Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 3
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.5.2010, 17:44   1

Shkrim i cituar Z3: Bashkėrendimi pėr sigurimet shoqėrore


Citim:
Qytetarėt e Kosovės nė Zvicėr janė goditur nė shumė plane

Prishtinė, 28 maj 2010 - Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Eqrem Kryeziu, ka pritur sot njė delegacion tė Sindikatave Zvicerane (UNIA&SIT), i kryesuar nga Ueli Levenberger, anėtar i Parlamentit zviceran dhe kryetar i Partisė sė Gjelbėr, i cili vjen nė Kosovė pėr t'i dorėzuar Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale peticionin e mbi 12 mijė qytetarėve qė jetojnė nė Zvicėr, nė kundėrshtim tė prishjes sė njėanshme tė Marrėveshjes sė sigurimeve shoqėrore nga viti 1964.

Sindikalistėt zviceranė kanė sqaruar se qytetarėt e Kosovės qė punojnė dhe jetojnė nė Zvicėr janė goditur nė shumė plane. Ata nuk do tė mund t'i shfrytėzojnė jashtė shtetit tė Zvicrės pensionet e tyre tė fituara nga marrėdhėnie e punės nė Zvicėr, si dhe shtesat familjare (shtesat e fėmijėve dhe tė shkollimit), nėse kthehen tė jetojnė nė Kosovė.

Ata madje kanė pohuar se pasojat e anulimit tė marrėveshjes sė sigurimeve shoqėrore sa vijnė e do tė keqėsohen, sepse mė shumė qytetarė do tė kenė statusin e pensionistit.

Kuvendi i Kosovės sa mė parė duhet ta miratojė legjislacionin lidhur me sigurimet shoqėrore nė Kosovės, kurse bashkė me institucionet e tjera tė vendit duhet tė shtojė presionin ndaj shtetit zviceran qė qytetarėt e Kosovės qė jetojnė dhe punojnė nė atė vend (rreth 200 mijė persona) t'i gėzojnė tė drejtat e tyre nė lėmin e sigurimeve shtetėrore, kanė theksuar sindikalistėt nga Zvicra.

Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Eqrem Kryeziu, ka pohuar se ekziston njė shqetėsim te qytetarėt nė Kosovė lidhur me kahet negative tė sigurimeve shoqėrore nė Zvicėr qė prek qytetarėt e Kosovės tė cilėt punojnė dhe jetojnė atje, por ėshtė pajtuar se mbase ēėshtja nuk ėshtė trajtuar seriozisht nga institucionet e Kosovės.

Kryeziu ėshtė zotuar se ēėshtjen do ta ngrehė nė mbledhjen e parė tė Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės dhe se do tė angazhohet qė ēėshtja tė rishqyrtohet dhe tė zgjidhet pozitivisht nga autoritetet zvicerane.

http://www.kosova.com/artikulli/62187
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.7.2011, 23:24   2
Citim:
Sigurimet shoqėrore, marrėveshje me Belgjikėn pėr 10 mijė shqiptarė

Rreth 10 mijė shqiptarė qė punojnė nė Mbretėrinė e Belgjikės do tė pėrfitojnė nga mbledhja e periudhave respektive tė sigurimit shoqėror dhe viteve tė punės qė emigrantėt shqiptarė kanė plotėsuar, si nė Republikėn e Shqipėrisė ashtu edhe nė vendin nė tė cilin ata kanė emigruar, pasi nė momentin qė do tė dalin nė pension, pėr llogaritjen e pėrfitimit te tyre do tė merren nė konsideratė periudhat e sigurimeve shoqėrore tė punuara jo vetėm nė Shqipėri, por edhe ato qė janė pėrmbushur nė shtetin e huaj, me tė cilin nėnshkruhet marrėveshja dypalėshe.

“Liberalizimi i vizave me vendet e Shengen-it ka ndikuar jo vetėm nė lėvizjen e lirė tė shqiptarėve nė kėto vende, por edhe nė forcimin e bashkėpunimit tė Shqipėrisė me kėto vende dhe nė njė gatishmėri mė tė madhe tė vendeve tė BE pėr fillimin e negociatave nė fushėn e mirėqenies”, u shpreh zv.ministrja e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Filloreta Kodra, e pyetur rreth negociatave qė po zhvillohen kėto ditė nė Tiranė mes Shqipėrisė dhe Mbretėrisė sė Belgjikės pėr nėnshkrimin e njė Marrėveshjeje nė fushėn e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore.

Sipas Kodrės, nėpėrmjet zbatimit tė kėtij parimi emigrantėve shqiptarė iu rriten mundėsitė pėr tė pėrfituar pensione nė kushte mė tė mira pėrfitimi, por edhe nė njė masė mė tė lartė.

Marrėveshjet dypalėshe nė fushėn e mbrojtjes shoqėrore kanė pėr qėllim tė mbulojnė shtetasit e vendeve palė nė tė, me pėrfitimet qė rrjedhin nga sigurimet shoqėrore, sigurimet shėndetėsore dhe kujdesi shėndetėsor.

“Edhe nė fushėn e sigurimeve shėndetėsore, tė gjithė shtetasit shqiptarė qė punojnė dhe jetojnė nė Belgjikė, kanė tė njėjtat tė drejta si shtetasit belgė me sigurimet shėndetėsore”, deklaroi zv/ministrja Kodra, e cila sqaroi se sot u mbyll faza e dytė e negociatave, tė cilat kanė nisur nė fillim tė vitit 2010 dhe se me pėrfundimin e negociatave marrėveshja pritet tė nėnshkruhet brenda kėtij viti.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...011127478.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2012, 21:05   3
Citim:
Zvicėr: Pensionet pėr kosovarėt tė paguhen pa stėrzgjatje

Bernė, 6 janar - Nė dhjetor tė vitit 2009 qeveria zvicerane pat vendosur qė nė tė ardhmen tė mos paguaj mė tej pensionet dhe shtesat familjare nė Kosovė. Pėr kėtė arsye qeveria zvicerane ngutshėm vendosi qė Marrėveshja mbi Sigurimet Shoqėrore tė mos zbatohet mė tej. Ishte ky njė vendim i padrejtė, siē erdhi nė pėrfundim mė vonė edhe Gjyqi Federal Administrativ i Zvicrės mė 22. dhjetor 2011. Gjyqi nė fjalė me kėtė vendim tė tij mė tė ri vėrtetoi vendimin udhėrrėfyes tė marsit tė vitit tė kaluar, pėrmes tė cilit Marrėveshja mbi Sigurimet Shoqėrore duhet tė zbatohet edhe mė tej.

Me vendimin e tij mė tė ri, Gjyqi Federal Administrativ e bėri edhe njėherė tė qartė se Marrėveshja mbi Sigurimet Shoqėrore vlen edhe pėr qytetarėt e Kosovės dhe duhet tė zbatohet nga ana e Entit Federal pėr Sigurimet Shoqėrore.

Enti Federal i Sigurimeve Shoqėrore duhet pėrfundimisht tė zbatojė vendimet gjyqėsore

Nė komunikatėn dėrguar medieve nga Sindikata Unia, thuhet se kjo sindikatė pret nga Enti Federal pėr Sigurimet Shoqėrore tė heqė dorė nga kundėrshtimi i tij dhe nė fund tė pranojė qė Marrėveshja mbi Sigurimet Shoqėrore ėshtė e vlefshme dhe duhet tė zbatohet pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės. Enti nė fjalė duhet tė udhėzojė institucionet pėrkatėse (Entet e AHV/IV) tė veprojnė nė pėrputhje me vendimin nė fjalė.

Pėrderisa nuk ėshtė negociuar njė Marrėveshje e re me Kosovėn, Marrėveshja e vjetėr e trashėguar mbetet nė fuqi. Unia kėrkon vendosmėrisht nga Enti Federal pėr Sigurimet Shoqėrore tė fillojė pa stėrzgjatje bisedimet pėr njė Marrėveshje tė re me Republikėn e Kosovės.

http://koha.net/?page=1,13,83046
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2012, 21:30   4
Citim:
Pensionistėt kosovarė nuk do t’i humbin kontributet nga Zvicra

Zyra Federale pėr Sigurimet Shoqėrore nė Zvicėr ka reaguar ndaj deklarimeve tė avokatėve tė cilėt operojnė me deklarata tė rreme dhe shikojnė vetėm interesin e tyre dhe informojnė me qėllim gabimisht pensionistėt kosovarė.

Sipas Zyrės Federale tė Zvicrės nuk ėshtė e vėrtetė se nė bazė tė ligjeve aktuale kontributet e pensionistėve kosovarė mund tė humben krejtėsisht, nė rast se deri mė 1 prill 2015 nuk arrihet tė realizohet njė marrėveshje e re nė mes tė Zvicrės dhe Kosovės,raporton albinfo.ch.

Zyra Federale pėr Sigurimet Shqoqėrore, ka sqaruar edhe njė herė se kontributet (pėrfitimet) mund tė humben vetėm nė rast se personat e prekur nuk e kėrkojnė kthimin e tyre nė periudhėn deri nė pesė vjet pas arritjes sė moshės sė pensionimit (mosha e pensionimit pėr femra ėshtė 64, ndėrsa pėr meshkuj 65 vjeē), ose deri nė 5 vjet pas vdekjes sė njė personi, nė rast se ekziston e drejta pėr pension tė trashėgimisė (pensioni pėr tė vejat,vejanėt ose pėr bonjakėt).

”Kėto informacione Zyra Federale pėr Sigurimet Shoqėrore (BSV) i ka shpėrndarė nė internet (krahaso udhėzimin nė fund tė dokumentit) nė fillim tė vitit 2010 dhe ato u janė dhėnė personave tė cilėt kėrkonin kthimin e kontributeve”, thuhet nė sqarimin e Zyrės Federale pėr Sigurime Shoqėrore.

”Duke marrė kėto informacione tė interesuarit edhe njė herė duhet tė vėrtetojnė shprehimisht se ata vazhdojnė tė kėrkojnė kthimin e kontributeve. Avokatėt ose tė vetėquajturit ”kėshilltarė”, tė cilėt operojnė me kėso deklaratash tė rreme, shikojnė vetėm interesin e tyre dhe informojnė me qėllim gabimisht”, thuhet nė sqarimin e Zyrės Federale pėr Sugurime Shoqėrore.

Njė reagim i tillė i Zyrės Federale tė Zvicrės vjen pas deklarimeve nė media tė avokatėve kosovarė se shumica e pensionistėve po i tėrheqin kontributet e tyre nga Zvicra, me sqarimin e tyre se atė nuk mund ta bėjnė pas 1 prillit tė vitit 2015, nėse nuk arrihet ndonjė marrėveshje e re Zvicėr-Kosovė.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/p...tet-nga-zvicra
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.2.2012, 21:56   5
Citim:
Haxhinasto: Prioritet sigurimet e emigrantėve

Shqipėria do tė marrė nė maj tė kėtij viti kryesimin e presidencės sė Kėshillit tė Europės. Ministri i Jashtėm Edmond Haxhinasto nė bilancin vjetor tė vitit 2011 dhe objektivat e reja pėr 2012 tregoi paskuintat e diplomacisė shqiptare pėr vitin qė lamė pas dhe tė rejat pėr kėtė vit.

Ministri Haxhinasto bėri me dije se kėtė vit do tė vazhdohet intensivisht projekti pėr njohjen e kontributeve shoqėrore tė emigrantėve qė jetojnė dhe punojnė nė vendet jashtė Shqipėrisė.

"Shėrbimet ndaj shqiptarėve jashtė vendit janė njė prioritet absolut i politikės sonė tė jashtme dhe i diplomacisė sonė. Dhėnia e pasaportave biometrike nė Itali e Greqi ka ndikuar nė afrimin dhe pėrmasimin e ndjeshėm tė shėrbimit ndaj kėtyre komuniteteve. Vazhdon puna pėr njohjen e plotė tė kontributeve qė kėto komunitete emigratore kanė dhėnė nė sistemin e sigurimeve shoqėrore dhe pėr kėtė kemi realizuar dhe marrėveshje dypalėshe me institucionet shqiptare", - tha ministri Haxhinasto.

“Bashkėpunimi me Kėshillin e Evropės pėrveē aktivitetit tė zakonshėm nė gjirin e kėsaj organizate nė ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve, ku Shqipėria ka njė rekord mjaft pozitiv, viti 2011 ėshtė shėnuar edhe pėr pėrgatitjet pėr marrjen e kryesimit tė Komitetit tė Ministrave tė kėsaj organizate pėr periudhėn maj-nėntor 2012. Ėshtė hera e parė qė Shqipėria kryeson njė organizatė tė tillė. OKB-ja mbetet platforma mė e rėndėsishme gjithėpėrfshirėse e diplomacisė shumėpalėshe dhe roli i Shqipėrisė atje ka tendencė tė qartė rritjeje. Prioritet tashmė pėrben avancimi i kandidaturave shqiptare nė organizmat e saj, nė Kėshillin e tė Drejtave tė Njeriut dhe nė Kėshillin e Sigurimit”, - tha mė tej ai.

Gjatė kėtij viti ligji pėr shėrbimin e jashtėm do tė pėsojė ndryshime. Nė fokus tė tij do tė jenė emėrimet nė diplomaci, por edhe shpėrndarja e diplomatėve nė bazė tė gradave.

“Kemi pėrgatitur njė paketė tė rėndėsishme amendimesh pėr ligjin e shėrbimit tė jashtėm, qė synon ta bėjė atė mė imun nga politizimi, tė konsolidojė sistemin e gradave, tė pėrmirėsojė ecurinė nė karrierė dhe kualifikimin e vazhdueshėm tė diplomatėve e tė vendosė njė pėrqasje mė tė respektuar pėr diplomatin dhe statusin e tij”, - tha nė fjalėn e tij ministri i Jashtėm.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=73994
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2012, 21:04   6
Citim:
Gjykata zvicerane pa vendim, kosovarėve nuk u paguhen pensionet

Lozanė, 7 qershor - Nė njė komunikatė pėr shtyp tė Zyrės Federale pėr Sigurime Shoqėrore (BSV) bėhet e ditur se Gjykata Federale e Zvicrės, me seli nė Lozanė, me njė vendim tė saj tė ri edhe njė herė ka kundėrshtuar tė marrė nė shqyrtim ankesėn qė BSV e kishte bėrė lidhur me njė vendim tė Gjykatės Administrative Federale, me tė cilin kundėrshtohej ndėrprerja e rrjedhjes sė kontributeve pensionale nė Kosovė.

“Nė dy vendime qė Gjykata Federale ka marrė mė 23 maj 2012, lidhur me pagesėn e kontributeve pensionale tė pleqėrisė dhe tė trashėgimisė (AHV-AVS) nė Kosovė, ka kumtuar se pėr shkaqe formale nuk mund tė marrė nė shqyrtim ankesat e Zyrės Federale pėr Sigurime Shoqėrore (BSV). Me kėtė mosveprim gjendja mbetet ajo qė ishte, do tė thotė kontributet nė tė holla tė sigurimit invalidor e pensional vazhdojnė tė mos dėrgohen nė Kosovė, pėr arsye se nuk ekziston marrėveshja pėr sigurimet sociale nė mes tė Kosovės dhe Zvicrės”, thuhet nė komunikatėn e BSV-sė.

Ashtu sikurse nė vendimin e marrė mė 27 shtator 2011, nė tė cilin bėhej fjalė pėr pagesėn e njė pensioni tė invaliditetit tė njė personi me vendbanim nė Kosovė, Gjykata Federale edhe nė vendimet e saj tė 23 majit 2012, qė i referohen pagesės sė kontributeve nė Kosovė, pėr shkaqe formale nuk i ka marrė nė shqyrtim ankesat e BSV, qė do tė thotė se as nuk i ka hedhur poshtė ato, vazhdon komunikata, qė e transmeton portali albinfo.ch.

Me kėtė veprim, Gjykata Federale, si instanca mė e lartė gjyqėsore e Zvicrės, sėrish nuk i ka shqyrtuar ēėshtjet thelbėsore kontestuese nga ana pėrmbajtjesore, pra vazhdon tė mos ketė vendim material lidhur me kėtė.

Gjykata Administrative Federale, si njė shkallė mė e ulėt gjyqėsore, nė vendimin e saj presupozon se qytetarėt e Kosovės nė mėnyrė automatike janė edhe shtetas tė Serbisė, me gjithė faktin se Kosova ka shpallur pavarėsinė e saj dhe se Zvicra e njeh kėtė pavarėsi.

Sipas gjykatės nė fjalė, duke u bazuar nė faktin se marrėveshja me Serbinė ėshtė ende nė fuqi, rrjedhimisht pensionet do tė duhej t`iu dėrgoheshin edhe kosovarėve. Veē kėsaj, Gjykata Administrative Federale ėshtė e mendimit se Qeveria Federale nuk ka mundur tė vendoste nė kompetencė tė veten pėr tė nxjerrė nga fuqia marrėveshjen nė raport me Kosovėn.

Ndėrkaq, Qeveria Federale nė fund tė vitit 2009 kishte vendosur qė kėtė marrėveshje pėr sigurimet shoqėrore tė mos e zbatonte, duke filluar 1 prilli 2010, pėr shkakun se Kosova nuk mund tė siguronte njė zbatim korrekt tė marrėveshjes.

Mė tutje, sipas komunikatės sė BSV-sė, thuhet se “meqė Gjykata Federale lidhur me kėto vendime tė instancės sė parė gjyqėsore mjerisht nuk ėshtė prononcuar, me ēka ēėshtjet kryesore vazhdojnė tė mbeten tė hapura, autoritetet federale dhe bartėsit e sigurimeve sociale janė tė interesuar qė tė ketė njė vendim material tė Gjykatės Federale lidhur me kėto ēėshtje bazike. Pėr kėtė arsye ato (autoritetet) nė rastet e ardhshme tė kėtij lloji do tė kėrkojnė pėrmes ankesave nė Gjykatėn Federale njė qartėsim tė problemit”.

Si pėrfundim, vlerėson BSV-ja, “sa kohė qė ende nuk ka ndonjė vendim tjetėr fare tė Gjykatės Federale, vendimi i Qeverisė Federale vazhdon tė mbetet nė fuqi, nė kuptimin qė me Kosovėn nuk funksionon marrėveshja pėr sigurimet shoqėrore dhe, rrjedhimisht, pensionet e reja tė invaliditetit, pleqėrisė dhe tė trashėgimisė nuk mund t’iu paguhen shtetasve kosovarė jashtė vendit. Nė kėto rrethana, pėr shtetasit e Kosovės vlejnė rregullat e njėjta sikurse pėr shtetasit e vendeve tė tjera me tė cilat Zvicra nuk ka tė lidhur marrėveshje pėr sigurimet shoqėrore”.

http://koha.net/?page=1,13,102466
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2012, 21:24   7
Citim:
Emigrantėt do tė marrin pension nga Shqipėria dhe nga vendet ku jetojnė

Italia ka mundėsuar lidhjen e marrėveshjes, por problem i vetėm mbetet Greqia, qė pėr shkak tė krizės, nuk dėshiron tė njohė pensionet e emigrantėve shqiptarė

Ministria e Punės ėshtė duke lidhur marrėveshje me shtetet, ku ndodhen emigrantė shqiptarė. Aktualisht marrėveshja pėr njohjen reciproke tė emigrantėve ėshtė lidhur me Italinė dhe ėshtė nė proces dhe marrėveshja me Greqinė. Kėto marrėveshje do tė mundėsojė marrjen e pensioneve nga emigrantėt shqiptarė nė tė dy vendet.

Emigrantėt nė Itali

Tė gjithė emigrantėt, tė cilėt duan tė dinė pėr periudhat e sigurimit qė kanė nė Shqipėri, para viteve 1990, apo tė plotėsojnė vakumet pėr tė pėrfituar mė pas pension, kanė edhe njė zgjidhje tjetėr alternative. Kjo, sipas marrėveshjes qė Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ka lidhur me INAS-CISL, i cili ėshtė edhe instituti mė i madh i asistencės sociale, pėr emigrantėt nė Itali. Sipas ISSH-sė, tė gjithė ata emigrantė, tė cilėt do tė duan informacion pėr pensionet, pėr vitet e tyre tė punės, apo do tė kėrkojnė tė derdhin kontribute pėr tė pėrfituar pension, do tė pajisen me njė dokument informues, i cili do t'u vlejė atyre si librezė pune nė rastin kur t'u afrohet pensioni. Kjo do tė thotė qė inspektorėt e sigurimeve do tė kryejnė inspektimet dhe do tė plotėsojnė tė gjithė dokumentacionin nė adresė tė tė interesuarit. Kjo do tė jetė njė procedurė e pėrcaktuar. Ndėrkohė, qė pėrgjigjja do t'u jepet atyre nėpėrmjet postės zyrtare, apo edhe pėrmes postės elektronike.

Procedura pėr sigurimin vullnetar nga familjarėt

Kur shtetasi shqiptar me banim jashtė shtetit dėshiron tė sigurohet vullnetarisht nė Shqipėri, ai autorizon njė person tjetėr pėr tė bėrė sigurimin vullnetar. Mė pas personi i autorizuar kryen tė gjitha procedurat, qė kryejnė qytetarėt qė ndodhen brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Procedura qė ndiqet kur personi i interesuar ėshtė emigrant nė Republikėn greke. Personi i interesuar paraqitet pranė Degės sė Bankės amerikane tė Shqipėrisė nė Greqi, ku merr tė gjithė informacionin e nevojshėm pėr skemėn e sigurimit vullnetar. Dega e Bankės amerikane nė Greqi, nė emėr tė ISSH-sė, lidh njė marrėveshje me personin e interesuar, i cili kryen pagesėn pėrkatėse nė kėtė bankė. Personi i interesuar paraqet pranė kėsaj banke, njė dokument identifikimi, si kopje pasaporte ose certifikatė personale.

Pėrfitimi pėr vitet e mėparshme

Pension tė pjesshėm, kur kanė jo mė pak se 15 vite tė siguruara. Pension tė plotė kur kanė jo mė pak se 35 vite sigurimi. Pensione invaliditeti, kur janė tėrėsisht tė paaftė pėr punė. Kėto pensione i pėrfitojnė ata persona, qė kanė qenė tė siguruar nė Shqipėri, bazuar nė formulėn: moshė minus 20  pjesėtim pėr 2, qė ėshtė vjetėrsia kontributive pėr pension invaliditeti tė plotė. Pėr vjetėrsi kontributive mė tė vogėl, proporcionalisht me periudhėn e siguruar, jepet pension invaliditeti i reduktuar. Pra, nė kėtė kuptim, njė invalid qė mund tė jetė nė moshėn 50 vjeē, me kėtė raport, pėrfiton pension tė plotė invaliditeti, kur ka 15 vjet vjetėrsi pune. Nė rastet kur ka mė pak vite pune merr pension tė pjesshėm, nė raportin vjetėrsi nė punė me vjetėrsinė qė i kėrkohet, sipas raportit tė mėsipėrm. Invalidėve iu jepet njė shtesė pėr fėmijėt qė kanė nė ngarkim, nė masėn 5% tė pensionit, kur janė nėn moshėn 18 vjeē, apo 25 vjeē kur vazhdojnė arsimin e lartė. Kur humb jetėn personi, qė ka qenė i siguruar nė Shqipėri, pėrfitojnė pension familjar fėmijėt nėn moshėn 18 vjeē, ose 25 vjeē kur vazhdojnė arsimin e lartė, sipas formulės sė mėsipėrme. Pėr invalidėt qė kanė nevojė pėr pėrkujdesje, jepet dhe njė shtesė nė masėn 15% tė pensionit.

Emigrantėt nė Greqi

Qindra e mijėra emigrantė vazhdojnė tė pėrbėjnė problematikėn nė mes dy vendeve tona. Lejet e qėndrimit, bashkimi familjar, sigurimet shoqėrore, shkollat shqipe, keqtrajtimet apo standardi i jetesės sė emigrantėve shqiptarė,zhdukja e fėmijėve, apo integrimi nė pėrgjithėsi i emigrantėve, pėrbėjnė shqetėsimin mė tė madh tė Shqipėrisė nė marrėdhėniet me Greqinė. Edhe pse ndėrmjet dy vendeve janė bėrė 67 marrėveshje, dėshira pėr njė fqinjėsi tė mirė mbetet vetėm njė dėshirė. Njohja e sigurimeve shoqėrore, ėshtė nga problemet mė tė mėdha qė shqetėsojnė emigrantėt tanė, pėrballė indiferentizmit tė shtetit shqiptar, njė indiferentizėm, qė me tė drejtė po indinjon sot ēdo emigrant shqiptarė. Zgjidhja e kėtij problemi nė rrugė juridike apo politike, do tė jetė njė zgjidhje pėrfundimtare pėr pensionet tė tyre tė pleqėrisė. Faktikisht ku edhe emigracioni ėshtė mė i madh, me shtetin fqinjė helen janė zhvilluar edhe dy takime tė nivelit ministror, si dhe tre takime nė nivel specialistėsh, ku e fundit mė 2008 ka qenė me Institucionin e Sigurimeve Shoqėrore Shqiptare.

Pensionet private

Skema e kontributeve tė pensioneve private vlen edhe pėr emigrantėt. Por, kriteret e pėrfitimit tė tyre janė ndryshe nga ato qė zbatojnė qytetarėt, qė bėjnė ēdo muaj derdhje tė parave nė institutet private. Sipas rregullave tė vendosura nga institutet private tė pensioneve, kontributi minimal qė duhet tė japė njė qytetar, qė do tė pėrfshihet nė kėtė skemė duhet tė jetė 500 lekė tė reja. "Kontributi mujor dhe vitet e pjesėmarrjes pėr kategorinė e emigrantėve duhet tė jenė mė tė mėdha",- sqarojnė ekspertėt e instituteve private. Sipas tyre, kėto shuma duhet tė jenė mė tė mėdha, jo vetėm sepse kėta individė janė tė pambrojtur nga skema shtetėrore, por edhe sepse emigrantėt nuk kanė paguar kontribute pėr njė periudhė tė gjatė kohore. Kėshtu, nė mėnyrė qė tė pėrftojnė nga skema private njė pension tė mirė, duhet tė paguajnė mė shumė dhe duhet tė kontribuojnė pėr njė kohė mė tė gjatė kohore. "Sa mė e madhe tė jetė shuma qė ata do tė paguajnė si kontribut, aq mė i lartė do tė jetė pensioni qė ata do tė sigurojnė pas disa vitesh",- sqarojnė mė tej ata.

25 pėr qind e sigurimeve vijnė nga emigrantėt

Kontributi i emigrantėve nė pėrgjithėsi nė sigurimet shoqėrore (IKA) ėshtė i padiskutueshėm dhe asnjė nuk mund ta mohojė kėtė gjė, pasi faktet flasin vetė. Njė ndėr katėr tė siguruar nė sigurimet shoqėrore ėshtė emigrant ekonomik, nė njė kohė kur shteti grek akoma nuk u njeh emigrantėve shqiptarė pėr pension, vitet e punuara nė Greqi. Sipas tė dhėnave zyrtare, nga 1.900.000 punėtorė tė siguruar, mbi 500.000 janė emigrantė ekonomikė. Nga kėta 243.033, ose 25%, janė emigrantė shqiptarė. Politika dhe presionet e ndryshme kanė ndikuar qė numri i madh i emigrantėve tė huaj tė siguruar nė sigurimet shoqėrore ka bėrė qė IKA, tė ketė njė frymėmarrje mė tė gjerė dhe arkat e saj tė mbushen me tė ardhura nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantėve.

http://www.standard.al/index.php/eko...det-ku-jetojne
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2012, 20:33   8
Citim:
Emigrantėve shqiptarė nė Greqi u hiqet e drejta pėr tė marrė pension

Ligji mė i fundit ėshtė parė nga organizata ndėrkombėtare si njė cenim pėr njerėzit tė cilėt kanė punuar me vite nė shtetin grek dhe ato vite pune sot tė mos njihen. Ėshtė njėsoj si t’i thuash dikujt: Shko puno nė njė fabrikė dhe pas disa muajsh t’i thuash: Unė nuk kam mundėsi tė tė paguaj dhe pėr kėta muaj qė ke punuar nuk do tė marrėsh lekė. Nuk ėshtė e drejtė qė t’u hiqet pensioni emigrantėve, por Greqia duhet tė mendojė mėnyra tė reja pėr tė ringritur ekonominė

Emigrantėt shqiptarė nė Greqi nuk do tė mund tė marrin pension nga shteti grek pavarėsisht se kjo e drejtė ėshtė e vendosur nga Bashkimi Evropian. Nė njė vendim tė papritur, Ministria e Financave do t’i kėrkojė Parlamentit qė tė votojė ligjin pėr mosdhėnien e pensioneve emigrantėve, pasi shikohet si njė formė largimi nga kriza. Nga ky vendim pritet tė goditen nė masė tė madhe edhe emigrantėt shqiptarė tė cilėt pėrbėjnė numrin mė tė lartė tė emigrantėve nė Greqi. Ligji mė i fundit ėshtė parė nga organizata ndėrkombėtare si njė cenim pėr njerėzit tė cilėt kanė punuar me vite nė shtetin grek dhe ato vite pune sot tė mos njihen.

“Ėshtė njėsoj si t’i thuash dikujt: Shko puno nė njė fabrikė dhe pas disa muajsh t’i thuash: Unė nuk kam mundėsi tė tė paguaj dhe pėr kėta muaj qė ke punuar nuk do tė marrėsh lekė. Nuk ėshtė e drejtė qė t’u hiqet pensioni emigrantėve, por Greqia duhet tė mendojė mėnyra tė reja pėr tė ringritur ekonominė”, - pėrmendi njė nga drejtuesit e organizatave ndėrkombėtare nė njė nga mediat nė Greqi.

Sipas ligjit, tė gjithė tė moshuarit qė do tė mbushin moshėn e daljes nė pension nė Greqi nuk do tė marrin pension. Ky ligj mė parė parashikonte qė ēdo emigrant qė ka paguar sigurimet pėr 12 vjet tė marrė pension minimal prej 200 eurosh, ndėrsa tani njė pensionist duhet tė mbushė mė shumė se 20 vjet pagesa si dhe duhet tė jetojė nė Greqi pėr tė marrė pensionin. Kushtet e reja kanė pėr qėllim reduktimin e numrit tė personave qė marrin pension. Po kėshtu, nuk do tė kenė tė drejtė pėrfitimi tė pensionit edhe ata emigrantė tė cilėt janė larguar nga Greqia nė vitet e fundit. Pavarėsisht se ata mund tė kenė plotėsuar kushtet pėr tė marrė pension, pėrsėri nuk do tė pėrfitojnė sipas ligjit mė tė ri qė ka propozuar Ministria e Financave nė shtetin grek.

Sipas organizatave ndėrkombėtare, Greqia ka plan pėr t’u hequr pensionet tė gjithė tė huajve, por harron qė bie ndesh me ligjet e Bashkimit Evropian. “Nuk besoj qė drejtuesit t’i dalin kundėr BE-sė, por nėse e bėjnė, atėherė tė gjitha organizatat do tė hedhin nė gjyq Greqinė nė Strasburg, pasi kjo ėshtė e drejta e atyre qė punojnė”, - theksojnė njerėzit tė cilėt janė kundėr kėtij vendimi.


Tė dhėnat, emigrantėt shqiptarė mė tė pasur se grekėt

Sipas njė sėrė studimesh tė disa bankave greke, del se mesatarja e njė depozite bankare tė njė emigranti qėndron nė nivelin e 15 mijė eurove, e krahasuar kjo me 8 mijė euro, qė ėshtė mesatarja e njė depozite tė njė greku. Emigrantėt ekonomikė nė Greqi kanė tashmė rreth 250 mijė llogari bankare me njė nivel total depozitash, e vlerėsuar nė 3-4 miliardė euro.

“Vetėm emigrantėt shqiptarė dėrgojnė rreth 400 milionė euro nė Shqipėri (ēka ėshtė 9% e Prodhimit tė Brendshėm Bruto) nė formėn e transfertave”, - thotė njė nga gazetat greke. Duke marrė parasysh faktin se, emigrantėt nuk kanė lehtėsira nė lidhje me kreditimin, po tė krahasohen me grekėt, vėrehet se ata kanė filluar qė tė marrin kredi, kryesisht pėr tė blerė shtėpi ose makina. Nga ana tjetėr, bankat i shikojnė emigrantėt si njė treg shumė potencial nė tė ardhmen.

Nė Greqi, aktualisht ndodhen 1.1 milionė emigrantė ekonomikė, duke pėrbėrė kėshtu 12% tė tė gjithė forcės sė punės. Pjesa mė e madhe janė shqiptarė. Nėse bėhet njė llogari e thjeshtė, duke shumėzuar nivelin e llogarive mesatare prej 15 mijė eurosh me numrin e emigrantėve shqiptarė, qė ndodhen nė Greqi, del se kėta emigrantė kanė njė total kursimesh, mė shumė se 1.7 miliardė euro. Nėse kėsaj shifre i zbritet 400 milionė euro, qė kėta tė fundit dėrgojnė nė Shqipėri, del se shuma e parave, qė emigrantėt shqiptarė mbajnė nė bankat greke, ėshtė 1.3 miliardė euro.

Ėshtė vlerėsuar se 75 pėr qind e shtėpive tė emigrantėve kanė telefon dhe njė nė pesė, ka nė zotėrim njė makinė. Tė ardhurat mesatare pėr familje vlerėsohen tė jenė 12 mijė euro, nivel ky, mė i lartė se edhe vetė deklarimet qė bėjnė grekėt nė deklaratat e taksave. Nė raportin mė tė fundit tė Bankės Botėrore, vlerėsohet se numri total i emigrantėve shkon rreth 700 mijė. Ndėrsa sipas statistikave tė Bankės sė Shqipėrisė, emigrantėt dėrgojnė nė Shqipėri rreth 600 milionė euro.

http://www.standard.al/index.php/eko...-marre-pension
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2013, 22:28   9
Citim:
Protestojnė pensionistėt e Zvicrės

Prishtinė, 2 prill - Njė delegacion i madh i shtetit zviceran po qėndron nė Kosovė. Pėrveē takimeve me zyrtarė tė lartė, zyrtarėt zviceranė janė pėrballur edhe me njė protestė simbolike tė organizuar nga sindikata e pensionistėve, tė cilėt kanė punuar vite me radhė nė shtetin helvetik.

Presidentja e Kėshillit Nacional dhe e Kuvendit Federal tė Zvicrės, Maya Graf, ka thėnė se kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet sa mė parė, nė mėnyrė qė familjet e prekura nga ky vendim t’i gėzojnė tė kontributet e tyre. Edhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, kėtė problem kėrkon ta zgjidhin dy qeveritė.

E, nga ana tjetėr, Osman Osmani nga Sindikata UNIA nė Zvicėr, thotė se nuk janė fajtorė qytetarėt nėse ky ėshtė problem mes qeverive. Tre vjet mė parė, pikėrisht mė 1 prill tė 2010-ės, ėshtė pezulluar marrėveshja nė mes tė Zvicrės dhe Kosovės pėr Sigurimet Pensionale, nga e cila qytetarėt kosovarė qė kanė kontribuar nė Zvicėr nuk po i gėzojnė pensionet e tyre.

http://www.koha.net/?page=1,13,141047
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.5.2013, 22:12   10
Citim:
Mbi 4 mijė shqiptarė ia kėrkojnė Serbisė pensionet

Mitrovicė, 23 maj – Filiali i Fondit Pensional tė Serbisė nė Mitrovicė ka marrė mbi katėr mijė kėrkesa nga shqiptarėt e Kosovės pėr pagesėn e pensioneve tė papaguara nga ky Fond qė nga qershori i vitit 1999.

Mediet e Beogradit rikujtojnė se Qeveria e Serbisė ka hartuar njė plan pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Plani ėshtė bėrė pas vendimit tė Gjykatės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg dhe tė hyrjes nė fuqi tė aktgjykimit nga shtatori i vitit 2012, me tė cilin urdhėrohet pagesa e kėtyre pensioneve.

Me kėtė dokument, raporton B92, Serbia duhet tė paguaj tė gjitha pensionet e papaguara nga 9 qershori i vitit 1999.

Drejtori i filialit tė Fondit Pensional tė Serbisė nė Mitrovicė, Radulle Kompiroviē, i ka deklaruar agjencisė serbe tė lajmeve Tanjug, se brenda dy muajsh, sa ka qenė afati i paraqitjes sė kėrkesave, janė dorėzuar 4055 kėrkesa. Por ai nuk ka pėrjashtuar tė drejtėn e paraqitjes sė kėrkesave as pas kėsaj periudhe (19 prilli ishte caktuar afat i fundit). Tė drejtėn pėr tė bėrė kėrkesė, sipas Kompiroviēit, e kanė tė gjithė ata pensionistė tė cilėt ndėrkohė nuk kanė marrė pension nga Kosova.

Kėrkesat, sipas tij, do t’i dorėzohen Shėrbimit tė Drejtorisė sė Fondit nė Beograd, pėr tė cilat do tė vendosė njė komision i posaēėm.

http://www.koha.net/?page=1,3,146656
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.