Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.5.2010, 01:27   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Pyetje 1943-44: «Dėshmorėt britanikė»


Shkrimin po e sjell pėr tė treguar se si "shkruhet" historia me garuzhde.


Citim:
Lufta II Botėrore, ushtarėt britanikė qė u vranė pėr Shqipėrinė
Saimir Maloku

Qysh nga koha e pushtimit tė Shqipėrisė mė 7 prill 1939 nga Italia fashiste, Britania e Madhe, nėpėrmjet Shėrbimit Informativ Sekret tė saj (SIS), tentoi qė nėpėrmjet Jugosllavisė tė dėrgonte agjentė tė saj me detyrė pėr tė nxitur luftime sporadike kundėr pushtuesve italianė nė Shqipėri. Deri nė mars 1941 kėta agjentė ishin tė komanduar nga nėnkoloneli Oukli Hill. Nė vjeshtė tė vitit 1940 krijohet Drejtoria e Operacioneve tė Posaēme (SOE) si dhe BBC (Radio e Korporatės Britanike tė Radiopėrhapjes) pėr tė bėrė propagandė.

U tentua dhe u arrit qė tė hedhin me parashutė 7 misione tė oficerėve ndėrlidhės britanikė gjatė periudhės gusht-shtator 1943. Midis tyre ishte dhe nėnkolonel Bill Maklin dhe majori David Smajli.

Pak mė vonė, nė tetor tė vitit 1943, u hodhėn me parashutė edhe gjeneral brigade Dejvis me grupin e tij, nė mėnyrė qė tė ndizej sa mė shumė rezistenca popullore nė Shqipėri.

Nė mars tė vitit 1943 u krijua Skuadrilja 148 e Forcave Ajrore Mbretėrore (RAF) dhe u vendos nė aerodromin e Derna Main tė Cirenajkės. Ajo kishte 14 avionė Halifax dhe 4 aeroplanė Liberator. Prej kėtej furnizoheshin vendet e Ballkanit Perėndimor si dhe Shqipėria. Grupe tė ndryshme dhe tė vogla tė oficerėve britanikė hidheshin me parashutė nė Shqipėri pėr tė kryer misione tė veēanta vėzhgimi dhe sabotimi nė prapavijat e armikut.

Furnizimet nga ajri me armė, municione, mjete radiondėrlidhjeje etj. ndihmuan nė krijimin dhe me pajisje luftarake tė Brigadės I (800 partizanė) nė gusht tė vitit 1943 nė Vithkuq.

Misionarėt ushtarakė britanikė u vendosėn pranė shtabeve tė njėsive partizane tė Legalitetit dhe tė Ballit Kombėtar. Nėpėr njėsitė partizane, sapo niste hedhja nga ajri e furnizimeve pėrhapeshin shpesh fjalė se ato ishin tė papėrshtatshme.

Diktatori E. Hoxha dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrm nė atė kohė nuk e patėn tė vėshtirė ta frynin kėtė gjė. Kjo sepse ai me udhėheqėsit e tjerė tė LNĒ dhe PKSH e shikonin Bashkimin Sovjetik si modelin e tyre, ndėrsa Britaninė e Madhe dhe SHBA-nė si aleat ushtarak, por jo politik. Oficerėve britanikė u ishte dhėnė udhėzimi qė tė ndihmonin cilindo nė Shqipėri qė do tė luftonte kundėr armikut tė pėrbashkėt, si kundėr italianėve dhe mė vonė kundėr gjermanėve.

Shtabi kryesor i misioneve ushtarake britanike, i kryesuar nga gjenerali Dejvis dhe nėnkoloneli Nikols, u vendos nė Bizė tė Martaneshit. Frederik Nosi ishte oficer ndėrlidhės dhe pėrkthyes i tyre. Ky grup u hodh me parashutė nė Bizė natėn e 15 tetorit tė vitit 1943 nga dy avionė tė mėdhenj Halifax. Furnizimet nga ajri u bėnė afėr Dibrės, Pezės, Shėngjergjit, Tragjasit, Sheperit dhe pranė liqenit tė Ohrit.

Forcat aleate hodhėn me parashutė shumė pushkė antitanke, mortaja, automatikė, pushkė, granata, mina antitanke, eksplozive dhe njė shumė tė konsiderueshme sterlina ari. Hedhje ngarkesash u bėnė mė vonė nė Macukull, Kalis, Sheper, Voskopojė etj.

Mė 20 dhjetor tė vitit 1943 u hodh me parashutė edhe z. Rexhinald Hibert, oficer britanik, i cili mė vonė shkroi librin “Fitorja e hidhur”, duke pasqyruar nė mėnyrė reale kontributin e madh qė dhanė Britania e Madhe dhe misionarėt ushtarakė tė saj nė Shqipėri.

4 janar tė vitit 1944 gjenerali britanik Dejvis dhe shtabi i tij u kapėn rob nga trupat gjermane nė fshatin Kostenjė. Por diktatori E. Hoxha nė kujtimet e tij pretendon se gjenerali Dejvis iu dorėzua vetė gjermanėve dhe se e kishte kėrkuar dorėzimin disa herė sepse nuk i duronte vėshtirėsitė e dimrit.

Mė 3 shtator tė vitit 1943 forcat aleate zbarkuan nė Italinė Jugore, pasi kaluan Ngushticėn e Mesinės. Njė avioni bombardues Halifax me katėr motorė, i nisur nga aerodromi i Tokres nė Cirenajkė tė Libisė i duheshin 4 orė fluturim pėr tė ardhur nė Shqipėri. Prandaj, gjatė periudhės 22-27 dhjetor 1943 Kuartieri i Regjimentit 334 tė RAF u zhvendos nga aerodromi i Tokres nė Cirenajkė tė Libisė pėr nė Brindizi nė Italinė e Jugut. Mė 15 janar 1944 gjenerali amerikan Iker (Eaker) mori komandėn e Forcave Ajrore Aleate tė Mesdheut, duke pėrfshirė edhe regjimentin 334. Gjatė periudhės 22-31 janar 1944 skuadrilja 148 u zhvendos nė Brindizi tė Italisė. Atje ajo u bashkua edhe me Grupin Transportues tė Trupave tė Forcave Ajrore tė SHBA qė pėrbėhej nga tri skuadrilje me avionė amerikanė transporti C47 (Dakota) si dhe njė skuadrilje bombarduesish tė rėndė amerikan tė tipit Liberator (U.S.A.A.F). Mbas marsit 1944 skuadrilja 148 u tėrhoq nga furnizimi pėr Shqipėrinė, sepse kėto fluturime u bėnė me aeroplanė transporti C47.

U rritėn furnizimet pėr Shqipėrinė sidomos nė datat 23 mars, 21 prill dhe mė 31 maj 1944. Nėnkoloneli Nikols vdes mė 11 shkurt 1944. Kjo si pasojė e sėmundjes sė dizenterisė dhe plagėt e rėnda nga ngrirja e kėmbėve nga tė ftohtit (pas vdekjes ai dekorohet me Kryqin e Gjergjit, me motivacionin pėr kurajė dhe vendosmėri tė jashtėzakonshme. Gjithashtu i rritet edhe grada ushtarake).

Nė veri ishte misioni “Stables” i vendosur nė fshatin Kalis, qė pėrbėhej nga oficerėt britanikė si Majori Riēard Ridėll, kapiteni Toni Simkoks, kapiteni Majkėll Lis, oficeri Rexhinald Hibert, rreshteri Gregson Ollkoti dhe tetari Dejvis. Nė Macukull si dhe nė zonat zogiste tė Krujės dhe Matit ishin Majori Sejmur, togeri Smith dhe kapiteni Bulman.

Mė vonė mė 15 mars 1944 erdhi kapiteni Xhon Hiberdini, sė bashku me radistin Jan Merreti. Nė prill vjen pėrsėri Maklini dhe Xhulian Emeri. Nė jug u caktuan majori (mė vonė nėnkolonel) Alen Palmer i Artilerisė Mbretėrore, kapiteni (mė vonė major) Viktor Smith, i Pushkatarėve tė Laukashirit.

Mė vonė, pranė misioneve Suifter dhe Sculptor u vendos nėnkolonel Uiler, kapiteni (major) Markus Llajenin, kapiteni E. Northrop, kapiteni Xhek Dymulen (mjek), majori Gordon Layzell (i cili u vra nė fillim tė shkurtit 1944 nė Staravecke nga njė aksident me armėn e tij).

Gjatė periudhės shkurt-mars aty erdhėn edhe kapiteni Brijėn Ensor, majori P. M. Rous, kapiteni C. L. D. Njuell si dhe togeri J. A. Jang (infermier). Pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm partizan ishte oficeri epror britanik Alan Palmeri. Nė jug pra ishin 11 oficerė britanikė, ndėrsa nė veri 13 deri nė 16 oficerė britanikė (duke ardhur edhe majori Shou, kapiteni Rajt si dhe togeri Merri. Oficeri tepėr i rėndėsishėm britanik Filip Liku (P. Martin Leake) u vra nga njė copė predhe kur aeroplanėt gjermanė sulmuan fushimin e britanikėve nė Sheper tė Zagorisė.

Ushtarakė amerikanė zbarkuan fshehurazi afėr bregdetit tė Vlorės. Nėpėrmjet plazhit tė Borshit partizanėt morėn furnizime. Oficerėt britanikė merrnin pjesė nė aksione duke minuar rruga dhe ura, nė mėnyrė qė tė pengonin lėvizjen e trupave gjermane.

Ofensiva gjermane e qershorit tė vitit 1944 me 15000 ushtarė gjermanė goditi rėndė forcat partizane nė veri dhe nė jug tė vendit. Aeroplanėt Spitfire tė RAF nga bazat ajrore nė Itali u thirrėn nėpėrmjet misioneve tė BLO nė jug pėr tė sulmuar kolonat gjermane, duke u dhėnė njė mbėshtetje tė rėndėsishme forcave partizane.

Vetėm gjatė muajit maj tė vitit 1944 pati 34 fluturime tė aeroplanėve Dakota, qė hodhėn secili nga 2 tonė furnizim. Gjithashtu u hodhėn nė 2 fluturime 20 pjesėtarė tė njė grupi komandosh me pajimet e tyre.

Kėto ishin pjesa e parė e njė vargu operacionesh nė Shqipėrinė e Jugut nga ana e Forcave tė Shėrbimeve tė Posaēme tė Forcės 266, me synimin pėr tė ndėrprerė komunikimet veri-jug tė trupave gjermane. Gjithashtu, pati edhe inkursione amfibe pėr hedhjen e grupeve komando nė bregdetin e jugut.

Hyrja e trupave aleate nė Romė mė 4 qershor dhe hapja e Frontit tė Dytė mė 6 qershor u pritėn me njė gėzim tė jashtėzakonshėm nė Shqipėri. Formacione tė mėdha tė Forcave Ajrore tė SHBA-sė me bombardues Liberator fluturonin shpesh nė hapėsirėn ajrore tė vendit tonė, me objektiv bombardimin e fushave tė pasura me naftė tė Ploeshtit (Rumani). 2 aviatorė tė SHBA-sė u hodhėn me parashutė nė afėrsitė e Peshkopisė, sepse u ishte dėmtuar aeroplani nė kėto bombardime ajrore. Ata u strehuan nė ēetat partizane.

Natėn e 27 dhe 28 korrikut tė vitit 1944 shumė aeroplanė tė RAF dhe amerikanėve hodhėn me parashutė materiale tė shumta luftarake pėr Brigadėn I.

Me kėrkesė tė forcave partizane shumė avionė tė Beaufighter tė RAF mė 10 dhe 11 gusht 1944 shkatėrruan kazermat gjermane nė Dibėr me zjarrin e raketave. Forca ajrore e Ballkanit i sulmoi ato pėrsėri, duke u shkaktuar humbje tė mėdha nė njerėz dhe materiale luftarake. Nga sulmet ajrore dhe ato tė forcave partizane rreth 400 ushtarė gjermanė u vranė. Ēdo muaj 140 tonė furnizime hidheshin nga ajri dhe 300 tonė nga deti i dėrgoheshin Ushtrisė Nacionalēlirimtare nga forcat aleate anglo-amerikane.


Pas muajit gusht tė vitit 1944 trupat komando britanike, nė bashkėpunim me brigadat tona partizane, ēliruan mė 9 tetor 1944 qytetin e Sarandės. Disa marinarė britanikė tė grupeve komando dhanė jetėn gjatė kėtyre luftimeve tė pėrgjakshme. Ushtarakėt britanikė qė qėndronin pranė njėsive tė mėdha partizane, me kėrkesė tė tyre dėrgonin njoftime pranė njėsive tė mėdha ajrore tė RAF. Kėto sulme ajrore u bėnė mė tė shpeshta.

Vetėm nė njė ditė nėntori tė vitit 1944, 28 aeroplanė Beafighters tė RAF, tė pajisur me raketa, sulmuan nė Tiranė kazermat e fortifikuara dhe pozicionet e topave tė forcave gjermane, duke u shkaktuar humbje tė shumta atyre.

Duhet tė theksojmė se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Britania e Madhe, nga prilli i vitit 1943 deri nė 31 tetor 1944, dėrgoi rreth 76200 sterlina ari nė ndihmė tė forcave partizane, tė Legalitetit dhe tė Ballit Kombėtar.

46 ushtarakė britanikė dhanė jetėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Mė 8 Maj 1945, Kryeministri i Britanisė sė Madhe, U. Ēurēill, nėpėrmjet radios, i jep lajmin tepėr tė gėzueshėm tė popullit anglez kudo nė botė pėr fitoren e forcave aleate ndaj forcave naziste. Nė ora 17 Mbretėresha e Anglisė, nga Pallati Mbretėror Bukingam, pėrshėndet popullin e Londrės. Lufta mbaroi, por shumė vetė ranė dėshmorė. Pėr 47 vjet regjimi komunist kėrkonte tė mbulonte kontributin e madh qė dhanė Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kjo pėr arsye ideologjike dhe si kundėrshtarė tė regjimit. Sot mė datė 8 maj 2010, ora 11:00, populli i Tiranės do tė bėjė homazhe tek varrezat e 46 ushtarakėve anglezė qė ndodhen pranė Kodrave tė Liqenit Artificial tė Tiranės.

-------------------

*Kėto tė dhėna janė marrė nga kujtimet e botuara tė oficerėve anglezė, qė ishin misionarė ushtarakė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe libra tė tjerė tė botuar nė Shqipėri, nga burime ushtarake angleze etj. Reshit Maloku, i ati i autorit tė kėtij shkrimi, pasi mbaroi shkollėn amerikane tė H. Fullcit, nė vitin 1937, ishte shoqėrues dhe pėrkthyes i Elizabet Barkerit, personalitet i rėndėsishėm britanik gjatė vizitės sė saj nė Alpet e Veriut. Gjatė viteve 1965-1974 shtėpia e S. Malokut ka pritur shumė miq anglezė. Nė maj tė vitit 1976, Saimir Maloku, me urdhėr tė diktatorit komunist arrestohet si i dyshuar pėr agjenturė angleze dhe vuan pėr afro 9 vjet dėnim politik nė burgun e Burrelit e tė Spaēit pėr agjitacion e propagandė.





Emrat e ushtarakėve anglezė qė ranė dėshmorė nė Shqipėri

A. F. C. NICHOLLS. N/Kolonel, komandant dhe shef i shtabit tė Gardės Goldstream. Dekoruar me Kryqin e Gjergjit pas vdekjes dhe me Gradėn Gjeneral.
G. E. LAYZELL. Major i Regjimentit tė Lankashirit Jugor.
S. P. MARTIN LEAKE. Major i Trupave tė Zbulimit.
G. A. PARSONS. M. C. Kapiten i Forcave Kėmbėsore tė Somersetit Komando.
A. CARELESS. Kapiten i Korpusit tė Blinduar Mbretėror.
P. B. WHITEHOUSE. Kapiten i Xhenios Mbretėrore.
M. S. MACPHERSON. Kapiten i Forcave Detare Mbretėrore.
W. J. HILES. Kapiten i Forcave Detare Mbretėrore Komando
G. B. BANTING. M. A. Prift ushtarak i Departamentit tė Forcave Mbretėrore Komando
R. E. STANLEY. Oficer fluturimi i Forcave Ajrore Mbretėrore.
J. G. DOUGLASS. Toger i Forcave Ajrore Mbretėrore.
R. N. CULLEN. DFC. Toger i Forcave Ajrore Mbretėrore.
A. M. SENNETT. Toger i Forcave Kėmbėsore tė Lehtė Malore.
J. A. COYLE. Toger i Artilerisė Mbretėrore.
H. AVEYARD. Toger i Forcave Kėmbėsore tė Lehtė Malore.
P. V. WADDELL. Kapter i Forcave Ajrore Mbretėrore Australiane.
J. S. BAIN. Kapter i Forcave Detare Mbretėrore.
D. STOTT. Tetar i Forcave Ajrore Mbretėrore.
S. G. ROBERTS. MM. Tetar i Forcave Kėmbėsore tė Lehtė Malore tė Durhamit.
J. L. DEVINE. Rreshter dhe Inxhinier i Forcave Ajrore Mbretėrore.
V. J. MORGAN. Rreshter i Forcave Ajrore Mbretėrore.
D. H. POTTER. Rreshter i Forcave Ajrore Mbretėrore Australiane.
H. V. BUTTON. Rreshter i Regjimentit tė Blinduar Mbretėror.
F. C. R. BURLEFINGER. Rreshter, ndėrlidhės dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretėrore.
W. TUBBERDY. Rreshter, ndėrlidhės dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretėrore.
E. B. CHILDS. Rreshter i Forcave Ajrore Mbretėrore.
E. D. S. TENNANT. Rreshter i Forcave Ajrore Mbretėrore Australiane.
J. G. STEWART. Rreshter, mitraljer i Forcave Ajrore Mbretėrore.
J. E. MOORES. Rreshter i Regjimentit Mbretėror tė Norfolkut Komanda
G. N. BROOKS. Rreshter i Forcave Ajrore Mbretėrore.
S. NEWMAN. Rreshter, ndėrlidhės dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretėrore.
D. C. MURRELL. Rreshter i Forcave Ajrore Mbretėrore.
G. GARDNER. Rreshter i Forcave Ajrore Mbretėrore.
H. WILLIAMS. Rreshter, mitraljer i Forcave Ajrore Mbretėrore.
W. ELLAM. Rreshter, ndėrlidhės dhe mitraljer i Forcave Ajrore Mbretėrore
D. M. TURNER. Rreshter, mitraljer i Forcave Ajrore Mbretėrore.
D. W. ROCKINGHAM. Ushtar i Forcave Zbuluese Mbretėrore.
G. S. PRATT. Marinar i Forcave Detare Mbretėrore Komando
J. V. SALT. Marinar i Forcave Detare Mbretėrore Komando
W. J. ST. ANGE. Marinar i Forcave Detare Mbretėrore Komando
N. SWANNEY. Ushtar i Forcave Kėmbėsore tė Lehtė Malore
A. BARR. Ushtar i Forcave Kėmbėsore Mbretėrore
A. J. D. CLARKE. Ushtar i Artilerisė Mbretėrore
R. PINCHER. Marinar i Forcave Detare Mbretėrore
H. GEE. Ushtarak i Regjimentit Special tė Besueshėm
J. CASEY. Ushtar i Forcave Kėmbėsore tė Lehtė Malore

http://www.standard.al/index.php/dosier/5973.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2010, 01:39   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Nga vetė datat mė lart provohet se britanikėt erdhėn nė Shqipėri pas kapitullimit tė Italisė, pra pasi Shqipėria ishte ēliruar, nxitėn luftėn civile duke veshur e armatosur komunistėt dhe luftuan nė bashkėrendim me komunistėt jugosllavė kundėr shtetit tė bashkuar shqiptar qė u shpall mė 14 shtator 1943 i pavarur dhe asnjanės nė L2B. Tė gjitha kėto ēuan nė sabotimin, destabilizimin dhe rrėzimin e shtetit tė bashkuar shqiptar.

Dhe pėr ilustrim tė kėtyre dėshmorėve liridashės britanikė:

Citim:
Mirėpo, siē kryqėzoheshin nė Shqipėri interesat e Fuqive tė Mėdha dhe lakmitė e vendeve fqinjė mė 1913-1914, ashtu kryqėzoheshin edhe mė 1943-1944. Nė momentet kyēe shfaqeshin fantazmat e dilnin nė sipėrfaqe edhe skemat e marrėveshjet e vjetra antishqiptare.

Mjafton tė pėrmendim Traktatin e Fshehtė tė Londrės, marrėveshjet italo-serbo-greke pėr copėtimin e Shqipėrisė midis tyre, marrėveshjen Randolf-Tito etj. pėr tė arritur deri tek thirrja qė i bėnte serbėve Komanda Supreme e Aleatėve pėr t'i nxitur kundėr ushtrive gjermane duke u premtuar Kosovėn:

"Serbė! Kur sė bashku do tė kemi fituar luftėn, atėherė SHBA dhe Anglia do t'ju ndihmojnė ju tė krijoni Serbinė e Madhe, tė re e tė fortė tė tillė qė ju tė bėheni populli mė i fortė i Ballkanit, mė i fuqishėm se kurdoherė."
89


_______
89. Trakt i RAF, 14 maj 1944.


Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.

Randolfi kėtu i biri i Uinston Ēėrēillit. Kurse nė "bombardimet kundėr gjermanėve", rastiste qė viktimat e dėmet tė ishin civilė shqiptarė dhe objekte tė infrastrukturės civile private dhe shtetėrore shqiptare nėpėr qendra urbane...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2011, 10:53   3
reparti kimik
 
Ėshtė interesante qė nė Tiranė kėta britanikėt mė lart kanė dhe njė varrezė te Kodrat e Liqenit me tė cilėn nderohen pėr rėnien e tyre dėshmorė pėr pushtimin e mbi gjysmės sė Shqipėrisė nga Jugosllavia... Nuk kanė fund karagjozllėqet nė kėtė vend!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 13:21   4
Citim:
Qeveria nderon tė rėnėt britanikė nė tokėn shqiptare

Nė Ditėn e kujtesės pėr dėshmorėt britanikė, nė Tiranė u zhvillua njė ceremoni homazh, organizuar nga ambasada britanike, ku tė pranishėm kanė qenė edhe autoritete tė larta shqiptare.

Kėshtu, delegacioni shqiptar nė kėtė ceremoni tė mbajtur nė varrezėn e dėshmorėve britanikė, pranė Kodrave tė Liqenit nė Tiranė, kruhesohet nga Kryeministri Berisha, shoqėruar nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, zv/kryeministri Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe ai i Punėve tė Brendshme, Bujar Nishani.

Kryeministri Berisha nga ana e tij, ka vendosur njė tufė me lule nė shenjė nderimi, pranė obeliskut tė dėshmorėve britanikė, tė rėnė nė vendin tonė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=20539
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 14:26   5
allianz
 
Kjo tregon dhe njė herė se sa tė ketė kameleonė tė tillė nė Shqipėri s'ka pėr tė pasur ndonjėherė histori tė mirėfilltė shtetėrore, por pallavra politike sipas interesave tė qeverisė sė radhės. Cili ėshtė konkretisht problemi qė tė thuhet historia ashtu siē ka ndodhur?! Pse tėrė ky tmerr nga e vėrteta?! Po tė mėsojnė njerėzit tė vėrtetėn do dalin gjė duke vrarė britanikė nėpėr rrugė apo ēfarė?!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2012, 21:08   6
Citim:
Pėrkujtohen dėshmorėt britanikė, krerėt e shtetit nė ceremoni

TIRANĖ- Ėshtė zhvilluar sot nė Tiranė ceremonia pėrkujtimore e dėshmorėve britanike tė rėnė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nėn kujdesin e ambasadės britanike.

Nė ceremoninė e zhvilluar tek Parku i Liqenit, pranė memorialit britanik dhe Komonuelthit, ishin tė pranishėm edhe krerėt mė tė lartė tė shtetit, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i jashtėm Edmond Panariti, ministri i mbrojtjes Arben Imami, ambasadori britanik Nicholas Cannon si dhe pėrfaqėsues tė tjerė nga ambasada britanike nė Tiranė.

Personalitetet e larta tė shtetit shqiptar dhe ata britanikė, si dhe gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė ceremoni, fillimisht mbajtėn njė minutė heshtje nė nderim tė tė rėnėve britanikė dhe, pas ekzekutimit tė himneve tė dy shteteve, ata vendosėn kurora me lule nė memorialin e 46 ushtarėve britanikė tė rėnė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė Parkun Kombėtar tė Tiranės.

Kjo ceremoni pėrkujtimore, e kthyer tashmė nė njė traditė nė Shqipėri nga Ambasada britanike nė Tiranė, zhvillohet jo vetėm nė Britani dhe nė vendin tonė, por nė shumė vende tė tjera tė Evropės, Francė, Belgjikė, etj, ku kanė dhėnė jetėn ushtarėt britanikė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kėto ceremoni zhvillohen ēdo datė 11 nėntor, nė orėn 11, njė simbolikė e vendosur nga Britania e madhe, nė nderim tė Ditės sė Kujtesės pėr tė rėnėt e saj nė kėtė luftė.46 ushtarė britanikė humbėn jetėn nė ndin tonė gjatė periudhės 1939-1945 ndėrsa kjo ceremoni pėrkujton sakrificat e vetėmohimin e tyre.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.