Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.5.2010, 20:11   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Pyetje "Dita e Evropės" (9 maji)?!


Kam ca vramendje pėr kėtė "festė":

E para ėshtė se pėr shqiptarėt kjo dmth zyrtarizim tė pushtimit sllav/komunist, pra shkėputjen administrative tė gjysmės sė kombit dhe 2/3 sė territorit. A mund tė festohet pushtimi nga i pushtuari?!

E dyta, kush e caktoi nė Verior kėtė si pushim zyrtar? Se do tė doja tė dija "mendimin" pas kėtij vendimi.

E treta, mund tė duket si retorikė e mėrzitshme kur themi qė "Kosovo" ėshtė fushė testimi pėr pėrsosjen e politikave tė BE-sė qė do zbatohen pas centralizimit, po edhe sikur tė donim tė mos ishin tė vėrteta e tė ishin thjesht retorikė, ngjarje tė tilla na i mbajnė kėmbėt nė tokė...

E katėrta, arsyetimi i Brukselit ėshtė i qartė, "nacioni kosovar" duhet tė ketė festa "kosovare", sepse s'ka lidhje me shqiptarėt. Duke parė "flamurin", s'ėshtė e vėshtirė tė merren me mend dhe "festat".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2010, 20:55   2
Citim:
Nesėr Dita e Evropės, kosovarėt pushojnė edhe tė hėnėn

Prishtinė, 8 maj - Kosova, e cila synon me tėrė forcėn integrimin nė bashkimin evropian, tė dielėn me aktivitete tė ndryshme feston Ditėn e Evropės, kurse drejtuesit e institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare pritet tė pėrcjellin mesazhin e angazhimit tė Kosovės pėr integrim nė familjen evropiane tė kombeve dhe shteteve tė lira.

Megjithėse dita kur Kosova, shteti mė i ri, mund tė anėtarėsohet nė BE duket tė jetė e largėt, orientimi evropian i Kosovės ėshtė theksuar qartė dhe me ngulm po punohet pėr plotėsimin e kritereve tė BE-sė pėrmes zbatimit tė reformave politike, ekonomike, institucionale dhe legjislative.

Zyra ndėrlidhėse e Komisionit Evropian nė Prishtinė, kohė mė parė ka bėrė publik njė program tė njė varg aktivitetesh pėr shėnimin e Ditės sė Evropės, tė cilat kanė filluar nga 2 maji dhe do tė pėrfundojnė mė 9 maj.

Programi javor pėr shėnimin e Ditės sė Evropės ka filluar tė dielėn e kaluar, mė 2 maj, me hapjen e njė ekspozite tė trashėgimisė kulturore nė hamamin “Gazi Mehmet Pasha“ nė Prizren dhe pėrfundon kėtė tė diele, mė 9 maj, me panairin “Rruga e Evropės” gjatė ditės dhe me njė program kulturo-artistik “Evropė, Evropė –muzikė, balet, ekspozitė”, qė mbahet nė mbrėmje nė Galerinė “EkspoArt.40” nė Prishtinė, raporton KosovaLive.

Nėntė Maji – Dita e Evropės konsiderohet edhe si ditėlindja e Bashkimit Evropian. Mė 9 maj 2010 mbushen plot 60 vjet nga dita kur ministri i Punėve tė Jashtme tė Francės, Robert Schuman, me njė deklaratė, u bėri thirrje Gjermanisė, Francės dhe vendeve tjera tė Evropės tė bėjnė marrėveshje pėr prodhimin e pėrbashkėt tė qymyrit dhe ēelikut. Ky ishte hapi i parė konkret qė gati gjysmė shekulli mė vonė qoi nė krijimin e Bashkimit Evropian.

Vite mė vonė, nė Samitin e Milanos nė 1985, krerėt e BE-sė vendosėn qė data 9 maj tė shpallej dhe festohej si Dita e Evropės. Duke marrė parasysh zhvillimet qė pasuan pas krijimit tė Komunitetit Evropian, integrimi evropian ishte instrumenti i vetėm i cili i siguroi Evropės paqe, siguri, stabilitet, zhvillim demokratik dhe ngritje ekonomike.

Dita e Evropės ėshtė pėrfshirė nė listėn e festave zyrtare tė Kosovės dhe Ministria e Administratės Publike (MAP) ka bėrė tė ditur se duke u bazuar nė Ligjin pėr Festat Zyrtare, dita e hėnė, 10 maj 2010, do tė jetė ditė pushimi, meqė data 9 maj kur festohet Dita e Evropės, bie tė dielėn, kur edhe kėshtu ėshtė ditė pushimi dhe pushimi shtyhet pėr njė ditė.

Me kėtė rast MAP ka njoftuar se institucionet publike tė Republikės sė Kosovės nuk do tė punojnė tė hėnėn.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,20811
Citim:
Kosovė: Shėnohet 9 Maji-Dita e Evropės

Me rastin e 9 Majit-Ditės sė Evropės, Komuna e Prishtinės, mė konkretisht Drejtoria pėr Kulturė, Sport dhe Rini, nė bashkėpunim me Zyrėn komunale pėr integrime do tė organizojnė aktivitete tė ndryshme.

Agjenda e aktiviteteve qė do tė mbahen sot mė 9 Maj pėr tė shėnuar Ditėn e Evropės.

09:00 – 10:00-PARAKALIMI I FĖMIJĖVE - me start nga Teatri Kombėtar i Kosovės, nėpėr Bulevardin “Nėna Terezė" deri te Pallati i Rinisė.

Pjesėmarrės janė:

- Qendra Kulturore e Fėmijėve tė Prishtinės;
-Xixėllonja;
- Balerinat;
- Asamblistėt;
- Ambasadorėt e vegjėl;
- Sportistėt e vegjėl;
- Si dhe paraqitja skenike e tė rinjve nga shkollat e mesme.

10:00 – 13:00-GJYSMĖ-MARATONA
12:00 – 12:30-MBJELLJA E FIDANEVE NĖ PARKUN E LAGJES “ULPIANĖS” (te fontana),
13:00 – 16:00-KĖNDI I PIKTURĖS nga Qendrat Rinore (Bul.“Nėna Terezė”)
13:30 – 16:00-STREET BALL lojė miqėsore mes nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė Prishtinės (Bul.“Nėna Terezė”).

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=60198
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2012, 21:16   3
Citim:
Ditės sė Evropės i vėrshėllehet nė Ferizaj

Ferizaj, 9 maj- Ditės sė Evropės iu vėrshėllehet nė Ferizaj. 27 tė rinj me tė veshura tė zeza me pip nė duar vėrshėllenin nė sheshin e Ferizajt, duke protestuar se pse nė kėtė ditė festohej nė Kosovė dhe nuk punohej. Njė performancė e OJQ “NA”(Nisma pėr Aktivizim) mėtonte tė pėrmbyste qasjen e festimit tė kėsaj dite. Njė model i hartės sė Kosovės ishte lidhur me zingjirė dhe rrethi i formuar simbolizonin getoizimin e Kosovės.” Ėshtė njė performancė domethėnėse, 27 tė rinj me kėmisha tė zeza shėnojnė numrin e shteteve anėtare tė BE-sė, kurse pjesa tjetėr e performancės ėshtė revoltė kundėr getoizimit tė Kosovės dhe mos mundėsisė sė lėvizjes sė lirė nė Evropė”, shprehej Albion Sherifi, drejtues. Sipas Sherifit rinisė kosovare nuk i duhen festime stereotipe tė festave tė ndryshme tė cilat as nė vendet evropiane nuk festohen.”Kur po ballafaqohemi me mospunė, me mos lėvizje tė lirė dhe me mosnjohje nga vendet evropiane tė BE-sė, atėherė vėrtetė shtrohet pyetja se ēfarė festojmė ne”, pohoi ai pėr KD-nė. Kurse pėr vėrshėllimet ai sqaronte se ėshtė koha kur klasa e jonė politike duhet tė zgjohet dhe tė sheh degradimin e vendit, sepse asnjėherė sikur tash nuk janė degraduar vlerat nė arsim, shėndetėsi dhe nė ēdo pore tė jetės, ku tė rinjtė po margjinalizohen pa tė drejtė”, ka sqaruar Sherifi.

Pėr njė kohė derisa ritmi i njė dite tė pushimit mbretėronte nė Ferizaj ishin vėrshėllimat e anėtarėve tė OJQ-sė “NA” ato qė alarmonin se nuk duhej festuar por punuar dhe se nė vend tė getoizimit Kosovės duhej ofruar integrimi.

http://koha.net/?page=1,31,98797

Citim:
Tė izoluar, festojmė Ditėn e Evropės!

Tė festosh ditėn e organizatės qė as nuk ta njeh statusin e shtetit tėnd, padyshim ėshtė njė karakteristikė qė e dallon Kosovėn nga tė gjitha vendet e tjera, qė Bashkimin Evropian e kanė njė nga opsionet.

Nė fakt, BE-ja pėr Kosovėn ėshtė alternativa e vetme, ndėrsa nuk ka tė regjistruar asnjė grup, i cili do hidhte nė dyshim kėtė gjė, pra mungon nė tėrėsi grupi i skeptikėve ndaj BE-sė. Madje njohės tė rrethanave nė Kosovė, e mendojnė se njė gjė e tillė edhe po ta dėshironte dikush, ėshtė njė luks i paarritshėm.

Nė fakt dashurinė qė Kosova dhe kosovarėt e kanė shprehur rregullisht pėr BE-nė, rrallėherė e kanė marrė nga Brukseli, kjo pak a shumė e ndikuar dhe nga mosnjohja e Kosovės si shtet nga tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė, shkruan “Zėri”.

Bile ministrja pėr Integrime e Kosovės, Vlora Ēitaku, marrėdhėnien me BE-nė thotė se disa e quajnė edhe “platonike”.

Njė nga sqarimet pėr kėtė “marrėdhėnie platonike” ėshtė tė dashurosh pa lidhje fizike, njė marrėdhėnie spekulative apo thjesht teorike.

Kosova ende nuk ka marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė, ndėrsa premtimet evropiane qė po i bėhen tani Kosovės, janė pėrsėritje e asaj qė i ėshtė ofruar edhe para disa vitesh.

Megjithėse, nga institucionet e vendit thuhet se ėshtė ēėshtje kohe, Kosova vazhdon tė jetė i vetmi vend nė Ballkan ndaj tė cilės BE nuk ka politika afirmative (udhėrrėfyes) pėr lehtėsimin e vizave dhe si pasojė ėshtė ndėr vendet mė tė izoluara. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=22289

Citim:
Sot shėnohet 9 Maji – Dita e Evropės

Nė mbarė vendet e Evropės sot do tė shėnohet 9 Maji – Dita e Evropės.

Republika e Maqedonisė me njė sėrė aktivitetesh nė mė shumė qytete do ta shėnojė 9 Majin, Ditėn e Evropės.

Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shkup me kėtė rast organizon konferencė me temė "Si t'i pėrforcojmė qytetarėt nė Evropė", pritje me rastin e Ditės sė Evropės.

Qyteti i Shkupit dhe Qendra kulturore pėr tė rinj do tė organizojnė aheng mė shumė orėsh nė Parkun e Shkupit. Komuna e Qendrės nė bashkėpunim me Delegacionin e BE-sė nė Shkup nė sheshin "Maqedonia" organizon hepening evropian dhe garė tė kamerierėve dhe kameriereve, ndėrsa komuna e Gazi Babės do ta shėnojė Ditėn e Evropės me vendosjen e luleve para pėrmendores sė Metodia Andonov Ēento nė parkun e lagjes.

Manifestimi me rastin e Ditės sė Evropės nė organizim tė organizatės joqeveritare Open Gate do tė mbahet edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Festat e titulluara "Ta hulumtojmė Evropėn" do tė organizojnė edhe Info pikat e BE-sė nė Kumanovė, Kavadar, Tetovė, Gostivar, Veles, Manastir dhe Koēan.

Nė Shqipėri ashtu si edhe nė tė gjithė vendet e Bashkimit Evropian dhe nė Kosovė do tė zhvillohen aktivitete tė shumta, qė kanė pėr qėllim qė koncepti i Evropės tu afrohet qytetarėve dhe popujve t`iu mundėsojė qė tė njihen mė mirė.

Aktivitetet nė Tiranė nisin qė nė orėn 9:30 pėr tė vazhduar pėrgjatė gjithės ditės sė sotme. Me moton "Vrapo drejt Evropės”, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ambasadorėt e Vendeve Anėtare tė Bashkimit Evropian, Kryetari i Bashkisė sė Tiranės dhe qytetarė tė Tiranės do tė nisin garėn me biēikleta nė drejtim tė sheshit “Nėnė Tereza” ndėrsa mė pas do tė ketė edhe njė garė vrapimi. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/17095.html

Citim:
Thaēi uron qytetarėt pėr Ditėn e Evropės

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka uruar tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės, me rastin e 9 Majit, Ditės sė Evropės.

Thaēi nė mesazhin e urimit, shprehu bindjen e plotė qė Republika e Kosovės do ta festoj kėtė festė nė njė periudhė tė afėrt si shtet anėtar i Bashkimit Evropian.

“Kosova ka filluar ta pėrmbushė kėtė ėndėrr shumė shekullore me shpalljen e pavarėsisė mė 17 shkurt 2008. Jam i pėrkushtuar qė nė emėr tė Qeverisė qė udhėheq dhe nė emrin tim tė punoj nė drejtim tė pėrmbushjes sė kritereve dhe standardeve tė nevojshme qė Kosova ta zė vendin e vet tė merituar nė mesin e shteteve tė familjes sė madhe evropiane”, shprehet Thaēi.

Ai mė tej, thekson se 9 Maji, Dita e Evropės ka njė rėndėsi tė madhe simbolike pėr gjithė Evropėn, por edhe pėr vetė Kosovėn. Kjo ditė, sipas tij, shėnon paqe nė Evropė, themelimin e njė Unioni supranacional, nė shėrbim tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm ekonomik tė Evropės dhe respektimin e diversitetit, duke e shndėrruar atė nė vlerė.

“Republika e Kosovės si shteti mė i ri nė mesin e popujve tė Ballkanit po punon nė drejtim tė krijimit dhe forcimit tė vlerave evropiane nė kėtė rajon. Pėr Kosovėn kjo ditė do tė shėrbejė si simbolikė shumė domethėnėse e zhvillimit tė rajonit si tėrėsi nė frymėn evropiane, bashkėpunimit reciprok ndėr-shtetėror, bazuar nė parimet fundamentale tė barazisė mes popujve, respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial, pėr ecjen drejt njė tė ardhme prosperuese pėr tė gjithė popujt tanė”, shprehet Thaēi.

Pėr Thaēin, falė mbėshtetjes sė Bashkimit Evropian Kosova ka tejkaluar me sukses fazėn e rindėrtimit dhe atė tė tranzicionit.

“Tashmė Kosova po hyn nė nja fazė tė re, nė fazėn e zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit tė institucioneve demokratike. Me pėrfundimin e Studimit tė Fizibilitetit dhe nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit kėtė vit do tė arrijė tė kalojė nga shteti potencial nė shtet kandidat pėr integrim nė BE. Nė kėtė moment tė rėndėsishėm tė shėnimit tė Ditės sė Evropės, dėshiroj tė falėnderoj qytetarėt e Republikės sė Kosovės, tė gjitha partitė politike, shoqėrinė civile dhe tė gjithė kontribuuesit tjerė nė pėrkrahjen e vazhdueshme pėr ndėrmarrjen e reformave tė nevojshme tė procesit tė integrimit”, shprehet kryeministri, Hashim Thaēi. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=22297

Citim:
Festohet Dita e Evropės

Rruga e Ditės sė Evropės – ishte emėrtimi pėr panairin nė sheshin Nėna Terezė, qė synonte ofrimin e koncepteve tė BE-sė pėr qytetarėt e Kosovės. Pjesėmarrėsit ishin tė shumtė, qė nga fėmijėt e deri tek pėrfaqėsues tė institucioneve dhe mekanizmave ndėrkombėtarė.

9 maji ėshtė festė zyrtare nė Kosovė, mirėpo ministrja e integrimit Vlora Citaku paralajmėroi se vitet e ardhshme nuk do tė jetė kėshtu.

“Nga viti i ardhshėm, nuk do tė jetė Dita e Evropės ditė pushimit, gjithmonė do tė jetė festė qė do tė shėnohet, por nė Evropė nuk mund tė shkojmė duke pushuar, por duke punuar. Unė kėtė demonstrim tė sotėm e kuptoj si njė mundėsi e jona pėr tė dėrguar sinjale tė forta, nė Bruksel qė ne duam tė jemi pjesė e familjes evropiane, por pjesė e saj do tė bėhemi pėrfundimisht kur tė pėrmbushim reformat dhe detyrimet”, tha Ēitaku.

Nė anėn tjetėr, Organizata Iniciativa pėr Progres pėrmes njė performance para ndėrtesės sė qeverisė paraqiti nėntė arsye pėr tė mos festuar nė kėtė datė. Sipas tyre, Kosova ėshtė ende pikė e zezė nė Evropė pėr shkak tė papunėsisė, mos liberalizimit tė vizave etj.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=60419

Citim:
Manifestim madhėshtor pėr Ditėn e Evropės nė Gostivar

Me kros nė vrap, konkurs letrar, kuis diturie, turne nė shah, prezantim tė vlerave tė Gostivarit dhe shteteve tė Kartės sė Vishegradit, program kulturor dhe argėtues, u shėnua sot Dita e Evropės nė Gostivar. Nė manifestimin e organizuar nga Komuna e Gostivar nė bashkėpunim me ambasadat e Grupit V4 dhe shkollat fillore dhe tė mesme tė qytetit, nė prezencė tė kryetarit tė komunės - Rufi Osmani dhe ambasadorėve tė Hungarisė, Polonisė, Ēekisė dhe Sllovakisė, qindra nxėnės, studentė, qytetarė dhe mysfairė tė ftuar, ishin pjesė e njė ngjarjeje e cila dėshmoi se Gostivari frymon evropeisht dhe se ėshtė pjesė e vlerave evropiane.

Nė pjesėn ceremoniale, si pėrmbyllje e aktiviteteve tė shumta qė u organizuan me rastin e kėsaj dite shumė tė rėndėsishme pėr BE-nė dhe pėr Evropėn nė pėrgjithėsi, para tė pranishmėve folėn kryetari i komunė sė Gostivarit, Rufi Osmani, Ambasadori i Republikės sė Ēekisė- Jozef Braun, i Hungarisė - Jozef Bence, i Polonisė - Pzhemisllav Ēizh dhe i Sllovakisė - Robert Kirnag

“Mesazhi i eurokomisarit pėr zgjerim Shtefan Fyle gjatė vizitės sė fundit nė Maqedoni, mund tė na shėrbejė si leksion se synimi pėr t’u integruar nė Bashkimin Evropian nuk ėshtė vetėm njė ide fictive pėr tė qene fizikisht dhe gjeografikisht pjesė e Evropės, por se duhet bėrė reformat e duhur pėr t;u bėrė pjesė vlerore e kėtij unioni”, theksoi mes tjerash kryetari I komunė sė Gostivarit, Rufi Osmani.

Osmani, nė fjalimin e tij, mes tjerash shprehu edhe bindjen e tij se Gostivari paraqet njė shembull pozitiv nė Maqedoni i cili multikulturalizmin dhe mutlietnicitetitn e kultivojnė si njė nga vlerat mė tė rėndėsishme tė Bashkimit Evropian.

Ambasadorėt e shteteve tė Kartės sė Vishegradit, shprehėn kėnaqėsinė e tyre qė nė kėtė datė shumė tė rėndėsishme pėr familjen e madhe evropiane, e shėnojnė me njerėz kaq tė mirė tė qytetit tė Gostivarit dhe se fryma qė dominon nė kėtė eveniment, tregon se Gostivari tanimė ėshtė pjesė e Evropės.

Kryetari i komunės sė Gostivarit - Rufi Osmani dhe ambasadori i Hungarisė - Jozef Braun, garuesve mė tė suksesshėm nė 4 disiplinat u ndanė Lėvdata.

Manifestimi i sotėm kushtuar Ditės sė Evropės, pėrfundoi me program argėtues me pjesėmarrje tė nxėnėsve tė shkollave fillore dhe tė mesme tė qytetit. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/17112.html

Citim:
Tetova festė pėr Ditėn e Evropės

Komuna e Tetovės i ėshtė bashkuar sot festės sė 9 majit-Ditės sė Europės. Mini ekspozita tė organizuara nga shkollat fillore qė grafitojnė nė komunėn e Tetovės dhe njė program i pasur asrtistik kanė qenė pjesė e kėsaj ngjarje tė rėndėsishme.

“Jemi, sot, kėtu pėr tė shėnuar 9 majin-ditėn e Evropės, si njė ngjarje tepėr tė rėndėsishme tė paqes dhe unitetit evropian. Pikėrisht kjo datė shėnon ėndrrėn e madhe tė Bashkimit Evropian, rrugėn e pakthyeshme tė vlerave mė tė larta tė shumėllojshmėrisė kulturore nė suaza tė familjes sė madhe europiane qė tashmė ėshtė konkretizuar nė principe dhe institucione tė konsoliduara”, tha udhėheqėsi i sektorit pėr Veprimtari Publike nė komunėn e Tetovės, Iljaz Halimi.

Jemi kėtu, tha ai, pėr tė festuar kėtė ditė dhe pėr tė shpėrndarė mesazhin e madh tė vlerave europiane qė tashmė po promovohen me shumė aktivitete dhe ngjarje edhe nė qytetin tonė.

“Kjo ditė gjithnjė na frymėzon me idenė pėr tė qenė pjesė Bashkimit Evropian, e kėsaj familje tė madhe qė nėnkupton afirmimin dhe pėrkushtimin ndaj njė shoqėrie tė hapur dhe progresive”, tha Halimi.

Sipas tij, Komuna e Tetovės, gjithnjė ka qenė dhe mbetet e pėrkushtuar nė promovimin dhe fuqizimin e vlerave europiane si njė mundėsi pėr tė ndėrtuar njė demokraci lokale funksionale nė dobi tė gjithė qytetarėve.

“Shprehim bindjen e thellė qė kjo ėshtė rruga e vetme e progresit qė bazohet nė vlerat mė tė mira njerėzore, nė edukim dhe nė shpėrndarjen e njohurive”, tha Halimi. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/17113.html

Citim:
Ivanov e Gruevski urojnė Evropėn

Kryeministri i Maqedonisė Nikolla Gruevski me rastin e 9 Majit - Ditės sė Evropės i ka dėrguar urim kryetarit tė Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.

"Mė lejoni qė t'ua uroj 9 Majin -Ditėn e Evropės, ditėn qė simbolizon Bashkimin Evropian dhe synimin pėr paqe afatgjatė dhe prosperitet tė kontinentit tonė. Idetė e guximshme tė baballarėve - themeluesve tė BE-sė e transformuan Evropėn dhe i inspiruan popujt e saj qė tė ndėrtojnė njė mjedis tė pėrbashkėt pajtimi, solidariteti dhe bashkėpunimi, duke u kujdesur pėr veēoritė e tyer, traditat dhe vlerat kulturore. Sot Bashkimi Evropian ėshtė simbol pėr demokraci, mbizotėrim tė sė drejtės, respektim tė sė drejtave tė njeriut dhe lirive ekonomike, drejė tė cilave synojnė tė gjithė vendet e Ballkanit, duke pėrfshirė edhe Republikėn e Maqedonisė”, thuhet nė urimin e Gruevskit.

Qytetarėt e Republikės sė Maqedonisė, siē citohet, e vlerėsojnė lart pėrkrahjen qė Komisioni Evropian e jep pėr integrimin tonė nė BE, sidomos nė pikėpamje tė intencės dhe angazhimit tė Komisionit pėr hapjen e negociatave inkuadruese pėr anėtarėsim.

Nga ana tjetėr, presidenti i Gjorge Ivanov me rastin e Ditės sė Evropės i dėrgoi letėr kryetarit tė Kėshillit Evropian Herman Van Rompuj, me urime dhe dėshira pėr pėrparim tė Bashkimit Evropian dhe tė shtėpisė sonė tė pėrbashkėt - Evropės. “Duke e shėnuar 20-vjetorin e nėnshkrimit tė Marrėveshjes pėr Bashkimin Evropian, besoj se duhet qė tė rikujtojmė premtimet e skalitura nė marrėveshjen historike tė Mastrihit. Para dy dekadash , lidershipi evropian e konfirmoi lidhshmėrinė e tij pėr parimet e lirisė, demokracisė dhe respektit tė tė drejtave tė njeriut dhe liritė fundamentale dhe mbizotėrimin e sė drejtės, nė tė njėjtėn kohė duke dashur qė ta thellojė solidaritetin midis popujve njėkohėsisht duke e respektuar historinė, kulturėn dhe traditėn e tyre. Nė dekadat e kaluara, kėto ideale sollėn paqe, shpresė dhe unitet nė kontinentin tonė, nė rajonin e Evropės Juglindore dhe tė Republikės sė Maqedonisė dhe shoqėrisė sė saj multietnike, multireligjioze dhe shumėgjuhėshe”, thotė Ivanov nė letėr. Duke pasur parasysh forcėn e idesė evropiane qė tė pajtojė dhe tė bashkojė, presidenti Ivanov shprehu kėnaqėsi pėr pėrkrahjen dhe orientimet qė BE-ja ia jep Republikės sė Maqedonisė nė rrugėn e saj tė eurointegrimit. “Do tė doja T'ju bindja qė edhe pėrkundėr pengesave tė shumta dhe tė padrejta, qytetarėt e Maqedonisė mbeten tė pėrkushtuar nė realizimin e ėndrrės pėr anėtarėsim nė familjen e pėrparuar evropiane tė popujve. Pres qė ta shoh ditėn kur vendi im do tė bėhet anėtare e barabartė nė BE, me tė drejta dhe detyrime tė ndara. Jam shumė i bindur qė nė periudhėn e ardhshme do tė fillojmė negociatat pėr anėtarėsim nė BE. Nė kėtė proces ne nuk duam privilegje, por tė njėjtat kritere qė janė zbatuar pėr vendet e tjera anėtare tė Bashkimit Evropian. Nga kjo pėrfitim do tė kenė jo vetėm vendi im, por edhe rajoni dhe Evropa”, thuhet nė urimin e presidentit Ivanov.

http://www.koha.mk/aktuale/14090.html

Citim:
Integrimi i Ballkanit, pėrmbushje e vizionit tė BE-sė

Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, nė njė ceremoni kushtuar Ditės sė Evropės, ka thėnė se tė gjithė vendet e rajonit, janė tė orientuar tė ndihmojmė njėri tjetrin dhe gjenden nė njė moment tė rėndėsishėm pėr tė pėrmbushur ėndrrėn e integrimit nė Bashkimin Evropian.

“Republika e Kosovės dhe Bashkimi Evropian kanė shėnuar njė faqe tė re nė marrėdhėniet dypalėshe, me lansimin e Studimit tė Fizibilitetit pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Ascociimit si dhe fillimin e procesit tė dialogut pėr Liberalizim tė Vizave, qė ofron mundėsi tė reja pėr qytetarėt e vendit dhe pėr ekonominė tonė”, ka thėnė ndėr tė tjera, presidentja Jahjaga.

Ajo ka thėnė se Kosova ėshtė e pėrkushtuar qė tė pėrmbushė tė gjitha kriteret dhe obligimet nė rrugėn e integrimit.

“Qytetarėt tanė na kėrkojnė, me plotė tė drejtė, qė me vullnet dhe pėrkushtim tė plotė tė vazhdojmė pėrmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe ligjore pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian. Por, suksesi i integrimit tonė nė Evropė varet nga tė gjithė ne: institucionet, partitė politike, shoqėria civile dhe nga tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės”, ka thėnė Jahjaga.

Evropa me vullnet tė njėzėshėm politik po del nga secila betejė edhe mė e fuqishme, ka thėnė Jahjaga, pėr tė shtuar se “pėrkushtimi i evropianėve pėr tė gjetur modalitetet e forcimit tė bllokut demokratik dėshmon me seriozitet dhe me plotė pėrgjegjėsi se sfidat e momentit nuk kėrcėnojnė vizionin dhe misionin e BE-sė pėr njė Evropė tė bashkuar dhe jemi te vetėdijshėm se Bashkimi Evropian do ta pėrmbushė plotėsisht vizionin e saj vetėm atėherė kur tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor t’i bashkohen Familjes Evropiane”.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,80926

Citim:
Dita e Europės

Nė Ditėn e Europės, Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri organizoi njė koncert nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit, ku mes tė tjerėsh ishin tė ftuar autoritetet mė tė larta vendase dhe artistė.

Fjalėn e hapjes e mbajti ambasadori i Bashkimit Evropian nė Tiranė, Ettore Sequi, i cili pėrcolli mesazhin “Aty ku ka zemėr ka dhe krahė”.

Sequi u shpreh se Europa ėshtė sot njė histori e hapur dhe e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė nė Europė, pavarėsisht sfidave dhe peripecive qė do t’i duhet tė kalojė. “Unė e di qė objektivi nuk ėshtė i lehtė, por ėshtė njė objektiv kombėtar i cili do arrihet”, u shpreh Sequi.

Nė aktivitetin e organizuar me kėtė rast ishin tė pranishėm Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, kryesocialisti Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli etj.

Pjesė e koncertit ishin artistė shqiptarė qė zhvillojnė aktivitete artistike nė vende tė ndryshme tė Evropės.

Ndryshe nga herėt e tjera, kur nė Shqipėri pėr ditėn e Evropės organizoheshin aktivitete gjatė njė jave, kėtė vit ato do tė shtrihen pėrgjatė tė gjithė muajit maj.

Kjo ditė e ka zanafillėn mė 9 maj tė 1950-ės, datė kur Robert Shuman paraqiti propozimin qė ēoi nė themelimin e Bashkimit Europian.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=234388
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.4.2013, 22:49   4
Citim:
Aktivitetet pėr festėn e Ditės sė Evropės - 9 Maj

Euroambasadori Aivo Orav dhe kryetarja e Lėvizjes Evropiane Meri Cakiq, nė prani tė zėvendėskryeministrit tė obliguar pėr ēėshtje evropiane Fatmir Besimi, sot informuan pėr aktivitetet e ardhshme me rastin e festimit tė sivjetmė tė Ditės sė Evropės.

Nė kėtė program janė pėrfshirė ligjėrata dhe debate, por edhe gara tė ndryshme pėr tė rinj pėr tema tė cilat janė tė lidhura me procesin inkuadrues, por edhe reforma dhe aktivitete tė ndryshme kulturore-sportive, duke i pėrfshirė edhe hepening Ditėn tradicionale tė flamurit evropian dhe maratonėn nė ditėn e Evropės.

Njė prej ngjarjeve kryesore me kėtė rast ėshtė pikniku evropian qė do tė mbahet nė Parkun e qytetit nė Shkup kur fėmijėt nga kopshtet dhe nga shkollat fillore nga komuna e Qendrės do t'i prezantojnė kulturat e vendeve-anėtare tė BE-sė.

Nė kėtė ngjarje do tė pėrfshihet edhe gara tradicionale e kamerierėve. Edhe kėtė vit organizohet fushata informative e BE-sė "BE-ja prej afėr", qė do tė realizohet me BE autobus i cili do tė udhėtojė nėpėr Maqedoni.

"Qėllimi ėshtė qė ta transmetojmė porosinė tonė kryesore e cila lidhet me ardhmėrinė e kėtij vendi nė Evropė, por edhe ta afrojmė BE-nė mė afėr deri te qytetarėt", deklaroi nė konferencėn e sotme pėr shtyp Orav, duke shtuar, se ngjarjet organizohen nė Shkup, por edhe nė qytete tjera. Risi nė kėtė vit ėshtė hapja e pesė BE info pikave nė komunat Dibėr, Kriva Pallankė, Gjevgjeli, Strumicė dhe Ohėr.

Zėvendėskryeministri Besimi, i cili do tė marrė pjesė nė Ditėn e flamurit evropian dhe nė maratonė, theksoi se Sekretariati pėr ēėshtje evropiane (SĒE) do tė marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet duke i promovuar reformat, por edhe vlerat e BE-sė.

"Koncepti i BE-sė ėshtė shumė mė i gjerė se vetėm ndryshimi i ligjeve, ky ėshtė koncept i ndryshimit tė mėnyrės sė jetesės, vendosje e standardeve pėr jetė mė tė mirė, koncept i respektimit tė ndėrsjellė tė qytetarėve gjegjėsisht koncept i bashkimit nė shumėllojshmėri", tha Besimi, duke shtuar se nė kėtė mėnyrė ne mund t'i ndajmė vlerat tona kulturore dhe tradicionale.

Nė Ditėn e Evropės, zėvendėskryeministri Besimi dhe ambasadori Orav do ta promovojnė edhe iniciativėn e re "Tė rinjtė pėr Evropėn", ndėrsa prej vitit tė ardhshėm fillon edhe aktiviteti me qėllim tė bėhet tradicionale, qė ēdo vit 9 Maji nė orėn 9 mėngjes me ambasadorėt e vendeve-anėtare tė BE-sė, sė bashku me tė gjithė zėvendėskryeministrat e deritanishėm tė obliguar pėr eurointegrime.

Kryetarja e Lėvizjes evropiane Cakiq potencon se fokusi kryesor i tė gjitha ngjarjeve ėshtė njohje mė e afėrt e qytetarėve me rolin dhe pjesėmarrjen e tyre nė procesin e eurointegrimit, si dhe tė vlerave tė BE-sė.

http://www.botasot.info/maqedonia/22...evropes-9-maj/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2013, 22:57   5
Citim:
Fyle: Europa ėshtė ajo ēka duan shqiptarėt

TIRANĖ-Komisioneri pėr Zgjerim nė Bashkimin Europian, Stefan Fyle me rastin e 9-majit, ditės sė Europės, u ka kushtuar shqiptarėve njė mesazh urimi. Duke iu referuar vizitės sė fundit nė vendin tonė pak javė mė parė, ku mori pjesė nė konferencėn "Thjesht Bashkimi Evropian", komisioneri Fyle ėshtė shprehur i prekur nga mikpritja e ngrohtė qė i ėshtė bėrė nga qytetarėt shqiptarė dhe nga diskutimet e gjalla qė pati mbi tė ardhmen e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian.

“Sot, nė Ditėn e Evropės, kur festojmė synimet themeluese dhe parimet e Evropės, po ju drejtohem sėrish pėr t’ju siguruar se besoj fort nė vendin e Shqipėrisė nė Evropė”, thuhet ndėr tė tjera nė mesazhin e Fyles.

Ai vazhdon mė tej duke thėnė se: “Me zhvillimin e tij, Bashkimi Evropian u ka mundėsuar njerėzve tė tij tė shijojnė njė periudhė tė paprecedent paqeje dhe prosperiteti. Me gjithė vėshtirėsitė e kohėve tė fundit, Evropa vazhdon tė jetė njė burim frymėzimi me vlerat dhe standardet e saj tė jetesės, dhe nė rastin e zgjerimit, edhe me pushtetin transformues qė sjellin reformat dhe ndryshimet qė nevojiten pėr arritjen e standardeve evropiane nė tė gjitha fushat e jetės”.

Nėpėrmjet mesazhit, ai ka vlerėsuar se integrimi evropian do tė sjellė pėrmirėsime tė mėdha jo vetėm nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, nė luftėn kundėr korrupsionit dhe nė menaxhimin e shėndetshėm financiar, por gjithashtu edhe nė mbrojtjen sociale dhe perspektivat e punėsimit, nė sigurinė e ushqimit dhe mjedisit, duke pėrmirėsuar kėshtu nė mėnyrė radikale cilėsinė e jetės sė njerėzve.

“Pasi dėgjova mendimet e shqiptarėve nė konferencėn "Thjesht Bashkimi Evropian", jam mė i bindur se kurrė se Evropa ėshtė ajo ēka duan shqiptarėt, dhe se ėshtė entuziazmi dhe motivimi i popullit shqiptar qė do ta shtyjė pėrpara Shqipėrinė nė rrugėn e saj drejt integrimit evropian”, thekson ai.

Nė pėrfundim, Fyle ka siguruar se BE-ja ėshtė e angazhuar tė ndihmojė shqiptarėt pėr arritjen e aspiratave tė tyre evropiane.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1

Citim:
Fyle: Integrimi do tė pėrmirėsojė jetėn tuaj!

2013.05.08 - 08:55 

Bruksel – Komisioneri pėr Zgjerimin, Stefan Fyle, i dėrgoi njė mesazh urimi popullit shqiptar me rastin e Ditės sė Evropės, duke theksuar se shqiptarėt e duan integrimin evropian.

Nė mesazhin e dėrguar, Fyle kujton vizitėn nė Tiranė tė disa javėve mė parė, sipas tė cilit ishte pritur ngrohtė nė Tiranė dhe se kishte pasur diskutime tė gjalla mbi tė ardhmen e Shqipėrisė.

“Sot, nė Ditėn e Evropės, kur ne jemi duke festuar parimet dhe qėllimet themeluese tė Evropės, unė po ju drejtohem sėrish pėr t`iu siguruar se unė besoj fort se vendi i Shqipėrisė ėshtė nė Evropė. Zhvillimet nė Bashkimin Evropian i kanė mundėsuar popujve tė tij tė gėzojnė njė periudhė tė pashembullt paqeje dhe prosperiteti. Me gjithė vėshtirėsitė e fundit, Evropa mbetet njė burim frymėzimi me vlerat e saj, me standardet e saj tė jetesės, edhe nė rastin e zgjerimit, po kėshtu, me fuqinė e saj transformuese, duke sjellė reformat dhe ndryshimet e nevojshme pėr arritjen e standardeve evropiane nė tė gjitha fushat e jetės”, shkruan Fyle nė mesazh.

Ai shton se integrimi do tė prodhojė pėrmirėsime tė mėdha jo vetėm pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, luftėn kundėr korrupsionit dhe nė menaxhimin e shėndoshė financiar, por edhe pėr mbrojtjen sociale e perspektivat e punėsimit, nė sigurinė ushqimore dhe mjedisin, duke pėrmirėsuar kėshtu nė mėnyrė radikale cilėsinė e jetės sė njerėzve.

“Duke dėgjuar pikėpamjet e popullit shqiptar nė konferencėn "Vetėm Bashkimi Evropian”, unė jam mė i bindur se kurrė se ajo qė do populli shqiptar ėshtė Evropa dhe se ėshtė entuziazmi dhe motivimi i popullit shqiptar qė do tė ēojė Shqipėrinė pėrpara nė rrugėn e saj tė integrimit evropian. Ne jemi tė angazhuar pėr t’ju ndihmuar qė tė veproni pėr aspiratat tuaja evropiane”, pėrfundon mesazhi i tij.

http://www.gazetastart.com/index.php...id=10328&cat=1

Citim:
Fyle: Shqiptarėt duan Evropėn

Bruksel, 8 maj 2013 - Me rastin e 9 Majit, ditės sė Evropės, Komisioneri pėr Zgjerimin, Shtefan Fyle, dėrgoi njė mesazh urimi vetėm pėr popullin shqiptar. Nė mesazhin e Fyles tuhte:

- Vetėm pesė javė mė parė unė erdha nė Tiranė pėr konferencėn ‘vetėm Bashkimi Europian”. Unė u preka nga pritja e ngrohtė qė mė dhanė qytetarėt shqiptarė dhe nga diskutimi i gjallė qė patėm mbi tė ardhmen e Shqipėrisė nė Bashkimin Euopian.

Sot, nė Ditėn e Evropės, kur ne jemi duke festuar parimet dhe qėllimet themeluese tė Europės, unė po ju drejtohem sėrish pėr t'iu siguruar se unė besoj fort se vendi i Shqipėrisė ėshtė nė Evropė.

Zhvillimet nė Bashkimin Evropian i kanė mundėsuar popujve tė tij tė gėzojnė njė periudhė tė pashembullt paqeje dhe prosperiteti.

Megjithė vėshtirėsitė e fundit, Evropa mbetet njė burim frymėzimi me vlerat e saj, me standardet e saj tė jetesės, edhe nė rastin e zgjerimit, po kėshtu, me fuqinė e saj transformuese, duke sjellė reformat dhe ndryshimet e nevojshme pėr arritjen e standardeve europiane nė tė gjitha fushat e jetės.

Integrimi europian do tė prodhojė pėrmirėsime tė mėdha jo vetėm pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, luftėn kundėr korrupsionit dhe nė menaxhimin e shėndoshė financiar, por edhe pėr mbrojtjen sociale e perspektivat e punėsimit, nė sigurinė ushqimore dhe mjedisin, duke pėrmirėsuar kėshtu nė mėnyrė radikale cilėsinė e jetės sė njerėzve.

Duke dėgjuar pikėpamjet e popullit shqiptar nė konferencėn "Vetėm Bashkimi Evropian”, unė jam mė i bindur se kurrė se ajo qė do populli shqiptar ėshtė Evropa dhe se ėshtė entuziazmi dhe motivimi i popullit shqiptar qė do tė ēojė Shqipėrinė pėrpara nė rrugėn e saj tė integrimit europian.

Ne jemi tė angazhuar pėr t’ju ndihmuar qė tė veproni pėr aspiratat tuaja evropiane, thotė Fyle nė fund tė mesazhit tė tij.

http://www.kosova.com/artikulli/93306
Citim:
Thaēi uron qytetarėt pė 9 Majin

Bota Sot | 08.05.2013 20:52

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė emėr tė Qeverisė iu ka uruar qytetarėve 9 Majin, Ditėn e Evropės.

“Kjo ditė, e cila edhe nė Kosovės shėnohet zyrtarisht, simbolizon lindjen e Evropės sė bashkuar, krijimin e paqes dhe miqėsisė midis kombeve tė kontinentit”, thuhet nė urim.

Ai ka shprehur mirėnjohjen ndaj shteteve tė Bashkimit Evropian, qė sipas tij kontribuan nė tė gjitha format pėr pėrkrahjen, mbrojtjen, ēlirimin dhe ndėrtimin e Kosovės si nė tė kaluarėn e afėrt, ashtu dhe nė ditėt e sotme.

“Qeveria e Republikės sė Kosovės angazhohet ēdo ditė me pėrkushtim pėr tė pėrmbushur tė gjitha kriteret dhe standardet e nevojshme qė Kosova ta zėrė sa mė parė vendin e vet tė merituar nė mesin e shteteve tė familjes sė madhe evropiane”, thuhet nė mesazh.

http://www.botasot.info/lajme/222719...et-pe-9-majin/

Citim:
Dita e BE, artistėt shqiptarė tė skenave evropiane ‘festojnė’ nė TOB

TIRANĖ- Artistėt mė tė mirė shqiptarė qė interpretojnė nė skenat evropiane, iu bashkuan sot nė mbrėmje skenės sė Teatrit tė Operas dhe Baletit nė njė koncert tė madh kushtuar 9 majit, festės sė Europės.

Programi i larmishėm i koncertit, organizuar nga Shefi i Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, Ambasadori Ettore Sequi, mblodhi artistėt si violinēelisti Renato Ripo, violinisti Olen Ēezari, baritoni Gėzim Myshketa, apo mezzo-sopranoja Enkelejda Shkoza, etj. Ata interpretuan pėrpara publikut shqiptar dhe trupės diplomatike nė Shqipėri, nėn drejtimin e mjeshtrit Zhani Ciko.

Programi i kėtij koncerti nisi me hymnin e Europės dhe hymnin shqiptar e u mbyll me Amigos Para Siempre, ndėrsa nuk munguan kryeveprat botėrore dhe tė muzikės shqiptare. Krahas artistėve shqiptar qė kanė shkėlqyer jashtė kufijve, nė koncert interpretuan edhe solistė tė Teatrit tė Operas, por edhe instrumentistė tė huaj.

9 maji 1950 ėshtė data kur u hodh hapi i parė drejt krijimit tė asaj qė sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtėm i Francės, Robert Shcuman, lexoi pėr shtypin ndėrkombėtar njė deklaratė ku i bėnte thirrje Francės, Gjermanisė dhe vendeve tė tjera evropiane pėr tė bashkuar prodhimet e tyre tė qymyrit dhe ēelikut, qė do tė ishte “themeli i parė konkret pėr njė federatė tė ardhshme Evropiane”.

Vendet tė cilave u drejtohej thirrja kishin dalė tė rrėnuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njėra-tjetrėn. Ajo qė propozonte Schuman ishte krijimi i njė institucioni evropian mbi atė kombėtar, i cili do tė administronte industrinė e prodhimit tė qymyrit dhe ēelikut, sektor i cili nė atė kohė ishte baza e fuqisė ushtarake. Vite mė vonė, nė Samitin e Milanos nė 1985, krerėt e BE-sė vendosėn qė data 9 Maj tė shpallej dhe festohej si Dita e Evropės.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...ob-131699.html

Citim:
Integrimi nė Bashkimin Evropian ėshtė prioritet i tė gjitha subjekteve

Bota Sot | 09.05.2013 23:46

Shėnohet Dita e Evropės nė Maqedoni

Integrimi nė Bashkimin Evropian ėshtė prioritet kryesor jo vetėm i Qeverisė sė Maqedonisė, por edhe i tė gjitha subjekteve mė tė rėndėsishme politike nė vend ka deklaruar Zv/kryeministri pėr ēėshtje evropiane Fatmir Besimi

Besimi dhe ish zv/ kryeministrat ranė dakord pėr formimin e njė Kėshilli tė zv/ kryeministrave pėr eurointegrime si trup joformal i cili do takohet nė Ditėn e Evropės.

Me rastin e 9 majit, kryeministri i Maqedonisė Nikola Gruevski i ka dėrguar njė telegram urimi, kryetarit tė Komisionit tė Evropės, Zhoze Manuel Baroso.

“Dėshiroj qė tė theksoj se Republika e Maqedonisė me padurim pret qė tė jetė pjesė e familjes evropiane dhe tė kontribuojė pėr zhvillimin e kėsaj ideje tė madhe", thuhet nė urimin e Gruevskit.

http://www.botasot.info/maqedonia/22...ha-subjekteve/

Citim:
Dita e Europės, festime nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit"

Tiranė - Kryetarja e Kuvendit ka hedhur nė votė 3 ligjet e integrimit, madje duke i miratuar ato me kunsensus unanim. Por nuk kanė qenė deputetėt e Kuvendit shqiptar ata qė kanė ngritur kartonin jeshil, por tė rinjtė e forumit rinor demokrat. Pas votimit simbolik para zyrės sė saj, nė kuadėr tė ditės sė Europės, Topalli nuk nguroi tė akuzojė sėrish Edi Ramėn, pėr bllokim. Kryeparlamentarja foli gjithashtu pėr fitoren e sigurtė dhe tė thellė nė 23 qershor.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/63007/ALB

Citim:
Dita e Europės, seri aktivitetesh nė kryeqytet

Tiranė - Shėnohet sot 9 Maji, Dita e Europės qė simbolizon paqen dhe bashkimin e saj. Ajo kremtohet nė forma tė ndryshme nė vende tė Bashkimit Europian dhe ne vendet qė synojnė tė jenė pjesė e tij. Nė Shqipėri Delegacioni i BE-sė ka shpallur Javėn e Europės qė parashikon mbajtjen e njė sėrė aktivitetesh kulturore.

9 Maji njihet edhe si "Schuman Day" nė kujtim tė ish-ministrit tė jashtėm francez Robert Schuman, qė njihet si njė ndėr themeluesit e Unionit Evropian. Mė 9 maj tė 1950 ai bėri deklaratėn pėr njė formė tė re tė organizimit tė shteteve tė Evropės. Ai parashtroi idenė pėr bashkimin e industrive evropiane tė qymyrit dhe ēelikut; ēka do tė pėrbėnte njė nismė historike pėr ndėrtimin e njė "Evrope tė paqtė, tė organizuar dhe vitale".

Nė nėnshkrimin nė Paris tė Traktatit Themelues tė Komunitetit Evropian tė Qymyrit dhe Ēelikut, nė 18 prill 1951 merrnin pjesė Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/62970/ALB

Citim:
Dita e Evropės, Zhbogar: Brukseli, plan pėr integrimin e Kosovės

Prishtinė -

Dita e Evropės u shėnua nė Kosovė me aktivitete, ku pėrfaqėsues tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare shprehėn kėnaqėsinė qė edhe shteti i ri, feston lindjen Europės sė bashkuar. Pėrfaqėsuesi special i BE-sė nė Kosovė, Samuel Zhbogar tha se Brukseli po shqyrton njė plan qė edhe Kosova tė hyjė nė Evropė.

"Jam i lumtur qė Kosova sot feston me ne Ditėn e Evropės pasi kjo ditė ėshtė e rėndėsishme pėr Evropėn, sepse e kemi transformuar prej njė kontinenti tė luftės nė njė kontinent tė paqes. I gjithė projekti evropian ėshtė projekt paqeje. Ne jemi duke parė se si mund tė hyjė Kosova nė kėtė projekt tė paqes nė tė ardhmen, sepse keni bėtė njė punė tė madhe prej vitit tė kaluar",-tha Zhbogar.

"Misioni qė drejtoj unė, misioni i EULEX-it i cili ėshtė kėtu qė ta ndihmojė Kosovėn qė tė ecė pėrpara shumė shpejt dhe tė ndihmojė nė zbatimin e ligjit dhe reformat e domosdoshme, tė cilat duhet tė plotėsohen pėr tė hyrė nė BE, sepse njė problem shumė i madh ėshtė liberalizimi i vizave pėr Kosovėn",-u shpreh Bernd Borchardt, shef i EULEX-it, nė Kosovė.

Dita e Europės ėshtė festė zyrtare nė Kosovė e duke iu referuar kėsaj, ministrja e Integrimit Vlora Ēitaku, tha se vendi nuk ka kohė pėr tė humbur sepse sipas saj, pėr tė hyrė nė Evropė duhet tė punohet e jo tė pushohet.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/63001/ALB

Citim:
Shėnohet dita e Evropės nė Tetovė

Unioni Evropian edhe mė tej mbetet njė ėndėrr e parealizuar pėr shumė shtete, kurse Maqedonia ėshtė vend kandidat disa vite dhe ajo mundohet shumė nė rrugėn e saj drejt anėtarėsimit nė BE, tha ambasadori slloven, Branko Rakovec

Nė sheshin Iliria nė Tetovė tė premten ėshtė shėnuar Dita e Evropės, organizuar nga ana e Komunės sė Tetovės. Ky eveniment, edhe pse ishe paraparė qė tė mbahet tė enjten, megjithatė pėr shkak tė motit me shi u anulua pėr ditėn e premte. Nė kėtė eveniment ka marrė pjesė edhe ambasadori i Sllovenisė nė Maqedoni, Branko Rakovec. Pas performansės sė orkestrės sė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, fjalim para tė pranishmėve kanė mbajtur kryetarja e Komunės sė Tetovės, Teuta Arifi dhe ambasadori i Sllovenisė nė Republikėn e Maqedonisė. Arifi theksoi se ardhmėria e pėrbashkėt ėshtė nė Evropėn e Bashkuar. “Dėshiroj qė ditėn e sotme ta quaj dita e Evropės dhe nė tė njėjtėn kohė tė them qė Sheshi i qytetit tė Tetovės, do jetė qendėr e shumė manifestimeve tė kėsaj natyre, manifestime qė tė gjithave do na kujtojnė jo vetėm ditėt, por edhe ardhmėrinė tonė tė pėrbashkėt evropiane. Dita e 9 Majit ėshtė dita kur shtetet evropiane, Gjermania dhe Franca, erdhėn nė pėrfundim pėr t’i bashkuar forcat e tyre dhe pėr t’u dhėnė fund konflikteve historike pėr njė ardhmėri tė pėrbashkėt. Prandaj, tė dashur nxėnės dua tė them qė kjo ardhmėri evropiane ėshtė edhe ardhmėri e vendit tonė”, tha Arifi. Ambasadori i Sllovenisė nė Republikėn e Maqedonisė, Branko Rakovec, tha Sllovenia mbėshtet rrugėn euro-atlantike tė Maqedonisė. “Sot bota dhe Bashkimi Evropian pėrballen me krizėn financiare. Sfida mė e madhe ėshtė qė tė gjendet zgjidhje pėr tė dalė nga kjo krizė. Situata nuk ėshtė e thjeshtė, por padyshim se ekziston edhe rrugėdalje. Jam i bindur se me forca tė pėrbashkėta do tė gjejmė zgjidhje. Unioni Evropian edhe mė tej mbetet njė ėndėrr e parealizuar pėr shumė shtete, kurse Maqedonia ėshtė vend kandidat disa vite dhe ajo mundohet shumė nė rrugėn e saj drejt anėtarėsimit nė BE. Jam i bindur se duhet tė bėhet njė hap pėrpara nė kėtė rrugė. Sllovenia e mbėshtet Maqedoninė si shtet mike dhe dėshiron qė sa mė shpejt tė jetė anėtare e NATO-s dhe BE-sė, kurse Unioni Evropian mbetet i pėrkushtuar nė idenė e zgjerimit”, tha Rakovec. Ndėrkaq, programi mė pas ka vijuar edhe me disa aktivitete, si prezantimi i pikturave me motive tė BE tė vizatuara nga studentėt e Artit Figurativ tė USHT-sė, tabela e ping pongut pėr qytetarėt e Tetovės, krosi nga nxėnėsit e gjimnazit “Kiril Pejēinoviē”, parakalimi me biēikleta, janė mbjellė lule tė katėrta dhe tė verdha nė sheshin Iliria, ndėrsa mė pas ka vijuar edhe Festivali i Jazz-it.

http://www.tvkoha.tv/13278/shenohet-...ne-tetove.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2013, 19:01   6
Citim:
9 maji Dita e Evropės nuk do tė jetė mė festė zyrtare

9 maji - Dita e Evropės nuk do tė jetė mė festė zyrtare nė Kosovė, kjo me vendimin e qeverisė pas rishikimit dhe plotėsimit tė ligjit pėr festat zyrtare.

Projektligji parasheh qė festat zyrtare qė bien tė shtunėn ose tė dielėn nuk do tė barten si ditė pushimi nė ditėt pasuese, pėrveē rasteve kur festat janė fetare. Po ashtu u propozua qė edhe 1 maji dhe 9 prilli, tė jenė ditė pune.

Projektligji pėrfshinė edhe propozimet qė ditė memoriale tė jenė 24 qershori- dita e egjiptianeve, 25 qershori -dita e kroatėve dhe 21 maji -dita e malazezėve. Tė gjitha kėto ndryshime dhe propozime pritet tė miratohen nė Kuvend.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=77525
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:23.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.