Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.3.2011, 23:01   1
kalimtar/e
 

1951: "Bomba nė ambasadėn sovjetike"


Citim:
SEANCA E DATĖS 20 SHKURT DHE MBETĖN VETĖM ANĖTARĖT E BYROSĖ POLITIKE TĖ KQ.
SHOKU KOMANDANT. – Tani tė shohim njė propozim tė Mehmetit nė lidhje me masat qė duhet tė marrim pėr atė qė na ngjau nė Legatėn Sovjetike.

SHOKU MEHMET SHEHU. – Ēėshtja qėndron kėtu. Mbrėmė nė orėn 7 e 47 nga rrugica qė ėshtė mbrapa Legatės Sovjetike ėshtė hedhur njė dinamit i mbėshtjellė nė letėr dhe i lidhur me njė fitil. Dinamiti u hodh brenda nė oborr dhe ka plasur e ka thyer derėn, dritaret dhe ka bėrė njė zhurmė tė fortė. Menjėherė kanė vajtur forcat pėr ndjekje po nuk kanė gjetur gjė. Pastaj kanė rėnė pas shenjave dhe kanė kapur disa njerėz qė ishin atje. Dyshimet tona rreth kėsaj ngjarjeje janė se mund tė jetė vazhda e njė proēesi, po pavarsisht nė se ėshtė ndonjė nga ata qė mendojmė ne apo jo, ne duhet ta zbulojmė patjetėr burimin dhe njerėzit e kėtij atentati. Duke marrė parasysh se ky nuk ėshtė njė aksion i thjeshtė, po njė ngjarje politike e kalibrit tė madh, bile mė e madhe se njė atentat qė mund tė bėhej kundėr ndonjėrit nga ne, ėshtė e nevojshme politikisht qė ne tė marrim masa represive tė jashtėzakonshme pa marrė parasysh ligjet nė fuqi. Njė masė tė tillė ne e kemi marrė edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashtė ligjeve nė fuqi. Unė mendoj se kjo masė qė do tė marrim duhet tė jetė nė njė shkallė tė tillė, te elementi qė pėrpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruho (tek viktimat ėshtė njė Qemal Kasoruho, Vlug) etj, sonte t'i arrestojmė. Tė arrestojmė rreth 100 ose 150 veta nga kėta tė cilėt nja 10 ose 15 prej tyre t'i pushkatojmė (u pushkatuan 22, Vlug) duke zgjedhur sigurisht nga ata mė kryesorėt mbasi kanė dashur tė organizojnė atentate tė tjera. Kjo masė do tė proēedohet edhe me njė masė tjetėr spastrimi nga Tirana, tė familjeve reaksionare brenda njė muaji. Ne duhet terrorit t'i pėrgjigjemi me terror dhe kėtė mund ta bėjmė me plot ndėrgjegje dhe me gjakftohtėsi.Ne i kemi pregatitur listat e arrestimeve dhe po tė jeni edhe ju dakort veprojmė qė sonte. Qysh mbrėmė ne kemi marrė masa pėr ruajtjen e tė gjithė njerėzve sovjetikė qė ndodhen kėtu si kėshilltarė, profesorė duke ju vėnė nga njerėzit tonė pėr t'i shoqėruar. Pjesa kryesore e tyre do tė armatosen, pastaj kemi menduar tė vemė roje edhe nė tė gjithė objektet ku punojnė e banojnė kėta, rrotull kėtyre do tė bėjmė pastrimin e tė heqim familjet e dyshimta si dhe njerėz tė tjerė qė punojnė afėr tyre, pse kemi vėnė re qė janė futur tek ata njerėz tė poshtėr dy shoferė jo tė mirė. Kėto masa mendojmė t'i marrim kudo ku ka sovjetikė qė janė kėtu rreth dyqind veta prej tyre. Do tė marrim gjithashtu me kėtė rast edhe masa mė tė mira pėr mbrojtjen e legatave tė demokracive popullore, tė cilat sot pėr sot kanė vetėm nga njė roje. Me gjithė se nė kėto masa do tė bėhen edhe mjaft harxhime po ne do ta bėjmė se janė masa tė domosdoshme dhe duhe t'i marrim.

TĖ GJITHĖ ANĖTARĖT E BYROSĖ. – (Njė zėri) Tė gjithė jemi dakort me kėto masa.

SHOKU MEHMET SHEHU. – Do tė ishte mirė qė ne si byro politike t'i bėnim njė telegram shokut Stalin ku t'i tregonim se si ka ndodhur kjo ngjarje, kjo fatkeqėsi e madhe dhe t'i premtojmė e ta sigurojmė se luftėn kundra armiqve tė jashtėm dhe tė brendshėm do ta vazhdojmė akoma me mė ashpėrsi.

TĖ GJITHĖ ANĖTARĖT E BYROSĖ. – (Aprovojnė edhe kėtė propozim tė dytė tė shokut Mehmet Shehu)

SHOKU BEQIR BALLUKU. – Po pėr ēėshtjen e atyre qė do tė pushkatojmė ne duhet tė gjejmė edhe njė motivacion.

SHOKU MEHMET SHEHU. – Kėtė gjė e lidhim me atė qė donin tė bėnin nė 8 shkurt.

SHOKU KOMANDANT. – Motivacioni tė mos thuhet pėr atentat.

SHOKU MEHMET SHEHU. – Pėr kėtė duhet tė flitet pak edhe me gjykatėn dhe prokurorinė ushtarake.


(Mbyllet seanca e datės 20.2.1951)

Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.
Shėnim: Tė dhėnat e dosjes dhe fletėve jepen vetėm nė privat.
 
I vjetėr 10.3.2011, 23:41   2
kalimtar/e
 
Citim:
21-2-1951

Shoku Josif Visaronioviē STALIN

Kremlin Moskė
Atentati i poshtėr qė armiku i egėr i popullit t’onė dhe i Bashkimit Sovjetik, na bėri kundėr Legatės Sovjetike nė Tiranė nė 19 shkurt, ora 19.47, duke hedhur dinamit nė oborrin e Legatės, na ka goditur mu nė zemėr tė Partisė dhe tė popullit t’onė. Ky akt politik terrorist i armikut, na ka prekur jashtėzakonisht, pse ai u drejtua karshi ēka ėshtė mė i dashur, mė i shtrenjtė dhe mė i shenjtė i popullit t’onė, Bashkimit Sovjetik, qė ėshtė gjithēka pėr ne, qė pa atė s’kish dhe s’mund tė ketė jetė pėr popullin dhe Partinė t’onė.

Shoku Stalin, ne s’kemi qenė vigjilentė sa duhet, pse mund t’a kishim evituar kėtė gjė tė tmerrshme qė na ngjau ne. Kėtė mungesė vigjilence, qė ne e konsiderojmė njė nga gabimet mė tė rėnda t’onat, s’duhet tė na i fali lehtė populli dhe Partija jonė. Ne shoku Stalin ju zotohemi dhe ju betohemi, Juve dhe Partisė Bolshevike tė Lavdishme, se do t’ja lajmė Partisė dhe popullit tonė kėtė gjė kaq tė rėndė qė ju shkaktua nga mungesa e vigjilencės s’onė. Ky akt i poshtėr i armikut, na ka egėrsuar pa masė dhe na ka bėrė tė dhjetėfishojmė luftėn dhe vigjilencėn t’onė karshi imperjalistėve gjakatarė luftėnxitės amerikano-inglezė, karshi tradhėtarėve fashista tė Beogradit, tė Athinės dhe tė Romės dhe tė reaksionit tė brendshėm vegėl e tyre.

Shoku Stalin, Partija e jonė do tė jetė e pamėshirshme kundėr armiqve tė Bashkimit Sovjetik, tė popullit t’onė dhe tė paqes. Partija jonė si kurdoherė, do tė verė tė gjitha forcat e saj pėr tė ēelikosur dashurinė e popullit tonė karshi shpėtimtarėve tė tij, Bashkimit Sovjetik, Partisė Bolshevike dhe juve shoku Stalin. Armiqt e brendshėm dhe tė jashtėm, kurrė nuk do tė harrinė tė gėrvishtin dashurinė dhe besnikėrinė e pakufishme qė ka populli jonė pėr ju dhe Bashkimin Sovjetik.

Shoku Stalin, nė emėr tė gjithė shokėve tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, tė mbledhur nė plenium, ju kėrkojmė ndjesė, Juve, Partisė Bolshevike dhe Qeverisė Sovjetike dhe ju betohemi se do t’a lajmė kėtė fatkeqėsi qė na ngjau ne, ne do tė jemi tė pamėshirshėm, do t’a forcojmė dhe ēelikosim partinė t’onė, do t’a bolshevizojmė atė dhe to tė forcojmė ēdo ditė ēdo ditė e mė shumė mbrojtjen e vendit t’onė.

Duke ju shprehur dashurinė dhe besnikėrinė mė tė madhe qė ne kemi pėr Partinė Bolshevike dhe pėr Ju, mėsues gjenial dhe i shtrenjti i joni, pranoni tė falat t’ona revolucionare.
Nė emėr tė Komitetit Qendror
tė Partisė Punės sė Shqipėrisė
Sekretari i Pėrgjithshėm
Enver Hoxha
(firma)

Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.
Po tek e njėtja dosje ėshtė njė shėnim:

Citim:
Letra e shokut Enver nė emėr tė Pleniumit tė K. Q. PPSh, ku kėrkohet ndjesė dhe bėhet autokritikė pėr mungesė vigjilence me rastin e hedhjes sė dinamitit nė oborrin e Legatės Sovjetike nė Tiranė, mendoj tė mos botohet1. Tė pyetet shoqja Nexhmie.
Vlashi2 21-1-71.

Shoqja Nexhmije tha tė mos jepet1
1. Bėhet fjalė pėr t'u botuar tek veprat e Enver Hoxhės.
2. Vlashi ėshtė Vlash Ēelepiku.
 
Ēėshtja u mbyll





Ora nė Shqipėri ėshtė 12:53.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.