Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 8.1.2011, 23:21   1

Shkrim i cituar Malėsi: 41 000 shqiptarė nė janar 2004 (MONSTAT) (*R2011)


Citim:
Regjistrimi i popullsisė nė Malin e Zi, nė muajin prill

Podgoricė, 8 janar - Regjistrimi i banorėve, i shtėpive dhe banesave nė Mal tė Zi do tė zhvillohet prej 1 deri me 15 prill tė kėtij viti, dhe qytetarėt do tė deklarohen edhe mbi pėrkatėsinė e tyre kombėtare, ka konfirmuar tė enjten Enti i Statistikės - Monstat, i cili e pėrgatit edhe e organizon kėtė proces shoqėror.

Qytetarėt do tė deklarohen mbi tė dhėnat personale, nėnshtetėsinė, fenė si dhe pėr gjuhen amėtare, ėshtė definuar me ligjin e regjistrimit. Ky ėshtė regjistrimi i parė nė shtetin e pavarur tė Malit tė Zi, raporton KosovaLive.

Gjeografi dhe studiuesi, Dr. Nail Draga thotė se regjistrimi i fundit tė popullsisė nė Malin e Zi ėshtė bėrė nė vitin 2003, edhe sipas rezultateteve tė para, shqiptarė ishin deklaruar mbi 41 mijė, ose mbi 7 pėr qind.

Ndėrkaq, pas pak kohėsh, shton Draga kjo pėrqindje u “pėrmirėsua” dhe zyrtarisht nė kėtė shtet thuhet se pjesėmarrja e shqiptarėve nė strukturėn e pėrgjithshme tė popullsisė ėshtė 5,09 pėr qind.

Deputetėt e partive opozitare shqiptare vazhdimisht kanė kėrkuar sqarim nga qeveria e Malit tė Zi se si ka ndodhur qė tė zvoglohet numri i pėrqindjes sė shqiptarėve nė Mal tė Zi, por asnjėherė nuk kanė marrė pėrgjigje.

Kryetari i Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve nė Malin e Zi, Tahir Tahiri thotė pėr KosovaLive se “kjo pėrqindje e zvogėluar shqiptarėt i godet edhe me rastin e ndarjes sė mjeteve financiare nė Fondin e pakicave”.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,45885
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.3.2011, 20:44   2
Citim:
Nė Mal tė Zi mund tė mos deklarohet pėrkatėsia kombėtare e fetare

Podgoricė, 10 mars - Edhe nė Malin e Zi janė duke u zhvilluar debate lidhur me deklarimin e qytetarėve mbi pėrkatėsinė fetare dhe kombėtare nė procesin e regjistrimit tė popullsisė, i cili mbahet me 1 deri mė 15 prill. Kėtu mėdyshjet shfaqen, duhet apo jo tė pėrgjigjet rreth pėrkatėsisė fetare dhe nacionale.

Drejtoresha e MONSTAT-it, Gordana Radojeviē thotė se pyetjet pėr fenė, kombin dhe shėndetin nuk janė obliguese pėr regjistruesin.

Shqiptarėt nuk theksojnė ndonjė dilemė, ndonėse nė disa zona tė periferisė sė Tivarit, Podgoricės, Tuzit dhe tė Plavės, asimilimi e ka bėrė tė vetėm, mund tė ndodh tė deklarohen edhe pjesėtarė tė nacionalitetit kroat / elementi shqiptar katolik/, ose myslimanė / shqiptarėt e zbritur pas viteve 60- tė shekullit tė kaluar nga mjedise malore etnikisht tė pastėrta shqiptare nė lokalitete urbane. Kėto luhatje hetohen nė Tivar, Podgoricė, Tuz, PLavė, Guci, madje edhe nė Rozhajė.

Funksionari dhe deputeti i Partisė Demokratike tė Socialistėve, Miodrag Vukoviē thotė se “ disponimi i shumicės politike nė Malin e Zi ėshtė qė qytetarėt nė regjistrimin e ardhshėm tė popullsisė duhet tė deklarojnė edhe pėrkatėsinė e tyre fetare dhe nacionale, pėrkatėsisht etnike.

Ai kundėrshton propozimet e kundėrta qė rrjedhin nga partitė politike serbe dhe tė asociacionit, aksioni pėr tė drejtat e njeriut pėr vlerėsimin e kushtetutshmėrisė sė Ligjit mbi regjistrimin.

Vukovic kėto iniciativa i quan tė panevojshme “pėr tė mos shkaktuar debate dhe ndarje tė reja politike nė Malin e Zi.”

“Kushtetuta nuk thotė se qytetarėt duhet tė deklarojnė pėrkatėsinė e tyre fetare”,- mendon Vukoviē.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,51966
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2011, 22:36   3
Citim:
Shqiptarėt e Plavės tė shqetėsuar nga “regjistrimi elektronik”

Ulqin, 26 mars - Shqiptarėt e krahinės sė Plavės dhe tė Gucisė, duke e ditur politizimin e skajshėm tė luftės se kush do tė dalė numerikisht mė shumė mes malazezėve dhe serbėve, frikėsohen se pėrpunuesit elektronik tė Entit Statistikor tė Malit tė Zi – MONSTAT mund tė manipulohen edhe tė zvogėlohet numri i shqiptarėve nė Mal tė Zi, e posaēėrisht nė kėtė mjedis, raporton KosovaLive.

Kėshtu u konstatua nė tribunėn me qytetarėt tė mbrėmjes sė tė premtes, tė organizuar nė Plavė nga Kėshilli Nacional i Shqiptarėve.

Veprimtari Ramė Sinanaj, instruktor tha se regjistruesit duhet tė pėrgatiten sa mė mirė regjistruesit, sepse nė terren ata duhet tė kenė njohuritė e duhura pėr tė plotėsuar pyetėsorin, i cili ėshtė tejet i ndėrlikuar.

“Ēuditėrisht qė partitė tona parlamentare politike nuk kanė bėrė asnjė pėrpjekje qė pėr ne shqiptarėt Pyetėsori tė jetė edhe nė gjuhėn tonė amtare. Kėtė e shoh njė mangėsi dhe hendikep serioz, mbase duhet tė marrim qėndrim qė ne shqiptarėt ta bojkotojmė plotėsisht regjistrimin”, propozon Sinani.

Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve, inxhinieri Mehmet Tafica, por edhe tė tjetėr pranuan se subjektet politike shqiptare nė Parlamentin e Malit tė Zi, kanė heshtur kur ėshtė miratuar Ligji mbi regjistrimin e popullsisė, por nuk e pranuan propozimin e Sinani qė tė bojkotohet regjistrimi.

“Sipas ligjit, por edhe sipas natyrės praktike, organizimin e regjistrimit tė popullsisė ėshtė dashur ta bėjė Kėshilli Nacional i Shqiptarėve, ku janė tė pėrfshira tė gjitha partitė politike, por ndodhi e kundėrta, kėtė aktivitetet e rrėmbyen subjektet politike qė udhėheqin me qeverisjet vendore, sidomos nė Ulqin, Tuz e Plavė, si tri qendrat kryesore etnike shqiptare nė Mal tė Zi”, tha Tafica.

Anėtari i Komisionit tė regjistrimit nė Komunėn e Plavės, Ismet Gjonbalaj u shpreh se janė mbuluar mirė me regjistrues shqiptarė zonat tona nė Plavė, Guci, Vuthaj, Martinaj etj.

Ai apeloi qė tė bėhet ēmos pėr regjistrimin e numrit tė madh tė diasporės nga kjo anė qė jeton e punon nė Amerikė

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,53555
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2011, 08:58   4
Citim:
Protesta nė Mal tė Zi, s’ka formular nė gjuhėn shqipe pėr regjistrimin

Mal i Zi, 31 mars, NOA – Kėshilli Nacional i Shqiptarėve organizoi manifestime me qytetarėt e Plavės e Gucisė, Malėsisė, Tivarit dhe Ulqinit me moton “Jemi shqiptarė, flasim shqip”.

Qėllimi i kėtyre tubimeve ėshtė njohja e opinionit publik mbi procesin e regjistrimit tė popullsisė, i cili do tė mbahet nė Mal tė Zi prej 1 deri mė 15 prill. Nė kėto tubime u shpreh shqetėsimi pėr disa parregullsi qė vėrehen qė nė fazėn e pėrgatitjes sė procesit tė regjistrimit siē janė mungesa e formularėve nė gjuhėn shqipe, numri i vogėl i instruktorėve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj.

Nė kėtė kuadėr, Kėshilli Nacional i Shqiptarėve ka formuar Komisionin Vėzhgues, i cili do t’i evidentojė tė gjitha parregullsitė dhe me ato do tė njoftohen strukturat vendore dhe faktori ndėrkombėtar

http://www.noa.al/2011/03/protesta-n...-regjistrimin/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2011, 16:56   5
Citim:
Regjistrimi nis edhe nė Mal tė Zi, shqiptarėt i druajnė manipulimit

Podgoricė, 1 prill - Edhe nė Malin e Zi sot nis edhe pėrfundon mė 15 tė kėtij muaji regjistrimi i popullsisė, i pari pas shkėputjes nga Serbia, nė vitin 2006, njofton KosovaLive.

Qytetarėt sipas Ligjit mbi regjistrimin, kanė obligim tė pėrgjigjen nė pyetjet e regjistruesve qė dalin nga pyetėsori.

Nė pyetjen mbi pėrkatėsinė nacionale, pėrkatėsisht etnike, fetare dhe gjuhėsore nuk kanė obligim tė pėrgjigjen ,- thonė zyrtarėt e MONSTAT-it, qė organizojnė procesin e regjistrimit.

Regjistrimi do tė pėrfshijė tė gjithė personat qė jetojnė nė Malin e Zi dhe ata qė disponojnė nėnshtetėsi malazeze edhe vendqėndrimi i tyre ėshtė jashtė Malit tė Zi.

Shqiptarėt, sidomos gjatė tribunave tė organizuara nga Kėshilli Nacional i Shqiptarėve /KNSH/, si nė Rozhajė, Plavė, Malėsi, Krajė, Anė tė Malit dhe Ulqin, kanė shfaqur frikėn se ka paqartėsi tė mėdha rreth tė drejtės sė shėnimit tė karakteristikave tė identitetit kombėtar tek mėrgimtarėt tanė nė vendet perėndimore, sidomos nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e Australi.

KNSH ka konstatuar se nė Ulqin, Tivar e Plavė janė shfaqur politizime tė shumta, instruktorėt dhe regjistruesit mbi 90 pėr qind janė zgjedhur nga radhėt e partive nė pushtet, mbi tė gjitha tė Partisė Demokratike tė Socialistėve dhe aleatės sė saj, Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, e jo mbi bazet e proklamuara, se ata do tė jenė nga radhėt e ekspertėve, tė papunėt edhe konformstrukturės sė popullsisė. Partitė shqiptare thanė se disa vendbanime me vetėdije tė luhatur kombėtare nė Tivar, Podgoricė, Plavė, por edhe nė Ulqin, mund tė mos deklarohen mė shqiptarė.

KNSH, tashmė ka marrė pelqimin e shumicės sė partive shqiptare pėr iniciativėn e hartimit tė njė projekti pėr regjistrim alternativ tė shqiptarėve nė viset etnike nė Mal tė Zi dhe ata qė jetojnė nė diasporė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,54161
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2011, 11:29   6
Citim:
Mali i Zi vlerėson si tė suksesshėm regjistrimin e popullsisė

Podgoricė, 14 prill 2011 - Enti Statistikor i Malit tė Zi e vlerėsoi si tė suksesshėm procesin e regjistrimit tė popullsisė nė kėtė republikė. Edhe nė zonat ku komuniteti shqiptar ėshtė shumicė mbarėvajtja e regjistrimit paraqitet si e mirė dhe pa ndonjė parregullsi tė theksuar.

Ndėrkohė, Kėshilli Nacional i Shqiptarėve ka hetuar paqartėsi nė lidhje me regjistrimin e qytetarėve qė jetojnė jashtė vendit dhe pasurisė sė tyre qė kanė nė vendlindje. Ky subjekt ka paralajmėruar organizimin nė mėnyrė tė pavarur tė regjistrimit tė diasporės me qėllim qė tė dihet numri i saktė i komunitetit shqiptar brenda dhe jashtė vendit.

Nė anėn tjetėr, disa forca politike shqiptare nė Mal tė Zi kanė paraqitur dilema nėse do t'i pranojnė rezultatet e regjistrimit pasi sipas tyre regjistrimi nuk ėshtė vetėm njė statistikė e thjeshtė, por kjo statistikė mund tė prodhojė tė drejtat kombėtare dhe individuale nė njė bashkėsi shumėkombėshe siē ėshtė sot Mali i Zi.

http://www.kosova.com/artikulli/70923
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2011, 16:45   7
Citim:
Mali i Zi ka 625.266 banorė

Podgoricė, 13 maj – Mali i Zi ka 625.266 banorė, gati gjysma e tė cilėve jetojnė nė tri nga 21 komuna. Sipas rezultateve preliminare tė regjistrimit tė popullsisė nė prill tė kėtij viti, Mali i Zi ka 194.795 familje dhe 316.083 banesa.

Nė Podgoricė jetojnė 187.085 banorė, qė janė 30 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm tė banorėve tė kėtij vendi fqinj.

Familja mesatare nė Mal tė Zi pėrbėhet nga 3,2 anėtarė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,58776

Citim:
Mali i Zi ka pak mė shumė se 625 mijė banorė

Nė Mal tė Zi, sipas tė dhėnave tė para tė regjistrimit, jetojnė pak mė shumė se 625 mijė banorė apo rreth 5 mijė njerėz mė shumė se sa nė vitin 2003.

Numri mė i madh i banorėve, pak mė shumė se 187 mijė, jetojnė nė kryeqytet, Podgoricė, qė pėrbėnė edhe 30 % tė banorėve tė shtetit. Nėse krahasohet me tė dhėnat e vitit 2003, i bie qė nė Podgoricė tani jetojnė rreth 50 % mė shumė njerėz.

Zyrtarėt e Institutit malazez pėr numrin e banorėve, Monstat, kanė thėnė se tė dhėnat pėrfundimtare rreth regjistrimit tė banorėve tė kėtij shteti do tė publikohen mė 15 korrik.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=13&id=118588
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2011, 09:38   8
Citim:
Tė dhėnat nga procesi i regjistrimit nė Mal tė Zi ngrenė pikėpyetje

Forcat politike shqiptare nė Mal tė Zi kanė shprehur dyshime tė theksuara nė saktėsinė e tė dhėnave tė procesit tė regjistrimit tė popullsisė qė u zhvilluan nė fillim tė prillit.

Kėto parregullsi kanė tė bėjnė me pasaktėsi numerike ku nuk tregojnė gjendjen reale tė banorėve nė Komunėn e Ulqinit. Partia Forca e Re Demokratike ka paralajmėruar se do tė vėzhgojė me kujdes publikimin e tė gjitha tė dhėnave statistike dhe me parregullsitė e mundshme tė tyre do ta njohė opinionin e vendit dhe institucionet ndėrkombėtare.

http://www.voanews.com/albanian/news...124141484.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2011, 07:51   9
Citim:
Edhe nė Mal tė Zi mė pak shqiptarė

Nė Podgoricė janė publikuar ditėn e martė rezultatet e regjistrimit tė popullsisė nė Malin e Zi, i cili u zhvillua nga data 1 deri mė 15 prill tė kėtij viti.

Sipas rezultateve tė publikuara nga Enti i Statistikės sė Malit tė Zi dhe Monstat nė Malin e Zi jetojnė 625.266 banorė, nga i cili numėr 44,98 pėr qind deklarohen tė pėrkatėsisė nacionale malazeze, 28,73 pėr qind serbė, 8.65 boshnjakė, shqiptarė 4.91, myslimanė 3.31, kroatė 0.97 pėr qind, bėn tė ditur KosovaLive.

Zyrtarėt e Monstat-it thanė para gazetarėve se 42.88 pėr qind tė shtetasve tė Malit tė Zi flasin gjuhėn serbe, ndėrsa 36.97 pėr qind atė malazeze.

Pa mėdyshje se habia mė e madhe ka ndodhur me zvogėlimin e numrit tė shqiptarėve nė

Mal tė Zi. Derisa nė vitin 2003, shqiptarėt ishin 7.09 pėr qind, pėrkatėsisht kur e „larguan“ diasporėn mbeten 5.09 pėr qind.

Analisti politik, Dritan Abazi, i pyetur nga KosovaLive se si i komenton kėto rezultate tė regjistrimit e mbi tė gjitha zvogėlimin e numrit tė shqiptarėve, ai thotė se te shqiptarėt kanė ndikuar dy elemente qė kanė sjell rėnien e numrit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, regjistrimi ka qenė joprofesional dhe shpopullimi i trojeve shqiptare, meqė nė kėto vise gjendja ekonomike ėshtė nė nivelin mė tė ulėt nė kėtė shtet.

Sipas Abazit, tani shqiptarėt e kanė shumė vėshtirė tė ruajnė mandatet e garantuara tė pėrfaqėsimit nė Parlamentin e Malit tė Zi.

Mirėpo, njohės tė tjerė tė atmosferės sė krijuar gjatė regjistrimit mendojnė se „ėshtė e pamohueshme se rezultati ėshtė i montuar, veē kėsaj shumė qytetarė me origjinė shqiptare janė deklaruar me pėrkatėsi tjera nacionale“.

Pėr kėtė dėshmon edhe fakti se sipas rezultateve tė publikuara tė Monstat-it, gjuhėn shqipe e flasin 5.27 pėr qind tė shtetasve tė Malit tė Zi, ndėrsa shqiptarė janė deklaruar 4.91 pėr qind.

http://www.koha.net/?page=1,15,62230
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2011, 08:07   10
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
4,91% d.m.th. 30 700 shqiptarė. Pra, sipas shifrave gjithashtu tė manipuluara tė mėparshme shqiptarėt atje janė nė rėnie demografike!

Luftė s'ka ndodhur nga 2004 atje me sa dimė, kėshtu qė ku vajtėn 20 000 tė tjerėt (duke marrė pėr bazė dhe rritjen)? PE-ja, ose KE-ja, duhet nė ngrejė njė grup pune (mė fal, task force) nėn drejtimin e pishtarėve tė qytetėrimit evropian, Dik Martit dhe Karla del Pontes, pėr tė zbuluar ku u zhdukėn 20 000 shqiptarėt?

Si shėnim pėr ata qė nuk kanė hasur mė parė dokumentacione tė brendshme tė BE-sė, kjo ėshtė dhe saktėsia e tė dhėnave me tė cilat punohet nė Bruksel. "Harmonizimi" i dytė i kėtyre shifrave, kur shkojnė nė destinacion, ėshtė art mė vete pastaj.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.7.2011, 18:11   11
Citim:
30 mijė malazezė nuk deklaruan kombėsinė

Mė shumė se 30 mijė qytetarė zgjodhėn tė mos e deklaronin kombėsinė e tyre nė regjistrimin e popullsisė nė prill, rezultatet e tė cilit u njoftuan kohėt e fundit, duke shkaktuar reagime tė ndryshme nė Malin e Zi dhe nė rajon.

Shifra arrin nė 5 pėr qind tė popullsisė sė Malit tė Zi dhe barazohet me popullatėn e njė qyteti tė madh si Herceg-Novi.

"Mes tė padeklaruarve ka frikė dhe revoltė. Mbi qytetarėt kishte trysni nga opozita pėr tė deklaruar pėrkatėsinė kombėtare, pėrveē trysnisė konstante qė ushtronin partitė nė pushtet”, tha presidenti i Lėvizjes Evropiane nė Malin e Zi, Momcilo Radulovic.

Disa qytetarė thonė se kanė frikė se mund tė humbasin vendet e punės ose se interesat e tyre mund tė dėmtohen.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,18,59030
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.7.2011, 18:55   12
Citim:
Serbėt kėrkojnė qė serbishtja tė jetė gjuhė zyrtare e Malit tė Zi

Demokracia e Re Serbe (NOVA) kėrkon nga Partia Popullore Socialiste (SNP) qė sa mė shpejtė tė nisin bisedimet pėr propozimin e pėrbashkėt pėr ndryshimin e Ligjit pėr shkollimin e pėrgjithshėm, sipas tė cilit gjuha serbe duhet tė jetė gjuhė e barabartė nė sistemin arsimor.

Nė letrėn tė cilėn e kanė dėrguar Andrija Mandic dhe Goran Danilovic te SNP, thuhet se ēėshtja e gjuhės duhet tė zgjidhet nė fillim tė vitit tė ri shkollor. Letra u ėshtė dėrguar nėnkryetarėve tė SNP-sė tė cilėt nė lidhje me gjuhėn serbe javėn e kaluar kanė biseduar me kryeministrin e Malit tė Zi, Igor Luiksic dhe me ministrin e Arsimit, Slavoljub Stijepovic.

Mandic dhe Danilovic cilėsojnė se vetėm ndryshimi i ligjit pėr sistemin arsimor mund tė sigurojė barazinė mes tė gjuhės serbe dhe gjuhės malazeze nė edukim, shkruan ditorja “Vijesti”, citon “B92”.

Kryeministri malazez ka deklaruar para ca ditėve se qeveria e tij ndjek politikėn e gjuhės nė pėrputhje me kushtetutėn e shtetit, qė do tė thotė se gjuha malazeze do tė jetėn gjuhė zyrtare. Gjuha malazeze, sipas tij, ka statusin mė tė lartė ligjor dhe se pėrdorimi i kėsaj gjuhe ėshtė i obligueshėm./Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=4&a=7949
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.