Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.6.2010, 18:02   1

Shkrim i cituar Prishtinė: Grisen librat e Ramiz Alisė nė Panairin e Librit


Citim:
Grisen librat e Ramiz Alisė nė Panairin e Prishtinės

Vizitorė nė Panairin e Librit "Prishtina 2010" qė po mbahet nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė, kanė grisur librin “Jeta Ime” tė Ramiz Alisė - ish liderit tė fundit komunist nė Shqipėri.

E tėra kjo ka ndodhur pas deklaratave tė Ramiz Alisė qė i bėri kohėve tė fundit, duke injoruar totalisht Masakrėn e Tivarit, ku mė 1945 disa udhėheqės tė forcave komuniste tė Shqipėrisė kishin tradhtuar mė se 5000 rekrutė tė Kosovės dhe trojeve shqiptare dhe i kishin dėrguar nė kasaphanė tė shkaktuar nga forcat serbo-malazeze nė Tivar tė Malit tė Zi.

Nga ky gjenocid kishin shpėtuar disa rekrutė shqiptar. Njėri prej tyre qė ėshtė ende gjallė ėshtė plaku Azem Hajdini Xani (85 vjeē ) nga Prishtina, nė mediat kosovare ka akuzuar drejtpėrdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha janė pėrgjegjėsit e kėsaj masakre.

Dėshmitari Azem Hajdini ka thėnė se ish lideri komunist Ramiz Alia e ka pjesėn e tij tė pėrgjegjėsisė nė kėtė masakėr. “Ka qenė njė tradhti kombėtare. Ramiz Alia duhet tė tregojė pėr kėtė masakėr”, ka thėnė Azem Hajdini. Azem Hajdini ka shkruar disa libra pėr ngjarjen e 1945-sė. U ėshtė drejtuar disa institucioneve pėr tė kėrkuar ndriēimin e saj, por nuk ka marrė pėrgjigje. (G. T /INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...a5351451a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.9.2010, 20:24   2
Citim:
Vdiq denoncuesi i masakrės sė Tivarit Azem Hajdini-Xani

Prishtinė, 20 shtator 2010 - Sot nė moshėn 87 vjeēare, nė banesėn e tij nė Prishtinė, vdiq luftėtari, pėrjetuesi dhe denoncuesi i zėshėm i masakrės sė Tivarit, Azem Hajdini - Xani.

Ai ka marrė pjesė aktive nė forcat e armatosura tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nėn udhėheqjen e komandantit Shaban Polluzha. Mė pas Azem Hajdinin e mobilizojnė dhe e dėrgojnė nė Tivar, ku edhe i pėrjetoi masakrat e njohur tė 31 marsit 1945.

Pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Azemi nė fillim punon nėpunės nė Kėshillin e vendit nė Qirez tė Drenicės. Pa shkėputje nga puna mbaroi shkollėn fillore, shkollėn e mesme dhe fakultetin juridik ekonomik.

Azem Hajdini - Xani ka botuar 8 libra qė i kushtohen kryesisht Masakrės sė Tivarit, luftės sė Shaban Polluzhės pėr liri dhe ēlirim kombėtar si dhe ngjarjeve me peshė tė Lėvizjes sonė kombėtare.

Pėr kontribut tė veēantė nė jetėn tonė shoqėrore e politike ėshtė nderuar me mirėnjohje tė veēanta nga institucionet dhe shoqatat kombėtare tė Kosovės.

http://www.kosova.com/artikulli/65206
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.10.2011, 21:22   3
Citim:
I fundmi i diktatorėve, por jo i nostalgjikėve

Tek ne edhe diktatorėt jetojnė mė gjatė. Dje vdiq i fundmi i komunizmit nė tė gjithė Europėn Lindore, Ramiz Alia, nė moshėn 86-vjeēare. Njeriu qė mori frenat e regjimit menjėherė pas vdekjes sė Hoxhės mundi ta drejtojė diktaturėn pėr 5 vjet, ndėrsa ishte brenda saj pėr gjysmė shekulli. Mbetet njė nga periudhat historike tejet tė ngarkuara me ngjarje tė mėdha, e shoqėruar me pėrmbysjen e madhe qė nisi me Lėvizjen Studentore nė dhjetorin '90.

Pas vdekjes sė Hoxhės, Alia ngjalli njė iluzion jo vetėm tek disidenca e brendshme shqiptare, por dhe jashtė vendit. Mos ndoshta diktatura do tė zbutej, krimet do tė ndaleshin dhe shpresa pėr njė hapje tė Shqipėrisė me botėn perėndimore do tė mund tė bėhej realitet?

Asnjėra prej tyre nuk ndodhi. Pėr tė gjykuar Alinė nuk mund tė nisesh nga prilli i vitit 1986. Historia e tij nis qė nė vitet e luftės. Ai ishte bashkėthemelues i atij regjimi barbar dhe mund tė ndahej prej tij po aq sa mund tė ndahej Stalini, po aq sa Pol Poti, po aq sa shumė tė tjerė tė kėsaj race nė tė gjithė Europėn Lindore.

Alia u gradua nga regjimi menjėherė pas Masakrės sė Tivarit nė prillin e vitit 1945 pėr tė dalė nga politika me urdhrat pėr vrasjet nė kufi nė vitet 1989-1991. Shumė krime, shumė vrasje dhe jetė tė pafajshme kanė rėnduar pėrgjatė 45 viteve nė supet e kėtij diktatori me zė tė hollė dhe fytyrė tė rafinuar nga dredhitė dhe dinakėritė qė e kanė shoqėruar dhe qė e bėnė tė mbijetonte si pak tė tjerė pėr afroi gjysmė shekulli nė njė parti ku njeriu hante njeriun.

Shumė vrasje nė kėtė gjysmė shekulli mbajtėn vulėn e Ramėz Alisė. Bilanci ėshtė tejet tragjik. Si fillim i diktaturės, rreth 4 mijė kosovarė tė ekzekutuar nė Masakrėn e Tivarit, pėr tė ardhur mė pas nė fundin e viteve '80, ku pėr vrasjet nė kufi numri i tė vrarėve ende nuk dihet saktėsisht edhe pėr vėshtirėsitė e gjetjes sė tė gjitha kufomave.

"Qėllojini dhe vritini, ushtarėt nuk mund tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr ata qė tentojnė tė shkelin kufirin", ishte urdhri i dhėnė nga Alia nė fundin e viteve '90. Njė urdhėr qė u pasua me vrasje dhe terror thuajse nė tė gjithė brezin e kufirit. Si tė mos mjaftonin vrasjet, diktatori kishte urdhėruar edhe shfaqjen e terrorit pas kėtyre akteve. Te vrarėt merreshin, lidheshin dhe tėrhiqeshin zvarrė nėpėr qytet nga kamionė tė Sigurimit famėkeq tė Shtetit dhe tė Ministrisė sė Brendshme.

Linēimi i kufomave, ashtu sikurse ishte edhe varja nė litar e poetit Havzi Nela, ishte pjesė e skenarit pėr tė mbajtur nėn panik njė shoqėri, e cila po kėrkonte tė ringrihej. E gjithė Lindja kishte pėrfaqur demokracinė, ndėrsa nė Shqipėri, Ramiz Alia mundohej tė tregonte dhėmbėt duke forcuar diktaturėn edhe pėrmes ekzekutimeve tė intelektualėve.

Do tė duhej tė vinte pushkatimi i Ēausheskut qė diktatorit i fundit komunist tė mendonte fundin e tij. Ēaushesku u kthye nė makthin e pėrditshėm tė tij, qė ai e pranonoi edhe vetė sė fundmi, nė njė intervistė tė dhėnė pėr BBC-nė. Fundi i Ēausheskut e trodhi regjimin. Alia nisi tė bėjė llogaritė mė ndryshe. Hidhte plumbin dhe fshihte dorėn dhe fantazma e Ēausheskut e shoqėroi deri nė fund tė largimit.

Vdekja e Alisė ėshtė mbyllja fizike e njė kapitulli diktatorėsh tė Europės Lindore qė lindėn tiraninė dhe e mbajtėn atė nė kėmbė pėrmes gjenocidit. Ajo ėshtė njė prej periudhave mė tė errėta qė ka njohur njerėzimi. Janė mbi 100 milionė tė vrarė prej kėtyre regjimeve komuniste me tė tillė diktatorė.

Krimet e komunizmit nuk janė pėrfillur, veēanėrisht tek ne. Ėshtė kaluar njė periudhė e gjatė tranzicioni me njė mospėrfillje, duke sjellė tek shumica edhe vetėhumbje tė kujtesės ndaj atij gjenocidi tė pashembullt qė u pėrjetua pėr gjysmė shekulli.

Dėshmi e qartė e kėsaj ishte mėnyra se si pjesa mė e madhe e mediave e pasqyruan dje vdekjen e kėtij diktatori. Askujt nuk ia bėri zemra qė tė etiketojė Ramiz Alinė si diktator, ashtu sikurse ai ishte. Askush prej tyre nuk kujtoi, se ky njeri qė vdiq, ka vrarė me mijėra njerėz tė pafajshėm. Fshehėn krimet e kryera pėrgjatė njė gjysmė shekulli jo nė emėr tė harresės, por nė emėr tė nostalgjisė pėr atė regjim.

Sot, 21 vjet pas ngjarjeve tė dhjetorit '90 degradimi moral arrin deri aty sa publikisht diktatorit i thuhet udhėheqės apo President duke u fshehur e vėrteta, duke u fshehur krimet dhe mijėra jetė njerėzish tė vrarė.

Nėse ai nuk paska qenė diktator, atėherė kushdo nga tė rinjtė e sotėm qė nuk e kanė jetuar atė kohė ka tė drejtė tė mendojė se nuk paskemi qenė nė diktaturė deri nė vitet '90, ndėrsa ata tė vrarė nė kufi mund tė konsiderohen si shkelės tė ligjit dhe aspak si martirė tė lirisė.

Ēfarė manipulatorėsh, ēfarė qėniesh tė neveritshme, qė kėrkojnė tė risjellin lavazhin e trurit tė shoqėrisė me metoda tė teknologjisė sė fundit. Nė kohė dhe nė rrethana tė reja, por me objekt tė njėjtė. Fshehjen e diktaturės, krimeve tė saj dhe lanēimin deri si hero tė njė diktatori. Kjo ka ndodhur dje pėrgjatė gjithė ditės. Online nė tė gjitha ekranet.

Njė dhunim i hapur i sė vėrtetės dhe njė rivrasje pėr sė dyti pėr ata mijėra jetė njerėzish tė pafajshėm tė masakruar nėn diktaturėn e Alisė. Njė maskaradė e paimagjinueshme pėr ditėt e sotme. Njė sfidė dhe njė provokim pėr ata qindra e mijėra familje tė afėrmit e tė cilėve janė pushkatuar, burgosur dhe internuar nga ai regjim.

PS ka akuzuar PD se ka nėn kontroll mediat. Dje ishte njė ditė e veēantė, ku kushdo mund tė shihte se PD jo vetėm qė nuk kishte asnjė media qė tė reflektonte qėndrimin e saj pėr Ramiz Alinė, por e pa veten, ndoshta mė keq se nė vitin '91.

Diktatori u bė udhėheqės me unanimitet njėlloj si atėherė kur direktivat pėr mediat jepeshin nga zyrat e Komitetit Qendror. Tė paktėn atėherė kishte njė media tė vetme, ndėrsa dje ishin shumė, shumė, shumė. Dukej se kishte edhe njė garė mes tyre se kush do ta pėrkėdhelte mė shumė "udhėheqėsin" e partisė, qė "nuk jeton mė nė zemrat e tyre". Dje mediatikisht u kthyem atje ku kishim qenė 26 vjet mė parė, tek kronikat me "udhėheqės legjendarė" qė ndahen nga jeta. Njė prej tyre arrinte deri atje sa tė kėrkonte edhe ceremoni shtetėrore pėr varrimin e diktatorit.

Dje, vdiq i fundmi i diktatorėve, ndėrsa nostalgjikėt u rishfaqėn duke lėshuar mesazhe publike pėr tė rekrutuar ithtarė tė rinj, ndėrkohė qė plagėt krimeve tė vjetra janė ende tė hapura.

Diēka duhet bėrė, diēka duhet tė lėvizė nė funksion tė institucioneve tona tė kujtesės. Makineria duhet vėnė nė lėvizje sa nuk ka zėnė ndryshkun e kohės. Pėrndryshe, askush pas pesė apo dhjetė vjetėsh nuk do ta dijė mė se nė kėtė vend ka ekzistuar diktatura komuniste dhe diktatorėt. Do tė jenė mė tė shumtė ata qė do tė besojnė se Ramiz Alia paska qenė udhėheqės dhe jo diktatori i fundit komunist.

http://www.botasot.info/def.php?category=20&id=139113
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:12.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.