Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.8.2010, 22:51   1

Shkrim i cituar Autorruga Prishtinė-Shkup


Citim:
Reagime ndaj projektit tė autorrugės Prishtinė-Shkup

Pas Autorrugės sė Kombit, qė e lidh Kosovėn me Shqipėrinė, ministri i Transportit Fatmir Limaj paralajmėroi pėrgatitjet pėr shpalljen e tenderit pėr ndėrtimin e autorrugės qė e lidh Kosovėn me Maqedoninė.

Mirėpo, nė Ministrinė e Transportit dinė pak detaje nė lidhje me kėtė autorrugė, pėrveē se nė shtator presin tė bėhen publikė emrat e kompanive tė interesuara pėr pjesėmarrje nė ndėrtim me koncesion, tregon zėdhėnėsi i ministrisė Xhevdet Pozhari.

“Jemi nė pėrfundim tė projektit dhe pasi tė finalizohet do tė bėhet e ditur edhe kostoja dhe tė gjitha procedurat tjera. Mandej, vjen hapi tjetėr pėr shprehje interesi, mandej njėjtė si e kemi pas rastin pėr autorrugėn Vėrmicė- Merdare, mirėpo kushti kryesor i kėsaj rruge ėshtė koncesionimi”, tha ai.

Pra, ende nuk dihet se kur do tė shpallet tenderi, sa do tė zgjas ndėrtimi, apo edhe se si do tė kompensohen pronat nėpėr tė cilat pritet tė kalojė autorruga. Kėtė e potencon edhe ekspertja e ekonomisė dhe nėnkryetarja e AKR-sė Mimoza Kusari Lila.

”Deklarata se muajin e ardhshėm do tė vendoset ose do tė fillohet (me autorrugėn pėr Shkup), varėsisht se ēfarė ka menduar ministri Limaj, konsideroj se ėshtė shumė e ngutshme, nė njė periudhė kur as nė Parlamentin e Kosovės nuk ėshtė bėrė debat, nuk ėshtė prezantuar nė Komisionin Parlamentar, pra asgjė mė ndryshe se nė projektet e tjera…”, tha ajo.

Por, Lila Kusari nuk shprehet kundėr idesė, ndėrsa kėrkon transparencė, pasi qė druan se nuk do tė dihet pėrfundimi, sikur ndodh me rrugėn pėr aeroport dhe shumė rrugė tė tjera.

Nga ana e tij, eksperti nga Oda Ekonomike Berat Rukiqi, idenė e sheh si shumė tė qėlluar dhe tė arsyeshėm ekonomikisht, pasi do tė ndėrtohet me koncesion.

“Ajo qė ėshtė tash pozitive nė kėtė drejtim ėshtė se me kėtė nuk do tė ngarkohet buxheti i Kosovės mirėpo do tė jetė njė koncesion klasik", vlerėson Rukiq. Ai nuk e sheh si problem kompensimin e pronave, pasi qė sipas tij kjo duhet tė vendoset me kohė, nėse do tė bėhet nė marrėveshje me koncesionarin, ose qeveria do ta bėjė kompensimin. (RTK/INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...2ac39f518&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2010, 22:33   2
Citim:
Autorruga Prishtinė-Shkup, me koncesion

Projekti i autorrugės Prishtinė-Shkup ėshtė njė nga objektivat e MTPT-sė, kurse ndėrtimi i autorrugės do tė jepet me koncesion dhe paraqet njėrin nga projektet mė kapitale tė vendit, pas nisjes sė punimeve nė autorrugėn Vėrmicė-Prishtinė -Merdar.

Kėshtu ka njoftuar tė hėnėn zėdhėnėsi i MTPT-sė, Xhevdet Pozhari, i cili tha se MTPT-ja tashmė e ka detajizuar planin e projektit tė autorrugės Prishtinė-Shkup dhe qė mbetet tė realizohet brenda pak ditėsh nga fillimi i shtatorit. Pozhari sqaroi se mė pas do t'i kemi tė qarta tėrė detajet rreth projektit, ku kushti kyesor i projektit ėshtė koncesionimi i autorrugės-Prishtinė -Shkup.

Ai sqaroi se kjo nėnkupton se ndėrtuesi potencial i projektit do tė investojė kapitalin e vet nė autorrugė, nė mėnyrė qė pas njė periudhe tė caktuar kohore ta ketė atė nė shfrytėzim nė varėsi prej parametrave qė do tė dalin nga pėrfundimi i projektit.

Pozhari ka thėnė se pasi ta kemi projektin, do tė vazhdohet edhe me tė gjitha procedurat e tjera qė nuk dallojnė shumė sa i pėrket transparencės dhe vijės ligjore nga procedurat e autorrugės Vėrmicė-Merdar.

"Pra, do tė thotė se mė pas do tė shpallet konkursi dhe fatmirėsisht do tė kemi mjaft kompani tė interesuara nė njė numėr tė madh tė tyre qė duan tė kenė pjesėmarrje dhe tė bashkėpunojnė nė kėtė projekt dhe detaje tė tjera do t'i bėjmė tė ditura", tha ai.

I pyetur se sa do tė jetė gjatėsia e dy traseve tė rrugės dhe gjerėsia e tyre, Pozhari nuk dha ndonjė informacion konkret.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/a...p-me-koncesion
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.11.2010, 22:37   3
Citim:
Prezantohet projekti i Autorrugės Prishtinė-Shkup

Ministri nė largim i Transportit, Fatmir Limaj ka prezantuar sot projektin e Autorrugės Prishtinė-Shkup. Me kėtė rast ai ka bėrė tė ditur se kjo rrugė do tė kalojė nėpėr njė trase tėrėsisht tė re, me gjatėsi prej 55 kilometrash.

Limaj bėri tė ditur se autorruga do t’i kėtė dy seksione, atė verior dhe jugor. Autorruga do tė ketė tri tunele, ndėrsa mė i gjati do tė jetė ai i Kaēanikut, me 2,2 kilometra.

Pėr mėnyrėn e financimit tė kėsaj autorruge, Limaj tha se do t’i jepet pėrparėsi partneritetit publiko-privat. Ai po ashtu theksoi se autorruga do tė ketė katėr ura, dhe se shpejtėsia maksimale qė do tė mund tė zhvillohet nėpėr tė do tė jetė 120 kilometra nė orė.

Projektin e kėsaj autorruge e ka pėrgatitur kompania franceze “Egis BCEOM Internationale”. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...6f93ab941&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2011, 19:28   4
Citim:
Nisin pėrgatitjet pėr autorrugėn Prishtinė – Han i Elezit

Prishtinė, 31 mars - Qeveria e vendit ka planifikuar qė tė shpenzojė miliona euro deri sa tė gjejė modelin pėr financimin e ndėrtimit tė autorrugės Prishtinė –Han i Elezit. Pėrgatitjet pėr nisjen e kėtij projekti sipas planit qeveritar pritet tė kryhen nė dhjetor tė kėtij viti.

Plani vjetor i punės sė Qeverisė Thaēi parasheh qė nė kryerjen e kėtyre modaliteteve tė shpenzohet njė shumė prej 3 milionė euro e cila do tė shėrbejė pėr pėrgatitjen e nisjes sė punimeve nė projektin pėr tė cilin ende nuk ėshtė vendosur se si do tė financohet.

Ministria e Financave, e cila ėshtė bartėse e sigurimit tė fondeve pėr kėtė projekt nuk ka kthyer pėrgjigje se si do tė shpenzohet shuma prej 3 milionė eurove.

Qeveria e Kosovės kishte shpenzuar mjete pėr kėtė projekt edhe pėr sa i pėrket gjetjes sė mėnyrės sė ndėrtimit tė kėsaj autorruge, kostoja e sė cilės ishte mbajtur sekret nga zyrtarėt e Ministrisė sė Transportit e tė Postė-Telekomunikacionit. Pėr kėtė ishte angazhuar njė kompani franceze, e cila kishte pėrgatitur njė plan se nga ishte mė mirė t’i binte autorruga Prishtinė - Han i Elezit. Kėtė projekt vitin e kaluar e pati prezantuar ish-ministri i Transportit e i Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, sipas tė cilit kompania franceze “Egis BCEOM”, kishte pėrgatitur njė projekt tė detajuar tė ndėrtimit tė kėsaj autorruge. Sipas Limajt, sistemi i partneritetit publiko-privat ka pėrparėsi nė ndėrtimin e kėtij projekti.

“Analizat tregojnė qė kjo rrugė ka fizibilitet dhe ka interes tė shkohet drejt njė sistemi tė tillė”, pati deklaruar vitin e kaluar ish-ministri Limaj.

Francezėt nė projektin e tyre sipas qeveritarėve kanė rekomanduar qė autorruga tė ndahej nė dy seksione. Atė verior qė fillon nga veriu i Lipjanit deri nė Kaēanik, me njė distancė prej 42 kilometra si dhe seksionin jugor nga Kaēaniku deri nė kufi me njė distancė prej 13 kilometrash.

“Ndarja e projektit nė dy seksione lejon kryerjen e ndėrtimit nė disa faza. Prioriteti i qeverisė ėshtė qė tė shkohet deri nė Kaēanik, ndėrsa pjesa e dytė duhet tė vlerėsohet dhe tė shikohet kur janė kushtet dhe mundėsitė e nevojshme tė bėhet”, pati thėnė Limaj.

Kjo autorrugė planifikohet tė ketė katėr ura qė do tė ndėrtohen nė pjesėn veriore si dhe tri tunele. Mė i gjati do tė jetė ai i Kaēanikut me 2.2 km, ndėrsa tuneli i Lacit 0.9 km dhe tuneli i Kashanit do tė jetė 200 metra.

Projekti pėr ndėrtimin e autorrugės Prishtinė - Shkup do tė kushtojė rreth 500 milionė euro. Sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Transportit tė Kosovės, pas formimit tė qeverisė sė re, pritet shprehja e interesit pėr ndėrtimin e kėsaj autorruge.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,54034
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.6.2011, 23:15   5
Citim:
Ndryshohet autorruga Prishtinė-Shkup

Kryeministri Hashim Thaēi e ka mirėpritur propozimin e Ministrisė sė Infrastrukturės (MI) pėr ndryshimin e projektit pėr ndėrtimin e autorrugės qė lidh Prishtinėn me Shkupin, duke thėnė se shumė shpejtė do tė fillojė sė ndėrtuari kjo autorrugė.

Ministri i Infrastrukturės Fehmi Mujota ka thėnė se ky ndryshim ka tė bėjė me atė qė ndėrtimi i autorrugės me Partneritet Publiko-Privat nuk ka treguar rezultat tė mirė.

Ai ka rekomanduar qė ndėrtimi tė bėhet sipas modelit tė kontratės tradicionale, shkruan Kosova Sot. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=46&a=8480
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.9.2011, 21:43   6
Citim:
Maqedonisė e Kosovės i duhet autorruga

Shkup, 1 shtator - Kosova ėshtė partner shumė i rėndėsishėm pėr Maqedoninė dhe do tė bėjmė gjithēka qė ėshtė nė fuqinė tonė pėr ta ruajtur, deklaroi kryetari i Odės ekonomike tė Maqedonisė, Branko Azeski, para takimit tė sotėm konsultativ me kolegun e tij kosovar, Safet Gėrxhaliu.

Nė takimin qė mbahet me iniciativė tė Gėrxhaliut, marrin pjesė kompanitė mė tė mėdha nga Maqedonia, eksportuese nė Kosovė. Siē tha Azeski, gjatė bisedimeve do tė paraqiten kėrkesat e afaristėve, tė funksionojė Komiteti i pėrzier ekonomik ndėrmjet Maqedonisė dhe Kosovės, tė ndėrtohet autorruga Prishtinė-Shkup, tė modernizohet vendkalimi kufitar Jazhincė, si dhe tė ndėrtohen vendkalime tė reja me qėllim tė intensifikimit tė kėmbimit, raporton QIK-u.

Ndėrkaq Gėrxhaliu tha se kompanitė nga Maqedonia duhet ta shfrytėzojnė situatėn aktuale nė Kosovė pėr realizimin e pėrfitimit mė tė madh, por edhe pėr etablimin e tyre afatgjatė nė tregun kosovar, posaēėrisht pasi qė ėshtė vendosur ndalesa pėr import tė mallrave nga Serbia dhe tatimi doganor prej 10 pėrqindėve gjatė importit tė mallrave nga BeH ja.

"Jemi kėtu pėr t'i detektuar dhe konstatuar pengesat e mundshme pėr bashkėpunim ekonomik dhe tė japim propozime pėr tejkalimin e tyre. Kosova pothuajse 90 pėr qind nga nevojat e tregut i importon, qė ėshtė mundėsi e shkėlqyeshme pėr partnerėt tanė afarist nga Maqedonia", theksoi Gėrxhaliu.

Maqedonia nė kėmbimin tregtar me Kosovėn nė mėnyrė tė vazhdueshme shėnon suficit. Vjet suficiti paraqiste 415,7 milionė dollarė, ndėrsa nė gjashtė muajt e parė tė kėtij viti 225 milionė. Nė gjysmėn e parė tė vitit 2011 kėmbimi tregtar me Kosovėn paraqet 262 milionė dollarė, qė ėshtė 30,6 pėr qind mė shumė nė krahasim me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar.

Eksporti prej 243 milionė dollarėve shėnon 27,3 pėr qind rritje, ndėrsa importi prej 18 milionė dollarėve 90 pėr qind rritje. Lėvizja nė kėmbimin e jashtėm tregtar gjatė dy muajve tė kaluar tregon pėr eksport dukshėm tė rritur tek prodhimet e caktuara, perimet, birra, pėrpunimet e mishit, orizi, ushqimi pėr kafshėt, pėrpunimet nga gruri dhe materialet ndėrtimore.

http://www.koha.net/?page=1,3,67926
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2011, 22:16   7
Citim:
Edhe njė vit nis autorruga Prishtinė-Shkup

Nė fillim tė vitit 2013 do tė nisin punėt pėr ndėrtimin e autorrugės Prishtinė-Shkup, ka thėnė ministri kosovar i Infrastrukturės, Fehmi Mujota me rastin e pėrurimit tė rrugės sė asfaltuar nė fshatin Kotlinė tė Kaēanikut.

Ai bėri tė ditur se po punohet intensivisht pėr fillimin e autorrugės Prishtinė -Hani i Elezit-Shkup.

“Tani po punohet intensivisht qė tė punojmė rreth hapjes sė procedurave pėr projektin e ri, pėrkatėsisht, autorrugėn Prishtinė-Hani i Elezit-Shkup dhe me kėtė rrugė komuna e Kaēanikut do tė ketė pėrfitime sėrish tė mėdha pėr banorėt e kėsaj ane, pėrkatėsisht do tė hapet perspektiva e zhvillimit ekonomik. Deri nė fund tė vitit 2012 besoj se tė gjitha procedurat do tė jenė tė mbaruara dhe nė fillim tė vitit 2013 do tė mund tė nisim edhe autorrugėn tjetėr Prishtinė-Hani i Elezit-Shkup”, ka thėnė Mujota, raporton Kosovapress.

http://www.koha.mk/aktuale/9516.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2012, 16:31   8
Citim:
Autorruga drejt Shkupit shtyhet pėr 2014

PRISHTINE- Rekomandimet e Fondit Monetar Ndėrkombėtar kanė gjetur zbatim te Qeveria e Kosovės. Kjo e fundit, ndonėse kishte paralajmėruar ndryshe nė fillim, tashmė ėshtė bindur se nuk ka mjete financiare pėr ndėrtimin e rrugės qė pritet tė lidhė Prishtinėn me Hanin e Elezit, nė drejtim tė Shkupit, qė ndryshe njihet si “Rruga 6”.

Autorruga e dytė e Kosovės, bazuar nė planet e reja tė Qeverisė, ėshtė planifikuar tė nisė sė ndėrtuari tek nė vitin 2014. Nė planet dhe dokumentacionet e Qeverisė ėshtė llogaritur qė brenda vitit 2014 investimet nė kėtė projekt tė arrijnė vlerėn prej 130 milionė eurosh.

Ky projekt financiar ka hedhur poshtė deklarimet e mėparshme tė kryeministrit Hashim Thaēi pėr fillimin e ndėrtimit tė autorrugės drejt Shkupit gjatė vitit 2013, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujota, pati pėrcjellė nė vjeshtė tek Kuvendi qėndrimin pėrfundimtar tė Qeverisė qė mė sė largu deri nė fillimin e vitit 2013 tė nisė ndėrtimi i “Rrugės 6”. Pėrgatitjet e pėrgjithshme pėr kėtė projekt. sipas ministrit pėr Infrastrukturė, Fehmi Mujota, do tė pėrfundojnė kah fundi i 2012-s.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...014-78935.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2012, 21:37   9
Citim:
Autorruga Prishtinė - Shkup: Kur fillon?

Nė bazė tė Kornizės Afat-Mesme tė Shpenzimeve pėr periudhėn 2012-2014, punimet nė autorrugėn qė lidh Kosovėn me Maqedoninė ėshtė dashur tė fillojnė nė fund tė muaj mars tė kėtij viti, por qė njė gjė e tillė nuk ka ndodhur.

Zyrtarė tė Qeverisė thonė se punimet pėr ndėrtimin e rrugės 6 Prishtinė – Shkup, do tė nisin nė fillim tė vitit tė ardhshėm.

Lah Nitaj, kėshilltar politik nė Ministrinė e Infrastrukturės, thotė se pretendimet e ekzekutivit pėr vitin 2012, kanė qenė qė tė kryhen tė gjitha procedurat teknike dhe tė realizohet shprehja e interesit.

“Shpresojmė shumė qė ky kalendar tė mund tė respektohet dhe nė fillim tė vitit 2013, tė fillojmė me punimet e para. Sipas Kornizės Afat-Mesme tė Shpenzimeve, mjetet e parapara nėnkuptojnė shpronėsimet nė njė segment tė caktuar tė rrugės, sepse kjo rrugė kalon edhe nė prona private dhe ky ėshtė destinimi i kėtyre mjeteve”, bėn tė ditur Nitaj.

Ai tregon se tashmė Ministria e Infrastrukturės ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet teknike dhe pakoja tenderuese, sipas tij, ėshtė e gatshme.

Qeveria e Kosovės, nė bashkėpunim mė mekanizmat ndėrkombėtarė, thotė Nitaj, janė duke shikuar mundėsitė dhe burimet e financimit, nė mėnyrė qė tė rruga tė fillojė me kohė, ndėrsa buxheti i Kosovės tė kursehet nė masėn e mundshme.

“Me institucione financiare ndėrkombėtare dhe akterė tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim, Qeveria e Kosovės ėshtė nė kontakte tė vazhdueshme dhe presim qė deri nė muajin qershor tė kemi marrjen e vendimit pėr formėn e investimeve. Janė disa alternativa, sot nuk mund tė them cila mund tė jetė. Por, po shihen dhe po analizohen thellėsisht tė gjitha anėt financiare dhe sigurisht alternativa mė e favorshme pėr qytetarėt dhe buxhetin e Kosovės do tė zgjidhet pėr realizimin e projektit”, sqaron Nitaj.

Ndryshe, nė Kornizėn Afat-Mesme tė Shpenzimeve pėr periudhėn 2012-2014, thuhet se fillimi i ndėrtimit tė rrugės 6 Prishtinė - Shkup, nė vlerė prej mbi 600 milionė eurosh, supozohet tė fillojė nga tremujori i fundit i vitit 2012, ndėrsa projekti nė tėrėsi, sipas Kornizės, pritet tė pėrfundojė brenda afatit trevjeēar.

Nė anėn tjetėr, ekspertė pėr ēėshtje ekonomike, realizimin e projektit Prishtinė - Shkup e quajnė ėndėrr tė ekzekutivit dhe jo mundėsi reale qė mund tė ofrojė kapaciteti i buxhetit tė Qeverisė.

Ibrahim Rexhepi, njohės i rrethanave ekonomike, megjithatė thekson se ky projekt ėshtė kundėrshtuar edhe nga institucionet financiare ndėrkombėtare, pėr shkak tė mungesės sė mjeteve buxhetore.

“Zbatimi i kėtij projekti ėshtė kundėrshtuar ashpėr qoftė prej Fondit Monetar Ndėrkombėtar apo Bankės Botėrore, pėr shkak se nuk ka rrethana, nuk ka ambient, nuk ka mundėsi financiare qė ministria tė fillojė kėtė projekt, pėrderisa nuk pėrfundon autorruga Vėrmicė – Merdare. Kėshtu qė, ajo qė ėshtė thėnė, se do tė kryhen procedurat teknike, fizibiliteti, shprehja e interesit, tenderi, apo diēka tjetėr mund tė pėrfundojnė sivjet, nė mėnyrė qė puna tė fillojė vitin e ardhėm, mė tepėr janė lojė fjalėsh sesa qė paraqesin njė ambient real apo njė situatė tė qėndrueshėm, tė cilėn mund tė pėrballojė buxheti i Kosovės”, vlerėson Rexhepi.

Projekti pėr realizimin e autorrugės Prishtinė - Shkup ėshtė prezantuar nė vitin 2010. Sipas projektit tė prezantuar, autorruga do tė ndėrtohet nė njė trase tėrėsisht tė re, me gjatėsi prej 55 kilometrash.

Autorruga do tė ketė dy tunele, ndėrsa mė i gjati do tė jetė ai i Kaēanikut, me 2. 2 kilometra.

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=162371
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2012, 21:48   10
Citim:
Shkupi i interesuar pėr autorrugėn me Prishtinėn

Ministri i kosovar Infrastrukturės, Fehmi Mujota, priti tė premten nė vizitė pune ambasadorin e Maqedonisė nė Kosovė, Stojan Karajanov, me tė cilin bisedoi pėr ēėshtje me interes pėr tė dy vendet.

Gjatė bisedės, ministri Mujota e informoi ambasadorin me rrjedhėn dhe ndėrtimit tė autorrugės Vėrmicė-Merdar. Vėmendje e veēantė iu kushtua ēėshtjes sė autorrugės Prishtinė-Shkup.

Bashkėbiseduesit u pajtuan qė tė dy shtet tė angazhohen maksimalisht pėr realizimin e kėtij projekti tė rėndėsishėm, raporton Koha Ditore. U diskutua edhe pėr marrėveshjen pėr transportin rrugor ndėrkombėtar tė udhėtarėve dhe mallrave.

http://www.koha.mk/aktuale/13578.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.5.2012, 21:16   11
Citim:
Diskutojnė pėr autorrugėn Prishtinė-Shkup

Ndėrtimi i autorrugės Prishtinė-Shkup ėshtė projekt madhor si pėr Kosovėn ashtu edhe pėr Maqedoninė. Kėshtu u tha nė takimin qė ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujota pati tė enjten me homologun e tij maqedonas, Mile Janakieski.

Ky i fundit ishte i shoqėruar nga ambasadori i Maqedonisė sė Prishtinė, Stojan Karajanov.

Nė kėtė takim u bisedua pėr thellimin e bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Maqedonisė, nė lėmenjtė qė iu pėrkasin kėtyre dy ministrive.

Me kėtė rast, ministri Mujota e njoftoi homologun e tij nga Maqedonia me ecurinė rreth kėtij projekti madhor dhe me rėndėsi tė veēantė pėr tė dyja vendet fqinje, Kosovėn dhe Maqedoninė.

Mujota dhe Janakieski u pajtuan qė tė krijohen grupet teknike tė tė dyjave vende, lidhur me realizimin e kėtij projekti rrugor. Ata shprehen mendimin e tyre se pėr ta ndėrtuar kėtė projekt duhet tė gjendet forma mė e mirė e financimit.

Nė kėtė takim gjithashtu ėshtė diskutua edhe pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė bashkėpunimit nė transportin rrugor pėr transportin e udhėtarėve dhe mallrave.

Mujota dhe homologu i tij maqedonas Janakieski u dakorduan se pėr tė arritur deri te nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje, duhet themeluar grupet teknike nga tė dyja vendet fqinje, nė mėnyrė qė tė hartohet drafti i kėsaj marrėveshje, dhe pastaj tė arrihet nėnshkrimi i saj.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,14,80990
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.6.2012, 21:45   12
Citim:
Autorruga Prishtinė-Shkup mbetet prioritet i Qeverisė

Emri:  bizemcym.jpg
Shikimet: 251
Madhėsia:  13,8 KBPrishtinė, 12 qershor - Qeveria e Kosovės po kėmbėngul nė realizimin e Autorrugės Prishtinė- Shkup. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thėnė se realizimi i kėtij projekti ėshtė prioritet pėr Qeverinė e Kosovės.

“Qėllimi i FMN-sė nuk ėshtė tė pengojė prioritetet e Qeverisė sė Kosovės. Kemi biseduar pėr nivelin e investimeve kapitale, duke pėrfshirė edhe strukturėn edhe shpenzimet tjera operative, e njė prej projekteve ėshtė edhe ai i autorrugės Prishtinė- Shkup”, ka thėnė Hamza.

Sipas tij tanimė ka nisur pėrgatitja e procedurave pėr kėtė projekt. “Ne do ta vendosim kėtė projekt brenda kornizės buxhetore - Kornizės afatmesme tė shpenzimeve nė njė kuadėr tė qėndrueshėm fiskal”, ka thėnė Hamza.

http://koha.net/?page=1,13,102997
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.6.2012, 22:50   13
Citim:
Hedhen hapat e parė pėr ndėrtimin e rrugės Prishtinė – Han i Elezit

Prishtinė, 23 qershor - Ministria e Infrastrukturės ka iniciuar hapat e parė pėr projektin e autorrugės drejt Hanit tė Elezit.

Qė nė takimin e parė Komiteti Drejtues Ndėrministror pėr autorrugėn Prishtinė-Hani i Elezit ka marrė vendim pėr aprovimin e shpalljes sė interesit pėr ndėrtimin e autorrugės “Rruga 6”, segmentit Prishtinė - Hani i Elezit.

Komiteti qė udhėhiqet nga ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujota, ka vendosur edhe pėr aprovimin e shpalljes sė tenderit pėr kėshilltarin pėr shėrbime tė transaksioneve pėr projektin e autorrugės.

http://koha.net/?page=1,13,104460
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.2.2013, 20:53   14
Citim:
Autorruga Prishtinė – Shkup nis nė pranverė

Nė pranverė tė kėtij viti do tė fillojė ndėrtimi i autorrugės Prishtinė - Shkup, bėjnė tė ditur zyrtarė qeveritarė, sipas tė cilėve, tashmė janė nė pėrfundim tė procedurave administrative dhe ligjore.

Lah Nitaj, kėshilltar nė ministrinė e Infrastrukturės, thekson se ka shumė kompani vendore dhe ndėrkombėtare qė kanė shprehur interesim pėr ndėrtimin e autorrugės qė lidh Kosovėn me Maqedoninė.

"Nė muajin maj fillon sezoni i ri i punimeve nė infrastrukturėn rrugore dhe ne shpresojmė qė deri nė mars tė pėrcaktojmė pėrzgjedhjen e kompanisė nė mėnyrė qė bėjė punimet e para nė autorrugė".

"Megjithatė, stina e pranverės vazhdon deri nė qershor, dhe mund tė ketė vonesė edhe ndonjė muaj, por qė jemi tė bindur se nėse dinamika e pėrcaktuar shkon sipas planifikimit atėherė mė pranverė do tė fillojnė kemi ndėrtimet e para", i tha Radio Evropės sė Lirė Nitaj.

Nė anėn tjetėr, vetėm 30 milionė euro janė ndarė nga buxheti i kėtij viti, pėr fillimin e realizimit tė kėtij projekti.

Por, sa janė tė mjaftueshme kėto mjete, sa ėshtė ēmimi pėr ndėrtimin e kėsaj rruge dhe si do tė gjendet fondi?

Nitaj, thotė se tashme kanė njė kosto tė pėrafėrt tė ēmimit, por qė nuk mund tė bėhet publik pėr shkak tė, siē thotė, procesit dhe ndjesisė sė projektit.

“Qėndrimi i qeverisė ėshtė se rruga tė ndėrtohet nė bazė tė kontratave tradicionale, qė nėnkupton pjesėmarrje nga buxheti i vendit, duke mos pėrjashtuar nė kėtė rast edhe pėrfitimet e kredive tė buta, pėrkatėsisht me leverdi ekonomike nga institucionet dhe organizatat financiare ndėrkombėtare”, thekson Nitaj.

Megjithatė, ai tregon se pėr shkak tė kompleksitetit tė segmentit rrugor nga Kaēaniku deri nė kufi tė Maqedonisė, ka njė kosto tjetėr nga seksioni Prishtinė - Kaēanik.

"Ajo qė dihet nė bazė tė parametrave teknikė dhe konfiguracionit tė terrenit, seksioni, pėrkatėsisht segmenti Prishtinė - Kaēanik ka njė kosto krejt tjetėr, ndėrsa segmenti prej 13 kilometrash nga Kaēaniku deri tė Hani i Elezit, pėrkatėsisht kufirin me Maqedoninė, pėr shkak tė konfiguracionit dhe pėrbėrjes shkėmbore tė rrugores ka njė kosto tjetėr".

"Pėr kėtė ne kemi qenė tė kujdesshėm qė pėr 13 kilometrat deri nė kufi tė Maqedonisė tė bėjmė edhe njė ri-projektim nė mėnyrė qė tė nxjerrim kosto sa mė tė mirė financiare dhe zgjedhje sa mė tė mirė teknike", shprehet Nitaj.

Edhe Selman Buqolli, ekspert i ndėrtimtarisė, tha se terreni deri nė Kaēanik ėshtė i pėrshtatshėm pėr ndėrtim, ndėrsa segmenti tjetėr pėrbėhet nga shkėmbinjtė tė fortė.

“Terreni ėshtė mjaft i pėrshtatshėm deri nė Kaēanik, nga Kaēaniku e andej duhet tė zgjerohet rruga. Pastaj, pėrbėrja e tokės ėshtė me shkėmbinj tė fortė tė cilėt duhet tė shemben me metoda tė eksplozivit".

"Por, nė aspektin e pėrgjithshėm terreni deri nė Kaēanik, terren mė tė pėrshtatshėm nuk ka, ndėrsa nga Kaēaniku e deri pėrtej kufirit ėshtė mė problematik", thekson Buqolli.

Ndryshe, projekti pėr realizimin e rrugės sė 6, Prishtinė - Hani i Elezit ėshtė prezantuar nė vitin 2010.

Sipas projektit tė prezantuar, autorruga do tė ndėrtohet nė njė trase tėrėsisht tė re, me gjatėsi prej 55 kilometrash.

Autorruga do tė ketė dy tunele, ndėrsa mė i gjati do tė jetė ai i Kaēanikut, me 2. 2 kilometra.

http://www.tvkoha.tv/12077/autorrug...-pranvere.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.4.2013, 22:37   15
Citim:
BB kėrkon shmangien e kostos sė lartė pėr autorrugėn Prishtinė - Shkup

Banka Botėrore i ka kėrkuar qeverisė sė Kosovės kujdes tė shtuar me planin qė ka parashikuar pėr kėtė vit pėr rutėn 6 nė drejtim tė Maqedonisė. Ky institucion i ka kėrkuar Qeverisė tė ndryshojė projektin e rrugės qė pėrfshin dy tunele, duke paralajmėruar pėr rrezikun e shtimit tė kostos sė saj. Alarmi i Bankės Botėrore vjen pasi ruta 7 qė pėrfshin autorrugėn pėr nė Morinė nė drejtim tė Merdarės ka tejkaluar kostot e parashikuara.

Jan-Peter Olters, menaxher i Bankės Botėrore pėr Kosovė i ka thėnė Radio Kosovės se autorruga duhet tė tenderohet si projekt me dy kontrata.

“Siē ishte pajtuar nė kontekstin e Marrėveshjes Stand-By (marrėveshjet pėr sigurim tė mjeteve tė huamarrėsit) me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Banka Botėrore ka rishikuar qėndrueshmėrinė ekonomike pėr Rrugėn 6 dhe ia ka dorėzuar Qeverisė rekomandimet e veta. Pajtimi edhe me FMN-nė, ishte qė autorruga tė tenderohet si njė projekt me dy kontrata”, ka thėnė Olters.

Sipas tij, segmenti i parė deri nė Kaēanik tė jetė njė kontratė standarde mbi punėn. Ndėrsa segmenti i dytė njė kontratė e llojit “dizajn dhe ndėrtim”.

“Nė kėtė mėnyrė do shihet nėse autorruga mund tė ndėrtohet pa ndonjė tunel nė segmentin e fundit. Ndėrtimi dhe mirėmbajtja e tuneleve kushton shtrenjtė, dhe tek tunelet ka shumė rrezik pėr tejkalim tė shpenzimeve”, ka thėnė Olters.

Lah Nitaj, kėshilltar i Ministrit tė Infrastrukturės ka thėnė se tenderimit do tė bėhet sipas planit fillestar, por duke kėrkuar alternativa mė tė lira pėr segmentin e dytė.

“Projekti do tė tenderohet si komplet. Po kompania qė do tė fitoj ne do t’i lejojmė qė tė ofroj nėse ka alternativa mė tė mira dhe mė tė lira pėr segmentin e dytė ne mund ta pranojmė”, ka thėnė Nitaj pėr Radio Kosovėn.

Projekti pėr autorrugėn 53 kilometėrshe ēmimi i saktė i sė cilės nuk ėshtė publikuar ende ka marrė vėrejtje edhe nga fondi Monetar Ndėrkombėtar. Ndėrsa kontrata pėr kėtė autorrugė ėshtė paralajmėruar tė finalizohet nė muajin gusht.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,14,107867
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.4.2013, 22:38   16
Citim:
Autorruga Shkup-Prishtinė tepėr e shtrenjtė!

Banka Botėrore i ka kėrkuar qeverisė sė Kosovės tė ndėrroj projektin pėr autorrugėn Prishtinė - Shkup ose tė mos e nis fare. Projekti i fizibilitetit i bėrė nga Ministra e Infrastrukturės dhe ajo e Financave pėrfshin edhe dy tunele dhe kjo ka bėrė qė Banka Botėrore tė alarmoj qeverinė pėr tė iu shmangur kostos sė lartė tė kėtij projekti.

Banka Botėrore i ka kėrkuar qeverisė sė vendit kujdes tė shtuar me planin qė ka parashikuar pėr kėtė vit pėr rutėn 6 nė drejtim tė Maqedonisė. Ky institucion i ka kėrkuar Qeverisė tė ndryshojė projektin e rrugės qė pėrfshin dy tunele, duke paralajmėruar pėr rrezikun e shtimit tė kostos sė saj. Alarmi i Bankės Botėrore vjen pasi ruta 7 qė pėrfshin autorrugėn pėr nė Morinė nė drejtim tė Merdarės ka tejkaluar kostot e parashikuara.

Jan-Peter Olters, menaxher i Bankės Botėrore pėr Kosovė i ka thėnė Radio Kosovės se autorruga duhet tė tenderohet si projekt me dy kontrata.

“Siē ishte pajtuar nė kontekstin e Marrėveshjes Stand-By (marrėveshjet pėr sigurim tė mjeteve tė huamarrėsit) me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Banka Botėrore ka rishikuar qėndrueshmėrinė ekonomike pėr Rrugėn 6 dhe ia ka dorėzuar Qeverisė rekomandimet e veta. Pajtimi edhe me FMN-nė, ishte qė autorruga tė tenderohet si njė projekt me dy kontrata”, ka thėnė Olters.

Sipas tij, segmenti i parė deri nė Kaēanik tė jetė njė kontratė standarde mbi punėn. Ndėrsa segmenti i dytė njė kontratė e llojit “dizajn dhe ndėrtim”.

“Nė kėtė mėnyrė do shihet nėse autorruga mund tė ndėrtohet pa ndonjė tunel nė segmentin e fundit. Ndėrtimi dhe mirėmbajtja e tuneleve kushton shtrenjtė, dhe tek tunelet ka shumė rrezik pėr tejkalim tė shpenzimeve”, ka thėnė Olters.

Lah Nitaj kėshilltari i Ministrit tė Infrastrukturės ka thėnė se tenderimit do tė bėhet sipas planit fillestar, por duke kėrkuar alternativa mė tė lira pėr segmentin e dytė.

“ Projekti do tė tenderohet si komplet. Po kompania qė do tė fitoj ne do t’i lejojmė qė tė ofroj nėse ka alternativa mė tė mira dhe mė tė lira pėr segmentin e dytė ne mund ta pranojmė”, ka thėnė Nitaj pėr Radio Kosovėn.

Projekti pėr autorrugėn 53 kilometėrshe ēmimi i saktė i sė cilės nuk ėshtė publikuar ende ka marrė vėrejtje edhe nga fondi Monetar Ndėrkombėtar. Ndėrsa kontrata pėr kėtė autorrugė ėshtė paralajmėruar tė finalizohet nė muajin gusht.

http://www.lajmpress.com/lajme/maqedoni/19461.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2013, 00:21   17
reparti kimik
 
Citim:
Banka Botėrore i ka kėrkuar qeverisė sė Kosovės tė ndėrroj projektin pėr autorrugėn Prishtinė - Shkup ose tė mos e nis fare.
Klasike, njėsoj si me Rrugėn e Kombit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2013, 21:13   18
Citim:
Autorruga Prishtinė-Hani Elezit-Shkup, nis nė dhjetor, kryhet pas 42 muajsh

Komitetit Drejtues Ndėrministror pėr rrugėn R6 pėr Autorrugėn Prishtinė-Hani i Elezit, ka mbajtur dje njė mbledhje, nė tė cilėn mori vendim pėr shpalljen e dosjes sė tenderit pėr kompanitė e parakualifikuara pėr ndėrtimin e kėsaj autorruge. Kjo dosje do t’u pėrcillet menjėherė operatorėve ekonomikė tė parakualifikuara, tė cilėt do tė kenė njė kohė ligjore tė paraparė pėr dorėzimin e ofertave tė tyre nė Ministrinė e Infrastrukturės, pėr tė kaluar mė pas nė fazat tjera tė vlerėsimit dhe tė shpalljes sė operatorit ekonomik fitues pėr ndėrtimin e kėsaj autorruge, njofton Ministria e Infrastrukturės.

Afati i dorėzimit tė ofertave do tė jetė 45 ditė nga dita kur operatorėve ekonomikė do t’u pėrcillet dokumentacioni, ndėrsa afati pėr realizimin e projektit, i paraparė me planin dinamik, ėshtė 42 muaj.

Mujota tha se ajo do tė nisė nė dhjetor tė kėtij viti dhe do tė ndėrtohet me mjete vetjake tė Kosovės. Autorruga Prishtinė-Hani i Elezit do tė kėtė gjatėsi prej 60 kilometrash dhe do tė jetė e ndarė nė tri segmente. Ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujota, tha se Ministria e Infrastrukturės nė vazhdimėsi do tė insistojė nė cilėsinė e lartė tė punėve dhe nė transparencė permanente gjatė tė gjitha fazave tė realizimit tė kėtij projekti tė madh dhe tė rėndėsishėm

http://www.lajmpress.com/lajme/kosove/22742.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 05:46.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.