Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Propaganda a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.10.2008, 20:20   1

Shkrim i cituar Prop:BG/ Bullgaria kėrkon "pakicė bullgare" nė Shqipėri/Z1


Gjuha maqedonase tė futet si njė nga gjuhėt e huaja kryesore nė shkollat e tė gjitha rajoneve ndėrkufitare mes kėtyre dy vendeve!". Ky ka qenė dje sugjerimi i ambasadres sė Maqedonisė, Blagorodna Mingova-Krepieva gjatė njė takimi me drejtuesit vendorė tė rrethit tė Librazhdit, si dhe deputetėt e zonės.

Rreth kėtij propozimi tė bėrė nė zyrėn e kryebashkiakut Kastriot Bega, ku ishte i pranishėm dhe deputeti Taulant Balla, nuk ka pasur reagim nga tė pranishmit. I kontaktuar pas takimit nga “Gazeta Shqiptare” kryebashkiaku Bega e ka konsideruar kėtė propozim si dashamirės dhe qė i shėrben projekteve tė pėrbashkėta nė zonat ndėrkufitare.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=45123
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2008, 00:36   2
kalimtar/e
 
Kėtu tė detyrojnė ti ulėsh patallonat edhe sllavomaqedonsat!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.6.2010, 16:02   3

Shkrim i cituar Prop:BG/ Bullgaria kėrkon "pakicė bullgare" nė Perėndimor


Citim:
Edhe bullgarėt duan minoritet nė Shqipėri

Lideri i Lėvizjes Kombėtare VMRO-ja bullgare, Krasimir Karakaēanov, ka bėrė thirrje pėr njė rol mė aktiv tė institucioneve shtetėrore tė Bullgarisė nė lidhje me bullgarėt nė Shqipėri.

”Nė vitin 2011 nė Shqipėri do tė realizohet njė census dhe roli aktiv ėshtė i rėndėsishėm nė mėnyrė qė bullgarėt nė Shqipėri tė mund tė identifikohen si bullgarė, jo si maqedonas apo shqiptarė”, i tha Krasimir Karakachanov agjencisė sė lajmeve bullgare “Focus”.

Sipas tij, puna e shtetit bullgar nė lidhje me kėtė popullsi ėshtė neglizhuar nė 20 vitet e shkuara. Ai thotė se ka paradokse, si fakti qė bullgarėt nga Shqipėria me emra kristianė marrin pasaportė bullgare, ndėrsa bullgarėt me emra myslimanė nuk mund tė pajisen me pasaportė.

“Qėkur Shqipėria njohu shtetin e Maqedonisė, qeveria maqedonase nė vitet 1991-1992 u mundua t’i identifikonte kėta njerėz si maqedonas, duke u dhėnė atyre pasaporta, shtetėsi maqedonase, … kėshtu qė ata mund thonė se ekziston njė minoritet maqedonas nė Shqipėri. Kjo ėshtė njė politikė me kėta njerėz, qė i kushton gjithashtu Greqisė, Bulgarisė e kėshtu me radhė”, tha ai.
Gara maqedono-bullgare

Edhe pse akuzohet nga Karakaēanov pėr pasivitet, qeveria bullgare nuk ka ndenjur duarkryq gjatė 20 viteve tė fundit nė lidhje me ata qė prej Sofjes konsiderohen bullgarė tė Shqipėrisė. Qė nga fillimi i viteve ’90 Ministria e Arsimit e Bullgarisė jep ēdo vit bursa studimi pėr shtetasit shqiptarė me origjinė sllave qė deklarojnė se janė bullgarė. Ky projekt, pėr vite me radhė i ėshtė lėnė nė dorė pikėrisht organizatės VMRO, emri i plotė i sė cilės ėshtė “Vėtreshna Maokedonska Revolucionna Organizacia” (Organizata e Brendshme Revolucionare, Maqedonase).

Por qeveria e Shkupit, pėr shkak tė afėrsisė territoriale me popullsitė qė pretendohen prej dy shteteve ka bėrė mė shumė “rekrutime” ndėr sllavėt e Shqipėrisė, duke ofruar pasaporta, lėvizje tė lirė dhe bursa studimi, por edhe duke kryer investime nė fshatrat e Gollobordės dhe Liqenasit, ku janė pėrqendruar mė sė shumti shqiptarėt me origjinė sllave.

http://216.75.13.41/index/aktualitet...f6ef95a4e.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.6.2010, 12:16   4
kalimtar/e
 
Citim:
Ministria e Arsimit e Bullgarisė jep ēdo vit bursa studimi pėr shtetasit shqiptarė me origjinė sllave qė deklarojnė se janė bullgarė
Njoh disa nga kėta studentėt "me origjinė sllave" dhe asnjėri nga ata nuk e pranon tė jetė i tillė. Gati tė gjithė janė nga zona e Dibrės dhe thjesht nga afėrsia territoriale qė kanė me sllavėt e IRJM-sė, kanė mėsuar gjuhėn sllavo-maqedono-bullgare prej tė cilės kanė pėrfituar qė tė bėjnė shkollėn nė Sofie a diku tjetėr.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.6.2010, 08:36   5
Citim:
Macedonia spares no efforts and resources for Bulgarians in Albania to be clearly determined as Macedonians

"There is extremely enforced propaganda by the power in Skopje to determine everyone as Macedonian. Macedonia spares no efforts and resources to determine Bulgarians in Albania as Macedonians. They carry out complete policy in that direction. We missed very much favorable moments to require clear and precise definition from the official authorities about the Bulgarian nationality there."

This is what chairman of the Culture Educational Association Ognishte Georgi Stamenov said in an interview with FOCUS News Agency commenting Bulgarians in Albania and Kosovo.

According to Stamenov long ago there had to be active policy of the Bulgarian state to the Bulgarian minority in Albania.

"So far we should ask not once the official Bulgarian government for regulation of the Bulgarian minority in Albania" Stamenov said.

He noted that the Bulgarians in Albania are officially around 60,000 to 70,000 people, but they are much more - at least 170,000 people.

"The government must take the most responsible attitude in relation to this crime against our nation – the Macedonianism. This is the most national apostasy act in world history. Now things are associated with clear and precise definition of genocide as an absolute Macedonianism to the Bulgarian people," Stamenov said.

http://www.focus-fen.net/index.php?id=n223712
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2010, 08:25   6
Citim:
Bullgarėt nxjerrin edhe shifra pėr minoritetin e pretenduar

Zehrudin Dokle, i shoqatės kulturore-arsimore “Ivan Vazov” thotė se Gora ėshtė terreni mė i ruajtur bullgar nė Shqipėri. Nė njė intervistė pėr agjencinė bullgare tė lajmeve “Focus News”, Dokle thotė se nuk mund tė pėrcaktohet qartė numri i bullgarėve tė Shqipėrisė, pasi njerėzit kanė lėvizur nė zonat sipas tij tė populluara nga bullgarė, si Gora, Golloborda dhe Prespa e Vogėl.

Por njė numėr pėr kėtė popullsi e jep Georgi Stamenov, i shoqatės kulturore-arsimore “Ognishte”. Sipas tij, shtetasit shqiptarė me orgjinė bullgare janė tė paktėn 170 mijė.

Por Stamenov ėshtė shumė i shqetėsuar se “bullgarėt” po konsiderohen si maqedonas, pėr shkak tė njė politike tepėr agresive tė Shkupit nė kėtė drejtim dhe njė politike tė mefshtė tė Sofjes nga ana tjetėr.

“Ky ėshtė tjetėrsimi mė i madh kombėtar nė historinė e botės”, thotė Stamenov pėr agjencinė “Focus News”, e cila po i mėshon pėrditė e mė shumė ekzistencės sė njė minoriteti tė madh bullgar nė Shqipėri, nė prag tė regjistrimit tė vitit 2011.

Nė kėtė kontekst, agjencia nė fjalė ka biseduar edhe me Spas Panēev, politikan dhe nėnkryetar i grupit tė miqėsisė Bullgari-Shqipėri. Sipas Panēevit, bullgarėt e Shqipėrisė po luftojnė pėr njohjen e tyre, por kjo nuk ėshtė e lehtė, pėr shkak tė ndjeshmėrisė qė ka kjo ēėshtje tek autoritetet shqiptare. Ai thotė se Agjencia e Bullgarėve Jashtė Vendit duhet tė investohet nė luftėn e bullgarėve tė Shqipėrisė pėr tė drejtėn e tyre.

Pėrfaqėsues organizatash dhe politikanė nė bullgari kanė nisur tė riaktivizohen pėr atė qė ata e quajnė ēėshtje e bullgarėve tė Shqipėrisė dhe po ushtrojnė presion tek autoritetet e Sofjes pėr tė hedhur hapa konkretė nė kėtė drejtim.

Aktivizimi i bullgarėve erdhi pak kohė pasi Presidenti i Rumanisė, Trajan Basesku, kėrkoi shkoqur nė Tiranė njohjen e arumunėve si pakicė kombėtare rumune. Deklarata e Baseskut u bė pak kohė pasi qeveria shqiptare njoftoi se nė regjistrimin e ardhshėm tė popullsisė nė vitin 2011 qytetarėt do tė mund tė shprehin me vullnet tė lirė edhe origjinėn dhe fenė e tyre.

Nga ky regjistrim po kėrkojnė tė pėrfitojė tashmė edhe Bullgaria, e cila duke qenė se ėshtė vend anėtar i BE-sė dhe e pėrfshirė nė zonėn “Shengen” mund tė gjejė njerėz qė me “vullnet tė lirė” tė deklarojnė se janė bullgarė.

http://216.75.13.41/index/aktualitet...cf30b3674.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2010, 08:32   7
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Goranėt gjuhėn e vet e quajnė "nashke" qė dmth "e jona" ose "sipas tonės", tė njėjtin term e kanė pėrdorur edhe fiset shqiptare tė sllavizuara nė Mal tė Zi, pra asnjėra palė kėtu nuk ka thėnė se flet serbisht a bullgarisht, por ka pėrdorur njė term qė zakonisht e pėrdornin fiset e sllavizuara.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.7.2010, 00:02   8
Citim:
Shkupi pasaporta pėr shqiptarėt dhe bullgarėt nė Shqipėri

Ministri bullgar i diasporės, Bozhidar Dimitrov ka akuzuar autoritetet e Maqedonisėr pėr shpėrndarjen e pasaportave pėr shqiptarėt dhe bullgarėt nė zonat e banuara me komunitetin etnik bullgar nė Shqipėri.

Ai ka theksuar se kanė verifikuar tre zonat siē janė: Gollobėrda, Prespa e Vogėl dhe Gora, ku janė zbuluar pėrpjekjet e autoriteteve maqedonase qė sa mė shpejtė tė pajisė me pasaporta rreth 100 mijė shtetas shqiptarė, edhe tė komunitetit bullgar qė jetojnė atje.

Sipas tij, pas heqjes sė vizave nga BE pėr shtetasit e Maqedonisė, autoritetet maqedonase po shpėrndajnė pasaporta, tė cilat mund tė pėrfitohen pėr dy muaj dhe pėr njė ēmim prej 50 eurove.

“Vitin e ardhshėm vijon regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri dhe Shkupi shpreson tė tregojė praninė e numrit tė madhe tė pakicės maqedonase”, ka theksuar Dimitrov.

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisė kanė bėrė tė ditur se nė tė gjitha ambasadat nė botė, duke pėrfshirė edhe ate nė Tiranė ka formularė pėr shtetėsi, tė cilėt mund tė tėrhiqen dhe tė gjithė ata qė plotėsojnė kushtin se kanė origjinė maqedonase, mund tė pėrfitojnė shtetėsinė e Maqedonisė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...27fb40f65&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.9.2010, 18:39   9
Citim:
500 mijė moldavė dhe ukrainas bėhen bullgarė

Ministri bullgar pėr Diasporė, Bozidar Dimitrov, mendon tė ndajė nėnshtetėsi pėr rreth 500,000 bullgarė nga Besarabia.

Sipas Dimitrovit, nė territorin qė shtrihet nė Ukrainė dhe Moldavi jetojnė rreth 550,000 bullgarė qė i pėrmbushin kriteret pėr nėnshtetėsi bullgare.

“Rreth 28,000 bullgarė tė Besarabisė kanė marrė nėnshtetėsi bullgare nga viti 2002. Rreth 20,000 e tyre aktualisht jetojnė nė Bullgari“, deklaroi Dimitrov.

Derisa po fliste nė njė tubim tė bullgarėve tė Besarabisė nė Sofje, Dimitrov pėrmendi edhe maqedonasit qė morėn nėnshtetėsi bullgare.

“Rreth 40 pėrqind e bullgarėve nė Maqedoni, qė kanė marrė nėnshtetėsi, kanė emigruar nė Bullgari, kurse 40 pėrqind e tyre kanė mbetur nė Maqedoni. Me sa duket, ata e shfrytėzojnė pasaportėn bullgare pėr udhėtim mė tė lehtė, por edhe si mbrojtje nga represioni i autoriteteve tė ISHRJM. Vetėm 20 pėrqind e maqedonėve me nėnshtetėsi bullgare kanė shkuar nė ndonjė vend tjetėr tė BE’sė”, sqaroi Dimitrov.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../38831/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2011, 22:46   10
Citim:
Qeveria shqiptare lejon tabelat maqedonase

Dy javė pėrpara zgjedhjeve lokale tė 8 majit, komuna Pustec mbushet me tabela me emra rrugėsh dhe sheshesh nė gjuhėn maqedonase.

Komuna qė dikur mbante emrin Liqenas ka pėrfshirė dhe zyrtarė tė komunės Gazi Baba tė Maqedonisė, duke bėrė fushatė edhe pėr kandidatin zyrtar tė koalicionit qeveritar tė drejtuar nga PD-ja, Edmond Temelko, i cili mban postin e kryetarit tė Partisė Aleanca e Maqedonasve pėr Integrimin Evropian.

Agjencia e lajmeve INA informoi mbi kėtė ngjarje qė ndodhi nga mesi i muajit prill, ku komuna e Gazi Babės nė kuadėr tė Qytetit tė Shkupit nė Maqedoni i dhuroi shenja treguese tė komunikacioni me shkrimin cirilik komunės sė Liqenasit nė Shqipėri.

Mediat maqedonase nė Shkup kanė promovuar njė projekt tė tillė duke shtuar se bėhet fjalė pėr njė donacion tė komunės Gazi Babė tė Shkupit. Komuniteti maqedonas qė udhėheq edhe me komunėn e Liqenasit nga Edmond Temelko ka faleminderuar donacionin e dhėnė nga Shkupi, duke shtuar se pėr herė tė parė do tė mundėsohet qė edhe nė shkrimin cirilik tė njihet vendbanimi i tyre.

Shenja tė institucioneve dhe rrugėve nė gjuhėn sllavo-maqedonase nė 9 fshatrat tė komunės Liqenas, e emėruar nė Pustec, tė prefekturės sė Korēės u vendosėn me datėn 14 prill ku tė pranishėm ishin kryetari i komunės Gazi Baba, Toni Trajkovski, Teodor Petrov, presidenti i kongresit botėror tė Maqedonisė dhe Tashko Ivanov, kryetar i shoqatės sė Maqedonasve tė Egjeut.

http://www.ina-online.net/Default.as...d8df4729a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2011, 22:21   11
Citim:
1128 shqiptarė kanė marrė shtetėsinė bullgare

Bullgaria u ka dhėnė shtetėsinė e saj 11.441 personave qė nga fillimi i 2011 deri nė mes tė shtatorit, mes tyre edhe shqiptarė.

Shifra ėshtė bėrė me dije nga autoritetet zyrtare tė Sofjes, sipas tė cilave nė total, qė nga 1 janari 2002, deri mė 30 qershor tė kėtij viti, numėrohen 1128 qytetarė nga Shqipėria tė cilėt kanė aplikuar pėr tė marrė shtetėsinė bullgare, pėr tė mundėsuar mė pas marrjen e njė pasaporte nga ky vend.

Nė njė kohė, qė gjatė kėtij, viti Sofja zyrtare ka pohuar se janė vetėm125 persona tė cilėt kanė dorėzuar pasaportat e tyre bullgare, pėr tė pėrfituar atė tė njė shteti tjetėr.

Ndėrkaq, siē bėjnė me dije mediat bullgare, pėrpunimi mė i shpejtė i aplikacioneve pėr tė marrė nėnshtetėsinė bullgare, ėshtė shpallur si prioritet nga kabineti i qendrės sė djathtė, GERB, i cili e mori detyrėn nė verėn e vitit 2009.

Nė krye tė iniciative ishte ministri i caktuar pėr Diasporėn, ose pėr bullgarėt jashtė vendit, Bozhidar Dimitrov, i cili mė vonė dha dorėheqjen.

Por mėsohet se njė numėr rekord i kėrkesave pėr nėnshtetėsi bullgare, tė miratuara nė vitin 2010, ishin pikėrisht nėn udhėheqjen e tij - krahasuar me gati 15.000 nė vitin 2009.

Ndėrsa sivjet, bėhet me dije se pasaportat mė tė shumta bullgare janė dhėnė pėr njerėzit me origjinė bullgare nga Maqedonia dhe Moldavia. (noa)

http://www.koha.mk/globi/7806.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.10.2011, 20:46   12
Citim:
Poposki nė Tiranė, thirr pakicėn maqedonase tė regjistrohet

Shqipėria dhe Maqedonia do tė thellojnė bashkėpunimin mes dy vendeve, si njė kontribut i rėndėsishėm, ky, edhe pėr paqen dhe sigurinė nė rajon. Ky ishte qėllimi i vizitės sė Ministrit tė Jashtėm tė Maqedonisė, Nikolla Popovski tė hėnėn nė Tiranė.

Poposki, ndodhet nė Tiranė me ftesė tė homologut shqiptar, Haxhinasto, me tė cilin pas takimit kokė mė kokė zhvilluan njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp.

Vizita e Popovskit pėrkon me kohėn kur nė tė dy shtetet ka nisur regjistrimi i popullsisė dhe i banesave dhe tė dy ministrat ndanė tė njėjtin mendim se "vlerat evropiane tė BE-sė pėrcaktojnė proceset e regjistrimit tė popullsisė nė tė dy vendet."

Duke iu referuar faktit se pakica maqedonase nė Shqipėri ka paralajmėruar bojkotin e kėtij procesi, kryediplomati i Maqedonisė u bėri apel tė regjistrohen.

"Perspektivat evropiane janė nė interesin e tė dy vendeve. Vlerat evropiane janė ato qė duhet tė pėrcaktojnė proceset integruese. Duhet tė promovojmė tė gjitha vlerat qė disponojmė nė mėnyrė qė tė integrohemi nė BE; duhet tė bėjmė gjithēka qė tė integrohemi nė BE", deklaroi ministri Poposki.

Ai shprehu bindjen “se gjatė regjistrimit do bėhen tė gjitha pėrpjekjet tė identifikohen tė gjithė maqedonasit nė Shqipėri, dhe tė marrin pjesė nė census”. Por nė fjalėn e tij nuk preku regjistrimin e popullsisė shqiptare nė Maqedoni.

Nga ana e tij, ministri shqiptar Haxhinasto dha garancinė se censusi do tė zhvillohet sipas standardeve evropiane, dhe se rezultati do tė jetė nė pėrputhje me realitetin.

“Mendoj se procesi i censusit ofron tė gjithė hapėsirėn dhe garancinė e nevojshme qė rezultati tė jetė nė pėrputhje tė plotė me realitetin e minoriteve nė Shqipėri. Ēdo pretendim i kundėrt me kėtė ka njė ndikim tė fortė politik, i panevojshėm dhe i parėndėsishėm,” deklaroi Haxhinasto

Shefi i diplomacisė shqiptare nėnvizoi se ligji pėr regjistrimin e popullsisė ėshtė bazuar nė zbatimin e standardeve mė tė mira evropiane, dhe nuk mund tė ketė ndryshe, sepse Shqipėria ėshtė shembull nė kuadėr tė zbatimit tė tė drejtave tė minoriteteve.

"Nuk janė tė rėndėsishme pėrqindjet por zbatimi i atyre tė drejtave qė i pėrkasin ēdo minoriteti", theksoi mė tej ministri Haxhinasto.

Ministri shqiptar i bėri thirrje Maqedonisė tė zbatojė Marrėveshjen e Ohrit, si standard i bashkėjetesės sė komuniteteve multientike. “Shumė e rėndėsishme pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Maqedonisė”, si dhe bashkėpunimin nė arsim, kulturė, qė tė dy shoqėritė tona tė bazohen mbi vlerat mė tėmira qė trashėgohen nga e kaluara

Nė kėtė vizitė, Shkupi mori mbėshtetjen e Shqipėrisė qė Maqedonia tė marrė statusin e plotė tė NATO.-s, si dhe pėr tu integruar dhe pjesė e disa inisiativave rajonale, si nisma Adriatiko – joniane.

Sa i takon rajonit mes dy ministrave ėshtė diskutuar dhe pėr Kovovėn. Haxhinasto tha se ėshtė rėnė dakord pėr njė koordinim mė tė madh, dhe nevojėn pėr e integrimit tė Kosovės nė tė gjitha iniciativat rajonale, qė Kosova tė ecė me hapa tė sigurt drejt BE

http://www.tvkoha.tv/7518/poposki-ne...jistrohet.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2011, 22:11   13
Citim:
Gruevski nė Gollobėrdė, anashkalon Tiranėn

Maqedonia do tė bėj ēmos pėr tė pėrmirėsuar kushtet e jetesės sė maqedonasve etnik nė Shqipėri.

Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski sot po qėndron pėr vizitė nė fshatin Gollobėrdė tė Shqipėrisė i shoqėruar nga njė delegacion qeveritar.

Emri:  golloborde-gruevski.jpg
Shikimet: 623
Madhėsia:  28,7 KB

Gruevski me kėtė vizitė ka anashkaluar Tiranėn zyrtare dhe se kabineti i tij sot ka informuar mediat pėr vizitėn e papritur nė fshatin e brezit kufitar Gollobėrdė, i cili vijon tė jetė njė qendėr rurale e pėrplasjeve tė maqedonasve dhe bullgarėve, pėr identitetin kombėtar tė banorėve tė kėsaj zone.

Maqedonia do tė bėj ēmos pėr tė pėrmirėsuar kushtet e jetesės sė maqedonasve etnik nė Shqipėri.

Kėtė e theksoi kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski gjatė qėndrimit sot pasdite nė fshatin Trebishtė tė rajonit tė Gollobėrdės nė Shqipėri, duke qenė pranė komunitetit tė kėtij vendbanimi qė deklarohet si maqedonas dhe bullgar.

Gruevski para banorėve tė kėsaj zone deklaroi se gjatė vizitės sė paralajmėruar tė kryeministrit shqiptar Sali Berisha nė Shkup, do tė kėrkoj nga ai qė ti kushtohet vėmendja dhe kujdesi banorėve tė kėsaj zone kufitare,duke pėrmirėsuar kushtet e jetesės sė tyre.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	golloborde-gruevski-b.jpg
Shikimet:	266
Madhėsia:	101,5 KB
NNJ:	3241

Ai shtoi se rruga e lėshuar sot nga fshati Xhepishtė i Maqedonisė drejt kufirit me Shqipėrinė do tė mundėsojė dhe lehtėsoj lėvizjen e lirė tė banorėve tė kėsaj zone.

Gruevski premtoi stipendione pėr tė rinjtė pėr shkollim nė shkollat e Maqedonisė si dhe kushte tė tjera pėr banorėve e kėsaj zone pranė brezit kufitar.

“Ne do tė pėrkushtohemi pėr tu pėrkujdesur pėr ta nė bashkėpunim me autoritetet shqiptare. Ata janė qytetarė lojal tė Shqipėrisė dhe ashtu duhet tė jetė, por njėkohėsisht ata si maqedonas etnik kultivojnė traditėn, kulturėn, gjuhėn dhe lidhjet me Maqedoninė”, theksoi Gruevski, i shoqėruar nga njė delegacion i lartė qeveritar dhe ambasadori i Maqedonisė nė Tiranė, Vele Trpevski.

Kryeministri i Maqedonisė pas qėndrimit tė Gollobėrdė pritet tė kthehet nė Shkup, pa zhvilluar ndonjė takim me zyrtarėt mė tė lartė shtetėror tė Tiranės.

Delegacioni i lartė qeveritar paradite nėn shoqėrimin e ministrit tė Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta vizituan komunėn e Dibrės dhe sė bashku me kreun e komunės sė Dibrės pėruruan rrugėn e fshatit Xhepishtė nė drejtim tė kufirit me Shqipėrinė si dhe vizituan stacionin e rikonstruuar tė policisė kufitare nė Xhepishte , qė gjendet vetėm dy kilometra nė kufirin me Shqipėrinė. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/10305.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 22:51   14
Citim:
Bullgaria josh me nėnshtetėsi goranėt shqiptarė

Tiranė, 19 prill - Bullgaria ėshtė duke intensifikuar pėrpjekjet e saj pėr tė zgjeruar minoritetet nė Ballkan, pėrfshi nė Shqipėri dhe Kosovė, duke u ofruar nėnshtetėsi bullgare komunitetit goran, lajmėroi portali i lajmeve, “SETimes” .

E njėjta ofertė vlen pėr goranėt e Maqedonisė, tė pėrqendruar nė 18 fshatra, nė rajonin e Gorės dhe nė afėrsi tė liqenit tė Prespės, nė krahun maqedonas.

Ishte presidenti i Shoqatės sė Goranėve Maqedonas, Avnija Rahti, ai qė bėri tė ditur lajmin. Sipas tij, shteti bullgar i ka ofruar zyrtarisht kėtij komuniteti pėrfitimin e pasaportės bullgare, pjesė e vendeve tė BE-sė, punėsim nė Bullgari dhe shkollim falas nė Sofie dhe Plovdiv.

”Tė gjithė personat qė i pėrkasin komunitetit gorani, duhet tė nėnshkruajnė dokumenta ku ata deklarojnė se kanė origjinė bullgare dhe se e ndiejnė veten pjesė e kėtij kombi”, deklaroi Rahti.

Shkupi reagoi menjėherė ndaj kėsaj nisme, duke e konsideruar si tė paligjshme, ndėrsa autoritetet shqiptare nuk kanė shprehur ndonjė qėndrim zyrtar.

Agjencia pėr Bullgarėt nė Botė ėshtė ajo qė organizon fushatat e vizitave dhe konvertimeve nė komunitetit gorani, ndėrsa nė faqen e saj tė internetit shpjegon se misioni i saj ėshtė tė bashkojė dhe tė unifikojė tė gjithė bullgarėt kudo nėpėr botė.

Njė vit mė parė, mbi 16 mijė maqedonas fituan nėnshtetėsi bullgare, sė bashku me rreth dy mijė ukrainas dhe njė mijė serbė, por vetėm gjashtė qytetarė nga Republika e Kosovės.

”Rreth 1 500 banorė tė Zhupės dhe Prespėn kanė fituar nėnshtetėsi bullgare”, konfirmoi nga ana shqiptare Gėzim Kurti, kryetari i Shoqatės sė Bullgarėve nė Shqipėri, i pyetur nga “SETimes”.

Lėvizja ėshtė kritikuar nga ekspertja bullgare pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe pedagogia Antoinette Primatarova, e cila nė njė media vendase, u shpreh: “Kjo ėshtė njė lėvizje e Bullgarisė pėr tė pėrfituar avantazhe politike nė vendet mė tė varfėra tė Ballkanit, duke shfrytėzuar avantazhet qė ofron pasaporta e saj”.

http://koha.net/?page=1,15,96329
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2012, 22:30   15
Citim:
Goranė e myslimanė shndėrrohen nė bullgarė

Kėrkesat e shumė banorėve tė Kosovės pėr pasaportat e huaja serbe dhe maqedonase kanė tash njė “konkurrent” serioz: pasaportat e shtetit tė Bullgarisė. Me kėtė dokument tė njerėzit besojnė se do t’u hapen mundėsitė e punėsimit nė ndonjė vend tė Bashkimit Evropian, raporton DW.

Tek boshnjakėt dhe goranėt e Prizrenit po organizohen shoqatat e bullgarėve, edhe pse pjesėtarė tė kėtij komuniteti zyrtarisht nuk ka nė Kosovė.

Radioja gjermane pėrkujton se nė prani tė zyrtarėve tė Ambasadės bullgare nė Prishtinė dhe tė Agjencisė sė Bullgarėve jashtė Bullgarisė, para dy muajve ėshtė formuar Shoqata e Bullgarėve tė Kosovės, me seli nė Prizren. Edhe pse ėshtė mohuar zyrtarisht kjo, nė emėr tė shoqatės mblidhen dokumentet e tė anėtarėsuarve, kryesisht nga Komuna e Dragashit, qė me procedura tė shkurtuara e me ndėrmjetės, brenda njė viti ta fitojnė pasaportėn bullgare.

Pėrfaqėsuesit e boshnjakėve kanė pikėpamje tė ndryshme mbi kėtė ēėshtje. Disa e kuptojnė kėtė si "ndarje" tė komunitetit tė tyre dhe formimin e njė komuniteti tė ri bullgar, andaj apelojnė ndaj BE-sė qė ta ndalin kėtė proces.

Ish ministri i Kosovės pėr Shėndetėsi, Sadik Idrizi, pasaportat bullgare i sheh si “zgjidhje tė problemeve ekonomike”.

"Njerėzit nuk janė mė tė kėnaqur me pasaportat serbe dhe maqedonas, siē peshon nė kėtė fazė pasaporta bullgare, sepse me tė mund tė fitohet puna nė shtetet e BE, brenda njė muaji apo njė viti”, thotė Idrizi.

Derisa zyrtarėt kanė interpretime tė ndryshme pėr kėtė, njė numėr i madh i banorėve tė rajonit tė Prizrenit, e kohėve tė fundit edhe nga viset tjera, shkojnė ēdo ditė nė Sofje pėr tė dorėzuar dokumentet pėr pasaporta.

Procedura pėr marrjen e tyre ėshtė reduktuar nga pesė vite nė njė vit, ndėrsa pėr pasaportė duhet ndarė rreth njėmijė euro. (INA)

http://ina-online.net/rajon/17347.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.10.2012, 18:30   16
Citim:
Berisha: Kush ndihet bullgar, ėshtė i tillė

Kryeministri i Bullgarisė, Boyko Borissov, zhvilloi dje njė vizitė zyrtare nė Tiranė, ku sė bashku me Kryeministrin Berisha u nėnshkruan tri marrėveshje bashkėpunimi, qė lidhen me ekonominė, arsimin dhe ripranimin e personave qė qėndrojnė pa autorizim nė tė dyja vendet. Por nė bisedėn “kokė mė kokė” mes dy kryeministrave, u diskutuan edhe ēėshtje tė mprehta mes dy vendeve, siē ėshtė ajo e tė ashtuquajturit “minoritet bullgar” nė Shqipėri dhe problemet qė ata mund tė kenė me vetėdeklarimin si pjesė e kėtij komuniteti.

Nė lidhje me kėtė ēėshtje, Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, deklaroi se nė Shqipėri jo vetėm pėrfaqėsuesit e minoritetit bullgar, por edhe ata tė minoriteteve tė tjera janė tė lirė tė deklarojnė atė ēfarė ndiejnė, kujt etnie i pėrkasin apo dhe dėshirojnė.

Po kėshtu, dy kryeministrat diskutuan edhe pėr ēėshtje tė tregtisė mes vendeve, ku nė mėnyrė tė hapur kreu i qeverisė bullgar kėrkoi qė i gjithė bitumi qė prodhohej nė vend tė eksportohej nė Bullgari. Po kėshtu, dy kryeministrat folėn edhe pėr projekte tė pėrbashkėta nė infrastrukturė dhe nė energji. Njė temė e veēantė gjatė diskutimeve dhe konferencės pėr shtyp ishte edhe integrimi, ku Kryeministri Borissov shprehu mbėshtetjen e Bullgarisė pėr statusin e vendit kandidat tė Shqipėrisė.

Njė ēėshtje qė ėshtė diskutuar mes palėve ėshtė edhe ajo e minoritetit bullgar nė Shqipėri. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk ngurroi tė premtonte qė tė gjithė ata qytetarė shqiptarė, tė cilėt ishin apo ndiheshin se i pėrkisnin kėtij minoriteti, mund tė deklaroheshin bullgarė pa asnjė problem.

“Unė mund t’ju garantoj se i pėrmbahem parimit se, nė kėtė vend, ēdo qytetar i tij, tė deklarojė lirshėm pėrkatėsinė etnike qė i pėrket dhe qė e ndien vetė. Nuk ekziston dhe nuk do tė ekzistojė asnjė lloj kufizimi pėr qytetarėt e kėtij vendi, qė tė deklarojnė pėrkatėsinė etnike qė ndiejnė dhe dėshirojnė”, theksoi Berisha, duke e vendosur theksin te nevoja pėr tė pasur tė gjithė pėrkatėsinė europiane.

Bullgaria cilėson minoritet jo vetėm banorėt e zonės sė Gollobordės nė Dibėr dhe krahinės sė Shishtavecit nė Kukės tė quajturit goranė, por edhe synon tė marrė “protektoratin” e banorėve tė Prespės, tė cilėt Shkupi zyrtar i cilėson si maqedonas.

Njė betejė e nisur prej vitesh mes Maqedonisė dhe Bullgarisė, ku Sofja subvencionon shkollimin e njė numri tė madh studentėsh “minoritarė” dhe Tirana zyrtare bėn sehir.

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, kėrkoi dje qė i gjithė bitumi qė dilte nga minierat shqiptare tė shkonte nė Bullgari.

“Unė kam njė kėrkesė pėr palėn shqiptare; nė qoftė se ka mundėsi, Shqipėria tė eksportojė bitum, njė ēėshtje kjo pėr tė cilėn u diskutua edhe gjatė bisedimeve midis dy delegacioneve. Ka rrugė nė Bullgari qė janė ndėrtuar para shumė vitesh dhe janė aq tė qėndrueshme dhe aq tė mira, nė sajė tė bitumit tė mirė shqiptar. Jemi tė gatshėm tė marrim tėrė sasinė qė disponon vendi juaj”, deklaroi kreu i qeverisė shqiptare. Kjo kėrkesė u prit me dashamirėsi nga Kryeministri Berisha, i cili theksoi se bitumi shqiptar mjafton pėr tė shtuar rrugėt e gjithė Europės.

Kryeministri i Bullgarisė, Boyko Borissov, dhe delegacioni i gjerė qė e shoqėron nė vizitėn e tij dyditore nė Tiranė kanė udhėtuar nė Shqipėri me njė avion ushtarak. Agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”, njofton se kjo zgjedhje ka ardhur pėr shkak tė nevojės pėr tė kursyer fonde. “Delegacioni ėshtė transportuar nga dy avionė ushtarakė ‘Spartan’. Ky udhėtim i pazakontė u bė pėr tė kursyer fonde, duke mos e kthyer avionin qeveritar ‘Airbus’ nga Izraeli, ku ka transportuar Presidentin Rosen Plevneliev”, thekson agjencia bullgare.

Delegacioni shqiptar qė ka ardhur nė Shqipėri, pėrveē Kryeministrit tė kėtij vendi, pėrbėhet nga ministrja e Zhvillimit Rajonal, Liljana Pavlova, ministri i Kulturės, Vezhdi Rashidov, ai i Ekonomisė, Delian Dobrev dhe kryebashkiakja e Sofjes, Jordanka Fandakova. Sot delegacioni bullgar do tė marrė pjesė nė ceremoninė e vendosjes sė kurorės pėr nder tė tė rėnėve nė monumentin “Nėnė Shqipėri” dhe mė pas do tė zhvillojė njė takim me kryebashkiakun e Tiranės, Lulzim Basha.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/1...eshte-i-tille/

Citim:
Borisov-Berishės: Bullgaria votė pro pėr Shqipėrinė nė BE

Mbėshtetja e Bullgarisė nė rrugėn e integrimit tė Shqipėrisė pėr nė BE, ėshtė e padiskutueshme. Kėshtu e siguroi Kryeministri i kėtij vendi dje, shefin e qeverisė shqiptare Sali Berisha gjatė vizitės qė kreu i ekzekutivit bullgare po zhvillon ėn vendin tonė. Borisov tha qartė se Shqipėria gėzon mbėshtetjen e Bullgarisė dhe pėr pasojė edhe votėn pro nė dhjetor sa i pėrket statusit tė vendit kandidat.

“Do tė filloj me vlerėsimin qė ka Komisioni Evropian. Dua t’ju siguroj se zėri i Bullgarisė do tė dėgjohet nė Bruksel. Ashtu siē e kemi ndihmuar Kroacinė, do tė ndihmojmė edhe vendin tuaj. Mund t’ju siguroj se, nė momentin kur do tė vendoset votimi, mund tė shpresoni pėr votėn e Bullgarisė, ju siguroj”, - theksoi Borisov. Duke u ndalur nė rrafshin ekonomik, ai tha se Bullgaria ėshtė e interesuar pėr HEC-e, por ai pati njė kėrkesė tė veēantė pėr qeverinė shqiptare.

“Unė kam njė kėrkesė pėr palėn shqiptare: nė qoftė se ka mundėsi, Shqipėria tė eksportojė bitum, njė ēėshtje kjo pėr tė cilėn u diskutua edhe gjatė bisedimeve midis dy delegacioneve. Ka rrugė nė Bullgari qė janė ndėrtuar para shumė vitesh dhe janė aq tė qėndrueshme dhe aq tė mira, falė bitumit tė mirė shqiptar. Jemi tė gatshėm tė marrim tėrė sasinė qė ka vendi juaj”, - nėnvizoi kryetari i qeverisė bullgare.

Ndėrsa nga ana e tij zoti Berisha falėnderoi Borisov pėr mbėshtetjen e dhėnė dhe nėnvizoi se mazhoranca do tė ofrojė konsensusin e nevojshėm. Kryeministri Berisha ka pėrsėritur edhe njė herė thirrjen ndaj kryesocialistit Rama pėr tė votuar tri ligjet qė njėkohėsisht janė tri rekomandimet qė Komisioni Evropian i ka adresuar Shqipėrisė. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp, kreu i qeverisė tha se mazhoranca ėshtė e prirė tė japė konsensusin maksimal pėr kėto reforma, por qė duhet tė mbeten brenda kuadrit kushtetues.

“Unė shpresoj dhe vlerėsoj se nuk ekziston pengesa pėr t’i votuar ato. Natyrisht, qeveria nuk ka 3/5-at e votove pėr votimin e tyre, pasi dy prej tyre janė ligje organike. Se cili do tė jetė qėndrimi i opozitės, a do tė pėrdorė ajo pakicėn pėr tė bllokuar votimin e tyre, apo do t’i votojė, kjo varet nga kryetari i opozitės”, - tha Kryeministri i vendit.

Ai tha se gjatė qėndrimit dyditor nė Rumani, kishte biseduar me liderėt e qeverive tė djathta tė Evropės pėr procesin e integrimit tė vendit. Megjithatė, kreu i mazhorancės tha se nuk mund qė tė kėrkojė nga tė tjerėt atė qė vetė vendi nuk e bėn dhe shtoi se integrimi ėshtė njė proces qė kėrkon gjithė pėrfshirje. Ceremonia zyrtare e pritjes sė Borisovit dhe delegacionit bullgar filloi nė dje nė orėn 11:00. Gjatė kėtyre takimeve kokė mė kokė dhe atyre tė dy delegacioneve, Kryeministri Berisha dhe homologu bullgar Borisov vlerėsuan marrėdhėniet e shkėlqyera, miqėsore, tradicionale qė ekzistojnė mes dy vendeve dhe rikonfirmuan angazhimin e pėrbashkėt pėr t’i zgjeruar dhe thelluar edhe mė shumė ato nė tė ardhmen.

Dy homologėt ritheksuan vendosmėrinė e qeverive pėrkatėse pėr tė ngritur nė nivel mė tė lartė bashkėpunimin nė tė gjitha fushat me interes tė pėrbashkėt, si dhe pėr tė mbėshtetur fuqishėm zhvillimin nė fushėn ekonomike, ku njė vend tė veēantė zė inkurajimi i bizneseve dhe investitorėve tė tė dyja vendeve pėr tė eksploruar mundėsitė dhe potencialet e shumta qė ofron ky sektor. Nė vijim, u nėnshkruan tri marrėveshje bashkėpunimi nė fusha tė ndryshme midis qeverisė shqiptare dhe asaj bullgare dhe konkretisht: marrėveshja pėr bashkėpunimin ekonomik, protokolli nė fushat e arsimit, shkencės dhe kulturės pėr periudhėn 2013-2015, si dhe protokolli mbi zbatimin e marrėveshjes pėr ripranimin e personave qė qėndrojnė pa autorizim.

http://www.standard.al/index.php/sof...qiperine-ne-be
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2013, 22:47   17
Citim:
Maqedonasit: Shqiptarėt, populli mė dashamirės nė rajon

Pakicat maqedonase qė jetojnė nė vendet fqinje gėzojnė mė shumė tė drejta tė tyre nė Shqipėri, mė pas nė Serbi, kurse janė tė nėnēmuar dhe tė pėrbuzur kryesisht nė Bullgari dhe Greqi.

Nė njė analizė tė gazetės “Dnevnik”, qė pėrcjell "Radio Vati", e qė ka tė bėjė me shpėrndarjen e gazetave maqedonase nė vendet fqinje, del se nė Shqipėri maqedonasit nuk kanė asnjė problem pėr mirėfunksionimin e tyre, kurse nė Greqi dhe Bullgari i fyejnė, i pėrbuzin dhe i rrahin personat, qė shpėrndajnė gazeta maqedonase.

Gazeta “Agimi i ri” (Nova zora) ėshtė kėrkuar tė hiqet nga vendet ku shitet nė pjesėn veriore tė Greqisė, pasi siē konsiderojnė popullata vendase kjo gazetė “ėshtė e mbushur me gėnjeshtra dhe informata propaganduese nga Shkupi”.

Ndėrkaq nė Bullgari ankohen, se policia ende nuk i ka gjetur personat, tė cilėt kishin konfiskuar gazetėn maqedonase, e cila publikohet njė herė nė muaj, “Vullneti i popullit” (Narodna Volja).

Nė Shqipėri nuk ankohen, se pushteti i atjeshėm iu bėn nėnvlerėsime, por ankohen se nuk kanė mbėshtetje. Nė Shqipėri publikohen dy gazeta maqedonase; “Prespa” dhe “Ilinden”, tė cilat shpesh janė shkak i pėrplasjeve tė vetė pakicės maqedonase.

Nė Serbi gjithashtu publikohet njė gazetė politike-informative e maqedonasve, kurse maqedonasit theksojnė se, i kanė tė gjitha tė drejtat pėr tė jetuar normalisht, kanė edhe emisione nė gjuhėn e tyre, edhe nė disa televizione lokale.

http://www.kosova-sot.info/politike/...mires-ne-rajon
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2013, 03:09   18
rrėqebull
anėtar/e
 
rrėqebull
 
Anėtarėsuar: 2.2012
http://gazetatelegraf.com/ndryshimi-...shte-nje-turp/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.10.2013, 22:00   19
Citim:
Ivanov nė Pogradec, minoriteti kėrkon hapjen e njė konsullate nė Korēė

Pogradec, 11 tetor

Ivanov nė Pogradec, minoriteti kėrkon hapjen e njė konsullate nė KorēėPOGRADEC-“Maqedonasit nė Shqipėri tė jenė luajal ndaj shtetit dhe tė kenė tė gjitha tė drejtat”. Kėshtu ėshtė shprehur presidenti i Maqedonisė, Gjorge Ivanov nė takimin qė pati me pėrfaqėsuesit e komunitetit maqedonas nė Pogradec. Sipas Ivanov ėshtė e rėndėsishme qė pjesėmarrja e tyre tė jetė pozitive, tė jenė qytetarė luajal tė Shqipėrisė, nxitės tė trendeve dhe proceseve pozitive.

“Me organizimin politik bėhen subjekt ne jetėn politike ku pėrmes institucioneve ata mund ti plotėsojnė tė gjitha kėrkesat dhe nevojat e tyre. Kur keni minoritetet nė vendet fqinje, shtetet gjithmonė duhet tė mendojmė pozitivisht dhe nė mėnyrė krijuese. Tė mos dalė se ne Maqedonasit e Maqedonisė kėrkojmė tė drejta pėr Maqedonasve nė Shqipėri, por pėrkundrazi, nė Ballkan ne kemi nevojė, shqiptarėt nė Maqedoni tė kėrkojnė pėr tė drejtat e Maqedonasve nė Shqipėri dhe atėherė krijohet solidaritet mes dy komuniteteve dhe ndihmė reciproke, duke pėrdorur pėrvojat pozitive nė interes tė vendeve ku jetojnė komunitetet”, – tha Ivanov.

Presidenti Ivanov tha gjithashtu se ėshtė e nevojshme edhe ndryshimi i vetėdijes tė komunitetit Shqiptar nė Maqedoni, pėr tė kontribuar pėr tė drejtat e Maqedonasve nė Shqipėri, sepse ajo inkurajon bashkėpunimi ndėrshtetėror dhe i afron tė dy shoqėritė. Ka mundėsi pėr tė aplikuar pėr shumė grante nga Bashkimi Evropian nė lidhje me projektet rajonale dhe fondet qė inkurajojnė bashkėpunimin ndėrkufitar, nga te cilin do tė pėrfitojnė tė gjithė ne Ballkanin.

“Ballkanit i nevojitet njė hapje e madhe, jo vetėm tė lidhen nga ana infrastrukturore, por edhe nga ajo mendore. Njerėzit tė fillojnė tė mendojnė pozitivisht dhe t’i shohin tė gjitha iniciativat nė pėrmirėsimin e gjendjeve dhe shteteve dhe pjesėtarėve tė komuniteteve”, theksoi Ivanov

Presidenti i Maqedonisė pret rezultate tė shpejta qė tė gjitha iniciativat e Maqedonasve nė Shqipėri tė jenė nė dobi tė shtetit, qė duhet tė marrė statusin e kandidatit, ta fillojė procesin e euro-integrimit nė interes tė tėrė rajonit. Pėrgjatė takimit pėrfaqėsues tė minoritetit theksuan problemet e komunitetit maqedonas nė Shqipėri, siē ėshtė arsimi nė gjuhėn amtare dhe punėsimi dhe komuniteti maqedonas mbėshtes nėnshkrimin e nje marrėveshje ndėrshtetėrore midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Maqedonisė pėr mbrojtjen reciproke tė komunitetit maqedonas nė Shqipėri dhe komunitetit shqiptar nė Maqedoni.

Gjithashtu pėrfaqėsuesit e komunitetit maqedonas kėrkuan hapjen e njė konsullate maqedonase nė Korēė.

http://rtv21.tv/home/?p=130458&utm_s...llate-ne-korce
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.10.2013, 22:54   20
Citim:
Maqedonia do tė hap konsullatė nė Korēė, Shqipėria harron Manastirin

Maqedonia sė shpejti do tė hap konsullatėn e saj nė qytetin e Korēės dhe se ky premtim ėshtė bėrė nė takimin e presidentit Gjorgje Ivanov me minoritetin maqedonas nė Pogradec.

Kėrkesa pėr hapjen e konsullatės ėshtė bėrė nga Aleanca Maqedonia pėr Integrime Evropiane, njė subjekt politik qė tubon minoritetin maqedonas kryesisht nė zonat kufitare tė Shqipėrisė me Maqedoninė. “Kėrkojmė konsullatėn dhe njė administratė e cila do tė kishte kompetencat e njė ambasade. Ne nuk ka nevojė tė udhėtojmė nė Tiranė pėr ndonjė informatė apo shėrbim, kur do tė kemi konsullatėn tonė nė Korēė”, theksoi sekretari i kėtij subjekti politik, Vasil Sterjovski. Pėrfaqėsuesit e minoritetit grek kanė theksuar se nė Korēė ėshtė e hapur konsullata greke, qė sipas tyre, punon pėr asimilimin e vllehėve, shqiptarėve, romėve, por edhe maqedonasve.

Por nga ana tjetėr, pėr kundėr kėrkesės disavjeēare pėr hapjen e njė konsullate shqiptare nė Manastir, Qeveria shqiptare dhe presidenti kanė heshtur ndaj kėsaj kėrkese. Shoqata “Kongresi i Bashkimit” nė bashkėpunim me agjencinė e lajmeve INA nga Shkupi i drejtuan njė kėrkesė zyrtare Qeverisė sė kaluar shqiptare dhe ish-presidentit Bamir Topi pėr nevojėn e hapjes sė konsullatės shqiptare nė vatrėn e njohur tė historisė sė alfabetit shqip. Ish-presidenti Topi pėrmes njė pėrgjigje zyrtare theksoi mbėshtetjen pėr hapjen e kėsaj konsullate, ndėrsa nga Qeveria shqiptare pasoi arsyetimi pėr mungesė fondesh pėr hapjen e konsullatės nė Manastir.

Autoritetet e Maqedonisė kanė hapur njė konsullatė formale me konsull nderi edhe nė qytetin e Durrėsit, ku po vazhdojnė aktivitete intensive nė kėtė qytet turistik shqiptar. Siē mėsohet nė kėtė qendėr realizohen aktivitete tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe planet pėr shpėrndarjen e shtetėsive dhe pasaportave maqedonase pėr shtetas shqiptarė, tė cilėt dėshirojnė tė ndryshojnė identitetin e tyre. (M.Mellova/INA)

http://ina-online.net/maqedoni/35845.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:38.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.