Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.6.2010, 18:12   1

Shkrim i cituar Stat: Lindor: 5800 maturantė shqiptarė pėr vitin 2012


Citim:
Maturantėt dhanė provimin e parė tė maturės

Mbi 18.600 nxėnės maturantė sot hynė nė provimin pėr dhėnies sė lėndės sė parė tė Maturės Shtetėrore.

Sipas koncepcionit tė maturės, nxėnėsit qė pėrfundojnė arsimin e mesėm janė tė detyruar tė japin dy provime. Pėr tė gjithė nxėnėsit ėshtė i detyrueshėm provimi pėr gjuhėn amtare, si dhe njė lėndė tjetėr zgjedhore.

Gjatė ditės sė sotme provimin nė gjuhėn maqedonase e kaluan 13.000 nxėnės si dhe provimin e gjuhės shqipe rreth 5 mijė nxėnės.

Provimin e dytė maturantėt do ta japin gjatė ditė sė hėnė, duke hyrė nė lėndėt e zgjedhura. Pėr lėndė tė dytė zgjedhore, mė sė shumti nxėnėsit kanė zgjedhur gjuhėn angleze, edhe ate 14.000 nxėnės, matematikė rreth 3 mijė nxėnės dhe pjesa tjetėr lėndė tė tjera. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...ba5a67c73&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2010, 22:04   2
Citim:
Matura shqiptarėve ua ndryshon gjuhėn amtare

Shkup, 13 qershor - Qindra maturantė shqiptarė tė Manastirit, Resnjės, Ohrit, Prilepit, Velesit, por edhe vetė qytetit tė Shkupit, tė shtunėn, kishin rastin ta ndjenė diskriminimin e dyfishtė, kur po zhvilloheshin provimet e maturės shtetėrore.

Tė detyruar tė regjistrohen nė paralelet me mėsim nė gjuhėn maqedonase katėr vjet mė parė, pėr mungesė tė paraleleve shqipe, para dy ditėve ata ishin tė detyruar qė gjuhėn e tyre amtare ta kėmbejnė me gjuhėn maqedonase.

Provimeve tė maturės shtetėrore, nga gjuha amtare, ata iu nėnshtruan nė gjuhėn maqedonase dhe jo nė gjuhėn amtare -gjuhėn shqipe, sepse nė shkollat ku ata mėsojnė testet nga gjuha amtare erdhėn pėr tė gjithė njėsoj-gjuhė dhe letėrsi maqedonase.

Askush deri tani, as Ministria e Arsimit dhe Shkencės(MASH) as Byroja pėr Zhvillimin e Arsimit(BZHA) dhe as Qendra e Maturės Shtetėrore (QMSH) nuk ka menduar nė gjetjen e mekanizmave qė nxėnėsit shqiptarė tė mund tė testohen nė gjuhėn shqipe pėr provimin e gjuhės amtare tė maturės shtetėrore.

Mirėpo, kjo sipas ministrit Nikolla Todorov, nuk paraqet asnjė formė diskriminimi edhe pse pranon se me Kushtetutė shqiptarėt e kanė tė garantuar shkollimin nė gjuhėn amtare.

"Tė gjithė e dini se nė Maqedoni, provimet e gjuhės amtare jepen nė maqedonisht, shqip dhe turqisht, dhe e dini se kjo ėshtė njė e drejtė kushtetuese tė cilėn nuk do t'ia cenojmė askujt", pohon ministri, kurse pėr ēėshtjen nė fjalė thotė se vendosėn gjuha nė tė cilėn zhvillohet mėsimi dhe jo e drejta kushtetuese.

"Tė gjithė ato qė shkollohen nė njė gjuhė tjetėr nga gjuha e tyre amtare e japin provimin e gjuhės nė tė cilėn e ndjekin mėsimin dhe kjo ėshtė rregull. Nėse janė pėrcaktuar tė mėsojnė nė maqedonisht, apo dikush tjetėr nė gjuhėn turke, provimin e gjuhės amtare do ta japin nė gjuhėn nė tė cilėn e ndjekin mėsimin. Kėtu, nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė diskriminimi, por bėhet fjalė pėr njė rregull tė caktuar mė parė", shprehet Todorov.

Kėto komente tė ministrit erdhėn pas pyetjes tė gazetės "Koha", nė njė takimin me gazetarė, qė e kishte organizuar bashkė me drejtorėt e BZHA-sė dhe QMSH-sė pėr rrjedhėn e provimeve tė maturės shtetėrore.

Drejtori i QMASH-sė, Metodia Janēevski, tė cilit i ishte drejtuar pyetja, nuk dinte si tė pėrgjigjet pėr ēėshtjen e maturantėve shqiptarė tė paraleleve maqedonase tė cilėt testohen nė maqedonisht dhe jo nė shqip nė provime tė cilat, sipas maturės shtetėrore, janė caktuar tė jenė tė gjuhės amtare.

Qėndrim tė njėjtė mė ministrin mban edhe drejtoresha e BZHA-sė, Vesna Horvatoviē, e cila arsyetohet "me zgjedhjen e lirė tė nxėnėsve".

"Ata", pohon Horvatoviē "kanė zgjedhur vetė tė mėsojnė nė gjuhėn maqedonase, prandaj ėshtė shumė normale qė maturėn shtetėrorė ta japin nė kėtė gjuhė".


Drejtoresha e BZHA-sė, thotė se rast tė njėjtė me shqiptarėt kanė edhe turqit, ndėrsa institucioni qė ajo drejton nuk ka tė dhėna se sa ėshtė numri i shqiptarėve dhe i turqve qė mėsojnė nė paralelet maqedonase dhe qė detyrimisht pėr gjuhėn amtare tė maturės u testuan nė maqedonisht.

Nė shkollat e mesme tė Maqedonisė janė disa qindra shqiptarė tė cilėt mėsojnė nė paralelet maqedonase dhe kjo pėr shkak tė "zgjedhjes sė tyre tė lirė" sikurse pretendon Horvatoviē, por sepse nė mjediset ku ato jetojnė nuk formohen paralele nė gjuhėn shqipe.

Katėr vite mė parė nė shkollat e Manastirit, Prilepit, Velesit dhe Resnjės ishte "herezi" hapja e paraleleve nė gjuhėn shqipe. Mundėsia e vetme nė ato rajone, qė pėrfshijnė gati se gjysmėn e Maqedonisė, ishin paralelet e disperzuara tė Kėrēovės, nė fshatin Zhitoshė tė Prilepit, tė cilat kanė mbetur edhe sot e kėsaj dite me atė status.


Tė mbyllura pėr shqiptarėt vazhdojnė tė mbesin edhe shumė shkolla tė Shkupit. Njėra prej tyre ėshtė edhe "Arseni Jovkov' ku ka dhėnė mėsim edhe vetė Horvatoviē dhe ku gjysma e nxėnėsve tė paraleleve maqedonase janė shqiptarė, pasi nuk hapen mjaftueshėm paralele me mėsim nė gjuhėn shqipe.

Tė njėjtė, tė shtunėn ishin tė detyruar tė japin maqedonishten gjuhė amtare, pėr shkak tė rregullave tė maturės. Paradokse tė kėtilla, megjithatė nuk e kanė penguar ministrin Todrov ta quajė Maqedoninė lider rajonal tė maturės shtetėrore.

http://www.koha.com.mk/a02.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2010, 22:39   3
Citim:
Nė shkollat e mesme tė Maqedonisė – rreth 11 mijė vende pėr shqiptarėt

Shkup, 17 qershor - Shkollat e mesme publike nė Maqedoni sot dhe nesėr do tė regjistrojnė nxėnės nė vitin e parė nė vitin shkollor 2010/1011. Janė tė lira 35.918 vende, nga tė cilat 24.092 pėr mėsim nė gjuhėn maqedonase, 10,976 pėr gjuhėn shqipe, 816 nė gjuhėn turke dhe 34 pėr arsim nė gjuhėn serbe, bėn tė ditur MIA.

Nė afatin e regjistrimit tė qershorit do tė ketė edhe regjistrim tė dytė, mė 29 dhe 30 qershor, kurse nė afatin e dytė (gusht) afati i regjistrimit - paraqitja dhe regjistrimi - ėshtė mė 19 gusht.

Nė shkollat ku do tė paraqiten mė shumė se numri planifikuar do tė ketė testim kualifikues nga lėndė tė rėndėsishme pėr profesionin.
Nė vitin 2009/2010 klasėn e tetė e kanė mbaruar 26.105 nxėnės.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,25286
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2011, 08:26   4
Citim:
Mbi 5 mijė maturantė pėr testin e gjuhės shqipe

Shkup, 13 qershor - Maturantėt tė martėn dhe tė enjten do t'i japin provimet e lėndėve eksterne nga matura shtetėrore. Sipas tė dhėnave tė Qendrės shtetėrore tė provimeve (QSHP), kėtė vit ka 36.474 fletėparaqitje pėr provim.

Nesėr prej orės 10 deri nė orėn 14 maturantėt do ta japin lėndėn e parė dhe tė obligueshme eksterne - gjuhė amtare dhe letėrsi. Janė paraqitur gjithsej 18.184 maturantė, prej tė cilėve pėr testin gjuhė shqipe 5.063, pėr gjuhė maqedonase 12.771 dhe pėr gjuhė turke 350 maturantė.

Nė lėndėn e dytė eksterne tė enjten janė paraqitur 18.190 kandidatė. Kjo ėshtė lėndė e pėrzgjedhur dhe maturantėt nga arsimi i mesėm gjimnazist dhe ai profesional mund tė zgjedhnin midis matematikės dhe gjuhės sė huaj, ndėrsa maturantėt e shkollave artistike - midis gjuhės sė huaj dhe estetikės ose filozofisė.

Numėr mė tė madh tė tė paraqiturve ka pėr gjuhė angleze (14.802). pėr matematikė-niveli themelor, janė paraqitur 2.679, ndėrsa niveli i avancuar 35 kandidatė. Gjuhė franceze do ta japin 450, gjuhė gjermane 176 dhe gjuhės ruse 67 maturantė. Testin e estetikės e kanė zgjedhur 96, ndėrsa tė filozofisė 12 nxėnės. Dhėnia e provimit tė lėndės sė dytė eksterne, mė 16 qershor, do tė zgjasė tre orė, prej orės 10 deri nė orėn 13.

Drejtori i QSHP-sė Metodija Janēevski deklaroi pėr MIA-n se numri i maturantėve qė do tė japin provime gjatė dy ditėve tė provimeve nuk pėrputhet (18.184 dhe 18.190) sepse ka kandidatė qė vitin e kaluar nuk e kanė kaluar maturėn shtetėrore dhe kėtė vit do tė testohen nė lėndėn qė nuk e kanė dhėnė.

Testimin do ta pėrcjellin 1.830 testues – mėsimdhėnės, qė do tė sistemohen nė klasat ku do tė mbahet dhėnia e provimit tė maturės shtetėrore. Janė angazhuar 316 vlerėsues dhe 200 vėzhgues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, Ministria e Shoqėrisė Informatike dhe Administratė, Qendra shtetėrore e provimeve, Byroja pėr zhvillim tė arsimit, Qendra pėr arsim profesional dhe trajnim dhe Inspektorati shtetėror i arsimit.

Rezultatet paraprake do tė publikohen brenda 13 korrikut, sepse afati ligjor ėshtė 30 ditė pas dhėnies sė provimit. Matura shtetėrore nė Maqedoni jepet katėr vite me radhė. Ajo ėshtė kusht pėr maturantėt qė tė regjistrohen nė fakultet.

http://www.koha.mk/aktuale/5629.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.5.2012, 18:52   5
Citim:
Maturė shtetėrore do tė japin 18.941 kandidatė

Provimet eksterne nga matura shtetėrore nė sezonin e qershorit pėr nxėnėsit e gjimnazeve,tė shkollės sė mesme artistike dhe shkollave katėrvjeēare profesionale do tė jepen mė 9 dhe 12 qershor.

Fletėparaqitje pėr dhėnien e maturės shtetėrore nė Qendrėn shtetėrore tė provimeve kanė paraqitur 18.941 kandidatė. Prej tyre 12.736 pėr gjuhė dhe letėrsi maqedonase, 5.791 pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe dhe 411 pėr gjuhė dhe letėrsi turke.

Testi pėr gjuhėn amtare ėshtė i detyrueshėm dhe do tė jepet mė 8 qershor. Provimi pėr lėndėn e dytė eksterne ėshtė caktuar mė 12 qershor. Ai ėshtė pėrzgjedhės dhe maturantėt mund tė japin provim gjuhėn e huaj (angleze, franceze apo gjermane) ose matematikė respektivisht (shkalla normale apo ajo e avancuar), respektivisht filozofi apo estetikė nė shkollat artistike.

Nė QSHP janė paraqitur 16.751 kandidatė pėr gjuhė tė huaj, 2.208 pėr matematikė, 62 pėr estetike dhe 24 pėr filozofi. Rezultatet paraprake nga provimet eksterne tė qershorit nė maturėn shtetėrore do tė shpallen brenda 12 korrikut tė vitit 2012.

Pėr rezultatet mund tė informohen edhe nė web-faqen www.matura.gov.mk. Kandidatėt do tė kenė tė drejtė pėr ankimim nėse konsiderojnė se nuk janė vlerėsuar si duhet.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/133591.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.9.2012, 21:00   6
Citim:
Nxėnėsit shqiptarė tejkalojnė 35 pėrqindėshin

Shkup, 4 gusht – Zvogėlohet nga viti nė vit numri i nxėnėsve nėpėr shkollat e Maqedonisė. Si nė arsimin fillor ashtu edhe tė mesėm Maqedonia po shėnon tkurrje tė vazhdueshme tė numrit tė pėrgjithshėm, me tendencė tė zvogėlimit tė numrit edhe mė tė madh tė nxėnėsve pėr vitet e ardhshme.

Ky trend zvogėlimi i cili vėrehet dukshėm nga viti nė vit ėshtė karakteristikė e tė dyja bashkėsive mė tė mėdha etnike, sa i takon numri tė nxėnėsve qė regjistrohen pėr herė tė parė. Mirėpo, llogaritur nė pėrpjesėtim me numrin e pėrgjithshėm tė nxėnėsve, pėrqindja e shqiptarėve shėnon rritje gjithnjė e mė shumė.

Konkretisht, nė nivel tė Maqedonisė klasėn e tetė e mbaruan 23 922 gjysmė-maturantė tė vitit shkollor 2011/2012, prej tė cilėve 8 323 ose 34.8 pėr shqiptarė. Ende mė e larėt ėshtė pėrqindja e shqiptarėve nė shkollat e kryeqytetit. Nė vitin shkollor 2011/2012, nė tė gjitha shkollat fillore tė Shkupit arsimin fillor e mbaruan 7 324 nxėnės. Prej tyre, 2 677 nxėnės ose 36. 6 pėr qind shqiptarė.

Ministra e Arsimit dhe Shkencės (MASH) nė informatėn pėr fillimin e vitit tė ri shkollor ka publikuar vetėm numrin nė pėrgjithėsi tė nxėnėsve, por jo edhe nė bazė tė pėrkatėsisė etnike. Klasėn e parė thuhet se e kanė regjistruar 20 700 nxėnės dhe se ka shkuar nė rreth 200 000 mijė numri i nxėnėsve nė arsimin fillor. Njė vit mė parė ishin regjistruar 21 331 filloristė, kurse ishte 199 892 numri nė total i nxėnėsve tė shkollave fillore.

MASH nuk jep tė dhėna as pėr numrin e nxėnėsve sipas pėrkatėsisė etnike nė arsimin e mesėm. Vetėm tregohet se janė regjistruar 20 049 nxėnės nė tė gjitha shkollat e mesme. Ndėrkaq, nuk ka tė dhėna pėr numrin nė pėrgjithėsi tė nxėnėsve nė arsimin e mesėm i cili mendohet tė jetė mbi 90 000.

Megjithė rezervimet e MASH-it pėr publikimin e tė dhėnave pėr pėrqindjen e nxėnėsve nė bazė tė pėrkatėsisė sė tyre etnike, KOHA arriti tė sigurojė tė dhėna nga shėrbimet e MASH-it, tė cilat ishin nė pėrdorim zyrtar gjatė pėrpilimit tė Konkursit pėr regjistrimin e nxėnėsve nė shkollat e mesme.

Kėto tė dhėna tregojnė se shqiptarėt po bėhen ēdo herė e mė shumė faktor dominues i shkollave. Pėrqindja e tyre ritet ēdo vit, si nė arsimin e mesėm ashtu edhe atė fillor, duke tejkaluar madje edhe shkallėn e 35 pėrqindėshit. Konkretisht, nė shkollat fillore tė Shkupit, prezenca e nxėnėsve shqiptarė ėshtė pak mė tepėr se 36.5 pėr qind. E lartė ėshtė edhe prezenca e shqiptarėve nė nivel shteti, respektivisht mbi 34 pėr qind.

Tė dhėnat qė MASH ka pėrdorur zyrtarisht vetėm gjashtė muaj mė parė tregojnė se 34.8 pėr qind e gjeneratės sė fundit tė gjysmė-maturantėve ishin shqiptarė. Nė kėtė numėr nuk hyjnė nxėnėsit shqiptarė tė cilėt mėsimin e zhvillojnė nė ndonjė gjuhė tjetėr, si maqedonisht apo turqisht.

Raste tė kėtilla ekzistojnė edhe mė tej nė Maqedoni, edhe pse jo nė pėrmasat e para dhjetė viteve. Sidoqoftė, edhe ato numra tė cilat u referohen numrit tė nxėnėsve sipas gjuhėn nė tė cilėn e ndjekin mėsimin, numri i nxėnėsve nė paralelet me mėsim nė gjuhėn shqipe mjafton pėr tė dėshmuar se prezenca e shqiptarėve nėpėr shkolla ėshtė shumė mė e lartė se tė dhėnat zyrtare prej 25.7 pėr qind, qė pėrdorėn shteti pėr tė treguar pėrqindjen e banorėve shqiptarė.

http://www.koha.mk/aktuale/17332.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:44.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.