Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.9.2008, 21:29   1
allianz
 

Shkrim i cituar 1981-89: Ushtarakėt shqiptarė tė vrarė nė ushtrinė jugosllave


Citim:
Begzad Baliu: Ushtarėt shqiptarė tė vrarė nė ushtrinė jugosllave

Kėta jane vetem disa nga ushatarėt shqiptarė tė vrarė nė ish-Jugosllavi, tė cilėt i janė prezantuar lexuesit boshnjak ne nje librer te perbashket te botuar ne Sarajevė ne vitin 2004.

Shkruan: dr. Begzad BALIU, Prishtinė


NĖ VEND TĖ HYRJES:

Nė vitin 1998 njė gjeneral boshnjak nė Sarajevė ka pėrgatitur njė vepėr pėr ushtarėt e vrarė nė ish-Armaten Jugosllave. Me kėrkesėn e njė miku, profesor nė Universitetin e Tuzllės, qė edhe shqiptaret te pėrfshihen ne kėtė vėllim pėrkujtimor me titull "Mama, moram dati gllavu...!, (Nėnė, me duhet ta jap kokėn...!) pėr njė kohė tė shkurtėr (katėr ditė) pėrgatita njė dėshmi biografish tė botuara kryesisht ne vėllimet "Gjaku i lirise", I-IV, (1981-1985) botuar ndėrmjet viteve 1986-1999, me autorė: Bajram Kurti, Begzad Baliu, Avdi Gjata dhe Resul Bedo.

Pasi nuk e dija projektin e kėtij gjenerali nė pension, vendosa qė nga ana ime t'i dėrgoja dėshmi sa me tė plota pėr mėnyrėn dhe vendin ku ishin vrarė, pėr ata ushtarė, pėr tė cilėt kisha informacion tė plote. Nė tė vėrtetė, nga informacionet qė kisha, ndėrmjet viteve 1981-1989 ishin vrarė (mbytur, tretur nė mėnyrat mė tė ndryshme) jo me pak se 82 ushtarė, por dėshimtė e mija me dokumente nuk e kalonin numrin 64.

Meqėnese gjenerali boshnjak librin e kishte pėrfunduar, tekstit tim ia bėri njė Parathėnie dhe e botoi kapitull me vete ne librin e tij.

1. Asllan Ukė Gashi, lindur nė Suharekė mė 17. 09. 1969. Rekruat nė APJ mė 12 shkrut 1980, nė VP nr. 1266/20, Vipavė, Slloveni. Transfer mė 3 korrik 1980 nė VP nr. 2950, nė Snezhanė. U vra mė 9. 11. 1981. Arsyetimi: Ka bėrė vetvrasje!
2. Agron Haxhi Ferizi, u lind mė 1957 nė Deēan. U mobilizua nė Ushtrinė Jugosllave mė 6 janar 1984 nė Novi Sad. Mė vonė e transferojnė nė Baēka Topollė, ku vritet mė 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bėrė vetvrasje!
3. Aziz Sadik Kelmendi u lind mė 15 janar 1967 nė Kraēicė tė Lipjanit. Mė 1986 mobilizohet nė ushtrinė Jugosllave nė Leskovc tė Serbisė. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakres sė Paraqinit tė bėrė nga sigurimi Jugosllav, nė shenjė tė krijimtit tė urrejtjes mes popujve tė federates Jugosllva kundėr popullit shqiptar. Pėr Azizin u tha se ditėn e fundit tė lirimit nga armata kishte vrarė dhe plagosur disa ushtarė tė nacionaliteteve tė ndryshme. Megjithėse dhoma ishte plotė nuk doli asnjė dėshmitarė, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine nė tė njėjtėn ditė mė 3 shtartor 1987 jashtė kazerme.
4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind nė Bardh tė madh tė Fushė Kosovės mė 1970. Mė 15 qershor 1991 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Manastir tė Maqedonisė. Mė 14 shtator 1991 e dėrgojnė nė VP 13-18/6 nė Knin tė Kroacisė. Abedinin edėrgojnė nė loogoret e luftės, por pasi ai nuk ishte i sigurtė qė tė dėrgohej nė fronte sepse nuk pranonte tė shkonte u vra nga Radolub Danoviē, i biri i komandantit tė tė garnizonit tė Shkupit Aleksandėr Danoviē, mė 11 .02. 1992. Nė shtėpi ju thane se ėshtė vrarė nė frontin e luftės kroate.
5. Agim Salih Gllareva u lind mė 7 korrik 1971 nė Vėrbovc tė Glogovcit. Nė Armaten Jugosllave shkon mė 1990 nė Kėrēovė tė Maqedonisė. Prej kėtu e transferojnė nė Dvor na Uni tė Kroacisė. Aty vritet mė 14 tetor 1991. Nuk ka shėnime. U vra nė luftė.
6. Besim Xhemė Bajraktari u lind mė 1958 nė Junik tė Deēanit. Mė 1980 mobilizohet nė Kazermen e Bihaēit (Bosnjė e Hercegovinė). Mė 5 gusht 1981 pranė Aeroportit tė Ri tė Banjallukės e vrasin eprorėt e tij. Familjes sė tij iu tha se ishte vrarė nė njė aksident komunikacioni, por pas hapjes sė arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plimba automatiku.
7. Fadil Selim Berdynaj lindi mė 1973 nė Radavc tė Pejės. Mė 7 maj 1985 mobilizohet nė Armaten Jugosllave nė prilep tė Maqedonisė. Mė 23 qershor 1985. Nga presioni psiqik e fizik, thuhej se Fadili beri vetvrasje, por fjala ishte pėr njė vrasje medhunė, sepse nuk kishte shenja tė tjera.
8. Jetullah Haxhi Desku u lind mė 15. 05. 1970 nė Siēevė tė Klinės. Mė 18 mars 1990 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave VP 5920/12D tė Suboticės (Vojvodinė). Pas dy muajve vritet nė Kazermen “14 vojvigjanska divizija”, mė 18 maj 1990.
9. Nazmi Abdullah Muja lindi mė 25 maj 1962 nė Gradicė tė Gllogovcit. Nė Armaten Jugosllave shkoi nė shtator 1981, nė Mostar tė Bosnjė e Hercegovinės, VP 7394/15. Mė 25 maj 1982 oficerėt e KOS-it e hodhėn nga kati i tretė dhe thane se bėri vetvrasje. Vrasės tė tij ishin officerėt: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nėnkolonel Simeon Tumanoviē (VP 3945 Sarajevė), dhe nėnkolonel Aleksandėr Vasilieviē (VP 945 Sarajevė).
10. Raif Adem Isufi u lind mė 5 maj 1960 nė Kotorr tė Skėnderajt. Nė tetor tė vitit 1986 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Bileēe tė Bosnjė Hercegovinės. U aktivizua komandant reparti nė Bohinjsko Bello tė Sllovenisė. Mė 5. 12. 1987 nė ora 22 e njoftojnė se gjoja ushtarėt shqiptar nė Kazermen e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarėt tjerė. Raifi gjendej nė kazermen e Bledit. E urdhėrojnė tė shkoj atje por veturė nuk i japin. Niset kėmbė me dy shokė tė tjerė. Rrugės e sulmojnė me njė xhip ushtarak dhe e mbysin ndėrsa plagosin rend njė ushtar tjetėr nga Koshutova e Mitrovicės mbetet invalid i pėrjetshėm dhe me plagė mė tė lehta ushtari nga presheva.
11. Shaban Sadik Prushi u lind mė 1961 nė Prush tė Gjakovės. Nė ushtrinė jugosllave u mobilizua nė postkomandėn e Garnizonit tė banjallukės, VP 6372/3. Nė vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhėnė asnjė informat pėr familjen.
12. Osman hajdar Ismajli lindi mė 20 gusht 1968 nė Gėrbavc tė Medvegjės. Nė armatėn Jugosllave nė kazermen “Marshali Tito” nė Titograd tė Malit tė Zi. Mė 8 korrik 1988 u gjet i masakruar nė lumin Moraēa. U tha se kishte bėr vetvrasje!
13. Setar Mustafė Ramadani u lind mė 1972 nė Osek Hilė tė Gjakovės. Mė 1991 u mobilizua nė Armatėn Jugosllave, tė cilin e dėrguan nė frontin e luftės serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra mė 1 shtator 1991 nė Trebinje tė Krtoacisė, “sepse nuk kishte zbatuar urdhėrat serbe!”
14. Yzeir rrustem Sadiku u lind nė fshatin Rahovicė tė Preshevės mė 25 janar 1957. Nė vitin 1981 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave, garnizoni “Lora” tė Splitit. Mė 12 prill 1982, sipas njė informate tė tėrthortė tė oficerit Franjo Tot, ofeiceri i lartė i shėrbimit ushtarak Frane Dobravqiē e ka thirrur Izeirin nė raport dhe e ka hedhur nga kati i tretė, ku ka pėsuar lėndime pėr vdekje.
15. Haki Rexhep Shatri, u lind mė 9.07.1958 nė Tomoc tė Istogut. Mė 2 shkurt 1985 mobilizohet nė Armatėn Jugosllave. Ishte stomatolog nė VP 2667/9 tė Novi Sadit. Pastaj e transferojnė nė Garnizonin Ushatrak tė Sarajevės. Ditėn e fundit tė shėrbimit e vrasin nė pabesi. U tha se bėri vetvrasje nė gjendje tė rend nervore!
16. Hamit Jahė Haxhiu u lind mė 1. 5. 1957 nė Batushė tė Gjakovės. Ishte kapiten i klasit tė pare nė Garnizonin e Nishit. Mė 1 .2. 1990 njė ekspeditė tankiste nga Nishi pa pjesmarrjen e Hamitit ishte hyrė nė Podujevė dhe kishte vrarė njė qytetar para shtėpisė (Fadil Tallėn). Nė shenjė aktiviteti pėr tė mbuluar reagimin e mėvonshėm tė Hamitit, ate e helmojnė dhe vdes mė 22 qershor 1990.
17. Ejup Fejzė Sahiti u lind mė 2.2. 1961 nė Papaz tė Ferizait. Mė 1984 mobilizohet nė shėrbimin ushtarak nė Valevė tė Serbisė VP 2666. Disa ditė pa mbaruar ushtrinė, me tė marrė rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjė shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanė informacione pėr familjen.
18. Rasim Ramadan Zeka lindi mė 1.5.1961 nė Metėrgofc tė Podujevės. Mė 4 nėntor 1981 mobilizohet nė Garnizonin e Komandės Ushtarake tė Sinjit (Kroaci), nė VP 2427/12. Mė pare familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnė ta vizitojnė por nuk u lejohet. Nėnatėn nė mes tė 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakėt Kapiteni Filipoviē, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviē e varen nė kabllon e rrymės nė kuzhinėn e kazermės.
19. Xhavit Alush Berisha u lind mė 16. 11. 1967 nė Prugovc tė Prishtinės. Mė 17 shtator 1989 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave, nė Sombor tė Kroacisė, VP 3065/4-3. Vetėm dy muaj mė vonė e dėrgojnė nė klinikėn ushtarake tė Beoradit. Mė 12.12.1989 vdes dhe dėrgohet pa asnjė shėnim pėr varrim. U helmua.
20. Sami Daut Shabani u lind mė 21..1961 nė Zaskok tė Ferizajit. Nė maj tė vitit 1985 shkon ushtar nė Kazermen ushtarake tė Koprivnicės (Kroaci), VP 3790/42. Mė 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjė dėshmi dhe nėnmbikqyrje ushtarake.
21. Ismet Muharrem Bojku lindi mė 3 prill 1962 nė Gjakovė. Jetonte nė Deēan. Mė 8 tetor 1981 e dėrgojnė urgjentisht nė shėrbim nė Garnizonin Ushatarak tė Shtipit VP 444/4 VE-1, nė Maqedoni. Mė 19 shtator 1982 ėshtė helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me tė ardhur nė shtėpi vėrejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq nė pėrjekje pėr tė jetuar mė 7 tetor 1982 nė spitalin e Pejės.
22. Sami Ali Gashi u lind mė 1961 nė Prishtinė. Nė Armaten Jugollave ėshtė mobilizuar nė shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinė), e pastaj ėshtė transferuar nė garnizonin Ushtarak tė Vėrshacit (Vojvodinė). Pas disa ditė bisedash nė sigurimin ushtarak mė 8 gusht 1981 vritet duke marrė njė breshėri plumbash nė gjoks.
23. Ali Nazif Sahiti lindi mė 1971 nė Komogllavė tė Ferizait. Mė 15 mars 1991 ėshtė mobilizuar nė armatėn jugosllave nė Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndėrsa mė 22 mars 1991 nė VP 6381/22. Mė 14 shtator 1991 e transferojnė nė frontet e luftės nė Sllunj tė Kroacisė VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda mė shumė se nga jasht dhe pėr kėtė i shkruante edhe familjes dy muaj mė pare. Mė 19. 12. 1991 njė ushtar nga Rashka (Serbi) e vret nė mes tė poligonit tė kazermes por ushtria e mbajti nė morg 26 ditė me radhė pa e njoftuar familjen.
24. Sefer Bislim Ēukoci lindi mė 1976 nė Cėrnillė tė Ferizait. Nė vitin 1993 organet shtetrore e kėrkojnė ushtarė pėr ta dėrguar nė frontet e luftės, por Seferi nuk pėrgjigjet dhe del nė ilegalitet. Mė 23 gusht 1993 policia dhe ushtria rrethojnė fshatin e tij tė lindjes dhe e vrasin Seferin ende pa i veshur rrobet ushtarake.
25. Fahrush Emrush Emini lindi mė 1.12.1971 nė Zhiti tė Vitisė. Mė 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht nė ushtrinė jugosllave nė Derventa tė Bosnjė Hercegovinės, VP 8840/10. Mė vonė e transferojnė nė banjallukė. Nga Banjalluka e dėrgojnėnė frontet e luftės nė Staragradishka. Mė 16 shtator 1991 goditet me njė predhė nga mbrapa nė kokė dhe vdes. Nė shtėpi u dėrgua pa shjegime.
26. Bedri Nimon Bajgora lindi mė 5.3.1959 nė Vushtrri. Mė 1986 mobilizohet ushtar nė Garnizonin ushtarak tė Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Nė tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht nė biseda informative. Mė 14 janar 1987 gjendet i varur nė parkun e makinave.
27. Halil Halim Binaku lindi mė 1952 nė Gllobar tė Gllogovcit. Mė 1981 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Shibenik tė Kroacisė. U tregua shumė i zoti nė ushtri dhe mori graden edhjetarit. Nė mesnatėn e 26 nėntorit 1982 u vra nė tradhėti.
28. Tahir Azem Gashi lindi mė 25. 7. 1971 nė Vėrbovc tė Gllogovcit. Mė 16 qershor 1991 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Osjek tė Kroacisė, VP 5530/10. Vetėm njė javė pas fillimit tė ushtrimeve dėrgohet nė frontet e luftės kundėr forcave ēlirimtare tė kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet nė kazermė duke i detyruar vetėm ushtarėt shqiptarė qė tė bėjnė roje. Mė 16 shtator Tahiri plagoset rėndė dhe pas tri ditė vuajtje vdes nė njė veturė, kue gjejnė ushtarėt kroat dhe e varrosin nė varrezat qėndrore tė Osjekut.
29. Tafil Zahir Hyseni lindi mė 7. 5. 1962 nė Lumbardh (Velikorekė) tė Podujevės. Mė 3 dhjetor 1984 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave, por i dėrmuar nga jeta nė burgje lirohet pėrkohėsisht . Mė 17.12.1986 regrutohet nė Ajdovqinė tė Slolovenisė VP 1266/8B. Nuk e lejojnė tė vizitohet asnjėherė nga familja, prandaj mė 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtėpisė. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen nė kazermė ku ushtrohet dhunė deri nė vdekje. U tha se bėri vetvrasje.
30. Afrim Bahtir Hyseni lindi mė 1. 7. 1970 nė Lumbardh (Velikorekė) tė Podujevės. Mė 17 mars 1991 mobilizohet dhunshėm nė armatėn jugosllave nė Vernik tė Vojvodinės. Nė ndėrkohė nė kazermė kupton se do t’i dėrgojnė nė luft nė fronton e Vukovarit. Nė fillim tė prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen nė vendlindje. Dy javė qėndron nė ilegalitet por pas dy javėsh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku nė mes tė fshatit duke e lėnė kėshtu dy ditė pėr ta parė tė gjithė.
31. Shefqet Avdyl Prekazi lindi mė 1952 nė Prekaz tė Gllogovcit. Mė 1982 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Novi Sad. Mė 22 tetor 1982 nė vizitė i shkon i vėllau dhe vendosen nė Hote “Novi Sadi”. Mė 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin nė lift me njė mjet tė fortė dhe e hedh nė gropen e liftit.
32. Ibrahim Isuf Kastrati lindi mė 1962 nė Turjakė tė Rahovecit. Mė 1984 mobilizohet nė Garnizonin e Suboticės. Pas njė perleshje ushtarėsh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarėsh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesė vjet burg tė rėndė. Mė 30 shtator 1987 vritet nė qelinė e burgut nė Pozharevc.
33. Miftar Sylė Tali lindi mė 15.2.1965 nė Babaj tė Bokės, Malsia e Gjakovės. Mė 20 qershor 1986 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė Garnizonin e Pazinit nė Istri tė Kroacisė, VP 6116/11, ndėrsa mė 15.1.1987 transferohet nė VP 4969 tė Pazinit. Pėr shka se ishte familje kufitare nė Miftarin bėhet presion qė tė bashkėpunoj pėr nevoja ushtarake kundėr popullatės kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumė presion sa nuk beson tė kthehet gjallė nė shtėpi. Qėndon mė shumė nė burgje e spitale se sa nė ushtri. Mė 23 prill 1987 e njoftojnė familjen dhe e lėshojnė Miftarin me shumė plagė nė trup. Nė trenin Zagreb –Beograd Miftari ishte bashkė me vėllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tėrhoqi Mitarin duke e hedhur pėr dritare nga treni afėr qytetit tė Kutinės (Kroaci). Haxhiu e kupton kėtė vetėm pasi arrijnė nė Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kėrkoj as nė kupetė e tre! nit dhe e urdhėrojnė qė tė shkoj nė shtėpi. Vetėm tri ditė mė pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet nė shtėpi.
34. Adem Binak Osmanaj lindi mė 29. 12. 1963 nė Turbuhovc tė Istogut. Mė 9. Tetor 1982 mobilizohet nė Garnizonin e Lublanės (Slloveni). Me tė arritur nė kazermė fillon dhuna mbi te. Nė njė letėr familjes, i njofton se nuk e di a do tė mund tė kthehem i gjallė nė shtėpi. Nė natėrn 5 qershorit 1983 e hedhin nė hekurudhen e trenit dhe e vrasin.
35. Abedin Selman Bala lindi mė 30. 12. 1960 nė Korreticė tė Gllogovcit. Ishte mnjeri me njė intelektualitet tė jashtėzakonshėm Njihte shumė gjuhė. Mė 4. 1. 1981 mobilizohet nė Maribor tė Sllovenisė VP –3672/1. Mė vonė e dėrgojnė nė Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditėn qė lirohej u organizua njė proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja tė organizuar tė cilėt pas nėntė muajve u dėnuan nga 3 deri nė 13 vjet burg tė rėndė. Abedini mbajti burgun nė disa vende tė Jugosllaviė, deri nė natėn ndėrmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri nė qelnė e burgut dhe e mbyti pėrdhunshėm. U tha se bėri vetvrasje!
36. Afrim Muhamet Lushtaku lindi mė 21 janar 1966 nė Prekaz tė Skėnderajt. Mė 14 qershor 1998 mobilizohet nė Kranj tė Sllovenisė VP 1098. Mė 28 qershor 1998 nė poligonin e Kazermes fshehtas u sulmua me thikė nga mbrapa. U tha se vdiq nga infrakti!
37. Ali Sinan Rrustemi u lind mė 1972 nė fshatin Reznik tė Vushtrrisė. Mė 16 qershor 1991 u mobilizua nė Garnizonin ushtarak tė Treninjes (Bosnjė e Hercegovinė), VP 6143/8. Mė tej e transformojnė nė Prevllakė. Pastaj nė nėntor 1991 shkon nė Knin VP-1318/31. U vra nga prapa (oficeri i tij) nė fshatin Puhin Han tė Kluēit tė Bosnjė e Hercegovinės.
38. Besim Hashim Fazliu u lind mė 15 janar 1967 nė Prishtinė. Mė 19. 1. 1987 u mobilizua nė Garnizonin ushtarak tė Lublanės, VP 50028. Mė 13. 12. 1987 u dėrgua pėr tė ngrėnė mė heret se gjoja kishte punė nė magazinė. Me tė ngrėnė lugėt e para tė gjelles kuptoi se ishte helmuar ndėrsa arriti t’i shoh edhe sigurimin ushtarak qė po e pėrcillte. Vdiq mė 31 dhjetor 1987.
39. Enver Salih Maksutaj lindi mė 12 shkurt 1970 nė Orrobėrd tė Istogut. M{ 18 nėntor 1990 mobilizohet nė Garnizonin e Gjakovės (Kroaci) VP-6318/18. E detyrojnė tė qėndrojė roje tek porta e garnizonit. Mė 15 shtator 1990 e godet njė predhė nga forcat e armatorura kroate dhe vdes.
40. Fadil Xhafer Gashi lindi mė 21 dhjetor 1965 nė fshatin Dobėrdol tė Podujevės. Nė gusht tė vitit 1984 mobilizohet nė Garnizonin e Kralevės (Serbi), VP 8977/6. Mė 7 maj 1985 e dėrguan roje nė Ratina, afėr Vėrnjaēka Banjes ndėrsa mbrapa e ndoqen dhe e vranė pas shpine. U tha se bėri vetvrasje!.
41. Florim Adem Kasumi lindi mė 25 mars 1971 nė Tuxhec tė Kamenicės. Mė 25. 12. 1990 mobilizohet dhunshėm nė ushtrinė jugosllave nė Karllovc tė Kroacisė VP 3293/23. Mė 23 qershor 1991 vritet nė luftė nė afėrsi tė qytetit slloven Novo Mesto.
42. Gėzim Sefer Hasani lindi mė 11 nėntor 1971 nė Strofc tė Vushtrrisė. Mė 15 qershor 1991 shkon ushtar nė Bėrēko tė Bosnjė e Hercegovinės VP-9840/6. Mė vonė e transferojnė nė Bllazhuj tė Sarajevės, VP-9785. Mė 9 prill 1992 plagoset pėr vdekje. Vdes mė 16 prill 1992, nė Zagreb.
43. Haki Dinė Morina lindi mė 26 nėntor 1970 nė Gllarevė tė Klinės.Mė 19 mars 1991 mobilizohet nė Garnizonin ushtrak tė Tivarit, VP-6330-20/4. Mė pastaj e transferojnė nė Trebinje (Bosnjė e Hercegovinė) VP-6143/6. Mė 23 tetor 1998 e nxoren npė vijen e parė tė luftės dhe e vranė pas shpine. U tha se shkeli nė minė, por kur u hap arkivoli u gjetėn plumbat nė trup nga mbrapa.
44. Inajet Fuad Istrefi lindi mė 1966 nėē Veleshtė tė Strugės (Maqedoni). Nė janar 1986 mobilizohet nė armatė nė Kazermen e Petrovaradinit afėr Novi Sadit (Vojvodinė). Mė 12 qershor 1986 deri sa ishte nė roje njė dorė e fshehur zbrazi njė karikator plumbash u zbraz nė trupin e tij.
45. Izet Sadri Bushi lindi mė 1971 nė Pustenik tė Kaēanikut. Mė 28 qershor 1990 regrutohet nė armatė, nė Ēupri tė Serbisė, VP 4418/7. Natėn e vitit tė ri, 31 dhjetor 1990 papritmas e detyrojnė tė shkoj nė roje nė njė vend tė pazakonshėm. Mbrapa, nė mėngjesin e 1 janarit i shkon ushtari kriminel Predrag Nikoliq i cili gjuan nė te. Izeti ashtu i plagosur arrin ta kap, por mbrapa Nikoloqit terroristi tjetėr shprazė njė karikatori plumbash mbi te.
46. Lulzim Faik Rexhepi lindi mė 19 shtator 1967 nė Zabel tė Epėrm tė Gllogovcit. Mė 16. 12. 1990 mobilizohet dhunshėm nė ushtrinė jugosllave. Shkon nė Vutoviricė tė Kroacisė, VP-1530/16. Mė 16 1. 1991 Lulėzimin e vranė njėherė e pastaj e hodhen nėn rrotat e trenit, pėr tė thėnė se bėri vetvrasje.
47. Mustafė Arif Pantina lindi mė 13 shtator 1963 nė Gllarevė tė Klinės. Nė prill tė vitit 1963 mobilizohet nė Garnizonin ushtarak tė Derventes (Bosnjė e Hercegovinė). Pėr katėr muaj me radhė, sikur e shpjegonte nė letra ju nenshtrua presionit ushtarak, ndėrsa mė 1 gusht 1983 nė poligonin e kazermes u vra me snajper. U tha se e vrau veten duke marrė njė kokėr mollė nė degė.
48. Muhamet Raif Biēkaj lindi mė 1 nėntor 1971 nė Hogosht tė Kamenicės. Mė 14 qershor 1991 mobilizohet dhunshėm nė postėn ushtrake tė Dugo Sellos (Kroaci). Dy javė mė vonė shpėrthyen luftimet nė Kroaci. Muhameti nuk pranoi urdhėrat tė dalė nė frontin e luftės prandaj u vra mė 29 korrik 1991.
49. Muharrem Mehmet Rrobeli lindi mė 7 mars 1971 nė Laqiē tė Kamenicės. Mė 17 mars 1991 mobilizohet nė Knin tė Kroacisė, nė VP 1318/18 nė Kazermen “Boshko Zhuniq”. Nė prill 1991 shpėrthyen luftimet. Mė 30. 8. 1991 njė ushtar nga Strumica e Maqedonisė, i yshtur nga njė dorė e zgjatur e sigurimit ushtarak e qėlloi me breshėri armėsh nga afėrsia. Ndaj tij nuk u mor as masa e arrestit.
50. Mumin Hafiz Shkodra lindi mė 8 mars 1970 nė Sadovinė tė Ēerkezėve tė Vitisė. Mė 15 mars 1991 rekrutohet nė Garnizonin VP 7375/2 tė Mitrovicės sė Sremit (Serbi). Mė 2 tetor 2001 nė lokalitetin e Shidit u vra “me gjasė, pas shpine”.
51. Neshat Xhafer Gashi lindi mė 1969 nė Orrobėrd tė Istogut. Nė mars 1988 mobilizohet nė Ribnicė tė Sllovenisė, VP 1297/24. Pas shumė pėrndjekjesh dhe detyrimesh qė ēdo ditė tė mbaj roje nė kazermė, Neshati njofton tė motren se i ėshtė pėrgatitur vrasja. Mė 16 maj 1988 u sulmau por kishte fat dhe nuk u qėllua. Mė 18 maj 1998 po nė tė njėjten roje sulmohet me breshėri armėsh dhe vritet. Nuk u dha asnjė shpjegim.
52. Xhevdet Hajredin Aruēi lindi mė 12 qershor 1966 nė Rrezallė tė Skėnderajt. Mė 19. 5. 1990 urgjentisht u mobilizua nė Tuzėll tė Bosnjė Hercegovinės. Mė 27 qershor 1990 njė bandė ushtraėsh, tė drejtuar nga njė oficer i Garnizonit me shufra hekuri e masakruan deri nė vdekje.
53. Qerim Abdurrahman Aliu lindi mė 25 nėntor 1961 nė Kumanovė. Mė 1981 mobilizohet nė Vitoviricė. Mė 28 gusht 1981 dėrgon njė telegram nė shtėpi qė ta vizitojnė sepse ishte i sėmurė! Familjarėt shkojnė menjėherė nė Kazermė, por marrin pėrgjegjen nga komandanti: Ai ka bėrė vetvrasje!.
54. Qamil Ramadan Thaēi lindi mė 26 korrik 1968 nė Demjan tė Hasit tė Thatė (Gjakovė). Nė qershor 1988 e mobilizojnė nė armatė, nė Osjek tė Kroacisė, VP 5530/41. Mbi Qamilin u bė njė provė helmi. Papritmas iu dhanė 7 ditė pushimi. Dy veta e sollėn deri nė tė hyrė tė fshatit dhe pastaj u zhduken. Nė natėn e parė filluan dhembjet e forta, ndėrsa Qamili arriti vetėm tė thoshte se “Mė helmuan!”. Vdiq mė 25 mars 1989. Ushtria nuk dha asnjė shpjegim.
55. Rexhep Zijadin Ahmeti lindi mė 30 prill 1972 nė Dobratin tė Podujevės. Mė 15 prill 1991 shkon mobilizohet nė Mostar tė Bosnjė e Hercegovinės, VP 7394/13. Mė 13 qershor 1991 gjatė ushtrimeve njė dorė oficeri pas shpine ia shkrepi katėr plumba nė kokė. Vdiq mė 3 gusht 1991.
56. Samedin Fazli Krasniqi lindi mė 26 shtator 1963 nė Terpezė tė Gllogovcit. Mė 24 dhjetor 1990 pas shumė ikjesh mobilizohet nė Llastovė tė Kroacisė. Mė 17 gusht 1991 e transferojnė nė Shibenik. Samedini ishte ushtarė i pasigurtė sikur edhe gjithė ushtrėt shqiptarė. Sipas ushtarit Muharrem Ahmetaj nga Korisha oficeri Urosheviē e nxori nga rreshti Samedinin dhe e dėrgoi nė raport me akuzėn se po e organizon dezertimin e ushtarėve shqiptarė. Natėn kazerma rrethohet nga ushtarėt kroat tė lirisė. Urozheviē i nxjerr ushtarėt nė vijen e parė dhe jep urdhėr qė tė qėllojnė kroatėt por Samedini nuk gjuan. Urosheviē pasi urdhėron disa herė Samedinin qė tė gjuaj dhe Samedini nuk zbaton urdhėrin, e sulmon me armė automatike plumba dum-dum dhe pasi e palgosė ikė duke e lėnė ushtrinė vetėm.
57. Selman Shpend Metaj lindi mė 18 shtator 1971 nė Shushicė tė Istogut. I pėrndjekur nga ushtria mobilizohet nė ushtrinė jugosllave nė mars 1991, nė Knin tė Kroacisė, VP 1318/14. Mė 20.9.1991 goditet nga njė predhė nė kokė nė Pavkovo Sello, afėr Shibenikut (Kroaci).
58. Vahedin Xhimshit Hajrizi lindi mė 22 tetor 1969 nė Kuklibeg tė Dragashit. Mė 18 dhjetor 1989 urgjentisht mobilizohet nė ushtri, sė pari nė Sombor e pastaj nė Divulja tė Trogirit (Kroaci). Ishte i rrezikuar vazhdimisht dhe kėtė ia kishte thėnė babait nė telefon, por babai i tij nuk arriti ta tėrhiqte. Bisedat e tij i pėrcolli sigurimi ushtarak dhe Vahedinin e vrau vetėm pas tre muajve mė 26 prill 1990.
59. Enver Shaban Ramadani lindi mė 18 janar 1989 nė Brojė tė Skėnderajt. Mė 1988 mobilizohet nė ushtri, nė Vitoviricė tė Kroacisė. Nė dhjetor 1988 i shkon pėr vizitė i vėllai, por nuk e lejojnė ta shpeh sepse sipas oficerėve Enveri ishte kokėfort. Mė 14 janar 1989 oficeri i tij e nxjerr nga dhoma nė mesnatė Enverin, me arsyetim se duhet tė shkoj nė raport. Nė mėngjes ushtraėt lajmėrohen se Enveri bėri vetvrasje.
60. Naim Ramadan Ajgeri lindi mė 1968. Nė shtator 1987 mobilizohet nė ushtrinė jugosllave, nė Ajdovēinė tė Sllovenisė. Nė emėr tė njė fakti se Naimi paska thyer fotografinė e Titos nė kazermė, torturohet deri nė vdekje mė 14 prill 1988.


Ushtarė tė tjerė:

Fatmir Tafa
Rexhep Shaban Blakaj nga Jabllanica e Vogėl e Pejės, 1985
Vesel Dan Duraku u vra nė Banjallukė mė 15. 12. 1991.
Fatmir Nezir Krasniqi, nga Prishtina, 1991.

http://www.zemrashqiptare.net/articl.../3842/1/print/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2011, 13:32   2
Citim:
Libėr qė synon tė mbajė gjallė kujtesėn kombėtare

Njė libėr qė ka pėr tematikė ka fatin e ushtarėve shqiptarė qė u vranė gjatė shėrbimit ushtarak nė Armatėn Popullore tė Jugosllavisė ėshtė ai me titull “Njė gur pėr varrin e ushtarit qė e vranė”, i autorėve Metė dhe Xhafer Shatri.

Ky libėr u pėrurua dje nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės nė Prishtinė, e pėr tė cilin folėn botuesja e tij, pėrkatėsisht drejtuesja e grupit “Koha”, Flaka Surroi, Zymer Neziri, Xhafer Shatri etj.

Flaka Surroi rikujtoi punėn dhe angazhimin e saj rreth grumbullimit tė fakteve nė pėrgatitjen e dosjes pėr ushtarėt e vrarė nė APJ nga oficerėt e shėrbimit sekret serb. Qė nga viti 1981 kishte filluar “vetėvrasja” e ushtarėve shqiptarė, qė vinin tė mbyllur nė arkivole tė mbyllur hermetikisht.

Ata, pėrfshirė edhe rastin e Paraqinit, vinin nė fakt tė masakruar nga predhat e automatikėve. Andaj, sipas znj. Surroi, libri ėshtė shkruar me respektin e humbjes sė njerėzve nė rrethana jonormale.

Studiuesi Zymer Neziri, tha se pėrjetimet e rėnda kombėtare tė Kosovės pas Luftės sė Dytė Botėrore, vijimėsi historike e tė kėqijave tė panumėrta serbe e malazeze, qė nga viti 1912, ishin po ato edhe tė familjes Shatri nga Tomoci, katund i anės sė sipėrme tė Rrafshit tė Dukagjinit.

Libri fillon me nizamėt shqiptarė, nga Jugu dhe Veriu, dhe me dy kėngė pėr ta, “Ne tė zinjtė ku do vemi” dhe “Kan’ marr’ nanat ni vaj tė zi”, qė janė hyrje e paraqitjes nė retrospektivė e shėrbimit tė shqiptarėve nė ushtritė e huaja.

Kreu ushtarak, Aleksandar Vasiljeviē, kryeshef i Drejtorisė sė Kundėrzbulimit, po edhe kreu i krimit mbi jetėn e Haki Shatrit, do tė veprojė nė vitin vijues, mė 1987, thonė autorėt, edhe nė njė projekt tjetėr monstruoz kundėr shqiptarėve dhe ushtarit Aziz Kelmendi, i njohur si Procesi i Paraqinit.

Nė pjesėn e dytė tė librit, sipas Nezirit, autorėt kanė paraqitur tė dhėna e fakte pėr Armatėn Popullore tė Jugosllavisė, tė cilėn me tė drejtė e quajnė ushtri e Serbisė, sepse drejtohej kryesisht prej serbėve dhe prej malazezve. Ka aq shumė tė dhėna, fakte, dokumente, pasqyra tabelare etj. qė e dėshmojnė kėtė.

Aty pasqyrohet edhe ndėrhyrja ushtarake nė Kosovė, mė 1981, pėr herė tė parė pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Nė emėr tė autorėve, Xhafer Shatri foli pėr zanafillėn e librit e qė ndėrlidhet me Haki (Rexhep) Shatrin, i vrarė nė vitin 1986 nga ushtria jugosllave, nė Sarajevė. Sipas tij, qėllimi i librit ėshtė tė mos harrohen krimi si dhe pėr faktin se ende nė Kosovė nuk ėshtė ngritur monumenti i kujtesės.

Ndėrkaq, Ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka, foli pėr nevojėn pėr ta prezantuar tė vėrtetėn tonė dhe, duke parafrazuar metaforėn “Njė gur pėr varrin e ushtarit qė e vranė”, shtoi ai, tė mos mbetet ‘njė gur pėr tė vėrtetėn e vrarė’.

Poeti Agim Vinca shtoi se ushtarėt shqiptarė tė vrarė nė APJ nuk ishin vetėm nga Kosova, por edhe nga trevat e tjera, si nga vendlindja e autorit, rrethi i Strugės. Ai me kėtė rast deklamoi vargjet e tij me kėtė motiv.

Autorėt e veprės “Njė gur pėr varrin e ushtarit qė e vranė”, Metė dhe Xhafer Shatri, siē do tė thoshte Zymer Neziri, kanė bėrė pėrpjekje pėr tė larė njė borxh ndaj atyre qė u burgosėn ose u vranė nė APJ, dhe se kjo ėshtė larje e njė pjese tė borxhit familjar dhe kombėtar me kėtė libėr shumė tė suksesshėm, vepėr me peshė publicistike, letrare, historike dhe monument pėr Haki Shatrin e Aziz Kelmendin dhe pėr ata qė nuk janė mė nė jetė, qė u vranė nė APJ vetėm pse ishin shqiptarė.

http://www.zeri.info/artikulli/4/22/...sen-kombetare/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:18.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.