Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.12.2010, 22:39   1

Shkrim i cituar Literaturė: Masakrat kundėr shqiptarėve


Citim:
Masakrat serbe nė Kosovė nė njė libėr nė shqip

Tmerret dhe makabritetet e kryera nga serbėt ndaj shqiptarėve tė Kosovės janė artikuluar sė fundmi nė njė botim tė titulluar "Krimet serbe nė Kosovė, pa apologji, me fakte kundėr shpifjeve". Ky libėr, i cili po shpėrndahet nė tė gjithė botėn, ėshtė shkruar nga Fetnete Ramosaj, e cila i cilėson tė dhėnat e publikuara prej saj, si dėshmi tė verifikuara.

"Populli i Kosovės, nė krye me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, edhe pse bėri luftė mbrojtėse, luftė pėr liri, shqiptarėt po e paguajnė shtrenjtė haraēin e krimeve qė kryen forcat serbe nė Kosovė. Propaganda e zezė serbe, edhe pse tėrėsisht e bazuar nė shpifje e tė pavėrteta, ka dhėnė e po jep rezultate", shkruhet nė paragrafin e parė tė vėllimit tė Ramosajt, ndėrsa faktet e botuara i referohen mė sė shumti krimeve serbe gjatė luftės nė Kosovė.

Ramosaj shton se ēdo krim tė kryer nga forcat serbe nė Kosovė, Serbia ėshtė pėrkujdesur me kohė qė t`ia adresojė UĒK-sė dhe nė raste tė tjera ėshtė pėrkujdesur tė trumbetojė se krimi apo krimet tė jenė bėrė gjithsesi pėr shkak tė UĒK-sė.

Disa nga tė dhėnat e kobshme tė botuara nė librin e Ramosajt, janė dokumentuar dhe ilustruar edhe me fotografi. Sipas autores edhe pse e vėrteta e kėtyre vrasjeve dihet botėrisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanė mjaftuar tė bėhen lėndė pėr kriminalizimin e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Megjithėse pa asnjė bazė qėndrueshmėrie, "argumentet" e milicisė serbe janė bėrė "brumė" i mirė pėr dosje kundėr pjesėtarėve tė UĒK-sė", shkruan autorja. Nė librin e saj tė botuar nė dy gjuhė, nė shqip dhe nė anglisht, Ramosaj flet edhe pėr Gjykatėn e Hagės, pėr tė cilėn thotė se ėshtė pėr tė ardhur keq qė kjo gjykatė ka rėnė pre e shpifjeve tė tilla tė Serbisė, e cila me ēdo kusht ėshtė pėrpjekur e pėrpiqet t'i fshehė gjurmėt e krimeve tė saj, si vrasjen me gjakftohtėsi tė mė shumė se 12.000 civilėve, dhe zhdukjen e 3.500 tė tjerėve, gjė pėr tė cilėn askush nuk ėshtė pėrgjigjur deri tani, duke pėrjashtuar gjykimin e Millosheviēit.

Mė tej, nė faqet e librit flitet pėr krimet monstruoze tė orgjive serbe tė kryera mbi popullatėn civile shqiptare, pa kursyer gratė, pleqtė e fėmijėt, nė fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, sidomos nė rajonin e Drenicės, nė Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, nė Rrafshin e Dukagjinit, e nė shumė komuna e zona tė tjera.

"Vrasjet e masakrimet serbe, populli i kėtyre trevave i kishte pėrjetuar nė kurrizin e vet shumė herė gjatė historisė nga regjimet e ndryshme serbo-sllave", lexohet nė faqet e kėtij libri. Sipas autores, Serbia jo vetėm qė i ka fshehur e vazhdon t'i fshehė krimet e saj, por fajėson pėr to shqiptarėt, dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, ajo i quante ata "terroristė shqiptarė".

Edhe UNMIK-u ėshtė pjesė e tė dhėnave tė publikuara nga Fetnete Ramosaj nė librin e saj. "Duhet tė thuhet qartė se politika e UNMIK-ut pėr Kosovėn duhet tė formulohet nė kombinim me interesat vitale tė banorėve tė saj, e jo nė kėrkesa e lutje drejtuar Beogradit, qė tė ndikojnė konstruktivisht nė proceset politike nė Kosovė, sepse Beogradi kėtė tė drejtė po e shfrytėzon pėr destruktivitet edhe ndaj vetė UNMIK-ut dhe Kosovės nė pėrgjithėsi.

Ramosaj thotė se Kosova sot nuk ka nevojė pėr pajtime fiktive, por ka nevojė pėr hapa tė vendosur qė do ta ndanin atė nga e kaluara e hidhur, pa emocione tė nostalgjisė historike dhe pa diskutime tė gjata shterpe. Mbi tė gjitha, Kosova ka nevojė pėr drejtėsi.

Pėrveē fotografive, tė cilat nuk kanė nevojė pėr komente, vėllimi shoqėrohet edhe me faksimile tė autoriteteve tė firmosura, ku detajohen emrat e tė zhdukurve, tė vrarėve, vlerėsime nga serbėt pėr vrasjet e ndryshme, urdhra pėr ekzekutime tė panumėrta, pamje tė policisė e ushtrisė serbe, e cila jo pak herė abuzoi dhe keqpėrdori simbolet e UĒK-sė.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=31129
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2010, 23:01   2
Citim:
Libėr: “Krimet e Serbisė nė Kosovė 1998-1999”

Ditėn e mėrkurė nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės do tė promovohet libri “Krimet e Serbisė nė Kosovė 1998-1999”, botuar nga Agjencia Shtetėrore e Arkivave tė Kosovės, pėrgatitu nga prof.Jusuf Osmani.

Tmerret dhe makabritetet e kryera nga serbėt ndaj shqiptarėve tė Kosovės janė artikuluar sė fundmi nė kėtė botim. Ndėrsa nė kėtė takim letrar pritet tė marrin pjesė njerėz tė letrave shqipe si dhe tė ftuar tė tjerė tė cilėt kanė kontribuar nė botimin e librit qė tashmė ndodhet nė duart e lexuesve.

Libri trajton periudhėn mė tė vėshtirė tė dekadės sė fundit pėr shqiptarėt e Kosovės. Vitin 1998 dhe 1999, nė tė cilin u kryen krimet mė tė rėnda ndaj popullatės civile shqiptare tė Kosovės, derisa drejtėsia ende po orvatet tė hetojė dhe tė kryejė aktin e dėnimit pėr autorėt dhe ata qė urdhėruan kryerjen makabre tė veprave kriminale nė luftėn fundit nė Kosovė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=95784
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.1.2011, 22:44   3
Citim:
Promovohet libri “Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt 1844-1999”

Prishtinė, 24 janar - Ėshtė promovuar libri “Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt 1844-1999”, i autorit Nysret Pllana, i cili pėrmban njė faktografi mbi krimet serbe tė kryera nė Kosovė pėr mė shumė se njė shekull.

Veprimtari Adem Demaēi e ka cilėsuar librin si mjaft tė rėndėsishėm, mirėpo ka porositur institucionet e Kosovės qė tė punojnė mė shumė nė zbardhjen e krimeve serbe.

Nė fund ėshtė shfaqur edhe njė dokumentar dhe njė ekspozitė me fotografi tė masakrave serbe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.

Botimi i kėtij libri ėshtė mundėsuar nga Qeveria e Kosovės dhe vjen nė kohėn e akuzave tė raportit tė Dick Martyt ndaj personaliteteve kosovare pėr krime ndaj serbėve.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,47442
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2011, 09:53   4
Citim:
Mijėra fakte pėr gjenocidin serb nė Kosovė...
Hasan Hasanramaj

Nė Podujevė, nė organizimin e Qendrės sė Kulturės, u bė prezantimi i dy librave dhe i njė filmi dokumentar tė autorit norvegjez Josef Martinsen, qė flasin pėr vrasjet dhe masakrimet e civilėve shqiptar, qė pėsuan gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.

Libri i parė “Puset e vdekjes nė Kosovė”, ndėrsa libri i dytė “Ēka ka ndodhur nė Kosovė nė vitet 1998-1999”. Nė kėta dy libra prezantohen tė dhėna pėr mbi dhjetė mijė civilė shqiptarė, tė vrarė dhe tė masakruar gjatė periudhės njė janar tė vitit 1998 –1999.

Duke pėrshėndetur tė pranishmit e shumtė nė kėtė promovim, Nexhmi Balaj, drejtor i Drejtorisė pėr Kulturė, Rini e Sport tė kėsaj komune, tha se humanisti dhe miku i madh i njerėzimit Josef Martinsen ka sjell shumė dėshmi pėr atė se ēka ka ndodhur nė Kosovė gjatė luftės sė fundit.

Puset gjithmonė dhe kudo nė botė kanė qenė burim i jetės, ndėrsa serbėt i shndėrruan ata nė burim tė vdekjes, tha Balaj, pėr tė shtuar se policia, ushtria dhe forcat paramilitarėt serbė nuk kanė kursyer njerėzit mė tė pafajshėm.

Askund nė historinė dhe letėrsinė shqipe nuk mund tė hasėsh tė shkruhet me urrejtje pėr popujt tjerė, por aty has vetėm mesazhe paqeje dhe miqėsie, tha z.Balaj.

Ndėrkaq, autori i dy librave dhe i njė filmi dokumentar, Josef Martinsen, tha se njohja ime e parė me Kosovėn ishte nė qershor – korrik 1999.

“Isha i angazhuar nga Kisha e Norvegjisė dhe UNHCR-i, me njė mision humanitar nė ndihmė Kosovės. Mė kujtohet si sot kur i nxirrnim trupat e vdekur tė civilėve nga bunarėt qė pėr mua ishte njė pėrvojė e frikshme, por ne u deshtė ta bėnim kėtė sepse tė afėrmit e tyre pritnin me padurim dhe se askush nuk e dinte se kush ėshtė nė puse. Nxorėm njėqind e njėzet e shtatė trupa nga puset dhe lumenjtė”,- tha ndėr tė tjera Martinsen.

Autori norvegjez ka kėrkuar nga institucionet qendrore dhe lokale tė mbėshtetet financiarisht ky projekt mjaftė i rėndėsishėm nė sensibilizimin ndėrkombėtar tė vrasjeve dhe masakrimeve tė popullit shqiptar nga ana e Serbisė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=100943
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2011, 14:49   5
Citim:
Njė libėr shumė i rėndėsishėm pėr krimet dhe dėmet serbe nė Kosovė
Prof.dr.Pajazit Nushi

KRIMET E SERBISĖ NĖ KOSOVĖ 1998-1999

Ėshtė kjo njė ndėr veprat e rėndėsishme, nė mos mė e rėndėsishmja e dekadės sė parė tė shekullit njėzet e njė tė pėrgatitur nga Agjencia Shtetėrore e Arkivave tė Kosovės dhe kryeshefi ekzekutiv Dr. Jusuf Osmani. Fjala ėshtė pėr veprėn Krimet e Serbisė nė Kosovė 1998-1999 e dalė nga shtypi para pak kohėsh dhe e botuar nė dy vėllime me 1152 faqe. Agjencia shtetėrore e arkivave tė Kosovės ka bėrė punė tė mirė qė ėshtė marrė me saktėsim tė kėtyre fakteve dhe tė njėjtat do t’i plotėsojė vazhdimisht duke krijuar dosje pėr tė vrarėt, tė zhdukurit, tė masakruarit, dosje pėr masakrat, pėr djegie pronash dhe asgjėsim tė ekonomisė sė pėrbashkėt tė krijuar me mund, djers e gjak me vite, dekada dhe shekuj tė tėrė. Arkivi shtetėror me kėtė kryen detyrėn e vet imediate duke u krijuar mundėsi studiuesve shfrytėzimin e lėndės sė arkivuar.

Serbia shkatėrroi nė Kosovė 100.389 shtėpi dhe 1001 fshatra

Nga leximi i kujdesshėm i kėsaj vepre mėsojmė se iniciativa e pėrpilimit tė njė projekti pėr mbledhje dhe sistemim tė dėshmive mbi konfliktin e armatosur nė territorin e ish Jugosllavisė ka dalė nga Kėshilli i Evropės qė nga nėntori i vitit 2002. Por, pėr njė projekt tė pėrbashkėt nuk treguan interes arkivat e disa vendeve federale tė ish Jugosllavisė, kurse Kosova i ka hyrė kėsaj pune pavarėsisht nga qėndrimet e institucioneve shtetėrore tė vendeve tė tjera. Qėllimi i kėtij projekti, siē thuhet nė parathėnie tė kėsaj vepre ėshtė: ‘’ ...prezantimi i fakteve, qė paraqesin dokumentacion pėr krimet e Serbisė nė Kosovė gjatė viteve 1989 dhe 1999 dhe tė periudhave tė mėhershme, tė cilat i kanė paraprirė kėtij krimi’’.

Pėr kėtė qėllim ekipi i angazhuar ka arkivuar lėndėn e duhur nga kuvendet komunale, nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, nga Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq, nga Grupi Ndėrkombėtar pėr vlerėsimin e dėmeve dhe tė shkatėrrimeve tė luftės tė Komisionit Evropian pėr Kosovė, nga Fondi pėr tė Drejtėn humanitare dhe nga disa organizata e institucione nivelesh ndėrkombėtare, shtetėrore, komunale dhe nivelesh tė vendbanimeve. Grumbullimi, stratifikimi ose shtresėzimi i fakteve dhe pėrpunimi i tyre i ėshtė nėnshtruar standardeve arkivore ndėrkombėtare.

Duke pas pėr bazė qėllimin hulumtues dhe standardet arkivore ndėrkombėtare lėnda e kėtij hulumtimi ėshtė sistemuar sipas karakterit tė krimeve. Lidhur me kėtė lėnda ėshtė ndarė nė vėshtrim tė dėmeve tė mėdha nė kapacitete njerėzore, ku flitet pėr dhunime, tortura, trauma, pėr tė vrarė, tė masakruar, tė pagjetur, tė burgosur, tė zhvendosur, tė dėbuar dhe tė depėrtuar. Ngushtėsisht lidhur me dėmet e mėdha nė kapacitetet njerėzore ėshtė pėrpunuar hollėsisht lėnda e dėmeve dhe e shkatėrrimeve lėndore e materiale nė nivel tė tė gjitha komunave dhe nė nivel qendror. Nė kėtė mėnyrė pėr herė tė parė kemi paraqitje sintetike tė dėmeve materialo-ekonomike dhe tė dėmeve njerėzore me format e ērregullimeve tė sjelljeve sociale dhe me forenzikė karakteristike tė natyrės mjeko-ligjore.

Nga materialet e arkivuara mėsojmė se dėmet materiale tė luftės janė mė tė mėdha sė qė ėshtė menduar mė parė. U dėmtuan 100.389 shtėpi dhe 1001. fshatra. Ndėr objektet e dėmtuara ka komplekse objektesh tė trashėgimisė kulturore, objekte tė veprimtarisė edukativo-arsimore, shėndetėsore, objekte tė shėrbimit publik dhe objekte ndihmėse. Autorėt e pėrpilimit tė kėsaj vepre i kanė paraqitur tė diferencuara dėmet dhe shkatėrrimet si edhe efektet e tyre nė 30 komuna tė Kosovės, nė vendbanimet dhe nė fshatrat e secilės komunė tė Kosovės. Nga kėto tė dhėna dallojmė karakterin e pėrgjithshėm dėmtues e shkatėrrimtar tė ndėrtimeve tė Kosovės. Vlerėsimi financiar ende i karakterit preliminar llogaritet tė jetė 10,830.073.00 €(Euro). Dėmet dhe shkatėrrimet e kapaciteteve prodhuese nė bujqėsi e blegtori, nė industri, nė xehetari e metalurgji, etj. do tė pėrpunohen nė botim tė veēantė nga ana e institucionit’’Agjencia shtetėrore e arkivave tė Kosovės’’. Disa nga kėto komplekse shkatėrrimtare janė paraqitur tė pėrpunuara edhe nė botime tė veēanta nė gjuhė tė huaja, por tėrėsia e tyre, gjithsesi duhet tė pėrpunohet dhe tė botohet sė paku vetėm nė anglishte. Autorėt e kėsaj vepre kanė gjurmuat edhe rrėnjėt, shkaqet dhe pasojat e kėtij krimi tė rėndė dhe kanė ardhė nė pėrfundim: ‘’Pushteti okupues serb,... me plotė paramendim aplikoi rrėnimin e ekonomisė kosovare dhe shndėrrimin e Kosovės nė tokė tė djegur duke ua bėrė shqiptarėve autokton tė pamundur ekzistencėn dhe duke i dėbuar pasivisht nga vatrat e veta shekullore’’. Lidhur me kėtė pėrfundim dhe duke i komentuar tė dhėnat e faktet si edhe raportet kruciale ndėrmjet tyre Kėshilli redaktues dhe renesuesit e kėsaj vepre pėrmbajtjen e saj e pėrdorin mė tepėr pėr tė argumentuar karakterin e gjenocidit tė konfliktit nė Kosovėn e viteve 1998 e 1999 pavarėsisht nga titulli qendror, ku pėrmbajtja e kėsaj vepre emėrtohet me termin krim nė kontekstin e titullit ‘’ Krimet e Serbisė nė Kosovė 1998-1999’’.

Krime tė rėnda kundėr njerėzimit

Por duke mos u ndalur nė kėtė raport domethėniesh tė termave dhe tė koncepteve themelore pėr kėtė vepėr, pėrmbajtja e kėsaj vepre i ėshtė pėrkushtuar mė tepėr dėmtimeve dhe asgjėsimeve tė kapaciteteve njerėzore gjatė luftės nė Kosovėn e viteve 1998 e 1999. Nė kaptinėn kryesore tė kėsaj vepre ėshtė shkruar gjerėsisht pėr burgosjet, dėbimet, depėrtimet, zhvendosjet dhe eksodin e shqiptarėve pėrgjithėsisht, pėr vrasjet nė burgje, pėr vrasjet e inskenuara, pėr vrasje tė fėmijėve, tė tė rinjve, tė familjeve tė tėra, pėr vrasje masive e pėr masakra dhe pėr tė pagjetur, pėrkatėsisht pėr tė zhdukur. Kėtu ėshtė vėshtir tė bėhet fjalė pėr secilėn formė tė krimit. Pėr kėtė rast tė kuptuarit e kėsaj pjese tė rėndėsishme tė kėsaj vepre do tė na mundėsohet nga paraqitja e tabelės pėrgjithėsuese pėr tė vrarėt, tė pagjeturit dhe dėshmorėt nė Kosovė nga janari i vitit 1998 deri me 12 qershor 1999. (Ekspozohet tabela2.’’Tė vrarė, tė pagjetur dhe dėshmorė nė Kosovė, janar 1998-12qershor 1999’’ nga fq.470 e librit 2.

Kėto fakte tė pathyeshme dhe tė padiskutueshme i japin krimeve nė Kosovė karakter tė krimit tė organizuar dhe gjithėpėrfshirės ndaj shqiptarėve nė rend tė parė. Nuk ėshtė e tepėrt edhe me kėtė rast tė thuhet se nė vargun e kėtyre fakteve dhe sistemit tė kompozimit tė tyre nuk duhet tė kemi eksploziv ndjenjash dhe sulme agresive as ndaj raportit tė Dick Martit, por tė pėrgatitemi qė nė rrugėtimin e kėtij raporti prej komisionit ligjor tė tė drejtave tė njėrit tė Kėshillit tė Evropės ti furnizojmė anėtarėt e kėtij forumi me argumente tė padiskutueshme pėr rolin e ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės nė mbrojtjen e thurjes dhe tė asgjėsimit tė popullsisė shqiptare sė Kosovės nga ana e ushtrisė, e policisė dhe paramilitarėve serb.

Mė nė fund duke ju falėnderuar pėr pėrcjellje tė vėmendshme tė kėsaj fjale tė shkurtėr dhe duke falėnderuar pėrgatitėsin e kėtij botimi Prof.Dr.Jusuf Osmanin, mė lejoni tė bėjė disa propozime pėr botuesin: Dokumentet autentike tė luftės nė Kosovėn e viteve 1998-1999 dhe tė pasojave tė saja tė arkivuara tė botohen nė vepėr tė posaēme, ku do tė bėhej pėrkthimi dhe komentimi i tyre nė gjuhė tė huaj; Disa nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė luftės nė Kosovė dhe tė pasojave tė kėsaj lufte tė lėshohen nė qarkullim intermediatik bashkėkohor;Tė bėhet pėrkthimi i kėsaj vepre ose i pjesėve tė saja nė gjuhė tė huaj, dhe tė sajohet dosier i posaēėm pėr tė pagjeturit, pėrkatėsisht pėr tė zhdukurit dhe tė plotėsohet sistematikisht dosja e secilit prej tyre, sepse zhdukja e njerėzve dhe e gjurmėve tė zhdukjes sė tyre pėrbėn karakteristikėn kryesore tė krimeve nė Kosovė dhe formėn mė tė rėndė tė krimeve nė Kosovėn e viteve 1998-1999. Madje, do tė ketė mbetje mortore tė tė zhdukurve qė do tė zbulohen dhe identifikohen nga gjeneratat e mėvonshme.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=105864
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2011, 19:58   6
Citim:
Promovohet libri pėr krimet dhe pėrdhunimet serbe nė Kosovė

Me rastin e promovimit tė librit “Krimi dhe pėrdhunimi serb kundėr femrės shqiptare nė Kosovė 1997-1999”, tė autores Naxhije Doēi, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi tha se kjo libėr pasqyron njė histori tė dhimbshme tė popullit shqiptarė tė Kosovės, nė njė periudhė jashtėzakonisht tė rėnduar, ku viktima ishin jo vetėm ata qė luftuan drejtpėrdrejtė me Serbinė, por, edhe nėnat, motrat dhe gratė.

Nė njoftimin e Ministrisė sė Drejtėsisė thuhet se Kuēi bėri thirrje pėr njė guxim tė plotė qytetar dhe njerėzor tė tė gjitha viktimave tė luftės, edhe atyre tė dhunuara, tė jenė dėshmitare tė asaj historie dhe mbi tė gjitha dėshmitare tė njė akuzimi tė plotė qė nė tė ardhmen do tė bėhet ndaj shtetit tė Serbisė, pėr gjenocidin qė ka bėrė nė Kosovė, ku guximi i tyre do tė pasqyrohet drejtė

“Kosova ka arsye ta pasqyrojė historinė e vet dhe duhet ta pasqyrojė ashtu sikur ka qenė. Historia e Kosovės ėshtė histori krenare, kur e them kėtė, kam parasysh qė ne opinioni publik, familjet tona, shoqėria jonė, por edhe vendi ku jetojmė e punojmė, duhet t’i pranojmė ato nena, gra dhe vajza tona, si tė barabarta nė shoqėri dhe t’i trajtojmė si viktima tė njė dhune tė pa epur tė Serbisė, por t’i trajtojmė edhe si njė rezistencė tė plotė, pėr ēka ka qenė motiv edhe pėr njerėzit qė kanė luftuar drejtpėrdrejt pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės, por edhe pėr ndihmėn e marrė nga bota demokratike”, tha Kuēi.

“Ne kemi themeluar Institut pėr hulumtimin e krimeve tė luftės, dhe qėllimi i institutit ėshtė tė pasqyrojė krimet e luftės qė ka bėrė Serbia mbi Kosovėn. Unė besoj qė njerėzit qė punojnė aty dhe tė tjerėt, do tė ndihmojnė qė tė vėrtetėn tonė qė ne e dimė dhe kemi pėrjetuar, ta dinė dhe ta pėrjetojnė edhe tė tjerėt, pėrafėrsisht nė mas tė njėjtė”, tha Kuēi. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=18731
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2012, 16:22   7
Citim:
Libri qė demanton propagandėn serbe

Emri:  kulture-pllana_531030541.jpg
Shikimet: 472
Madhėsia:  13,6 KBLibri ”Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt 1844-1999”, i autorit Nusret Pllana i cili pėrmban fotografi dhe legjenda nga gjenocidi serb i ushtruar mbi shqiptarėt mė shumė se njė shekull, pas promovimit nė shumė shtete tė botės, sė fundi ėshtė promovuar edhe nė Stokholm e Kopenhagė. Anders Westman, kryetar i Shoqatės sė Miqėsisė Suedi- Shqipėri ka thėnė se ky libėr na bindi edhe njėherė se njė fotografi vlen mė shumė se njė mijė fjalė. “Anipse libri ka ardhė shumė me vonesė, kėto fotografi i kemi shfrytėzuar shumė herėt nė protestat kėtu nė Suedi e qė kanė pasur ndikim tė jashtėzakonshėm”, ka thėnė Westman, i cili ka shtuar se tė njėjtat fotografi tė ofruara nga Pllana janė pėrdoruur edhe nė takimin e NATO-s, nė Suedi. “Shpresoj qė libri do tė shėrbejė si stimulim pėr tė shkruar edhe libra tė tjerė pėr tė vėrtetėn e Kosovės”, ka pėrfunduar ai.

Ndėrkohė, autori i librit “Helmimet mistike nė Kosovė”, Joran Vasenius, ka thėnė nė takimin e Stokholmit se libri i tij dhe ai i Pllanės demantojnė propagandėn serbe se gjenocidi serb nė Kosovė ndodhi si pasojė e bombardimeve tė NATO-s. “Ngaqė kėta dy libra dokumentojnė se krimet serbe ndodhėn shumė mė herėt nė Kosovė”, ka thėnė mes tė tjerash Vasenius. Kurse nė promovimin e kėtij libri nė Kopenhagė ėshtė thėnė se Pllana me kontributin e tij nė ēėshtje kombėtare ėshtė bėrė institucion nė vete.

“Ky projekt, i cili do tė pėrkthehet edhe nė gjuhėn serbe, ofron mundėsinė e informimit tė plotė tė popullit serb pėr gjenocidin gati dyshekullor tė ushtruar ndaj shqiptarėve, nga ana e regjimeve pushtuese serbe tė shtetit tė tyre, Serbisė, dhe nė kėtė mėnyrė ndihmohen ato forca tė pakta progresive nė Serbi, nė rrugėn e tyre drejt reformave tė mirėfillta demokratike, duke ndryshuar kursin e tyre tė urrejtjes patologjike ndaj shqiptarėve, dhe duke ia dorėzuar kriminelėt e luftės drejtėsisė nė Kosovė, nė vendin ku ata e kanė bėrė krimin, qė ata ta marrin dėnimin e merituar”, ka thnėnė Muhamet Shatri, profesor nė Institutin e Historisė. Nė fund, autori Pllana ka bėrė tė ditur se ky libėr sė shpejti do tė pėrkthehet edhe nė gjuhėn serbe, ruse, kineze e arabe, ku edhe kėtyre popujve do t’iu mundėsohet qė tė informohen mė pėr sė afėrmi me terrorin e Serbisė tė ushtruar ndaj popullatės civile shqiptare gjatė viteve 1844-1999. (zėri)

http://www.koha.mk/kulture/12224.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2012, 20:38   8
Citim:
Kosta Papa, dėshmitari zbulon "Barbaritė greke nė Shqipėri"

TIRANE - Sot, pas 100 vitesh pavarėsi, ne, fatpambrojturit, sė paku mund tė dėshmojmė... Kur Greqia monarkiste e fillimit tė shekullit tė 20-tė e kuptoi se, si dokudo, Europa do ta njihte njė Shqipėri tė pavarur; se njė kufi i ri do tė shtohej nė rajon; se ėndrra e vjetėr pėr ta zgjeruar Greqinė deri nė kufijtė mesjetarė tė Bizantit dhe pėr tė krijuar njė shtet tė tė gjithė ortodoksėve, pavarėsisht kombėsisė sė tyre, po dėshtonte, njė stuhi krimesh mbi fshatrat dhe qytetet shqiptare shpėrtheu. Nė tė vėrtetė, barbaritė nxiten prej caktimit tė kufijve...

Libri "Barbaritė greke nė Shqipėri", qė vjen para lexuesit nga botimet "Naimi", pėrmban kujtimet historike tė njė veprimtari fare pak tė njohur nė studimet shqiptare pėr periudhėn prej shpalljes, deri nė njohjen e Pavarėsisė sė shtetit shqiptar - Kosta Papa. "Ai nėnshkruan duke i shtuar emrit tė tij disa emėrtime vendesh historike dhe shėnjuese: Pėrmeti, Tomorri, Leusa. Ka qenė protagonist e dėshmitar i ngjarjeve traumatizuese tė dy luftėrave ballkanike, kryesisht nė Shqipėrinė e jugut", - shkruan nė parathėnien e librit, botuesi Naim Zoto. Por, Kosta Papa, nė mėnyrė tė veēantė paralajmėron se do tė ndalet nė vitin e mbrapshtė 1913 dhe nė disa mbrapshti tė tjera qė vijuan mė 1914-ėn e mė vonė. "Ndonėse nuk ka shumė tė dhėna, njė gjė ėshtė ruajtur e pėrcjellė deri sot pėr autorin: Kosta Papa u dėnua me vdekje nga qeveria greke e kohės pikėrisht pse publikoi dėshmi rrėqethėse qė do tė turpėronin faqe botės ēdo vend e popull qė ndėrmerr akte tė tilla armiqėsore ndaj fqinjit tė tij historik, qoftė edhe nė rrethana historike tė mbrapshta", -sqaron Zoto.

Naim Zoto na thotė se libri i Kosta Papės ėshtė botuar pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe nė Massachusetts, SHBA, mė 1917. Ai shton se duhet tė jetė botuar nė njė tirazh shumė tė kufizuar, sepse tashmė ai thuajse nuk gjendet. "Njė kopje e vetme qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare ka marrė vlerėn e njė dorėshkrimi. Kjo duhet tė jetė arsyeja pse ky libėr nuk ėshtė pjesė e bibliografive historiografike tė studimeve shqiptare: thuajse nuk pėrmendet askund, sikur tė mos ekzistonte", - vėren ai. Pikėrisht kjo ėshtė njė nga arsyet pse ribotimi i tij, bashkė me rishtypjen fototipike tė origjinalit, ėshtė i dobishėm jo vetėm pėr njė lexues popullor, por edhe pėr studiuesit. Por cilat janė vlerat e tij nė kohėn tonė, nė ditėt moderne tė sė ashtuquajturės fqinjėsi e mirė? Pėr Zoton, nė kontekstin bashkėkohor, kur po kėrkohet nė mėnyrė zyrtare qė fqinjėt ballkanas tė ekzorcojnė urrejtjen historike dhe tė dėbojnė demonėt e historisė, ky libėr merr rėndėsi, sepse ėshtė shkruar para se shteti shqiptar tė kishte krijuar institucione tė vetat, para se tė kishte pėrfunduar Lufta e Parė Botėrore, para se tė ishin rikonfirmuar kufijtė e Shqipėrisė shtetėrore tė sotme, para se tė kishte lindur shkenca e historisė shqiptare. Ai mendon se pikėrisht koha kur ėshtė shkruar i jep atij mė shumė besueshmėri dhe mbrojtje prej deformimeve tė mundshme qė kanė ndodhur nė pėrshkrimet e mėvonshme tė kėsaj historie, sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar.

Autori i librit nuk ėshtė njė shkrues ēfarėdo. Ai gjendet jo rastėsisht nė ngjarje nyja tė periudhės 1912-1917, prej shpalljes sė Pavarėsisė deri nė vitet e kundėrveprimit shqiptar pėr tė mbrojtur atė Shqipėri tė vogėl qė kishin lejuar Fuqitė e Mėdha.

Libri "Barbaritė greke nė Shqipėri" ėshtė njė libėr tronditės. Dėshmitė e tij provojnė se dy luftėrat ballkanike, megjithėse nė pamje tė parė tė nisura pėr tė dėbuar ish-Perandorinė Osmane pėrtej Dardaneleve, nė thelb ēuan nė fitore tė pėrkohshme sa dhe tė pėrgjakshme tė fqinjėve ballkanas tė shqiptarėve, ndėrsa shqiptarėt vetė dhe territoret e tyre qenė thjesht ekuilibrues tė interesave tė tė tjerėve. "Me tė drejtė ato nuk janė quajtur luftėra antiosmane, sepse mė sė shumti qenė konflikte tė shpėrthyera nė kushtet e humbjes sė autoritetit tė Portės nė Ballkan dhe tė rikthimit tė ideve e projekteve ekspansioniste tė fillimeve tė romantizmave nacionale nė Ballkan", -shėnon Zoto. Por, pėrpos kėsaj, ėshtė pėr t'u vėnė re se nė dy luftėrat botėrore tė shekullit tė 20-tė ushtritė greke kanė hyrė nė thellėsi tė territoreve shqiptare dhe nė historinė e shtetit shqiptar nuk njihet ndonjė nismė qė hyrja e kėtyre ushtrive tė konsiderohet si shkelje e integritetit, pėr mė tepėr qė prej tyre tė merret shkas pėr tė hartuar e vendosur gjendje lufte me fqinjin jugor. E njėjta gjė ka ndodhur dhe me ushtritė serbe nė veri. Nė tė kundėrtėn, edhe pse Shqipėria ishte e pushtuar, edhe pse ish-mbreti i shfronėzuar A. Zogu nė mėrgim formalisht i kishte shpallur luftė Italisė sė Musolinit, pėr shkak tė pėrdorimit tė territorit shqiptar si prapavijė tė sulmit fashist, Shqipėria jetoi nė kushtet e gjendjes sė luftės me Greqinė deri nė shekullin e 21-tė.

A e nxit libri nacionalizmin? Zoto thotė se brezave tė rinj, qė po rriten me antimitin e kufirit, ky libėr mund t'u duket tendencioz, ilustrim pikėpamjesh historike tė frymėzuara prej nacionalizmit; sepse vėrtet dėshmitė qė pėrshkruan autori nuk janė figurativisht barbari; sepse edhe vetė fjala "barbari" nė kėtė dritė nuk ka kuptimin qė kishte nė greqishten antike, si dallim me tjetrin, qė nuk fliste gjuhėn e akejve; por kuptimin me tė cilin pėrdoret nė kohėt moderne, si dhunė e tmerr mbi popullsinė civile. Ngjarjet e ndodhura nė fillimshekullin e 20-tė, qenė njė nga provat mė tė mėdha dhe mė tė vėshtira tė identitetit shqiptar. "Pėrpjekjet pėr tė imponuar bindjen se ēdo ortodoks ėshtė grek tek shqiptarėt nuk u pranuan dhe kjo, siē shkruan Kosta Papa, tek grekėt u pėrftua si njė humbje historike", - thotė Zoto.

Prej kėtij libri, qė ribotohet i rijetėsuar, ashtu si ishte nė vullnetin e autorit, mund tė kuptohet se sa shumė ka punuar shekulli i 20-tė pėr shqiptarėt, sa e rėndėsishme ka qenė tė krijohej kjo Shqipėri shtetėrore qė ėshtė pėr tė mbajtur gjallė ndjenjat dhe mendimet shqiptare nė hapėsirėn historike tė vetėn rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar. Pėrpos atyre qė kanė ndodhur, sipas Zotos, pas njė shekulli, shqiptarėt, me gjithė problemet qė mund tė kenė pėr statusin e tyre, qoftė nė Maqedoni, qoftė nė Mal tė Zi, nė Serbinė jugore, madje dhe nė Ēamėri, nuk kanė mė dėnimin e njė populli fatpambrojtur. Dhe kjo pėr tė, ėshtė arritja mė e rėndėsishme shqiptare e njė shekulli. "Libri ėshtė konceptuar tė ribotohet edhe nė versionin e redaktuar gjuhėsisht, pra, pėr komoditet tė lexuesit tė sotėm, por edhe nė versionin origjinal pėrmes formatit fototip, pra, i skanuar, riprodhim i origjinalit pėrmes fotografimit elektronik", - bėn me dije botuesi.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...ri-107202.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2013, 21:12   9
Citim:
Nė Zvicėr promovohen librat pėr krimet serbe nė Kosovė

Me organizimin e Shoqatės sė Krijuesve Shqiptarė nė Zvicėr, nė Cyrih, Bernė dhe Gjenevė u promovuan librat Profesor Dr. Jusuf Osmani: “Krimet e Serbisė nė Kosovė 1998-1999″ dhe “Krimet e Serbisė ndaj fėmijėve nė Kosovė 1998-1999″.

Nė tri qytete mė tė mėdha tė Zvicrės: Cyrih, Benė e Gjenevė nė fund tė javės sė kaluar u bė promovimi dy librave tė autorit Jusuf Osmani, tė botuar nga Agjencia Shtetėrore e Arkivave tė Kosovės. I ftuar nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarė nė Zvicėr, Profesor Dr.Jusuf Osmani promovoi dy vepra qė janė kryekėput tė mbushura me faktet e krimeve serbe nė Kosovė gjatė luftės 1998-1999. Fillimisht, autori shpalosi fotografi tė dėbimeve masive tė shqiptarėve qė nga shekulli 19-tė dhe nė fillimit tė shekullit 20-tė. Pastaj, foli edhe pėr kolonizimin e Kosovės nga kolonėt serbė pas 1945-ės. Vazhdoi me shpjegimin pėr vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dėbimet e popullatės shqiptare nga vendi i tyre autokton nė vitet 1998-1999.

Autori, pėrveē shumė fotografive (qė flisnin vetė), solli edhe shifrat e sakta tė dhunės sė ushtruar mbi popullin tonė nga dora barbare serbe. Janė sė pari tė ekzekutuarit (burra, gra e fėmijė me numra tė saktė), femra tė dhunuara seksualisht, tė helmuar, fėmijė tė rrėmbyer e tė sakatuar, rrėnime tė objekteve gjithfarė (tė banimit, objekteve ekonomike , arsimore, kulturore, fetare etj). Qė tė dy veprat e: Krimet e Serbisė nė Kosovė 1998-1999″, dhe “Krimet e Serbisė ndaj fėmijėve nė Kosovė 1998-1999″, tė autorit Osmani ofrojnė fakte rrėqethėse pėr krimet serbe nė Kosovė , sidomos pėr ato nė vitet e fundit tė luftės nė Kosovė. Veēmas shqetėsuese janė vrasjet e fėmijėve, me pjesėmarrje nė numrin e viktimave tė luftės me 11% , si dhe dhunimet me 20.400 femra qė janė tė dhunuara. Autori shpjegoi se deri mė tash ka arritur tė regjistrojė 11.840 viktima shqiptare, prej tė cilave 1379 janė femra dhe 1392 fėmijė. Nga ky numėr 293 viktima janė nėn moshėn deri 5 vjeēare.

Promovimi nė Cyrih u bė mė datėn 8 shkurt 2012, ne lokalet e bibliotekės “Pestalozi”, qė e udhėhiqet nga shqiptarja Suela Jorgaqi. Tė pranishmėve iu dėshiroi mirėseardhje dr. Sali Sefa, konsull i Republikės sė Kosovės. Pėr librin folėn krijuesi Muharrem Blakaj, dhe nismėtarja e kėtyre promovimeve, aktivistja humanitare, Behide Hasanaj.

Nė Bernė tė Zvicrės, mė datėn 9 shkurt 2013, nė ora 15, nė lokalet e Ambasadės sė Kosovės u bė promovimi i dy librave tė theksuara. Nė kėtė promovim morėn pjesė njė numėr i konsideruar i pjesėmarrėsve. Pėr pėrmbajtjen e librave foli Besnik Camaj, kryetar i Shoqatės sė Krijuesve Shqiptarė nė Zvicėr dhe autori i librit. Mė pastaj autorit nga tė pranishmit iu bėnė pyetje tė shumta. Autori i librit ia dorėzoi Ambasadės njė numėr tė konsideruar tė librave pėr krimet serbe nė Kosovė 1998-1999, sidomos tė ato nė gjuhėn angleze, me qėllim qė to t’ua shpėrndan ambasadave tė shteteve tė tjera nė Zvicėr.

Po tė njėjtėn ditė, mė 9 shkurt 2013, nė ora 19,30 nė lokalet e Konsullatės sė Kosovės nė Gjenevė u bė promovimi i librave pėr krimet serbe nė Kosovė. Pėr rėndėsinė e organizimit tė promovimit tė kėtyre librave foli konsulli i Republikės sė Kosovės nė Gjenevė, z. Benjamin Nikoliqi, ndėrsa pėr librat foto kryetari i SHKSH nė Zvicėr, z. Besnik Camaj. Nga Franca nė kėtė promovim kishte ardhur politikania dhe veprimtarja Marie-Christine Egger – Velluz. Ajo e pėrshėndeti organizimin e kėtij promovimi dhe atė e ndėrlidhi me vrasjet qė janė bėrė para shumė kohėsh nė luftėn e gjatė franko-gjermane dhe vazhdimin e hulumtimeve edhe nė ditėt e sotme.

http://ina-online.net/diaspora/27274.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2013, 21:15   10
Citim:
Serbėve nuk u pėlqen fjala masakėr

Fjala masakėr i duket si e vrazhdė ani pse kėtė e kanė bėrė serbėt, populli nga i cili vjen vet ai. Goran Marinkoviē, kryetar i Komisionit pėr tė Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe pėr Kthim, pėrveē qė ju dukė e vrazhdė si fjalė e propozoi si rekomandim, qė projektligji pėr Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, ti kthehej grupit punues bashkė me kėtė rekomandim pėr heqjen e fjalės masakėr. Por propozimi i tij nuk mori pėlqim e komisionit. Madje as qė lejuan tė hidhej nė votim njė gjė e tillė.

Pėr Komisionin me kėto shprehje nuk ofendohet as nuk etiketohet asnjė popull, dhe se ato janė njė e vėrtetė e pamohueshme.

Megjithatė, sot nė mbledhjen e Komisionit pėr tė Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe pėr Kthim, u kthyen disa amendamente tė tjera, si heqja e fjalės kriminel kur ėshtė folur pėr gjeneralin serb Jankoviēin, pastaj qė tė plotėsohen lista e komplekseve memoriale dhe ato ti dėrgohen me kohė agjencisė pėrkatėse.

Goran Marinković vazhdimisht ishte kėmbėngulės qė fjala masakėr tė largohet nga komplekset memoriale, njė nga to qė ėshtė edhe ajo e Reqakut.

“Lista e komplekseve memoriale ku flitet pėr disa shprehje ku mė duken pak si mė tė forta, sepse nė disa qaste komunitetet e caktuara e konsiderojnė si tė panevojshme si, p.sh. masakra memoriale, pastaj shprehja krimineli Jankoviē. Ne nuk kemi probleme me listėn por do ta kishim plotėsuar sepse ekzistojnė memorialet edhe tė komuniteteve tjera, siē janė tė serbėve ngase kėto janė marrė nga lista e ‘99”, ka thėnė ai.

Pėrveē kėsaj, ai kėrkoi qė neni 12 ti shtohet edhe fjala Kosovė kur pėrmenden institucionet e saj.

http://www.botasot.info/lajme/212903...fjala-masaker/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:05.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.