Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Kundėrtrupat
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.6.2010, 17:52   1
Hyllin
 

Liria e shprehjes dhe Njeriu


Po sjell disa mendime te ngelura pėrgjysėm; qėllimi ėshtė zbėrthimi i disa koncepteve te rėndėsishme nėn ndikimin hajdegerian.

Themi tė shpenguar liria e fjalės apo liria e shprehjes pa parė me vėmendje dallimin midis ‘lirisė sė fjalės’ dhe ‘lirisė sė shprehjes’ .

Liria e fjalės , nė thelb ėshtė liria e ankimit, sepse nuk mė mungon lavdėrimi,i cili biles nxitet, mė mungon ankimi, kritika.

Ndėrkaq kuptimi i lirisė e shprehjes, nis me domethėnien e fjalės ’shpreh’, e cila ndoshta lidhet me gjermanishten ‘Sprache’ – gjuhė a ndoshta me italishten ‘esprimere’, por qė gjithsesi nėnkupton ‘mohimin e prehjes’.
Pikėrisht tek ky mohim i ‘prehjes’, gjen edhe domethėnien ’shprehja’, pra dal nga gjendja e prehjes, por jo vetėm duke ‘folur’, duke pėrdorur ‘gjuhėn’, njeriu mund tė ’shprehet’ edhe pa folur, te shprehet me punėn, tė shprehet me sytė apo duart.

Dalja nga gjendja e prehjes , nėnkupton qė njeriu nuk ‘pėrmban’, nuk ‘pėrmbahet’, ku pėrmbahet nenkupton ‘ruhet brenda nė vetvete’, ne dallim nga mbaj, qė nėnkupton edhe ‘ruan tė jashtmen ‘ (ma ‘mba’ ti kėtė gjė, derisa tė vij ta marr= ma ‘ruaj’ ti kėtė).

Shprehja pra lidhet padyshim me daljen e qėnies nė dritė, dalja e ‘vetvetes pėr vete’, pra ka domethėnie tė epėrme ndaj ‘fjalės’ e cila mund ‘tė gėnjejė’. Njeriu qė shprehet ‘nuk mund’ tė mashtrojė, nese mashtron ai njeri nuk ėshtė ’shprehur’, thjesht ka folur.

Shprehu!- themi pėrhere kur kėrkojmė sinqeritetin qė vjen nga pėrbrenda.

Pikėrisht mungesa e lirisė sė shprehjes, kur nuk kemi dalje ‘tė vetvetes pėr vete’, qoftv nga frika se mos themi apo bėjmė ndonje budallėk apo se na kanė ndaluar fjalėn, apo se po tė shprehemi, do tallen me ne etj, ėshtė edhe ‘themeli i mosbesimit’.
Sinqeriteti i qėnies, ‘i vetvetes pėr vete’ , qė ėshtė pikėrisht shprehja, pėrbėn edhe bazėn e ‘miqėsisė’, asaj ‘Miqėsie’ nė domethėnien shqiptare qė tė gjithė e njohim por se praktikojmė mė e na duket si inekzistente.

Kjo ėshtė pasojė e krizės sė vetė konceptit shqiptar tė ‘njeriut’, i cili ėshtė pėrherė e mė pak ‘njeri’ e mė shumė ‘uomo-man’.

Cmund tė thuhet pėr ‘njeriun’, i cili nuk ’shprehet’ mė, pra nuk ka mė njė ‘vetvete pėr vete’? Ky njeri flet ‘pėr vete’, bėn ‘pėr vete’, por nė mungesė tė ’shprehjes autentike’, vetvetja nuk lidhet me veten, ky ėshtė ‘njeriu i fundit’ niēean, ‘ai qė ngėrdheshet’, ose njeriu qė ‘nuk shprehet autentikisht’.

Por ky nuk ėshtė ‘njeriu’ nė domethėnien shqiptare, kush i pėrqaset mendimit shqiptar e sheh nė dritė tė Diellit, se ky nuk ėshtė ‘njeriu autentik’, ky nuk ėshtė njeriu qė del nga fraza:
Ai nuk ėshtė njeri, ai ėshtė shtazė.

Nga kjo ’shprehje autentike’ qė del zakonisht nga thellėsia e qėnies e qė pėrfaqėson nė mendėsinė shqiptare ‘asgjėsimin etik’ tė tjetrit, duke parė se ēfarė nuk ėshtė, ne gjejmė se ēfarė ėshtė.

Ne gjejmė qė nė ndryshim nga mendimi grek (Aristoteli) i cili arriti pohimin se njeriu ėshtė ’shtaze politike’, mendimi shqiptar pohon se njeriu ėshtė ’shtazė etike’, dhe kėtu nuk ka asgjė kristiane, kjo ėshtė kristiane aq sa mund tė jetė kristian koncepti i Besės.

Qė ’shtaze etike’ nuk ėshtė formalisht larg ’shtazės politike’, kėtė e kuptojmė lehtė po tė marrim parasysh se politika pėr mendimin grek ėshtė arti i gjetjes sė ‘te mirės’ sė pėrbashkėt, por ēfarė ėshtė e mirė ėshtė ‘etike’.

E megjithatė njė vėshtrim mė kėmbėngulės, arrin ta kuptojė se si ’shtazė etike’ apo ’shtazė politike’ pėrfaqėsojnė njė kundėrthėnie ne terma dhe pikėrisht tė kundėrtėn e njėra tjetrės.
Pra sinteza ‘njeri’ arrihet vetėm me dialektiken hegeliane, ky dy tė kundėrta arrijnė njė sintezė.

Nė kėtė pikė po tė shikojmė me vėmendje se cila ėshtė e kundėrta e ’shtazės’ do gjejmė mjaft lehtė se ėshtė etika dhe jo politika. Politika nė kuptimin grek ėshtė ‘art’, sot deri edhe ’shkencė’, por nė tė dyja rastet, kemi tė bėjmė me njė hap tjetėr, me njė veprim, pra qė nuk ėshtė tek thelbi (vetvetja), por tek paraqitja (vetja).

Por kjo nuk e kėnaq dialektikėn hegeliane, sepse nė dialektikėn hegeliane tė dyja tė kundėrtat gjenden nė esencėn(vetveten) e sintezės.

Pra politika nuk ėshtė vėrtet e kundėrta, por paraqitja e sė kundėrtės, dmth jo e kundėrta ‘nė vetvete’, por e kundėrta ‘pėr vete’. Politika nė domethėnien aristoteliane pra ėshtė paraqitja e etikės, por jo etika nė vetvete.

Keshtu qė ndjekja e dialektikės hegeliane, e cila ėshtė e vetmja qė arrin tė pėrputhė dy tė kundėrta nė njė sintezė, na con nė perfundimin se :
1-Nėse teza ėshtė Shtaza,
2-atėherė antiteza ėshtė Etika,
3- sinteza ėshtė Njeriu.

Pra njeriu ėshtė shtaze etike, paraqitja e sė cilės ėshtė politika.

Kuptohet qė ndjekja e dialektikės hegeliane, mėnjanon mundėsine e ‘MORALISTIT’, ky individ nuk ‘ėshtė’ mė SHTAZE, ky e ka mohuar ’shtazėn’, rrjedhimisht nuk ėshtė NJERI nė domethėnien shqiptare. Kristiani si Moralist nuk ėshtė ‘Njeri’ nė domethėnien esenciale shqiptare, vetėm ne domethėnien Formale.

Niēja thoshte se:
- Njeriu ėshtė shtaza e vetme e pastabilizuar ende nė esencėn e vet’ .

Ne fakt nuk ėshtė e stabilizuar nė esencėn e vet, jo pėr shkak tė faktorit ’shtazė’ sepse shtaza nė vetvete ėshtė e stabilizuar, por pėr shkak tė faktorit ‘moral/etikė', i cili ėshtė i paqėndrueshėm sepse nuk ėshtė absolut.

Pra vetėm kur tė arrihet njė moral absolut, mund tė kemi pėrtejėsimin e njeriut, kapėrcimin e njeriut nė mbinjeri. (Niēja e shquan tek kėrkimi i njė morali natyror qė e kthen njeriun nė rrėnjėt e tij, ēka do ishte njė perėndim i Njeriut, dhe falė kėtij perėndimi njeriu do kapėrcehet, do shkojė pėrtej).

Por ky nuk ėshtė problemi jonė, ajo qė ka rėndėsi ėshtė pikėrisht se mohimi i etikės, ėshtė mohim i njė pjese qė ndodhet nė ‘esencėn e njeriut’, nė domethėnien shqiptare, pra vetė ‘njeriu’ kėshtu mohohet dhe del pėrgjithėsisht Shtaza. Kjo Shtazė e kėrkon zgjidhjen e problemeve qė ka me realitetin tek POLITIKA, por nė fakt duhet ta kėrkoje tek esenca e vet. Shtaza nuk e arrin dot politikėn , pa arritur etikėn.

Ky ėshtė edhe problemi kryesor i Komunizmit apo filozofive materialiste, gjithcka qė lidhet me materien me tė prekshmen, i duhet trupit, i duhet esencės tonė si shtazė.
Nė rrugėn e zbatimit tė saj ne mohojmė pjesėn tjetėr tė Njeriut, atė qė e lidh me mendimin.
Nė shqip i pagdhendur, vjen nga gdhend e cila nga gdhe/ė qė ka lidhje me gdhenjckė-e dalė, e shtrembėrt, pykė, prandaj themi edhe :

Ai ėshtė pyke nė diell- pra ‘ i shtrembėr’.

E vėrteta, mendimi, ka lidhje me ē’ėshtė ‘e drejtė’ (mund te gjenden paralelizma edhe nė gjuhė tė tjera qė e vėrteta=e drejta), por ē’ėshtė e drejtė nė zanafillėn e vet i perkiste etikės. Mungesa e fjalėve shqip, pengon njė arsyetim tė mėtejshėm tė mbėshtetur nė pėrvojėn shqiptare.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.10.2012, 01:50   2
rrėqebull
anėtar/e
 
rrėqebull
 
Anėtarėsuar: 2.2012
Shprehje shkėlqyse!



Do shtoja vetėm dy gjėra:
Citim:
Thėnė nga Hyllin

Dalja nga gjendja e prehjes , nėnkupton qė njeriu nuk ‘pėrmban’, nuk ‘pėrmbahet’, ku pėrmbahet nenkupton ‘ruhet brenda nė vetvete’, ne dallim nga mbaj, qė nėnkupton edhe ‘ruan tė jashtmen ‘ (ma ‘mba’ ti kėtė gjė, derisa tė vij ta marr= ma ‘ruaj’ ti kėtė).
Nė rastin e mėsipėrm do pėrdorja fjalėn ndėrmban nė vend tė fjalės pėrmban, sepse tė parėn e shoh tė pandikuar nga ngjyrime "kufikrijuese", qė nė njė farė mėnyre, me foljen pėrmban krijohen duke dhėnė pėrshtypjen e njė lloj dydāmie(dikotomie) midis Botės dhe jo-botshmėris-tė-asaj-qė-pėrmbahet-deri-sa-pokjo-ėsht-ende-tu-u-pėrmbajt. Prandaj folja ndėrmban besoj se shmang edhe njė keqkuptimin tjetėr: atė tė mosngatėrrimit tė vullnet-mundėsisė (kur ende nuk ėsht shprehur) me njė meta-fenomen jasht Bote, sepse kjo do tė thoshte krijimi i njė lloj metafizike tė re tė stėrfuqizuar: tė njė metafenomenologjie. Dhe rėndėsishmėria e ksaj mosngatėrrese ėsht poaq thelbėsore nė drejtimin e kundėrt: nė moskapėrximin e shfaqjes ndaj shprehjes, gjė, qė po tė ndodhte, do shfaqej nė njė llojė “totalitarizmi fenomenik” qė i thėnė ndrryshe dodontetėthoshte: mosekzitenca e Artit ose: tautologjizimi i Etikės.
Ajo qė mė pėlqen tek shkrimi i sipėrm ėsht fakti qė pohon se Shqitarėt janė Botėkuptim dhe kutimshprehje, burim i ēiltėrt dhe i pandėrmbajtur i Artit dhe Etikės: Botė dhe Botshmėri: Botėshprehje dhe kuptim-kuptim.

Citim:
Thėnė nga Hyllin

Mungesa e fjalėve shqip, pengon njė arsyetim tė mėtejshėm tė mbėshtetur nė pėrvojėn shqiptare.
Shqipja lejon njė mundėsi fjalėndėrtim-kuptimshtjellimi marramendėse(apo mendėdhėnėse), "alkimike" do mund tė thuhej..
Le ti pėrkushtohemi.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:40.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.