Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Dokumente
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.3.2008, 22:13   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 2007: Plani i KSOKB pėr statusin e Veriorit (Plani "Ahtisaari")


Data: 26 mars 2007
Vendi: Nju-Jork, SHBA (KS i OKB-sė)
Origjinali: Anglisht

 
I vjetėr 26.3.2008, 22:25   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Propozimi gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės

26 mars 2007 

Pėrmbajtja

Dispozitat e pėrgjithshme 2 
Aneksi I – Dispozitat kushtetuese 12 
Aneksi II – Tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė komuniteteve 19 
Aneksi III – Decentralizimi 23 
Shtojcė Aneksit III – Pėrcaktimi i komunave tė reja 33 
Aneksi IV – Sistemi gjyqėsor 35 
Aneksi V – Trashėgimia fetare dhe kulturore 39 
Aneksi VI – Borxhi i jashtėm 45 
Aneksi VII – Prona dhe arkivi 46 
Aneksi VIII – Sektori i sigurisė sė Kosovės 50 
Aneksi IX – Pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar 53 
Aneksi X – Misioni evropian pėr politika tė sigurisė dhe mbrojtjes 58 
Aneksi XI – Prania ushtarake ndėrkombėtare 59 
Aneksi XII – Agjenda legjislative 62 


PROPOZIMI GJITHĖPĖRFSHIRĖS PĖR ZGJIDHJEN E STATUSIT TĖ KOSOVĖS


Neni 1  Dispozitat e pėrgjithshme

1.1 Kosova do tė jetė shoqėri shumetnike, qė do tė qeveriset nė mėnyrė demokratike dhe me respektim tė plotė tė sundimit tė ligjit, pėrmes institucioneve tė veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore.

1.2 Ushtrimi i pushtetit publik nė Kosovė do tė bazohet nė barazinė e tė gjithė qytetarėve dhe respektimin e nivelit mė tė lartė tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut tė pranuara ndėrkombėtarisht, si dhe nė promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave dhe pjesėmarrjes sė tė gjitha komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.

1.3  Kosova do tė miratojė Kushtetutėn. Kushtetuta e Kosovės do tė pėrshkruajė dhe garantojė mekanizmat ligjorė dhe institucionalė, tė cilėt janė tė domosdoshėm pėr t’u siguruar se Kosova qeveriset sipas standardeve mė tė larta demokratike, dhe e cila do tė promovojė bashkėjetesėn paqėsore dhe prosperitetin e tė gjithė banorėve tė saj. Kushtetuta do tė pėrfshijė, por nuk do tė kufizohet vetėm nė parimet dhe dispozitat e pėrfshira nė Aneksin I tė kėsaj zgjidhjeje.

1.4 Kosova do tė ketė ekonomi tė hapur tė tregut me konkurrencė tė lirė.

1.5  Kosova do tė gėzojė tė drejtėn e negociimit dhe lidhjes sė marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsim nė organizata ndėrkombėtare.

1.6 Gjuhė zyrtare nė Kosovė do tė jenė gjuha shqipe dhe serbe. Gjuha turke, boshnjake dhe ajo rome do tė kenė statusin e gjuhėve zyrtare nė nivel komunal apo do tė jenė nė pėrdorim zyrtar nė pajtim me ligjin.

1.7  Kosova do tė ketė simbolet e veta tė veēanta nacionale, duke pėrfshirė flamurin, stemėn dhe himnin, tė cilėt pasqyrojnė karakterin e saj shumetnik.

1.8  Kosova nuk do tė ketė pretendime territoriale ndaj asnjė shteti apo pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė bashkim me asnjė shtet apo pjesė tė ndonjė shteti.

1.9  Kosova do tė bashkėpunojė plotėsisht me tė gjitha entitetet e pėrfshira nė implementimin e kėsaj zgjidhjeje dhe do tė ndėrmarrė tė gjitha obligimet qė parashihen pėr tė me kėtė zgjidhje. Kosova dhe Republika e Serbisė inkurajohen tė bashkėpunojnė nė mirėbesim sa i pėrket ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me implementimin dhe realizimin e kushteve tė kėsaj zgjidhjeje.

1.10  Kosova dhe Republika e Serbisė inkurajohen qė tė themelojnė njė komision tė pėrbashkėt pėr tė mundėsuar bashkėpunimin e tillė, si dhe pėr tė ushtruar dhe zhvilluar marrėdhėnie tė mira fqinjėsore.

1.11 Komuniteti ndėrkombėtar do tė kontrollojė, mbikėqyrė dhe do tė ketė tėrė pushtetin e domosdoshėm pėr tė siguruar implementimin efektiv dhe efikas tė kėsaj zgjidhjeje, sipas pėrkufizimeve tė ofruara nė Anekset IX, X, XI. Kosova gjithashtu do tė ftojė bashkėsinė ndėrkombėtare qė t’i ndihmojė Kosovės nė pėrmbushjen e suksesshme tė obligimeve saja.


Neni 2  Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut

2.1 Kosova do tė promovojė, mbrojė dhe respektojė nivelin mė tė lartė tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, duke pėrfshirė tė drejtat dhe liritė e pėrcaktuara nė Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, Konventėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejta Civile dhe Politike dhe Konventėn Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut dhe Protokolleve tė saj. Kosova do tė ndėrmarrė tė gjitha masat e domosdoshme drejt ratifikimit tė Konventės Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut dhe Protokolleve saj.

2.2  Tė gjithė njerėzit e Kosovės kanė tė drejtė tė gėzojnė tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore, pa diskriminim tė ēfarėdo lloji nė bazė tė racės, ngjyrės, gjinisė, gjuhės, fesė, mendimeve politike apo mendimeve tė tjera, prejardhjes kombėtare apo shoqėrore, lidhjes me ndonjė komunitet, pronės, lindjes apo statusi tjetėr. Tė gjithė njerėzit nė Kosovė janė tė barabartė para ligjit dhe kanė tė drejtė, pa diskriminim, nė mbrojtje tė barabartė ligjore.

2.3 Parimet e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė para ligjit do tė zbatohen dhe respektohen, posaēėrisht nė fushat e punėsimit nė administratėn publike, nė ndėrmarrjet publike dhe qasjen nė financa publike.

2.4  Kushtetuta e Kosovės do tė pėrshkruajė mekanizmat ligjorė dhe institucionalė pėr mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin e tė drejtave tė njeriut pėr tė gjithė njerėzit e Kosovės, siē pėrcaktohet nė Aneksin I tė kėsaj zgjidhjeje.

2.5  Kosova do tė promovojė dhe respektojė nė tėrėsi procesin e pajtimit nė mes tė tė gjitha komuniteteve tė saj dhe pjesėtarėve tė tyre. Kosova do tė zbatojė njė qasje gjithėpėrfshirėse, me ndjeshmėri gjinore, pėr t’u ballafaquar me tė kaluarėn e saj, e cila do tė pėrfshijė njė varg tė gjerė iniciativash kalimtare tė drejtėsisė.

2.6 Tė gjitha autoritetet kompetente nė Kosovė do tė bashkėpunojnė me mekanizmat apo organizatat e pranuara ndėrkombėtarisht pėr monitorimin e tė drejtave tė njeriut, dhe atyre do t’u ofrojnė qasje tė papenguar.


Neni 3  Tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre

3.1  Banorėt qė i pėrkasin tė njėjtit grup kombėtar apo etnik, gjuhėsor, apo grupi fetar tradicionalisht i pranishėm nė territorin e Kosovės (mė tej komunitete) do tė kenė tė drejta tė veēanta, tė pėrcaktuara nė Aneksin II tė kėsaj zgjidhjeje, krahas tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut tė pėrcaktuara nė nenin 2 tė Aneksit I tė kėsaj zgjidhjeje.

3.2 Kosova do tė garantojė mbrojtjen e identitetit kombėtar, etnik, kulturor, gjuhėsor dhe fetar tė tė gjitha komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre. Kosova do tė krijojė mekanizma kushtetues, ligjorė dhe institucionalė tė nevojshėm pėr promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė tė gjithė pjesėtarėve tė komuniteteve dhe pėr pėrfaqėsimin dhe pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse, siē pėrcaktohet nė Anekset I dhe II tė kėsaj zgjidhjeje.

3.3 Autoritetet e Kosovės do tė udhėhiqen nė politikat dhe praktikat e tyre nga nevoja pėr tė promovuar frymė tė paqes, tolerancės dhe dialogut ndėrkulturor dhe ndėrfetar mes komuniteteve saj dhe pjesėtarėve tė tyre.


Neni 4  Tė drejtat e refugjatėve dhe tė personave tė zhvendosur

4.1 Tė gjithė refugjatėt dhe personat e zhvendosur brenda vendit nga Kosova do tė kenė tė drejtėn e kthimit dhe kėrkimit tė pronės sė tyre dhe posedimeve personale, nė pajtim me ligjet vendore dhe ndėrkombėtare. Ēdo person do tė ketė tė drejtė tė merr vendim tė lirė dhe tė jetė i informuar pėr vendin ku ai kthehet.

4.2 Kosova do tė ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr tė mundėsuar dhe krijuar njė atmosferė tė favorshme pėr kthim tė sigurt dhe tė denjė tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur, bazuar nė vendimet e tyre tė lira dhe tė bazuara nė informata tė sakta, pėrfshirė pėrpjekjet pėr tė promovuar dhe mbrojtur lirinė e tyre tė lėvizjes dhe mbrojtjen nga kėrcėnimi.

4.3  Kosova do tė bashkėpunojė plotėsisht me Komesarin e Lartė pėr tė Drejta tė Refugjatėve tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, i cili do t’i ndihmojė autoritetet kompetente nė ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmės pėr tė kthyerit, dhe i cili, mes tjerash, do tė kryejė vlerėsime periodike dhe do tė ofrojė raporte publike mbi kushtet e kthimit dhe gjendjen e personave tė zhvendosur brenda Kosovės, dhe gjithashtu do tė ofrojė bashkėpunimin me organizata tė tjera tė pėrfshira nė procesin e kthimit.


Neni 5  Personat e zhdukur

5.1  Kosova dhe Republika e Serbisė, nė pajtim me normat dhe standardet vendore dhe ndėrkombėtare, do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e duhura pėr tė pėrcaktuar dhe ofruar informata sa i pėrket identitetit, vendndodhjes dhe fatit tė personave tė zhdukur, nė bashkėpunim tė plotė me Komitetin Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq (KNKK) dhe partnerėt tjerė relevantė ndėrkombėtarė.

5.2  Kosova dhe Republika e Serbisė do tė vazhdojnė tė marrin pjesė nė mėnyrė kuptimplotė, efektive dhe pa vonesa tė panevojshme nė Grupin punues pėr persona tė zhdukur, tė themeluar sipas kornizės sė “Dialogut tė Vjenės” dhe tė kryesuar nga KNKK- ja apo ndonjė mekanizmi tjetėr pasardhės i cili mund tė themelohet. Kryesuesi i Grupit punues do tė publikojė raporte periodike publike lidhur me pėrparimin e Grupit punues. Kosova dhe Republika e Serbisė do tė fuqizojnė institucionet pėrkatėse qeveritare tė ngarkuara me kėtė ēėshtje me mandat ligjor, autoritet dhe resurse tė nevojshme pėr tė mbajtur dhe intensifikuar kėtė dialog, dhe pėr tė siguruar bashkėpunim aktiv tė tė gjitha administratave gjegjėse.


Neni 6  Vetėqeverisja lokale dhe decentralizimi

6.1 Komunat do tė jenė njėsi themelore territoriale tė vetėqeverisjes lokale nė Kosovė.

6.2  Vetėqeverisja lokale nė Kosovė do tė bazohet nė parimet e qeverisjes sė mirė, transparencės, efikasitetit dhe efektivitetit gjatė ofrimit tė shėrbimeve publike, duke i kushtuar kujdes tė posaēėm nevojave dhe brengave tė komuniteteve tė cilėt nuk janė shumicė nė Kosovė dhe pjesėtarėve tė tyre.

6.3 Komunat nė Kosovė do kenė tė drejtė pėr bashkėpunim ndėrkomunal dhe ndėrkufitar nė ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt gjatė ushtrimit tė pėrgjegjėsive tė tyre, siē parashihet nė Aneksin III tė kėsaj zgjidhjeje.

6.4 Kufijtė e komunave tė reja do tė pėrcaktohen nė pajtim me Shtojcėn e Aneksit III tė kėsaj zgjidhjeje.


Neni 7  Trashėgimia fetare dhe kulturore

7.1 Kosova do tė sigurojė autonominė dhe mbrojtjen e tė gjitha konfesioneve fetare dhe tėrėsisė sė objekteve fetare brenda territorit tė saj.

7.2  Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė (KOS), duke pėrfshirė klerin dhe pjesėtarėt, aktiviteteve dhe pronave tė saj saj, do t’u ofrohet siguri shtesė dhe masa tjera mbrojtėse pėr gėzimin e plotė tė tė drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve tė tyre, siē parashihet me Aneksin V tė kėsaj zgjidhjeje.

7.3 KOS do tė jetė e pronarja e vetme e pronės sė saj nė Kosovė, me diskrecion tė plotė sa i pėrket menaxhimit tė pronės sė saj dhe qasjes nė anekset pėrreth, siē parashihet me Aneksin V tė kėsaj zgjidhjeje.

7.4  Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (PCN) do tė themelojė Kėshillin Zbatues dhe Mbikėqyrės (KZM), i cili do tė mbikėqyrė dhe ndihmojė zbatimin e plotė tė dispozitave dhe masave mbrojtėse tė posaēme tė cilat i ofrohen KOS dhe lokacioneve fetare e kulturore serbe, siē parashihet me Aneksin V tė kėsaj zgjidhjeje.


Neni 8  Ēėshtjet ekonomike dhe pronėsore

8.1 Kosova do tė zbatojė politika ekonomike, sociale dhe fiskale tė domosdoshme pėr njė ekonomi tė qėndrueshme. Pėr tė pėrkrahur veēanėrisht sistemin e qėndrueshėm tė llogarive publike, Kosova do tė themelojė njė sistem tė mbikėqyrjes fiskale, me Komisionin Evropian dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Gjatė pėrgatitjes sė buxhetit tė saj Kosova do tė kėshillohet me PCN-nė.

8.2 Ēdo borxh i jashtėm i Republikės sė Serbisė, i cili i ngarkohet Kosovės, si rezultat i procesit tė alokimit tė borxheve, siē parashihet me Aneksin VI tė kėsaj zgjidhjeje, do tė konsiderohet detyrim financiar i Kosovės.

8.3 Prona e luajtshme dhe e paluajtshme e Republikės Federative tė Jugosllavisė apo e Republikės sė Serbisė, e cila ndodhet brenda territorit tė Kosovės nė momentin e zgjidhjes, do t’i kalohet nė pronėsi Kosovės.

8.4  Ndėrmarrjet publike dhe obligimet e ndėrlidhura me to, dhe ndėrmarrjet shoqėrore dhe asetet e tyre, aktualisht nėn jurisdikcion tė Agjensionit Kosovar tė Mirėbesimit (AKM), do tė rregullohen siē parashihet me Aneksin VII tė kėsaj Marrėveshjeje.

8.5 Trusti i Kursimeve Pensionale tė Kosovės (TKPK) do tė vazhdojė tė mbajė nė trust asetet private pėr pensione, dhe ato asete do t’i investojė nė mėnyrė tė matur. Funksionet e veta do t’i kryej nė mėnyrė tė pavarur. Bordi drejtues i TKPK-sė do t’i kryej detyrat e veta fiduciare vetėm nė interesin e pėrfituesve tė tij.

8.6 Kosova do tė njohė, mbrojė dhe fuqizojė ushtrimin e drejtave tė personave mbi pronat e tyre private tė luajtshme dhe tė paluajtshme nė Kosovė, nė pajtim me norma dhe standarde tė njohura ndėrkombėtarisht. Kėrkesat lidhur me pronat private tė paluajtshme, duke pėrfshirė pronat bujqėsore dhe komerciale, sipas nevojės, do tė vazhdojnė tė trajtohen nga Agjencioni Kosovar i Pronave (AKP) siē parashihet me Aneksin VII tė kėsaj zgjidhjeje. Kosova do t’i trajtojė me prioritet tė gjitha ēėshtjet e kthimit tė pronave, pėrfshirė ato tė Kishės Ortodokse Serbe, siē parashihet me Aneksin VII tė kėsaj zgjidhjeje.

8.7 Kosova dhe Republika e Serbisė do tė zhvillojnė lidhjet ekonomike ndėrmjet tyre . Ata gjithashtu do tė tentojnė tė zgjidhin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė gjitha mosmarrėveshjet nė mes tyre tė cilat nuk trajtohen nga kjo zgjidhje, me pajtim tė dyanshėm, duke marrė parasysh normat dhe standardet relevante ndėrkombėtare. Kosova dhe Republika e Serbisė pritet tė sigurojnė trajtim tė barabartė dhe jodiskriminues ndaj kėrkesave pronėsore dhe financiare tė qytetarėve tė njėra tjetrės, dhe do tė sigurojnė qasje tė barabartė dhe jodiskriminuese nė juridiksionet dhe mekanizmat e vet pėr zgjidhje tė kėrkesave.


Neni 9  Sektori i sigurisė

9.1 Pėrveē nė rastet e pėrcaktuara ndryshe me kėtė zgjidhje, Kosova do tė ketė pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinė, drejtėsinė, sigurinė publike, shėrbimet e inteligjencės, reagimin emergjent civil dhe kontrollin e kufijve tė territorit tė saj.

9.2 Institucionet kosovare tė sigurisė do tė veprojnė nė pajtim me standardet demokratike tė njohura ndėrkombėtarisht dhe tė drejtat e njeriut, dhe do tė sigurojė pėrfaqėsim tė barabartė proporcional tė komuniteteve nė tė gjitha nivelet e gradimit, nė pajtim me nenin 4.4 tė Shtojcės II tė kėsaj zgjidhjeje.

9.3  Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (PCN) dhe Prania Ushtarake Ndėrkombėtare (PUN), nė pajtim me dispozitat e kėsaj zgjidhjeje dhe sipas mandateve tė tyre gjegjėse, do tė mbikėqyrin dhe udhėzojnė zhvillimin e mėtejmė tė institucioneve kosovare tė sigurisė.

9.4  Do tė themelohet njė forcė e re profesionale dhe shumetnike, Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK), e cila do tė paraqesė njė komponentė tė armatosur lehtė, e aftė pėr tė kryer funksione specifike tė sigurisė, siē parashihet me Aneksin VIII tė kėsaj zgjidhjeje.

9.5  Kosova do tė themelojė njė organizatė civile brenda Qeverisė e cila do tė ushtrojė kontroll civil mbi FSK-nė, nė pajtim me kėtė zgjidhje.

9.6 TMK-ja, pasi tė ketė arritur qėllimet e parapara, pėrfshirė mundėsimin e rimėkėmbjes sė Kosovės pas konfliktit, do tė shpėrbėhet njė vit pas pėrfundimit tė periudhės kalimtare, tė paraparė nė nenin 15 tė kėsaj zgjidhjeje.

9.7  Tė gjitha organizatat e paautorizuara me ligj pėr tė kryer veprimtari nė sektorin e sigurisė nė Kosovė do tė pushojnė sė vepruari.


Neni 10  Komisioni kushtetues dhe zgjedhjet

10.1 Menjėherė pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje, Kryetari i Kosovės, nė kėshillim me Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės, do tė thėrret njė Komision kushtetues pėr hartimin e Kushtetutės, nė kėshillim me Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar, nė pajtim me kėtė zgjidhje.

10.2 Komisioni kushtetues do tė pėrbėhet nga njėzet e njė (21) anėtarė kosovarė, tė cilėt duhet tė kenė kualifikimet relevante profesionale dhe ekspertizėn e duhur pėr arritjen e kėtij qėllimi, dhe i cili do tė pasqyrojė shumėllojshmėrinė e shoqėrisė sė Kosovės, duke marrė parasysh parimet e njohura ndėrkombėtarisht tė barazisė gjinore, siē parashihet me instrumentet e tė drejtave tė njeriut tė pėrcaktuara nė nenin 2  tė Aneksit I tė kėsaj zgjidhjeje. Pesėmbėdhjetė (15) anėtarė do tė emėrohen nga Kryetari i Kosovės nė kėshillim me Kryesinė e Kuvendit. Tre (3) anėtarė do tė emėrohen mes deputetėve tė Kuvendit qė mbajnė ulėset e rezervuara pėr komunitetin serb nė Kosovė, dhe tre (3) anėtarė do tė emėrohen mes deputetėve tė Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėset e rezervuara pėr komunitetet tjera joshumicė nė Kosovė.

10.3 Komisioni do tė themelojė njė mekanizėm kuptimplotė i cili do tė informojė anėtarėt dhe opinionin publik mbi punėn e vet. PCN-ja do tė emėrojė pėrfaqėsues tė cilėt do tė ndihmojnė punėn e Komisionit, pėrfshirė hartimin e rregulloreve tė punės dhe vlerėsimin e modeleve ndėrkombėtare pėr hartimin e Kushtetutės.

10.4  Kuvendi nuk mund tė miratojė formalisht Kushtetutėn pėrderisa PCN-ja mos ta vlerėsojė se ajo ėshtė nė pajtim me kushtet e parapara me kėtė zgjidhje. Kuvendi do ta miratojė formalisht Kushtetutėn brenda 120  ditėsh nga hyrja nė fuqi e kėsaj zgjidhjeje, me votim tė dy tė tretave tė shumicės sė deputetėve aktual tė Kuvendit tė Kosovės, me dy tė tretat e deputetėve tė pranishėm qė votojnė, pas kėshillimeve tė duhura me deputetėt e Kuvendit qė pėrfaqėsojnė komunitetet joshumicė nė Kosovė. Pas miratimit formal, Kushtetuta do tė vlerėsohet si e miratuar nga Kuvendi i Kosovės dhe do tė hyjė nė fuqi ditėn e parė pas kalimit tė periudhės kalimtare qė parashihet me nenin 14.1  tė kėsaj zgjidhjeje.


Neni 11 Zgjedhjet

11.1  Jo mė vonė se nėntė muaj nga hyrja nė fuqi e kėsaj zgjidhjeje, Kosova do tė organizojė zgjedhje tė pėrgjithshme dhe komunale nė pajtim me kushtet e kėsaj zgjidhjeje dhe kufijve tė ri komunal, tė pėrcaktuar me Aneksin III tė kėsaj zgjidhjeje. Zgjedhjet do tė duhet tė certifikohen se i kanė pėrmbushur standardet ndėrkombėtare nga njė autoritet kompetent ndėrkombėtar.

11.2 Tė gjithė personat qė e kanė moshėn pėr votim,nė ditėn pėrkatėse tė zgjedhjeve, tė cilėt nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje janė regjistruar si banorė tė pėrhershėm, apo ata tė cilėt banojnė jashtė Kosovės dhe nga Kosova janė larguar mė apo pas 1 janarit tė vitit 1998, dhe nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje i plotėsojnė kriteret pėr t’u regjistruar si banorė tė pėrhershėm, do tė kenė tė drejtė tė votojnė nė kėto zgjedhje, nė pajtim me ligjin nė fuqi.


Neni 12  Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar

12.1  Njė Grup Drejtues Ndėrkombėtar (GND), i cili do tė pėrbėhet nga akterėt kyē ndėrkombėtarė, do tė emėrojė Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar (PCN) dhe do tė kėrkojnė nga Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara miratimin e emėrimit. PCN-ja dhe Pėrfaqėsuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), i emėruar nga Kėshilli i Bashkimit Evropian do tė jenė i njėjti person.

12.2 GND do tė pėrkrahė dhe do t’i japė udhėzime Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar nė pėrmbushjen e mandatit tė tij.

12.3  PCN-ja do tė ketė pėrgjegjėsi tė pėrgjithshme pėr mbikėqyrjen, dhe do tė jetė autoriteti pėrfundimtar nė Kosovė pėr sa i pėrket interpretimit tė kėsaj zgjidhjeje, siē parashihet me Aneksin IX, e veēanėrisht nenin 2 tė kėsaj zgjidhjeje.

12.4 Siē parashihet me Aneksin IX tė kėsaj zgjidhjeje, PCN-sė do t’i besohet ushtrimi i autoriteteve tė caktuara pėr sigurimin dhe mbikėqyrjen e zbatimit tė plotė tė kėsaj zgjidhjeje, pėrfshirė autoritetin pėr tė ndėrmarrė masa, sipas nevojės, pėr parandalim dhe pėrmirėsimin e shkeljeve tė kėsaj zgjidhjeje. PCN-sė do t’i barten kompetenca edhe nė cilėsinė e tij si PSBE, siē parashihet me nenin IX tė kėsaj zgjidhjeje.

12.5 PCN-ja do tė ketė rolin e pėrgjithshėm bashkėrendues mbi aktivitetet e organizatave tjera ndėrkombėtare nė Kosovė pėrderisa ato ndėrlidhen me pėrgjegjėsitė e PCN-sė pėr monitorimin dhe sigurimin e zbatimit tė plotė tė kėsaj zgjidhjeje, siē parashihet nė Aneksin IX tė saj.

12.6  Mandati i PCN-sė do tė vazhdohet pėrderisa Grupi Drejtues Ndėrkombėtar tė vlerėsojė se Kosova ka pėrmbushur kushtet e parapara me kėtė zgjidhje. GND-ja do tė ofrojė udhėzime pėr zvogėlimin deri nė tėrheqjen pėrfundimtare tė PCN-sė.

12.7 GND-ja do tė kryejė rishikimin e parė tė mandatit tė PCN-sė, bazuar nė gjendjen e zbatimit tė kėsaj zgjidhjeje jo mė vonė se dy vite pas hyrjes sė saj nė fuqi.


Neni 13  Pėrkrahja ndėrkombėtare nė fushėn e sundimit tė ligjit

13.1 Bashkimi Evropian do tė themelojė Misionin Evropian pėr Politika tė Sigurisė dhe Mbrojtjes (MEPSM).

13.2  MEPSM-ja do t’i ndihmojė autoritetet kosovare nė pėrparimin e tyre drejt qėndrueshmėrisė dhe pėrgjegjėsisė dhe nė zhvillimin e fuqizimin e mėtejmė tė gjyqėsorit tė pavarur, shėrbimit policor dhe doganor, duke siguruar se kėto institucione veprojnė jashtė ndikimit politik dhe nė pajtueshmėri me standardet e pranuara ndėrkombėtare dhe praktikat mė tė mira evropiane.

13.3  MEPSM-ja do tė pėrkrahė implementimin e kėsaj zgjidhjeje dhe do tė ofrojė kėshillim, monitorim dhe njoftim nė fushėn e sundimit tė ligjit nė pėrgjithėsi, duke mbajtur autoritete tė caktuara, nė veēanti sa i pėrket gjyqėsorit, shėrbimit policor, atij doganor dhe korrektues, nėn modalitetet dhe pėrgjatė njė periudhe kohore tė pėrcaktuar nga Kėshilli i Bashkimit Evropian, nė pajtim me Anekset IX dhe X tė kėsaj zgjidhjeje.


Neni 14 Prania Ushtarake Ndėrkombėtare

14.1  NATO do tė krijojė njė Prani Ushtarake Ndėrkombėtare (PUN) pėr tė pėrkrahur implementimin e kėsaj zgjidhjeje, siē parashihet me Aneksin XI tė saj.

14.2 Kjo PUN do tė udhėhiqet nga NATO-ja dhe do tė veprojė nėn autoritetin e Kėshillit Veriatlantik dhe do t’i nėnshtrohet udhėzimeve dhe kontrollit politik tė tij, pėrmes zinxhirit komandues tė NATO-s. Prania ushtarake e NATO-s nė Kosovė nuk parandalon krijimin e njė misioni pėrcjellės nė tė ardhmen nga ndonjė organizatė tjetėr ndėrkombėtare tė sigurisė, pas rishikimit tė mandatit.

14.3 PUN do tė bashkėpunojė ngushtė dhe do tė pėrkrahė punėn e PCN-sė, MEPSM-sė dhe organizatave tjera ndėrkombėtare qė mund tė jenė tė pranishme nė Kosovė, pėr tė mbikėqyrur dhe siguruar zbatimin e plotė tė kėsaj zgjidhjeje.

14.4 PUN-ja do tė jetė pėrgjegjėse pėr ofrimin e njė mjedisi tė sigurt nė tėrė territorin e Kosovės, nė bashkėveprim me PCN-nė dhe nė pėrkrahje tė institucioneve tė Kosovės, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės tė jenė nė gjendje tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsitė, pas shqyrtimit tė ēdo rasti veēmas, sa i pėrket detyrave tė sigurisė tė kryera nga PUN-i. Me kalimin e kohės, Kosova, pėrkrahur nga PCN-ja dhe PUN-i, do tė zhvillojė njė proces pėr tė parashtruar njė plan tė tranzicionit pėr bartjen e pėrgjegjėsive tė sigurisė sė PUN-it.

14.5 PUN do tė ketė pėrgjegjėsinė e pėrgjithshme pėr zhvillimin dhe trajnimin e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės, dhe NATO-ja do tė ketė pėrgjegjėsi tė pėrgjithshme pėr zhvillimin dhe themelimin e njė organizate civile tė Qeverisė pėr tė ushtruar kontroll civil ndaj kėsaj Force, pa paragjykim ndaj pėrgjegjėsive tė PCN-sė, siē parashihet nė Aneksin IX tė kėsaj zgjidhjeje.


Neni 15  Rregullimet kalimtare dhe dispozitat pėrfundimtare

15.1 Pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje, do tė parashihet njė periudhė kalimtare prej 120 ditėve:

a) Gjatė periudhės sė tranzicionit, UNMIK-u do tė vazhdojė tė ushtrojė mandatin e vet nė pajtim me rezolutat pėrkatėse tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (KSOKB), nė konsultim me Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar (PCN). Gjatė periudhės sė tranzicionit, KFOR-i do tė vazhdojė tė ushtrojė mandatin e tij nė pajtim me rezolutat pėrkatėse tė KSKB-sė. PCN- ja do tė ketė pushtet pėr tė mbikėqyrur implementimin e zgjidhjes gjatė periudhės sė tranzicionit dhe pėr t’i rekomanduar UNMIK-ut mbi veprimet qė duhet ndėrmarrė pėr tė siguruar pajtueshmėrinė me kėtė zgjidhje.

b) Korniza Kushtetuese pėr Vetėqeverisjen e Pėrkohshme dhe ligjet tjera nė fuqi do tė mbesin nė fuqi deri nė pėrfundim tė periudhės sė tranzicionit, pėrderisa nuk bien nė kundėrshtim me kėtė zgjidhje.

c) Kuvendi i Kosovės do tė miratojė formalisht Kushtetutėn e re para pėrfundimit tė kėsaj periudhe tė tranzicionit nė pajtim me kushtet e kėsaj zgjidhjeje.

d) Nėse deri nė fund tė periudhės sė tranzicionit, Kushtetuta e re nuk miratohet formalisht, UNMIK-u do tė ndryshojė Kornizėn Kushtetuese tė Vetėqeverisjes sė Pėrkohshme nė pajtim me kushtet e kėsaj zgjidhjeje. Korniza e ndryshuar Kushtetuese pėr Vetėqeverisjen e Pėrkohshme do tė mbetet nė fuqi deri nė momentin e miratimit tė Kushtetutės sė re nga Kuvendi.

e) Gjatė periudhės sė tranzicionit, Kuvendi i Kosovės, nė kėshillim me PCN- nė do tė miratojė formalisht legjislacionin e nevojshėm, nė veēanti siē parashihet me Aneksin XII tė kėsaj zgjidhjeje pėr tė zbatuar plotėsisht kushtet e kėsaj zgjidhjeje. Legjislacioni i tillė, i cili nuk kėrkon miratimin e mėtejmė apo shpalljen nga ana e UNMIK-ut, do tė trajtohet si i miratuar formalisht nga Kuvendi i Kosovės dhe do tė hyjė nė fuqi menjėherė pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit, nėse ėshtė nė pajtim me kėtė zgjidhje dhe Kushtetutėn e re apo Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisjen e Pėrkohshme tė ndryshuar nga UNMIK-u. Deri nė hyrjen nė fuqi tė kėtij legjislacioni, autoritetet kompetente nė Kosovė do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr tė siguruar qė nuk merren veprime qė janė nė kundėrshtim me kėtė zgjidhje.

f) Gjatė periudhės sė tranzicionit, UNMIK-u dhe PCN-ja apo pėrfaqėsuesi i tij, do tė bashkėkryesojnė grupet punuese pėr tė formuluar me Kosovėn detajet dhe modalitetet pėr bartjen e kompetencave.

g) Nė fund tė periudhės sė tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do tė skadojė dhe i tėrė pushteti legjislative dhe ai ekzekutiv qė i ėshtė veshur UNMIK-ut do tė bartet tek autoritetet qeverisėse tė Kosovės, pėrveē nėse me kėtė zgjidhje parashihet ndryshe. Nė kėtė kohė, PCN-ja dhe PUN-ja do tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsi tė plotė pėr ushtrimin e mandatit tė tyre, siē parashihet nė kėtė zgjidhje.

h) Gjatė periudhės sė tranzicionit, pėrmes njė marrėveshjeje nė mes tė OKB-sė (UNMIK) dhe Kosovės dhe nė konsultim me PCN-nė, do tė vendoset regjimi ligjor qė pėrcakton shpėrbėrjen e tė gjitha pėrgjegjėsive tė mbetura tė UNMIK-ut.

15.2 Nė bashkėpunim tė ngushtė me PCN-nė, UNMIK-u do tė sigurojė kalim tė rregullt tė kornizės ligjore nga ajo qė aktualisht ėshtė nė fuqi nė kornizėn ligjore tė themeluar pėrmes kėsaj zgjidhjeje.

15.2.1 Rregulloret e UNMIK-ut tė shpallura nga PSSP-ja, nė pajtim me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, duke pėrfshirė urdhėresat administrative dhe vendimet ekzekutive tė nxjerra nga PSSP-ja dhe ligjet e shpallura tė miratuara nga Kuvendi i Kosovės, do tė vazhdojnė sė zbatuari, pėrveē nėse me kėtė zgjidhje pėrcaktohet ndryshe, deri nė skadimin e vlefshmėrisė sė tyre apo deri nė anulimin apo zėvendėsimin e tyre me legjislacionin qė rregullon tė njėjtėn ēėshtje nė pajtim me dispozitat e kėsaj zgjidhjeje.

15.2.2 Kosova do tė vazhdojė tė jetė e obliguar, nė baza tė reciprocitetit, sipas nevojės, nga tė gjitha marrėveshjet ndėrkombėtare dhe rregullimet tjera nė fushėn e bashkėpunimit ndėrkombėtar, tė nėnshkruara nga UNMIK-u pėr Kosovėn dhe nė emėr saj dhe tė cilat janė nė fuqi nė datėn e hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje. Obligimet financiare tė ndėrmarra nga UNMIK-u pėr Kosovėn dhe nė emėr saj, nė pajtim me kėto marrėveshje apo rregullime do tė respektohen nga Kosova.
 
I vjetėr 26.3.2008, 22:32   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI I
DISPOZITAT KUSHTETUESE


Kushtetuta e ardhshme e Kosovės do tė pėrfshijė por nuk do tė kufizohet vetėm nė parimet dhe elementet vijuese.

Neni 1  Dispozitat themelore

Kushtetuta e Kosovės:

1.1  Nė tė gjitha dispozitat e saj do tė jetė nė pajtim me kėtė zgjidhje dhe do tė interpretohet nė pajtim me kėtė zgjidhje; nė rast tė mospėrputhjeve mes dispozitave tė Kushtetutės dhe dispozitave tė kėsaj zgjidhjeje, do tė mbizotėrojė e fundit.

1.2 Do t’i pėrfshijė dispozitat e parashikuara nė nenin 1, parimet e pėrgjithshme tė kėsaj zgjidhjeje.

1.3 Do tė konfirmojė qė Kosova ėshtė shoqėri shumetnike, qė bazohet nė barazinė e tė gjithė qytetarėve dhe nė shkallėn mė tė lartė tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut tė njohura ndėrkombėtarisht, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave dhe pjesėmarrjes sė tė gjitha komuniteteve tė saja dhe pjesėtarėve tė tyre.

1.4  Do tė konfirmojė qė Kosova nuk ka fe zyrtare dhe se do tė jetė e paanshme nė ēėshtjet e besimeve fetare.

1.5  Do tė konfirmojė pėrgjegjėsinė e autoriteteve kosovare pėr tė promovuar dhe lehtėsuar kthimin e sigurt dhe me dinjitet tė tė gjithė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur nga Kosova dhe pėr t’i ndihmuar ata nė kthimin e pronave dhe posedimeve tė tyre.

1.6  Do tė parashikojė tė drejtėn e tė gjithė qytetarėve tė ish Republikės Federative tė Jugosllavisė, tė cilėt kanė qenė banorė tė pėrhershėm tė Kosovės mė 1 janar tė vitit 1998 dhe pasardhėsve tė tyre tė drejtpėrdrejtė pėr ta fituar nėnshtetėsinė e Kosovės, pavarėsisht nga vendbanimi i tyre i tanishėm dhe ēfarėdo nėnshtetėsie tjetėr qė ata mund tė kenė.

Neni 2  Dispozitat pėr promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut

2.1 Kushtetuta do tė parasheh qė tė drejtat dhe liritė e parapara me instrumentet dhe marrėveshjet ndėrkombėtare nė vijim do tė jenė tė zbatueshme drejtpėrdrejt nė Kosovė dhe do tė kenė prioritet ndaj tė gjitha ligjeve tė tjera; asnjė ndryshim nė Kushtetutėn e Kosovės nuk do t’i pakėsojė kėto tė drejta:

Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut;
Konventa Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut dhe Protokollet e saj;
Konventa Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj;
Konventa Kornizė e Kėshillit tė Evropės pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare;
Konventa pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit Racor;
Konventa pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit kundėr Gruas;
Konventa pėr tė Drejtat e Fėmijės;
Konventa Kundėr Torturės dhe Trajtimeve dhe Ndėshkimeve tjera Mizore, Jonjerėzore dhe Poshtėruese;

2.2 Kushtetuta do tė afirmojė parimin qė tė gjithė personat nė Kosovė gėzojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, siē parashihet me nenin 2.1 tė kėtij Aneksi pa diskriminim tė ēfarėdo lloji nė bazė tė racės, ngjyrės, gjinisė, gjuhės, fesė, mendimit politik apo mendimi tjetėr, prejardhjes kombėtare apo sociale, lidhjes me ndonjė komunitet, pronės, statusit tė lindjes apo ndonjė statusi tjetėr. Kushtetuta gjithashtu do tė afirmojė parimin qė tė gjithė personat nė Kosovė janė tė barabartė para ligjit dhe kanė tė drejtė, pa diskriminim, nė mbrojtje tė barabartė para ligjit.

2.3  Kushtetuta do tė pėrfshijė nenet prej 1  deri nė 3  mbi tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre, siē parashihet me Aneksin II tė kėsaj zgjidhjeje, tė cilėt drejtpėrsėdrejti do tė zbatohen nė Kosovė.

2.4 Kushtetuta do tė parasheh tė drejtėn pėr individėt, tė cilėt pretendojnė se tė drejtat dhe liritė qė u garantohen atyre me kushtetutė janė shkelur nga ndonjė autoritet publik, qė tė parashtrojnė ankesė pranė Gjykatės Kushtetuese, pas shfrytėzimit tė tė gjitha mjeteve tė tjera juridike.

Neni 3  Kuvendi i Kosovės

Sa i pėrket Kuvendit tė Kosovės, Kushtetuta do tė parasheh, mes tjerash, si vijon:

3.1 Kuvendi do tė ketė 120 deputetė tė zgjedhur me votim tė fshehtė nė bazė tė listave tė hapura, nga tė cilėt 100 ulėse do t’u ndahen tė gjitha partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatėve tė pavarur nė pėrpjesėtim me numrin e votave tė vlefshme qė ata i kanė marrė gjatė zgjedhjeve pėr Kuvend. Listat e kandidatėve do t’u kushtojnė njė kujdes tė duhur parimeve tė njohura ndėrkombėtarisht pėr barazinė gjinore, siē pasqyrohen nė instrumentet e tė drejtave tė njeriut tė paraqitura nė nenin 2  tė kėtij Aneksi.

3.2 Pėr dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit tė Kushtetutės, Kuvendi i Kosovės do tė ketė (20) ulėse tė rezervuara pėr pėrfaqėsim tė komuniteteve tė cilat nuk janė shumicė nė Kosovė, nė mėnyrėn vijuese: dhjetė (10) ulėse do t’u ndahen partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatėve tė pavarur tė cilėt janė deklaruar se pėrfaqėsojnė komunitetin serb tė Kosovės dhe dhjetė (10) ulėse do t’u ndahen komuniteteve tė tjera si nė vijim: komunitetit rom njė (1) ulėse; komunitetit ashkali njė (1) ulėse; komunitetit egjiptian njė (1) ulėse; dhe njė (1) ulėse shtesė do t’i jepet komunitetit rom, ashkali apo egjiptas, qė ka numrin mė tė madh tė votave tė pėrgjithshme; komunitetit boshnjak tri (3) ulėse; komunitetit turk dy (2) ulėse dhe komunitetit goran njė (1) ulėse. Ēdo ulėse e fituar pėrmes zgjedhjeve do tė jetė ulėse shtesė, pėrveē dhjetė (10) ulėseve tė rezervuara tė cilat ju ndahen komunitetit serb tė Kosovės pėrkatėsisht komuniteteve tė tjera.

3.3 Pas dy mandateve tė para zgjedhore:

3.3.1  Partitė, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatėt e pavarur, tė cilėt janė deklaruar se pėrfaqėsojnė komunitetin serb tė Kosovės do tė kenė numrin e ulėseve nė kuvend tė fituar pėrmes zgjedhjeve tė hapura, me minimum dhjetė (10) ulėse tė garantuara nė rast se numri i ulėseve tė fituara ėshtė mė i vogėl se dhjetė (10).

3.3.2. Partitė, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatėt e pavarur tė cilėt janė deklaruar se pėrfaqėsojnė komunitetet tjera, do tė kenė numrin e ulėseve nė kuvend tė fituara pėrmes zgjedhjeve tė hapura, me minimumin e ulėseve tė garantuara siē parashihen me nenin 3.2, nėse numri i ulėseve tė fituara nga secili komunitet ėshtė mė i vogėl se numri i ulėseve tė parashikuara me nenin 3.2.

3.4 Grupi i anėtarėve tė Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetin serb tė Kosovės si dhe grupi i anėtarėve tė Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetet tjera, do tė kenė secili mė sė paku njė (1) pėrfaqėsues nė Kryesinė e Kuvendit.

3.5 Sė paku njė zėvendėskryesues i secilit komision parlamentar do tė jetė nga radhėt e komunitetit tjetėr nga ai tė cilit i pėrket kryesuesi.

3.6 Kompetencat dhe procedurat e tanishme tė Komisionit pėr tė drejtat dhe interesat e komuniteteve do tė mbeten ashtu siē janė. Pėr sa i pėrket pėrbėrjes sė tij, pjesėtarėt e komuniteteve do tė pėrfaqėsohen, mirėpo jo mė shumė se njė e treta (1/3) e anėtarėve tė Komisionit pėr tė drejtat dhe interesat e komuniteteve do tė pėrfaqėsojnė grupin e anėtarėve tė kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara pėr komunitetin serb tė Kosovės dhe jo mė shumė se njė e treta (1/3) e anėtarėve tė tij do tė pėrfaqėsojnė grupin e anėtarėve tė Kuvendit qė mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetet tjera tė cilat nuk janė shumicė nė Kosovė.

3.7  Pėr miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve tė paraqitura nė vijim do tė kėrkohet shumica e anėtarėve tė pranishėm dhe qė votojnė tė Kuvendit qė u pėrkasin partive, iniciativave qytetare dhe kandidatėve tė pavarur, tė cilėt janė deklarauar se u pėrkasin komuniteteve tė cilat nuk janė shumicė nė Kosovė, siē ėshtė pėrcaktuar nė nenin 3.2:

a. Ligjet tė cilėt ndryshojnė kufijtė komunal, themelojnė apo shuajnė komunat, pėrcaktojnė shtrirjen e pushteteve tė komunave dhe pjesėmarrjen e tyre nė marrėdhėniet ndėrkomunale dhe tejkufitare;

b. Ligjet tė cilat implementojnė tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre pėrveē atyre tė pėrcaktuara me Kushtetutė;

c. Ligjet pėr pėrdorimin e gjuhėve;

d. Ligjet pėr zgjedhjet lokale;

e. Ligjet pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore;

f. Ligjet pėr lirinė fetare apo pėr marrėveshjet me komunitetet fetare;

g. Ligjet pėr arsimin;

h. Ligjet pėr pėrdorimin e simboleve (pėrfshirė simbolet e komunitetit) dhe festat publike

3.8 Pavarėsisht nga dispozitat e nenit 3.7 tė kėtij Aneksi, tė gjitha ligjet e nevojshme pėr implementimin e kushteve tė kėsaj zgjidhjeje, siē parashihen me Aneksin XII tė saj, gjatė miratimit tė tyre fillestar, nuk do t’i nėnshtrohen kėrkesave tė nenit 3.7 tė kėtij Aneksi.

3.9  Asnjėri nga ligjet qė i nėnshtrohen kėrkesave tė nenit 3.7  apo propozimeve tė cilat janė nė kundėrshtim me ēfarėdo dispozite tė kėsaj zgjidhjeje, nuk mund t’i nėnshtrohen referendumit.

3.10 Kuvendi do tė themelojė rregulloren e vet tė punės, e cila do tė jetė nė pajtim me parimet e transparencės dhe vendimmarrjes demokratike tė hapur.

Neni 4  Kryetari i Kosovės

Sa i pėrket Kryetarit tė Kosovės, Kushtetuta, mes tjerash, do tė parasheh si nė vijim:

4.1 Kryetari i Kosovės do tė pėrfaqėsojė unitetin e popullit.

4.2  Kryetari i Kosovės, mund t’i kthejė njė herė Kuvendit pėr rishqyrtim ēfarėdo propozimligji qė ai e konsideron si tė dėmshėm pėr interesat legjitime tė njė apo mė shumė komuniteteve.

Neni 5  Qeveria e Kosovės

Sa i pėrket Qeverisė sė Kosovės, Kushtetuta, mes tjerash, do tė parasheh si nė vijim:

5.1 Sė paku njė (1) ministėr do tė jetė nga komuniteti serb dhe njė (1) ministėr nga ndonjė komunitet tjetėr joshumicė i Kosovės; nėse janė mė shumė se dymbėdhjetė (12) ministra, do tė jetė edhe njė ministėr i tretė qė pėrfaqėson njė komunitet joshumicė tė Kosovės.

5.2  Sė paku dy zėvendėsministra do tė jenė nga komuniteti serb i Kosovės dhe dy zėvendėsministra nga komunitetet tjera joshumicė; nėse janė mė shumė se dymbėdhjetė (12) ministra, do tė jetė edhe njė zėvendėsministėr i tretė qė pėrfaqėson komunitetin serb dhe njė zėvendėsministėr tjetėr qė pėrfaqėson komunitetin tjetėr joshumicė tė Kosovės.

5.3 Zgjedhja e kėtyre ministrave dhe zėvendėsministrave do tė vendoset pas konsultimit me partitė, me koalicionet apo grupet qė pėrfaqėsojnė komunitetet joshumicė nė Kosovė. Nėse caktohen jashtė anėtarėsimit tė Kuvendit tė Kosovės, pėr kėto ministra dhe zėvendėsministra do tė kėrkohet miratim formal i shumicės sė deputetėve tė Kuvendit tė cilėt u pėrkasin partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatėve tė pavarur, tė cilėt janė deklaruar se pėrfaqėsojnė komunitetin nė fjalė.

5.4  Pėrbėrja e shėrbimit civil do tė pasqyrojė shumėllojshmėrinė e popullit tė Kosovės duke marrė nė konsideratė parimet e barazisė gjinore tė njohura ndėrkombėtarisht siē pasqyrohen nė instrumentet e tė drejtave tė njeriut tė paraqitura nė nenin 2  tė kėtij Aneksi. Njė kėshill i pavarur mbikėqyrės pėr shėrbimin civil do tė sigurojė respektimin e rregullave dhe parimeve qė rregullojnė shėrbimin civil dhe do tė pasqyrojė shumėllojshmėrinė e popullit tė Kosovės.

Neni 6  Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtėsisė

Sa i pėrket Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, Kushtetuta, mes tjerash, do tė parasheh si nė vijim:

6.1 Gjykata Kushtetuese do tė pėrbėhet nga nėntė gjyqtarė, tė cilėt do tė jenė juristė tė shquar dhe personalitete me moralin mė tė lartė.

6.1.1 Gjashtė (6) gjyqtarė do tė emėrohen nga Kryetari me propozim tė Kuvendit. Nga gjashtė gjyqtarėt e emėruar pėr mandatin e parė, pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės, dy (2) gjyqtarė do tė shėrbejnė pėr njė mandat trivjeēar pa mundėsi tė rizgjedhjes, dy (2) gjyqtarė do tė shėrbejnė pėr njė periudhė gjashtėvjeēare pa mundėsi tė rizgjedhjes dhe dy (2) gjyqtarė do tė shėrbejnė pėr njė periudhė nėntėvjeēare pa mundėsi tė rizgjedhjes. Mė tutje, ēdo gjyqtar i emėruar nė Gjykatėn Kushtetuese do tė emėrohet pėr njė mandat nėntėvjeēar pa mundėsi tė rizgjedhjes. Gjyqtarėt, mandati i tė cilėve pritet tė skadojė nė fund tė periudhės fillestare prej tre apo gjashtė vjetėsh, do tė zgjidhen me short nga Kryetari i Kosovės menjėherė pas emėrimit tė tyre.

6.1.2  Sa u pėrket katėr (4) nga gjashtė pozitat gjyqėsore, vendimi pėr tė propozuar njė person si gjyqtar tė Gjykatės Kushtetuese do tė kėrkojė shumicėn prej dy tė tretave nė Kuvend; sa i pėrket dy (2) pozitave tė tjera, do tė kėrkohet pėlqimi i shumicės sė anėtarėve tė Kuvendit, duke pėrfshirė edhe pėlqimin e shumicės sė anėtarėve tė Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve tė cilėt nuk janė shumicė nė Kosovė.

6.1.3 Tre gjyqtarė ndėrkombėtarė do tė emėrohen nga Kryetari i Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut pas kėshillimit me Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar.

6.2 Dhjetė apo mė shumė deputetė tė Kuvendit, mes tjerash, do tė kenė tė drejtėn qė tė kontestojnė kushtetutshmėrinė e ēfarėdo ligji apo vendimi tė miratuar nga Kuvendi pranė Gjykatės Kushtetuese, si nė aspektin pėrmbajtėsor ashtu edhe nė atė procedural.

6.3  Pranė Gjykatės Kushtetuese, komunat mund tė kontestojnė kushtetutshmėrinė e ligjeve apo tė akteve tė Qeverisė tė cilat cenojnė pėrgjegjėsitė e tyre apo zvogėlojnė tė hyrat e tyre.

Sa i pėrket sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė, mes tjerash, Kushtetuta do tė parasheh si nė
vijim:

6.4  Gjyqtarėt dhe prokurorėt do tė emėrohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Kosovės vetėm pas propozimit tė bėrė nga Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės (KGjK). Tė gjitha vendet e lira pėr pozita gjyqėsore apo prokuroriale duhet tė shpallen publikisht dhe tė jenė tė hapura pėr tė gjithė kandidatėt e kualifikuar tė cilėt do tė pėrzgjedhen pėr propozim nga KGjK-ja nė bazė tė meritave, nė pajtim me ligjin nė fuqi dhe dispozitat e nenit 6.6 tė kėtij Aneksi.

6.5 Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės do tė ketė pavarėsi tė plotė nė kryerjen e funksioneve tė tij me qėllim tė sigurimit tė njė sistemi tė integruar, tė pavarur, profesional dhe tė paanshėm tė drejtėsisė, sigurimit tė qasjes nė drejtėsi pėr tė gjithė personat nė Kosovė dhe garantimit qė sistemi i drejtėsisė sė Kosovės ėshtė gjithėpėrfshirės dhe pasqyron plotėsisht natyrėn shumetnike tė Kosovės. Kjo nuk do tė paragjykojė themelimin, nė ndonjė fazė tė mėvonshme, tė ndonjė subjekti tė posaēėm pėrgjegjės pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me emėrimin, shqiptimin e masave disiplinore dhe shkarkimin e prokurorėve, i cili nėse themelohet do tė gėzojė tė njėjtėn pavarėsi nė kryerjen e funksioneve tė tij.

6.6  Sa i pėrket rekrutimit, pėrzgjedhjes, emėrimit, avancimit nė detyrė dhe transferit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve, autoritetet relevante nė Kosovė do tė sigurojnė qė gjyqėsia dhe shėrbimi i prokurorisė tė pasqyrojnė karakterin shumetnik tė Kosovės dhe nevojėn pėr njė pėrfaqėsim tė barabartė proporcional tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė duke u kushtuar vėmendje tė duhur parimeve tė njohura ndėrkombėtarisht pėr barazi gjinore, siē pasqyrohet nė instrumentet e tė drejtave tė njeriut tė paraqitura nė nenin 2 tė kėtij Aneksi.

6.7 Pėrgjegjėsitė e tanishme dhe roli i Ombudspersonit mbeten ashtu siē janė.

Neni 7  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

7.1  Komisioni do tė ketė njėmbėdhjetė (11) anėtarė pėrfshirė kėtu edhe kryesuesin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve i cili do tė emėrohet nga Kryetari i Kosovės nga radhėt e Gjykatės Supreme dhe gjykatave tė qarkut.

7.2 Gjashtė (6) anėtarė do tė emėrohen nga gjashtė grupet mė tė mėdha parlamentare tė pėrfaqėsuara nė Kuvend, tė cilėt nuk kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė ndarjen e ulėseve tė rezervuara. Nėse mė pak grupe janė tė pėrfaqėsuara nė Kuvend, grupi apo grupet mė tė mėdha mund tė emėrojnė anėtarė shtesė. Njė (1) anėtar do tė emėrohet nga deputetėt e Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetin serb tė Kosovės dhe tre (3) anėtarė nga deputetėt e Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetet tjera tė cilat nuk janė shumicė nė Kosovė.

Neni 8  Decentralizimi / vetėqeverisja lokale

Sa i pėrket vetėqeverisjes lokale nė Kosovė, Kushtetuta, mes tjerash, do tė parasheh se:

8.1  Kosova do tė pėrbėhet prej komunave tė cilat do tė gėzojnė njė shkallė tė lartė tė vetėqeverisjes lokale dhe tė cilat inkurajojnė dhe sigurojnė pjesėmarrje aktive tė tė gjithė qytetarėve nė jetėn demokratike.

8.2 Kompetencat dhe kufijtė e komunave do tė pėrcaktohen me ligj.

8.3 Komunat kanė tė drejtė pėr burime lokale tė tė ardhurave dhe pranim tė financimit tė duhur nga autoritetet qendrore.

8.4  Komunat kanė tė drejtė pėr bashkėpunim ndėrkomunal dhe ndėrkufitar nė fushat e kompetencave tė tyre vetjake dhe tė zgjeruara.

Neni 9  Dispozitat ekonomike

Sa i pėrket sektorit ekonomik/financiar tė Kosovės, Kushtetuta, mes tjerash, do tė
parasheh se:

9.1 Kosova do tė pėrdorė njė valutė si monedhė tė ligjshme.

9.2 Kosova do tė ketė njė autoritet tė pavarur qendror bankar.

9.3 Kosova do tė themelojė organet e pavarura rregullative tė tregut.

Neni 10  Ndryshimet kushtetuese

Sa i pėrket ndryshimeve tė Kushtetutės, Kushtetuta, mes tjerash, do tė parasheh se:

10.1 Pėr ēdo ndryshim tė Kushtetutės do tė kėrkohet miratimi i dy tė tretave tė deputetėve tė Kuvendit pėrfshirė kėtu dy tė tretat e deputetėve tė Kuvendit tė cilėt mbajnė vende tė rezervuara apo tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve tė cilėt nuk janė shumicė nė Kosovė.

10.2 Asnjė ndryshim i Kushtetutės nuk mund tė pakėsojė tė drejtat dhe liritė e paraqitura nė nenin 2 tė kėtij Aneksi.

Neni 11  Dispozitat kalimtare

Kushtetuta gjithashtu do tė parasheh qė tė gjitha autoritetet nė Kosovė t’u japin fuqi ligjore vendimeve apo akteve tė autoritetit ndėrkombėtar tė cilit i ėshtė dhėnė mandati pėr mbikėqyrjen e zbatimit tė zgjidhjes dhe do t’i pėrmbahen tė gjitha detyrimeve tė Kosovės tė parashikuara me kėtė zgjidhje.
 
I vjetėr 26.3.2008, 22:35   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI II
TĖ DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESĖTARĖVE TĖ TYRE



Neni 1 Dispozitat themelore

1.1 Banorėt tė cilėt i pėrkasin tė njėjtit grupi kombėtar apo etnik, gjuhėsor apo fetar, tė cilėt tradicionalisht janė tė pranishėm nė territorin e Kosovės (komunitetet) do tė kenė tė drejta tė posaēme siē parashihen me kėtė Aneks, krahas tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut tė parashikuara me nenin 2 tė Aneksit I tė kėsaj zgjidhjeje.

1.2 Ēdo pjesėtar i komunitetit do tė ketė tė drejtė qė lirisht tė zgjedh tė trajtohet apo tė mos trajtohet si pjesėtar i komunitetit dhe asnjė diskriminim nuk do tė rezultojė nga zgjidhja e tij apo nga ushtrimi i tė drejtave tė cilat janė tė ndėrlidhura me kėtė zgjidhje.

1.3 Pjesėtarėt e komuniteteve do tė kenė tė drejtė qė lirshėm tė shprehin, avancojnė dhe zhvillojnė identitetin e tyre dhe atributet si komunitet.

1.4 Ushtrimi i kėtyre tė drejtave do tė bartė me veti detyrimet dhe pėrgjegjėsitė pėr tė vepruar nė pajtim me ligjin e Kosovės dhe nuk do tė shkel tė drejtat e tė tjerėve.

Neni 2  Detyrimet pėr Kosovėn

2.1  Kosova do tė krijojė kushtet e duhura tė cilat u mundėsojnė komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre qė tė ruajnė, mbrojnė dhe zhvillojnė identitetet e tyre. Qeveria nė veēanti do tė pėrkrahė iniciativat kulturore tė komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre pėrfshirė kėtu edhe nėpėrmjet ndihmės financiare.

2.2 Kosova do tė promovojė frymėn e tolerancės, dialogut dhe do tė mbėshtesė pajtimin ndėrmjet komuniteteve dhe do tė respektojė standardet e parashikuara me Konventėn Kornizė tė Kėshillit tė Evropės pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare dhe Kartėn Evropiane pėr Gjuhėt Regjionale apo tė Pakicave.

2.3 Kosova do tė ndėrmerr tė gjitha masat e nevojshme pėr tė mbrojtur personat tė cilėt mund t’i nėnshtrohen kėrcėnimeve apo veprave tė diskriminimit, armiqėsisė apo dhunės si rrjedhojė e identitetit tė tyre kombėtar, etnik, kulturor, gjuhėsor apo fetar.

2.4 Kosova, sipas nevojės, do tė miratojė masat adekuate pėr tė promovuar njė barazi tė plotė dhe efektive ndėrmjet pjesėtarėve tė komuniteteve nė tė gjitha fushat e jetės ekonomike, shoqėrore, politike dhe kulturore. Masat e tilla nuk do tė konsiderohen tė jenė vepėr e diskriminimit.

2.5  Kosova do tė promovojė ruajtjen e trashėgimisė fetare dhe kulturore tė tė gjitha komuniteteve si pjesė pėrbėrėse e trashėgimisė sė Kosovės. Kosova do tė ketė njė detyrė tė posaēme pėr tė siguruar mbrojtje efektive tė tėrėsive tė objekteve dhe monumenteve tė rėndėsisė kulturore dhe fetare pėr komunitetet.

2.6 Kosova do tė ndėrmerr veprime efektive kundėr tė gjithė atyre qė pengojnė gėzimin e tė drejtave tė pjesėtarėve tė komuniteteve. Kosova do tė pėrmbahet nga politikat apo praktikat qė kanė pėr qėllim asimilimin, kundėr vullnetit tė tyre, tė personave tė cilėt u pėrkasin komuniteteve dhe do tė mbrojė kėta persona nga ēfarėdo veprimi qė ka pėr qėllim njė asimilim tė tillė.

2.7  Kosova do tė sigurojė, nė baza jodiskriminuese, qė tė gjithė komunitetet dhe pjesėtarėt e tyre tė mund tė ushtrojnė tė drejtat e tyre tė specifikuara nė vazhdim.

Neni 3  Tė drejtat e komuniteteve dhe tė pjesėtarėve tė tyre

3.1  Pjesėtarėt e komuniteteve do tė kenė tė drejtėn, nė mėnyrė individuale apo si komunitet qė tė:

a. Shprehin, mbajnė dhe zhvillojnė kulturėn e tyre dhe ruajtjen e elementeve thelbėsore tė identitetit tė tyre, gjegjėsisht fesė, gjuhės, traditave dhe kulturės sė tyre.

b. Pranojnė arsimim publik tė tė gjitha niveleve, nė njėrėn nga gjuhėt zyrtare tė Kosovės sipas zgjidhjes sė tyre;

c. Pranojnė arsimim publik parashkollor, primar dhe sekondar nė gjuhėn e tyre, deri nė masėn e parashikuar me ligj, ku pragu pėr themelimin e paraleleve apo shkollave tė veēanta pėr kėtė qėllim do tė jetė mė i ulėt se ai qė zakonisht parashihet pėr institucionet arsimore;

d. Themelojnė dhe menaxhojnė institucionet private tė arsimit dhe trajnimit pėr tė cilat mund tė jepet ndihma financiare publike, nė pajtim me ligjin dhe standardet ndėrkombėtare.

e. Pėrdorin gjuhėn dhe alfabetin e tyre lirshėm nė jetėn private dhe publike;

f. Pėrdorin gjuhėn dhe alfabetin e tyre nė marrėdhėniet e tyre me autoritetet komunale apo zyrat lokale tė autoriteteve qendrore nė fushat nė tė cilat ata pėrfaqėsojnė njė pjesė tė mjaftueshme tė popullatės, nė pajtim me ligjin. Shpenzimet e bėra pėr pėrdorimin e interpretuesit apo pėrkthyesit do tė mbulohen nga autoritetet kompetente.

g. Pėrdorin dhe shfaqin simbolet e komunitetit nė pajtim me ligjin dhe standardet ndėrkombėtare;

h. Kenė emrat personale, tė regjistruar nė formėn e tyre origjinale dhe nė shkrimin e gjuhės sė tyre si dhe tė kthejnė emrat e tyre nė formėn origjinale nėse tė njėjtat janė ndryshuar me dhunė;

i. Kenė emėrtime lokale, emėrtime tė rrugėve dhe tregues tjerė topografik qė pasqyrojnė dhe janė tė ndjeshėm ndaj karakterit shumetnik dhe shumėgjuhėsor tė zonės nė fjalė:

j. Qasje tė garantuar dhe pėrfaqėsim tė posaēėm nė mediat transmetuese publike si dhe programet nė gjuhėn e tyre, nė pajtim me ligjin dhe standardet ndėrkombėtare;

k. E drejta pėr tė krijuar dhe pėrdorur mediat e tyre vetjake, pėrfshirė kėtu ofrimin e informatave nė gjuhėn e tyre, ndėr tė tjera, pėrmes gazetave ditore dhe shėrbimeve kabllovike, dhe pėrdorimin e njė numri tė rezervuar tė frekuencave pėr mediat elektronike, nė pajtim me ligjin dhe standardet ndėrkombėtare. Kosova do tė ndėrmerr tė gjitha masat e nevojshme pėr sigurimin e njė plani ndėrkombėtar tė frekuencave, pėr t’i mundėsuar komunitetit serb nė Kosovė qasje nė njė kanal televiziv tė pavarur tė licencuar nė gjuhėn serbe nė mbarė Kosovėn;

l. Gėzojnė kontakte tė papenguara nė mes vete pėrbrenda Kosovės dhe tė themelojnė dhe mbajnė kontakte tė lira dhe paqėsore me personat nė cilindo shtet, nė veēanti me ata me tė cilėt ndajnė identitetin etnik, kulturor, gjuhėsor apo fetar apo trashėgiminė e pėrbashkėt kulturore, nė pajtim me ligjin dhe standardet ndėrkombėtare;

m. Gėzojnė kontakte tė papenguara me dhe marrin pjesė, pa diskriminim, nė aktivitetet e organizatave joqeveritare lokale, regjionale dhe ndėrkombėtare;

n. Themelojnė shoqata pėr kulturė, art, shkencė dhe arsim si dhe shoqata tė studiuesve dhe shoqata tjera pėr shprehjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit tė tyre.

Neni 4  Pjesėmarrja e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre nė jetėn publike dhe nė vendimmarrje

4.1  Komunitetet dhe pjesėtarėt e tyre do tė pėrfaqėsohen nė Kuvend. Legjislacioni i caktuar nė mėnyrė specifike me kushtetutė nuk mund tė nxirret apo ndryshohet pa pėlqimin e deputetėve tė Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetet, siē parashihet me nenin 3.7 tė Aneksit I.

4.2  Pėrbėrja e Qeverisė dhe procesi i emėrimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve do tė parasheh modalitetet e posaēme tė cilat sigurojnė pjesėmarrjen e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre, siē parashihet me Anekset I dhe IV.

4.3 Do tė jetė njė Kėshill konsultativ pėr komunitete nė kuadėr e Kryetarit tė Kosovės nė tė cilin do tė pėrfaqėsohen tė gjitha komunitetet. Ky Kėshill konsultativ pėr komunitete do tė pėrbėhet, mes tjerash, nga pėrfaqėsuesit e asociacioneve tė komuniteteve. Mandati i Kėshillit konsultativ pėr komunitete do tė pėrfshijė:

4.3.1  Ofrimin e njė mekanizmi pėr shkėmbimin e rregullt ndėrmjet komuniteteve dhe Qeverisė sė Kosovės;

4.3.2 Jep mundėsinė komuniteteve pėr tė komentuar nė njė fazė tė hershme iniciativat legjislative dhe politike tė cilat mund tė pėrgatiten nga qeveria, pėr tė sugjeruar iniciativa tė tilla dhe pėr tė kėrkuar qė pikėpamjet e tyre tė pėrfshihen nė projektet dhe programet pėrkatėse.

4.3.3 Ēdo pėrgjegjėsi apo funksion tjetėr i parashikuar me kėtė zgjidhje apo nė pajtim me ligjin.

4.4  Komunitetet dhe pjesėtarėt e tyre do tė kenė tė drejtė pėr pėrfaqėsim tė barabartė proporcional nė punėsim nė organet publike dhe ndėrmarrjet publike nė tė gjitha nivelet, pėrfshirė kėtu nė veēanti shėrbimin policor nė zonat e banuara me komunitetin pėrkatės, duke respektuar nė tė njėjtėn kohė rregullat qė kanė tė bėjnė me kompetencėn dhe integritetin qė qeveris administratėn publike.

4.5  Nė komunat nė tė cilat sė paku dhjetė (10) pėrqind e banorėve i pėrkasin komuniteteve tė cilat nuk janė nė shumicė nė ato komuna, posti i zėvendėskryetarit pėr komunitete tė kuvendit komunal do tė rezervohet pėr njė pėrfaqėsues nga radhėt e kėtyre komuniteteve. Pozita e zėvendėskryetarit do tė mbahet nga kandidati qė i pėrket popullatės joshumicė qė ka marrė shumicėn e votave nė listėn e hapur tė kandidatėve pėr zgjedhje pėr kuvend komunal. Zėvendėskryetari pėr komunitete do tė promovojė dialog mes komuniteteve dhe do tė shėrbejė si pikė formale e kontaktit pėr adresimin e brengave dhe interesave tė komuniteteve joshumicė nė takimet e Kuvendit dhe punėn e tij. Zėvendėskryetari gjithashtu do tė jetė pėrgjegjės pėr shqyrtimin e ankesave qė parashtrohen nga komunitetet apo pjesėtarėt e tyre se aktet apo vendimet e kuvendit komunal shkelin tė drejtat e tyre tė garantuara me Kushtetutė. Zėvendėskryetari do t’ia referojė kėto ēėshtje kuvendit komunal pėr shqyrtim tė sėrishėm tė vendimit apo aktit. Nė rast se kuvendi komunal zgjedh qė tė mos shqyrtojė aktin apo vendimin e vet, apo nėse zėvendėskryetari vlerėson se rezultati edhe pas shqyrtimit paraqet shkelje tė tė drejtave tė garantuara me kushtetutė, zėvendėskryetari mund tė parashtrojė ēėshtjen drejtpėrdrejt nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila mund tė vendosė nėse do tė pranojė kėtė rast pėr shqyrtim.
 
I vjetėr 26.3.2008, 22:41   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI III
DECENTRALIZIMI


Do tė themelohet njė sistem i avancuar dhe i qėndrueshėm i vetėqeverisjes lokale nė Kosovė pėr trajtimin e shqetėsimeve legjitime tė serbėve tė Kosovės dhe komuniteteve tė tjera qė nuk pėrbėjnė shumicė nė Kosovė dhe pjesėtarėve tė tyre, pėr tė inkurajuar dhe siguruar pjesėmarrje aktive nė jetėn publike dhe pėr tė fuqizuar qeverisjen e mirė dhe efikasitetin dhe efektivitetin e shėrbimeve publike anembanė Kosovės, nė pajtim me parimet dhe dispozitat nė vijim:

Neni 1 Dispozitat themelore

1.1 Vetėqeverisja lokale nė Kosovė do tė bazohet nė parimet e Kartės Evropiane pėr Vetėqeverisjen Lokale dhe veēanėrisht nė parimin e subsidiaritetit.

1.2  Me vetėqeverisjen lokale nė Kosovė do tė mbrohen dhe promovohen standardet e pranuara ndėrkombėtarisht tė tė drejtave tė njeriut, duke marrė veēanėrisht parasysh nevojat e komuniteteve joshumicė dhe pjesėtarėve tė tyre nė Kosovė.

1.3 Parimet kryesore tė decentralizimit do tė pėrcaktohen nė Kushtetutė, siē parashihet nė nenin 8 tė Aneksit I tė kėsaj zgjidhjeje.

Neni 2  Legjislacioni i Kosovės pėr vetėqeverisje lokale

2.1 Kosova do tė nxjerrė ligjin e ri mbi vetėqeverisjen lokale brenda 120 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėsaj zgjidhjeje, i cili do tė pėrforcojė kompetencat dhe organizimin e komunave, siē parashihet nė kėtė Aneks dhe nė pajtim me Aneksin XII.

2.2 Kosova do tė nxjerrė ligjin e ri mbi kufijtė komunal brenda 120 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėsaj zgjidhjeje, me tė cilin do tė pėrcaktohen komunat e reja, siē parashihet nė kėtė Aneks dhe nė pajtim me Aneksin XII.

2.3 Kosova do tė nxjerrė legjislacionin themelor nė pajtim me parimet e pėrcaktuara nė kėtė Aneks, nė mėnyrė qė tė sigurohet trajtim i paanshėm dhe standarde minimale pėr tė gjitha komunat, lidhur me rregullimin dhe menaxhimin e ēėshtjeve publike qė bien nė pėrgjegjėsinė e tyre, veēanėrisht duke respektuar parimin e subsidiaritetit, duke treguar vėmendje tė duhur pėr qėndrueshmėrinė fiskale tė komunave dhe qeverisė qendrore.

Neni 3  Kompetencat komunale

3.1  Komunat nė Kosovė do tė kenė kompetenca tė plota dhe ekskluzive, pėr aq sa ata kanė tė bėjnė me interesin lokal, duke respektuar standardet e pėrcaktuara nė legjislacionin nė fuqi nė fushat nė vijim (mė tej, kompetencat vetjake).

a. Zhvillimi lokal ekonomik;
b. Planifikimi urban dhe rural;
c. Pėrdorimi dhe zhvillimi i tokės;
d. Implementimi i rregulloreve tė ndėrtimit dhe standardeve tė kontrollit tė ndėrtimit;
e. Mbrojtja lokale e mjedisit;
f. Ofrimi dhe mirėmbajtja e shėrbimeve publike dhe shėrbimeve komunale, duke pėrfshirė furnizimin me ujė, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujėrave tė zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugėt lokale, transportin lokal dhe skemat e ngrohjes lokale;
g. Pėrgjigjja ndaj situatave emergjente lokale;
h. Ofrimi i arsimit publik parashkollor, primar dhe sekondar, duke pėrfshirė regjistrimin dhe licencimin e institucioneve tė arsimit, punėsimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e drejtuesve dhe administratorėve tė arsimit;
i. Ofrimi i shėrbimeve tė kujdesit familjar dhe i atyre tė mirėqenies sociale siē ėshtė kujdesi pėr njerėzit e lėndueshėm, kujdesi pėr tė birėsuarit, kujdesi pėr fėmijėt, kujdesi pėr tė moshuarit, duke pėrfshirė regjistrimin dhe licencimin e kėtyre qendrave tė kujdesit, rekrutimin, pagesėn e rrogave dhe trajnimin e profesionistėve tė mirėqenies sociale;
j. Sigurimin Shėrbimet familjare dhe shėrbimet tjera;
k. Banimi publik;
l. Shėndetėsia publike;
m. Licencimi i shėrbimeve dhe objekteve lokale, pėrfshirė ato qė kanė tė bėjnė me argėtimin, aktivitetet kulturore dhe ato tė kohės sė lirė, ushqimin, strehimin, tregjet, shitėsit e rrugės, transportin lokal publik dhe taksitė;
n. Emėrimi i rrugėve, lagjeve dhe vendeve tė tjera publike;
o. Ofrimi dhe mirėmbajtja e parqeve dhe hapėsirave publike;
p. Turizmi;
q. Aktivitetet kulturore dhe tė kohės sė lirė;
r. Ēdo ēėshtje tjetėr qė nė mėnyrė tė shprehur nuk pėrjashtohet nga kompetenca e tyre apo qė nuk i ėshtė pėrcaktuar njė autoriteti tjetėr;

Neni 4  Kompetencat e zgjeruara vetjake komunale

4.1  Disa komuna tė caktuara nė Kosovė do tė kenė kompetenca vetjake tė zgjeruara si vijon:

4.1.1  Komuna e Mitrovicės Veriore do tė ketė kompetenca pėr arsimin e lartė, duke pėrfshirė regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punėsimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e drejtuesve dhe administratorėve tė arsimit;

4.1.2 Komuna e Mitrovicės Veriore, e Graēanicės dhe e Shtėrpcės do tė kenė kompetenca pėr ofrimin e kujdesit shėndetėsor sekondarė, pėrfshirė regjistrimin dhe licencimin e institucioneve tė kujdesit shėndetėsor, punėsimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e personelit dhe administratorėve tė kujdesit shėndetėsor;

4.1.3 Tė gjitha komunat nė tė cilat komuniteti serb ėshtė shumicė do tė kenė:

a. Autoritetin pėr tė ushtruar pėrgjegjėsinė pėr ēėshtje kulturore, duke pėrfshirė mbrojtjen dhe promovimin e trashėgimisė fetare dhe kulturore tė serbėve dhe tė tjerėve brenda territorit komunal si dhe pėrkrahjen pėr komunitetet fetare lokale, nė pajtim me dispozitat e Aneksit V tė kėsaj zgjidhjeje;

b. Tė drejta tė avancuara pjesėmarrėse nė zgjedhjen dhe shkarkimin e komandantėve tė stacioneve policore, siē pėrcaktohet nė nenin 2.6  tė Aneksit VIII tė kėsaj zgjidhjeje.

4.2  Pėr sa u pėrket kėtyre kompetencave tė zgjeruara vetjake, Kosova do tė nxjerrė legjislacionin kornizė pėr tė ofruar qasje tė barabartė ndaj shėrbimeve publike; standarde minimale cilėsore dhe sasiore nė ofrimin e shėrbimeve publike; kualifikime minimale tė personelit dhe objekteve tė trajnimit; parimet e pėrgjithshme mbi licencimin dhe akreditimin e ofruesve tė shėrbimeve publike.

4.3  Komunat qė zbatojnė kompetencat e zgjeruara vetjake mund tė bashkėpunojnė me ēdo komunė tjetėr nė ofrimin e shėrbimeve tė tilla.

Neni 5  Kompetencat e deleguara komunale

5.1  Autoritetet qendrore nė Kosovė do tė delegojnė pėrgjegjėsi tek komunat mbi kompetencat vijuese, nė pajtim me ligjin:

a. Regjistrat kadastror;
b. Regjistrat civilė;
c. Regjistrimi i votuesve;
d. Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve;
e. Shpėrndarja e pagesave tė ndihmės sociale (duke pėrjashtuar pensionet) dhe
f. Mbrojtjen e pyjeve.

5.2  Autoritetet qendrore, sipas nevojės, mund tė delegojnė kompetenca shtesė tek komunat nė pėrputhje me ligjin.

Neni 6  Shqyrtimi administrativ i aktiviteteve komunale

6.1  Shqyrtimi administrativ i aktiviteteve komunale nga ana e autoriteteve qendrore nė fushat e kompetencave tė tyre vetjake do tė kufizohet nė sigurimin e pajtueshmėrisė me Kushtetutėn e Kosovės dhe ligjin nė fuqi.

6.1.1 Autoriteti mbikėqyrės administrativ mund tė kėrkojė nga komuna qė tė rishqyrtojė vendimet apo aktet tjera ligjore qė konsiderohen se janė nė mospėrputhje me Kushtetutėn apo ligjet e miratuara nė pajtim me kėtė zgjidhje. Kėrkesa e tillė do tė deklarojė shkeljet e pretenduara ndaj Kushtetutės apo ligjit. Kėrkesa nuk do tė pezullojė ekzekutimin e vendimit komunal apo ndonjė akti tjetėr ligjor.

6.1.2  Nėse komuna pranon kėrkesėn nė pėrputhje me nenin 6.1.1  tė kėtij Aneksi, ajo mund tė vendosė tė pezullojė ekzekutimin e vendimit apo aktit tjetėr ligjor nė pritje tė shqyrtimit nga ana e autoriteteve komunale.

6.1.3 Nėse komuna refuzon kėrkesėn apo vėrteton vendimin apo aktin e tij nė shqyrtim, autoriteti mbikėqyrės administrativ mund tė kundėrshtojė vendimin apo aktin tjetėr ligjor nė gjykatėn e qarkut kompetente pėr territorin e komunės. Gjykata e qarkut, si masė tė pėrkohshme, mund tė urdhėrojė pezullimin e zbatimit tė vendimit tė kontestuar apo aktit tjetėr ligjor.

6.2  Sa i pėrket kompetencave tė deleguara komunale, autoritetet qendrore mund tė shqyrtojnė pėrshtatshmėrinė e vendimit komunal tė dhėnė apo tė aktit tjetėr, krahas pajtueshmėrisė sė tij me Kushtetutėn e Kosovės dhe legjislacionin e miratuar nė pajtim me kėtė zgjidhje dhe, sė kėndejmi, mund tė pezullojnė, modifikojnė apo zėvendėsojnė, sipas nevojės, ekzekutimin e vendimit komunal apo tė ndonjė akti tjetėr.

Neni 7  Arsimi

7.1 Sa u pėrket planprogrameve arsimore tė shkollave tė Kosovės qė ofrojnė mėsim nė gjuhėn serbe:

7.1.1 Shkollat tė cilat ofrojnė mėsim nė gjuhėn serbe mund tė zbatojnė planprograme apo tekste shkollore tė hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikės sė Serbisė, me njoftim tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės.

7.1.2 Nė rast se Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e Kosovės kundėrshton pėrdorimin e planprogramit apo tekstit shkollor tė veēantė, ēėshtja do t’i referohet njė komisioni tė pavarur pėr tė shqyrtuar pajtueshmėrinė e planprogramit apo tekstit shkollor nė fjalė me Kushtetutėn e Kosovės dhe legjislacionin e miratuar nė pajtim me kėtė zgjidhje.

7.1.3 Komisioni i pavarur do tė pėrbėhet nga tre (3) pėrfaqėsues tė zgjedhur nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės qė mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetin serb, tre (3) pėrfaqėsues tė zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės dhe njė (1) anėtar ndėrkombėtar i zgjedhur nga Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar, i cili e pėrfaqėson atė.

7.1.4 Komisioni do t’i merr tė gjitha vendimet me shumicėn e votave, dhe kryesimi do tė bėhet pėrmes rotacionit nė mes tė pėrfaqėsuesit tė zgjedhur nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės qė mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr komunitetin serb tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesit tė zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės ēdo vit.

7.2 Sa i pėrket universitetit publik nė gjuhėn serbe:

7.2.1  Universiteti i Mitrovicės Veriore do tė jetė institucion autonom i arsimit tė lartė. Universiteti do tė miratojė statutin qė do tė saktėsojė organizimin dhe qeverisjen e brendshėm tė tij si dhe procedurat dhe ndėrveprimin me autoritetet publike, nė pajtim me legjislacionin kornizė qendror, i cili do tė shqyrtohet nga njė komision i pavarur, siē parashihet nė nenin 7.2.2 tė kėtij Aneksi.

7.2.2  Vendimet mbi pajtueshmėrinė e Statutit me legjislacionin kornizė qendror, standardet evropiane dhe praktikat mė tė mira dhe mbi ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me akreditimin e Universitetit brenda sistemit universitar tė Kosovės, do tė merren nga njė komision i pavarur i pėrbėrė nga tre (3) pėrfaqėsues tė zgjedhur nga Universiteti, tre (3) pėrfaqėsues tė zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės dhe njė (1) anėtar ndėrkombėtar i zgjedhur nga Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar, i cili e pėrfaqėson atė. Komisioni do t’i merr tė gjitha vendimet me shumicėn e votave dhe kryesimi do tė bėhet pėrmes rotacionit nė mes tė pėrfaqėsuesit tė zgjedhur nga Universiteti apo pėrfaqėsuesit e zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės ēdo vit.

7.2.3 Komuna e Mitrovicės Veriore do tė ketė autoritet pėr tė zbatuar pėrgjegjėsinė e kėtij Universiteti publik nė gjuhėn serbe, nė pajtim me nenin 4.1.1 tė kėtij Aneksi. Universiteti do tė ketė Bordin e pėrbėrė nga nėntė (9) anėtarė, nga tė cilėt dy do tė caktohen nga komuna dhe pesė (5) do tė zgjedhen nga fakulteti apo nga organi i studentėve tė Universitetit. Dy (2) anėtarėt tjerė do tė zgjedhen nė mėnyrėn e pėrcaktuar nė statutin e Universitetit. Komuna gjithashtu do tė sigurojė qė Universiteti tė ketė objekte dhe financim adekuat pėr veprimtarinė e tij.

7.2.4  Komuna e Mitrovicės Veriore mund tė bashkėpunojė me ēdo komunė tjetėr pėr drejtimin e universitetit.

Neni 8  Financat lokale

8.1 Komunat do tė kenė tė drejtė tė caktojnė strukturėn dhe lartėsinė e buxhetit tė tyre vetjak qė mbulon detyrat qė bien brenda kompetencave tė tyre. Legjislacioni qendror do tė pėrcaktojė kėrkesat publike tė menaxhimit dhe pėrgjegjėsisė financiare tė zbatueshme pėr tė gjitha komunat, nė pajtim me standardet ndėrkombėtare.

8.2 Komunat do tė kenė tė drejtė nė burimet e tyre vetjake financiare, qė do tė pėrfshijnė autoritetin pėr tė vėnė apo mbledhur tatimet lokale, pagesat dhe tarifat. Komuna nuk do tė vė apo mbledhė tarifa doganore, tatimet nė tė ardhura tė personave fizikė dhe juridikė, TVSh-nė dhe detyrimet e akcizės, tatimet nė kapital, pėrveē tatimit nė pronėn e paluajtshme qė gjendet brenda komunės apo tarifa tė tjera ekuvalente me detyrimet dhe tatimet e tilla.

8.3  Sistemi ekzistues i granteve kryesisht tė rezervuara qendrore do tė korrigjohet nė mėnyrė qė tė pėrfshijė sistemin e drejtė dhe transparent tė granteve tė pėrgjithshme, duke siguruar autonominė mė tė madhe komunale nė ndarjen dhe shpenzimin e fondeve qendrore.

8.3.1  Formula e shpėrndarjes sė granteve tė pėrgjithshme do tė sigurojė njė shkallė tė arsyeshme tė stabilitetit tė tė ardhurave komunale, njė masė adekuate pėr barazimin e komunave me baza tė ndryshme tatimore, dhe njė ndarje adekuate e burimeve pėr komunitetet joshumicė nė komunat pėrkatėse.

8.3.2  Formula e shpėrndarjes sė granteve tė pėrgjithshme do tė merr parasysh, nė mes tjerash, madhėsinė fizike tė komunės, numrin e banorėve duke pėrfshirė numrin e pjesėtarėve tė komuniteteve joshumicė nė komunė, dhe qasjen pėrkatėse tė banorėve tė komunės nė shėrbimet publike.

8.3.3 Baza e granteve tė pėrgjithshme si pėrqindje e buxhetit tė pėrgjithshėm tė Qeverisė dhe formula e shpėrndarjes do tė caktohen me ligj, nė pajtim me standardet ndėrkombėtare.

8.4  Pavarėsisht nga dispozitat e nenit 8.3  tė kėtij Aneksi, komunat me pėrgjegjėsi pėr kompetenca tė zgjeruara vetjake siē parashihet nė nenin 4 tė kėtij Aneksi, do tė kenė tė drejtė nė fonde qendrore shtesė pėrbrenda kufizimeve tė pėrcaktuara nga standardet minimale cilėsore dhe sasiore pėr ofrimin e shėrbimeve publike lidhur me ushtrimin e kėtyre pėrgjegjėsive, nė pajtim me legjislacionin kornizė qendror.

8.5 Komunat do tė sigurojnė auditime tė brendshme tė pavarura dhe objektive sė paku njė herė nė vit dhe do t’u nėnshtrohen auditimeve tė jashtme tė pavarura tė rastit tė ndėrmarra nga njė autoritet autonom, nė mėnyrė qė tė sigurojn menaxhim efektiv tė burimeve publike, rezultatet e tė cilit duhet tė publikohen.

Neni 9  Bashkėpunimi ndėrkomunal

9.1 Duke u bazuar nė parimet e Kartės Evropiane pėr Vetėqeverisje Lokale, komunat do tė kenė tė drejtė tė bashkėpunojnė dhe tė krijojnė partneritete me komunat tjera tė Kosovės, pėr kryerjen e funksioneve me interes tė pėrbashkėt, nė pajtim me ligjin.

9.1.1 Pėrgjegjėsitė komunale nė fushat e tyre vetjake dhe kompetencat e tyre tė zgjeruara vetjake mund tė ushtrohen pėrmes partneriteteve komunale me pėrjashtim tė ushtrimit tė kompetencave themelore komunale siē janė zgjedhja e organeve komunale dhe emėrimi i zyrtarėve komunalė, pėrcaktimi i buxhetit komunal dhe miratimi i akteve rregullative tė zbatueshme ndaj qytetarėve nė pėrgjithėsi.

9.1.2  Partneritetet komunale mund t’i ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme pėr implementimin dhe ushtrimin e bashkėpunimit funksional, mes tjerash, pėrmes themelimit tė njė organi vendimmarrės tė pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e emėruar nga kuvendet e komunave pjesėmarrėse, punėsimit dhe shkarkimit tė personelit administrativ dhe kėshillėdhėnės dhe vendimeve mbi nevojat pėr financim dhe nevojave tjera operacionale tė partneritetit.

9.1.3  Vendimet dhe aktivitetet e partneritetit do t’i nėnshtrohen kėrkesave tė raportimit tek autoriteti kompetent qendror dhe shqyrtimit administrativ pėr pajtueshmėri me legjislacionin, nė pajtim me dispozitat e nenit 6.1 tė kėtij Aneksi.

9.2 Bazuar nė parimet e Kartės Evropiane pėr Vetėqeverisje Lokale, komunat do tė kenė tė drejtė tė formojnė dhe marrin pjesė nė asociacionet e komunave tė Kosovės pėr mbrojtjen dhe promovimin e interesave tė tyre tė pėrbashkėta, nė pajtueshmėri me ligjin.

9.2.1  Anėtarėsimi nė asociacionet e tilla do tė kufizohet nė komuna tė Kosovės. Asociacionet e tilla mund tė bashkėpunojnė me homologėt e tyre ndėrkombėtarė.

9.2.2 Asociacionet e tilla mund t’u ofrojnė anėtarėve tė tyre disa shėrbime, duke pėrfshirė trajnime, ngritje tė kapaciteteve, ndihmė teknike, hulumtim lidhur me kompetencat komunale dhe rekomandime tė politikave.

9.3 Komunat e angazhuara nė njė partneritet apo asociacion, nė pėrputhje me dispozitat e neneve 9.1 dhe 9.2 tė kėtij Aneksi, do tė publikojnė tė gjitha informatat qė kanė tė bėjnė me aktivitetet dhe buxhetin e partneritetit / asociacionit, nė pajtim me ligjin.

Neni 10  Bashkėpunimi me institucionet nė Republikėn e Serbisė

10.1 Komunat do tė kenė tė drejtė tė bashkėpunojnė, brenda kompetencave tė tyre, me komunat dhe institucionet, pėrfshirė agjencitė qeveritare tė Republikės sė Serbisė. Bashkėpunimi i tillė do tė merr formėn e ofrimit tė ndihmės financiare dhe teknike nga ana e institucioneve tė Serbisė, duke pėrfshirė edhe ndihmėn me ekspertė profesionistė dhe pajisje, nė implementimin e kompetencave komunale.

10.2  Komunat paraprakisht do tė njoftojnė Ministrinė pėr Administrimin e Pushtetit Lokal tė Kosovės pėr ēfarėdo qėllimi pėr t’u angazhuar nė njė bashkėpunim tė tillė. Njoftimi do tė pėrfshijė projektmarrėveshjen ndėrmjet komunės dhe institucionit tė propozuar partner tė Serbisė.

10.3  Projektmarrėveshja e bashkėpunimit do tė pėrcaktojė fushat e bashkėpunimit tė paraparė, ofrimin e ekspertėve dhe pajisjeve, nivelin e financimit dhe mekanizmat e vet pėrpunues dhe rregullimet tjera relevante procedurale, nė pajtim me kėrkesat e menaxhimit tė financave publike qė janė tė zbatueshme pėr tė gjitha komunat.

10.4  Qėllimi i tillė pėr tė bashkėpunuar dhe projetkmarrėveshja e cila e shoqėron atė mund t’i nėnshtrohen shqyrtimit nga Ministria pėr Administrimin e Pushtetit Lokal tė Kosovės pėr pajtueshmėrinė e saj me legjislacionin qendror kornizė. Pavarėsisht nga dispozitat e nenit 6.1 tė kėtij Aneksi, Ministria nė pėrputhje me shqyrtimin e tillė mund tė urdhėrojė ndryshimet nė projektmarrėveshjen e bashkėpunimit apo nėse shkelja e rėndė e ligjit nuk mund tė trajtohet me mjete juridike ndryshe, Ministria mund tė pezullojė bashkėpunimin e synuar. Komuna mund tė kundėrshtojė veprimin e tillė tė Ministrisė nė gjykatėn e qarkut kompetente pėr territorin e komunės.

10.5 Partneritetet ndėrmjet komunave tė Kosovės do tė kenė tė drejtė pėr marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me institucionet e Republikės sė Serbisė vetėm deri nė masėn e nevojshme pėr zbatimin praktik tė aktiviteteve tė partneritetit.

10.6 Do tė themelohet njė komision i pėrbashkėt i Republikės sė Serbisė / Kosovės pėr tė nxitur bashkėpunimin e tillė me institucionet nė Republikėn e Serbisė dhe pėr tė trajtuar ēėshtjet posaēėrisht tė ndjeshme ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit qė kanė tė bėjnė me kėtė bashkėpunim.

Neni 11  Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisė

11.1 Komunat do tė kenė tė drejtė tė pranojnė ndihma financiare nga Republika e Serbisė qė i nėnshtrohen dispozitave nė vijim:

11.1.1 Ēdo ndihmė financiare pėr komunat e Kosovės nga Republika e Serbisė do tė jetė e kufizuar nė qėllimin e vet pėr ushtrimin e pėrgjegjėsive tė komunės nė fushat e kompetencave tė saja vetjake, do tė jetė transparent dhe do tė publikohet.

11.1.2 Komunat mund tė pranojnė ndihma financiare nga Republika e Serbisė nėpėrmjet xhirollogarive nė bankat komerciale tė certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovės. Thesari Qendror do tė njoftohet pėr ēdo pranim tė tillė.

11.1.3 Komunat qė pranojnė ndihma financiare nga Republika e Serbisė do t’i raportojnė kėto ndihma sė bashku me shpenzimet gjegjėse nė buxhetet e tyre komunale.

11.1.4  Ndihmat financiare nga Republika e Serbisė pėr komunat e Kosovės nuk do tė kompensojnė dhe zvogėlojnė ndarjen e granteve dhe burimeve tė tjera qė u ofrohen komunave nė pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 tė kėsaj zgjidhjeje dhe nuk do t’u nėnshtrohen tatimeve, tarifave dhe ngarkesave tė asnjė lloji tė shqiptuara nga ndonjė autoritet qendror.

11.2  Transferet individuale, pėrfshirė pensionet e qytetarėve individualė tė Kosovės mund realizohen nėpėrmjet financimit nga Republika e Serbisė.

Neni 12  Krijimi i komunave tė reja

12.1 Komunat e reja do tė krijohen ashtu siē janė pėrcaktuar nė shtojcėn e kėtij Aneksi dhe do tė pėrcaktohen me Ligjin e ri mbi kufijtė komunal.

12.2  Pas hyrjes nė fuqi tė Ligjit mbi kufijtė komunal, autoritetet e Kosovės dhe Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (PCN) do tė ndėrmarrin tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme pėr tė siguruar qė deri nė momentin e mbajtjes sė zgjedhjeve lokale, tė jenė ndarė dhe themeluar tė gjitha burimet, pronat dhe strukturat administrative tė kėrkuara pėr krijimin dhe funksionimin e kėtyre komunave tė reja. Pėrgatitjet e tilla do tė pėrfshijnė si nė vijim:

12.2.1  PCN-ja, nė kėshillim me komunitetet lokale nė komunat e reja, apo nė rastin e Novobėrdės, nė zonat e reja kadastrale dhe Ministrinė e Administrimit tė Pushtetit Lokal, do tė emėrojė ekipe pėrgatitore komunale (EPK) pėr t’u pėrgatitur pėr krijimin e komunave tė tyre tė reja pėrkatėse dhe detyrat tjera tė ndėrlidhura siē kėrkohet nga PCN- ja.

12.2.2 Gjatė pėrgatitjeve tė tilla, funksionet ekzekutive pėrkitazi me komunat e reja dhe ofrimin e shėrbimeve publike pėr to, do tė mbeten nė pėrgjegjėsi tė komunave tė mėhershme nė kėshillim me EPK-tė.

12.2.3 Sa i pėrket komunės sė tanishme tė Mitrovicės, rregullimet pėr krijimin e komunės sė Mitrovicės Veriore janė ato tė parashikuara nė nenin 13 tė kėtij Aneksi.

12.2.4  Kėto dhe rregullimet tjera kalimtare ndėrmjet komunave tė mėhershme dhe komunave tė reja do tė parashihen me Ligjin mbi kufijtė komunal.

12.3  Menjėherė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve lokale, tė gjitha funksionet dhe kompetencat ekzekutive do tė barten nga komunat paraprake tek qeveritė e porsazgjedhura tė komunave tė reja, nė pajtim me kėtė zgjidhje. Autoritetet qendrore tė Kosovės do tė sigurohen se i tėrė financimi pėr komunat e reja iu ėshtė ndarė dhe ėshtė pranuar nga to, dhe do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme pėr t’u siguruar qė komunat e reja tė jenė nė gjendje tė fillojnė veprimtarinė e tyre si njėsi efektive territoriale tė vetėqeverisjes lokale.

12.4  Pavarėsisht nga dispozitat e nenit 12.1  tė kėtij Aneksi, Kosova do tė hyjė nė konsultime me komunitetet joshumicė, nė rastet kur ky komunitet pėrbėn sė paku 75% tė popullsisė nė njė vendbanim tė pėrqendruar me popullsi tė gjithmbarshme prej sė paku 5000 banorėsh, me qėllim tė krijimit tė komunave tė reja.

Neni 13  Mitrovica

13.1  Nė territorin e komunės aktuale tė Mitrovicės do tė krijohen dy komuna tė reja, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, me kufij komunal tė pėrcaktuar nė shtojcėn e kėtij Aneksi III.

13.2  Do tė krijohet njė bord i pėrbashkėt i komunave tė Mitrovicės Veriore dhe Mitrovicės Jugore, i cili do tė zhvillojė bashkėpunim funksional nė fushat e kompetencave tė tyre, sipas marrėveshjes mes vetė komunave.

13.3 Bordi i pėrbashkėt do tė pėrbėhet nga njėmbėdhjetė (11) anėtarė, me nga pesė (5) pėrfaqėsues tė zgjedhur nga secila komunė dhe njė (1) pėrfaqėsues ndėrkombėtar qė do tė zgjidhet nga PCN-ja. Bordi i pėrbashkėt do tė udhėhiqet nga pėrfaqėsuesi ndėrkombėtar.

13.4  PCN-ja do tė hapė njė zyrė tė ndarė nė Mitrovicė, e cila posaēėrisht do tė pėrqendrohet nė fushat e sigurisė / sundimit tė ligjit, lirisė sė lėvizjes / kthimit, tė drejtat pronėsore / tė banimit, dhe zhvillimin ekonomik, siē parashihet nė Aneksin IX tė kėsaj zgjidhjeje.

13.5  Gjatė periudhės tranzicionit prej 120  ditėsh, PSSP-ja do tė krijojė strukturat e pėrkohshme komunale nė bashkėrendim me PCN-nė pėr komunėn e re tė Mitrovicės Veriore, sipas kufijve tė pėrcaktuar nė Shtojcėn e kėtij Aneksi. Pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit, kėto struktura tė pėrkohshme komunale do tė mbesin nėn autoritetin e PCN-sė deri nė mbajtjen e zgjedhjeve tė para lokale nė kėtė komunė.

Neni 14  Regjistrimi i popullsisė dhe shqyrtimi i dispozitave tė decentralizimit

14.1 Njė vit pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje, Kosova, nė kėshillim me PCN-nė, do tė bėjė regjistrimin e popullsisė, i cili do tė kryhet nė pajtim me standardet ndėrkombėtare dhe do t’i nėnshtrohet vėzhgimit ndėrkombėtar. Nė kėtė kontekst, Republika e Serbisė dhe shtetet tjera fqinje do tė autorizojnė regjistrimin pėrmes njė agjencie ndėrkombėtare tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur qė dėshirojnė tė kthehen nė Kosovė.

14.2  Dispozitat e kėtij Aneksi lidhur me krijimin e komunave tė reja, pėrfshirė kufijtė administrativė tė tyre, mund tė rishqyrtohen dhe tė ndryshohen sipas nevojės nga PCN-ja, nė bashkėrendim tė ngushtė me Qeverinė e Kosovės dhe Kėshillin konsultativ pėr komunitete, brenda gjashtė muajsh nga dorėzimi i rezultateve pėrfundimtare tė regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė. Shqyrtimi do tė marrė nė konsideratė zhvillimet demografike nė komuna dhe posaēėrisht kthimin e refugjatėve dhe personave tė zhvendosur nėpėr komuna, si dhe funksionalitetin dhe qėndrueshmėrinė e autoriteteve komunale dhe aktiviteteve tė tyre.



SHTOJCĖ E ANEKSIT III
PĖRCAKTIMI I KUFIJVE TĖ KOMUNAVE TĖ REJA


Zonat kadastrale (ZK) qė do tė formojnė secilėn komunė janė tė pėrcaktuara nė vijim:

Graēanicė (16)
ZK Badoc
ZK Batushė
ZK Ēagllavicė (sipas pėrcaktimit nė hartėn e bashkėngjitur III A)
ZK Dobratin
ZK Graēanicė
ZK Gushtericė e Ulėt
ZK Gushtericė e Epėrme
ZK Llapllasellė
ZK Lepi
ZK Livagjė
ZK Preoc
ZK Skullan
ZK Sushicė
ZK Suhadoll
ZK Radevė
ZK Uglar

Novobėrdė (24)
ZK Bostan
ZK Bolec
ZK Bushincė
ZK Carevc
ZK Dragancė
ZK Izvor
ZK Jasenovik
ZK Kllobukar
ZK Koretishtė
ZK Kufcė e Epėrme
ZK Llabjan
ZK Makresh i Ulėt
ZK Makresh i Epėrm
ZK Manishincė
ZK Miganoc
ZK Mozgovė
ZK Novobėrdė
ZK Parallovė
ZK Prekoc
ZK Stanishor
ZK Strazhė
ZK Tėrniqec
ZK Tirincė
ZK Zebincė

Ranillug (13)
ZK Bozhec
ZK Domoroc
ZK Drenoc
ZK Gllogoc
ZK Hodec
ZK Kormnjan i Epėrm
ZK Kormnjan i Ulėt
ZK Panēellė
ZK Rajanoc
ZK Ranillug
ZK Ropotovė e Madhe
ZK Ropotovė e Vogėl
ZK Tomanc

Partesh (3)
ZK Budrikė e Poshtme
ZK Pasjan
ZK Partesh

Kllokot / Vėrboc (8)
ZK Gėrnēar
ZK Kllokot
ZK Letnica
ZK Mogillė
ZK Shashar
ZK Vėrboc
ZK Vėrnakollė
ZK Vėrnez

Mitrovicė Veriore
ZK Mitrovicė (sipas pėrcaktimit tė bashkėngjitur nė hartat III B, C)
ZK Suhodoll i Epėrm (sipas pėrcaktimit tė bashkėngjitur nė hartat III B, C)
ZK Suhodoll i Poshtėm (sipas pėrcaktimit tė bashkėngjitur nė hartat III B, C)
 
I vjetėr 26.3.2008, 22:44   6
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI IV
SISTEMI GJYQĖSOR


Neni 1  Struktura e gjykatave

1.1  Gjykata Supreme siguron zbatimin e njėtrajtshėm tė ligjit duke vendosur mbi ankesat e paraqitura nė pajtim me ligjin. Sė paku pesėmbėdhjetė pėrqind (15%) tė gjyqtarėve tė Gjykatės Supreme, por nė asnjė rast mė pak se tre (3) gjyqtarė do tė jenė nga komunitetet joshumicė nė Kosovės.

1.2 Sė paku pesėmbėdhjetė pėrqind (15%) tė gjyqtarėve tė secilės gjykatė tė qarkut, por nė asnjė rast mė pak se dy (2) gjyqtarė, do tė jenė nga komunitetet joshumicė nė Kosovė.

1.3 Nėse nė njėrėn nga komunat e reja tė krijuara nė bazė tė Aneksit III nuk ka gjykatė themelore, komuna me vendim tė Kuvendit Komunal mund ta parqet kėrkesėn pranė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGjK) pėr tė vendosur mbi themelimin e gjykatės themelore nė territorin e saj, ose qė njė nga gjykatat ekzistuese themelore nė territorin e komunės tjetėr tė ketė juridiksion mbi territorin e komunės sė re. Tė njėjtėn tė drejtė e ka edhe komuna ekzistuese, ku shumica e popullatės i takon komunitetit joshumicė nė Kosovės dhe nė tė cilėn nuk ka gjykatė themelore.

1.3.1  KGjK-ja do tė miratojė kėrkesat e tilla, pėrveē nėse vlerėsohet se ngarkesa e lėndėve pėr atė juridiksion ėshtė e pamjaftueshme pėr ta arsyetuar ekzistimin e gjykatės sė ndarė.

1.3.2  Kur KGjK-ja e miraton kėrkesėn pėr themelimin e gjykatės sė re themelore, autoritetet kompetente do t’i ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr tė siguruar se cilado gjykatė e re qė ėshtė themeluar ėshtė funksionale brenda periudhės gjashtė mujore prej datės sė vendimit.

1.3.3  Nėse KGjK nuk miraton kėrkesėn pėr krijimin e gjykatės sė re themelore ose kur komuna i kėrkon gjykatės ekzistuese qė tė ketė juridiksion pėr territorin e vet, autoritetet kompetente do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr pėrmirėsimin e qasjes nė drejtėsi pėr komunitetet lokale, e cila ėshtė vėshtirėsuar pėr shkak tė izolimit gjeografik, mungesės sė sigurisė ose pėr shkak tė faktorėve tė tjerė relevant[. Kėto masa mund tė pėrfshijnė krijimin e njė departamenti tė gjykatės themelore ekzistuese nė kuadėr tė territorit tė komunės sė re, prej sė cilės komuna e re ka kėrkuar tė ketė kompetencė pėr territorin e vet, ose qė gjykata themelore tė mundėsojė mbajtjen e seancave nė territorin e komunės sė re.

Neni 2  Gjyqtarėt dhe prokurorėt

2.1 Pėrbėrja e gjyqėsorit dhe prokurorisė do ta pasqyrojė shumėllojshmėrinė etnike tė Kosovės dhe nevojėn pėr pėrfaqėsimin e barabartė proporcional tė tė gjitha komuniteteve, duke i dhėnė rėndėsi tė duhur parimeve tė njohura ndėrkombėtare pėr barazinė gjinore, ashtu siē pasqyrohen nė instrumentet e tė drejtave tė njeriut tė parashikuara me nenin 2 tė Aneksit I tė kėsaj zgjidhjeje.

2.2 Institucionet gjyqėsore tė Kosovės, nė veēanti do tė pasqyrojnė pėrbėrjen etnike tė territorit tė juridiksionit tė tyre. Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės do tė ndėrmerr masa tė nevojshme pėr shtimin e numrit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve nga radhėt e komuniteteve tė Kosovės tė cilėt aktualisht nuk janė tė pėrfaqėsuara sa duhet nė mesin e gjyqtarėve dhe prokurorėve qė shėrbejnė nė Kosovė dhe nė ēdo pjese tė saj.

2.2.1 Pėr pėrmbushjen e pėrgjegjėsive tė veta nė kėtė drejtim, KGjK-ja, mes tjerash, nė mesin e kandidatėve me kualifikime tė barabarta pėr funksionin e gjyqtarit dhe tė prokurorit, do t’u jep pėrparėsi pjesėtarėve tė komuniteteve tė papėrfaqėsuar sa duhet.

2.2.2 Dhėnia e pėrparėsisė pėr kandidatėt me kualifikime tė barabarta nga komunitetet e papėrfaqėsuar sa duhet, do tė zbatohet deri atėherė kur pėrqindja e gjyqtarėve dhe prokurorėve, pjesėtarė tė komuniteteve joshumicė nė Kosovė tė jetė nėn 15% dhe / ose deri atėherė kur pėrqindja e gjyqtarėve dhe prokurorėve tė cilėt janė pjesėtarė tė komunitetit serb tė Kosovės tė jetė nėn 8%.

Neni 3  Procesi i emėrimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve

3.1  Shqyrtimi gjithėpėrfshirės, i vazhdueshėm, i njėhershėm mbarė-kosovar pėr pėrshtatshmėrinė e tė gjithė kandidatėve pėr emėrime tė pėrhershme pėr gjyqtarė dhe prokurorė nė Kosovė, deri nė moshėn e pensionimit tė pėrcaktuar me ligj (“procesi i emėrimit”), do tė vazhdojė tė kryhet nė pajtim me Urdhėresėn administrative 2006 / 181 dhe nuk do tė ndikohet nga pėrfundimi i mandatit tė UNMIK-ut, ose me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė re, ashtu siē parashikohet me nenin 15  tė kėsaj zgjidhjeje, pėrveē deri nė masėn e lejuar me kėtė Aneks.

3.1.1  Tė gjithė kandidatėt e suksesshėm tė cilėt janė emėruar ose riemėruar pėr gjyqtarė dhe prokurorė nga ana e PSSP-sė, si pjesė e procesit tė emėrimit, do tė vazhdojnė tė shėrbejnė nė postet e tyre deri nė skadimin e natyrshėm tė mandatit tė tyre ose deri atėherė kur ata shkarkohen nė pajtim me ligjin.

3.1.2  Siē parashihet me nenin 15  tė kėsaj zgjidhjeje, pas pėrfundimit tė mandatit tė UNMIK-ut, Komisioni i pavarur gjyqėsor dhe prokurorial (KPGjP) do t’ia paraqesė me shkrim Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGjK) rekomandimet pėr kandidatėt pėr emėrim dhe riemėrim si gjyqtarė dhe prokurorė, i cili e ushtron pushtetin suprem qė t’ia propozojė Kryetarit tė Kosovės kandidatėt pėr emėrim dhe riemėrim si gjyqtarė dhe prokurorė.

3.1.3  Tė gjithė kandidatėt e suksesshėm tė cilėt janė emėruar ose riemėruar nga Kryetari i Kosovės si gjyqtarė dhe prokurorė, sipas propozimit tė KGjK-sė si pjesė e procesit tė emėrimit, do tė vazhdojnė tė shėrbejnė nė kėto poste deri nė skadimin e natyrshėm tė mandatit tė tyre ose deri atėherė kur ata shkarkohen nė pajtim me ligjin.

3.2 Me pėrfundimin e periudhės tranzitore tė paraparė me nenin 15 tė kėsaj zgjidhjeje, pėrbėrja KGjK-sė dhe procedurat nė procesin e emėrimit, lidhur me implementimin e Rregullores sė UNMIK-ut nr. 2006/25  mbi kornizėn rregullative tė sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė, pėrzgjedhja e gjyqtarėve pėr pozitat gjyqėsore tė cilat janė tė rezervuara pėr pjesėtarėt e komuniteteve joshumicė nė Kosovė, do tė krijohen dhe zhvillohen nė pajtim me dispozitat e nenit 4 tė kėtij Aneksi.

Neni 4  Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės

4.1  Do tė jetė njė Kėshill Gjyqėsor i Kosovės (KGjK) pėrgjegjės, mes tjerash, pėr vendimet mbi propozimet pėr kandidatėt pėr funksionin e gjyqtarit, avancimin dhe transferimin e gjyqtarėve si dhe pėr procedurėn disiplinore ndaj gjyqtarėve. Me ligj do tė pėrcaktohen kompetencat dhe procedurat e KGjK-sė, pėrfshirė kėtu edhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me disiplinėn dhe shkarkimin e anėtarėve tė vet. KGjK-ja do tė ketė pavarėsi tė plotė nė kryerjen e funksioneve tė veta.

4.2 KGjK-ja do tė pėrbėhet nga trembėdhjetė (13) anėtarė.

4.2.1 Nė mesin e trembėdhjetė anėtarėve pesė (5) prej tyre do tė jenė anėtarė kosovarė tė KPGjP-sė qė janė verifikuar nga KPGjP-ja si pjesė e fazės 1 dhe 2 tė procesit tė emėrimit, nė pajtim me Urdhėresėn administrative 2006/18. Prej kėtyre pesė anėtarėve, njė (1) gjyqtar dhe njė (1) prokuror tė zgjedhur sipas metodės sė rastėsisė, do tė shėrbejnė nė KGjK deri nė skadimin e natyrshėm tė mandateve tė tyre ekzistuese, me ē’rast do tė zėvendėsohen me njė (1) gjyqtar dhe njė (1) prokuror tė verifikuar nga KPGjP-ja dhe qė janė zgjedhur nga ana e kolegėve tė tyre, duke iu pėrmbajtur metodave tė cilat kanė pėr qėllim sigurimin e pėrfaqėsimit sa mė tė gjerė tė shėrbimit tė gjyqėsisė dhe prokurorisė. Dy (2) gjyqtarėt e mbetur dhe njė (1) prokuror nga radhėt e pesė anėtarėve kosovarė tė KPGjP-sė do tė shėrbejnė nė KGjK pėr njė mandat plotėsues njėvjeēar (1) pas skadimit tė natyrshėm tė mandatit tė tyre, me ē’rast ata do tė zėvendėsohen me procedurė tė njėjtė sikur edhe ish-kolegėt e tyre tė KPGjP-sė. Nė rast tė themelimit tė njė subjekti pėrgjegjės pėr ēėshtjet e emėrimit, disiplinės dhe shkarkimit tė prokurorėve, tė gjithė anėtarėt e mbetur tė KGjK-sė do tė jenė gjyqtarė.

4.2.2  Nga radhėt e tetė anėtarėve tė mbetur, dy (2) prej tyre do tė zgjidhen nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komunitetit serb tė Kosovės, dy (2) anėtarė do tė zgjidhen nga deputetėt e Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėset e rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve tjera, dhe dy (2) anėtarė do tė zgjidhen nga deputetėt e Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė fituara gjatė ndarjes sė pėrgjithshme tė ulėseve. Nė secilin rast, sė paku njė nga dy anėtarėt do tė jetė gjyqtar i verifikuar nga KPGjP-ja. Dy (2) anėtarė ndėrkombėtarė, ku njėri prej tė cilėve duhet tė jetė gjyqtar do tė pėrzgjidhen nga PCN-ja sipas propozimit tė MEPSM-sė.

4.2.3  Tė gjithė anėtarėt e KGjK-sė duhet tė posedojnė kualifikime relevante profesionale dhe ekspertizė tė nevojshme pėr punėn e KGjK-sė.

4.3  Kandidatėt pėr pozita gjyqėsore tė cilat janė tė rezervuara pėr pjesėtarėt e komuniteteve joshumicė nė Kosovė, mund tė propozohen pėr emėrim vetėm nga tėrė KGjK-ja, nga shumica e anėtarėve tė KGjK-sė tė zgjedhur nga deputetėt e Kuvendit tė cilėt zėnė ulėse tė rezervuara ose tė garantuara pėr pjesėtarėt e komuniteteve joshumicė nė Kosovė. Nėse ky grup i anėtarėve tė KGjK-sė nuk e propozon kandidatin pėr kėtė pozitė pas dy seancave tė njėpasnjėshme tė KGjK-sė, atėherė tė gjithė anėtarėt e KGjK-sė do tė kenė tė drejtėn e propozimit tė kandidatit pėr kėto pozita gjyqėsore. Kandidatėt do tė zgjidhen nga kandidatėt e kualifikuar tė cilėt i plotėsojnė tė gjitha kriteret e parashikuara me ligj.

4.4  Kandidatėt pėr pozitat gjyqėsore pėr gjykatat themelore nėn kompetencėn e tė cilave hyjnė ekskluzivisht territori i njė apo mė shumė komunave, ku shumica e popullsisė i takon komunitetit serb tė Kosovės, mund tė propozohen pėr emėrim vetėm nga tėrė KGjK-ja, nga dy anėtarėt e KGjK-sė tė zgjedhur nga deputetėt e Kuvendit tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara ose tė garantuara pėr komunitetin serb nė Kosovės tė cilėt veprojnė bashkėrisht nė mėnyrė unanime. Nėse kėta dy anėtarė nuk propozojnė kandidatė pėr kėto pozita gjatė dy seancave tė njėpasnjėshme tė KGjK-sė, atėherė tė gjithė anėtarėt e KGjK-sė do ta kenė tė drejtėn e propozimit tė kandidatėve. Kandidatėt do tė zgjidhen nga kandidatėt e kualifikuar tė cilėt i plotėsojnė tė gjitha kriteret e parashikuara me ligj.

4.5 Asnjė gjyqtar nuk mund tė shkarkohet ose tė transferohet kundėr dėshirės sė tij nė njė pozitė tjetėr, pėrveē me propozimin e KGjK-sė dhe kur kėtė e parasheh Kushtetuta dhe ligji. Gjyqtari i pakėnaqur me njė vendim tė tillė gėzon tė drejtėn e ankesės pranė Gjykatės Supreme.
 
I vjetėr 26.3.2008, 22:57   7
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI V
TRASHĖGIMIA FETARE DHE KULTURORE


Neni 1  Emri, organizimi i brendshėm dhe prona e Kishės Ortodokse Serbe

1.1 Kishės Ortodokse Serbe (KOS) nė Kosovė do t’i mundėsohet mbrojtja dhe gėzimi i tė drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve tė veta, ashtu siē parashikohet me kėtė Aneks. Ushtrimi i kėtyre tė drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve bart me vete edhe detyra dhe pėrgjegjėsi pėr tė vepruar nė pajtim me ligjet e Kosovės dhe pėr tė mos shkelur tė drejtat e tė tjerėve.

1.2 Kosova do ta njeh Kishėn Ortodokse Serbe nė Kosovė, duke pėrfshirė manastiret, kishat dhe objektet tjera qė shfrytėzohen pėr qėllime fetare si pjesė integrale e Kishės Ortodokse Serbe me seli nė Beograd.

1.3  Kosova do ta respektojė emrin edhe organizimin e brendshėm tė Kishės Ortodokse serbe, duke pėrfshirė hierarkinė dhe aktivitetet e saja.

1.4  Kosova garanton se prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe asetet tjera tė Kishės Ortodokse Serbe do tė jenė tė paprekshme dhe nuk do t’i nėnshtrohen eksproprijimit.

1.5 Kisha Ortodokse Serbe nė Kosovė do tė ketė liri tė plotė veprimi nė menaxhimin e pronės sė vet, nė rindėrtimin e pronės dhe qasjes nė objektet e veta.

1.5.1  Autoritetet e Kosovės do tė kenė qasje nė objektet tė cilat pėrbėjnė pronėn e Republikės sė Kishės Ortodokse Serbe vetėm me pėlqimin e dhėnė nga Kisha ose, nė rastet kur lėshohet urdhėr gjyqėsor nė lidhje me aktivitetet joligjore, ose nė rast tė rrezikut tė drejtpėrdrejtė pėr jetėn dhe shėndetin.

1.5.2  Kisha Ortodokse Serbe inkurajohet qė popullit t’i ofrojė qasje nė hapėsirat e veta pėr tė nxitur dhe promovuar kuptimin mė tė mirė dhe vlerėsimin e rėndėsisė religjioze, kulturore dhe historike.

1.6  Kosova nuk do tė ndalojė nė mėnyrė arbitrare hyrjen nė Kosovė apo banimin brenda Kosovės tė priftėrinjve, kandidatėve pėr priftėri, murgve, murgeshave, tė personave laikė apo tė ftuarve tė tjerė dhe pjesėtarėve tė Kishės Ortodokse Serbe.

1.7  Kosova do tė konsultohet me Kishėn Ortodokse Serbe nė promovimin e trashėgimisė ortodokse serbe pėr qėllime turistike, shkencore, arsimore apo qėllime tė tjera publike. Promovimi i tillė nė tėrėsi do tė respektojė traditat historike dhe religjioze serbe nė Kosovė.

Neni 2  Pėrkrahja ekonomike dhe pėrkrahja tjetėr

2.1 Kisha Ortodokse Serbe nė Kosovės do tė jetė e lirė tė pranojė donacione dhe tė pėrfitojė nga pėrkrahja tjetėr nga ēdo institucion brenda ose jashtė Kosovės. Kėto donacione do tė jepen nė mėnyrė plotėsisht transparente.

2.2  Kosova do t’i ofrojė Kishės Ortodokse Serbe privilegje doganore dhe tatimore, krahas atyre privilegjeve tė cilat i gėzojnė tė gjitha fetė nė Kosovė, pėr aktivitetet ekonomike tė Kishės qė janė specifike pėr vetėqėndrueshmėrinė financiare, siē janė qėndistaria dhe veshjet fetare, qirinjtė, pikturimi i ikonave, punimet e drurit dhe zdrukthėtarisė, dhe produktet tradicionale bujqėsore. Kėto privilegje do tė pėrfshijnė importimin dhe blerjen e produkteve relevante, materialeve, makinerisė dhe bagėtisė; dhe eksportimin e produkteve tė cilat rezultojnė nga aktivitetet e lartpėrmendura.

Neni 3  Siguria pėr objektet fetare dhe kulturore

3.1 Kishės Ortodokse Serbe, manastireve tė saj, kishave dhe objekteve tjera fetare dhe kulturore tė rėndėsisė sė veēantė pėr komunitetin serb tė Kosovės, do t’u ofrohet siguria e nevojshme.

3.1.1 Pėrgjegjėsia kryesore pėr tė ofruar sigurinė e trashėgimisė fetare dhe kulturore tė Kosovės do tė bie mbi organet kosovare tė zbatimit tė ligjit, e nė veēanti Shėrbimin Policor tė Kosovės (ShPK). Mbrojtja e objekteve fetare dhe kulturore serbe do tė jetė detyrė e veēantė operacionale e ShPK-sė. Misioni i sundimit tė ligjit tė EPSM, nė konsultim me Praninė Ushtarake Ndėrkombėtare (PUN), do ta mbikėqyrė, udhėheqė dhe kėshillojė ShPK-nė nė zbatimin e kėsaj detyre.

3.1.2 Nė periudhėn kalimtare menjėherė pas zgjidhjes, PUN-ja do tė ofrojė sigurinė pėr manastirin e Graēanicės, Deviēit, Zoēishtit, Arkangjelit tė Shenjtė, Budisavcit, Gorioēit, Deēanit, Patrikanės sė Pejės dhe monumentit memorial tė Gazimestanit. Ofrimi i sigurisė pėr kėto objekte do tė vazhdojė deri atėherė kur PUN-i, pas konsultimeve me PCN-nė dhe misionin e MEPSM-sė, tė vendosė se janė plotėsuar kushtet pėr bartjen e kėtyre pėrgjegjėsive tek ShPK-ja.

3.1.3 Pėr shkallėn dhe kohėzgjatjen e masave specifike pėr ofrimin e sigurisė fizike pėr kėto objekte, nga ana e PUN-sė do tė merren parasysh, nė mes tjerash i) vlerėsimi i sigurisė i kryer nga PUN-i; ii) kėshillat e pranuara nga Kėshilli Zbatues dhe Mbikėqyrės (KZM), dhe nė pajtim me nenin 5 tė kėtij Aneksi.

3.1.4 KZM-ja ka pėr qėllim ndėrtimin e nivelit mė tė lartė tė besimit dhe vetėsigurisė dhe qė tė punojė drejt normalizimit tė gjendjes sė sigurisė pėrreth kėtyre objekteve. Kapacitetet e ShPK-sė do tė zgjerohen sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur me qėllim qė PUN tė ketė mundėsi tė lirohet nga kėto detyra jo-ushtarake.

3.2 Kosova do tė garantojė lirinė e lėvizjes pėr klerin dhe anėtarėt e Kishės Ortodokse Serbe brenda Kosovės dhe, sipas nevojės, pėr kėto lėvizje do tė ofrojė masat e nevojshme tė sigurisė.

Neni 4  Zonat e mbrojtura

4.1 Njė numėr i zgjedhur i manastireve, kishave dhe objekteve tjera fetare tė Kishės Ortodokse Serbe, si dhe objektet historike dhe kulturore tė rėndėsisė sė veēantė pėr komunitetin serb tė Kosovės, do tė gėzojnė mbrojtje tė veēantė pėrmes pėrcaktimit tė zonave tė mbrojtura. Objektivat e zonave mbrojtėse janė: tė sigurohet njė ekzistim dhe funksionim paqesor i objekteve tė mbrojtura; tė ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke pėrfshirė mėnyrėn e jetės monastike tė klerit; dhe tė parandalohet zhvillimi negative pėrreth tyre, duke siguruar kushtet mė tė mira tė mundshme pėr zhvillim harmonik dhe tė qėndrueshėm tė komuniteteve tė cilat banojnė nė hapėsirat pėrreth kėtyre objekteve. Pa prejudikuar pronėsinė e pasurisė nė kuadėr tė zonės mbrojtėse, do tė zbatohen kufizimet vijuese:

4.1.1 Ndalohet ēdo aktivitet i ri nga fushat vijuese:

a) Ndėrtimi ose zhvillimi industrial siē ėshtė: zbulimi dhe eksploatimi i resurseve minerale; ndėrtimi i pendave, i centraleve pėr prodhimin e energjisė ose rrjetit tė energjisė elektrike, furrave dhe fabrikave, dhe rrugėve transit nė viset rurale.


Zona e mbrojtur pėr Manastirin e Deēanit ėshtė identike me “zonat e veēanta” tė pėrcaktuara me Vendimin Ekzekutiv tė UNMIK-ut 2005/5 tė 25 prillit 2005 dhe me vendimet ekzekutive pasardhėse.


Kjo zonė e mbrojtur pėrfshin Kompleksin Memorial tė Isa Boletinit

b) Ndėrtimi ose zhvillimi qė shpie nė shpyllėzimin ose ndotjen e ambientit.

4.1.2  Ēdo aktivitet i ri nga fushat vijuese mund tė kufizohet ashtu si e arsyetojnė rrethanat. Para kryerjes sė aktiviteteve nga fushat vijuese, komuna pėrkatėse do tė kėrkojė pėlqimin e KOS. Nėse nuk arrihet marrėveshje, palėt ia drejtojnė ēėshtjen KZM-sė (Kėshillit Zbatues dhe Monitorues) pėr rishikim, nė pajtim me nenin 5.4 tė kėtij Aneksi.2 

a) Ndėrtimet komerciale ose zhvillimet siē janė: ndėrtesat apo ndėrtesat mė tė gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor qė duhet mbrojtur, rrugėt/rrugicat, ndėrtimet, ndėrtimi i depove, punėtorive, dyqaneve, restoranteve, bareve, kafiterive, hoteleve/moteleve, kiosqeve dhe stendave tė ushqimit, popave tė benzinit dhe qendrave pėr riparimin e automjeteve, supermarketeve, klubeve tė natės dhe ēdo ndėrtim nė pėrmasa mė tė mėdha nėpėr rajonet rurale;
b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitėse;
c) Urbanizimi i tokės bujqėsore.

4.1.3 Kosova do tė sigurojė qė planet hapėsinore pėr rajonet brenda zonave tė mbrojtura tė jenė nė pajtim me kufizimet e pėrcaktuara nė 4.1.1 dhe 4.1.2 

4.1.4 Zonat e mbrojtura pėr lokacionet vijuese do tė pėrcaktohen me hartat e bashkėngjitura:

Manastiri i Deēanit/Deēan 2 
Patrikana e Pejės/Pejė
Manastiri i Graēanicės/Prishtinė
Kisha e Shpalljes sė Virgjėreshės/Lipjan
Manastiri i Deviēit/Skenderaj
Manastiri i Gorioēit/Istog
Manastiri i Budisavcit/Klinė
Manastiri i Sokolicės/Zveēan 4 3 
Manastiri i Draganacit/Gjilan
Manastiri i Arkangjelit tė Shenjtė/Prizren
Manastiri i Banjskės/Zveēan
Manastiri i Zoēishtės, Zoqishtė/Rahovec
Fshati Hoqė e Madhe/Rahovec
Manastiri Duboki Potok/Zubin Potok
Kisha e Shėn Gjergjit, Gornjasellė/Prizren
Manastiri i Soēanicės/Leposaviē
Kisha e Hermitėve, Uljaricė/Klinė
Monumenti memorial i Gazimestanit/Obiliq 4 
Kėshtjella Mesjetare e Zveēanit/Zveēan
Qyteti Mesjetar i Novobėrdės/Novobėrdė
Ura Mesjetare e Vojnoviēėve/Vushtrri
Vetmia e Petrit tė Shenjtė, Korishė, Prizren

4.1.5 Zona e mbrojtur pėr objektet vijuese do tė pėrkufizohet nė 100 metra hapėsirė rreth perimetrit tė tyre:

Manastiri i Premtit tė Shenjtė, Leposaviē
Manastiri i Shėruesve tė Shenjtė, Leposaviē
Manastiri i Virgjėreshės sė Shenjtė tė Hvosnos, Skenderaj
Manastiri i Markut tė Shenjtė, Korishė, Prizren
Manastiri i Treshit tė Shenjtė, Mushtisht, Suharekė
Kisha e Virgjėreshės sė Shenjtė, Sredskė, Prizren
Manastiri i Uroshit tė Shenjtė, Nerodime, Ferizaj
Manastiri i Binaēit, Buzovik, Viti

4.1.6  Zona e mbrojtur pėr objektet vijuese do tė pėrkufizohet nė 50  metra hapėsirė rreth perimetrit tė tyre:

Manastiri i Dollacit, Klinė
Kisha e Shėn Nikollės, Gjurakoc, Istog
Kisha e Virgjėreshės sė Shenjtė nė Hodegetri, Mushtisht, Suharekė
Kisha e Nikollės sė Shenjtė, Shtėrpcė
Kisha e Teodorit tė Shenjtė, Biti e Poshtme, Shtėrpcė
Kisha e Nikollės sė Shenjtė, Gotovushė, Shtėrpcė
Kisha e Virgjėreshės sė Shenjtė, Gotovushė, Shtėrpcė
Kisha e Shėn Gjergjit, Biti e Epėrme, Shtėrpcė
Kisha e Nikollės sė Shentjė, Mushnikovė, Prizren
Kisha e Nikollės sė Shentjė, Bogoshevc, Prizren
Kisha e Nikollės sė Shentjė, Drajēiq, Prizren
Kisha e Nikollės sė Shentjė, Sredskė, Prizren
Kisha e Apostujve tė Shenjtė (ose Premtit tė Shenjtė), Mushnikovė, Prizren
Kisha e Shėn Gjergjit, Serdskė, Prizren

4.1.7  Zona e mbrojtur pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit do tė pėrcaktohet nga organet komunale tė Prizrenit nė bashkėpunim me KZM-nė dhe do tė pėrfshijė objektet e Kishės Ortodokse, objektet otomane, katolike, laike dhe objektet tjera tė rėndėsisė sė veēantė historike dhe kulturore. Objektet kulturore dhe fetare serbe vijuese do tė pėrfshihen nė zonė tė mbrojtur: Kisha e Virgjėreshės sė Shenjtė e Levishės; lagja e vjetėr “mėhalla Marash”; Kisha e Shpėtimtarit tė Shenjtė; Shkolla Ortodokse pėr Priftėrinj e Kirilit dhe Metodit tė Shenjtė; dhe Rezidenca Episkopike me Kishėn e Shėn Gjergjit.

4.2  Fshati Hoqė e Madhe do ta ketė tė drejtėn qė, nė konsultim me komunėn e Rahovecit, tė ushtrojė autorizime tė kufizuara nė aktivitetet nga fusha e mbrojtjes dhe promovimit tė trashėgimisė fetare dhe kulturore dhe nga fusha e planifikimit rural nė lidhje me zonat e mbrojtura, nė pajtim me nenin 5.2  tė Rregullores sė UNMIK-ut 2000  / 45  pėr vetėqeverisjen e komunave tė Kosovės. Kėshilli zbatues dhe mbikėqyrės (KZM) do t’i lehtėsojė kėto konsultime nė pajtim me nenin 5.4  tė kėtij Aneksi.

Neni 5  Kėshilli zbatues dhe mbikėqyrės

5.1  Do tė themelohet Kėshilli zbatues dhe mbikėqyrės (KZM) dhe ai do tė takohet rregullisht pėr tė mbikėqyrur dhe lehtėsuar zbatimin e dispozitave tė kėsaj zgjidhjeje qė kanė tė bėjė me mbrojtjen e trashėgimisė fetare dhe kulturore serbe nė Kosovė.

5.2 KZM-ja do tė kryesohet nga njė zyrtar i lartė ndėrkombėtare i cili do tė caktohet nga Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (PCN) i Kosovės.

5.3  Pėrveē kryesuesit, KZM-ja do t’i ketė shtatė (7) anėtarė tjerė. Nė KZM do tė shėrbejnė pėrfaqėsuesit e institucioneve vijuese: Ministria e Kulturės e Kosovės, Institucioni pėr Mbrojtjen e Monumenteve nė Prishtinė, Kisha Ortodokse Serbe, Instituti pėr Mbrojtjen e Monumenteve nė Leposaviē, OSBE-ja, Kėshilli i Evropės dhe UNESCO.

5.4 KZM -ja do tė:

a) Kėshillojė dhe paraqesė rekomandime pėr PCN-nė lidhur me zbatimin e dispozitave tė zgjidhjes e qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e trashėgimisė fetare dhe kulturore serbe nė Kosovė;
b) Mbikėqyrė pėrkufizimin e zonave tė mbrojtura nė terren dhe zbatimin e tyre;
c) Rekomandojė ndryshimet nė kufijtė administrativ tė zonave tė mbrojtura dhe zbatojė kufizimet atėherė kur kėto t’i arsyetojnė rrethanat;
d) Ndėrmjetėsojė zgjidhjen e kontesteve midis Kishės Ortodokse Serbe dhe autoriteteve qendrore dhe lokale tė Kosovės, nė lidhje me zbatimin e dispozitave tė kėtij Aneksi, dhe tė sigurojė rekomandime relevante pėr veprime qė duhet tė ndėrmirren nga PCN sipas nevojės;
e) Rekomandojė PCN-sė masa pėr korrigjimin e mangėsive tė mundshme nė zbatimin e dispozitave tė zgjidhjes qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e trashėgimisė fetare dhe kulturore serbe nė Kosovė;
f) Kėshillojė organet e Kosovės pėr zbatimin e ligjit, Praninė Ushtarake Ndėrkombėtare dhe Misionin e EPSM-sė lidhur me ēėshtjet e sigurisė tė cilat ndikojnė nė objektet e trashėgimisė fetare dhe kulturore.

5.5  KZM-ja do tė mbėshtetet nga sekretariati i cili do tė jetė pėrgjegjės pėr monitorimin e pėrditshėm tė zbatimit tė kėtij Aneksi, dhe do tė pėrbėhet nga personeli ndėrkombėtar dhe vendor tė cilėt i raportojnė drejtpėrsėdrejti kryesuesit.

5.6 Autoritetet e Kosovės dhe Serbisė do tė veprojnė nė pėrputhje me mekanizmin e tanishėm tė restaurimit tė objekteve tė Kishės Ortodokse Serbe, me Komisionin pėr realizimin e rindėrtimit ose me pasardhėsin e tij.

5.7  KZM do tė punojė ngushtė me Komisionin pėr zbatimin e rindėrtimit ose me pasardhėsin e tij nė ēėshtjet e ruajtjes dhe rindėrtimit tė trashėgimisė fetare dhe kulturore serbe.

Neni 6  Kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike

6.1 Republika e Serbisė, brenda 120 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėsaj zgjidhjeje, do t’i kthejė artefaktet arkeologjike dhe etnologjike tė cilat janė marrė hua nga muzetė e Kosovės pėr ekspozim tė pėrkohshėm nė Beograd gjatė viteve 1998-1999.



2 Nė rast tė ndonjė aktiviteti tė tillė brenda zonės mbrojtėse pėr hapėsirat vijuese, komuna pėrkatėse drejtpėrsėdrejti konsultohet me KM: Monumenti memorial nė Gazimestan, Kėshtjella mesjetare nė Zveēan, qyteti mesjetar nė Novo Bėrd dhe Ura mesjetare Vojnovic/Ura e vjetėr.

3 Zona mbrojtėse pėr Manastirin e Deēanit ėshtė identike me hapėsirėn e zonės sė veēantė, ashtu siē ėshtė pėrkufizuar nė Vendimin ekzekutiv tė UNMIK-ut 2005/5 tė datės 25 prill 2005 dhe tė vendimeve tė mėvonshme ekzekutive.

4  Zona mbrojtėse ėshtė zonė e pėrbashkėt mbrojtėse pėr Manastirin e Sokolicės dhe Kompleksin Memorial Isa Boletini. Komuna nė fjalė duhet tė kėrkojė pėlqimin edhe nga KOS edhe nga Administrata e Muzeut tė Isa Boletinit pėr ēfarėdo aktiviteti tė ri tė paraparė nė nenin 4.1.2  tė kėtij Aneksi

5 Rekomandohet qė Tyrbja e Bajraktarit tė pėrfshihet nėn zonėn e njėjtė tė mbrojtur, qė kjo e fundit mė vonė tė zgjerohet nė mėnyrė tė pėrshtatshme ose tė krijohet njė zonė e veēantė e mbrojtur pėr kėtė monument. Gjithashtu rekomandohet qė tė krijohet zonė e mbrojtur edhe pėr mauzoleun e Sulltan Muratit.

6  Kompleksi i Rezidencės Episkopike pėrfshin rezidencėn e Peshkopit, Katedralen e Shėn Gjergjit, kishėn e Shėn Gjergjit (Runoviē) dhe Shėn Nikollėn (Tutic).
 
I vjetėr 26.3.2008, 22:58   8
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI VI
BORXHI I JASHTĖM


Neni 1  Dispozitat e pėrgjithshme

1.1 Kosova do tė merr pėrsipėr pjesėn e vet tė borxhit tė jashtėm tė Republikės sė Serbisė. Pjesa e Kosovės do tė pėrcaktohet pėrmes negociatave ndėrmjet Kosovės dhe Republikės sė Serbisė, duke pasur parasysh parimet vijuese, nė marrėveshje me kreditorėt relevantė: borxhi i caktuar i jashtėm do tė jetė detyrim i Kosovės kur pėrfituesi pėrfundimtar ėshtė i vendosur nė Kosovė; borxhi i jashtėm i papėrcaktuar do t’ju ndahet palėve sipas njė ēelėsi proporcional, i cili do tė caktohet me marrėveshjen ndėrmjet palėve, nė bashkėpunim me Fondin Monetar Ndėrkombėtar (FMN).

Neni 2  Detyrimi pėr pagimin e borxhit

2.1. Pėrderisa borxhi nuk ėshtė barazuar plotėsisht dhe nuk ėshtė rindarė nė marrėveshje me kreditorėt, Republika e Serbisė nė pajtim me pėrgjegjėsitė e veta si huamarrėse/ garantuese sovrane, do tė sigurojė vazhdimėsinė e pagimit tė borxhit. Kosova do t’i kompensojė Republikės sė Serbisė pjesėn e caktuar nė mėnyrė tė rregullt tė pagimit tė borxhit tė cilin Republika e Serbisė e ka paguar nė pritje tė kompletimit tė procesit tė pėrmbushjes sė borxhit.

Neni 3  Arbitrazhi

3.1. Nėse brenda gjashtė muajsh pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje, Kosova dhe Republika e Serbisė nuk janė pajtuar pėr barazimin dhe ndarjen e borxheve, Grupi drejtues ndėrkombėtar, pas konsultimit me palėt, do tė emėrojė njė arbitėr ndėrkombėtar pėr ndarjen e borxhit tė jashtėm tė Republikės sė Serbisė nė mes tė Republikės sė Serbisė dhe Kosovės ose atė pjesė tė borxhit tė jashtėm pėr tė cilin nuk ėshtė arritur ujdi nga palėt, nė marrėveshje me kreditorėt relevantė.

3.2. Caktimi i borxhit nga arbitri do tė jetė i parevokueshėm dhe ai do tė vendosė se cilat borxhe do t’i transferohen Kosovės qė ajo t’i merr pėrsipėr.

5 UNMIK-u do tė nxjerr njė rregullore ose urdhėresė administrative gjatė periudhės tranzitore, me tė cilėn do tė transferohen tė drejtat pronėsore dhe obligimet e ndėrlidhura tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, dhe do tė pėrcaktohen tė drejtat pronėsore dhe obligimet e ndėrlidhura pėr NSH-tė individuale ndėrmjet nivelit qendror dhe komunave tė caktuara nė pėrputhje me nenin 1.1. tė kėtij Aneksi. Kjo rregullore ose urdhėresė administrative hyn nė fuqi menjėherė pas periudhės tranzitore.

UNMIK-u do tė nxjerr njė rregullore pėr themelimin e institucionit pasardhės tė AKM-sė gjatė periudhės tranzitore, e cila do tė pėrfshijė dispozitat nga neni 2 i kėtij Aneksi dhe parimet pėrcjellėse. Kjo rregullore hyn nė fuqi menjėherė pas periudhės tranzitore.
• Prona private do tė mbrohet nė tėrėsi sipas parimeve tė KEDNJ;
• Procesi i privatizimit i NSH-ve do tė vazhdojė tė kryhet me transparencė nga institucioni pasardhės i AKM-sė, me pjesėmarrjen pėrkatėse ndėrkombėtare;
• Do tė vazhdojė tė zbatohet parimi i kompensimit nė vend tė kthimit fizik. Rregullat e detajuara mbi metodėn e pėrcaktimit tė kompensimit tė tillė do tė pėrfshihen nė legjislacionin kosovar, tė cilat do tė marrin pėr bazė standardet relevante tė KEDNJ-sė;
• Procesi i likuidimit tė ndėrmarrjeve tė privatizuara dhe aseteve do tė vazhdojė tė kryhet me transparencė nga komisionet e pavarura tė likuidimit tė emėruara nga institucioni pasardhės i AKM-sė;
• Pėrcaktimi pėrfundimtar i pronėsisė dhe shqyrtimi i ankesave do tė vazhdoj tė kryhet nga mekanizmi i Dhomės sė Posaēme pranė Gjykatės Supreme, nė pėrputhshmėri me nenin 3 tė kėtij Aneksi;
• Fondi i mirėbesimit i AKM-sė i pėrbėrė nga mjetet e privatizimit apo likuidimit do tė ruhet pėr tė pėrmbushur kėrkesat valide tė kreditorėve dhe ankesat mbi pronėsinė. Kėto fonde do tė shfrytėzohen pėr investime, sipas investimeve tė klasifikuara nga agjencitė ndėrkombėtare pėr klasifikim;
• Pas skadimit tė ēdo periudhe kohore pėr dorėzimin e njė kėrkese tė tillė dhe pas pėrmbushjes sė tė gjitha kėrkesave valide tė kreditorėve dhe tė atyre mbi pronėsinė – brenda kufijve tė fondeve nė dispozicion pėr secilin rast – fondet e mbetura tė AKM-sė (prona shoqėrore dhe mjetet e grumbulluara nga procesi i privatizimit dhe likuidimit tė pronės shoqėrore) do tė transferohen nė Qeverinė e Kosovės.
 
I vjetėr 26.3.2008, 23:02   9
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI VII
PRONA DHE ARKIVI


Neni 1  Ndėrmarrjet publike

1.1.Tė drejtat e pronėsisė nė ndėrmarrjet publike (NP) dhe obligimet e ndėrlidhura, duke pėrfshirė, por duke mos u kufizuar vetėm nė detyrimet para korporatizimit, do t’i transferohen Kosovės. Tė drejtat e pronėsisė dhe obligimet e ndėrlidhura tė NP-ve tė cilat ofrojnė shėrbime vetėm nė ndonjė komunė specifike apo nė numėr tė kufizuar tė komunave, posaēėrisht nė fushėn e furnizimit me ujė, hedhurinave, ujitjes dhe ngrohjes do t’i transferohen asaj komune ose komunave pėrkatėse.7  Kosova do tė respektojė standardet evropiane lidhur me menaxhimin e ujit, menaxhimin e hedhurinave dhe mbrojtjen e ambientit.

1.2.Pavarėsisht nga kėto tė drejta pronėsore, organet kompetente tė Kosovės marrin masa tė duhura pėr implementimin e parimeve relevante ndėrkombėtare pėr qeverisjen dhe liberalizimin e korporatave. Masat e theksuara mė lart do tė pėrjashtojnė posaēėrisht rikthimin e statusit tė NP-ve tė inkorporuara si shoqėri aksionare dhe strukturave qeverisėse tė korporatės tė cilat janė zbatuar brenda tyre.

Neni 2  Ndėrmarrjet shoqėrore

2.1. Administrimi i ndėrmarrjeve shoqėrore (NSH) dhe aseteve tė tyre do tė ushtrohet nga institucioni i Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM) ashtu siē ėshtė paraparė nė Rregulloren e ndryshuar tė UNMIKU-ut 2001/12. 8  6 

Zgjidhja e ankesave do tė bėhet nė pajtim me dispozitat e parapara nė nenin 3 tė kėtij Aneksi.

2.2. Me qėllim tė monitorimit, posaēėrisht tė pėrputhshmėrisė me parimet e Konventės Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut (KEDNJ) dhe me legjislacionin pėrkatės tė privatizimit dhe likuidimit tė NSH-ve PCN emėron:

a. Tre (3) anėtarė ndėrkombėtarė tė Bordit tė drejtorėve tė institucionit pasardhės tė AKM-sė;
b. Drejtorin e sekretariatit ekzekutiv tė Bordit tė drejtorėve tė institucionit pasardhės tė AKM-sė;
c. Njė (1) anėtar nga secili komision i likuidimit.

2.3. Anėtarėt ndėrkombėtarė tė Bordit tė drejtorėve kanė kompetenca, qė duke vepruar bashkarisht dhe unanimisht, tė pezullojnė vendimin e institucionit pasardhės tė AKM-sė nėse ata gjejnė se njė vendim i tillė ėshtė nė kundėrshtim me parimet e KEDNJ-sė dhe Protokolleve tė saj dhe ligjit nė fuqi, dhe ēėshtjen t’ia drejtojnė Dhomės sė Posaēme pranė Gjykatės Supreme pėr tė marrė vendim. Pėr raste tė tilla, Dhoma e Posaēme vendos me urgjencė.

2.4. Pėr ēdo pagesė individuale nga mjetet e privatizimit dhe likuidimit tė grumbulluara nė fonde tė mirėbesimit, kėrkohet pajtimi i anėtarėve ndėrkombėtarė tė bordit tė drejtorėve, tė cilėt veprojnė bashkarisht dhe unanimisht, pėrveē nėse Dhoma e Posaēme ka lėshuar vendim pėr pagesat qė duhet bėrė.

2.5 Dy donatorėt mė tė mėdhenj ndėrkombėtarė tė institucionit pasardhės tė AKM-sė kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė takimet e Bordit tė drejtorėve tė institucionit pasardhės tė AKM-sė nė cilėsinė e vėzhguesve.

Neni 3  Procesi i shqyrtimit tė kėrkesave nė AKM

3.1. Caktimi pėrfundimtar i pronėsisė dhe shqyrtimi i kėrkesave do tė vazhdojė tė bėhet nga Dhoma e Posaēme nė Gjykatėn Supreme, e themeluar pėr kėtė qėllim me Rregulloren e UNMIK-ut 2003/13.

3.2. Nė Dhomėn e Posaēme do tė jenė pesė kolegje tė specializuara pėr tė shqyrtuar fushat e kompetencave vijuese: (i) kėrkesat mbi privatizimin; (ii) kėrkesat mbi listat e punėtorėve; (iii) kėrkesat mbi pronėsinė e pėrgjithshme dhe ato tė kreditorėve; (iv) kėrkesat mbi likuidimin; (v) kėrkesat e riorganizimit tė ndėrmarrjes. Secili kolegj i specializuar pėrbėhet nga dy (2) gjyqtarė ndėrkombėtarė dhe njė gjyqtar kosovar.

• Vendimi pėrfundimtar mbi pronėsinė dhe zgjidhja e ankesave do tė vazhdojė tė trajtohet nga njė mekanizėm i Dhomės sė Posaēme brenda Gjykatės Supreme, nė pajtim me nenin 3 tė kėtij Aneksi;
• Fondet e Trustit tė AKM-sė ku pėrfshihet pasuria e fituar nga privatizimi dhe likuidimi do tė ruhen nė mėnyrė qė tė pėrmbushin kėrkesat valide tė kreditorėve dhe pronarėve. Kėto fonde do tė shfrytėzohen pėr investime, sipas shkallės sė investimeve tė vlerėsuar nga agjencitė ndėrkombėtare tė vlerėsimit.
• Pas skadimit tė afatit pėr dorėzimin e ankesave tė tilla, dhe plotėsimin e tė gjitha kėrkesave valide tė kreditorėve dhe pronarėve – nė kuadėr tė kufizimeve tė fondeve qė janė nė dispozicion pėr secilin rast- pjesa e mbetur e fondeve tė AKM-sė (prona shoqėrore dhe pasuria nga privatizimi/likuidimi i pronės shoqėrore) do t’u transferohet Qeverisė sė Kosovės.

3.3. Pranė Dhomės sė Posaēme ėshtė kolegji i apelit pėr shqyrtimin e vendimeve tė Dhomės sė Posaēme. Kolegji i apelit pėrbėhet nga tre (3) gjyqtarė tjerė ndėrkombėtarė dhe dy gjyqtarė kosovarė.

Neni 4  Agjensioni Kosovar i Pronės (AKP)

4.1. Rregullorja e UNMIK-ut 2006/10, e ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/50 pėr shqyrtimin e kėrkesave tė pronės sė paluajtshme private, duke pėrfshirė pronėn bujqėsore dhe komerciale, vazhdon tė jetė nė fuqi dhe tė zbatohet nė pėrputhshmėri me dispozitat e kėsaj zgjidhjeje. Shqyrtimi i rasteve pronėsore do tė pėrfundohet deri mė 31 dhjetor 2007, me qėllim kompletimit tė zbatimit tė vendimeve jo mė vonė se 31 dhjetor 2008.

4.2. Postet nė vijim do tė plotėsohen nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė sipas emėrimit nga PCN-ja:

a. Tre (3) anėtarė ndėrkombėtarė tė Bordit Mbikėqyrės, duke pėrfshirė edhe kryesuesin e tij;
b. Drejtori i Sekretariatit Ekzekutiv;
c. Dy (2) anėtarė ndėrkombėtarė tė Komisionit pėr shqyrtimin e ankesave, duke pėrfshirė edhe kryesuesin e tij;
d. Dy (2) gjyqtarė ndėrkombėtarė nė pėrputhshmėri me nenin 5 tė kėtij Aneksi

Neni 5  Procesi i shqyrtimit tė ankesave nė AKP

5.1. Ankesat kundėr vendimeve tė Komisionit pėr shqyrtimin e ankesave tė AKP-sė vendosen nga kolegjet prej tre gjyqtarėve nė Gjykatėn Supreme tė pėrbėra prej dy (2) gjyqtarėve ndėrkombėtarė dhe njė (1) gjyqtari vendor.

5.2  Posedimi i paligjshėm i pasurisė sė paluajtshme private nuk jep tė drejta pronėsore. Nėse parashtruesi i ankesės mund tė vėrtetojė se nuk ka pasur qasje nė institucionet relevante pėr dorėzimin e njė ankese sipas afatit tė paraparė, nė mėnyrė qė ajo tė trajtohet nė kuadėr tė afatit tė paraparė, ankesa e tillė nuk do tė konsiderohet se nuk ėshtė pranuar nga gjykata kompetente apo nga organi tjetėr gjyqėsor apo gjoja gjyqėsor.

5.3. Nė konsultim me PCN-nė Kosova do tė zbatojė masa shtesė pėr tė siguruar qė procesi i shqyrtimit pėr kthimin/kompensimin e kėrkesave pronėsore tė jetė efikas dhe vendimet tė zbatohen nė mėnyrė efektive.

Neni 6  Kthimi i pronės

6.1. Kosova gjithashtu do tė trajtojė ēėshtjet e kthimit tė pronės, duke pėrfshirė edhe ato qė kanė tė bėjnė me Kishėn Ortodokse Serbe, si ēėshtje me prioritet. Kosova do tė krijojė mekanizma tė pavarur pėr formulimin e politikave, kornizave legjislative dhe institucionale pėr trajtimin e ēėshtjeve tė kthimit tė pronės. Pėrfaqėsuesit e komunitetit ndėrkombėtar ftohen pėr tė marrė pjesė nė mekanizma tė tillė, tė cilėt pėrfshijnė pėrfaqėsues tė komuniteteve joshumicė.

Neni 7  Arkivi

7.1. Arkivi, duke pėrfshirė regjistrat kadastral dhe dokumentet e lidhura me Kosovėn dhe banorėt e saj tė cilat janė zhvendosur nga Kosova, do tė kthehen nė Kosovė. Pjesėt e arkivit shtetėror tė Republikės sė Serbisė, tė nevojshme pėr administrim normal tė Kosovės do tė transferohen nė Kosovė sipas parimit tė rėndėsisė funksionale, pavarėsisht se ku ka qenė apo ėshtė i vendosur arkivi.

7.2. Republika e Serbisė do tė kthejė apo transferojė tė gjithė arkivat brenda gjashtė muajve nga hyrja nė fuqi e kėsaj zgjidhjeje. Derisa arkivi tė jetė kthyer apo transferuar, Republika e Serbisė do tė lejojė qasje tė lirė, tė papenguar dhe efektive nė tė.
 
I vjetėr 26.3.2008, 23:05   10
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI VIII
SEKTORI I SIGURISĖ SĖ KOSOVĖS



Neni 1  Siguria e Kosovės

1.1.Pėrveē aty ku ėshtė specifikuar nė kėtė zgjidhje, Kosova do tė ketė kompetenca mbi zbatimin e ligjit, sigurisė, drejtėsisė, sigurisė publike, inteligjencės, organeve civile emergjente dhe kontrollit tė kufijve nė territorin e saj.

1.2.Institucionet e sigurisė nė Kosovė do tė operojnė nė pėrputhshmėri me standardet demokratike dhe tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre, ashtu siē ėshtė paraparė nė Aneksin II.

1.3.Kosova do tė themelojė njė komision parlamentar pėr mbikėqyrje tė sektorit tė sigurisė nė pėrputhshmėri me kėtė zgjidhje.

1.4.Kosova do tė themelojė Kėshillin e Sigurisė sė Kosovės (KSK) i cili i raporton Kryeministrit. KSK zhvillon strategjinė e sigurisė nė pėrputhshmėri me kėtė zgjidhje. Kosova do tė hartojė kornizė legjislative mbi komponentėt e sektorit tė sigurisė nė pėrputhshmėri me kėtė zgjidhje, me dispozita tė duhura buxhetore dhe tė mbikėqyrjes.

1.5.Nė ato fusha tė sektorit tė sigurisė ku vazhdon pėrfshirja ndėrkombėtare nė pėrputhshmėri me kėtė zgjidhje, Kosova nė bashkėpunim me PCN-nė dhe PUN-nė, me kohė do tė zhvillojė strategji pėr transferim tė plotė tė pėrgjegjėsisė tek autoritetet kosovare.

1.6.Procesi i zhvillimit tė sektorit tė sigurisė nė Kosovė do tė jetė plotėsisht transparent ndaj fqinjve tė Kosovės, dhe Kosova do tė krijojė masa tė duhura tė ndėrlidhjes dhe ndėrtimit tė besimit me homologėt e saj rajonal.

1.7.Kosova do tė pėrmbushė standardet e OKB-sė, OSBE-sė dhe BE-sė dhe praktikat nė fushėn e sigurisė dhe kontrollit tė armėve si dhe marrėveshjet tjera rajonale dhe deklaratat nėn fushėveprimin e OSBE-sė.

Neni 2  Policia

2.1. Nė tėrė Kosovėn do tė ruhet njė zinxhir i unifikuar i komandės sė shėrbimeve policore.

2.2. Kufijtė e stacioneve policore rajonale do tė jenė tė njėjta me kufijtė komunal.

2.3. Pėrbėrja etnike e policisė brenda komunės do tė reflektojė, pėr aq sa tė jetė e mundshme, pėrbėrjen etnike tė popullatės nė komunė.

2.4 Kėshillat e pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit komunal dhe tė policisė duke pėrfshirė edhe komandantėt e stacioneve do tė bėhen plotėsisht funksional nė mėnyrė qė tė lehtėsojnė bashkėpunimin nė mes tė Shėrbimit Policor dhe autoriteteve komunale/udhėheqėsve lokal tė komunitetit. Kėshillat udhėhiqen nga kryetarėt e komunave.

2.5. Komandantėt e stacioneve lokale paraprakisht informohen pėr operacionet nga forcat policore qendrore apo speciale brenda perimetrit tė stacioneve policore lokale, pėrveē nėse sipas kėrkesave operacionale kėrkohet ndryshe.

2.6. Nė komunat me shumicė serbe nė Kosovė, komandantėt e stacioneve lokale zgjedhen sipas procedurės vijuese: Kuvendi komunal propozon sė paku dy emra pėr komandant stacioni tė cilėt i pėrmbushin kėrkesat minimale tė profesionit, ashtu siē ėshtė paraparė nė legjislacionin e Kosovės. Ministria e Punėve tė Brendshme mund tė emėrojė njė kandidat nga kjo listė brenda 15  ditėve nga pranimi i listės. Nė rast se asnjėri nga kandidatėt nuk pranohen nga Ministria, kuvendi komunal do tė sigurojė listėn e dytė me sė paku dy kandidatė tė ndryshėm pėr shqyrtim nga Ministria, tė cilėt janė nga radhėt ekzistuese tė Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe tė cilėt pėrmbushin tė gjitha kėrkesat minimale tė profesionit, ashtu siē kėrkohet nga legjislacioni i Kosovės. Pastaj, Ministria obligohet qė tė emėrojė njė kandidat nga lista e dytė brenda 15 ditėve nga pranimi i saj.

Neni 3  Kufiri

3.1. Kosova nė bashkėrendim me PCN-nė dhe PUN-nė zhvillon njė strategji pėr mundėsimin e dorėzimit tė pėrgjegjėsive mbi kontrollin e kufijve dhe udhėheqjes sė tyre tė asociuar dhe tė integruar nė Shėrbimin Policor tė Kosovės sipas fazave tė parapara.

3.2. Territori i Kosovės do tė pėrkufizohet nga vija kufitare e Krahinės Socialiste Autonome e Kosovės brenda Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė ashtu siē kanė qenė kėto vija kufitare mė 31  dhjetor 1988, pėrveē ndryshimit tė vijės kufitare nga marrėveshja e demarkacionit nė mes tė Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė mė 23 shkurt 2001. 9 

3.3. Kosova do tė angazhohet me ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė pėr themelimin e njė komisioni tė pėrbashkėt teknik brenda 120 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėsaj zgjidhjeje, pėr tė pėrkufizuar vijėn fizike tė kufirit dhe pėr trajtimin e ēėshtjeve tjera qė dalin nga zbatimi i marrėveshjes sė vitit 2001  nė mes tė Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Puna e komisionit teknik do tė pėrfundojė brenda njė viti nga data e themelimit tė tij. PCN dhe PUN do tė pėrfaqėsohen nė kėtė komision pėr tė lehtėsuar diskutimet nė mes tė dy palėve dhe ata mund tė marrin pjesė nė procesin e demarkacionit tė kufirit me kėrkesė tė cilėsdo palė.

Neni 4  Shėrbimet e inteligjencės

4.1. Kosova do tė themelojė njė agjencion vendor tė sigurisė pėr tė mbikėqyrur kėrcėnimet ndaj sigurisė sė brendshme nė Kosovė nė pėrputhshmėri me Aneksin IX.

Ky agjencion do tė jetė profesional, apolitik, shumetnik dhe nėn mbikėqyrje tė Parlamentit dhe administratės civile.

Neni 5  Forca e Sigurisė sė Kosovės

5.1  Nė Kosovė do tė themelohet njė Forcė e re e Sigurisė (FSK) e cila do tė jetė profesionale dhe shumetnike. Ajo nuk do tė krijojė njė barrė tė panevojshme financiare pėr resurset e Kosovės. Qeveria do tė themelojė njė organizatė civile pėr tė siguruar njė kontroll civil mbi FSK-nė, nė pėrputhshmėri me anekset IX dhe XI.

5.2. FSK-ja do tė jetė e armatosur lehtė dhe nuk do tė posedojė armė tė rėnda si tanke, artileri tė rėndė apo kapacitet ajror ofanziv. FSK-ja do tė pėrbėhet prej jo mė tepėr se 2500 pjesėtarėve aktiv dhe 800 pjesėtarėve rezervė.

5.3  Ndryshimet ndaj kufizimeve tė pėrcaktuara nė nenin 5.2  tė kėtij Aneksi do tė pėrcaktohen nga PUN-ja, nė bashkėrendim me PCN-nė. Njė shqyrtim i plotė i kėtyre kufizimeve do tė bėhet jo mė herėt se 5  vite nga data e hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje.

5.4. Fillimisht, FSK-ja do tė jetė kryesisht pėrgjegjėse pėr pėrgjigjen ndaj krizave, asgjėsimin e mjeteve eksplozive dhe mbrojtjen civile. Gjithashtu, FSK-ja do tė konstruktohet dhe pėrgatitet pėr pėrmbushjen e funksioneve tjera tė sigurisė, tė cilat nuk janė tė pėrshtatshme pėr policinė apo organizatat tjera tė zbatimit tė ligjit. PUN-ja nė bashkėrendim me PCN-nė do tė themelojnė njė proces tė standardizuar tė monitorimit me qėllim tė pėrcaktimit se kur do tė autorizojnė FSK-nė pėr angazhim nė kėto funksione tė sigurisė.

5.5. Pjesėtarėt e FSK-sė do tė rekrutohen nga gjithė shoqėria. Njė procedurė formale e pėrzgjedhjes do tė zhvillohet nga Kosova sė bashku me PUN-nė. Rekrutimi do tė fillojė menjėherė pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje nė mėnyrė qė tė sigurohen aftėsitė fillestare operacionale brenda njė viti nga pėrfundimi i periudhės sė tranzicionit, ashtu siē ėshtė paraparė nė nenin 15 tė kėsaj zgjidhjeje.

5.6. Kosova dhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė bėjnė pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr tė pajisur FSK-nė pasi tė jenė siguruar fondet dhe burimet. Kosova do ta njoftojė PUN- nė pėr tė gjitha burimet, fondet dhe pajisjet e siguruara pėr FSK-nė nga jashtė.

Neni 6  Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK)

6.1. TMK-ja do tė shpėrbėhet pasi t’i ketė pėrmbushur objektivat e veta, duke pėrfshirė edhe mundėsimin e rimėkėmbjes sė Kosovės pas konfliktit. PUN-ja, nė konsultim me PCN-nė dhe Kosovėn, do tė ushtrojė mbikėqyrje ekzekutive tė TMK-sė dhe do tė vendosė pėr kohėn e shpėrbėrjes sė saj. Shpėrbėrja do tė bėhet brenda njė viti nga pėrfundimi i periudhės sė tranzicionit, ashtu siē ėshtė paraparė nė nenin 15 tė kėsaj zgjidhjeje. Bashkėsia ndėrkombėtare do tė zhvillojė njė proces pėr ēmobilizimin dhe i riintegrimin e pjesėtarėve tė TMK-sė qė do tė pensionohen.

Neni 7  Kontrolli i hapėsirės ajrore

7.1. Kosova do tė merr pėrsipėr pronėsinė, pėrgjegjėsinė dhe llogaridhėnien e plotė pėr hapėsirėn e saj ajrore. Kosova do tė themelojė Autoritetin Civil tė Aviacionit (ACA) pėr tė rregulluar veprimtaritė e Aviacionit Civil nė Kosovė, dhe PUN-ja do tė ketė tė drejtė tė rivendosė kontroll ushtarak ndaj hapėsirės ajrore, ashtu siē ėshtė paraparė nė nenin 2  tė Aneksit XI. ACA gjithashtu do tė caktojė njė kompani pėr shėrbimet e lundrimit ajror.



Nė deklaratėn e tij tė 7 marsit 2001, kryesuesi i Kėshillit tė Sigurimit, ndėr tė tjera pėrmendi: “Kėshilli i Sigurimit bėn thirrje pėr nevojėn e respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Nė kėtė kontekst thekson se marrėveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nėnshkruar nė Shkup mė 23 shkurt 2001… duhet tė respektohet nga tė gjithė.”
 
I vjetėr 26.3.2008, 23:08   11
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI IX
PĖRFAQĖSUESI CIVIL NDĖRKOMBĖTAR



Neni 1  Objektivat

1.1  Kosova do tė jetė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e ēėshtjeve tė veta bazuar nė parimet demokratike tė sundimit tė ligjit, pėrgjegjshmėrinė e Qeverisė dhe mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave tė pjesėtarėve tė tė gjitha komuniteteve dhe mirėqenien e pėrgjithshme tė qytetarėve tė saj. Duke ditur se pėrmbushja e pėrgjegjėsive qė i janė caktuar Kosovės sipas kėsaj zgjidhjeje kėrkon zhvillimin e njė sėrė veprimtarishė tė ndėrlikuara dhe tė rėnda, njė Pėrfaqėsues Civil Ndėrkombėtar (PCN) do ta mbikėqyrė zbatimin e kėsaj zgjidhjeje dhe do t’i mbėshtesė pėrpjekjet relevante tė autoriteteve tė Kosovės.

Neni 2  Mandati dhe pushteti i Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar

2.1 Sa i pėrket mbikėqyrjes sė pėrgjithshme tė zbatimit tė kėsaj zgjidhjeje, PCN-ja do tė:

a. ketė pushtetin suprem nė Kosovė sa i pėrket interpretimit tė aspekteve civile tė kėsaj zgjidhjeje;

b. sigurojė zbatimin efektiv tė kėsaj zgjidhjeje pėrmes ekzekutimit tė detyrave specifike qė i janė caktuar PCN-sė nė pjesėt tjera tė kėsaj zgjidhjeje;

c. ndėrmarrė masa korrigjuese pėr ta pėrmirėsuar, sipas nevojės, ēdo veprim qė ndėrmirret nga autoritetet e Kosovės, qė PCN-ja konsideron se pėrbėn shkelje tė kėsaj zgjidhjeje, se e rrezikon seriozisht sundimin e ligjit apo se, nė ndonjė mėnyrė tjetėr, bie ndesh me kushtet dhe frymėn e kėsaj zgjidhjeje. Masat e tilla korrigjuese mund tė pėrfshijnė, por nuk kufizohen vetėm nė anulimin e ligjeve apo tė vendimeve qė miratohen nga autoritetet e Kosovės;

d. nė rastet e dėshtimeve serioze apo tė vazhdueshme nė vėnien nė jetė tė thelbit apo frymės sė kėsaj zgjidhjeje dhe nė rast tė pengesave serioze nė punėn e PCN-sė dhe MEPSM-sė, PCN-ja do ta ketė autorizimin ta sanksionojė apo largojė nga detyra ēdo zyrtar publik apo tė ndėrmarrė masa tė tjera, sipas nevojės, pėr ta siguruar respektimin e plotė tė kėsaj zgjidhjeje;

e. mbikėqyrė, nėpėrmjet zyrės sė tij apo nėpėrmjet krijimit tė mekanizmave tė duhur raportues nga akterėt dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare qė mund tė jenė tė pranishme nė Kosovė, implementimin e tė gjitha aspekteve civile tė kėsaj zgjidhjeje.

2.2 Krahas autorizimit tė tij pėr tė emėruar, siē ėshtė pėrcaktuar nė pjesėt tjera tė kėsaj zgjidhjeje, PCN-ja do ta ketė autorizimin e emėrimit tė drejtpėrdrejtė apo dhėnies sė pėlqimit pėr emėrimin e posteve si vijon:

a. Revizori i pėrgjithshėm do tė jetė ndėrkombėtar qė do tė emėrohet nga PCN-ja.

b. Pas skadimit tė mandatit tė anėtarėve ndėrkombėtarė tė tanishėm tė Bordit tė Drejtorėve tė Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovės (TKPT), PCN-ja do ta emėrojė njė pėrfaqėsues ndėrkombėtar si anėtar tė Bordit tė Drejtorėve tė TKPT-sė.

c. Gjyqtarėt dhe prokurorėt ndėrkombėtarė do tė pėrzgjedhen nga MEPSM-ja pėr emėrimin e tė cilėve do tė kėrkohet pėlqimi i PCN-sė para emėrimit tė tyre;

d. Drejtori i pėrgjithshėm i shėrbimit tė doganės, drejtori i administratės tatimore, drejtori i thesarit dhe drejtori menaxhues i Autoritetit Qendror Bankar tė Kosovės (AQBK) do tė emėrohen nga autoritetet kompetente pėr emėrim, pas marrjes sė pėlqimit nga PCN-ja;

e. Gjatė ushtrimit tė kompetencave tė tij pėr emėrime, PCN-ja do t’i marrė parasysh kualifikimet profesionale tė kandidatėve, reputacionin e integritetit tė tyre dhe do tė zbatojė ligjin nė mėnyrė tė paanshme dhe strikte.

2.3  Pushteti dhe kompetencat e PCN-sė dhe pushteti dhe kompetencat e PSBE-sė do t’i mvishen tė njėjtit person. PSBE-ja do t’i ketė kompetencat vijuese nė fushėn e sundimit tė ligjit, duke pėrfshirė, nė veēanti, gjyqėsorin, policinė, kontrollimin e kufijve, doganėn dhe shėrbimet korrektuese, tė cilat do tė ushtrohen nė emėr tė tij nga MEPSM-ja, siē parashihet me nenin 13 tė kėsaj zgjidhjeje, nėpėrmjet modaliteteve qė do tė pėrcaktohen nga Kėshilli i BE-sė nė pėrputhje me kėtė zgjidhje:

a. Autorizimin qė tė sigurojė zbatimin e duhur tė hetimeve ndaj rasteve tė krimeve tė luftės, terrorizmit, krimit tė organizuar, korrupsionit, krimeve ndėretnike, krimeve ekonomike/financiare dhe krimeve tė tjera tė rėnda sipas ligjit, duke pėrfshirė, kur konsiderohet e duhur, zbatimin e kėtyre hetimeve nga hetues ndėrkombėtarė qė do tė veprojnė sė bashku me autoritetet e Kosovės apo nė mėnyrė tė pavarur;

b. Autorizimin qė tė sigurojė qė rastet qė janė pėrshkruar nė nenin 2.3  a. tė kėtij Aneksi tė ndiqen nė mėnyrė tė duhur, duke pėrfshirė, kur ėshtė e nevojshme, sto tė ndiqen nga prokurorė ndėrkombėtarė qė do tė veprojnė sė bashku me prokurorėt e Kosovės apo nė mėnyrė tė pavarur. Pėrzgjedhja e rasteve pėr prokurorė ndėrkombėtar do tė bazohet nė kritere objektive dhe masat mbrojtėse procedurale, siē janė pėrcaktuar nga kryesuesi i MEPSM-sė. Prokurorėt ndėrkombėtarė do tė shėrbejnė sipas legjislacionit tė Kosovės;

c. Autorizimin pėr tė siguruar qė rastet e pėrshkruara nė nenin 2.3 a. tė kėtij Aneksi dhe rastet civile qė kanė tė bėjnė me pronėsinė tė gjykohen si duhet, duke pėrfshirė, nėse ėshtė e nevojshme, kėto tė gjykohen nga gjyqtarėt ndėrkombėtarė qė do tė punojnė nė mėnyrė tė pavarur apo nė panele me gjyqtarė tė Kosovės nė gjykatėn pėrkatėse qė ka juridiksion mbi rastin e dhėnė. Pėrzgjedhja e rasteve pėr gjykim ku pėrfshihen gjyqtarė ndėrkombėtarė do tė bazohet nė kriteret objektive dhe masat mbrojtėse procedurale, siē janė pėrcaktuar nga kryesuesi i MEPSM-sė. Gjyqtarėt ndėrkombėtarė do ta gėzojnė pavarėsinė e plotė nė kryerjen e detyrave tė tyre gjyqėsore dhe do tė shėrbejnė nė sistemin gjyqėsor tė Kosovės nė pajtim me ligjin;

d. Pėrgjegjėsinė pėr tė siguruar qė vendimet qė mirren pėr rastet qė janė pėrshkruar nė nenin 2.3 a. tė kėtij Aneksi tė zbatohen si duhet dhe sipas ligjit nga autoritetet kompetente tė Kosovės;

e. Autorizimin pėr tė marrė pėrgjegjėsi tė tjera nė mėnyrė tė pavarur apo nėn mbėshtetjen e autoriteteve kompetente tė Kosovės pėr tė garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit tė ligjit, rendin publik dhe sigurinė;

f. Nė konsultim me PCN-nė dhe sipas nevojės, autorizimin pėr t’i kthyer pėr rishqyrtim apo pėr t’i anuluar vendimet operative qė merren nga autoritetet kompetente tė Kosovės pėr ta garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit tė ligjit, rendin publik dhe sigurinė;

g. Autorizimin pėr tė mbikėqyrur, pėr tė udhėhequr dhe pėr tė ofruar kėshilla nė tė gjitha fushat qė kanė tė bėjnė me sundimin e ligjit. Autoritetet e Kosovės duhet t’i lehtėsojnė pėrpjekjet e tilla dhe tė ofrojnė qasje tė menjėhershme dhe tė plotė tek ēdo vend, individ, veprimtari, procedurė, dokument apo ēėshtje a ngjarje tjetėr nė Kosovė;

h. Autorizimin pėr ta siguruar zbatimin e efektshėm tė kėsaj zgjidhjeje pėrmes kryerjes sė detyrave qė i janė caktuar PSBE-sė nė pjesėt tjera tė kėsaj zgjidhjeje;

i. Autorizimin pėr t’i emėruar anėtarėt e personelit tė MEPSM-sė pėr t’i kryer detyrat qė i janė caktuar MEPSM-sė.

2.4  PCN-ja do ta mbikėqyrė zhvillimin e institucioneve civile tė Kosovės, duke pėrfshirė kontrollin civil mbi institucionet e saja tė sigurisė, pa paragjykuar pėrgjegjėsitė e NATO-s dhe tė PUN-sė nė zhvillimin e FSK-sė dhe mbikėqyrjen e saj civile, siē parashihet me nenin 14.5 tė kėsaj zgjidhjeje.

2.5  PCN-ja do ta mbikėqyrė zhvillimin e Agjencisė vendore tė sigurisė, siē ėshtė pėrcaktuar nė Aneksin VIII tė kėsaj zgjidhjeje.

2.6 PCN-ja do tė ketė autorizimin pėr krijimin e njė mekanizimi pėr rishikimin e kompetencave tė tij dhe tė PSBE-sė, pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet qė i gėzon PCN-ja dhe PSBE-ja sipas kėsaj zgjidhjeje.

Neni 3  Bashkėrendimi me akterėt ndėrkombėtarė

3.1 Pėr tė siguruar koherencė dhe efektivitet nė angazhimin ndėrkombėtar nė Kosovė, PCN-ja do t’i themelojė mekanizmat e duhur pėr bashkėrendimin e aktiviteteve tė tė gjithė akterėve ndėrkombėtarė. Kėta akterė do t’i mbėshtesin pėrpjekjet e tilla duke ia ofruar PCN-sė informatat relevante pėr ushtrimin e funksioneve tė tij.

3.2  Nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE-ja) kėrkohet qė edhe mė tutje ta zhvillojė misionin e saj nė Kosovė, pėrfshirė njė prani gjithėpėrfshirėse nė terren, nė mėnyrė qė ta mbėshtesė zhvillimin demokratik tė Kosovės dhe punėn e PCN-sė dhe tė zyrės sė tij. Rregullime tė veēanta pėr njė mbėshtetje tė tillė nga OSBE-ja do tė pėrcaktohen midis OSBE-sė dhe PCN-sė. Misioni i OSBE-sė dhe personeli i tij do tė gėzojnė privilegjet dhe imunitetet e njėjta, ashtu siē janė pėrcaktuar nė nenin 4.6  tė kėtij Aneksi. Kosova do tė mundėsojė ofrimin e ndihmės sė duhur Misionit tė OSBE-sė, e nevojshme pėr kryerjen efektive dhe efikase tė detyrave tė tij duke pėrfshirė, sipas nevojės, edhe sigurimin e ndihmės logjistike dhe administrative.

3.3  Nė pėrputhje me rolin e tij tė bashkėrendimit tė pėrgjithshėm pėrkitazi me mbikėqyrjen e zbatimit tė kėsaj zgjidhjeje, PCN-ja do ta kryesojė njė komitet pėr bashkėrendim qė do tė pėrbėhet nga Kryesuesi i Pranisė Ushtarake Ndėrkombėtare, Kryesuesi i MEPSM-sė, Kryesuesi e Misionit tė OSBE-sė dhe, nėse ky komision konsideron se ėshtė e nevojshme, pėrfaqėsues tė organizatave tė tjera qė do t’i kontribuojnė zbatimit tė kėsaj zgjidhjeje.

Neni 4  Struktura/punėsimi i personelit nė Zyrėn e Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar

4.1 PCN-ja do tė emėrohet nga njė Grup Drejtues Ndėrkombėtar pas konsultimeve me BE-nė. GDN-ja do ta kėrkojė miratimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr kėtė emėrim. Nė GDN do tė marrin pjesė: Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe NATO-ja.

4.2  PCN-ja do t’i raportojė drejtpėrdrejtė Grupit Drejtues Ndėrkombėtar dhe do t’i kryesojė takimet e tij. Grupi Drejtues Ndėrkombėtar do t’i ofrojė udhėzime PCN-sė.

4.3 PCN-sė do t’i ofrohet mbėshtetje nga stafi (Zyra Civile Ndėrkombėtare (ZCN-ja), sipas nevojės, pėr t’i ndihmuar nė kryerjen e funksioneve qė janė paraparė me kėtė zgjidhje.

4.4  PCN-ja ka tė drejtė tė themelojė ēfarėdo pranie nė terren qė ai e konsideron tė nevojshme pėr zbatimin e plotė tė kėsaj zgjidhjeje. PCN-ja do ta themelojė njė zyrė nė terren nė Mitrovicė, e cila do tė pėrqendrohet, nė veēanti, nė sferat e sigurisė/sundimit tė ligjit, tė lirisė sė lėvizjes/kthimit, tė drejtave pronėsore/strehimit dhe tė zhvillimit ekonomik.

4.5  Sipas ligjeve tė Kosovės, PCN-ja, edhe nė cilėsinė e tij si PSBE, do tė gėzojė, sipas nevojėsc, zotėsi juridike pėr ushtrimin e plotė tė funksioneve tė tij, siē parashihet me kėtė zgjidhje.

4.6 PCN-sė, edhe nė cilėsinė e tij si PSBE, do t’i caktohen privilegjet dhe imunitetet vijuese:

a. Kosova do t’ia ofrojė PCN-sė dhe PSBE-sė dhe objekteve tė tij, arkivave dhe pronave tė tjera, privilegjet dhe imunitetet e njėjta qė i gėzon njė mision diplomatik dhe objektet e tij, arkivat dhe pronat tjera sipas Konventės sė Vjenės pėr Marrėdhėnie Diplomatike.

b. Kosova do t’ia ofrojė PCN-sė, PSBE-sė dhe anėtarėve profesionalė tė stafit tė tij si dhe familjeve tė tyre, si dhe profesionistėve ndėrkombėtarė tė emėruar nga PCN-ja, nė pajtim me autoritetin e tyre ashtu siē parashihet me kėtė zgjidhje, privilegjet dhe imunitetet e njėjta qė i gėzojnė agjentėt diplomatikė dhe familjet e tyre sipas Konventės sė Vjenės pėr Marrėdhėnie Diplomatike.

c. Kosova do t’ua ofrojė anėtarėve tė tjerė tė stafit tė zyrės sė PCN-sė dhe PSBE- sė dhe familjeve tė tyre privilegjet dhe imunitetet e njėjta qė i gėzojnė anėtarėt e stafit administrativė dhe teknik dhe familjet e tyre sipas Konventės sė Vjenės pėr Marrėdhėnie Diplomatike.

Neni 5  Shkurtimi dhe pėrfundimi i mandatit tė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar

5.1  Bazuar nė rekomandimet e PCN-sė, Grupi Drejtues Ndėrkombėtar do t’i pėrcaktojė standardet pėr shqyrtimin periodik tė mandatit tė PCN-sė dhe do tė zhvillojė njė shqyrtim tė plotė tė kompetencave tė PCN-sė, jo mė vonė se dy vjet pas hyrjes sė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje, duke synuar zvogėlimin gradual tė fushėveprimit tė kompetencave tė PCN-sė dhe shpeshtėsisė sė intervenimeve tė tij.

5.2  Mandati i PCN-sė do tė skadojė atėherė kur Grupi Drejtues Ndėrkombėtar tė konstatojė se Kosova i ka pėrmbushur kushtet e kėsaj zgjidhjeje.

Neni 6  Bashkėpunimi

6.1 Autoritetet e Kosovės do tė bashkėpunojnė plotėsisht me PCN-nė, edhe nė cilėsinė e tij si PSBE, dhe me organizatat dhe akterėt tjerė ndėrkombėtarė, me qėllim tė zbatimit tė suksesshėm tė tė gjitha aspekteve tė kėsaj zgjidhjeje. Mosbashkėpunimi nga ana e autoriteteve tė Kosovės do tė pėrbėjė shkelje tė kushteve tė kėsaj zgjidhjeje, siē parashihet me nenin 2.1 tė kėtij Aneksi.

6.2 Autoritetet e Kosovės duhet ta mundėsojnė ndihmėn e nevojshme pėr PCN-nė, nė cilėsinė e tij si PSBE, me qėllim tė realizimit tė suksesshėm tė detyrave tė tij, duke pėrfshirė, sipas nevojės, ofrimin e mbėshtetjes logjistike dhe administrative.
 
I vjetėr 26.3.2008, 23:09   12
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
ANEKSI X
MISIONI EVROPIAN PĖR POLITIKA TĖ SIGURISĖ DHE MBROJTJES
(MEPSM)



Neni 1 Mandati dhe kompetencat

1.1  MEPSM-ja, nėn udhėheqjen e Pėrfaqėsuesit Special tė Bashkimit Evropian (PSBE-sė) do t’i ushtrojė kompetencat e PSBE-sė, siē ėshtė pėrcaktuar nė nenin 2.3 tė Aneksit IX tė kėsaj zgjidhjeje.

1.2  Kryesuesi i MEPSM-sė do ta marrė pėrsipėr menaxhimin e operacioneve tė pėrditshme tė misionit.

1.3 MEPSM-sė dhe personelit tė tij do t’i ofrohen privilegjet dhe imunitetet e njėjta me ato qė janė paraparė me nenin 4.6 tė Aneksit IX tė kėsaj zgjidhjeje.

Neni 2  Struktura

2.1 Kryesuesi i MEPSM-sė do tė caktohet nga Kėshilli i Unionit Evropian.

2.2 Kryesuesi i MEPSM-sė mund tė themelojė ēfarėdo pranie qė ai e konsideron tė nevojshme, si nė nivelin qendror ashtu edhe nė atė lokal pėr sigurimin e jetėsimit tė plotė tė elementeve tė sundimit tė ligjit qė parashihen me kėtė zgjidhje.

2.3 MEPSM-ja do ta ketė njė zinxhir tė unifikuar komandues.

Neni 3  Bashkėpunimi

3.1 Kosova do t’ia ofrojė MEPSM-sė tėrė ndihmėn e nevojshme pėr realizimin efikas dhe tė efektshėm tė detyrave tė tij, duke pėrfshirė, sipas nevojės, ofrimin e mbėshtetjes logjistike dhe administrative.

Citim:
ANEKSI XI
PRANIA USHTARAKE NDĖRKOMBĖTARE


Neni 1  Objektivat

1.1 Prania ushtarake ndėrkombėtare (PUN-ja) do tė jetė pėrgjegjėse pėr:

a. Ofrimin e sigurisė nga rreziqet e jashtme pėr Kosovėn, derisa institucionet e Kosovės tė mund ta marrin pėrgjegjėsinė;
b. Ofrimin a njė mjedisi tė sigurt dhe tė mbrojtur nė tėrė territorin e Kosovės, nė ndėrlidhje me PCN-nė dhe nėn mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės tė mund ta marrin pėrgjegjėsinė pėr detyrat e sigurisė qė kryhen nga PUN-ja pėr secilin rast veēmas;
c. Mbikėqyrjen dhe mbėshtetjen, me ndihmėn e tė tjerėve, nė themelimin dhe trajnimin e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės (FSK-sė); kjo do tė pėrfshinte verifikimin e sė kaluarės sė pjesėtarėve tė saj tė mundur pėr ta siguruar profesionalizmin; pėrpjekjet pėr tė siguruar pėrfaqėsimin e duhur etnik dhe tė drejtėn e shqiptimit tė sanksioneve pėr sjelljet e papėrshtatshme tė pjesėtarėve tė FSK-sė, nė bashkėrendim me PCN-nė;
d. Verifikimin e pėrputhshmėrisė me aspektet ushtarake tė sigurisė tė parapara me kėtė zgjidhje;
e. Mbėshtetjen dhe bashkėrendimin e afėrt tė aktiviteteve me PCN-nė si dhe ofrimin e kėshillave ushtarake PCN-sė;
f. Ofrimin e ndihmės dhe kėshillave pėrkitazi me procesin e integrimit nė strukturat euroatlantike.

1.2 Nė varėsi tė mjeteve dhe aftėsive dhe derisa detyrat tė mund t’u lihen tė tjerėve nė kuadėr tė programeve pėr tė cilat duhet arritur marrėveshje, PUN-ja do t’u ofrojė ndihmėn vijuese autoriteteve lokale dhe PCN-sė:

a. Reagimin ndaj ekstremistėve tė dhunshėm;
b. Sigurimin e lirisė sė lėvizjes;
c. Mundėsimin e kthimit tė refugjatėve;
d. Konfiskimin, ruajtjen dhe shkatėrrimin e armėve pa leje;
e. Mbrojtjen e lokacioneve tė caktuara fetare dhe kulturore;
f. Zhvillimin e detyrave tė monitorimit tė kufijve sipas nevojės dhe
g. Ofrimin e mbėshtetjes bashkėsisė ndėrkombėtare dhe organizatave kyēe civile zbatuese, pėr ēdo rast veēmas, nė pėrmbushjen e mandateve tė tyre pėrkatėse.

1.3 PUN-ja do tė mbikėqyrė dhe monitorojė FSK-nė dhe do tė ketė autoritet ekzekutiv mbi tė, derisa PUN-ja, nė bashkėrendim me PCN-nė, tė konstatojė se kjo forcė ėshtė e vetėqendrueshme dhe e aftė t’i kryej detyrat qė i janė caktuar nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.

1.4  PUN-ja, nė konsultim me PCN-nė dhe Kosovėn, do tė ketė pushtetin ekzekutiv mbi TMK-nė, dhe do tė vendosė pėr kohėn e shpėrbėrjes sė TMK-sė, ashtu siē parashihet nė nenin 6 tė Aneksit VIII tė kėsaj zgjidhjeje.

1.5 Me Republikėn e Serbisė PUN-ja do tė vazhdojė tė zbatojė praktikat e vendosuar nga Komisioni i pėrbashkėt aktual pėr implementim. Me kalimin e kohės, veprimtaritė e Komisionit tė pėrbashkėt pėr implementim do tė bėhen pjesė e njė Komisioni tė pėrbashkėt ushtarak tė ri qė do tė pėrfshijė autoritetet nga Kosova dhe Serbia, nė kuadėr tė tė cilit do tė trajtohen ēėshtjet ushtarake dhe tė sigurisė me interes tė pėrbashkėt.

1.6  PUN-ja nė bashkėrendim me PCN-nė, do t’i pėrcaktojė masat pėr krijimin e mirėbesimit midis FSK-sė dhe institucioneve tė mbrojtjes tė Serbisė.

1.7  Nė planin afatgjatė, PUN-ja do tė mbetet e angazhuar me FSK-nė pėr tė ofruar kėshilla, nėpėrmjet tė cilave do tė synohet integrimi i mėtejmė i Kosovės nė strukturat euroatlantike tė sigurisė dhe pėrfshirja e elementeve nga kjo forcė e sigurisė nė misione tė mandatuara ndėrkombėtarisht.

1.8 PUN-ja do t’i zhvillojė operacionet e saja nėn autorzimin e Kėshillit Veriatlantik dhe do t’i nėnshtrohet drejtimit dhe kontrollit politik tė tij, nėpėrmjet zinxhirit komandues tė NATO-s. PUN-ja do tė ketė zinxhir komandues tė unifikuar.

1.9 NATO-ja do tė mbėshtesė zhvillimin e strukturave dhe ekspertėve nė Kosovė pėr tė siguruar kontrollin dhe menaxhimin efektiv civil tė FSK-sė, veēanėrisht nė fushat e zhvillimit strategjik, planifikimin e forcės, menaxhimin e personelit, planifikimin, programimin dhe planifikimin e buxhetit (PPBS), planifikimin dhe prokurimin, nė pajtim me nenin 2.4 tė Aneksit IX tė kėsaj zgjidhjeje.

Neni 2  Pushteti dhe kompetencat

2.1  Nė pėrmbushjen e pėrgjegjėsive tė PUN-sė, kryesuesi i PUN-sė do ta ketė autoritetin, pa iu nėnshtruar ndėrhyrjeve apo marrjes leje, qė tė bėjė ēfarėdo qė ai e konsideron tė nevojshme apo tė duhur, duke pėrfshirė pėrdorimin e forcės ushtarake, pėr ta mbrojtur PUN-nė dhe personelin tjetėr tė caktuar dhe pėr t’i pėrmbushur pėrgjegjėsitė e saja. Kryesuesi i PUN-sė ushtron pushtetin suprem nė zonėn operative sa i pėrket interpretimit tė atyre aspekteve tė zgjidhjes qė i referohen PUN-sė.

2.2 PUN-ja do t’i ketė kompetencat vijuese:

a. Tė drejtėn pėr t’i pėrmbushur pėrgjegjėsitė e saja ashtu si e konsideron tė duhur duke pėrfshirė pėrdorimin e forcės sė nevojshme kurdo qė kėrkohet dhe pa iu nėnshtruar ndonjė sanksionimi, ndėrhyrjeje apo nevoje pėr tė marrė leje nga dikush tjetėr;
b. Tė drejtėn pėr tė ushtruar liri tė plotė dhe tė papenguar tė lėvizjes nė tėrė territorin e Kosovės nė ēdo mėnyrė;
c. Tė drejtėn pėr tė rivėnė kontrollin e menjėhershėm dhe tė plotė ushtarak mbi hapėsirėn ajrore (apo pjesėve tė saja), nėse kėrkesat ushtarake e diktojnė kėtė. Kryesuesi i PUN-sė duhet tė sigurohet qė Autoriteti i Aviacionit tė Kosovės tė informohet nė tėrėsi pėr ndonjė vendim tė tillė;
d. Tė drejtėn pėr tė zhvilluar hetime nė objektet dhe shėrbimet qė ndėrlidhen me pėrmbushjen e detyrave tė saja;
e. Tė drejtėn pėr ta aprovuar dhe mbikėqyrur, nė bashkėrendim me PCN-nė, themelimin e tė gjitha forcave jopolicore dhe atyre qė lidhen me sigurinė qė propozohen nga Kosova.
f. Tė drejtėn pėr tė ndėrmarrė veprime qė i konsideron tė duhura pėr ta mbėshtetur mandatin e saj nė pėrputhje me kėtė zgjidhje.

2.3  Kosova do t’ia ofrojė PUN-sė statusin, privilegjet dhe imunitetet qė tash i janė ofruar KFOR-it sipas Rregullores sė UNMIK-ut 2000/47.

2.4 Nė tė gjitha rastet, autoritetet e PUN-sė do tė rishikohen dhe, pas konsultimeve me palėt relevante dhe vendimit tė Kėshillit Veriatlantik, do tė bėhen ndryshimet e duhura, pėr ēdo rast veēmas, pėrderisa institucionet e Kosovės t’i zhvillojnė kapacitetet e tyre dhe t’i shtojnė kompetencat dhe pėrgjegjėsitė.

Citim:
ANEKSI XII
AGJENDA LEGJISLATIVE



Neni 1  Legjislacioni qė formalisht duhet tė miratohet gjatė periudhės sė tranzicionit

Kuvendi i Kosovės duhet t’i miratojė zyrtarisht ligjet e nevojshme pėr implementimin e kushteve tė kėsaj zgjidhjeje gjatė periudhės sė tranzicionit prej 120 ditėve, tė cilat duhet tė konsiderohen si tė miratuara nga Kuvendi dhe do tė vihen nė zbatim menjėherė ditėn e parė pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit. Legjislacioni i tillė do tė pėrfshijė ligjet vijuese ose ndryshimet nė to por nuk do tė kufizohet vetėm nė:

1.1 Ligjin mbi zgjedhjet e pėrgjithshme dhe lokale;

1.2 Ligjin mbi vetėqeverisjen lokale;

1.3 Ligjin mbi kufijtė komunalė;

1.4 Ligjin mbi themelimin e zonave tė mbrojtura;

1.5 Rregulloret e punės apo ndryshimet e nevojshme tė tyre, qė konsiderohen tė nevojshme pėr pėrmbushjen e kushteve tė kėsaj zgjidhjeje me pėrfundimin e periudhės sė tranzicionit, duke pėrfshirė, nė veēanti, rregulloret e punės qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.

Neni 2 Legjislacioni qė formalisht duhet tė miratohet gjatė ose pas periudhės sė tranzicionit

Kuvendi i Kosovės mund tė miratojė zyrtarisht ligje tė tjera gjatė periudhės sė tranzicionit pėr t’i pėrmbushur kushtet e kėsaj zgjidhjeje, tė cilėt, nėse miratohen, do tė konsiderohen si tė miratuara nga Kuvendi dhe do tė vihen nė zbatim menjėherė ditėn e parė pas periudhės sė tranzicionit. Pėrndryshe, legjislacioni i tillė do tė miratohet dhe do tė konsiderohet si ēėshtje parėsore pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit dhe nė kėtė legjislacion do tė pėrfshihen ligjet vijuese ose ndryshimet nė to, por pa u kufizuar vetėm nė kėto:

2.1 Ligjet qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre;

2.2 Legjislacioni mbi themelimin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kosovės;

2.3 Ligji mbi themelimin e Autoritetit tė Aviacionit Civil;

2.4 Ndryshimet e Rregullores sė Kuvendit pėr themelimin e Komisionit tė Kuvendit
pėr Mbikėqyrje tė Sigurisė;

2.5 Legjislacioni mbi financat lokale;

2.6 Ligjet qė kanė tė bėjnė me ndarjen e kompetencave dhe ēėshtjet tjera nė sektorėt
vijues:
2.6.1 Arsimin;
2.6.2 Kujdesin shėndetėsor;

2.7 Ligjin mbi Forcėn e Sigurisė sė Kosovės;
2.8 Ligjin pėr shėrbimin nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės;
2.9 Ligjin pėr shėrbimin nė Policinė e Kosovės;
2.10 Ligjin pėr themelimin e Agjencisė Vendore tė Inteligjencės sė Kosovės;
2.11 Ligjin pėr nėnshtetėsinė kosovare;
2.12 Ligjin pėr simbolet nacionale dhe festat zyrtare
2.13 Ligjin pėr kthimin e pronės
 
Ēėshtja u mbyll





Ora nė Shqipėri ėshtė 14:29.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.