kokė kur pėrdorin fjalėn "komb" tė shqipes, e cila me radhėn e vet shėnon tjetėr koncept nga i "nation"-it e ai koncept s'haset askund nė anglisht pa e pėrshkruar me fjali mė vete (mund edhe tė diskutohet kėtu nėse vėrtet nation nė anglisht ėshtė bėrė fjalė pa kuptim tė vetin, por kjo iu mbetet anglishtfolėsve, nuk na intereson nė vetvete - sot ama nation duket se ka humbur kuptimin tek ta nė nivel zyrtar). Kjo natyrisht qė sjell keqkuptime dhe komunikimi ėshtė njėsoj sikur s'ndodh.

Rėndėsi ka qė ta kemi tė qartė kur flasim me njėri-tjetrin, se kur themi "komb" e kemi fjalėn pėr kombin siē ky pėrkufizohet nė Ligjin zakonor dhe nė kulturėn shqiptare, jo pėr psikozat angloetjere, sepse pėrmbajtja ėshtė shqiptare dhe fjala qė e shėnon ėshtė shqiptare.

Ēka mė sipėr zeron vetiu gjithė "studimet" e huaja mbi realitetin e kombit ndėr shqiptarė, pėrderisa nuk njohin konceptin shqiptar tė kombit dhe "analizojnė" me koncepte tė huaja dhe standarde tė pavlefshme gjuhėsore-ideologjike. Po ashtu zeron ēdo pėrkthim tė "kombit" nė gjuhė joshqipe, ku termi nuk ėshtė pėrkufizuar me pėrmbajtjen kuptimore shqiptare dhe ka hyrė sipas pėrmbajtjes kuptimore tė gjuhės sė synuar.

Na vė gjithashtu detyrė qė gjatė pėrkthimit termi "nation" tė pėrcaktohet ēdo herė si popull, vend apo shtet, sipas kontekstit.

Pra, "populli shqiptar" bėn nė anglisht "(the) Albanian nation" dhe anasjelltas, ndėrsa "kombi shqiptar" nuk ka ende pėrkthim nė anglisht, sepse anglishtja (pėr shkak tė modifikimit politik tė termave) nuk ka sot term qė pėrkon mirėfilli me konceptin e kombit.

Nė kontekstin si mė lart dhe vetė OKB-ja (Organizata e Kombeve tė Bashkuara) do tė duhet tė ishte nė shqip OSHB (Organizata e Shteteve tė Bashkuara), duke qenė se nė kuadrin e vet ėshtė njė organizatė shtetesh tė pavarura (nėn hyqmin e KS) tė njohura nga Kėshilli i Sigurimit dhe jo kombesh. Po ashtu pararendėsja e saj Lidhja e Kombeve do tė duhej tė ishte nė shqip Lidhja e Shteteve.

Nė vitet 20-30 tė shekullit tė kaluar, komb dhe nation (e anglishtes) duket se pėrkonin me njėra-tjetrėn deri diku, por nė ditėt e sotme pėr shkak tė zhvillimeve politike pas L2B hendeku ėshtė i tillė sa tani kanė pėrmbajtje qė pėrplasen dhe nė rrafsh ideologjik, ose mė saktė, prandaj dhe pėrplasen pėr pėrmbajtjen "e papranueshme" ideologjike.

Ndėrkohė qė rasti mė lart mund tė lihet si pėrjashtim i karakterit historik, problemi ėshtė i dukshėm sot nė ministritė e Perėndimorit dhe tė Veriorit, ku pėrmenden togje tė tilla si "Strategjia kombėtare", "Agjencia kombėtare" etj. qė asnjė lidhje s'kanė me konceptin kombėtar, pasi nuk mbulojnė kombin shqiptar, por hapėsirėn e shtetit ku veprojnė, pra janė "strategji shtetėrore/vendore" dhe "agjenci shtetėrore/vendore" (pėr pėrdorim mė tė drejtė: mbarėshtetėrore/mbarėvendore).

"Strategjia kombėtare" e Prishtinės nuk pėrgjigjet pėr Vlorėn, ashtu si as "strategjia kombėtare" e Tiranės nuk pėrgjigjet pėr Mitrovicėn (pėr fat tė keq), saqė dikush fare mirė mund tė vėrente kėtu se pėrdorimi i termit nė kėtė formė ėshtė dhe i natyrės antikombėtare, sepse e kthen kuptimin e fjalės pėrmbys, duke pėrjashtuar pjesė tė tėra tė kombit nga "strategjitė kombėtare".

Vėrejmė kėtu thjesht njė pėrkthim bruto nga anglishtja tė "National Strategy" dhe tė "National Agency", ku pėrkthyesi i radhės vazhdon tė mos ta ketė tė qartė dallimin kuptimor mes tė dy termave. Se sa ėshtė e qėllimshme kjo, ėshtė ēėshtje mė vete.

Edhe njė herė vlen tė theksohet se problemi kuptimor kėtu ėshtė i kombinuar:
- Anglishtja nė harkun e kėtyre 100 vjetėve po e barazon semantikisht fjalėn nation me fjalėn state, tė paktėn mė e theksuar nė kontekstin politik pas L2B.
- Ky problem pasqyrohet pėr pasojė mbi albanezėt dhe albanishten.
- Tė cilėt me radhėn e vet kėrkojnė tė dhunojnė shqipen.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2010, 19:07   3
Hyllin
 
Tashmė domethėnia statolatrike e 'nation' e ka mbytur (kataloguar) domethėnien natyrale, zanafillore tė konceptit te kombit.
Sot shteti e krijon kombin, kjo aksiomė po zapton ngadalė botekuptimin edhe ndėr shqiptarė dhe po krijon pėshtjellim.

Pėr tė parandaluar dėmet mendoj se duhet bėrė kujdes, duke pėrdorur togfjalėshat komb etnik dhe komb multietnik kur e kėrkon ceshtja e ngritur.
Kombėsia dhe (nėn)shtetėsia po priren tė njehsohen sidomos falė ca intelektualėve kozmopolite dhe studentėve qė po mbarojnė ne Perėndim.

Pavarėsisht se sot paraqitet si cėshtje anėsore, pėr shkak te frymės historike, nesėr mund te bėhet vėrtet njė nga problemet kryesore.
Kosova ėshtė territori i parė nėn shtypje te drejtpėrdrejtė, ku kėrkohet kombi multietnik.

Ndėrsa koncepti i kombit si 'nation' vuan nga domethėniet e 'nation', ku pėrherė ka pasur nje kėndvėshtrim statolatrik (pėrfshirė doktrinėn fashiste te shtetit etik) e njė kėndvėshtrim natyralist, koncepti i etnisė lidhet kėrthizisht me atė tė gjakut, sepse etnia me pėrkufizim supozon nje grup njerėzish qė vjen nga njė patriark, dmth me tė njėjtėn linjė gjaku.

Mendoj se argumentimi qė vijon nga kundėrvėnia komb etnik (shqiptar) dhe komb multietnik (amerikan, belg,zviceran), duhet tė jetė nga mė kryesorėt nė diskutimet me shqiptarė qė priren te njehsojnė kombėsine me shtetėsine, prirje me plot gojėn antikombėtare, madje edhe nė cėshtjet juridike 'jus sanguinis' (e drejta e gjakut) duhet tė vazhdoje me qenė thelbėsor.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2010, 08:43   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kėtu ka disa probleme logjike, qė vetė ata nuk i marrin parasysh.

E para ėshtė se, shteti nuk krijon kombin, sepse kombi ėshtė grup i gjakut dhe kulturės, ashtu siē e pėrkufizon Kanuni, ndėrsa ajo qė propagandojnė kėta ėshtė thjesht popull ose popullatė ose popullėsi, pra njė grup njerėzish qė i bashkon diēka si territori, ose qeveria etj.

Nė njė emision pashė njė nga 'multi-etnikėt' qė propagandonte kombin-shtet, dhe e tėrė teoria e tij isht manipulim me terma. Psh thoshte qė "nuk ka shtet pa komb", ndėrsa kombin e konceptonte si "tėrėsi e njerėzve qė jetojnė nė njė shtet", ndėrsa kur dikush kundėrshtonte ai prapė thoshte "e hajt kallxom ti mu, ku ka shtet pa komb?".

Po kjo ėshtė e tepėrt tė thuhet, se e gjithė bota e ka tė qartė se shteti ka njerėz, se shteti pa njerėz nuk mund tė krijohet.

Nė kėtė rast, e tėrė kjo lojė fjalėsh ėshtė thjesht kamuflim i fjalės sė rrezikshme "asimilim".

Ata duan asimilim, duan tė zhdukin popuj tė vjetėr, tė krijojnė popuj tė rinj qė pėr shkak se janė tė rinj nuk kanė tė drejta historike mbi asnjė truall.

Kjo fjalė "asimilim" ėshtė e rrezikshme, prandaj atyre u duhet kamufluar me njė sėrė termash manipulativė.

Kėta duan medoemos qė 'tėrėsia e njerėzve tė njė shteti' tė jetė njėkohėsisht komb. Pėr tė bėrė kėtė gjė, duhet tė heqin dorė nga idetė e tyre se 'shteti krijon komb' e tė bashkohen me idetė tona se 'kombi krijon shtet'.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2010, 09:16   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
N.q.s. pėrmbajtja e fjalės komb ėshtė e pakuptueshme pėr tė huajt ky mbetet problemi i tyre, pasi shqipja e Ligjit (Kanunit) e sqaron mirė ēfarė d.m.th. komb, qė para se ata tė nisnin teoritė politike tė nation-it tė tyre dhe tė huajve qė merren me ne u duhet bėrė e qartė se komb nuk d.m.th. nation (me kuptimin "e pakuptimtė" qė ka marrė nė botėn anglishtfolėse), nuk janė tė ndėrsjella e n.q.s. duan mund ta kalojnė nė gjuhėn e tyre fjalėn Komb si neologjizėm me pėrmbajtjen e vet kuptimore. Po kjo ėshtė punė pėr ta, ndėrsa ne nuk kemi pse dhunojmė shqipen pėr kuptime tė huaja qė vijnė nga dėshira e disave pėr t'u asimiluar apo pėr t'i ngjarė padronit (tė tyre) tė radhės.

N.q.s. komb sipas dhunuesve tė gjuhės do tė thotė shtet, ne kundėrshtojmė sepse e kemi atė kuptim nė vetė fjalėn shtet. N.q.s. d.m.th. popull, e kemi atė kuptim nė fjalėn popull. N.q.s. d.m.th. vend, e kemi atė kuptim nė fjalėn vend. E kėshtu me radhė.

Pėr 50 vjet fjalės komb u pėrpoqėn t'i pėrveshin kuptimin e narod-it, kėto 20 vjet kėrkojnė t'i pėrveshin kuptimin e nation-it, por ende e ka kuptimin e vet tė qartė shqip sa kohė ka kush e pėrdor me atė kuptim. N.q.s. ata s'e kuptojnė, ia bėjmė ne ta kuptojnė, se fundja duhet tė studiojnė botėkuptimin shqiptar pėrpara se tė vijnė si ēlirimtarė tė na mėsojnė "kuptimet" e tyre tė fjalėve tona.

Disave u duket sikur me dy-tre akrobaci terminologjike do tė zhdukin konceptin e kombit. HIV+
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2010, 17:56   6
Hyllin
 
Komb vėrtet nuk pėrkthehet 'nation', por do veēoja se nuk pėrkthehet mė nation/nazione, pasi deri dje pėr nėnshtetėsine si e tregojnė pashaportat e vjetra pėrdorej cittadinanza/citizenship, ndėrsa tani pėrdoret lirisht nationality/nazionalita.

Kjo lėvizje e domethėnies sė nation, nga kuptimi zanafillor natyralist (natio dhe natyrė kanė tė njėjtėn rrėnjė), ėshtė mė shumė se problem filologjik apo pėrkthimi.

Rreziku kryesor si po e pėrmendja me lart ka tė bėjė me pėrqasjen ndaj gjakut, si nga ana politike ashtu edhe juridike.

Eshtė e pamundur tė argumentosh se shqiptarėt (apo ndonje komb i botės) vijnė nga njė patriark, kėshtu qė taktikat e relativizmit sofist qė ndjekin kozmopolitėt arrijnė shpesh tė barazojnė nėpėrmjet krahasimit njė dukuri mijėravjecare me njė tė kohėve tė sotme.

Suksesi i kėtyre taktikave shihet qartė nė Perėndim.

Kėshtu qė mendoj se duhet gjetur njė kundėrpėrgjigje e argumentuar, duke ndjekur argumentimin e tyre sofist dhe goditur me anėn logjike dhe pahnxjerrjen e dallimeve qė s'mund te kundėrshtohen, si psh kjo e 'nacionit' etnik dhe 'nacionit' multietnik, pasi vetė ata veprojnė nėpėrmjet teorisė sė multietnicitetit, e cila bazohet gjithsesi tek koncepti i etnisė, meqė pa etni ska multietnicitet.

Mesa kam vėnė re, pėrpjekjet e sofizmit te sotėm kozmopolit, synojnė tė nxjerrin se multietniciteti ka qenė gjithnjė e kudo, mirėpo kjo ėshtė paradoksale pasi nėse ka pasur pėrherė multietnicitet ska pasur asnjėherė shoqėri me bazė etnike e nėse s'ka pasur etni atėherė vetė koncepti i multietnikes ska kuptim.
Kėta janė si qeni qė ha bishtin e vet.

Shkarjet e logjikės vijnė sidomos nga pėrdorimi vend e pavend i krahasimit/analogjisė. Vetė Aristoteli i kish pahnxjerrė rreziqet e metodės sė krahasimit, prandaj mendoj se krahasimi duhet pėrdorur (dhe verejtur ) me shumė kujdes.

Si shembull do sillja krahasimin qė Shmiti bėn midis Huniadit sipas tij rumun dhe Kastriotit, meqė Huniadi ishte ashtu patjetėr edhe Kastrioti ishte ashtu.
Ky eshte krahasim idiot per arsye te ndryshme, po mė kryesori, ai metodologjik, ėshtė se krahasimi pėrdoret ku kemi mungesa te thekshme provash, kėshtu qė s'mund te ushtrojmė dot deduktimin (apo induktimin), ndėrsa ne rastin tonė prova ka plot dhe nga deduktimi i tyre del krejt tjetėr gjė .

Para tė njėjtit kurth ndodhemi edhe me ēėshtjen e kombit, ku qėndrimi i duhur ėshtė pikėrisht ky i mesdimr:

Citim:
Thėnė nga mesdimr

N.q.s. pėrmbajtja e fjalės komb ėshtė e pakuptueshme pėr tė huajt ky mbetet problemi i tyre, pasi shqipja e Ligjit (Kanunit) e sqaron mirė ēfarė d.m.th. komb
Pra para se te pėrdorim metodėn krahasimore, ne shikojmė e analizojmė faktet dhe pėrdorim deduktimin. Nė rastin tonė s'kemi asnjė arsye pse tė pėrdorim krahasimin, kemi pėrkufizimin e zeza nė tė bardhė. Krahasimi nė kėtė rast con nė shkarjen e llogjikės, pasi priret tė nxjerrė njė pėrfundim tė kundėrt me atė tė deduktimit tė fakteve.

Mendoj se rreziku i metodės krahasimore ėshtė mjaft i madh dhe pėrfitimi qė kemi nga ajo mjaft i vogėl, do e quaja metodė deficitare, pavarėsisht se njėfarė vlerė e ka kur mungojnė faktet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2010, 07:58   7
Citim:
Eurostat: Grupet etnike, sipas koncepteve kombėtare

Deri mė tani statistika e popullsisė shqiptare ka ndjekur rrugėn e zbardhjes sė tė dhėnave tė dokumentacionit shtetėror, i cili edhe pėrpara viteve ’90 pasqyronte nė letėrnjoftime kombėsinė pėr pakicat etnike. Ajo qė ka munguar ėshtė raporti ndėretnik i ndėrtuar mbi parimin e vetėdeklarimit, por qė nuk duhet parė sipas individėve, por nė tėrėsinė e vet.

Rekomandimet e Eurostat kanė nė tė vėrtetė sugjerime thelbėsore pėr regjistrimin e popullsisė tė cilat marrin nė konsideratė ndjeshmėritė specifike tė vendeve tė ndryshme.

Kėshtu dallimi mes kombėsisė dhe pėrkatėsisė etnike vihet re nė pikėn 424 tė dokumentit i cili sugjeron se “pėrdorimi i termit nacionalitet nė vend tė etnicitetit duhet shmangur”.

Me interes ėshtė edhe fakti se Eurostat hap njė dritare pėr tė zgjidhur edhe shqetėsimin e pėrcjellė pėr vetėdeklarimin e origjinės etnike teksa nė njė nga rekomandimet e veta pėrcjell idenė se “klasifikimi i grupeve etnike...nė nivelin mė tė lartė, varet nga kushtet dhe konceptet kombėtare dhe asnjė klasifikim ndėrkombėtar krahasues nuk rekomandohet”.

http://216.75.13.41/index/politike/1...b89d51c56.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2010, 07:59   8
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Ky mė lart ėshtė rasti i radhės ku vėrehet se folėsi nuk e ka tė qartė qė termi kombėsi nuk kėmbehet me nacionalitet, pikėrisht sipas sqarimeve mė lart. Nacionalitet i albanishtes ėshtė nė shqip shtetėsi ose nėnshtetėsi.

Dukuria qė vihet re kėtu nga ana gjuhėsore ėshtė se "sugjerimet" e BE-sė janė tė qarta pėr anglishten dhe madje u thuhet albanezėve tė bėjnė kujdes tė mos ngatėrrojnė mes nationality (shtetėsi) dhe ethnicity (kombėsi), por pikėrisht kjo ngatėrrohet dhe nis dhunimi i shqipes... pėrderisa dallojnė "pėrkatėsinė etnike" nga "kombėsia"!

Dhe nuk ėshtė problemi nė njė e dy terma, por kėtu vetė institucionet shtetėrore nuk dinė shqip.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2010, 21:55   9
ajzberg
 
Etimologjia e fjales KOMB
KOMB=LIDHJE ,NYJE E FORTE,thuhet shpesh e lidha e bera komb,ose nuk fola dot,mu be komb ne gryke etj.......
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2010, 22:12   10
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Qėndrimi i anglosaksonėve ndaj termave komb, shtet, etni etj. dėshmon njė snobizėm tė prishur, shumė mė i keq se sa ai i disa grekėve aleksandrinė.

Sipas tyre "etni" paraqet njė shkallė mė tė ulėt tė zhvillimit shoqėror se "nacion". Grupi etnik ėshtė i lidhur me gjakun dhe kulturėn (doke), kurse "nacioni" (qė te ne vazhdojnė ta njėsojnė me kombin) ėshtė i lidhur me shtetin.

Mund t'ua kthejmė me tė njėjtėn monedhė, duke i thėnė se ata janė tė degjeneruar sepse nuk njohin pėrkatėsi tė gjakut as kulturė, por mbėshteten nė njė njėsi artificiale, siē ėshtė shteti, i cili mund tė ndryshohet nė shumė mėnyra qoftė edhe dhjetė herė nė vit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2011, 21:05   11
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Nė mediat shqipfolėse pėr shkak tė problematikės sė regjistrimit tė popullsisė, po dėgjohen kėto ditė nga tė katėr anėt termat etni dhe etnicitet. Nė shqip, nė kontekstin ku pėrdoren, kėto dy terma do tė thonė thjesht kombėsi.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.3.2011, 12:03   12
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Sipas tyre "etni" paraqet njė shkallė mė tė ulėt tė zhvillimit shoqėror se "nacion".
Kjo nė shqip vėrehet nė dallimin vertikal midis kombėsisė dhe kombit, ku kombėsi do tė pėrkonte me etni (ethnicity) dhe komb me nacion (nation). (Kombėsi kėtu, jo me kuptimin e pėrkatėsisė kombėtare, por tė grupimit tė njerėzve. Janė dy koncepte tė ndryshme.)

Ēėshtja ėshtė se ndėrsa etnia pėrkon thuajse plotėsisht me kombėsinė (pėrputhje e plotė vertikale dhe gati e plotė horizontale), kjo nuk ndodh me kombin dhe nacionin (qė mund tė kenė pėrputhje vertikale, por jo horizontale), pra kanė pėrmbajtje tė ndryshme kuptimore. Njė ilustrim do vlente kėtu (pėr tė dhėnė idenė):

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	kombi-nacioni.gif
Shikimet:	480
Madhėsia:	6,7 KB
NNJ:	2881

Si koncepte kombi dhe nacioni (sipas kuptimit qė po i japin sot nė botėn anglishtfolėse) pėrputhen shumė pak dhe janė shumė larg tė tė qenit tė barasvlershme. Pėr mė tej koncepti i Kombit ėshtė krijim burimor shqiptar si koncepti i Besės (qė as kjo nuk pėrkthehet thjesht premtim apo dhėnie fjale nė gjuhėt tė tjera, pasi ka njė institucion tė tėrė nga pas me pėrmbajtje tė veēantė kuptimore, ndaj dhe ruhet nė shqip kur kalon nė gjuhė tė tjera).

Njė diskutim i mirė do ishte nga kėtu dhe dallimi vertikal etni < nacion, kombėsi < komb, i cili kryhet nė shkallėn e organizimit administrativ tė subjektit qė pėrcaktojnė termat, sepse kjo nuk nėnkupton doemos se shkalla mė e lartė e organizimit ėshtė centralizimi... (dallimi vertikal po merret si i mirėqenė kėtu pėr arsye studimore/sociologjike, se ka kundėrshtime themelore dhe ndaj kėsaj).

Prej kėtu mund tė shkohet dhe mė tej. Ashtu si Besa vlen vetėm pėr shqiptarė, ashtu dhe Kombi mund tė vlejė vetėm pėr shqiptarė nėse nuk ka kombėsi tė tjera nė botė qė veprojnė tė strukturuara, tė perceptuara e tė identifikuara nė mėnyrė organike sipas Kombit. Pėrndryshe ato janė thjesht shtete, popuj a vende (kuptimet e fjalės nacion sot) sipas kontekstit.

Kėtu, nė mos tjetėr, mund tė dilet dhe nė paralelizmin mes feve abrahamike dhe kombit shqiptar.

Ka konstatime tė udhėtarėve anglezė nė Shqipėrinė e viteve 1800, kur i pyesnin popujt e tjerė nė Rumani, Bullgari, Greqi, Serbi, Bosnjė etj. "Ē'jeni ju kėtu?" tė gjithė pėrgjigjeshin me pėrcaktimin fetar "Protestant/Ortodoks/Katolik/Muhamedan!", kurse shqiptarėt ishin tė vetmit qė pėrgjigjeshin "Shqiptar!". (...mbase duhet tė kemi qenė duke lexuar literaturė politike mbi "krijimin e teorisė sė re tė nacionalizmit" nga Evropa Qendrore/Perėndimore...)

Deri nė ēfarė mase ndodhte si dukuri ėshtė tjetėr diskutim, por duke qenė se si veēori qė binte nė sy u atribuohet shqiptarėve dhe jo tė tjerėve, elementi nuk mund tė fshihet me gomė nga historia se ashtu dashka "kategorizimi" sot, apo se ashtu ka dėgjuar nė fakultetin amerikan lopa ripėrtypėse qė e mėsoi fjalėn komb nga anglishtja.

Dhe kjo ėshtė pėr t'u shėnuar, megjithėse disave mund t'u duket hollėsi (apo si prishje pune meqė nuk parashikohet te pikat e manualit tė ri), sepse tregon qė dhe pa njė pushtet tė centralizuar koncepti i kombit ndėr shqiptarė ishte dije bazė. Dhe them i kombit dhe jo i kombėsisė, sepse tė tjerėt identifikoheshin me fe abrahamike! E kėtu ballafaqohen dy koncepte paralele, prodhimi vendas shqiptar me prodhimin e importit nga shkretėtira.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.