Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 1 > Verior
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.2.2011, 14:06   1

Shkrim i cituar Z1: Prishtinė: Padi pėr dėmet nga lufta shqiptaro-jugosllave 1998-2001


Citim:
Prizreni formon komision pėr vlerėsimin e dėmeve tė luftės

Prizren, 2 shkurt – Komuna e Prizrenit ėshtė nė prag tė formimit tė komisionit tė parė institucional pėr vlerėsimin e dėmeve tė luftės nė Kosovė. Propozimi i dalė nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit Komunal, ndonėse vlerėsohet i vonuar, pritet tė jetėsohet nė praktikė, nė mėnyrė qė tė faktojė dosjen me tė dhėnat pėr dėmet njerėzore dhe materiale tė shkaktuara nga forcat serbe ndaj popullatės civile tė kėsaj komune.

Komuna e Prizrenit ėshtė ndėr pjesėt mė tė dėmtuara gjatė luftės nė Kosovė. Pos dėmeve tė konsiderueshme materiale, kjo komunė ka edhe shumė tė vrarė dhe tė zhdukur. Nė kėtė pjesė tė Kosovės, krimet e forcave serbe janė nga mė tė tmerrshmet, sidomos nė fshatrat Krushė e Vogėl dhe Lugishtė tė Hasit, lagjen Tusus tė Prizrenit e gjetiu, ku nė mesin e tė masakruarve tė shumtė ndodhen edhe fėmijė e pleq.

Megjithė krimet e shumta tė kėsaj natyre, pos KMDLNJ-sė, pas luftės askush nė mėnyrė institucionale nuk ka mbledhur tė dhėna pėr dėmet nė njerėz dhe ato ekonomike.

Nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit Komunal, kjo ēėshtje ėshtė ngritur, ndėrsa me propozimin e kuvendarit Masar Shala nga PDK-ja, u vendos pėr formimin e njė komisioni pėr krimet dhe dėmet e luftės nė kėtė komunė tė kryera nga forcat serbe, tė ndihmuara edhe nga kolaboracionistė shqiptarė.

Shala tha se komisioni do tė mbledhė tė dhėna pėr krimet gjatė dy vjetėve tė luftės.

Bashkim Kajdomēaj, koordinator rajonal i KMDLNJ –sė nė Prizren, tha pėr KosovaLive se tė dhėnat e mbledhura tė kėsaj natyre flasin se nė Prizren gjatė luftės sė fundit janė vrarė 310 civilė, pėrderisa 128 persona konsiderohen tė zhdukur.

“Sa i pėrket njerėzve, tė dhėnat mund tė ndryshojnė, pasi disa tė zhdukur janė identifikuar mė vonė. Nė kėtė komunė janė regjistruar rreth 5 mijė objekte banimi dhe pėrcjellėse tė djegura dhe tė shkatėrruara”, tha ai.
Ndėrkohė qė pritet vendimi pėr formimin e komisionit, avokati prizrenas Esad Gutaj pret nga kjo iniciativė grumbullimin e dhėnave faktike pėr krimet e kryera dhe hartimin e dosjes.

“Nėse jo pėr tjetėr, atėherė komisioni qė duhet tė punojė nė tėrė territorin e komunės do tė mundėsojė sė paku pėr historinė, kompletimin e dosjes sė krimit tė forcave serbe”, tha ai.

Formimi i njė komisioni pėr inicimin e padisė ndaj shtetit serb pėr krimet e kryera nė territorin e komunės sė Prizrenit ėshtė lėnė tė shqyrtohet nė mbledhjen e ardhshme tė KK-sė.

Me kėtė rast do tė caktohen detyrat, anėtarėt dhe buxheti i nevojshėm. Kėshilltari Shala propozoi qė kėtij komisioni t’i prijė kryetari i Komunės, Ramadan Muja.

Derisa pala kosovare, mė konkretisht Komuna e Prizrenit ende nuk ka ngre padi pėr krimet e kryera ndaj civilėve shqiptare, nė anėn tjetėr, tashmė vetė televizionet nė Serbi kanė shfaqur dokumentare rreth vrasjes sė civilėve nė komunėn e Prizrenit. Njė film i tillė rrėqethės “Kur qėllo – qėllo nė cak”, i pėrgatitur nga televizioni “B 92” dėshmon pėr vrasjen e mė pas edhe djegien e kufomave tė dy vėllezėrve, Selman dhe Miftar Temaj nė fshatin Kushnin tė Hasit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,8,48460
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2011, 01:15   2

Shkrim i cituar "Trepēa" padit Serbinė pėr dėmet ekonomike


Citim:
Shėrbimi juridik i ndėrmarrjes Trepēa, ka dorėzuar nė Dhomėn e Veēantė tė Gjykatės Supreme, njė padi kundėr Serbisė pėr dėmet ekonomike qė ky shtet i ka shkaktuar Trepēės, nga viti 1990 e deri mė 1999.

Vlera e dėmit pas vendosjes sė masave tė dhunshme nė vitin 1990, e deri nė pėrfundim tė luftės mė 1999, kap shifrėn 887,167,525 milionė dollarė.

Dėmi i shkaktuar ėshtė llogaritur nga ekspertėt e Trepēės dhe ka tė bėjė me sektorin e minierave, fabrikave tė pasurimit dhe metalurgjive tė plumbit dhe zinkut, thuhet nė njoftimin e ndėrmarrjes Trepēa.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=109634
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.3.2011, 13:27   3
Citim:
Rruga ilegale e parasė nga Serbia

Qytetarėt kosovarė kanė zgjedhur rrugė ilegale pėr tė marrė kursimet nė bankat e Serbisė tė grumbulluara gjatė kohės sė ish-Jugosllavisė. Gazetarėt e “Zėrit” shpjegojnė si bėhet kjo

Qytetarėt sfidojnė institucionet. Tash e sa kohė me dhjetėra qytetarė tė Kosovės kanė nisur tė kėrkojnė dhe tė realizojnė tė drejtėn e tyre pėr tė marrė kursimet individuale qė kanė ruajtur nė bankat e ish-Jugosllavisė, duke pėrfshirė edhe periudhėn 1990-1999. Ata japin 50 pėr qind tė kursimeve tė tyre, individėve (ndėrmjetėsuesve), qė nė mėnyrė ilegale nė bashkėpunim me bankat e Serbisė t’i nxjerrin kursimet. Ndonėse kėtė informacion shteti e posedon, nuk ėshtė ndėrmarrė deri tani asnjė veprim. As nė agjendėn e bisedimeve Prishtinė –Beograd nuk parashihet si rend dite.

Megjithėse shihet si opsion tė inkuadrohet edhe kjo ēėshtje nė agjendė, disa nga bankat nė Serbi, tė cilat mbajnė kursimet e shqiptarėve tė Kosovės dhe frekuentohen nga ata mė shumė janė “Jugobanka”, “Beobanka” dhe “Ljubljanska Banka”. Rruga e qytetarėve pėr tė marrė paratė e tyre, dėshmohet nga njėri prej ndėrmjetėsuesve, D. L., shqiptar nga Peja, i cili nė kushte tė ruajtjes sė identitetit tė plotė, ka shpalosur pėr “Zėrin” tė gjitha detajet qė duhet kaluar gjatė procesit tė marrjes sė kursimeve tė tij.

Ky person, nėpėrmjet kontakteve tė tij me zyrtarė serbė, ka arritur qė tash e sa vjet tė nxjerrė kursimet e shumė qytetarėve tė Kosovės, tė grumbulluara gjatė kohės sė ish- Jugosllavisė. Pėr t’iu kryer punė kėtyre qytetarėve, ai merr deri nė 30 pėr qind tė mjeteve tė personave qė ka nė proces pėr t’iu nxjerrė tė hollat.

50 pėr qind tė kursimeve nė xhep tė ndėrmjetėsuesve

Pėr tė nxjerrė tė hollat qytetarėt kosovarė zyrtarizojnė paraprakisht kėrkesėn nė njė zyrė tė hapur nė Zveēan, posaēėrisht pėr kėtė ēėshtje. Nė Zveēan, atyre iu kėrkohen dy dokumente tė vjetra tė Serbisė (paraluftės) dhe libreza e kursimeve. Mirėpo, nė rast se njė qytetarė nuk posedon kėto dokumente, obligohet qė fillimisht tė pajiset me dokumente serbe qė nxirren nė qytete tė Serbisė, ku ekzistojnė zyra pėrkatėse pėr secilin qytet tė Kosovės.

Nė kėto zyra, gjenden librat amė pėr secilin qytetarė tė Kosovės, ku mund tė nxirret certifikata e lindjes, pastaj aplikohet pėr letėrnjoftim..., dhe pasi tė merren kėto dokumente, qytetari i Kosovės mund tė paraqitet nė Zveēan pėr tė dorėzuar kėrkesėn pėr marrjen e kursimeve.

Luljeta Dibra, nga Peja ėshtė njėra nga ata qė para njė viti ka marrė paratė e kursyera nė njė nga bankat nė Beograd. Dibra ka konfirmuar pėr “Zėrin” se para dy vjetėve ka dėgjuar pėr njė person nė qytetin e saj qė po mundėson marrjen e kėtyre tė hollave. “Mė janė kėrkuar 30 pėr qind tė shumės nėse mund t’i nxjerr paratė”.

Fillimisht, ajo thekson se procedurat kanė nisur nė Zveēan, ku ka shkuar me ndėrmjetėsuesin, ka konfirmuar tė dhėnat e saj, i janė llogaritur paratė e kursyera, ėshtė numėruar kamata, ėshtė bėrė transferimi prej vlerės monetare tė atėhershme nė atė tė sotme (euro) dhe i ėshtė lėshuar dokumenti pėr tė vazhduar procedura e mėtutjeshme. Pėr kėto shėrbime, ajo ka paguar gjithsej 100 euro.

“Prej kėtij momenti, pjesa tjetėr nė Beograd ėshtė kryer nga ndėrmjetėsuesi qė e kam autorizuar, ashtu siē parashihet nė kėto raste qė ai tė mund tė marrė paratė e mia”, thotė ajo. Por pėr t’u finalizuar dosja dhe tė jetė e gatshme t’i dorėzohet bankės, personi i autorizuar D. L., ėshtė dashur tė nxjerrė dokumentin nė zyrė pėr Kadastėr dhe Pronės nė Beograd, qė dėshmon se Dibra ka qenė tatimpaguese e rregullt e shtetit serb (edhe pse Kosova ka 11 vjet e shkėputur nga okupimi serb).

D. L. pėr tė marrė kėtė dokument ilegal paguan edhe zyrtarėt serbė nė Kadastėr, tė cilėt e dinė se dokumenti i duhet vetėm pėr tė marrė kursimet dhe si kusht parashtrojnė 5-10 pėr qind tė kursimeve. Kėtė e thekson edhe vetė D. L., i cili bėn me dije se ēmimi i dokumentit i ka kushtuar deri nė 8 pėr qind tė kursimeve. Si pėrfundim, Dibra ka arritur tė marrė 50 pėr qind tė tė gjithė shumės, pasi i ka dhėnė 30 pėr qind ndėrmjetėsuesit D. L. nė kėtė raste dhe 8 pėr qind zyrtarit nė Kadastėr dhe shpenzimet e tjera qė kanė dalė gjatė rrugės.

Nė procedurė pėr tė marrė kursimet e tij ėshtė edhe njė person tjetėr.

Avni Ademi nga Prishtina thekson se tash pėr tash ėshtė duke u munduar tė nxjerrė dokumentet, meqė nuk i ka tė gjitha. “Kam librezėn e bankės, por nuk kam dokument tjetėr tė Serbisė. Jam duke bėrė pėrpjekje qė tė pajisem dhe me to”. Ademi ka gjetur personin qė po negocion pėr kėtė ēėshtje. Por, mbron identitetin e tij.

Pikėnisja nga Zveēani

Gazeta ka arritur tė kontaktojė edhe me personin nė zyrėn e Zveēanit, zyrė kjo pėr Kosovė qė e mbajnė serbėt. Nė kushte anonimiteti, ai ka treguar se janė shumė shqiptar qė paraqiten brenda javės dhe kėrkojnė tė marrin kursimet. “Gati ēdo ditė na vijnė persona qė kėrkojnė tė dhėna pėr kursimet e tyre. Jemi tė lidhur me bankat, tė cilat na konfirmojnė qė personi nė fjalė vėrtet ka kursime nė atė bankė. Llogarisim vitet bashkė me kamatat dhe iu lėshojmė dokumentin”, ka bėrė tė ditur ai duke theksuar se kamatat u llogariten deri nė 2002, sipas njė vendimi tė mėhershėm tė Serbisė qė pas kėtij viti tė mos numėrohen kamatat. Ndėrsa, tani bėhet e ditur se tani me ndėrrimin e dokumenteve tė Serbisė prej tė vjetrave nė biometrike, procesi ėshtė vėshtirėsuar.

Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) i ka bėrė thirrje qeverisė qė tė inkuadrojė nė agjendė tė bisedimeve edhe ēėshtjen e kursimeve individuale tė punėtorėve tė Kosovės. Kreu i BSPK-sė, Haxhi Arifi, ka thėnė pėr “Zėrin” se qeveria nuk duhet tė anashkalojė asnjė problem dhe duhet tė pajiset me tė gjitha materialet (informacionet) qė tė mund tė mbrojė interesin e qytetarėve.

Arifi ka thėnė se ky problem duhet tė zgjidhet nė mėnyrė shtetėrore, tė angazhohet qeveria dhe jo individuale. Sipas tij kjo mund tė shkojė nė dobi tė njė individi, por e dėmton shoqėrinė. Ndėrsa, gjatė kėtij procesi tė nxjerrė nė mėnyrė ilegale tė tė ardhurave qė i takojnė qytetarėve tė Kosovės dhe mbahen peng nė Serbi, ai ka thėnė se qytetari dėmtohet.

Qeveria e gatshme ta bisedojė

Zėvendėskryeministri i parė i Kosovės, Hajredin Kuēi, ka pranuar se qeveria ka informacione rreth kėsaj ēėshtjeje. Ai nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė kjo temė tė futet nė agjendėn e bisedimeve Prishtinė –Beograd. “Kemi informacione pėr kėtė ēėshtje dhe besojmė se mund tė jetė njė prej temave gjatė bisedimeve me Serbinė”, ėshtė pėrgjigjur Kuēi.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...se-nga-serbia/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 02:06   4
Citim:
Kaēaniku nis procedurat pėr padi ndaj Serbisė

Kaēanik, 23 mars - Komuna e Kaēanikut do ta padisė Serbinė pėr vrasje tė civilėve dhe pėr dėmin ekonomik tė shkaktuar nė territorin e kėsaj komune gjatė luftės nė Kosovė.

"Nė agjendėn e seancės sė radhės tė legjislativit do tė jetė edhe miratimi i propozimvendimit pėr ushtrimin e padisė ndaj Serbisė pėr krimet ndaj njerėzve dhe pėr dėmin ekonomik tė shkaktuar nė territorin e komunės sonė", ka theksuar Xhelal Gashi, kryesues i KK tė Kaēanikut, tė mėrkurėn, nė takimin e radhės tė Komitetit tė Politikės dhe Financave.

Pohimet e Gashit KD-sė ia ka konfirmuar Heset Loku, nėnkryetar i Komunės sė Kaēanikut.

"Propozimvendimi ėshtė pėrpiluar ndėrkohė", ka thėnė Loku. Ai ka theksuar se propozimvendimi e obligon ekzekutivin komunal qė ta themelojė komisionin pėr grumbullimin e fakteve pėr krimet e kryera nga forcat pushtuese serbe gjatė periudhės 1998-1999 dhe ushtrimin e padisė ndaj Serbisė.

"Komisionin do ta themelojė kryetari i Komunės, ndėrsa nė pėrbėrje tė tij do tė ketė pėrfaqėsues tė legjislativit, tė ekzekutivit dhe tė shoqėrisė civile", thuhet nė paragrafin e dytė tė propozimvendimit, njė kopje tė tė cilit e ka siguruar gazeta.

Ndėrkaq, Shemsedin Abazi, koordinator i NKMDLNJ-sė sė Kaēanikut, ka rikujtuar se gjatė luftės nė Kosovė forcat serbe i kanė vrarė 137 civilė kaēanikas.

"Pesė persona tė tjerė vazhdojnė tė trajtohen si tė zhdukur, ndėrsa militarėt dhe paramilitarėt serbė tėrėsisht i kanė shkatėrruar rreth 1.500 objekte tė banimit dhe aso tė karakterit afarist", ka theksuar Abazi.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,8,53225
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2011, 22:52   5
Citim:
Vushtrri: Kallėzim penal nė EULEX pėr krimet e luftės nga serbėt

Vushtrri, 19 prill- Njė komision i ngritur enkas nga Komuna e Vushtrrisė pėr mbledhjen e dėshmive pėr krime lufte, tė martėn ka dorėzuar edhe zyrtarisht njė kallėzim penal nė EULEX, gjegjėsisht Njėsitit Hetues pėr Krime tė Luftės, i cili pėrmban video incizime, fotografi, si dhe rreth 1 mijė faqe dėshmi, tė cilat dėshmojnė pėr vrasjen e rreth 700 qytetarėve tė kėsaj Komune gjatė periudhės sė luftės.

Sipas anėtarėve tė komisionit, kėrkesa drejtuar EULEX-it pėr kallėzim penal ėshtė pritur pozitivisht, ku ata presin njė bashkėpunim edhe mė tė mirė me kėtė institucion, vetėm e vetėm qė tė zbardhėn krimet e bėra ndaj popullatės shqiptare tė kėsaj ane.

“Gjatė takimit pėr dy ditė qė kishim me EULEX, ne sot dorėzuam dosjet e dėshmive pėr krimet e kryera nė komunėn e Vushtrrisė nga forcat serbe gjatė luftės. Materiali ka qenė voluminoz, duke pėrfshirė kėtu rreth 1 mijė faqe dėshmi tė cilat tregojnė dhe faktojnė qartazi pėr krimet e kryera nga kriminelėt serb”, deklaron Bahri Bivolaku, kryetar i komisionit.

Ai mendon se fillimisht do tė niset me rastin e masakrės qė forcat serbe bėnė nė fshatin Studime ku u vranė mbi 140 qytetarė tė pafajshėm. Pėrveē krimeve kundėr njerėzimit, Bivolaku bėnė tė ditur se EULEX-it u janė dorėzuar edhe materiale lidhur me dėmet ekonomike qė janė shkaktuar gjatė luftės nė Vushtrri qė vlerėsohet nė 400 milion euro.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,8,56182
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.9.2012, 21:53   6
Citim:
Serbia i ka shkaktuar me miliarda euro dėme Kosovės

Serbia llogaritet t’i ketė shkaktuar me miliarda euro dėme Kosovės, por deri tash nuk ka lėvizur asgjė drejt zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje. Madje kjo nuk pritet tė gjejė zgjidhje as me pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė. Kjo pėr faktin se vendi mund tė zgjidhė njė problem tė tillė tė madh tek pasi tė jetė anėtar i Kombeve tė Bashkuara. Profesori i tė drejtės ndėrkombėtare, Afrim Hoti, thotė se njė gjė e tillė do tė marrė kohė, transmeton KTV.

Ai ka thėnė se kjo ēėshtje nuk mund tė zgjidhet edhe po tė tentohej qė ajo tė realizohej nėpėrmjet Shqipėrisė. Megjithatė, sipas Hotit, pa marrė parasysh sa do tė zgjasė ky proces, institucionet e vendit duhet tė ndėrmarrin hapa pėr t’i mbledhur tė gjitha faktet, nė mėnyrė qė Kosova tė jetė tėrėsisht e pėrgatitur. E Muhamet Sadiku nga Instituti “Riinvest” qė ka qenė pjesė e ekipit tė ekspertėve tė ekonomisė nė bisedat e Vjenės, thotė se Kosova ka pasur njė plan tė detajuar pėr dėmet e pėsuara nga Serbia. Por, sipas tij, nga ajo kohė dėmet e shkaktuara nga Serbia janė rritur edhe mė shumė nėpėrmjet aktiviteteve kriminale nė veri tė vendit.

http://www.balkanweb.com/kosova/2686...es-102204.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2013, 20:56   7
Citim:
Nė vjeshtė bisedohet pėr dėmshpėrblimet e luftės

Tė martėn nė Bruksel mbahet takimi i tetė me radhė midis kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi dhe kryeministrit serb Ivica Daēiq, ku me ndėrmjetėsimin e BE-sė pritet arritja e marrėveshjes pėr veriun e Mitrovicės.

Ndėrkohė, ende pa u mbajtur ky takim, mediat nė Beograd, kanė shkruar sot se nė vjeshtė do tė rifillojnė bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė, nėn ndėrmjetėsimin e komisionarit pėr Zgjerim tė BE-sė, Stefan Fyle, transmeton RTK.

Sipas kėtyre lajmeve nė kėto bisedime pėrfaqėsuesit e tė dyja vendeve do tė flasin pėr borxhet publike, ndarje tė pasurisė, pronat e dėmshpėrblimet e luftės.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,107639
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2013, 22:31   8
Citim:
Pala kosovare indolente nė ēėshtjen e dėmeve tė luftės

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	largea_indolente011364835624.jpg
Shikimet:	108
Madhėsia:	38,6 KB
NNJ:	4263Deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe eksperti i ēėshtjeve ekonomike, Muhamet Mustafa nė njė prononcim ka deklaruar se pala kosovare e ka trajtuar ēėshtjen e dėmeve tė luftės me indolencė, duke thėnė se ėshtė dashur tė kėrkojė nga bashkėsia ndėrkombėtare qė me Serbinė tė bisedohet ēėshtja e dėmeve tė luftės duke e ngritur nė vazhdimėsi kėtė problematikė.

Mustafa ka thėnė se nėse nė adresė tė Serbisė, prej qytetarėve tė Kosovės do tė paraqiteshin me qindra ose mijėra kėrkesa pėr zhdėmtim, atėherė Serbia nuk do tė ishte kokėlartė pėr dėmet qė i ka bėrė nė luftė.

“Dėmi i pėrgjithshėm qė e ka bėrė Serbia nė Kosovė, sillet rreth 20 miliardė euro. 40 pėr qind e fondit tė banesave ka qenė i shkatėrruar, shumė pasuri private, pastaj 70 pėr qind e pajisjeve shtėpiake, 70 pėr qind e pajisjeve bujqėsore, plaēkitje nė para, 50 pėr qind ėshtė ulur fondi i bagėtisė etj.”, tha Mustafa.

Profesori universitar vlerėson se ēėshtja nuk ka tė bėjė vetėm me reparacionet dhe dėmet direkte tė luftės, duke shtuar se janė njė mori ēėshtjes qė lidhen me okupimin dhe shkatėrrimin e strukturės institucionale tė Kosovės qė nga vitet ’90-ta.

Sipas tij, kanė ndodhur shkelje drastike tė tė drejtave tė njeriut, siē ėshtė pėrjashtimi nga puna i 70 pėr qind tė shqiptarėve qė ishin tė punėsuar nė sektorin publik.

“Vetėm mbi kėtė bazė dėmi pėr pagat e papaguara kalojnė mbi tre miliard euro. Pastaj ėshtė problemi i shkatėrrimit tė sistemit buxhetor, ku Serbia ka mbledhur taksat nė Kosovė, por nuk ka kthyer kurrfarė investimi gjatė atyre 10 viteve. Ka ndodhur njė dezivenstim i fondeve fikse, infrastrukturės, industrisė, mjeteve, ku vlera e amortizimit arrin diku rreth pesė miliardė euro”, tha ai

Mustafa thotė se gjatė viteve ’90-ta dėmet direkte nga lufta kanė qenė tė pėrqendruara nė sektorin publik, nė elementet e shtetėsisė dhe autonomisė. “Tendenca e pushtetit Serb, ka qenė tė shkatėrrohet sektorin privat dhe tė bėhet e pamundshme jetesa e shqiptarėve”.

Ai thotė se Kosova ēėshtjen e dėmeve tė luftės e ka prezantuar edhe gjatė bisedimeve tė Vjenės, duke u pėrsėritur edhe gjatė bisedimeve nė Bruksel.

“Ekziston njėfarė hezitimi i bashkėsisė ndėrkombėtare qė kėto ēėshtje tė vihen nė tryezė. Nėse flitet pėr dėmet nė pasurinė publike, institucionet e Kosovės mund ta shtrojnė ose mos ta paraqesin kėtė ēėshtje. Por, nėse flasin pėr dėmet nė pasurinė private, atėherė kosovarėve nuk mund t’iu mohohet e drejta pėr zhdėmtim. Republika e Kosovės duhet t’u japė ndihmė qytetarėve tė ngrisin padi kundėr Serbisė pėr zhdėmtim”.

Njohėsi i ekonomisė thekson se nėse bashkėsia ndėrkombėtare nuk do t’i bėjė presion Serbisė pėr tė filluar bisedimet pėr dėmet e luftės, gjasat pėr tu zgjidhur kjo ēėshtje janė tė vogla.

http://www.botasot.info/kosova/21818...eve-te-luftes/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:10.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.