Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.10.2010, 11:16   1

Shkrim i cituar 1949: Operacioni "Shqipėria"


Citim:
1968: Kim Philby shkaktoi “katastrofėn shqiptare”

Dy gazeta tė njohura gjermane tė kohės skanojnė nė thellėsi veprimtarinė e spiunit mė profesionist tė Anglisė gjatė shekullit tė shkuar, viktimė e tė cilit ranė shqiptarėt. Parė nga perspektiva e tyre nė atė kohė, tashmė shumė vite pas dėshtimit tė aksionit, rezulton se katastrofa mė e madhe, tė cilėn duhet ta llogarisim nė konton e bėmave tė Philbyt, ėshtė pa dyshim, “fiaskoja shqiptare”.

Operacioni “Shqipėria” - siē e cilėson (asokohe) gjermanoperėndimorja “Der Spiegel” nė njė numėr tė sajin nė vitin 1968, ēėshtje sė cilės i bashkėngjitet duke e plotėsuar me fakte e dėshmi tė tjera njė vit mė vonė, edhe “Die Zeit” nė vitin 1969 - ndodhi nė njė kohė kur Lufta e Ftohtė kishte arritur tashmė kulmin e vet.

Nė kėtė pikė tė zhvillimeve, Foreign Office dhe State Department po ravijėzonin tė njėjtėn ide, duke arritur nė njė qėndrim unik: Pse s’mund ta luftojmė dot ndikimin rus nė atė vend, duke luftuar sė bashku me “nacionalistėt shqiptarė”? - Por gjithēka, siē dihet, rezultoi edhe sipas artikullit, njė “katastrofė” e vėrtetė nė planin njerėzor, e cila hėngri kėsisoj jetėt e qindra shqiptarėve, qė shkuan nė atė botė pa e ditur se fajtori e kishte emrin Kim Philby.

Thelbi i artikujve nė tė dyja rastet ėshtė veprimtaria e Philbyt dhe botimet qė kishin zėnė rrėnjė pėr tė, si nė gazeta e revista, ashtu dhe nė letėrsi tashmė (deri nė atė kohė - sipas tyre - mėsojmė se ishin botuar tashmė tre libra pėr veprimtarinė e tij).

Pjesa qė neve na intereson, pra ajo ku flitet pėr Shqipėrinė, ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl nė volumin qė zėnė nė total tė dy artikujt e lartpėrmendur, tė cilėt duhet thėnė se janė relativisht voluminozė, nė terma tė mirėfilltė gazetareskė.

Interesant dhe i pazbuluar mė parė, duket tė jetė edhe fati i pjesės sė mbijetuar tė shqiptarėve nga kėto aksione tė dėshtuara, pėr tė cilėt do tė duhej tė kujdeseshin organet kompetente britanike pėr t’u siguruar punėsim e strehim.

Ndėrkohė, shumėēka mėsojmė nga artikujt nė lidhje me atė se kush e frymėzoi nisjen e kėsaj ndėrmarrjeje, cilat ishin qėllimet, kush e pėrkrahu dhe kush e pengoi, si duhej realizuar dhe ku mbėshtetej realizimi i tij, deri nė zbulimin e Kim Philbyt.

Fakti i fundit pėrbėn njė moment mė vete, tė cilin e mėsojmė duke lexuar artikullin e gazetės gjermane “Die Zeit” nė vitin 1969. Po kėshtu, nė tė njėjtin artikull, na bėhet me dije edhe mėnyra e jetesės dhe shtrati nė tė cilin u pėrgatit terreni pėr tė rekrutuar dy kolegėt e Philbyt, Burgess dhe McLean, tė cilėt gjithashtu i paraprinė arratisjes sė Philbyt, duke ndėrmarrė tė njėjtin hap.

Aty aludohet qartazi se ata ishin homoseksualė dhe se bėnin dukshėm njė jetė tė shthurur, tė cilėn do tė mund ta vazhdonin pa iu prekur qimja e flokut, nėse amerikanėt nuk do t’i zbulonin.

Operacioni “Shqipėria” dhe gjithė ndėrmarrja qė lidhej me tė, siē thekson edhe vetė artikulli (dhe siē e dimė tė gjithė tashmė), gjithsesi pėrfundoi nė njė katastrofė tė vėrtetė, zhytur nė njė bilanc tragjik. Brenda njė muaji, ishin rreth 150 luftėtarė guerilas (apo diversantė, siē i quante propaganda shtetėrore asokohe) - thuajse gjyma e gjithė trupės - tė vrarė apo tė kapur rob e po kėshtu njė numėr i madh shqiptarėsh vendas, tė cilėt u treguan tė gatshėm e nuk treguan kujdes, ndėrsa prisnin e strehonin guerilasit antikomunistė, duke besuar se kauza e tyre do tė fitonte.

Nė kuadėr tė ciklit “Shqipėria moniste nė mediat perėndimore, 1945-1990”, tė gjitha sa mė sipėr, mė shtynė t’i rikthehem nga njė kėndvėshtrim tjetėr sėrish temės “Kim Philby”, veprimtarisė sė tė cilit dikur, ish-kryeministri karizmatik britanik, Tony Blair, iu kishte referuar, duke theksuar se: “Dėshtimi i aksioneve britanike nė Shqipėrinė e viteve ‘50, renditet si njėri ndėr dėshtimet mė emblematike tė shėrbimeve tė fshehta britanike tė shekullit tė shkuar”.

Citim:
Mė poshtė artikulli i plotė:

Dėmi qė Philby shkaktoi gjatė veprimtarisė sė tij dyvjeēare nė Uashington, nuk duhet nėnvlerėsuar. Katastrofa mė e madhe, tė cilėn duhet ta llogarisim nė konton e bėmave tė Philbyt, ėshtė pa dyshim, fiaskoja shqiptare. Ēėshtja “Volkov” nė vitin 1945 mundi tė korrigjohej me masa tė shpejta, gjakftohtėsi e me njė “operim kirurgjikal”. “Fiaskoja shqiptare” - e cila do tė niste tė gatuhej pesė vjet mė vonė - pėrkundrazi, ishte nė tėrėsi njė ēėshtje qė kushtoi shumė mė tepėr viktima e hėngri shumė kohė pėrgatitjeje.

Operacioni “Shqipėria” ndodhi nė njė kohė kur Lufta e Ftohtė kishte arritur tashmė kulmin e vet. Ajo ishte njė pėrpjekje e Anglisė dhe e Amerikės, pėr tė penguar ndikimin sovjetik nė Shqipėri me ndihmėn e njė kryengritjeje popullore me luftė guerile. Pėr 17 vjet me radhė ky aksion i pafat mbeti si njėri ndėr sekretet mė tė mirėruajtura nga tė dyja palėt nė konfliktin qė ka sjellė Lufta e Ftohtė. Pėr Perėndimin, kjo ndėrmarrje do tė thoshte njė katastrofė, e cila u kushtoi jetėn rreth 150 njerėzve. Pėr rusėt ishte njė shfaqje triumfi mbi fenomene, tė cilat mund tė pėrsėriteshin gjetkė nė kufijtė e perandorisė sė tyre.

Zona e pasigurt e kontrollit sovjetik nė vitin 1949, tashmė e kishte emrin “Ballkan”. Nė Greqi, rebelėt komunistė ndodheshin nė prag tė greminės, Jugosllavia ishte prishur ndėrkohė me Rusinė. Madje, edhe Shqipėria vlerėsohej si jo fort e besueshme nė lėvizjet e saj prej tyre. Qysh nga fundi i luftės nė Shqipėri, rolin udhėheqės e kishin luajtur komunistėt jugosllavė; tashmė ishin rusėt, ata tė cilėt, pėr shkak tė prishjes sė Titos me Stalinin, nisėn tė dėrgonin kėshilltarėt e vet nė Tiranė.

Nė kėtė pikė tė zhvillimeve, Foreign Office dhe State Department erdhėn nė tė njėjtin pėrfundim: Pse s’mund ta luftonim dot sė bashku - me ndihmėn e nacionalizmit shqiptar - ndikimin rus nė atė vend? - Ministri i Jashtėm britanik, Ernest Bevin, fillimisht ishte i vendosur kundėr propozimeve tė tilla. Por nė Foreign Office kishte edhe njė grup “tė pabindurish” kėmbėngulės, qė rrihnin nė tė njėjtėn pikė: organizimin e lėvizjeve kryengritėse antisovjetike praktikisht nė tė gjitha vendet e Lindjes evropiane tė marra nga sovjetikėt. Kjo ide u pėrkrah veēanėrisht nga njerėzit e ndjeshėm tė 515-s, para sė gjithash, nga specialistėt e moēėm tė sabotazhit nė rajonin e Evropės Juglindore, duke ndjekur devizėn: “Politika ėshtė vazhdimi i luftės me mjete tė tjera - apo ndoshta edhe me mjete tė njėjta”.

Me ē’duket, grupi i pėrbėrė nga njerėz e nėpunės tė Foreign Office dhe specialistė tė SIS-it, ranė shpejt dakord tė vepronin sė bashku me "shqiponjat” nė Departamentin Amerikan tė Shtetit.

Bevin arriti tė bindej pėr tė lejuar ndėrmarrjen e njė “eksperimenti tė nėndheshėm”; grupet e guerilasve antikomunistė duhej tė depėrtonin nė Shqipėri, pėr tė nxitur kryengritjet antisovjetike dhe pėr tė mbėshtetur elementėt qė mund tė luftonin nga brenda. Pėrgjegjės pėr koordinimin e aksioneve tė fshehta britanike dhe amerikane ishte natyrisht njeriu ndėrlidhės britanik nė Uashington, Kim Philby. Ngaqė ai mė parė kishte mbuluar nė detyrė Turqinė, duke mbledhur kėsisoj shumė pėrvojė, kėshillat e tij u vlerėsuan tej mase nė planifikimin e aksioneve tė fshehta.

Operacioni nė fakt u pėrgatit shumė mirė. Qysh nė verė tė vitit 1949 u themelua njė i ashtuquajtur “Komiteti pėr Shqipėrinė e Lirė”, i cili bazėn mbėshtetėse operative e kishte nė Itali e qė nė atė moment nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė organizatė e ngritur me synimin pėr tė rekrutuar luftėtarė guerilas.

Nė pranverė tė vitit 1950, kėta guerilas ishin tashmė gati pėr aksion. Nė grupe tė vogla, fillimisht, e pastaj tė mėdha, ata u futėn nėpėr zona malore dhe kaluan nė mėnyrė ilegale kufirin shqiptar. Depėrtuan fillimisht nė vendet e tyre tė njohura mė parė dhe u pėrpoqėn tė provokonin edhe trazira atje. Nėse afrohej rreziku, ata tėrhiqeshin sėrish nė male.

Ndėrmarrja nė fjalė, gjithsesi, pėrfundoi nė njė katastrofė tė vėrtetė. Rusėt dukej se dinin ēdo gjė qysh mė parė me saktėsi, duke pritur qė guerilasit tė parashutonin apo tė zbarkonin nė vendet e paracaktuara. Brenda njė muaji, ishin rreth 150 luftėtarė guerilas - thuajse gjyma e gjithė trupės - tė vrarė apo tė kapur rob, e po kėshtu, njė numėr i madh shqiptarėsh vendas, tė cilėt u treguan tė gatshėm e tė pakujdesshėm pėr tė pritur e strehuar guerilasit.

150 tė mbijetuarit u larguan drejt Greqisė - duke u bėrė kėsisoj edhe sikleti i radhės pėr qeverinė greke. Nė Londėr SIS-i u desh ta fuste nė presion Ministrinė e Brendshme, pėr t’u siguruar 150 shqiptarėve (qė mbartnin plot sekrete) udhėtimin drejt Anglisė. Ministria pėr Punėt Publike mori pėrsipėr edhe detyrėn pėr tė sistemuar shqiptarėt me punė. E kėsisoj, madje, sektori pyjor atje u dha nga njė xhup lėkure e i punėsoi si sharrėtarė kryesisht, kurse pjesa tjetėr u sistemua nė njė fabrikė municionesh.

Hetimi i kėsaj katastrofe u shty duke marrė shumė kohė pėr t’u trajtuar e arritur nė pėrfundime. Amerikanėt ishin tė bindur vetėm pėrgjysmė se e gjitha kjo mund tė vinte nga njė tradhti. Dyshimet dhe evidencat e pakta, tek tė cilat ata mund tė mbaheshin, shkonin gjithsesi nė drejtim tė Kim Philbyt. SIS-i nė Angli, ndėrkohė e pėrjashtonte nė masėn mė tė madhe versionin “tradhti” si shkaktarin e katastrofės.

Sot ėshtė mė se e qartė se pėrgatitja e “ndėrmarrjes shqiptare”, ashtu sikurse edhe shumė informacione tė tjera, tė cilat ndėrkohė u ishin pėrcjellė nga disa burime shėrbimit amerikan e atij britanik, kishin rrjedhur drejt rusėve. Dhe kėshtu qė nė Angli, politika e tė ashtuquajturės “pėrzierja pozitive nė punėt e brendshme” nė vendet e Evropės Lindore, kishte rėnė nė njė mosbesim tė thellė dhe gjithashtu edhe nė Amerikė ky lloj politike nuk u mbėshtet mė fare pėr disa kohė dhe doli nga axhenda. (Revista “Der Spiegel”, 29.1.1968).


Citim:
Kim Philby, nė 1967: Humba diplomėn, por ruajta bindjen

Emri:  Harold_Kim_Philby_ish_sekretari_i_pare_ne_ambasaden_britanike_ne_Uashington.jpg
Shikimet: 371
Madhėsia:  7,8 KB
Kim Philby lindi nė vitin 1912 nė Indi, si i biri i njė nėpunėsi civil dhe gjeologu, John Philby, i cili mė vonė u bė i njohur si njė studiues i famshėm i botės arabe, duke u konvertuar madje edhe nė Islam. Tė dy, babai dhe i biri, mund tė cilėsohen si “rebelė socialė” tė dalė nga Cambridge, universiteti i famshėm britanik.

Philby (i vjetri), pėrpunoi madje njė koncept ku ai dėshmonte qartė se mund tė jetonte pa pasur nevojė pėr shoqėrinė humane. Ndėrsa Philby tjetėr (i riu) e konvertoi besimin e tij politik nė komunizėm, nė vitin 1931 dhe jetoi nė Moskė pėrgjatė gjithė 25 viteve tė fundit tė jetės sė vet, nėn shoqėrinė e ēmuar e tė zgjedhur, pėrtej bashkėjetesės me gruan e tij tė ligjshme, rusen Rufina.

Nė autobiografinė e tij me titull “My Silent War” (Lufta ime e heshtur), Kim Philby thotė se ai e braktisi Cambridge-n nė vitin 1933: “Me njė diplomė nė xhep, me besimin se jeta ime duhet t’i pėrkushtohej plotėsisht komunizmit. Qysh prej asaj kohe, unė e humba diplomėn (nė fakt, mendoj se ajo ndodhet nė duart e MI5). Por unė ruajta bindjen time”.

Kjo u shkrua nė vitin 1967 prej tij, pesė vjet pasi ia doli tė arratisej drejt Moskės pėr t’i shpėtuar persekutimit e ndėshkimit nga autoritetet britanike, tė cilėt tashmė e akuzonin atė me prova, pėr spiunazh.

Citim:
“Die Zeit”, 1969: Si u zbulua “i treti”, Kim Philby?

Pėr Kim Philbyn janė shkruar ndėrkohė dhjetėra artikuj gazete e shtypur tre libra. E pėr kėtė ka pasur arsye tė mjaftueshme: Kim Philby ishte spiuni mė profesionist i Anglisė. Ai ishte mė i miri nė njė kuptim tragjik pėr anglezėt. Si njė nėpunės lider nė shėrbimin e fshehtė britanik, ai ishte nė fakt njė agjent i sovjetikėve; dhe ky njeri i Kremlinit ishte caktuar kokė e kėmbė tė drejtonte, pra, edhe seksionin e mbrojtjes kundėr spiunazhit.

Pra, kjo ndodhi kėshtu: Aty ishte Kim Philby dhe ai sillej aq idiotėsisht saqė biondja Patricia, sekretarja e oficerit ndėrlidhės tė mbrojtjes britanike nė Stamboll, tashmė kishte arritur ta pikaste dhe e dinte se ai qenkėsh njė tradhtar!

Aty gjendeshin shpesh edhe “burra me mustaqe” nga vendi i “skipetarėve”, tė Karl May-it, dhe nėse ata nuk do tė ishin dorėzuar nga Kim Philby para togave tė mitralozave pėr t’u korrur njė nga njė si gruri para draprit, atėherė edhe Shqipėria me siguri qė sot do tė ishte njė partner i NATO-s.

Dhe ishin para sė gjithash Guy Burgess dhe Donald McLean, ata qė pinin mė shumė uiski sesa Kim Philby dhe kurvėronin, e mos mendoni se e bėnin kėtė normalisht, me vajza, dhe spiunonin, pėr kurrkėnd tjetėr veēse pėr rusėt; vetėkuptohet, duke rrezikuar ndėshkimin maksimal.

Tė gjitha kėto i bėnin duke qenė tė atashuar si diplomatė anglezė. Nėse s’do tė kishte qenė vetė Allen Dulles, bosi i shėrbimit tė fshehtė amerikan, nė krye tė tij, kėta tipa sot e kėsaj dite kushedi se ku do tė ishin duke dėfryer nė ndonjė cep prostitutash tė Londrės Perėndimore, pa iu prekur qimja. Por ngaqė u hezitua pėr njė kohė tė gjatė pėr t’i arrestuar, ata ia dolėn tė arratiseshin pėr nė Rusi.

Dhe aty ishte sėrish biondja Patricia; ajo ishte kėmbyer ndėrkohė me ta nė njė paradhomė tė sallonit ku organizoheshin festa luksoze dhe pėr fat, ishte martuar me njė oficer besnik britanik. Pėr tė nuk kishte mė asnjė dyshim: Kim Philby ishte “i treti!” Vetėm ai mund t’u kishte siguruar mbrojtje e ndihmuar nė pėrmbushjen e planit tė tyre, Burgessit dhe McLeanit.

Nė mėnyrė tė ngjashme u kishin lindur dyshimet edhe njerėzve tė tjerė nė Foreign Office, por tashmė ishte vonė. S’kaloi shumė dhe vetė Kim Philby u dėrgoi tė fala spiunėsh ish-kolegėve tė vet nga selia moskovite e shėrbimit tė fshehtė. Ai tashmė jeton atje si njė agjent nė pension, ndėrsa ka mbushur 57 vjeē. (Gazeta “Die Zeit”, 11.7.1969).

Citim:
Gazeta “Die Zeit”, 1969: Philby dhe shokėt e tij, gjemb nga trėndafili

Nė njė fragment nga shkrimi i gazetės gjermane, “Die Zeit”, botuar nė vitin 1969, hasim edhe nė njė tjetėr vlerėsim interesant, rreth asaj ēka duhej trajtuar si vėrtetė kritike e serioze nė tė gjithė kėtė histori, pėrtej faktit se Kim Philby kishte bėrė tė dėshtonte plani “Shqipėria”.

“Qė Kim Philby paskėsh qenė qysh nga viti 1934 agjent i rusėve, qė ai ia ka dalė tė pengojė njė kryengritje antikomuniste nė Shqipėri dhe qė ai i mbulonte krahėt spiunazhit sovjetik nė ēėshtjet atomike - nė Uashington, kjo e gjitha ėshtė e qartė si drita e diellit”, - shkruhet nė artikull, duke vijuar mė pas: “…Por jo qė tė ishte kėsisoj edhe fara e njė fruti joproduktiv”.

Aludimi ėshtė i qartė pėr shėrbimin e fshehtė britanik e produktet qė ai nxirrte, ndėrkohė qė kishte e ka edhe sot namin e njėrit prej shėrbimeve inteligjente mė tė mira nė botė.

“Por kjo lidhet edhe me produktin qė mund tė sillte nė treg Universiteti po aq i famshėm, Cambridge. Kjo ėshtė ēėshtja”, - shkruan “Die Zeit”.

Mė tej, artikulli thekson: “Tema e vėrtetė ėshtė kėtu verbėria e njė shoqėrie tė mbyllur, e njė klubi tė mirėfilltė, pėr tė cilin nuk mund tė jetė ajo ēka nuk duhet tė jetė. Kim Philby, Guy Burgess dhe Donald McLean, i pėrkisnin asaj qė nė tėrė kuptimin e fjalės ia vlen tė cilėsohet si “Establishment”. Ata ishin nxėnės tė Westminster apo tė Etonit dhe studentė tė Cambridge-it dhe veēanėrisht gėzonin namin e tė ashtuquajturave “familje tė mira angleze”, le tė themi, tė prera apo tė paracaktuara pėr tė punuar nė shėrbimin e fshehtė apo tė shėrbenin nė diplomaci. Ata nuk i frikėsoheshin asnjė testi apo tė bėheshin pre e ndonjė ndėshkimi disiplinor. Madje, dhe vetė ministri i Jashtėm betohej pėr Kim Philbyn”. (Gazeta “Die Zeit”, 11.7.1969).

http://www.standard.al/http://www.st...ier/13457.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.1.2012, 22:36   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Rizė Berisha pėr ndėrhyrjen mė 1949:

Citim:
Rizė Berisha rrėfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhėn

Agjenti i CIA-s nga Peja, Rizė Berisha, nė njė rrėfim ekskluziv pėr Kosovapress, tregon se si 62 viteve mė parė ishte angazhuar nė njė mision tė CIA-s pėr ta rrėzuar Partinė Komuniste nė Shqipėri dhe pėr ta vrarė Enver Hoxhėn, nė mėnyrė qė siē thotė ai, Shqipėria tė jetė e lirė dhe demokratike.

Plaku 95 vjeēar nga Novosella e Pejės, Rizė Berisha e fillon rrėfimin e historisė sė tij me momentin e inkuadrimit nė forcat nacionaliste gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, si ushtar i Ballit Kombėtar dhe humbja e luftės sė tyre nė pėrballje me komunistėt jugosllavė nė Kosovė, por edhe akuzat pėr bashkėpunim me pushtuesit, e detyruan atė tė arratiset pėr nė Greqi, ku qėndroi pėr katėr vite dhe pastaj e dėrguan nė Itali dhe nga aty nė Rohrabh tė Gjermanisė, pėr ta destinuar si diversant me katėr shok tė tjerė pėr nė Shqipėri “nė luftėn kundėr komunizmit”.

“Kemi shkuar prej Italisė, ka qenė ai Komiteti atje, ata ishin tė lidhur me ata, e ne shkuam atje u veshėm nė rroba ushtarake, bėmė trajnime, kemi bėrė roje, ne ishim shumė”, ka thėnė Berisha.

E para se tė nisėn pėr misionin nė Shqipėri, ai kujton edhe fjalėt e drejtuesve tė CIA-s nė Gjermani.

“Na thanė ata amerikanėt: Nuk kemi mundėsi me iu ndihmuar dhe nėse iu kapin do tė iu mbysin, 99 % jeni tė vrarė, kurse nė Jugosllavi, edhe nėse iu kapin, jugosllavėt nuk kanė me iu prek askush me dorė”, ka thėnė Berisha.

Berisha tregon edhe misionin qė kishe ai me shokėt e tij, pėr ta rrėzuar Partinė Komuniste nė Shqipėri.

“Me rrėzuar Partinė Komuniste, Enver Hoxhėn, amerikanėt na dėrguan. Ka qenė Mit’hat Frashėri i Shqipėrisė i lidhur me ata, edhe Sahit Kryeziu i Gjakovės, edhe ai ka qenė me ta, pastaj Zefi dhe Kaqigoga, kanė qenė me amerikanėt dhe qė kanė punuar me ne”, tregon ai.

Berisha kujton edhe tradhtinė e drejtuesit rus tė shkollės nė Gjermani, i cili e informon Rusinė dhe kėta tė fundit Enver Hoxhėn pėr kohėn e lėshimit tė agjentėve tė CIA-s nė malet e Shqipėrisė.

“Kemi pas me zbrit me njė lendinė, na treguan ata, e kemi pas hartėn, por i kish pas lajmėruar ai qė ka qenė aty, por fati jonė qė piloti nuk guxoi tė na lėshojė nė atė lendinė dhe na lėshoi mė larg nė mal dhe shpėtuam”, ka thėnė Berisha.

Pas, lėshimit nė Malėsinė e Tropojės nė mes tė nėntorit tė vitit 1949, Berisha sė bashku me Halil Nergutin e Ramadan Cenen nga Kukėsi dhe Miftar Malokun nga Prizreni, u ballafaqua me shumė vėshtirėsi gjatė dy viteve tė qėndrimit nėpėr male, kur edhe organizuan atentatin e parė ndaj Enver Hoxhės dhe bashkėpunėtoreve tė tij, i cili dėshtoi.

“U munduam po nuk patėm mundėsi, shokėt u vranė dhe u arrestuan. 65 mijė ushtarė i ka pas Shqipėria, por edhe rusėt kanė qenė aty. Shkuam ia minuam shtėpinė, sepse nga gazetat qė i binin shokėt u njoftuam se Enver Hoxha sė bashku me ata tė partisė, donte tė mbante njė fjalim, dhe ne shkuam e minuam, por ai kishte shkuar para kohe dhe kishin mbajtur fjalim dhe pasi largohen Enveri me tė tjerėt u ndez ajo, por nuk i mbyti ministrat”, ka thėnė ai.

Pa cigares e ēajit, Berisha rrėfen pėr vėshtirėsitė e tė jetuarit nėpėr male tė Shqipėrisė pėr mė shumė se dy vite, duke thėnė se nuk i besonin askujt, sepse lajmėronin siē thotė ai “spiunėt” e Enverit dhe vriteshin, kėshtu qė ata vendosėn tė largohen pėr nė ish-Jugosllavi, ku nxihen dhe futen nė burg pėr mė shumė se 13 muaj.

“Mendja donte me mė lanė, njė herė mė kanė mbajt nė qeli disa muaj, dikur me kanė dėrguar nė njė dhomė pa asnjė xham dhe u bėnte akulli sa dora jote”, kujton vėshtirėsitė qė pėrjetoi sa ishte i ri.

Pas 13 muajve, Berisha thotė se u lirua nga burgu me intervenimin e CIA-s dhe ėshtė kthyer te familja e tij, ku e zuri edhe lufta e fundit. Kurse, pesė vite pas pėrfundimit tė luftės, ai e kujton edhe njė takim qė nuk e harron kurrė.

“E kanė ditė amerikanet qė kam shpėtuar, erdhėn me Thaēin, e me Xhavitin tonė, pastaj ai Ēeku qė ka qenė oficeri i ushtrisė dhe ata shtatė, shtatė derisa unė isha nė oborr, ka pas edhe tė fshatit, ka pas prej Jabllanicės sė Madhe, prej Hoqes, fotografonin, mė kapnin e qa bėnin!”, ka thotė ai.

Gjatė kėtij takimi, sipas Berishės, shtatė agjentėt e CIA-s, i dhanė edhe njė medalje dhe 36 mijė dollarė pėr ta ndėrtuar shtėpinė e djegur nga ushtria dhe policia serbe. “E kam marr veē me kokėn nė rrezik”, thotė Berisha.

Kurse, nė fund tregon edhe pėr strategjinė e amerikanėve, tė cilėt thotė se nuk ngutėn dhe punėt i kryejnė dal nga dal.

“Amerikanet veē duan ta ndezin zjarrin, i qesin pak dru qė mos tė ndalet. Ata nuk nguten, por punėt i kryejnė dal nga dal, se ata kanė gjėra sa tė duash”, shpjegon Berisha.

Duke shikuar vetėn nė kujtimet e sė kaluarės si njė i ri, i gjatė dhe i pajisur me armatim tė pėrsosur, Berisha kujton edhe tė vrarėt e shumtė qė bashkėpunonin nė Shqipėri me tė dhe tre shokėt e tij./Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,140792

Ēėshtja ėshtė diskutuar dhe nė parlament nė 2009-n, pėr tjetėr arsye: https://vargmal.org/dan4311 dhe do tė ishte mirė t'i kushtohej vėmendje dhe kėtu. Shkrimet sipėr janė thjesht si hyrje.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.