Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Luginė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.5.2010, 14:01   1

Shkrim i cituar Z2: Luginė: Marrėveshja e Konēulit ka dėshtuar


Citim:
Lugina e Preshevės, 9 vite pas Marrėveshjes sė Paqes

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės sot me rastin e nėntė vjetorit tė Marrėveshjes sė Konēulit, janė pėrballė njė dileme tė madhe se a ėshtė realizuar apo jo tėrėsisht Marrėveshja nė fjalė dhe fryma e saj.

Nėntė vite pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Paqes, analizat, raportet dhe vlerėsimet e ndryshme flasin se dokumenti qė parandaloi konfliktin e asaj kohe nuk ka arritur qė tė mbyll ēėshtjen shqiptare nė Luginė.

Shqiptaret e kėsaj ane vazhdojnė tė ballafaqohen me probleme tė mėdha nė tė gjitha sferat e jetės. Kjo pėr faktin se Beogradi zyrtarė shumė pak ka investuar nė kėto zona, ndėrsa nga ana tjetėr gjithnjė e mė tepėr shtohen forcat e sigurisė, xhandarmėria dhe njėsitet tjera policore.

Kryetari i Kuvendit Komunal tė Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili nė periudhėn e konfliktit tė armatosur ishte Kryetar i Kėshillit Politik tė UĒPMB-sė, sot me rastin e nėntė vjetorit tė Deklaratės pėr demilitarizim apo siē njihet ndryshe Marrėveshje e Konēulit ka mbajtur njė konferencė pėr media.

Me kėtė rast, ai tha se kjo marrėveshje ende nuk po zbatohet, sepse pas nėntė viteve tė marrėveshjes sė nėnshkruar pėr demilitarizim edhe mė tej po bėhen arrestime tė tė rinjve shqiptar.

Si problem kryesorė ai pėrmendi prezencėn e shtuar tė ushtrisė serbe nė kėto anė si dhe shumė sfida tjera me tė cilėt po ballafaqohet popullata shqiptare e Luginės sė Preshevės .

Musliu tha se nėnshkrimi i marrėveshjes erdhi pas njė varg sakrificash tė popullit shqiptar, e nė veēanti pas luftės sė armatosur tė UĒPMB-sė .

“Kjo marrėveshje ka ardhur edhe me ndėrmjetėsimin e faktorit ndėrkombėtar, por mund tė them lirisht se nuk ėshtė bėrė mjaftė nė zbatimin e kėtij dokumenti. Njė barrė tė madhe e bartim edhe ne vetė shqiptarėt, duke mos u ulur edhe pas nėntė viteve qė tė bėjmė njė analizė se ku janė tė arriturat e kėsaj Marrėveshjeje”, tha Musliu.

Ndėrkaq i pyetur se ēfarė pėrmban kjo marrėveshje, Musliu theksoi : “Ky dokument ėshtė nėnshkruar si deklaratė, por ai ėshtė si marrėveshje, sepse kanė bėrė luftė dy ushtri, UĒPMB-ja dhe Ushtria Serbe. Pėr tė biseduar ėshtė dashtė qė tė jetė ndėrmjetėsues faktori ndėrkombėtar. Bisedimet e para pėr tė arritur tek kjo marrėveshje kanė filluar nė Merdare, ku mė pas kemi vazhduar nė Lluēan tė Bujanocit, ndėrsa nėnshkrimi ėshtė arritur nė Konēul. Por fatkeqėsisht kjo Marrėveshje ende nuk po zbatohet”.(Iliria News Agency)

http://www.ina-online.net/Default.as...c604290f7&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.5.2012, 21:27   2
Citim:
Dorėzani i shurdhėr, Piter Feith!
Milaim Shefkiu

Njėmbėdhjetė vjet mė parė nė Luginėn e Preshevės u nėnshkrua njė marrėveshje paqeje, qė i dha fund njė konflikti 16-muajsh ndėrmjet guerilėve shqiptarė qė luftuan nėn formacionin UĒPMB dhe forcave tė kombinuara ushtarako-policore e paramilitare serbe. Marrėveshja qė mė shumė kishte bazė ēmilitarizimi, u nėnshkrua nga tė dyja palėt nė luftė, ndėrsa paqja u garantua atėbotė nga ndėrkombėtarėt.

Madje kėta tė fundit, qė ishin kryesisht monitoruesit e Bashkimit Evropian, morėn obligime qė tė krijojnė bazėn e njė policie multietnike si dhe tė monitorojnė nė kontinuitet ēmilitarizimin e rajonit nga forcat serbe, pasi qė UĒPMB nė bazė tė marrėveshjes u ēmilitarizua brenda 10 ditėsh. Po ashtu marrėveshja obligoi Kuvendin e Serbisė qė tė nxjerrė njė vendim pėr amnisti pėr tė gjithė ish-guerilėt shqiptarė.

Pra, nė vija tė trasha kjo ishte marrėveshje qė i dha fund njė konfikti shqiptaro-serb.

Njėmbėdhjetė vjet mė pas, pyetja do tė shtrohej: se ku janė rezultatet e asaj lufte? A fituan shqiptarėt atė qė e dėshiruan?. A e implementoi Serbia marrėveshjen dhe ku ėshtė Bashkimi Evropian, me dorėzanėt e asaj paqeje, Peiter Feithin, Shėn Salivenin...etj.

Tė gjithė duket se kanė heshtur. Madje holandezi Pieter Feith, i cili ka rolin e mbikėqyrėsit tė pavarėsisė nė Kosovė, si “pajtues gjaqesh” nuk e pėrmendi mė Marrėveshjen e Konēulit, sikurse nuk e pėrmendi as Marrėveshjen e Ohrit. Holandezi, sikurse edhe bashkėvendėsit e tij nė Srebrenicė tė Bosnjės, hyri dorėzan aty ku nuk ėshtė dashur tė hyhet. Hyri pa pyetur se a mund tė dilet. Ai asnjėherė mė nuk u deklarua pėr kėtė rajon dhe pėr marrėveshjen e 2001-tės.

***

Lugina e Preshevės, njė term i zbuluar nga ndėrkombėtarėt si zgjidhje e mesme ndėrmjet Kosovės Lindore dhe Serbisė Jugore, u kthye prapė aty ku ishte nė kohėn e Millosheviēit.

Tė gjitha pikat e Marrėveshjes sė Konēulit u fshinė me gomė nga pasuesi i Milloshviēit, Ivica Daēiq. Lugina nuk u ēmilitarzia, por ndodhi e kundėrta. Ndėrmjet Preshevės dhe Bujanocit u ndėrtua “bondstilli serb”, ku u dislokuan forcat e xhandarmėrisė, njė strukturė policore-ushtarake, e cila mblodhi rreth vetes tė gjithė serbėt e luftėrave tė ish-Jugosllavisė, tė mbetur pa punė.

Lugina u stėrmbush me policė e xhandarė, ndėrsa gjahu ndaj shqiptarėve nuk u ndal asnjėherė. Shqiptarėt po vazhdojnė tė torturohen, tė arrestohen, tė burgosen, tė bastisen...ndėrsa pjesėmarrėsit e luftės nuk kanė pasur asnjė alternativė tjetėr, pėrveē arratisjes dhe mėrgimit. Serbia e shftyėzoi amnistinė, pėr t’i kapur njė nga njė tė gjithė ish-guerilėt.

Edhe nė kohėn e Millosheviēit ka qenė pothuajse e njėjta situatė, pėrveē faktit se bashkėsia ndėrkombėtare atėbotė ishte nė anėn e shqiptarėve, ndėrsa tani e ka ndėrruar kahen, nuk e mbėshtet viktimėn, por kriminelin.

***

Ajo qė ėshtė mė skandaloze, tani ėshtė fakti se aleat nė bllokimin e Luginės sė Preshevės ėshtė bėrė edhe Qeveria e Kosovės. Kjo e fundit ka aplikuar tarifat astronomike doganore pėr shqiptarėt e atjeshėm qė vijnė nė Kosovė, ndėrsa ka disa ditė qė kėrkon edhe pasaporta pėr shqiptarėt.

A nuk ėshtė kjo hipokrizi. Nė vend qė tė mbėshteten “vėllezėrit” e mbetur nėn Serbi, jo vetėm me lehtėsira pėr vajtje-ardhje, por edhe me ndihma financiare e me gjėra tė tjera, ata bllokohen dhe izolohen, ndėrsa mbėshteten serbėt qė qarkullojnė ende me tabela ilegale. Derisa Qeveria e Serbisė ka ndarė nga buxheti i saj rreth 500 milionė euro pėr serbėt e Kosovės, Qeveria e Kosovės mundohet tė pėrfitojė nga shqiptarėt nė Serbi.

Tani me dashje ose pa dashje, Prishtina zyrtare po e mbėshtet Daēiqin, pėr ta futur Luginėn nė “bri tė dhisė”. Ndoshta dikujt edhe i konvenon kjo, por njė gjė ėshtė e sigurt, se kush fiton nga tragjeditė pėrfundon tragjikisht. Shqiptarėt e Luginės tani kanė mbetur mė tė izoluarit dhe mė tė shtypurit nė Ballkan. Ata nuk kanė shpresa nga Serbia, me Maqedoninė i kanė shkėputur raportet ka disa vite, ndėrsa Kosova i ka leēitur dhe tani nuk iu ka mbetur gjė tjetėr pėrveē tė “digjen si Janpallahu” ose tė sakrifikohen nga “shkėmbi i Vajes”...

Njėmbėdhjetė vjet pas UĒPMB-sė, gjendja nuk ka ndryshuar pėr tė mirė, por pėrkundrazi ora ka nisur tė ecė mbrapsht. Tė gjithė duket se kanė nga pak faj pėr kėtė situatė, ndėrkombėtarėt, kosovarėt, vetė shqiptarėt e Luginės qė janė bėrė-pikė e pesė...dhe mė shumė Serbia.

http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...r-piter-feith/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.