Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.5.2011, 15:06   1
Medaur
 

Koēo Muka


Kush mė ndihmon me ndonjė informacion rreth figurės sė Koēo Mukės? Pėr herė tė parė kėtė emėr e kam ndeshur nė vitin 2007 nė njė intervistė tė Hana Kėlcyrės ku ajo shprehej se ishte njė ndėr eksponentėt kryesorė tė "Ballit" dhe ndėr mė tė vlerėsuarit nga ati i saj, Ali Kėlcyra.
Stereotipi i eksponentit tė Ballit ishte pėrfaqėsuesi i klasės feudale tė bejlerėve tė trashėguar nga sundimi osman, por duke qenė se Koēo Muka ishte himariot dhe nė Himarė pėr shkak tė autonomisė nga Porta e Lartė nuk ishte trashėguar njė klasė bejlerėsh dhe agallarėsh mė ka bėrė pėrshtypje angazhimi i tij me Ballin dhe mė ka bėrė tė mendoj se e vetmja shtysė ishte idealizmi i pastėr nacionalist, pa kurrfarė interesi material nė mes. Megjithatė di shumė pak rreth kėsaj figure dhe do t'i isha mirėnjohės kujtdo qė do tė mė sugjeronte ndonjė informacion tė mėtejshėm.
Faleminderit!

Ndryshuar sė fundmi nga Medaur : 6.5.2011 nė 20:35.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.5.2011, 17:44   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
E ka pėrmendur F. Quku nė librin e vet me sa mbaj mend. T'i shikoj mė vonė fragmentet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.5.2011, 12:44   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Kėto janė pjesėt qė gjeta, mund tė ketė dhe ndonjė pėrmendje tjetėr, vetėm po doli mė vonė, se treguesi nė fund kishte disa gabime:

Citim:
fq.75

Gjatė qėndrimit tim nė Gjinokastėr, unė isha nė kontakt tė vazhdueshėm me komunistat. Nė mes nesh ekzistonte marrveshja e harmonia. Ndėrmjetsi ishte profesor, Shemsi Totozani, nji djal i arsyeshėm e i mirė*.

Deklaratė e Shemsi Totozanit: "Nė prillin e vitit 1942 hyra n'organizatėn e Gjirokastrės, nė fillim si anėtar i thjeshtė dhe mė pas u zgjodha anėtar i Komitetit Qarkor, i ngarkuem pėr punėn me nacionalistėt. Aty nė Gjirokastėr kam bėrė punė politike, sidomos nė shkollė deri nė mbylljen e saj nė majin e vitit 1942. Jashtė shkollės, sipas udhėzimeve tė partisė kam mbajtur lidhje me nacionalistėt si Faik Quku, Koēo Muka etj." Sipas Dashnor Kaloēit, "Gazeta shqiptare", afishuar nė internet mė 30 shtator 2002, ora 08:45.

Citim:
fq.77-78

Nė mbramje, nė Golem, kishte dalė me na pritė populli, i ndamė nė dy pjesė, nė tė dy anėt e rrugės. U informova se tė dy palėt ngulshin kambė qė na tė hyjshim si ndėrmjetės, nė mes tyne, mbasi ēėshtja mund tė shkonte edhe nė vrasje. Pėr me shue sherrin, na u desht me kalue natėn me njenėn palė dhe tė nesėrmen nė drekė, me tjetrėn. Kėshtu qė na u prish programi i Kolonjės, ku na pritshin atė ditė, nė drekė.

Gjatė drekės ia hodha shpatullėn nji plaku, i cili mbasi e pau, u pre nė fytyrė dhe tha me nji za tė dekun: shpatullat nuk janė gja. Me kambėnguljen time, ai deklaroi se do tė kishte vrasje. Nevruz Thaēi, qė ishte bri meje, e mori dhe e shikoi shpatullėn, por nuk tha gja. Pimė kafen dhe u nisėm: na pėr Kolonjė dhe Nevruzi pėr Gusmar, qendra e nėnprefekturės.

Rrugės, mbas nja dy orėsh, vjen nji kalorės e mė dorzon nji letėr, ku mė njoftohej se NevruzThaēi ishte vra prej ēetės komuniste.

U zemrova jashtėzakonisht shumė, sepse, jo vetėm qė Nevruzi, si nėnprefekt nė Kurvelesh, ishte sjellė shumė mirė, por edhe sepse si shoqnues temin, simbas zakonit, ma kishin pre nė besė komunistat. Qellimi i vrasjes ishte me futė terrorin nė popull.

I prekun pėr kėtė vrasje tė padrejtė e tė pabesė, gjatė rrugės kur po kthehesha nė Gjinokastėr, porsa mora lajmin, vendosa pėr me ndjekė ēetėn komuniste tė Kurveleshit, qė kishte ba kėtė vrasje, e vetmja nė prefekturėn e Gjinokastrės. Pėr kėtė qellim duhej veprue me shpejtėsi, tue rrethue malet e Kurveleshit, para se ēeta tė kishte mundsi tė ikte. Dėrgova Ismail Golemin qė tė xente anėn e Golemit; Nana Gjonin, anėn e Picarit dhe nisa Zenel Gjolekėn pėr Kurvelesh. Prej Gjinokastrės, dėrgova kompaninė e milicisė qė tė bante ndjekjet mbrendanė Kurvelesh. Si komandant operacioni emnova Koēo Mukėn. Anėn e Kurveleshit nga Vlona, me kėrkesėn time, e zuni kompania e milicisė sė Vlonės. Mbas sa ditėsh veprimi, rezultati qe negativ. Ēeta as nuk u prish dhe as nuk u shti nė dorė.

Nė Gjinokastėr, i shfaqa pakėnaqėsinė time Shemsi Totozanit dhe i tregova se isha tue marrė masa tė forta kundėr vrasėsve. Ai m'u lut qė nė kėtė ndjekje tė mos futja forca civile.

Citim:
fq.207-208

Gjatė ndeshjes mbetėn 17 italianė tė vramė dhe 7 tė plagosun, ndėrsa nga Balli pesė tė vramė dhe tre tė plagosun.

Nji orė mbas dorzimit tė regjimentit, majori anglez Tilman i kėrkon Ali Klisyrės qė t'i dorzoheshin atij, nė emėn tė komandės aleate, tė gjitha armėt e marruna. Ali Klisyra nuk pranon qė kėto armė t'i dorzoheshin Nacionalēlirimtares dhe i thotė se do t'i depozitonte nė Sukė pėr t'ia dhanė forcave tė Ballit, ēka mund ta kontrollonte vetė majori.

80. Aksioni i Fushės sė Korēės (9 shtator 1943). Nė nji manifestim tė madh tė organizuem nė Korēė, me 8 shtator, pro marshal Badoglios, ushtarėt italianė profashista vranė 43 vetė nga populli. Tė nesėrmen, kur ushtria italiane e Korēės po nisej pėr Durrės nė drejtim tė Pogradecit, ēetat e Ballit, tė komandueme prej Safet Butkės, Maliq Dusharit, Pasho Kolonecit, Abdullah Alarupit, Rahman Zvarishtės, Musa Moglicės e Mahmud Bujarit, tė egėrsueme nga kjo vrasje, sulmuen ushtrinė italiane qė prej Bulgarecit deri nė Qafė tė Plloēės. Safeti sulmoi afėr Melēanit dhe pati dy tė vramė. Italianėt, si kundėrveprim, dogjėn katėr fshate mbi rrugė.

81. Lufta e Grahotit-Gjinokastėr (15 shtator 1943). Hysni Lepenica, tue udhtue nga Vlona nė Gjinokastėr, informohet pėr kapitullimin e Italisė, futet nė Gjinokastėr, mbasi fton edhe Nacionalēlirimtaren, por ajo nuk pranon. Dėrgon Neshat Kolonjėn pėr me marrė Tepelenėn dhe vetė niset pėr Libohovė, ku arreston tre ballista me akuzėn se, sė bashku me ēetėn balliste tė Nexhmi Bejlerit dhe nė bashkėpunim me italianėt, kishin sulmue ēetėn partizane. Me 13 shtator, nė mėngjez, tė informuem se Bedri Spahiu, bashkė me majorin anglez Tilman, kishin hy nė komandėn e divizionit italian, Skėnder Muēo, Koēo Muka dhe Fehmi Ēarēani shkojnė nė Grahot dhe kėrkojnė me u takue me gjeneralin, komandantin e divizionit. U thuhet se gjenerali nuk ishte aty. Kėto largohen tue thanė: "Nuk jemipėrgjegjės pėr ēdo gja qė tė ngjasė", Atėherė i fusin te gjenerali, tue i thanė se ai posa kishte ardhė. Ata i propozojnė gjeneralit me i dorzue Ballit tė gjitha armėt dhe materialin luftarak dhe se Balli do t'i percillte nė Sarandė, Vlonė a kudo qė dėshironin me shkue. Gjenerali i pėrgjigjet se nuk kishte si t'i dorzohej nji force civile dhe se nuk kishte asnji lidhje me komandėn superiore qė tė merrte udhzime. Majori anglez kėrkon qė armėt t'i dorzoheshin komunistave. Megjithkėtė, u thuhet se pėrgjigjen pėrfundimtare do ta merrnin deri nė orėn 17.

Tue u kthye nė Gjinokastėr, Skėnder Muēo me rreth 500 vetė tė Ballit rrethon Grahotin: nga lindja, Bilbil Hajni; nga perėndimi, kah Uji i Ftoftė, Ismail Golemi; nga veriu, nė breg tė lumit, Nano Gjoni. Ana e jugut, kah mali, ishte bosh. Partizanėt ishin mbrapa forcės sė Ismail Golemit. Divizioni italian i Grahotit ishte i rrethuem me tela. Nga lindja kėto tela shtriheshin mbi Kodrat e Teqes sė Baba Brahimit. Mbrenda telave ishin vendosė forca mbrojtjeje nė gadishmėni luftarake.

I informuem mbi gjendjen, Hysni Lepenica kthen nė Gjinokastėr dhe, tek Sheshi i Bashkisė, ekzekuton tre ballistat qė kishte arrestue nė Libohovė.

Citim:
fq.302

Nė kėtė mbledhje morėn pjesė: Mehdi Frashėri, Patėr Anton Harapi, LefNosi, Mit'hat Frashėri, Gjoni i Markagjonit, Abaz Kupi, Fiqiri Dine, Cen Elezi, Vehbi Frashėri. Ndėrsa Mustafa Kruj.a e Shefqet Verlaci nuk u ftuen, mbasi Mehdi Frashėri i konsideronte si tė komprometuem.

Nė mbledhje u vendos me formue nji qeveri tė re, qė tė ketė pėrkrahjen e tė gjithėve dhe me grumbullue nji forcė pėr me luftue komunistat dhe me vendosė qetsinė. Mehdi Frashėri propozoi qė vendimi tė nėnshkruhej, por e kundėrshtoi Bazi, tue thanė se ai qė han fjalėn han edhe nėnshkrimin. Kėshtu nuk u pėrpilue gja me shkrim.

Me propozimin e Bazit, u vendos qė qeveria tė formohet prej Fiqiri Dines, i cili nuk pranoi, tue thanė: "Nuk jam i zoti", por ma nė fund ra dakord.

Nė qeverinė e re, Fiqiri Dine, si ministėr tė Mbrendshėm donte me vu Markagjonin, kurse Mit'hat Frashėri dhe Mehdi Frashėri dojshin Koēo Mukėn.

Jugu, si ballistat si komunistat ishin krejtėsisht tė angazhuem nė luftė. Mbetej vetėm Veriu i vetmi burim pėr grumbullimin e nji force tė nevojshme; prandej duhej nji person qė ta njihte Veriun. Koēo Muka nuk e njihte fare Veriun, ndėrsa Markagjoni, megjithėse ishte shumė i ri, kishte cilsi tė nalta dhe pėrfaqsonte shtėpinė e Kapidanit, qė ishte njeriu ma i randėsishėm i Maleve tė Veriut; por Frashėrllijtė mbas tij shifshin Mustafa Krujėn. Nga ana tjetėr, gjermanėt dėshironin qė Koēo Muka tė bahej kryeministėr, ndėrsa Xhafer Deva, ministėr i Mbrendshėm. Ma vonė, Vehbi Frashėri mė ka thanė se gjermanėt, Fiqiri Dine dhe Bazi i Canės kishin mendue me vu si ministėr tė Mbrendshem Jusuf Luzėn dhe qe pėrgatitė dekreti pėr kėtė, por Vehbi Frashėri e kishte bindė tė jatin e Fiqiri Dines qė tė mos e bajshin. Nė fund, si zavendsministėr i Mbrendshėm bahet vetė Fiqiri Dine.

Nė qershor tė 1944, formohet qeveria si ma poshtė:
- kryeministėr dhe zav. ministėr i Brendshėm: Fiqiri Dine.
- ministėr tė Punėve tė Jashtme: Bahri Omari.

Inxhinier Lefter Kosova, nga Kosova e Pėrmetit, qė u emnue si ministėr i Punėve Botore, po atė natė qė doli dekreti, u vra para portės sė shtėpisė sė tij, prej Xhelal Staroveckės, qė e akuzonte si njeri qė bashkėpunonte me komunistat.

Citim:
fq.351-352

Nė kėtė rrugė vazhdon edhe Mit'hat Frashėri dhe i zemruem ngrihet nė kambė dhe bėrtet: "Balli nuk don me u komprometue por don me i dalė aleatėve para..."

Mehdi Frashėri vazhdon me kėrkue qė Balli, medoemos, tė marrė pjesė. Balli e pranon.

Mbas mbarimit tė bisedės na ndalim pėr darkė. Ali Klisyra propozon qė unė tė marr pėrsipėr Kryeministrinė; po unė e refuzoj.

Mbas do kohe, Mit'hat Frashėri i jep Mehdi Frashėrit tre emna tė Ballit pėr ministra; por Mehdiu nuk i pranon, tue ngulė kambė qė tė jenė persona tė radhės sė parė. Atėherė mbesin tė nji mendimi me Mehdi Frashėrin dhe Rexhep Mitrovicėn qė Bahri Omari tė bahej ministėr i Kulturės Popullore, Koēo Muka, i Arsimit dhe unė i Punėve tė Jashtme.

Nė mbramje, Mit'hat Frashėri mė komunikon vendimin e marrun dhe shton se tė nesėrmen do tė dekretohesha. Unė i kundėrshtoj. Ai, i ndihmuem edhe prej Vasil Andonit, ngulė kambė dhe pėrpiqet me ma mbushė mendjen. Biseda vazhdon deri nė mesnatė. Teza qė mbroja unė ishte: "Pjesėmarrja nė qeveri e Ballit do tė ishte futja e tij zyrtarisht nė anėn e gjermanėve, ēka ishte nė kundėrshtim me interesat e Ballit dhe tė Shqipnisė. Na duhet tė ndjekim politikėn tonė proaleate, prandej nuk duhet tė marrim pjesė nė qeveri. Ne rasė tė nji shtėrngese tė domosdoshme, kjo sakrificė duhet ba vetėm me kusht qė Balli tė ketė nė dorė portofolet kryesore, si Komandėn e Mbrojtjes Kombėtare, Ministrinė e Mbrendshme, Ministrinė e Financave, nė mėnyrė qė mes qeverisė e Ballit tė ketė nji bashkėpunim tėplotė, gja qė do ta ndihmojė organizimin e forcimin e Ballit nė luftėn kundėr komunistave dhe qė ma vonė tė jemi nė gjendje me rimarrė pozicionin e maparshėm me politikėnproaleate. Tre ministrinat e afrueme nuk janė tė kėsaj kategorie."

Teza e Mit'hatit ishte: "Ballipėr me u mbajtė dhe me u forcue ka nevojė pėr gjashtė milionat e qeverisė, ēka do t 'ijapė mundsi me luftue komunistėt dhe me rimarrė politikėn aleate."

Unė i thoja se edhe tue marrė gjashtė milionat e qeverisė, me gjendjen e sotme tė Ballit, me elementin civil qė ka nė krye tė forcavė, Balli nuk ka mundsi qė tė organizohet e tė forcohet dhe ta kthejė luftėn nė favor tė tij. Tue mos mbetė tė nji mendimi u ndamė. Ai mė porositi qė tė mendoja gjatė natės. Tė nesėrmen nė mėngjez i komunikova edhe nji herė refuzimin tim kategorik. Ai shkoi tek Mehdi Frashėri dhe Rexhep Mitrovica dhe i komunikoi fjalėt e mia.

Nė 15-ditorin e dytė tė shkurtit, Kolė Tromara emnohet ministėr i Propagandės Popullore, Bahri Omari, ministėr i Punėve tė Jashtme dhe Koēo Muka, ministėr Arsimi.

Simbas marrveshjes nė prefekturat Berat, Gjinokastėr, Vlonė e Korēė, pranė fuqive tė Ballit, qeveria dėrgon nga nji oficer instruk-tor, por rendimenti i tyne do jetė i pakėt.

Gjithsej, Balli prej gjashtė milionėve tė qeverisė ka marrė 4 milion e dyqind mijė franka shqiptarė. Kėto para i merrte Kadri Cakrani, komandanti i forcave tė Ballit dhe i shpenzonte ma tepėr pėr veshmba-thjen e vullnetarėve. Pranė tij, qeveria kishte emnue oficerin Taqi Ruēo. Paret prej Ministrisė sė Financave merreshinpjesė-pjesė dhe jo pa vėshtirsi. Nė kohėn kur forcat qenė grumbullue nėpėr qytete dhe dimni i impononte veshje e mbathje ma tepėr e ma tė mirė, kėto pare kanė qenė nji ndihmė e mirė pėr Ballin. Veē kėtyne, Balli vazhdonte me mbledhė ndihma nė popull.

Megjithkėtė, Balli nuk arriti me zgjidhė problemin e organizimit tė forcave qė synonte ndihma e qeverisė. Mit'hat Frashėri mendonte ma parė me pajisė forcat me veshmbathje e mandej me ba organizimin e tyne. Ai vetė merrej me blemjen e veshmbathjes nė dyqanet e Tiranės. Me qė Mit'hati dhe Vasil Andoni qėndrojshin nė shtėpinė time, unė kishe rastin herė mbas here, gjatė bisedave, me e kėshillue qė tė bahej sa ma parė organizimi. Bile, si shembull, i kam tregue se si mbas Luftės I Botnore, nė njenin prej shteteve Baltike qė kishte dalė i pavarur, para Ministrisė sė Mbrojtjes bajshin roje ushtarė pa kėpucė.

Dimni i vitit 1943-44 ka qenė shumė i ftoftė. Forcat partizane u dobsuen shumė dhe kishte partizanė qė me mėzi i banin ball tė ftoftit e borės. Gjermanėt nuk dojshin shkatrrimin e plotė tė forcave komuniste. Balli nė saj tė nji veprimtarie dinamike dhe tė organizimit e tė disiplinės kishte mundsi me i shpartallue. Duhej me pėrfitue nga dimni, tue veprue para se tė delte pranvera, qė do t'i jepte mundėsi me lėvizė me lehtėsi ndėr male ma tė nalta.

Citim:
fq.354

Mbas kėsaj, komunistėt ndoqėn me hov gjithnji e ma tė madh rrugėn e organizimit ushtarak dhe tė forcimit politik, ēka i ēoi nė fitore.
Siē e kemi theksue ma pėrpara, nė Komitetin Qendror tė ri kishte dy tendenca:

- Tė vjetėrit: Mit'hat Frashėri, Ali Klisyra, Koēo Muka e Kadri Cakrani ishin pėr vazhdimin e politikės kombėtare.
- Tė rinjtė, avokat Skėnder Muēo, Profesor Abaz Ermenji, Profesor Vasil Andoni, Profesor Zef Pali ishin pėr politikė ideologjike. Ndėr kėta, Skėnder Muēo ishte mjaft i moderuem dhe i afrohej politikės kombėtare.

Mit'hati bashkė me sekretarin e tij, Vasil Andonin, qėndronte nė Tiranė dhe prej kėndej drejtonte politikėn e Ballit. Ai deri nė fund tė luftės ka ruejtė formėn e ilegalitetit dhe nuk asht takue kurr me gjermanėt. Zef Pali rrinte nė Tiranė dhe merrej me shtypin e Ballit. Kadri Cakrani qėndronte nė Berat. Ali Klisyra e Abaz Ermenji, nė Tiranė. Skėnder Muēo, ma tepėr nė Tiranė dhe herė pas here shkonte nė Dukat tė Vlonės, ku merrej me misionin amerikan.
Marrdhaniet nė mes tė dy palėve nuk kanė qenė aq tė ngrohta. Nja tre muej rresht Mit'hati me Abazin nuk ishin takue.

Nė verė 1944, Abaz Ermenji, nė Tiranė e nė disa qytetet e Shqipnisė mban nji ljalim publik politik tė bukur e me nji oratori tė shqueme.

Si komandant i Ballit, veprimtaria e Kadri Cakranit kufizohej vetėm nė Berat. Forcat e Ballit nėpėr vende tė ndryshme nuk kishin lidhje me komandėn e Ballit, por vepronin nė kokėn e tyne dhe, ma tepėr, nėn urdhnin e gjermanėve. Enver Risilia dhe Xhevat Starova, si komandanta lokalė, kishin nji varsi, thuejse tė plotė, prej gjermanėve, tė cilėt nuk e dėshironin organizimin e forcimin e Ballit. E vetmja lidhje nė mes Komitetit Qendror dhe krahinave bahej me anėn e Mit'hat Frashėrit dhe ishte ekskluzivisht politike e jo ushtarake. Kėshtu, efektivisht, Balli nuk kishte nė krye nji organizėm ushtarak. Atij i mungonte, gjithashtu edhe nji plan lufitarak.

Ne secilin qytet ku ishin pėrqėndrue forcat e Ballit kishte nga nji komandant tė pavarun: nė Berat, Kadri Cakrani; nė Vlonė, Enver Risilia; nė Korēė, Xhevat Starova; nė Gjinokastėr, Ismail Golemi; nė Delvinė, Ismail Haki Tatzati; nė Elbasan, nuk kishte fare.

Citim:
fq.381-383

Nė kėto kushte, Abaz Ermenji dhe Teufik Sfiri pėr me marrė pjesė nė Kongres tė Beratit, e lanė ate si zavendės tė tyne, pėr me komandue kolonėn dhe u nisėn pėr Berat, me gjithė kundėrshtimin e tij se forcat nuk e njifshin dhe prandej nuk do ta ndigjojshin. Mbasi ata u nisėn, forcat u shpartalluen, nji pjesė ikėn dhe kėshtu humbi krejt Skrapari.

Me 3 janar, Komiteti Qendror u mblodh pėr herė tė fundit. Unė bana kėtė propozim: tue marrė parasysh gjendjen kritike dhe nė luftė e sipėr tė Ballit, e vetmja zgjidhje asht militarizimi i tij. Pėr kėtė qellim duhet emnue nji oficer si komandant i pėrgjithshėm me fuqi tė plota dhe, nėn urdhnat e tij, me formue nji shtab tė ndamė nė degėt politike, ekonomike dhe propagandistike. Pranė kėtij komandanti me formue gjithashtu nji komitet konsultativ, tė pėrbamė prej figurave ma nė za, ma me eksperiencė dhe ma tė aftė, qė tė funksiononte si nji grup studiues dhe kėshillues dhe si personalitete pėr detyra speciale. Ky propozim mbeti pa pėrgjigje; por shokėt kėrkuen me kambėngulje qė, nėn kryesinė time, tė formohej nji komitet qendror, i pėrbamė prej tė rinjve, gja qi unė e refuzova me vendosmėni, sepse nuk kishte asnji mundsi qė unė tė pranoja me qenė nė Komitetin Qendror. Mbas nji gjendjeje tė tillė, porosita delegatėt qė tė mos votonin pėr mue.

Kongresi u hap nė kinema tė qytetit, mbasdreke. Mit'hat Frashėri mbajti nji fjalim, tue shpjegue gjendjen dhe paraqiti dorheqjen e Komitetit Qendror. Si drejtues i Kongresit u zgjodh Koēo Muka. U formue nji komision pėr studimin e delegimeve.

Nė Kongres merrnin pjesė 74 delegatė: antarėt e Komitetit Qendror, pėrveē Fuad Dibrės. Prej ēetave tė Shkodrės nuk mori pjesė asnji delegat. Nga Durrėsi, po ashtu. Erdhi Mehmet Alltuni i dėshpruem pse nuk i kishin dhanė armė e municion dhe i idhnuem u kthye nė Kavajė. Prej Elbasanit, asnji, sepse atje nuk kishte as komitet. Prej ēetave kishin ardhė Nezir Muzhaqi, Sif Sinani, Haki Blloshmi dhe nji profesor qė na nuk e njifshim. Prej Korēe, nga komiteti asnji, por kundėrshtarėt e tij, Qazim Prodani dhe Jani Dilo, tė cilėt kishin marrė nė Tiranė Xhevdet Kapshticėn dhe 3 djem tė rinj. Prej Tirane kishin ardhė mjafit, por asnji prej ēetave. Prej Berati kishin ardhė shumė. Po kėshtu prej Gjinokastre, kush kishte mujtė. Prej Vlone, me qenė se komiteti nuk ekzistonte, kishte ardhė Skėnder Muēo me disa shokė tė tij intelektualė. Prej ēetave tė Vlonės nuk kishte ardhė asnji. Jusuf Luzaj tenton me u futė nė sallėn e Kongresit, por e ndalojnė te porta. Skėnder Muēo deklaron se, nė qoftė se hyn Jusuf Luzaj, ai me shokėt e tij do tė largohej. Komiteti Qendror, mbas nji ngurrimi, vendos me e pranue, por kur dalin jashtė me e thirrė, ai kishte ikė. Nė mes vlonjakėve ishin edhe Sadik Premte dhe Qazim Ēakerri. Kishin ardhė, gjithashtu, Faslli Frashėri dhe Sadik Drini, tė cilėt Komiteti Qendror i pranon me vėshtirsi, vetėm si ndigjues. Nga tokat e lirueme, pėr arsye tė mbylljes sė rrugėve prej borės, nuk kishte ardhė asnji.

Gjatė 3 dhe 4 janarit, qė vazhdoi Kongresi, diskutimet u pėrqėn-druen, kryesisht, nė kėto ēėshtje:
- Me i ba apel Shqipnisė sė Veriut qė t'i vinte nė ndihmė Shqipnisė sė Jugut, nė luftėn kundėr komunistave.
- Me diskutue rreth pranimit nė Ball tė Sadik Premtes dhe Qazim Ēakerrit, tė cilėt kishin ikė nga Partia Komuniste.

Nji pjesė me Mit'hat Frashėrin, nė krye, ishin qė ata tė shkriheshin nė radhėt e Ballit, ndėrsa nji pjesė tjetėr, me nė krye Skėnder Muēon, pėrkrahshin tezėn e Sadikut e tė Qazimit qė kėto tė bajshin pjesė nė Ball, si nji grup autonom komunist. Fitoi teza e fundit. Gjithashtu u banė diskutime pėr zhvillimin e nji veprimtarie ma me vendosmėni, ma me zell e bindje dhe, sidomos, mbi bazėn e parimeve demokratike edhe nė luftė e nė aksionet e komandave.

Nė fund u zgjodh Komiteti Qendror. U vendos fillimisht qė Komiteti tė pėrbahej prej 8 vetėve. U zgjodhėn: Mit'hat Frashėri, kryetar; Ali Klisyra, Skėnder Muēo, Kadri Cakrani, Abaz Ermenji, Koēo Muka, Vasil Andoni, sekretar i pėrgjithshėm, Zef Pali. Komandanti i Ballit do tė zgjidhej prej Komitetit Qendror, prej radhėve tė tij ose nga jashtė.

Pėrfaqsuesit e Kongresit nuk qenė zgjedhė simbas udhzimeve tė qarkores sė Komitetit Qendror, e cila qe hartue simbas nji vije mjaft tė drejtė dhe reale. Jo vetėm prej tokave tė lirueme nuk mujtėn me marrė pjesė, por edhe pėrfaqsuesit e ēetave kanė qenė tė paktė, ndėrsa prej komiteteve krahinore kanė ardhė ma shumė se parashihte qarkorja. Gjithashtu, as numri i pėrfaqsuesve nuk asht respektue. Nga Berati e Gjinokastra qė kanė qenė afėr, kanė marrė pjesė kush ka mujtė. Nė kėto kushte nuk mund tė thuhet se Kongresi i Beratit ka pėrfaqsue plotsisht opinionin e Ballit Kombėtar. Megjithkėtė, nė krahasim me kongreset qė ka mbajtė Partia Komuniste, Kongresi i Ballit ka qenė ma pėrfaqsues. Nė Kongreset komuniste, pėrfaqsuesit janė caktue nga Komiteti Qendror; ndėrsa nė ate tė Ballit janė caktue prej komiteteve krahinore dhe, sidomos, prej rinisė intelektuale tė qyteteve. Asht e vertetė se kongreset e Partisė Komuniste kanė qenė ilegale, ndėrsa ai i Ballit, nėn autoritetin qeveritar tė gjermanėve.

Kongresi i Ballit u ba me dėshirėn e antarėve tė vjetėr tė Komitetit Qendror, qė donte me u tėrheqė dhe nėn presionin e rinisė disfatiste, e cila vazhdimisht asht pėrpjekė me hy nė Komitet. Komiteti Qendror i zgjedhun nė Berat ka pėrfaqsue dy rrymat qė ekzistonin nė Ball: nga njena anė, M. Frashėri, A. Klisyra, K. Muka dhe K. Cakrani, qė kanė pėrfaqsue parimet e vėrteta tė Ballit, oktalogun; nga ana tjetėr, Skėnder Muēo, Abaz Ermenji, Zef Pali e Vasil Andoni, qė kanė pėrfaqsue rininė intelektuale, ideologjinė e saj, dekalogun. Marrdhaniet e kėtyne dy grupeve deri nė fund kanė qėndrue tė ftofta dhe herė pas here tė zėmrueme. Ka pasė edhe raste mos me i folė njeni-tjetrit. Shtypi ka vazhdue me u drejtue prej grupit tė dytė.

Nė atė moment qė unė bashkė me shokėt po niseshim pėr Tiranė, erdhi Skėnder Muēo me pyet se ke me vu komandant tė Ballit: Kadri Cakranin apo Abaz Ermenjin. Ai shtoi se kishin ra nė hall, sepse Abazi kishte deklarue se, po nuk u emnue komandant, do tė ikte nga Komiteti Qendror (nuk e mbaj mend mirė: a tha prej Ballit, apo prej Komitetit). I thashė se nė fazėn e kompromisit e, deri diku, tė bashkėpunimit me gjermanė qė ka hy Balli, duhej nji komandant i pėrshtashėm pėr kėtė gjendje, kurse Abazi nuk donte me u komprometue me gjermanėt. Nė takimet qė kishim pasė kohėt e fundit dhe nė punėt qė kishim ba me te, Kadri Cakrani na kishte lanė pėrshtypjen, Mit'hatit dhe mue, si njeri qė interesohej pėr punėt e Ballit dhe si njeri i vendosun dhe mjaft i sjellshėm. Gjatė Kongresit, Mit'hati mė pati thanė: "Ndėrsa Abaz Ermenji e Teufik Sfiri lanė frontin dhe trupat pėr me ardhė nė Kongres, Kadri Cakrani la Kongresin pėr me shkue me ba detyrėn nė Fier."

Citim:
fq.498

Misionit i kishin mbarue paret dhe Bazi kishte vetėm 100 napolona. I zoti i shtėpisė i ofron me shitė tokėn e tij pėr kėtė qellim; Kthen pėrsėri Ihsani e tregon pėr nji barkar tjetėr qė kėrkonte nji shumė ma tė vogėl. Kėshtu s'mbetej tjetėr veēse mbėrritja e kėsaj barke.

Me 16 tetor, vijnė Mit'hat Frashėri, Ali Klisyra, Koēo Muka e Vasil Andoni dhe me dinjitet e me diskresion shikojnė me marrė vesh nėse mund tė shkojshin nė Itali sė bashku me misionin. Misioni u jep pėrgjigje negative, tue i thanė se komanda mund t'i kthejė mbrapa dhe t'i dorzojė tek komunistėt. Kjo bani pėrshtypje tė thellė. Diziluzioni ishte i plotė.
Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:12.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.