Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.3.2011, 19:06   1

Shkrim i cituar MHK: Ekspozitė historike e monedhės shqiptare


Citim:
Ekspozitė pėr historinė e parasė shqiptare

Shėnohen 85 vjet nga hedhja nė qarkullim tė monedhave e kartėmonedhave tė para kombėtare. Njė ekspozitė qė do tė hapet sot, nė orėn 10:30 nė hollin e Muzeut Historik Kombėtar, do tė pėrpiqet tė ndėrtojė njė historik tė parasė shqiptare nga emetimet e hershme deri nė ditėt e sotme.

E titulluar “85 vjet - monedhė kombėtare”, organizuar nga Banka e Shqipėrisė, kjo ekspozitė do tė ēelet nga guvernatori z. Ardian Fullani, ku i pranishėm do tė jetė edhe Kryeministri Sali Berisha dhe specialistė tė tjerė tė fushės.

Kartėmonedha e parė kombėtare shqiptare shėnonte 1 Frang Ari / 5 Lekė, u hodh nė qarkullim nė vitin 1926 vetėm 10 ditė. Ajo u shtyp nė firmėn "Richter" nė Napoli tė Italisė, ndėrkohė qė me njoftimin e datės 28 shkurt tė vitit 1926, u hodh nė qarkullim 5 Franga Ari.

Nė fakt ekspozita do tė shkojė pėrtej 85 viteve tė monedhės kombėtare. Koleksione tė monedhave dhe kartėmonedhave tė periudhave tė ndryshme do tė sjellin para publikut emetime qė nisin nga lashtėsia. Pjesa kryesore e tyre janė privilegj vetėm i koleksionistėve tė pasionuar pėr t’i mbledhur e pėr t’i ruajtur. Pėr kuriozėt do tė ketė shumė pėr tė parė.

Nė vendin tonė prerja (shtypja e monedhave) e ka zanafillėn qė nė shekujt VII-VI p.e.s nė Dyrrah (Durrėsi i sotėm) dhe Apoloni (Pojan i Fierit). Janė pikėrisht monedhat e kėsaj periudhe tė cilat shėnojnė pikėnisjen e historisė tė koleksionit tė monedhave pėr qėllime numizmatike.

Nė fakt pjesa kryesore e ekspozitės ėshtė realizuar me ndihmėn e koleksionistėve shqiptarė. Banka e Shqipėrisė nuk i disponon nė fondet e saj pjesėn mė tė mirė tė emetimeve tė monedhave dhe kartėmonedhave shqiptare, qė nė fakt pėrbėn njė problem tė ruajtjes sė trashėgimisė qė e vuajnė pjesa mė e madhe e institucioneve shqiptare.

Ekspozita do tė nisė nga lashtėsia me koleksionin e emetimeve tė qytet-shteteve tė Ilirisė si Shkodra, Lissus, Dyrrah, Apolonia, Amantia, Bylis, Orik dhe Finiq, vėnė nė dispozicion nga koleksionistėt.

Po nga fondi i tyre publiku njihet me historinė e monedhave tė shtetit modern shqiptar, pėrmes koleksioneve tė kartėmonedhave lokale.

Edhe monedhat e kartėmonedhat e para kombėtare, emetimet e viteve 1926-1950, gjenden sot nė fondet e koleksionistėve e do tė jenė tė ekspozuara pėr publikun e gjerė, ndėrkohė qė Banka e Shqipėrisė nxjerr nga fondet e saj prerjet nga viti 1951 e deri mė sot.

Historia e monedhave shqiptare ėshtė edhe historia e zhvillimit ekonomik tė vendit. Ndėrkohė qė nė to gjen simbole kombėtare, figura historike si Viktor Emanueli III apo Ahmet Zogu, simbole kombėtare, apo edhe simbole tė lidhura me njė periudhė tė caktuar tė zhvillimit tė vendit.

Ekspozita do tė pėrmbajė edhe kėndin e kinemasė, e cila nė mėnyrė mė tė prekshme dhe mė tė drejtpėrdrejtė do tė japė pamje ekskluzive mbi prodhimin dhe pėrpunimin e kartėmonedhave dhe monedhave metalike, elementėve tė sigurisė sė kartėmonedhave dhe njohjen e tyre. Ndėrkohė qė historia e parasė shqiptare, pėrveē shumėllojshmėrisė sė pamjeve tė monedhės sonė kombėtare gjatė zhvillimit tė saj, do tė vijė e ndėrthurur me artikuj tė shtypit tė kohės, foto dhe dokumente tė rralla.

Me kėtė rast, Banka e Shqipėrisė do tė organizojė edhe simpoziumin “Monedha Kombėtare: disa aspekte historike”, ku specialistė tė fushės do tė trajtojnė pikėpamje tė ndryshme tė zhvillimit tė historisė sė parasė shqiptare.

http://www.gazeta-shqip.com/kulture/...ef5be7b9e.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2011, 19:08   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Dhe pyetja del vetė: N.q.s. historia e monedhės sonė fillon qė p.e.s., pse quhet 85-vjeēare dhe jo 2600-vjeēare?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.7.2011, 18:07   3
Citim:
Monedhat Antike Shqiptare

Thesaret e monedhave shqiptare janė mjaft tė lashta dhe i pėrkasin shekullit V para erės sonė, deri nė shekullin I pas erės sonė. Drejtorja e Arkeologjisė, Shpresa Gjongecaj, nė njė intervistė ekskluzive pėr “ABC News” na jep shpjegime tė detajuara pėr prerjet e monedhave simbolet dhe gjithēka qė ka tė bėjė me shkencėn e Numizmatikės.



http://www.abcnews.al/speciale/speciale/1/82
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 21:32.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.