Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 25.9.2010, 09:38   1

Shkrim i cituar Pseudoshtetet


Citim:
Shtetet e shpikura
Sadri Ramabaja

Ka disa vjet, qė prej Konferencės sė Dejtonit (2005), qė po eksperimentohet me Bosnjėn dhe po insistohet tė mbahet nė kėmbė me ēdo ēmim, duke toleruar „Republika Sėrpskėn“ ta bllokojė funksionimin e kėtij shteti. Qeverisja e tij ėshtė e pamundur. Kėshtu po veprohet edhe me Maqedoninė, qė Kushtetuta e vitit 1991 e proklamoi si shtet unitar, shtet i kombit tė shpikur, duke injoruar tėrėsisht gati gjysmėn e popullsisė qė nuk ka tė bėjė gjė me maqedonasit aktualė tė paidentitet.

Pjesėmarrja e faktorit shqiptar nė qeverinė maqedonase tashmė ėshtė shndėrruar nė dekor politik qė po e imponojnė qendrat vendimmarrėse ndėrkombėtare. Ndėrkaq konflikti i shpikur rreth emrit sikur ka futur nėn rrogoz problemin qenėsor tė kėtij shteti tė shpikur: rishikimin e kushtetutės dhe demokratizimin e vendit konform vullnetit politik edhe tė popullit shqiptar si komb shtetformues.

Viti i kaluar pothuajse nė tėrėsi shkoi nė shenjė tė krizės qeveritare edhe nė Belgjikė. Tashti pas katėr muajsh nga pėrfundimi i zgjedhjeve nacionale sėrish Belgjika ėshtė nė kolaps qeverisės. Nė kėtė plan, Iraku dhe Afganistani janė edhe mė larg. Kėto dy shtete qė vazhdojnė tė qeverisen nėn kėrcėnimin e forcave politike qė pėr flamur kryengritės kanė islamin politik, nuk po arrijnė dot tė ngrenė nė kėmbė njė qeveri pėr tė qenė.

Zgjedhjet e para ca ditėve dėshmuan se edhe Afganistani do ta ketė tė vėshtirė tė krijojė qeveri qė do tė shtrijė ndikimin nė tėrė gjeografinė e vendit. Presidenti afgan, Hamid Karzai, mezi arriti ta sigurojė vazhdimin e pushtetit tė tij autoritar edhe pas vjedhjeve masive tė votave tė qytetarėve afganė. Pėr popullsinė afgane zgjedhjet parlamentare tashmė reprizuan zhgėnjimin qė kishin prodhuar zgjedhjet presidenciale tė vitit tė kaluar.

Paralelet qė mund tė tėrhiqen mes shteteve nė fjalė janė tė pakta, por ajo qė i bashkon ėshtė fakti qė tė gjitha kėto krijesa politike janė ngritur mbi parime qė nuk kanė pėrfillur interesat qė ndėrlidhen mes kombit qė pretendon tė jetė bartės i shtetit dhe kombeve tjerė qė iu ėshtė imponuar tė mbesin brenda kufijve politik tė kėtyre shteteve.

Huan Linc dhe Alfred Stepan, hulumtues shumėvjeēarė tė demokracive nė botė, nė skemėn e tyre mbi marrėdhėniet mes shtetit, kombit dhe demokracisė, nė kushtet e demokracisė, potencojnė faktin se kėto raporte janė ngushtėsisht tė ndėrlidhura me situatat konkrete nė tė cilat ndodhet shteti. Por, mbi tė gjitha, ata i kushtojnė rėndėsi shkallės sė pranisė sė kombeve tė tjera nė territorin e shtetit, pėrveē kombit kryesor. Skema e hartuar nga kėta dy shkencėtarė ka katėr situata.

Situata e tretė ka tė bėjė shumė me kombet shtetformuese, kudo nė kėto shtete tė shpikura qė janė objekt i kėsaj trajtese. Sipas kėsaj situate, kur kombi tjetėr ėshtė zgjuar kombėtarisht, kjo prodhon konflikt, duke e bėrė demokracinė tė vėshtirė, ndonėse jo edhe tė pamundur. Konsolidimi
demokratik ėshtė i mundur vetėm nėse ruhet kuptimi i sistemit politik, kurse shteti lėviz kah koncepti shumetnik.

Nė shtetet ku ėshtė etabluar demokracia, probleme tė kėsaj natyre zakonisht gjejnė zgjidhje pėrmes dialogut demokratik dhe mirėkuptimit reciprok. Nė shtetet ku demokracia ėshtė e brishtė ose nuk i ka bėrė as hapat e parė nė jetė (rasti i Ēekosllovakisė, ish-Jugosllavia si tėrėsi, ish-Bashkimi Sovjetik), ku demokracia ishte fare e brishtė, respektivisht ekzistonte vetėm si nocion juridik, bashkekzistenca e kombeve bėhej e pamundur, ndėrkaq shkėrmoqja e shtetit federalist ishte ēėshtje e pashmangshme.

Rasti me Maqedoninė dhe Bosnjėn mund tė trajtohet po nė tė njėjtėn linjė teorike. Ndėrkaq, ai i Belgjikės, ėshtė mė i komplikuar, meqė kryeqendra e saj – Brukseli, ėshtė si njė enklavė brenda territorit flaman dhe pėr pasojė e pamundėson ndarjen e kėtij shteti tė shpikur.

Nė kėtė linjė krahasuese, Iraku na rezulton, sipas kėsaj skeme teorike, gjithashtu njė krijesė politike e shpikur. I krijuar pas Luftės sė Parė Botėrore, nga bashkimi i dhunshėm i dy grupeve etnike – kurdėt nė veri dhe arabėt nė jug, por qė kishin njė ndarje tė thellė nė rrafshin fraksional islam – sunitėt dhe shiitėt, qė nuk kishin jetuar mė parė brenda kufijve tė njė shteti unik, tek po tėrhiqej fuqia qė e shfrytėzoi pėr njė kohė si koloni.

Kreaturė e politikave koloniale ėshtė edhe Afganistani qė rezultoi tė jetė produkt i politikave imperiale ruse dhe angleze tė shekullit 19. Ky vend qė funksiononte disi si njė federatė e llojit tė vet mes etnive tė shumta tė organizuara mbi baza fisnore, pas tėrheqjes sė kolonizatorėve, kaloi nėn sundimin e njė etnie – pashtunėve, qė nuk kalojnė 40% tė tėrėsisė etnike tė Afganistanit.

Duket se qėllimi i Serbisė dhe miqve tė saj (tashmė tė strukur nėn ombrellėn e UNMIK-ut), pretendojnė qė pėrmes bisedimeve tė imponuara qė tashmė kanė filluar, t`i imponojnė njė „zgjidhje“ artificiale edhe Kosovės, pėrmes krijimit tė „Republikės Sėrbska“ nė veri dhe pamundėsimit tė qeverisjes sė kėsaj pjese tė vendit nga Prishtina. Si krijesė e tillė, edhe Kosova do tė binte nė skemėn e tretė, duke mundėsuar trajtimin e saj si shtet tė shpikur dhe jofunksional.

Vetėm kjo arsye do tė duhej tė ishte e mjaftueshme pėr tė insistuar nga pala jonė qė tė vihet nė lėvizje parimi i reciprocitetit (me Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn), duke imponuar nė njė tė ardhme jo tė largėt rishikimin e raporteve shqiptaro-serbe nė dritėn e etablimit demokratik dhe vullnetit politik reciprok.

Nė kėtė lagje shtetesh tė shpikura, sponsorėt perėndimorė ende nuk e kanė kuptuar se demokracia nuk ėshtė njė rend a sistem qė mund tė imponohet apo tė eksportohet. Ajo, pra demokracia, qė tė zė vend e lėshoj shtatė, do tė duhej tė ishte nė masė tė ndjeshme burimore, autoktone dhe produkt i vetėdijes, formimit dhe vullnetit politik.

http://www.zeri.info/artikulli/3/21/...et-e-shpikura/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.