Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.6.2010, 21:36   1

Shkrim i cituar Gėrmime nė Risan, Kotor


Citim:
Arkeologėt gjejnė nė Risan monedha tė mbretit ilir Ballai

Risan, Mali i Zi, 10 qershor (SeeCult) – Nė vendin e quajtur Carine, nė Risan tė Malit tė Zi, janė zbuluar 4 mijė e 600 monedha tė mbretit ilir Ballai, i cili sundoi nė shekujt II dhe III para erės sonė.

Emri:  monedha-mbreti-ilir-balla.jpg
Shikimet: 462
Madhėsia:  36,2 KB

Ruzhica Ivanoviē, drejtoreshė e Entit Regjional pėr Mbrojtjen e Monumenteve nė Mal tė Zi, ka thėnė se kjo gjetje e rėndėsishme, ka shėnuar fillimin e kampit tė sivjetmė arkeologjik tė cilin institucioni qė ajo drejton po zhvillon bashkė me Universitetin e Varshavės.

Ballai thuhet tė kėtė sunduar nė Rhizona – (Risanin e sotėm), ish-vendstrehimin i Mbretėreshės ilire Teuta. Monedhat e Ballait janė zbuluar nė Hvar dhe nė Risan. Tė parat nuk kanė mbishkrimin me titullin mbretėror pėr dallim prej atyre tė zbuluara nė Risan.

Vilma Kovaēeviē, udhėheqėse e ekipit tė arkeologėve, ka thėnė se me kėtė zbulim ėshtė vėrtetuar se Ballai kishte pasur nė Risan shkritoren e tij tė monedhave.

Pėr ato qė janė zbuluar, supozohet se janė monedha tė mbetura qė nė arkeologji zbėrthehet si njė situatė e jashtėzakonshme me tė cilėn ėshtė pėrballur mbreti ose mė njė ikje tė tij nga vendi.

Sipas profesorit tė Universitetit tė Varshavės, Pioter Dicheck, kėto monedha janė zbulimi mė i madh numizmatik nė Evropė tė gjetura nė njė vend tė vetėm. Ato janė gjetur nė njė enė tė ngjashme me qypin.

Dėshmojnė se bėhet fjalė pėr artefakte tė kohės ilire, nė shekujt II dhe III para erės sonė kur Risani, me siguri ka qenė i fuqishėm ekonomikisht.

Deri tani, gėrmimet dhjetėvjeēare nė Risan po bėhen nė kuadėr tė projektit ndėrkombėtar "Risinium –vendi i mbretėreshės Teutė”, njė ekip i pėrbashkėt i arkeologėve malazez dhe polakė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,24655
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.10.2010, 07:00   2
Citim:
Teuta ilire nė Muzeun Historik Kombėtar

U hap dje nė hollin e Muzeut Kombėtar Historik nė Tiranė ekspozita me postera mbi rezultatet e gėrmimeve arkeologjike polake nė Risan, afėr Kotorit nė Mal tė Zi, njė nga dy qendrat e rėndėsishme tė mbretėrve ilirė, Teuta dhe Agron.

Ekspozita, e cila do tė qėndrojė e hapur pėr pesė ditė, vjen me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes sė bashkėpunimit midis Universitetit tė Tiranės dhe atij tė Varshavės dhe organizohet nga Ambasada e Polonisė nė Tiranė.

Pėrmendja e parė e Risanit dhe antikiteteve tė zbuluara atje vjen nga kujtimet e V. De Sommiers, guvernator i provincės sė Kotorit gjatė pushtimit francez. Mė vonė Arthur Evans kreu njė vazhdim sipėrfaqėsor dhe gėrmime arkeologjike nė Risan nė vitin 1870, ku zbuloi monedha greke tė prera nga Korinti, Dyrrahu, Apolonia etj.

Rrėnojat e para ilire, sipas mendimit tė specialistėve, ishin rrėnojat e njė fortese nė majėn e kodrės Gradinė, gjurmuar nė vitin 1970. Mė pas, me rindėrtimet nė kohėn e Mesjetės nė periudhėn veneciane dhe turke ēuan drejt shkatėrrimit tė pjesshėm tė arkitekturės greko-ilire.

http://www.gazeta-shqip.com/index/ku...04c667576.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2010, 04:23   3
Citim:
Ilirėt, njė paragjykim po ndėrron

Qendra e Kėrkimeve Arkeologjike e Universitetit tė Varshavės e zhvendos ekspeditėn dhjetėvjeēare nė Risan, tė Malit tė Zi, njė kryeqendėr e mbretėrisė Ilire nėn drejtimin e Teutės (230-228 p.e.s), zhvendoset nė maj 2011 nė Shkodėr, rrėzė kalasė deri poshtė nė Drin.

Prof. Piotr Dyczek prezanton rėndėsinė e kėsaj ekspedite e cila pėruron mision pėr gjurmimin e rrėnojave ilire, pėr tė konfirmuar njė mentalitet qė sapo ka filluar tė ndėrrojė. Prof. Dyczek thotė se paraqitja e deritanishme e pasardhėsve tė shqiptarė si primitivė ėshtė e kundėrt me atė qė po dėshmon arkeologjia.


Lajmi pėr nėnshkrimin e marrėveshjes me Universitetin e Tiranės pėr pesė vjet gėrmime nė Shkodėr, u shoqėrua me ekspozitėn "Ilirėt nė Evropėn pa kufij" e hapur nė Muzeut Kombėtar Historik nė Tiranė. Aty prezantohen imazhe nga gėrmimet nė Risan, afėr Kotorit nė Mal tė Zi.

Prof. Diēek, ju po njoftimi lajmin e rrallė pėr publikun vendas: fillimin e gėrmimeve nė gjurmė tė mbretėreshės ilire Teuta nė Shkodėr, kur nė fakt nga njerėzit flitet pėr botėn ilire me njė gjuhė tė pabesueshme.


Sė pari dua t'ju informoj se qendra ime arkeologjike qė funksionon nė kuadėr tė Universitetit tė Varshavės, realizon gėrmime nė Rusi, Bullgari dhe Mal tė Zi dhe specializimin im i ngushtė ėshtė arkeologjia klasike.


Nė vitin 2000 rektori i Universitetit tė Varshavės u takua me ambasadorin amerikan, Kristofer Hill nė Poloni, (por edhe nė Shqipėri dikur). Ishte koha kur administrata amerikane kishte planin e ndihmės pėr Ballkanin. Hill pyeti ēfarė mund tė bėnte ky universitet pėr Ballkanin.


Atėherė Hill mė tha: Ti je arkeolog, arkeologjia ėshtė ēelėsi i tė tėra shkencave. Ishim para dilemės tė ndihmonim Malin e zi apo Serbinė. Atėherė Polonia s'mund tė ndihmonte Serbinė qė ishte nė pėrzhitjen e luftės.


U vendos marrėveshje bashkėpunimi me Ministrinė e Kulturės sė malit tė zi. Shkuam atje pėr tė pėrcaktuar vendin e gėrmimeve. Na dhanė gjashtė vende pėr tė studiuar. Kur u ndodhėm nė Risan, duke u nisur nga peizazhi, i thashė rektorit: Kėtu, nuk do lėvizim prej kėtej.


Pėr mua ishte interesante sepse specializimi im i parė ka qenė kultura e Minonit dhe Arthur Evans ka bėrė gėrmime nė Knosos, ai ka punuar mė parė nė Risan. Aty zbuluam njė thesar, 4600 monedha.


Nga pėrvoja dhjetėvjeēare nė Risan, me ēfarė qėllimi shkoni nė Shkodėr, ēfarė shpresoni?
Isha takuar dikur me Neritan Cekėn. Erdhi njė ditė qė u ritakuam dhe mė pyeti ku doni tė gėrmoni?


Duke u nisur nga fakti qė Risani ka qenė kryeqendra e mbretėreshės ilire Teuta, atėherė unė mendova qė vendi mė i mirė pėr tė vazhduar, do tė jetė Shkodra.
Erdha kėtė verė me bashkėpunėtorė tė mi dhe vendosėm qė nė maj 2011 tė fillojmė gėrmimet aty. Bėmė formalitetet, nėnshkruam kontratėn pėrkatėse me ministrinė e Kulturės.


Shkodra ka qenė kryeqendėr ilire, por gėrmime pėr kėtė periudhė nuk janė bėrė, kryesisht kanė qenė gėrmime qė janė marrė me periudhėn e vonė romake. Ne shpresojmė tė zbulojmė qytete ilire nė Shkodėr. Qėllimi ynė ėshtė qė edhe tė sjellim studentė shqiptarė atje qė tė kenė mundėsi tė punojnė nė kėtė fushė. Do tė jetė rast i mirė edhe pėr studentėt polakė.


Cili ėshtė pellgu i gėrmimeve?


Dimė qė nė rrėzė tė kalasė sė Rozafės ka qenė qyteti i poshtėm, kėtė areal do kapim deri nė breg tė Drinit, pjesa e poshtme e kalasė. Duke qenė se ėshtė njė sipėrfaqe e gjerė do tė pėrdorim metodat gjeofizike qė do tė fotografojnė nė thellėsi pėr tė gjetur gjurmė qė tė lokalizohen mė saktė gėrmimet.

Aty ėshtė kalaja qė mban emrin e njė gruaje, ndėrkohė ju vini nga gėrmimet pėr historinė qė ka emrin e njė gruaje, Teuta. Nė njė hapėsirė kaq tė ngushtė miti i dy grave.
Ne nė Poloni i duam shumė femrat (qesh). Pėlqejmė femrat e ēliruara dhe pikėrisht nė tė dyja kėto raste kemi tė bėjmė me femra tė vendosura.


Dimėė nga historia qė nė periudhėn ilire femrat kanė luajtur njė rol determinues.
Pėr zonėn ilire Teuta ėshtė megjithatė njė pėrjashtim.

Si e karakterizoni, jo vetėm pėr rolin si udhėheqėse?


Teuta pėrbėn njė rast fare unikal qė nė fiset ilire njė femėr tė dilte e para. Jo vetėm qė ishte mbretėreshė, por ajo arriti t'i shpallte luftė edhe Romės.


Domethėnė nė sjelljen e saj ka elementė mė shumė se mashkullorė, mė shumė se prijėsi. Nė tekstet tona tė historisė kur unė kam qenė student kemi mėsuar qė me pėrjashtim tė Hanibalit ajo ishte e vetmja qė arriti t'i shpallė luftė Romės.

Nė njėfarė kuptimi ajo e fitoi luftėn qė humbi me Romėn. Rezultatet e triumfit erdhėn mė vonė, sepse ia la fronin tė birit, i cili arriti tė bėjė marrėveshje me Romėn dhe falė kėsaj Iliria u zhvillua mė tej.


Po tė pėrdorim njė terminologji tė stome, ajo ishte njė burrė shteti nė kohėn e vet. Ishte njėkohėsisht dhe patriote e madhe sepse pėrballė superfuqisė sė Romės arriti tė mbijetonte dhe t'i jepte vendit mundėsi pėr zhvillim. Teuta i siguroi Ilirisė sė atėhershme pavarėsinė dhe zhvillim pėr 70 vjet me radhė. Duhej tė kalonin 70 vjet qė Roma tė ulej kėmbėkryq nė tokat ilire.

Imazhin e saj, si e pėrfytyroni?


Ajo ka kryer njė rol tė ngjashėm me atė tė Kleopatrės nė Egjypt, por ne nuk e dimė akoma si dukej ajo me tė vėrtetė. Nuk kemi akoma njė pamje tė vėrtetė tė saj, reale. Vetėm e pėrfytyrojmė.


Nė Risan tamė nė gjurmė tė mbretit Balajos. Artur Evans zbuloi i pari 14 monedhat e para tė kėtij mbreti. Pararendėsi i tij ishte mbreti Gent pėrderisa ky arriti tė shtypte monedhėn e vet, konkludojmė qė ka qenė mbret i fuqishėm. Pėr mungesė tė burimeve tė shkruara, Evans e kishte tė vėshtirė tė deshifronte rėndėsinė e kėtij mbreti. Ai ka pasur njė territor mjaft tė gjerė.


Nėse kryeqendra e tij ishte nė Risan, zotėrimet e tij pėrfshinin gjysmėn e Kroacisė dhe gjysmėn e Shqipėrisė njėkohėsisht. Gjatė gėrmimeve tona gjetėm rreth njėmijė monedha tė kėtij mbreti ēka na shtyu tė mendonim qė aty ka qenė vendi i prodhimit tė monedhave. Balajosi mund tė ketė jetuar nė shek. II para erės sonė. Vetėm vitin e shkuar ne zbuluam 4600 monedha, 12 kg, nė njė vazo tė madhe.


Tė gjitha i takonin kėtij mbreti, me pėrjashtim tė njėrės. Kjo na detyroi tė shtyheshim nė kohė dhe bėri qė ajo histori e mbretėrimit ilirik tė hyjė mė thellė nė histori. Kjo shpjegon nė njėfarė mėnyre edhe zhvendosjen e mbretėreshės Teutė nga Shkodra nė Risan pėr tė pėrvetėsuar kėtė thesar qė gjetėm, qė tė mund t'i shpallte luftė Romės.


Me gėrmimet tona mendojmė me modesti se kemi sjellė njė shėrbim tė madh: kemi zbuluar ekzistencėn e njė mbreti tė ndėrmjetėm, Balajos, pėr ēka nuk dihej fare nga materialet e deritanishme.


Nė qoftė se deri tani kishim informacion se mbretėresha Teutė kishte njė shtet tė fuqishėm, me kėto zbulime i bie qė struktura shtetėrore ka qenė edhe para Teutės, domethėnė qė formacionet ilire kanė qenė tė organizuara edhe para saj. Jemi tė prirur tė mendojmė se ilirėt kanė jetuar mirė.


Nė qoftė se deri para pak kohėsh ka ekzistuar mendimi se ilirėt kanė qenė primitivė dhe kanė qenė grekėt ata qė kanė imponuar kulturėn e tyre, zbulimet e tanishme tregojnė se ilirėt kanė qenė po aq tė zhvilluar e tė kulturuar dhe kanė pasur formacionin e tyre tė pavarur.


Nė kėto 20 vitet e tranzicionit shqiptarėt, sidomos, ata nė emigrim kanė treguar se sa tė nevojshėm e ka identiteti o sotėm shqiptar tė strehohet tek kjo botė e lashtė. Do t'i kėnaqnit po do t'u jepnit njė shpresė tė gjithė kėtyre me qėllimin e ekspeditės suaj?


Patjetėr qė kanė tė drejtė identifikohen me paraardhėsit e tyre. Ne i kemi vėnė ekspozitės titullin "Ilirėt nė Evropėn pa kufij" sepse shqiptarėt vazhdojnė tė luftojnė tė qėndrojnė mbi kėmbėt e veta.


Terreni ėshtė pjesėrisht i rrethuar me ujė, ēfarė metodash do tė pėrdorni nė kėto gėrmime?


Mė parė duhet tė bėjmė fotografimet satelitore nga ajri pėr tė pėrcaktuar mė saktėsisht zonėn, pėrderisa ne kemi si objekt pėr gjetur qendra ilire. Do tė kėrkojmė nga fotografitė atje ku janė nyjet e kėtyre gjurmėve. Nga pikėpamja shkencore i kemi tė qarta tė gjitha. Me kėtė projekt qėllimi ėshtė qė tė ndihmojmė edhe popullsinė vendase, mė shumė pėr turizėm.


Ka ngjallur kundėrshti nga fqinjėt projekti juaj?


Pa dyshim qė po. Mė mirė tė mos flasim pėr kėto gjėra.

http://www.shekulli.com.al/2010/10/2...o-nderron.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:26.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.