Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Ushtri
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.5.2011, 18:47   1

Shkrim i cituar Z1·SHV| FSK-ja duhet tė ngrejė njėsitin e helikopterėve


Citim:
Operacionalizimi i FSK-sė dhe formimi i njėsitit tė helikopterėve
Ali Aliu

Republika e Kosovės ėshtė me gjasė i vetmi vend nė botė i cili deri me tani nuk e ka tė formuar aviacionin shtetėror nė kuadėr tė institucioneve tė sigurisė.

Nė fakt, kishte iniciativa nga ana e disa individėve qė janė pjesė e Departamentit tė Aviacionit Civil nė Ministrinė e Infrastrukturės dhe Federatės Aeronautike tė Kosovės si dhe nga Shoqata e Pilotėve, Inzhinierėve dhe Teknikėve tė Aviacionit, pėr domosdoshmėrinė e formimit tė njė njėsiti tė aviacionit pėr nevojat e institucioneve tė Kosovės, duke dhėnė argumente tė shumta pėr nevojėn e ekzistimit tė tij.

Edhe pse disa herė u bė prezentimi i projektit para udhėheqėsve kompetentė tė institucioneve dhe atė qė nga viti 2004, nė fakt iniciativa si e tillė ka dėshtuar me arsyetimin se mungojnė mjetet materiale. Mirėpo, sipas vlerėsimeve tona, kostoja e formimit tė kėtij njėsiti nuk ishte shumė e lartė, gjė qė nuk arsyetonte mosgatishmėrinė e faktorėve relevantė pėr tė ndėrmarrė hapa konkretė.

Nga ana tjetėr, nė ish-Trupat Mbrojtėse tė Kosovės ekzistonte Skuadrila e Helikopterėve, si formacion, mirėpo gjatė themelimit tė FSK-sė ky njėsit nuk ishte pėrfshirė nė organogramin e kėsaj forcė pėr arsyet e panjohura.

Me fjalė tė tjera, ky njėsit kishte kuadėr tė kualifikuar, i cili nė tėrėsi ishte i gatshėm qė tė drejtonte dhe menaxhonte, mirėpo mungonin helikopterėt dhe pajisjet pėrcjellėse. Mė konrektisht, kuadri i kėtij njėsiti ishte i gatshėm t’i mirėmbajė si dhe tė kryejė fluturime operative, varėsisht nga tipi i helikopterit.

Pjesė tė saj kishte pilotė tė cilėt kishin mbaruar shkollime prestigjioze nė akademi tė aviacionit nė vende tė ndryshme tė ish-Jugosllavisė dhe njėherėsh kishin njė pėrvojė shumė tė madhe nė fluturim nė kushte dhe rrethana tė vėshtira.

Megjithatė, vlen tė theksohet se deklarimet e kėtyre ditėve se FSK-sė se Kosovės nė tėrėsi i mungojnė kuadrat e aviacionit nuk qėndrojnė, sepse ėshtė mė se e saktė se ekziston njė numėr respektabil i pilotėve dhe teknikėve. Mirėpo, nė mėnyrė qė kėta pilotė tė riaktivizohen shtrohet nevoja pėr trajnime shtesė dhe tė veēanta sidomos nė fluturime stėrvitėse disaorėshe e qė shpenzimet do tė ishin minimale. Brenda disa muajve pilotėt aktualė do tė ishin tė gatshėm tė bėjnė fluturimet e para me helikopterė nė kuadėr tė FSK-sė.

Nė bazė tė informacioneve qė ekzistojnė, janė mbi 20 pilotė profesionistė tė cilėt jetojnė dhe punojnė nė Kosovė, dhe njė numėr i pėrafėrt gjendet jashtė vendit.

Gjithashtu, pėr informim tė saktė dhe tė vėrtete tė opinionit, kėtu gjenden dy pilote tė cilėt kanė pėrvojė mbi 10 vjet nė ish-njėsitin e helikopterėve, qė kanė qenė tė angazhuar mė parė nė institucionet e Kosovės nė ish-Jugosllavi, e qė kanė fluturuar nė tipet e ndryshme tė helikopterėve.

Gjithashtu, me pėrvojė tė njėjtė janė edhe disa pilotė tė ish-APJ-sė, tė cilėt pėrveē tjerash ishin tė certifikuar edhe pėr instruktorė.

Bazuar nė argumentet e lartcekura, nė Republikėn e Kosovės gjenden profilet e kuadrit tė lėmive tė aviacionit dhe atė shumė tė kualifikuar duke pėrbėrė numėr tė mjaftueshėm tė pilotėve dhe teknikėve. Angazhimi i kėtyre kuadrave do t’i ulte shpenzimet e mėdha qė do tė shfaqeshin me rastin e shkollimit nga fillimi i pilotėve dhe teknikėve tė rinj, ku pilotėt e pėrgatitur do ta plotėsonin njė vakuum nė momentin aktual.

Sa pėr ta pėrfunduar, ėshtė mė se e rėndėsishme tė theksohet se deklarimet e para disa ditėve ku nė mėnyrė tė prerė ‘konstatojnė’ mungesėn totale tė pilotėve dhe teknikėve tė aviacionit – helikopterėve nuk qėndrojnė si tė tilla.

Para se tė konstatohet njė gjė e tillė, institucionet tona, nė kėtė rast FSK por edhe pėrēuesit e lajmit – mediet, duhet bėrė njė hulumtim paraprak nė mėnyrė qė tė mos keqinformojmė opinionin, aq mė parė kur kemi tė bėjmė me ngritjen e institucioneve vitale pėr ofrimin e sigurisė sė qytetarėve nė Republikėn e Kosovės.

(Autori ėshtė pilot profesionist, drejtor i Departamentit tė Aviacionit Civil nė MI dhe njėherėsh kryetar i Federatės Aeronautike tė Kosovės)

http://www.zeri.info/artikulli/3/21/...helikoptereve/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2011, 23:52   2
kalimtar/e
 
Ndoshta duhet ndjekur rruga e Forcave Detare, si vjet nė maj po ashtu dhe nė prill tė kėtij viti, nga datat 18-26, pranė Qendrės sė Zhytjes (QZhK) tė Pashalimanit, u trajnuan zhytėsit e FASH, FSK dhe tė ushtrisė sė IRJM-sė.

Edhe pilotėt e FSK-sė duhet tė stėrviten nė bazat ajrore tė FASH-it, kėshtu qė kur gjendja ekonomike ta lejojė Forcat Ajrore tė Veriorit tė jenė menjėherė operative.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2012, 21:47   3
Citim:
Shkollohen pilotėt, helikopterėt askund

Policia e Kosovės as kėtė vit nuk ka para tė blejė helikopterė, qoftė edhe tė pėrdorur. Por, pilotėt janė duke u shkolluar. Nga 78.7 milionė euro buxhet vjetor, me 5.2 milionė euro do tė blihen pajisje tė tjera si autoblinda, armė, topa uji e pajisje pėr njėsinė speciale.

Mirėpo, forcat e rendit as kėtė vit nuk do tė blejnė helikopterėt, pėr tė cilėt ėshtė folur shumė vitin e kaluar. Kjo sidomos pas aksionit tė 25 korrikut nė veri vitin qė shkoi.

Pas aksionit tė njėsive speciale tė Kosovės pėr tė marrė pikat kufitare nė Jarinjė dhe Bėrnjakė, analistėt, por edhe zyrtarėt qeveritarė, e kanė parė tė domosdoshme blerjen e helikopterėve. Por, as kėtė vit policia nuk do ta shohė helikopterin.

Mosblerja e helikopterėve arsyetohet nė mungesė buxheti. Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar pėr Express se sivjet nuk ka mundėsi pėr blerjen e asnjė helikopteri pėr shkak se nuk kanė para.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=21887
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:16.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.