Kthehu   Kreu > TM > Marrėveshje
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.8.2010, 19:19   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Kujdes terminologjinė historike


Shpesh, nė lajmet mbi arkeologjinė apo historinė nė Shqipėri, vėmė re se gazetarėt pėrdorin terma si "qytet otoman", "statujė romake", "helmetė greke" etj. Ajo qė duan tė thonė ėshtė "qytet i periudhės osmane", "statujė e periudhės romake", "helmetė e periudhės greke" etj.

Kėtu ka dy probleme tė natyrės terminologjike:
1. Heqja e "periudhės" nga emėrtimi, qė vjen nga mosnjohja e fushės pėr tė cilėn shkruajnė (dhe pasoja ėshtė se ia caktojnė pa vetėdije pasuritė shqiptare tė tjerėve).

2. Vetė cilėsimi i diēkaje shqiptare si "e periudhės greke/romake/otomane/etj", qė ėshtė cekur dhe nė ēėshtje tė tjera tė logut dhe qė po na imponohet nga koncepti dhe procesi nė zhvillim e sipėr i njėsimit "tė historisė ndėrkombėtare".
Nė lidhje me pikėn 2, termi i imponuar "periudha romake" nė Shqipėri nuk ka kuptim, sepse pėr ne ėshtė periudhė ilire. Mbase pėr britanikėt dhe frankėt etj. quhet "periudhė romake" pėrderisa nuk kishin emėr tė pėrbashkėt e ishin ende nė stad barbar asaj kohe sa u desh Roma t'i bėnte njerėz, pėr sa i pėrket anės kulturore mbi tė cilėn vepron konkretisht termi, por kjo ėshtė ēėshtje e tyre dhe nuk ka pse kushtėzon historinė tonė qė ėshtė krejt tjetėr e me ndarje tė vetat. Maksimumi qė do tė mund tė luhej me kėtė pėrcaktim nė shqip ėshtė tė quhet "periudha e pushtimit romak".

E theksoj kėtė sepse gabimi po bėhet ca si i bezdisshėm nėpėr media, sidomos me zbulimet e fundit ku nuk ka artikull qė tė mos e bėjė kėtė gafė. Kjo tregon sė paku se gazetarėt qė merren me reportazhet arkeologjike nuk kanė as njohuritė elementare tė fushės.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:39.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.