Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.2.2012, 21:36   21
Citim:
Cameron, kundėr idesė sė ndarjes sė Skocisė nga Britania e Madhe

Kryeministri britanik David Cameron tha gjatė njė vizite nė Edinburg se ai kundėrshton me forcė idenė e ndarjes sė Skocisė nga Britania e Madhe.

Zoti Cameron tha sot pėrpara parlamentit skocez se ai do tė luftojė pėr tė mbajtur tė pandryshuar Mbretėrinė e Bashkuar.

Zoti Cameron u takua sot me udhėheqėsin e partisė Kombėtare Skoceze Alex Salmod, i cili po bėn thirrje pėr mbajtjen e njė referndumi nė shtator tė vitit 2014, pėrpara mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare qė janė planifikuar pėr nė vitin 2016. Kryeministri britanik po pėrpiqet qė tė bindė deputetėt skocezė se kjo lėvizje ėshtė e rrezikshme.

Zoti Salmond tha dje se mbas 300 vitesh nėn pushtetin anglez, liria e plotė e Skocisė mund t’i sjellė vendit mė shumė prosperitet.

http://www.voanews.com/albanian/news...139458963.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.7.2012, 14:28   22
Citim:
Zgjidhet grindja pėr gjuhėn nė Belgjikė

Parlamenti belg ka vendosur tė bėjė njė reformė shtetėrore duke dhėnė kontribut pėr zbutjen e grindjeve gjuhėsore midis flamanėve, qė flasin hollandisht dhe valonėve, qė flasin frėngjisht. Deputetėt votuan pėr ndarjen e zonės zgjedhore Bruksel-Halle-Vilvorde (BHV) nė rrethinat e kryeqytetit, njė ndarje qė kėrkohet prej 50 vjetėsh. Po ashtu, Parlamenti hapi rrugėn pėr njė fazė tjetėr reformash shtetėrore, qė kanė tė bėjnė kryesisht me rajonet gjuhėsore dhe kompetencat financiare tė rajoneve.

Grindjet pėr gjuhėn nė zonėn zgjedhore Bruksel-Halle-Vilvorde (BHV) u ndezėn aq shumė nė vitin 2010, sa qė Belgjika u rrezikua nga shpėrbėrja. 541 ditė nuk pati asnjė qeveri tė zgjedhur. Kjo situatė nuk duhet tė pėrsėritet.

Nė Parlament 106 deputetė votuan pėr ndryshimet nė zonėn zgjedhore BHV, 42 ishin kundėr. Votat kundėr vijnė kryesisht nga drahėt dhe flamanėt nacionalistė. Ata janė tė mendimit se nė tė gjithė Flandrėn duhet tė flitet vetėm holandisht.

Rrethinat de facto frankofone, tė Brukselit dygjuhėsh janė pjesė e rajonit holandisht-folės tė Flandrės.

Por atje jetojnė shumė belgė francezė nga Brukseli dhe Valonia. Reforma u jep qytetarėve frankofonė nė komuna tė caktuara flandre mundėsinė qė tė japin votėn ku tė duan nė Flandėr apo nė Bruksel. Mundėsi tė ngjashme do tė jepen edhe pėr proceset gjyqėsore.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,17,86482
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2012, 19:26   23
Citim:
Mbreti spanjoll e quan “iluzion” aspiratėn katalonase

Mbreti i Spanjės, Juan Carlos, iu ka kėrkuar spanjollėve qė tė punojnė sė bashku pėr tė zgjidhur krizėn ekonomike, nė vend se tė ndjekin “iluzionet”, nė atė qė ėshtė interpetuar si referencė pėr lėvizjen separatiste tė rajonit veri-lindor, tė Katalonisė.

“Ky ėshtė njė moment vendimtar, nė tė cilin ne mund tė sigurojmė ose rrėnojmė mirėqenien tonė”, ka thėnė mbreti nė mesazhin e tij tė parė politik tė postuar nė uebfaqen e re tė familjes mbretėrore, raporton DPA.

“Mė e keqja qė mund tė ndodhė tani, ėshtė qė tė ndajmė forcat, tė inkurajojmė mosmarrėveshjet, tė ndjekim iluzionet, tė thellojmė plagėt”, ka Carlos, njė javė pasi rreth 1.5 milionė katalonas protestuan rrugėve tė Barcelonės duke kėrkuar pavarėsimin e Katalonisė nga Spanja. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=4&a=12067
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.10.2012, 20:57   24
Citim:
Katalonia, pavarėsi nė stilin e Kosovės

Barcelonė, 18 tetor - Katalonia po pėrgatitet qė tė deklarojė pavarėsinė nga Spanja nė njė mėnyrė tė ngjashme siē bėri Kosova, tė paktėn sipas raportimit tė se pėrditshmes italiane “La Stampa”. Sipas saj, politikanėt katalanas janė duke punuar aktualisht pėr krijimin e njė “Katalonie tė Madhe”, e cila do tė pėrfshijė pjesė tė ishujve Baleare, rajonin e Valencias dhe mbase edhe disa krahina kufitare me Francėn.

Deklarimi i pavarėsisė ėshtė planifikuar tė ndodhė nė vitin 2014, nėse gjatė kėsaj kohe nuk do tė gjendet njė konsensus i pėrbashkėt me Madridin zyrtar.

Nė dritėn e fakteve, ka pak gjasa qė lėvizja separatiste katalanase tė gjejė kompromis me qeverinė qendrore dhe pėr kėtė arsye qeveria lokale e Barcelonės mund tė deklarojė pavarėsinė, siē bėri Kosova nė vitin 2008.

Nėse kjo do tė ndodhė, do tė jetė e rėndėsishme pėr Kataloninė qė tė fitojė menjėherė disa njohje tė rėndėsishme ndėrkombėtare, por ndonėse “precedenti kosovar” mund tė pėrdoret pėr tė shpallur pavarėsinė e njėanshme, duket se ka pak gjasa qė krahina tė fitojė njohje tė menjėhershme, transmeton Top Channel.

Katalonia po pėrballet me presione gjithmonė e mė tė mėdha separatiste, ndikuar nga ndjenja e fortė e pėrkatėsisė kombėtare e popullsisė sė rajonit dhe problemet e theksuara ekonomike tė Spanjės.

Ndonėse ėshtė vetėm njė prej 19 krahinave tė Spanjės, Katalonia ėshtė mė e pasura dhe dėrgon nė arkat e shtetit 20 pėr qind tė prodhimit tė brendshėm bruto tė tė gjithė shtetit.

Pėrballė krizės sė thellė qė po pėrjeton vendi, katalanasit gjithmonė e mė shumė vlerėsojnė si tė padrejtė qė paratė e tyre tė shėrbejnė pėr tė mbajtur nė kėmbė njė shtet qė, siē thekson “La Stampa”, ata ndjejnė se nuk i pėrkasin.

http://koha.net/?page=1,16,119644
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.11.2012, 21:15   25
Citim:
Zgjedhjet rajonale nė Katalunjė, tė pėrqendruara tėrėsisht te pavarėsia

Barcelonė, 25 nėntor - Krahina spanjolle e Katalunjės ėshtė duke zhvilluar kėtė tė diel zgjedhjet rajonale, tė cilat janė pėrqendruar tėrėsisht nė ēėshtjen e pavarėsisė.

Nacionalistėt katalanas janė tė vendosur qė tė mbajnė sė shpejti njė referendum, me sondazhet qė tregojnė se nė krahinėn me kryeqendėr Barcelonėn ka njė mbėshtetje tė fuqishme pro-pavarėsisė.

Sondazhet paraprake gjithashtu tregojnė se partitė qė mbėshtesin pavarėsinė do tė fitojnė me diferencė, transmeton Top Channel.

Njė referendum nuk do tė siguronte automatikisht shpalljen shtet sovran dhe i pavarur pa njė marrėveshje tė mėparshme me Spanjėn, por besohet se katalanasit mund tė pėrdorin precedentin e Kosovės pėr tė shpallur nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė.

Kėto zgjedhje mbahen nė mėnyrė tė parakohshme, pasi kryeministri i autoritet autonom tė Katalunjės, Artur Mas, shpėrbėu qeverinė pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė miratuar buxhetin e vitit tė ardhshėm.

Kriza ekonomike, e cila ka goditur veēanėrisht Spanjėn, duket se ka forcuar nė muajt e fundit gjithmonė mė shumė tendencat separatiste tė disa krahinave spanjolle, tė cilat kėrkojnė t’i shpėtojnė taksave tė rėnda dhe papunėsisė sė lartė tė vendit.

Megjithatė, pėr Madridin zyrtar, kriza ekonomike po pėrdoret vetėm si njė justifikim nga nacionalistėt katalunas, njė formė presioni pėr tė fituar lėshime dhe financime tė mėtejshme nga shteti spanjoll.

Njė shtet i pėrbėrė nga 18 krahina, Spanja duhet tė pėrballojė disa lėvizje separatiste nė vend, me mė tė fuqishmet prej tyre ato nė Katalunjės dhe krahinėn baske, por gjithashtu nė Galaci, Andaluzi apo krahinėn valenciane.

http://koha.net/?page=1,16,124691
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.1.2013, 22:29   26
Citim:
Shpėrbėhet grupi nacionalist bask Batasuna

Paris, 3 janar – Grupi nacionalit bask, i njohur me emrin Batasuna, i cili ėshtė legal nė Francė dhe i ndaluar nė Spanjė, njoftoi sot shpėrbėrjen e vet pas 11 vjetėsh veprimi. Sipas liderėve tė kėtij grupi, Batasuna po shpėrbėhet pasi vendi bask gjendet nė njė fazė tė re politike, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Batasuna ėshtė ndaluar nė Spanjė nė vitin 2003 pėr, siē u arsyetua atėbotė, lidhjeve me organizatėn terroriste baske ETA, kurse nė Francė ajo nuk ka ndonjė ndikim tė madh.

Ky grup angazhohet pėr autonomi tė tri rajoneve baske nė Francė dhe bashkim me katėr provinca tjera baske nė Spanjė, afėr kufijve tė dy shteteve. .

Nė njoftimin e publikuar Batasuna thekson se pėr “shtet tė lirė e tė bashkuar bask” do tė luftojė me mjete tjera politike.

http://koha.net/?page=1,16,129705
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:04.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.