Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.10.2010, 18:12   1

Shkrim i cituar Deputetėt me nėnshtetėsi amerikane shkelin Kushtetutėn e RSH


Citim:
Deputetėt me nėnshtetėsi amerikane shkelin Kushtetutėn e Shqipėrisė

Betimi i deputetėve nė Parlament i pavlefshėm, nė Amerikė janė betuar se nuk do t’u binden ligjeve tė shtetit shqiptar

Nė Kuvendin e Shqipėrisė ka njė numėr deputetėsh, nga tė dy partitė e mėdha, tė cilėt kanė nėnshtetėsi amerikane, pra janė betuar mbi Kushtetutėn amerikane, por qė realisht, nė shkelje flagrante, i nėnshtrohen predispozitave tė Kushtetutės sė Shqipėrisė.

Kėta deputetė kanė bėrė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Neni 72 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė thotė: “Para fillimit tė ushtrimit tė mandatit deputetėt bėjnė betimin nė Kuvend”. Deputetėt e zgjedhur nė Kuvendin e Shqipėrisė betohen se do t’u binden ligjeve tė Republikės sė Shqipėrisė, duke filluar qė nga Kushtetuta dhe tė gjithė ligjet e tjera.

Por ky betim i tyre ėshtė i pavlefshėm, nga specifika e betimit qė kanė bėrė ata kur kanė marrė shtetėsinė amerikane. Nėse do tė shikoni faqen zyrtare nė Internet tė “US citizenship and emigration service”, institucionit shtetėror amerikan, do tė gjeni tekstin e betimit qė bėn ēdo njeri i cili merr shtetėsinė amerikane, duke pėrfshirė dhe deputetėt tanė qė janė bėrė shtetas amerikane. Ky tekst ėshtė:

"I hereby declare, on oath, that I absolutely and entirely renounce and abjure all allegiance and fidelity to any foreign prince, potentate, state or sovereignty, of whom or which I have heretofore been a subject or citizen; that I will support and defend the Constitution and laws of the United States of America against all enemies, foreign and domestic; that I will bear true faith and allegiance to the same; that I will bear arms on behalf of the United States when required by the law; that I will perform noncombatant service in the armed forces of the United States when required by the law; that I will perform work of national importance under civilian direction when required by the law; and that I take this obligation freely without any mental reservation or purpose of evasion; so help me God."

Ajo qė na intereson kėtu ėshtė fjalia e parė e tekstit tė betimit e cila thotė: “Unė pėr kėtė arsye (pėr shkak tė marrjes sė shtetėsisė amerikane-K.M.) deklaroj nėn betim se unė heq dorė krejtėsisht dhe solemnisht nga ēdo bindje dhe besnikėri ndaj ēdo princi, sundimtari tė huaj, shteti, sovraniteti, nėn tė cilin unė kam qenė deri mė tani i nėnshtruar si nėnshtetas ose qytetar”.
(http://www.uscis.gov/portal/site/usc...92ca60a RCRD).

Pra, tė gjithė deputetėt shqiptarė tė cilėt kanė marrė shtetėsinė amerikane, janė betuar se nuk do t’u binden ligjeve tė shtetit shqiptar, duke pėrfshirė dhe Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė. Kjo e bėn tė pavlefshėm betimin e tyre si deputetė, ēka do tė thotė se e bėn antikushtetues ushtrimin prej tyre tė mandatit tė deputetit.

Kėshtu qė tė gjithė deputetėt qė kanė shtetėsinė amerikane, duhet t’ u hiqet mandati i deputetit.


Precedenti nė Greqi

Deputetėt nė Kuvendin e Shqipėrisė, tė cilėt kanė nėnshtetėsi amerikane, para se tė kandidonin pėr deputetė, duhet tė kishin bėrė atė qė bėri Andreas Papandreu, babai i kryeministrit tė sotėm grek, i cili qe nėnshtetas amerikan. Andreas Papandreu, kur hyri nė politikė nė Greqi shumė vite mė parė, para se tė kandidonte pėr deputet hoqi dorė nga shtetėsia amerikane dhe shkoi dorėzoi solemnisht pasaportėn amerikane nė ambasadėn amerikane.

Ambasada amerikane nė Tiranė, e cila flet shumė pėr zbatimin e Kushtetutės nė Shqipėri, duhet tė jetė e para qė t’u kėrkojė kėtyre deputetėve shtetas amerikanė qė tė dorėzojnė mandatin e deputetit.


Kushtetuta

Neni 72
Para fillimit tė ushtrimit tė mandatit deputetėt bėjnė betimin nė Kuvend.

Neni 19
1. Kushdo qė lind duke pasur qoftė edhe njėrin prej prindėrve me shtetėsi shqiptare, e fiton vetiu shtetėsinė shqiptare. Shtetėsia shqiptare fitohet edhe pėr shkaqe tė tjera tė parashikuara me ligj.
2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasė shtetėsinė, pėrveēse kur ai heq dorė prej saj.

Neni 20
1. Personat qė u pėrkasin pakicave kombėtare ushtrojnė nė barazi tė plotė para ligjit tė drejtat dhe liritė e tyre.
2. Ata kanė tė drejtė tė shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, pėrkatėsinė e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhėsore. Ata kanė tė drejtė t'i ruajnė e zhvillojnė ato, tė mėsojnė dhe tė mėsohen nė gjuhėn e tyre amtare, si dhe tė bashkohen nė organizata e shoqata pėr mbrojtjen e interesave dhe tė identitetit tė tyre.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=35036
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 02:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.