Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.9.2010, 03:36   1

Shkrim i cituar Prishtinė: "Java e albanologjisė", 15-19 qershor


Citim:
“Java e Albanologjisė”, nė tetor nė Prishtinė

Instituti Albanologjik i Prishtinės pret “Javėn e Albanologjisė”, qė do tė mbahet nga data 25 deri mė 29 tetor. Nė kėtė aktivitet, qė financohet nga Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės, pritet tė marrin pjesė rreth 100 albanologė, tė cilėt do tė shpalosin studimet e tyre mė tė reja nga gjuhėsia, letėrsia, historia, folkloristika dhe etnologjia shqiptare.

Zyrtarėt e kėtij institucioni kanė thėnė se tashmė janė pėrcaktuar edhe oraret e mbajtjes sė sesioneve dhe temat e diskutimit pėr tė gjitha degėt.

Dega e Gjuhėsisė ėshtė caktuar tė debatojė pėr temėn “Zhvillimi i shqipes standarde”; dega e Letėrsisė debaton rreth temės “Letėrsia shqipe sipas rėnies sė murit tė Berlinit”; ajo e Historisė, “Kryengritjet shqiptare tė vitit 1910”; dega e Folklorit, “Folklori, krijimtaria gojore dhe vlerat kulturore ndėrmjet traditės dhe globalizimit”, ndėrsa dega e Etnologjisė ka zgjedhur temėn “Qasjet etnologjike dhe kulturore shqiptare”.

Pėr tė gjitha kėto sesione janė ftuar tė marrin pjesė 20 studiues nga vendi dhe nga bota.

http://216.75.13.41/index/kulture/49...703ac8b54.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2010, 05:38   2
Citim:
Mbi 100 albanologė mblidhen nė Prishtinė

Folklori, etnologjia, historia, gjuhėsia dhe letėrsia, janė fushat shkencore, tė cilat nga 25 deri mė 29 tetor, do tė jenė nė fokus tė studiuesve shqiptarė.

Aktiviteti shkencor “Java e Albanologjisė”, i organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės-IAP, ka filluar sot punimet, tė cilat do tė zgjasin deri mė 29 tetor.

Qėllimet kryesore tė “Javės sė Albanologjisė” janė avancimi i shkencės, takimet mbarėkombėtare dhe sensibilizimi i albanologėve shqiptarė. Ndėrkaq vlen tė theksohet fakti se kjo ngjarje ndėr mė tė rėndėsishmet shkencore tė vitit, mbahet pėr herė tė parė.

Ndėrkohė, organizatorėt besojnė se ky event do tė bėhet tradicional dhe se me kėtė do tė identifikohet IAP. Nė kuadėr tė kėsaj jave, do tė zhvillohen studime shkencore nga folklori, etnologjia historia, gjuhėsia dhe letėrsia. Pjesėmarrės nė kėtė aktivitet pritet tė jenė mbi 100 studiues nga tė gjitha trojet shqiptare, tė cilėt do t’i shpalosin studimet e tyre nė kėto fusha.

Sekretari shkencor i Institutit Albanologjik, prof. dr. Lulėzim Lajēi, ka thėnė pėr “Bota sot” se, duhet tė punohet shumė nė shkencė dhe tė ruhet trashėgimia jonė. Sipas tij, Evropa nuk ka nevojė pėr njerėz qė do ta kopjonin atė, por pėr njerėz me vlera tė veta, dhe me traditė.

“Fushat e studimit tė kėsaj jave me tė cilat do tė merremi janė vėrtetė vlera dhe ne nuk kemi pse t’i lėmė anash ato. Evropa ka nevojė pėr njerėz me identitet e vlera dhe jo pėr ata qė e imitojnė atė. Ne jemi kėta qė jemi dhe me kėtė duhet tė mburremi”,- ka shtuar prof. Lajēi.

Ndėrkohė, nė kuadėr tė aktiviteteve dhe pjesėmarrėsve tė Javės sė Albanologjisė, organizatorėt kanė ftuar mysafirė specialė. Nė mesin e tė ftuarve janė pėrfaqėsuesit e arbėreshėve, Mandalai, Altimari, pėrfaqėsues tė Universitetit tė Shkodrės, Qendra pėr Studime Albanologjike e Tiranės, Instituti Albanologjik i Shkupit, si dhe albanologu hungarez Ishtfan Schuts.

Ndėrkaq, qė ky aktivitet ka pasur shumė shpenzime financiare, ėshtė ngushtuar lista e atyre qė planifikohej tė ishin mysafirė special, nė mesin e tė cilėve ishte edhe shqiptaro - kroati Stipceviē. Kjo ngjarje e rėndėsishme pėr shkencėn dhe pėr identitetin tonė kombėtar, ėshtė financuar nga mjetet vetanake tė IAP-it.

Ndėrkaq, Ministria e Arsimit nuk ka ndarė ndonjė fond tė veēantė pėr kėtė. “Kjo ėshtė mundėsuar me tė hyra vetanake, tė cilat kanė qenė pėr shpenzime tė Institutit dhe nga kjo ėshtė ndarė shuma pėr organizimin kėsaj jave. Shpresojmė qė herėve tjera tė mos ketė probleme financiare, meqė kjo ėshtė hera e parė dhe pengesat nė forma tė ndryshme janė evidente”,- ka theksuar ndėr tė tjera Lajēi.

Hapjen e kėtij edicioni do ta bėjė drejtori i IAP-it Hysen Matoshi, kurse fjalėn pėrshėndetėse do ta mbajnė kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi dhe ministri i Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=83991
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2010, 18:45   3
Citim:
Etnologjia nė fokus tė albanologėve

Java e Albanologjisė, ka vazhduar shpalosjen e studimeve tė shumta nga fusha e etnologjisė. Me kėtė rast, etnologė nga treva tė ndryshme shqiptare, shprehėn pikėpamjet e tyre rreth kėsaj fushe.

Akademik Mark Krasniqi, cili qe njėri nga udhėheqėsit e seancės pėr etnologjinė, tha se rėndėsinė dhe kontributi i albanologėve shqiptarė, tė cilėt kanė dhėnė shumė pėr etnologjinė nuk harrohen. Ai pėrmendi Institutin e Kulturės Popullore nė Tiranė, qė sipas akademikut, ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr ruajtjen e kulturės sonė.

“Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė ka dhėnė kontribut tė madh pėr ruajtjen e kulturės shqiptare, mirėpo tani edhe ne nė Kosovė me ndihmėn e vėllezėrve tanė nga Shqipėria kemi bėrė diēka. Kombi ynė duhet tė afirmohet si njė komb me kulturė tradicionale qė popujt e tjerė nuk e kanė”, u shpreh akademik Krasniqi.

Kurse, prof. Dr. Ukė Xhemaj, lexoi kumtesėn “Reflektimi i rrethanave shoqėrore nė subjektin krijues tė vlerave kulturore”. Ai theksoi se areali kulturor si hapėsirė dhe vlerė kulturore, i gjendur nė udhėkryqet e qytetėrimeve tė tri kontinenteve, pati fatin e rrethanave shoqėrore, sociale, ekonomike e politike tė historisė mbi tė cilėn e ndėrtoi identitetin e vet kulturor.

Ndėrkaq, prof. dr. Drita Statovci, foli rreth etnologjisė dhe antropologjisė kulturore nė Republikėn e Kosovės. Prof. Statovci, pėrmendi fazat e zhvillimit tė etnologjisė nė Kosovė, duke pėrmendur kėshtu edhe hapjen e departamentit tė Etnologjisė nė Fakultetin e Filozofisė nė Prishtinė si njė e arritur e madhe nė kėtė drejtim. Kumtesat e tyre i lexuan edhe gjashtė albanologė tė tjerė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=84420
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.10.2013, 21:01   4
Citim:
"Java e Albanologjisė" mbledh 150 studiues

Nė kuadėr tė edicionit tė katėrt tė konferencės shkencore qė do tė mbahet nė Prishtinė pritet tė prezantohen rezultatet njė vjeēare tė albanologėve nga vendi dhe bota.

Sot nė Prishtinė do tė fillojė konferenca shkencore ndėrkombėtare “Java e Albanologjisė”. Ky aktivitet organizohet pėr herė tė katėrt nga Instituti Albanologjik i Prishtinės dhe ka pėr qėllim prezantimin e rezultateve njė vjeēare tė albanologėve nga vendi dhe bota.

Drejtori i Institutit, Hysen Matoshi, deklaroi pėr KultPlus, se pjesėmarrjen pėr kėtė edicion e kanė konfirmuar rreth 150 studiues dhe albanologė nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Kroacia, Turqia dhe Jordani. Ata do tė paraqiten me kumtesat e tyre nė 5 sesione, tė cilat do tė mbahen nė degėn e Gjuhėsisė, Folklorit, Letėrsisė , Etnologjisė dhe Historisė. Matoshi bėri tė ditur se nė kuadėr tė kėsaj konference shkencore do tė marrin pjesė studiuesit e njohur si Dalibor Jovanovski nga Universiteti i Shkupit, Igor Despot, studiues kroat, Mehmet Allkan nga Universiteti i Stambollt si dhe Muhamet Mufaku nga Jordania.

"Java e Albanologjisė" do tė nis nė orėn 10:00, nė ambientet e Institutit Albanologjik nė Prishtinė ndėrsa me fjalėn hyrėse do ta mbajė, drejtori i kėtij instituti, Hysen Matoshi. Konferencėn do ta pėrshėndesin Ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, Ramė Buja dhe drejtori i Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Tiranė, Valter Memisha.

Nė ditėn e parė do tė mbahen nga dy seanca nė degėn e Gjuhėsisė dhe atė tė Folklorit. Nė kuadėr tė fushės sė gjuhėsisė do tė trajtohet tema “Shqipja dhe rrethanat e sotme sociolinguistike dhe sociopolitike” ndėrsa nė atė tė folklorit “Mendimi teorik nė folkloristikėn shqiptare”.

Ndėrkaq studiuesit e letėrsisė, nė ditėn e dytė tė konferencės, do tė paraqiten me kumtesat e tyre nė temėn ”Letėrsia shqipe mes dy luftėrave botėrore” ndėrsa nė fushėn e etnologjisė do tė trajtohet “Pėrditshmėria, tradita dhe moderniteti”. Nė ditėn e fundit studiuesit e fushės sė historisė do ti shpalosin rezultatet e punės shkencore nė kuadėr tė temės “Shqiptarėt, fqinjėt dhe fuqitė e mėdha nė rrjedhat e historisė”.

Drejtori i Institutit tė Albanologjisė, Hysen Matoshi tha se nė fund tė konferencės shkencore “Java e Albanologjisė”, do tė botohen tė gjitha kumtesat dhe do tė jenė nė dispozicion pėr opinionin e gjerė.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,112,124134
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2015, 12:30   5
Citim:
Filloi nė Prishtinė “Java e Albanologjisė”

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	auto_Albanologji_15.06.2015-11434435576.jpg
Shikimet:	89
Madhėsia:	69,6 KB
NNJ:	7328Tė hėnėn filloi nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė “Java e Albanologjisė”, ku pėr pesė ditė me radhė, studiues tė fushės do tė mbajnė kumtesa, referate dhe ligjėrata me tema tė ndryshme.

Fjalėn hapėse tė “Javės sė Albanologjisė” e mbajti Arsim Bajrami, ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, i cili tha se “nė emėr tė Ministrisė sė Arsimit dhe Qeverisė sė Kosovės ju dėshiroj punė tė suksesshme nė kėtė konferencė shkencore, e cila ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė dhe paraqet njė ngjarje tė rėndėsishme shkencore nė vendin tonė. Mė lejoni t’ju shpreh gatishmėrinė tonė pėr ta mbėshtetur punėn shkencore tė Institutit Albanologjik dhe instituteve tjera, sepse Qeveria e Kosovės ėshtė e vendosur t’i rrisė fondet pėr hulumtime shkencore, sidomos nė sektorė strategjikė, siē janė studimet e albanologjisė dhe historisė, qė e tregojnė gjenezėn tonė”.

Pas ministrit tė MASHT-it, Arsim Bajrami, fjalėn pėrshėndetėse e mori Hysni Matoshi, drejtor i Institutit tė Albanologjisė, i cili tha se “konsolidimi i plotė i albanologjisė si shkencė bėhet vetėm kur rriten potencialet tona vetjake, qoftė si vetėdije nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, qoftė si kapacitete tė strukturuara profesionale nė kuadėr tė kėrkimeve qė lidhen me periudhėn e konstituimit tė shtetit shqiptar, sikurse edhe tė faktorizimit tė shqiptarėve tė mbetur jashtė kufijve tė shtetit mėmė”.

Nė fund tė ceremonisė hapėse tė “Javės sė Albanologjisė” u pėruruan veprat e Institutit Albanologjik, tė botuara nė vitin 2014, pėr tė cilat foli profesor Lulzim Lajēi.

Nė seancėn e parė nė gjuhėsi, u fol pėr prurjet leksikore dhe leksikografike nė fushėn e gjuhės shqipe.

Kjo seancė u drejtua nga Jani Thomai, Shefkije Islamaj dhe Valter Memisha dhe pėr temė kryesore pati prurjet leksikore dhe leksikografike nė fushėn shqipe, me ē’rast folėn tetėmbėdhjetė studiues. Jani Thomai referoi pėr lėvizjet prapavajtėse nė leksikun e gjuhės sė sotme shqipe, Qemal Murati referoi rreth leksikut dhe leksikografisė shqiptare, derisa Emil Lafe dhe Vilma Proko-Jazexhi diskutoi rreth vėshtrimit tė pėrgjithshėm tematik dhe statistikor nė “Fjalorin enciklopedik shqiptar” (FESH) tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.

Sipas programit, nė vijim diskutuan Xhevat Lloshi pėr praninė e arabizmave nė leksikun e shqipes, Zeqirija Ibrahimi referoi pėr probleme tė terminologjisė islame nė gjuhėn shqipe, Rami Memushaj pėr sintetizmin si prirje e proceseve fjalėformuese tė shqipes, Kujtim Kapllani referoi me temėn “Prurjet e reja tė mos cenojnė tiparet popullore dhe intelektualizmin e shqipes”, Valter Memisha diskutoi pėr fjalėformimin nė fjalorėt shpjegues tė shqipes, kurse Idriz Metani pėr zhvillimet e reja nė terminologjinė shqipe tė gjuhėsisė.

Gjatėn seancės sė paradites referuan edhe diskutantėt e tjerė, ku ndėr tė tjera Mimoza Priku dhe Anisa Kosteri patėn temėn “Fjalorėt e shkrimtarėve tė mėdhenj”, Filip Vukadinoviē diskutoi nė formė tė njė vėshtrimi krahasimtar rreth aspekteve foljore nė gjuhėn serbe dhe shprehja e tyre nė gjuhėn shqipe, Agron Duro dhe Gani Pllana referuan temėn “Marrėdhėniet logjike ndėrmjet shenjave njėfjalėshe e togfjalėshe”, Rrezarta Draēini diskutoi pėr pėrfaqėsimin e dijes konceptuale e leksikore pėrballė qasjes sė folėsit ndaj shtresės dialektore.

Nė fund tė sesionit tė paradites, sipas programit ishin edhe referati i Artur Lamajt, “Metafora nė ligjėrimin politik shqip”, referati i Mustafa Ibrahimit, “Kuptimi metaforik i disa termave gjatė ligjėrimit bisedor”, referati i Edlira Troplinit-Abdurahmanit, “Prurjet leksikore nė kuadėr tė “relativitetit” semantik” dhe ai i Suela Kastratit, “Frazeologjia nė poemėn “Kėngėt e Milosaos” tė De Radės si shprehje e veēorive gjuhėsore e kulturore tė ligjėrimeve arbėreshe”.

Pas pushimit tė drekės, u vazhdua me diskutime nga tema “Prurjet leksikore dhe leksikografike nė fushė tė shqipes”. Ndonėse ishte paraparė qė sesioni i pasdites tė vazhdonte nė orėn 16:00, shumica e diskutantėve nuk ishin tė pranishėm dhe kėsisoj sesioni i pasdites nisi me rreth pesėdhjetė minuta vonesė.

Sesionin e pasdites e hapi gjuhėtari nga Shqipėria, Xhevat Lloshi, dhe nė drejtim tė sesionit ishin edhe Isa Bajēinca dhe Ragip Mulaku.

Sesioni i pasdites nisi me referatin e Abdulla Zymberit me titull “Leksiku te romani “Tan Temali” i Ilir Shaqirit”, me ē’rast Zymberi ēmoi lart Shaqirin, jo vetėm si muzikolog, por edhe nė fushėn e leksikut tė shqipes. Ai vlerėsoi pėrdorimin e fjalėve tė reja qė bėn Shaqiri te romani “Tan Temali”, duke shtuar se “mėsyshe- njė send qė i vihet fėmijės pėr tė mos i rėnė mėsysh, pėrtrollėse-shtėpi pėrdhese, e ėndėrrt, i ēastshėm, rreptas, bukurisht, pėrflakshėm, fundbotshėm, binjakėrisht, me u nėpėrtokė dhe mė u nėpėrqiellė – pėr aeroplanin, breshėroj, pėrtallė, kėngėzoj, gurrojnė dhe fjalė tė tjera tė bukura janė kontribut i madh i shkrimtarit tonė tė ri, Ilir Shaqiri”, i cili, vazhdoi Zymberi, ka dhėnė po ashtu edhe disa ide tė vlefshme nė kėtė lėmi.

Kurse, pas Zymberit, Isa Bajēinca mbajti referatin mu pėr veprėn e Zymberit, tė titulluar “Vėzhgime pėr “Fjalorin popullor” tė Abdullah Zymberit”. Bajēinca ēmoi fjalorin dhe tha se ky fjalor ka pėrmbledhur njė tufė fjalėsh tė thesarit popullor, mbledhur nė shumė fshatra tė Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nė vijim, Bajēinca tha se ky fjalor nxjerr nė dritė shumė fjalė tė shqipes popullore, vepėr tė cilėn ai tha se e sheh tė rėndėsishme pėr disa arsye: “e para, bėhet fjalė pėr njė leksik, pėrdoruesit e tė cilit janė shumė tė kufizuar, sidomos nė kėto kohė lėvizjesh tė papara tė popullsisė; e dyta, njė numėr jo i vogėl i kėtyre fjalėve mund t’u shėrbejnė shkrimtarėve; e treta, studiuesve tė dialektologjisė dhe fonetikės mund t’iu shėrbejė si njė material i mbledhur nga dora e parė dhe e katėrta, hartuesit e fjalorėve tė tjerė mund tė gjejnė kėtu njė fushė kėrkimi pėr t’i gjetur vend fjalėve tė veēanta”.

Sipas programit, nė sesionin e pasdites referuan edhe studiuesit Ragip Mulaku, Aida Kurani, Xhafer Beqiraj, Avdyl Sulaj, Helena Grillo, Haredin Xhaferi, Manjola Zaēellari, Fridrik Dulaj, Migena Arllati, Shkėlqim Millaku, Senad Neziri, Afėrdita Abdullahi, Vjosa Osmani, Shpresa Ismajli, Sejdi Gashi, Abdurrahim Maxhuni dhe Shemsi Haziri.

“Java e Albanologjisė mbyllet” mė 19 qershor.

http://www.zeri.info/kultura/37308/f...albanologjise/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.6.2015, 22:32   6
Citim:
Letėrkėmbimet: Ja fyerjet e Osmanėve ndaj Skėnderbeut!

Disa nga letėrkėmbimet e Skėnderbeut me Sulltan Muratin II i ka shpalosur tė mėrkurėn historiani Lulėzim Lajēi.

Me kumtesėn “Dimensioni ‘kombėtar’ dhe politik i Skėnderbeut nė letėrkėmbime”, nė sesionin “Kėndvėshtrimet e tė huajve mbi shqiptarėt” tė ditės sė tretė tė edicionit tė gjashtė tė “Javės sė Albanologjisė”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės, Lajēi ka paraqitur konfrontimet me shkresa zyrtare tė dy pushtetarėve tė atėhershėm.

Nė qershor tė vitit 1444, Sulltan Murati II do t’i shkruante Skėnderbeut: “Unė Murati, mbret i turqve e perandor i Orientit, tė pėrshėndes ty o bukėshkalė i mbrapshtė qė tė kam rritur e ushqyer nė oborrin tim me pėrkujdesje e dashuri atėrore”.

Nė kėtė shkresė tė kohės, Sulltan Murati II ia kishte kujtuar Skėnderbeut se nuk i kishte munguar asgjė sa ishte nė Perandori duke e quajtur bukėpėrmbys.

Dy muaj mė vonė, nė gusht tė atij viti, Skėnderbeu ku do t’i thoshte se meqenėse Sulltani e kishte bėrė borxhli me nderime e privilegje, udhėheqėsi i arbėrve do ta shlyente borxhin me urtėsi e gjuhė tė peshuar.

“Ne, letrėn Tuaj dhe tė dėrguarin Tuaj, i pritėm dhe i pranuam me respektin mė tė thellė, pa u shqetėsuar fare, madje qė ta themi sinqerisht, letra juaj na bėri mė shumė tė qeshim sesa tė zemėroheshim”, i kishte shkruar Skėnderbeu Sulltanit. I kishte thėnė se njė pjesė tė sharjeve dhe tė fyerjeve do t’ia falte shkaku i moshės e prirjes si gojėlėshuar, por edhe shkaku i mendjes sklerotike tė njė plaku.

“Pjesėn tjetėr tė pikėllimit Tuaj qė nuk ėshtė fare lehtė ta zbutėsh, sidomos kur kam vendosur tė luftoj me Ju, jo me sharje e me tė klithur, por me forcėn e armėve, mėrinė e inatin e luftės sė drejtė pėr liri…”, i kishte shkruar Skėnderbeu. I kishte thėnė se Perandoria i kishte rėnė nė qafė Arbėrisė. Ia kishte kujtuar kohėn kur Skėnderbeu qe ndarė nga vėllezėrit dhe ishte dėnuar me pėrbuzje.

“Pas gjithė kėsaj, as mua nuk mė mbeti gjė tjetėr pos qė me kujdes dhe veprime tė matura tė pėrcillja tė gjitha dhelpėritė dhe dinakėritė Tuaja, gjersa nuk mė buzėqeshi fati i shumėpritur pėr tė fituar lirinė time dhe tė atdheut tim”, pėrfundon letra qė nė fund mban shėnimet “Arbėri, 14 gusht 1444, Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbe”.

Lajēi ka paraqitur edhe njė letėrkėmbim tjetėr tė dy udhėheqėsve qė lidhej me Marrėveshjen e Paqes qė ishte nėnshkruar nė Shkup mė 27 prill 1462. Bėhet fjalė pėr letėrkėmbimet me Sulltan Mehmetin II, i cili e kishte lutur Skėnderbeun qė tė respektonte Marrėveshjen e Paqes dhe tė bėhej njė marrėveshje e re.

“…Tė pranoni paqen vullnetmirė nė mėnyrė qė tė mbeteni zot i vendit tuaj”, kishte shkruar Sulltan Mehmeti II mė 7 maj 1463.

Skėnderbeu nė ditėn e 25-tė tė qershorit tė atij viti do t’i drejtohej me njė letėr duke ia bėrė tė ditur se nuk i mbushet mendja t’i prishė marrėdhėniet me Venedikun.

“…Kėrcėnimet e tua o prijės i madh Mehmet qė po i shfaq kėtu kundėr meje sipas zakonit barbar, nuk mė trembin, sepse edhe tė pėsosh kur e do puna, edhe tė bėsh trimėri, ėshtė veti arbėrore kjo”, kishte shkruar Skėnderbeu, duke shtuar se kur sulltani e quan veten sundimtar tė botės, e bėn atė tė qesh.

“Mos ki shumė besim nė mizėrinė e fuqive tė mėdha dhe ushtrive, se historia na dėshmon se shpesh ushtri tė mėdha janė zmbrapsur nga ushtri tė vogla…”, kishte shkruar Skėnderbeu.

Lajēi ka thėnė se ēėshtja kur Skėnderbeu e krijoi kancelarinė e vet nuk dihet nė mėnyrė tė dokumentuar.

“Ka tė ngjarė qė kancelaria e tij tė jetė krijuar qysh nė fillim tė luftės sė tij ēlirimtare mė 1943”, ka thėnė Lajēi, duke mos pėrjashtuar mundėsinė qė kėtė zyrė Skėnderbeu ta ketė trashėguar nga i ati Gjon Kastrioti.

Sipas Lajēit, letrat autentike tė shkruara nga Skėnderbeu ose kancelaria dhe tė nėnshkruara nga Skėnderbeu janė shumė tė pakta.

Letėrkėmbimet e Skėnderbeut kanė qenė vetėm njė pjesė e mozaikut pėr “Kėndvėshtrimet e tė huajve mbi shqiptarėt”. /javanews.al/

http://lajmpress.com/lajme/61213-let...enderbeut.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:04.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.