Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.1.2009, 21:15   1

Shkrim i cituar Z1: Borxhi i jashtėm (9 mld USD nė 2013)


Vėzhgim mbi borxhin e jashtėm pėr Zonėn 1.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2009, 17:14   2

Shkrim i cituar Perėndimor: Borxhi i jashtėm nga komunizmi 0,7 mld USD (1991)


Qeveria shqiptaroperėndimore ka vendosur tė shlyejė tė gjitha huatė e vjetra qė kishte ndaj Greqisė, me vlerė rreth 48 milionė dollarė amerikanė. Vendimi ėshtė marrė nė javėn e dytė tė dhjetorit dhe u publikua nga zyra e shtypit tė Kryeministrisė, duke mbajtur tė fshehtė shifrėn, e cila konsiderohej tepėr e lartė. Nė vendim thuhej vetėm se qeveria shqiptare kishte detyrime tė pashlyera ndaj shtetit grek, tė krijuara gjatė sistemit komunist. Po ashtu, nė vendim thuhej se detyrimet ishin konkretisht ndaj Bankės Kombėtare tė Greqisė dhe Organizatės sė Sigurimit tė Kredive tė Eksportit.

Sa i takon arsyes se pse ėshtė marrė huaja Kėshilli i Ministrave nuk jepte informacione. Madje edhe Ministria e Financave hezitoi nė fillim tė jepte tė dhėna, duke i cilėsuar konfidenciale, por nė fund publikoi shifrėn e saktė qė ishte 48.2 milionė dollarė. Sipas Ministrisė sė Financave, huaja ėshtė marrė gjatė viteve 1987-1991, kur Shqipėria po kalonte momente tė vėshtira ekonomike, ndėrsa sistemit komunist po i vinte fundi.

Shteti ynė i kishte Bankės Kombėtare tė Greqisė 7.5 milionė dollarė, ndėrsa diferenca i takon Organizatės sė Sigurimit tė Kredive tė Eksportit. Lėvrimi i shumave, sipas marrėveshjes, duhet tė kishte nisur nė nėntor 2008.

Gjithashtu, buxheti i shtetit ka tė trashėguar njė borxh ndaj Kinės qė arrin nė 37.2 milionė dollarė, ndėrsa pėr vitin 2009, planifikon tė shlyejė rreth 22 milionė dollarė detyrime ndaj ish-Federatės Jugosllave. Nė muajin korrik tė vitit tė kaluar, qeveria paraqiti nė Kuvend projektligjin qė mundėsonte njohjen dhe shlyerjen e borxhit ndaj disa ndėrmarrjeve zvicerane, me vlerė rreth 6.7 milionė dollarė.

Huaja e jashtme pritet tė pėrfshihet nė njė proces negociatash rishikimi dhe parashikohet qė tė pėrfundohen marrėveshje ricaktimi me Rusinė, ish-Jugosllavinė, Greqinė, kompanitė private angleze, ato austriake, holandeze etj., pėr tė cilat janė planifikuar tė paguhen 1.383 milionė lekė pėr shlyerjen e principalit dhe 345 milionė lekė pėr interesat (gjithsej rreth 20 milionė dollarė).

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=56773
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2009, 17:14   3
Citim:
Borxhi nė total, 55% e PBB-sė

Shqipėria nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto ka nivelin mė tė ulėt tė borxhit nė rajon me vetėm 54.9 pėr qind, ndėrkohė qė nė vende tė tjera, si p.sh. Kroacia, ky tregues ėshtė mė shumė se 80 pėr qind e PBB-sė.

Aktualisht, stoku i borxhit tė jashtėm ka arritur nė 1 miliardė e 300 milionė euro, ndėrsa borxhi i brendshėm mbi 3.1 miliardė euro. Kėshtu, totali i borxhit, qė ēdo shqiptari i duhet tė shlyejė nėpėrmjet taksave, ėshtė 1220 euro pėr person.

Pjesa mė e madhe e huave qė qeveria ka marrė janė detyrime ndaj bankave vendase. Borxhi i brendshėm nė pjesėn mė tė madhe tė tij, mė shumė se 34 pėr qind, mbahet nga banka "Raiffeisen".

Sipas marrėveshjes me FMN-nė dhe detyrimeve qė kemi pėr anėtarėsim nė BE, stoku i borxhit nuk duhet tė jetė mė shumė se 50 pėr qind e Prodhimit tė Brendshėm Bruto.

http://www.gazeta-shqip.com/ekonomi/...8c40db1de.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2009, 20:40   4
Citim:
Borxhi ndaj Greqisė, miratohet marrėveshja pėr kthimin e shpejtė

Komisioni Parlamentar i Ekonomisė dhe Financave miratoi dje marrėveshjen ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe asaj greke pėr shlyerjen e borxhit tė rrjedhur nga marrėveshja, ndėrmjet Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe konsorciumit tė bankave greke, datė 24.06.1991.

Qeveria shqiptare kishte detyrime tė pashlyera ndaj shtetit grek, tė krijuara gjatė sistemit komunist. Detyrimet ishin konkretisht ndaj Bankės Kombėtare tė Greqisė dhe Organizatės sė Sigurimit tė Kredive tė Eksportit, nė masėn 48 milionė dollarė. Sipas tė dhėnave zyrtare, borxhi ėshtė marrė gjatė viteve 1987-1991, kur Shqipėria po kalonte momente tė vėshtira ekonomike, ndėrsa sistemit komunist po i vinte fundi.

Shteti ynė i kishte Bankės Kombėtare tė Greqisė 7.5 milionė dollarė, ndėrsa diferenca i takon Organizatės sė Sigurimit tė Kredive tė Eksportit.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=15778
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.5.2011, 22:08   5
Citim:
Shqipėria do t'i kthejė 8.5 milionė USD borxh Serbisė

Shqipėria do t'i paguajė Serbisė borxhin e akumuluar gjatė regjimit komunist nė vlerėn e 8.5 milionė dollarėve. Qeveria serbe i ka propozuar parlamentit ratifikimin e marrėveshjes midis qeverive pėr shlyerjen e borxhit prej disa milionė dollarėsh.

Lajmi konfirmohet nga mediet serbe tė cilat i referohen mbledhjes sė zhvilluar nga qeveria e kėtij vendi, ku pjesė e vendimeve tė marra ka qenė edhe kėrkesa ndaj parlamentit pėr tė ratifikuar marrėveshja me Shqipėrinė pėr shlyerjen e borxhit.

Bėhet fjalė pėr njė borxh tė shkaktuar nga marrėdhėniet tregtare qė kanė pasur vendet gjatė periudhės komuniste. Pra, bėhet fjalė pėr njė borxh ndaj ish-Jugosllavisė dhe Serbia si trashėgimtare e saj, pėrfiton njė pjesė tė kėtyre detyrimeve.

Serbet nuk janė vonuar aspak pėr tė rregulluar "letrat" pėr tė vjelė detyrimet nga shteti shqiptar, pasi ratifikimi i marrėveshjes nė parlamentin serb bėhet pak javė nga nėnshkrimi i saj midis Shqipėrisė dhe vendeve tė ish-Jugosllavisė, siē janė Sllovenia, Kroacia, Bosnjė-Hercegovina dhe Maqedonia.

Agjencia serbe e lajmeve "Tanjug", ka bėrė publike edhe njė pjesė tė kėsaj marrėveshje, nė tė cilėn janė pėrcaktuar kriteret si dhe afatet mbi tė cilat do tė bėhen pagesat. Sipas marrėveshjes, vendi ynė ka pesė vjet afat pėr t'i paguar Serbisė borxhin total prej 8.5 milionė dollarėsh plus interesat. Gjatė kėsaj periudhe, pagesat do tė bėhen nė data fikse dy herė nė vit, nė 31 mars dhe 30 shtator.

Marrėveshja gjithashtu parashikon edhe penalitete nė rast se Shqipėria vonohet nė shlyrjen e detyrimeve, ku mbi kėtė shumė do tė aplikohet interes pėr aq ditė sa paratė nuk do tė paguhen. Shuma prej 8.5 milionė dollarė ėshtė e shkaktuar nga detyrimet direkte, pra vetėm nga principali, por bashkė me interesat ajo pritet tė arrijė tė paktėn rreth 9 milionė dollarė.

Qeveria serbe ėshtė shumė e interesuar qė Shqipėria tė paguajė sa mė shpejtė detyrimet, prandaj edhe nuk ka vonuar nė miratimin dhe dėrgimin e saj pėr ratifikim nė parlament.

"Qeveria propozoi tė parlamentit tė ratifikojė marrėveshjen nė mėnyrė tė pėrshpejtuar,ashtu siē ėshtė nė interesin e Serbisė qė Shqipėria fillon pagesa e detyrimeve sa mė shpejt qė tė jetė e mundur", -shkruan njė tjetėr agjenci serbe e lajmeve ekonomike, Ekonom:east Media Group (EMG).

Marrėveshja midis qeverisė shqiptare dhe shteteve ne fjalė u nėnshkrua nė shkurt tė kėtij viti, nė tė cilėn u parashikuan edhe shumat qė vendi ynė duhet t'i paguajė secilit prej kėtyre shteteve. Nė total, Shqipėria ka ndaj tyre njė borxh prej 20.7 milionė dollarė, ku pjesėn mė tė madhe do t'a marrė Serbia.

Nė kuadėr tė shlyerjes sė kėtij borxhi, ne duhet t'i paguajmė Sllovenisė 3.8 milionė dollarė, Kroacisė 5.5 milionė, Bosnjės 3.7 milionė, Malit tė Zi 532 mijė dollarė dhe Serbisė rreth 8.5 milioė dollarė. Shuma prej 20.7 milionė dollarė ėshtė vetėm principali, ndėrsa bashkė me interesat, vendi duhet tė paguajė njė shumė prej 23.7 milionė dollarė. Tre milionė dollarėt, qė janė interesa do tė ndahen bazuar mbi shumėn e borxhit qė duhet paguar.


Marrėveshja pėr borxhin, pakėnaqėsi nė Kosovė

Vendimi pėr shlyerjen e borxhit ndaj shteteve tė ish-Jugosllavisė u mor pas nėnshkrimit tė memorandumit midis vendit tonė dhe kėtyre shteteve. Por, memorandumi i nėnshkruar nė shkurt tė kėtij viti pėr kthimin e borxhit qė shteti shqiptar i ka pasur ish-Jugosllvisė, shkaktoi pakėnaqėsi tė nė Kosovė, pėr shkak se ajo nuk u bė palė pjesėmarrėse nė marrėveshje dhe rrjedhimisht as pėrfituese njė pjesė tė detyrimit qė vendi ynė i ka shteteve tė krijuara pas shpėrbėrjes sė kėsaj federate.

Pakėnaqėsia ka tė bėjė me mos pėrfshirjen e Kosovės nė listėn e shteteve pėrfituese nga trashėgimia e ish-Jugosllavisė, nė njė kohė kur edhe ajo ka qenė pjesė e federatės kur ėshtė krijuar ky borxh.

Menjehėrė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, pėrfaqėsuesi i shtetit slloven nė bisedime, Rudolf Grabovec, i vlerėsoi bisedimet si tė suksesshme, e cila sipas tij ishte nė shėrbim tė tė gjitha palėve.

"Vendet qė u krijuan nga ish-Jugosllavia mbyllėn bisedimet dyditore nė Tiranė, me arritjen e njė marrėveshjeje me Shqipėrinė pėr shlyerjen e borxhit qė i kishte ish-Federatės, nė vlerė 20.7 milionė dollarė, ndėrsa me normė interesi arrin nė 23.7 milionė dollarė"-mėsohet tė ketė thėnė ai pėr mediat e kėtij vendi.

http://www.shekulli.com.al/2011/05/1...h-serbise.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.5.2011, 10:05   6
Citim:
Demiraj: Janė 200 milionė USD pėr t’iu shlyer vendeve ish-komuniste

Kanė kaluar rreth 20 vjet nga pėrmbysja e sistemit komunist nė vend dhe duket se gjithēka ka ndryshuar mbi mėnyrėn e tė jetuarit, mentalitetit, modelit ekonomik etj. Duket se ngjarjet e 55 viteve qeverisje tė Enver Hoxhės i pėrkasin tė kaluarės dhe me kalimin e kohės po harrohen. Por fqinjėt tanė dhe aleatėt e dikurshėm komunist, nuk harrojnė detyrimet qė Shqipėria ka pėr borxhet e marra deri nė vitin 1991.

Pavarėsisht propagandės sė kohės se “gjithēka i bėjmė me forcat tona, pa ndihmėn e vendeve kapitaliste, apo tė fqinjėve tradhtarė”, duket ekonomia shqiptare e diktaturės komuniste nuk mund t’ia dilte e vetme, sidomos nė periudhat kur ndėrpriste marrėdhėniet me vende si Jugosllavia, Rusia apo Kina.

Nga viti 1945 dhe deri nė 1991, periudhė kur nisi dhe pėrfundoi qeverisja komuniste, Shqipėria mundi tė merrte borxh rreth 700 milionė dollarė. Sot, vendet e ish-bllokut komunist kėrkojnė t’u kthehen sėrish kėto detyrime, ndėrsa qeveria aktuale shqiptare pėrpiqet tė gjejė kompromis pėr njė kosto mė tė ulėt.

Aktualisht po zhvillohen negociata me disa vende, ku mėsohet se qeveria shqiptare e ka njohur borxhin e marrė nga Enver Hoxha, pėr nevoja tė vendit, por jo i gjithi do tė shlyhet.

“Borxhi i vjetėr i marrė nė kohėn e komunizmit, i cili ėshtė njohur prej nesh dhe ka filluar tė shlyhet prej disa vitesh, ėshtė rreth 200 milionė dollarė. Borxhi total i marrė nė kohėn e komunizmit ėshtė shumė mė tepėr se kaq (rreth 700 milionė dollarė amerikanė), por pjesa mė e madhe e tij iu fal Shqipėrisė gjatė viteve 1991-1995”, tregon pėr gazetėn “Shqip”, drejtori i menaxhimit tė borxhit publik, nė Ministrinė e Financave, Xhentil Demiraj.

Nė shumicėn e rasteve, borxhi ėshtė marrė nė formė “malli” dhe ėshtė ēmuar nė “clearing dollar”, vlera e tė cilit tradicionalisht vlerėsohet me raportin 1:1 me dollarin amerikan (pėr efekt tė zgjidhjes sė borxheve tė vjetra).

Demiraj tregon se shtetet nga tė cilat qeveria komuniste e kohės kishte marrė mė shumė borxh gjatė periudhės sė komunizmit janė Rusia, Kina dhe Greqia, totali i tė cilave i afrohej vlerės sė 100 milionė dollarėve.

“Marrėveshjet e para me vendet ish-komuniste kanė nisur nė vitin 1998, por realisht vetėm nga viti 2006 e kėtej ėshtė punuar me intensitetin e duhur pėr tė riskeduluar gjithė borxhin e vjetėr”, bėn tė ditur kryemenaxheri i borxhit shqiptar.

Ministria e Financave synon qė brenda kėtij viti tė zgjidhė nė mėnyrė pėrfundimtare tė gjitha borxhet e vjetra. Sipas Xhentil Demirajt, shlyerja e tė gjitha borxheve tė vjetra pėrbėn njė lajm shumė tė mirė pėr karakterin e Shqipėrisė nė tregun ndėrkombėtar tė kapitaleve.

Pjesa e borxhit tė pashlyer, por dhe tė pariskeduluar, ėshtė tashmė e vogėl, nėn 10 milionė dollarė. Pjesa e borxhit qė vijon tė shlyhet pasi ėshtė riskeduluar, pėrfshirė dhe njė pjesė qė sapo ėshtė riskeduluar, por s’ka filluar ende tė shlyhet, ėshtė rreth 130 milionė dollarė.

Vetėm Greqisė, qeveria shqiptare i dha rreth dy vjet mė parė, 40 milionė dollarė, marrėveshja u firmos me ardhjen e Kryeministrit grek tė atėhershėm, Karamanlis.

http://www.gazeta-shqip.com/ekonomi/...3473c6056.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.5.2011, 22:17   7
Citim:
Dyfishohet borxhi i jashtėm

Tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Financave tregojnė se nė fund tė vitit 2006, borxhi i jashtėm i Shqipėrisė ishte rreth 1.1 miliardė euro.

Mė shumė se 81% e tij pėrbėhej nga kreditė koncensionale, me norma tė ulėta dhe fikse interesi. Pesha e borxhit tregtar, me interesa tė larta ishte vetėm 19%. Por qė nga ajo kohė, portofoli i borxhit tė jashtėm ka ndryshuar rrėnjėsisht.

Sipas tė dhėnave, krahasuar me vitin 2006, borxhi i jashtėm ėshtė rritur me dy herė duke arritur nė fund tė vitit tė kaluar nė rreth 2.2 miliardė euro. Pjesa dėrrmuese e borxhit tė ri qė qeveria ka marrė nga jashtė, nė tre vitet e fundit ka qenė nė formėn e kredive tregtare.

Interesat e tyre janė disa herė mė tė larta sesa kreditė qė Shqipėria ka marrė nė 20 vite nga institucionet e zhvillimit si Banka Botėrore, BERZH apo tė tjera. Ndaj nė fund tė 2010-s gati gjysma e borxhit tė jashtėm tė Shqipėrisė ishte borxh tregtar.

Vetėm nė dy vitet e fundit interesat e borxhit tė jashtėm u rritėn me 2.5 herė nga 29 milionė USD nė 2008-n nė 73 milionė nė 2010. Kėtė vit interesat e borxhit tė jashtėm do rriten sėrish duke arritur nė 80 milionė USD.

http://www.gazeta-shqip.com/ekonomi/...87920f142.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.5.2011, 22:44   8
Citim:
Maqedonia 4,25 miliardė euro borxh tė jashtėm

Borxhi i jashtėm i Maqedonisė ka arritur nė 4,25 miliardė euro dhe kjo shifėr ėshtė rritur deri nė kėtė nivel, pas marrjes sė 220 milion eurove gjatė muajve tė kaluar nga FMN.

Maqedonia me tėrheqjen dhe marrjen e parave nėpėrmjet kredive nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Banka Botėrore dhe institucionet e tjera bankare ėshtė shndėrruar si njė nga vendet e rajonit me borxh mė tė lartė.

Borxhi i jashtėm i Maqedonisė ka arritur nė 4,25 miliardė euro dhe kjo shifėr ėshtė rritur deri nė kėtė nivel, pas marrjes sė 220 milion eurove gjatė muajve tė kaluar nga FMN. Me kėtė Maqedonia ka hyrė nė grupin e vendeve mė borxhlinj, duke arritur afėrsisht edhe Greqinė. Me kėtė nivel tė borxhit tė lartė dhe me kėto parametra nuk plotėsohet kushti pėr hyrje nė Unionin Monetar Evropian.

Ekspertėt dhe institutet pėr ]ēėshtje ekonomike kanė shfaqur alarmin pėr rrezikun nga thellimi i borxhit dhe se sipas tyre, tejkalimi i borxhit tė jashtėm prej 60 pėr qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV) ka shkaktuar panikė edhe pranė vendeve anėtare tė BE-sė.

Ekspertėt kanė vlerėsuar se pagesa e bazės dhe kamatave tė kredive gjatė viteve tė ardhshme do tė jetė deri nė 500 milion euro nė vit dhe kjo shumė ėshtė e barabartė me investimet e planifikuara vjetore kapitale. (INA)

http://www.ina-online.net/maqedoni/4043.html

Citim:
Borxhi i jashtėm i Serbisė arrin afėr 23 miliardė euro

Beograd, 18 maj - Borxhi i jashtėm i Serbisė nė fund tė shkurtit arrin 22,93 miliardė euro, qė ėshtė pėr 63,8 milionė mė pak nė krahasim me muajin paraprak, tregojnė tė dhėnat mė tė reja zyrtare.

“Nė krahasim me muajin shkurt tė vitit 2010, borxhi i jashtėm ėshtė rritur pėr 306,1 milionė euro, bėhet e ditur nė kumtesėn e Odės Ekonomike tė Serbisė.

Nė strukturėn e borxhit tė jashtėm tė Serbisė nė obligimet afatgjate dhe afatmesme bėjnė pjesė 21,74 miliardė euro, ndėrsa 1,19 miliardė bėjnė pjesė nė obligime afatshkurtra.

Pjesa publike e borxhit arrin 9,02 miliardė euro, derisa nė sektorin privat bėjnė pjesė 12,72 miliardė euro.

http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,5,13624
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2011, 11:36   9
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Kėto janė tė dhėnat e BB-sė pėr vitin 2009:

Citim:
Shteti PBB BJ

Albania 12,015,485,021 4,718,951,000
Kosovo 5,387,332,993 358,529,000

Bulgaria 48,721,978,433 40,582,129,000
Bosnia 17,042,403,580 9,583,148,000
Croatia 63,033,619,864 -
Greece 329,924,054,829 -
FYROM 9,221,076,357 5,589,241,000
Montenegro 4,141,382,328 2,307,936,000
Serbia 42,984,349,847 33,402,116,000
Slovenia 48,477,215,893 -

shifrat nė USD
PBB http://data.worldbank.org/indicator/...P.CD/countries
BJ http://data.worldbank.org/indicator/...T.CD/countries


Kėto janė vlerėsimet e CIA-s pėr vitin 2010:

Citim:
Albania $11.77 billion (2010 est.) $2.81 billion (2009)
Kosovo $5.601 billion (2010 est.) $NA

Bulgaria $47.7 billion (2010 est.) $47.15 billion (30 November 2010 est.)
Bosnia $16.83 billion (2010 est.) $7.996 billion (31 December 2010 est.)
Croatia $60.59 billion (2010 est.) $59.7 billion (31 December 2010 est.)
Greece $305.4 billion (2010 est.) $532.9 billion (30 June 2010)
FYROM $9.108 billion (2010 est.) $5.485 billion (30 September 2010 est.)
Montenegro $4.017 billion (2010 est.) $650 million (2006)
Serbia $38.71 billion (2010 est.) $30.9 billion (30 November 2010 est.)
Slovenia $47.85 billion (2010 est.) $51.57 billion (30 June 2010)
https://www.cia.gov/library/publicat...k/geos/al.html
https://www.cia.gov/library/publicat...k/geos/kv.html

Borxhet e Shqipėrisė dhe tė Malit tė Zi nuk janė tė pėrditėsuara nga CIA, duhen marrė parasysh ato tė BB-sė si mė tė reja.


Tabela e kombinuar dhe llogaritja e pėrqindjes sė borxhit tė jashtėm nė PBB:

Citim:
Shteti PBB BJ % e BJ nė PBB

Perėndimor 11,77 (2010) 4,71(2009) 40%
Verior 5,60 (2010) 0,35 (2009) 6%
---------------------------------------
Shqipėri/Z1 17,37 (2010) 5,06 (2009) 29%

Bullgari 47,70 (2010) 47,15 (2010) 99%
Bosnjė 16,83 (2010) 7,99 (2010) 47%
Kroaci 60,59 (2010) 59,70 (2010) 98%
Greqi 305,40 (2010) 532,90 (2010) 174%
IRJM 9,10 (2010) 5,48 (2010) 60%
Mal i Zi 4,01 (2010) 2,30 (2009) 57%
Serbi 38,71 (2010) 30,90 (2010) 80%
Slloveni 47,85 (2010) 51,57 (2010) 108%

Shifrat nė miliardė USD
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2011, 16:36   10
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Tabela e kombinuar me llogaritjen e pėrqindjes sė borxhit tė jashtėm nė PBB, me nr. e popullsisė, llogaritjen e PBB-sė pėr banor dhe llogaritjen e borxhit tė jashtėm pėr banor:

Citim:
Shteti PBB BJ %BJ/PBB Banorė PBB/banor BJ/banor

Perėndimor 11,77 (2010) 4,71 (2009) 40% 3 155 271 (2009) 3730 (2010) 1492
Verior 5,60 (2010) 0,35 (2009) 6% 2 207 896 (2009) 2536 (2010) 158
---------------------------------------
Shqipėri/Z1 17,37 (2010) 5,06 (2009) 29% 5 363 167 (2009) 3238 (2010) 943

Bullgari 47,70 (2010) 47,15 (2010) 99% 7 585 131 (2009) 6288 (2010) 6216
Bosnjė 16,83 (2010) 7,99 (2010) 47% 3 766 579 (2009) 4468 (2010) 2121
Kroaci 60,59 (2010) 59,70 (2010) 98% 4 432 001 (2009) 13 671 (2010) 13 470
Greqi 305,40 (2010) 532,90 (2010) 174% 11 283 293 (2009) 27 066 (2010) 47 229
IRJM 9,10 (2010) 5,48 (2010) 60% 2 042 484 (2009) 4455 (2010) 2683
Mal i Zi 4,01 (2010) 2,30 (2009) 57% 624 213 (2009) 6424 (2010) 3684
Serbi 38,71 (2010) 30,90 (2010) 80% 7 319 712 (2009) 5288 (2010) 4221
Slloveni 47,85 (2010) 51,57 (2010) 108% 2 043 241 (2009) 23 418 (2010) 25 239

PBB dhe BJ janė nė miliardė USD
PBB/banor dhe BJ/banor janė nė USD

Tė gjithė llogaritjet janė pėr PBB me kurs zyrtar kėmbimi (Official Rate Exchange GDP) dhe borxh tė jashtėm gjithsej
Sipas shėnimit tė CIA-s nė shifrat pėr Perėndimorin, nė dallim nga shtetet e tjera, kemi njė sektor informal dhe tė paraportuar qė mund tė jetė deri nė 50% tė PBB-sė zyrtare.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.6.2011, 18:50   11
Citim:
Pas Serbisė, edhe Rusia e “shtrėngon” Shqipėrinė pėr borxhet

Tiranė, 10 qershor, NOA – Pas Serbisė, ėshtė Rusia ajo qė po e “shtrėngon” Shqipėrinė qė t’i paguajė borxhet e sė kaluarės. Kėshtu, mediat ruse nė njė artikull tė posaēėm dedikuar kėsaj ēėshtje, pėrmendin marrėveshjen e miratuar sė fundmi nga parlamenti shqiptar pėr kthimin e njė pjese tė borxhit qė vendi ynė i detyrohet Rusisė.

Bėhet fjalė pėr shumėn rreth 1 milionė dollarė qė Shqipėrisė do t’i duhet tė paguajė si kėst tė parė. Kjo si pjesė e njė borxhi tė vjetėr, i cili daton nė mes tė viteve ’60-tė, i trashėguara nga epoka sovjetike. Ky borxh i vjetėr i Shqipėrisė, i njihet tashmė Rusisė, si njė pasues i Bashkimit Sovjetik dhe merret pėrsipėr tė paguhet gjatė viteve tė ardhshme.

Nė rast tė mospagesės sė shumės nga data 1 korrik, marrėveshja parashikon qė norma e interesit tė borxhit tė jetė nė nivelin prej 4%.

Ndėrkaq, mediat ruse shtojnė faktin se mungesa e borxheve mes dy shteteve tona, ėshtė njė nga parakushtet pėr njė marrėveshje tė mundshme pėr furnizime me makineri dhe produkte teknike nga Rusia nė Shqipėri.

Historia e borxhit tė trashėguar me Rusinė, duket e ngjashme me atė qė Shqipėria citohet tė ketė akumuluar ndaj Serbisė, qė nė kohėn e ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė (RSFJ).

NOA ka publikuar pak javė mė parė se konkretisht, qeveria serbe i ka propozuar organit legjislativ qė tė ratifikojė njė marrėveshje tė posaēme me Kėshillin e Ministrave tė Shqipėrisė pėr zgjidhjen e borxhit ekzistues me Serbinė.

Dokumenti nė fjalė, rregullon pagimin e borxhit tė bazuar nė llogaritjet e hershme, tė dekadave tė mėparshme, tė cilat lidhen me tregtinė e kryer ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish-Jugosllavisė.

Marrėveshja parashikon llogaritjen e njė norme tė rregullt interesi mbi bazėn e borxhit tė dikurshėm mes dy vendeve tona, i cili arriti deri diku nė mė shumė se 8.5 milionė USD mė 30 shtator tė vitit 2009.

Gjithashtu, pėrcaktohet edhe fakti qė Shqipėria ka pesė vjet kohė pėr tė shlyer borxhin, pa njė periudhė faljeje, dhe datat e pagesės janė 31 mars dhe 30 shtator ēdo viti kalendarik.

Madje thuhet se ēdo vonesė nė pagimin e principalit dhe e interesit, do tė pėsojė ndėshkim dhe do tė shoqėrohet me sanksione sa u pėrket interesave.


http://www.noa.al/2011/06/pas-serbis...e-per-borxhet/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2011, 08:32   12
Citim:
Shqipėria shlyen borxhin ndaj Rusisė

Borxhet e Shqipėrisė ndaj Rusisė, tė trashėguara nga regjimi komunist, kanė marrė firmėn e presidentit Bamir Topi, i cili ka dekretuar ligjin pėr shlyerjen e tyre.

Vendi ynė i ka Rusisė njė borxh total prej 35 milionė dollarėsh, i cili do tė shlyhet pėrgjatė viteve nė vazhdim.

Parlamenti fillimisht ka miratuar marrėveshjen ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Federatės Ruse, pėr pėrmbushjen e detyrimeve financiare Shqipėrisė kundrejt Rusisė pėr balancat e llogarive tė korporatės shtetėrore “Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarisė Ekonomike me Jashtė te Banka e Shtetit Shqiptar”.

Njė milionė e 36 mijė dollarė ėshtė kėsti i radhės qė duhet t’i shlyejė shteti shqiptar deri nė fund tė kėtij muaji shtetit rus.

Shqipėria do tė duhet tė paguajė edhe kamatėvonesėn pėr ēdo ditė tė kaluar mbi datėn e pėrcaktuar nėse kjo pagesė nuk kryhet nė kohė.

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=123368
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2011, 07:42   13
Citim:
Borxhi i jashtėm arrin nė 3.7 miliardė euro

Borxhi i jashtėm i vendit ka arritur nė 3.7 miliardė euro. Tė dhėnat e publikuara nga Banka e Shqipėrisė tregojnė se, detyrimet e jashtme tė ekonomisė shqiptare janė rritur me ritme shqetėsuese nė vitet e fundit. Nė 3-mujorin e parė tė kėtij viti, stoku i borxhit tė jashtėm tė vendit rezulton me njė rritje prej 85%, krahasuar me vitin 2008 dhe me 165%, krahasuar me fillimin e vitit 2005.

Nė rritjen e borxhit kontributi ėshtė i shpėrndarė mes qeverisė dhe sektorit privat tė ekonomisė, kryesisht bankave tė huaja, qė janė mbėshtetur nga grupet e tyre me linja financimi. Nė fund tė 3-mujorit tė parė, borxhi i jashtėm publik arriti nė 1.9 miliardė euro, me njė rritje prej 98%, krahasuar me vitin 2008 dhe 120%, krahasuar me vitin 2005.

Siē shihet edhe nga grafiku, rritja e stokut tė borxhit publik ka njohur njė rritje tė fortė veēanėrisht pas vitit 2008, kur qeveria fillimisht mori njė kredi sindikale nga disa banka europiane dhe mė pas emetoi eurobondin e parė shqiptar pėr ta mbyllur kėtė kredi para afatit.

Rritja e borxhit tė jashtėm dha njė kontribut tė rėndėsishėm nė rritjen ekonomike tė vendit gjatė viteve tė fundit, qoftė nė formėn e investimeve publike, ashtu dhe nė atė financimeve bankare nė valutė.

Por, nga ana tjetėr, barra e borxhit nė valutė tė huaj ėshtė shtuar ndjeshėm dhe mund tė bėhet shqetėsues, po tė kemi parasysh zhvillimet e dy viteve tė fundit. Dėrgesat e emigrantėve po pakėsohen dhe pėr 3-mujorin e parė tė kėtij viti ato ranė me 10%. Paralelisht, kjo ėshtė shoqėruar me zhvlerėsimin e monedhės vendase ndaj euros.

Qė nga viti 2008, leku ėshtė zhvlerėsuar me rreth 13%, ndėrkohė qė gjatė kėtij muaji ka njohur edhe rekorde tė reja historike pranė vlerės sė 143 lekėve. Nė momentin kur borxhet e larta po sjellin dhembje koke pėr tė gjithė eurozonėn, vendet si Shqipėria, qė ende kanė mundėsi ta mbajnė nėn kontroll situatėn, duhet tė reflektojnė nė kohė.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...arde-euro.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.6.2011, 08:09   14
reparti kimik
 
Si perceptohet jashtė borxhi kaq i ulėt i jashtėm? Nuk shikohet si sfidim kundėr atyre qė duan tė tė zhysin nė borxh? Sidomos n.q.s. llogarisim qė Tirana e ka larguar FMN-nė nga vendi, kurse Prishtina nuk po pranon tė marrė "kredi" (kushedi ēfarė kushtesh do tė kenė vendosur). Kurse Serbia, IRJM dhe Mali i Zi sapo kanė marrė "kredi" nga FMN duke e thelluar dhe mė shumė borxhin e jashtėm qė duhet tė pasqyrohet nė shifrat pėr 2011.

Pėr mendimin tim synimi normal pėr organizmat financiare ndėrkombėtare (qė janė politike) ėshtė t'i zhysin shtetet nė borxh qė t'iu kontrollojnė ekonominė me "sugjerime" dhe "politika financiare" qė n.q.s. shteti iu ėshtė borxhli i merr si urdhra. Kėshtu qė borxhi i ulėt ėshtė thelbėsor pėr sa i pėrket kėsaj pavarėsie dhe nga shifrat lart del se Shqipėria ka borxhin mė tė ulėt tė jashtėm nė Evropė, jo vetėm nė rajon. Por nga ana tjetėr shikojmė shtetet me PBB shumė mė tė lartė se ne tė jenė tė zhytura nė borxhe, sidomos po tė shikohen shumica e vendeve tė BE-sė e kanė borxhin e jashtėm mbi 150% tė PBB-sė. Si shpjegohet?

Gjithashtu kam vėnė re se BB, FMN dhe tė tjerė kanė refuzuar tė japin kredi pėr projekte infrastrukturore, qė do tė ndihmonin nė shlyerjen mė tė shpejtė tė kredisė n.q.s. financoheshin. Pra duket sikur nuk duan qė Shqipėria tė zhvillohet... dhe tė vetmet ndihma qė japin kėtu janė pėr "kapacitete administrative", "pėrpilim raportesh", "reforma", dreka e darka turistike dhe pėr projekte tė kufizuara "tė komunitetit vendor" qė nuk kanė ndikim nė fuqinė ekonomike tė vendit.

Atėherė dhe pjesėmarrja jonė nė Organizatėn e Konferencės Islamike ėshtė nė njė farė mėnyre e justifikuar, pėr sa kohė qė shteti e ka bėrė pėr mbėshtetjen ekonomike qė nuk po e merr nga perėndimorėt (ndėrkohė qė vendet fqinje kanė marrė fonde shumė herė mė tė larta se ne qoftė si shumė gjithsej, qoftė si pėrqindje tė PBB -- n.q.s. mund tė bėni njė grafik do tė ishte interesant tė shikohej dallimi), megjithėse nuk e di sa janė fondet qė kemi marrė ne nga vendet e OKI-t, po spekuloj kėtu. Por duke parė kėto muajt e fundit duket se po financohet prej tyre fillimi i Boshtit tė Jugut p.sh., ndėrsa evroperėndimorėt sapo iu kėrkohet kredi pėr infrastrukturėn shqiptare tė kthejnė shpinėn, ndėrkohė qė Serbisė (e IRJM-sė) i kanė dhėnė fonde pa fund pėr Korridorin 10 qė nė fillim tė viteve '90 dhe ende vazhdojnė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.6.2011, 11:37   15
reparti kimik
 
Ja p.sh. lajm i sotėm ku shihet ē'janė "kreditė" e kėtyre:

Citim:
Banka Botėrore i ndan Kosovės 27 milionė dollarė kredi

Me vendimin e Bordit tė Drejtorėve Ekzekutivė tė Bankės Botėrore, qė ėshtė bėrė javėn e kaluar, pėr shtetin e Kosovės janė miratuar dy kredi nė vlerėn prej mė shumė se 27 milionė dollarėsh.

Lajmi ėshtė bėrė i ditur nė ueb faqen zyrtare tė Bankės Botėrore me seli nė Uashington. Mėsohet se kredia e parė e dedikuar pėr Ministrinė e Bujqėsisė sė Kosovės ėshtė ndarė nga Asociacioni Ndėrkombėtarė pėr Zhvillim (IDA), qė ėshtė pjesė e Bankės Botėrore.

Ndėrkohė qė shuma e saktė e njėrės kredi tė aprovuar sipas komunikatės sė Bankės Botėrore thuhet se ėshtė nė vlerėn prej 20. 15 milionė dollarėve. Ndėrsa kohėzgjatja e kredisė do tė jetė pėr 20 vjet me njė grejs periudhė (koha deri kur nuk do tė fillohet me pagesėn e kredisė) prej 10 vjetėsh.

Sipas komunikatės sė BB-sė mėsohet se projekti i tyre synon tė ndihmojė Republikėn e Kosovės pėr tė promovuar konkurrencėn dhe rritjen e nėn- sektorėve tė bagėtisė dhe hortikulturės nėpėrmes implementimit tė masave tė zgjedhura nga strategjia e saj bujqėsore dhe zhvillimi institucional, qė do ta bėjė vetė Ministria e Bujqėsisė e Qeverisė sė Kosovės sė cilės edhe i ėshtė dedikuar kredia nė fjalė.

Ndėrkohė qė kur bėhet fjalė pėr kredinė e dytė tė aprovuar nga Bordi i Drejtorėve tė Bankės Botėrore dhe qė ėshtė i dedikuar pėr Ministrinė e Financave, mėsohet se granti kap vlerėn e saktė tė parave nė shumėn prej, 6.85 milionė dollarėve. Qėllimi i projektit ėshtė ngritja e kapacitetit tė Bankės Qendrore tė Kosovės pėr tė mbikėqyrur stabilitetin financiar dhe pėr tė kontribuar nė fuqizimin e tij dhe tė infrastrukturėn mbėshtetėse.

“Shfrytėzimi i kėtyre mjeteve pėr shtetin e ri tė Kosovės, qė i ka ndarė me vendimin e Bordit tė Drejtorėve Ekzekutivė tė Bankės Botėrore me seli nė Uashington, do tė jetė i mundur vetėm atėherė pasi kėtė marrėveshje do ta ratifikojė Kuvendi i Kosovės, ashtu si ėshtė e paraparė me ligjet aktuale nė fuqi tė Kosovės dhe aktet normative tė Bankės Botėrore”, njoftohet nė komunikatėn e Bankės Botėrore.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/b...-dollare-kredi
Fonde nė erė d.m.th. se ideja ėshtė qė mbi 60% do e rimarrin vetė ndėrkombėtarėt, por nė "raporte" do t'i faturohen shtetit dhe nė realitet shqiptarit tė thjeshtė. Pra ideja krijohet sikur ne marrim para, ndėrkohė qė pėrderisa tėrė kėto nuk hyjnė nė infrastrukturė, nuk zenė vend askund dhe nė fund do tė duhet dhe tė japim nga xhepi pėr t'i "shlyer"...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2011, 23:43   16
Citim:
Shqipėria shlyen borxhin me ish-Jugosllavinė

Shqipėria do tė shlyejė borxhet me vendet e ish-Jugosllavisė. Ministria e Financave ka paraqitur nė Kuvend marrėveshjen pėr pjesėn e borxhit qė i takon Serbisė, nė vlerė rreth 8.5 milionė USD.

Borxhi do tė shlyhet me 10 kėste 6-mujore, me normėn e interesit tė Libor-it me maturim 6-mujor. Nė total, borxhi me vendet e ish-Jugosllavisė prek vlerėn e 23.8 milionė USD.

Pas arritjes sė marrėveshjes me Serbinė, Qeveria shqiptare do tė zhvillojė negociata edhe me vendet e tjera, pėr pjesėn e mbetur tė borxhit.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...osllavine.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2011, 10:22   17
reparti kimik
 
Tė tjera fonde nė erė:

Citim:
BE i jep Kosovės 203 milionė euro

Bruksel, 13 korrik - -15.5 miliardė Euro ėshtė shuma totale qė Komisioni Evropian ka ndarė pėr mbėshtetje financiare pėr Ballkanin Perėndimor, Turqinė dhe Islandėn. Pėr periudhėn 2011 – 2013 vendi ynė do tė pėrfitojė 203 milionė euro. Turqia prinė nė listėn e atyre qė pėrfitojnė mė sė shumti me 2.5 miliardė euro. Shqipėria do tė marrė 257 milionė euro, Serbia 587 milionė, Maqedonia 304 milionė, kurse mė sė paku merr Islanda, 28 milionė euro.

Fondet jepen pėr reforma nė sektorin e gjyqėsisė dhe nė administratėn publike, pėr thellimin e bashkėpunimit rajonal pėr tė luftuar krimin e organizuar e korrupsionin dhe fusha tė tjera, transmeton Indeksonline.

Komisioneri pėr Zgjerimin Stefan Fule ka thėnė se fondet duhet tė shėrbejnė si katalizator pėr tė gjitha shtetet (fusnota pėr Kosovėn – nėn Rezolutėn e OKB-sė 1244), nė rrugėn e tyre drejt BE-sė.

http://www.koha.net/?page=1,15,62293
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2011, 19:28   18
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Thėnė nga reparti kimik

megjithėse nuk e di sa janė fondet qė kemi marrė ne nga vendet e OKI-t, po spekuloj kėtu
Shifra ėshtė e vogėl pėr rangje tė tilla, afėrsisht 250 milionė USD nga 1992 deri sot (135 milionė USD gjatė periudhės 1992-2006 sipas MF-sė) dhe nuk duket se justifikohet tani as ekonomikisht anėtarėsia atje. (Sė fundmi kanė premtuar dhe 350-400 milionė USD.)
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2011, 18:28   19
Citim:
Shqipėria i shlyen Jugosllavisė 3.6 milionė dollarė

Shqipėria po vijon tė shlyejė borxhet e akumuluara gjatė regjimit komunist ndaj republikave, tė cilat kanė qenė pjesė e ish-Jugosllavisė. Komisioni parlamentar i Ekonomisė miratoi dje, marrėveshjen pėr shlyerjen e detyrimeve nė vlerėn 3.6 milionė dollarė ndaj Bosnjė-Hercegovinės.

Pėrfaqėsuese e Ministrisė sė Financave, Mimoza Loli, shpjegoi se, kjo marrėveshje riskedulon borxhin e vjetėr ndaj kėtij shteti tė akumuluar nga marrėdhėniet tregtare me klering. Aktualisht, qeveria shqiptare ėshtė nė negociata me 5 vende tė tjera pėr shlyerjen e borxhit tė trashėguar nga koha e regjimit komunist.

Ministria e Financave synon qė, brenda kėtij viti tė zgjidhė nė mėnyrė pėrfundimtare tė gjitha borxhet e vjetra. Sipas Lolit shlyerja e tė gjitha borxheve tė vjetra, pėrbėn njė lajm shumė tė mirė pėr karakterin e Shqipėrisė nė tregun ndėrkombėtar tė kapitaleve.

"Marrėveshjet e para me vendet ish-komuniste kanė nisur nė vitin 1998, por realisht vetėm nga viti 2006 e kėtej ėshtė punuar me intensitetin e duhur pėr tė riskeduluar gjithė borxhin e vjetėr", bėn tė ditur ajo.

Pjesa e borxhit tė pashlyer, por dhe tė pariskeduluar ėshtė tashmė e vogėl, nėn 10 milionė dollarė. Pjesa e borxhit qė vijon tė shlyhet, pasi ėshtė riskeduluar, pėrfshirė dhe njė pjesė qė sapo ėshtė riskeduluar, por s'ka filluar ende tė shlyhet, ėshtė rreth 130 milionė dollarė.

Vetėm Greqisė, qeveria shqiptare i dha rreth dy vjet mė parė, rreth 40 milionė dollarė, marrėveshja u firmos me ardhjen e Kryeministrit grek tė atėhershėm, Karamanlis.

Borxhi ndaj kompanive tregtare perėndimore deri nė vitin 1995 kapte shifrėn e 500 milionė dollarėve, por shumica e tij iu fal vendit tonė nėpėrmjet Klubit tė Londrės (1995).

Pavarėsisht se, Hoxha i kishte prishur marrėdhėniet me Perėndimin, nevoja pėr financim e detyronte t'u shtrinte dorėn dhe tė kėrkonte borxh. Sikurse deklarojnė ekspertėt e fushės, fakti se qeveria komuniste propagandonte nė popull njė politikė kundėr Perėndimit, negociatat dhe marrėveshjet pėr kreditė nuk ishin publike, pra, bėheshin fshehtas, dhe kryesisht me shoqėri private. Po cilat ishin shtetet Perėndimore qė ndihmuan Shqipėrinė nė kohėn e diktaturės?

"Borxhet tregtare janė marrė nga kompani private nga Greqia, Italia, Franca, Turqia, Zvicra, Gjermania, etj", thotė Loli, ndėrsa sa i takon vendeve tė ish-bllokut komunist, pothuajse tė gjitha shtetet e kanė ndihmuar Shqipėrinė, duke i dhėnė borxhe, madje dhe vetė Kuba apo Koreja e Veriut, qė sot janė nė krizė ekonomike.


Borxhi i marrė qė nga koha e diktaturės

Nga viti 1945 dhe deri nė 1991, periudhė kur nisi dhe pėrfundoi qeverisja komuniste, Shqipėria mundi tė merrte borxh rreth 700 milionė dollarė. Sot, vendet e ish-bllokut komunist kėrkojnė t'u kthehen sėrish kėto detyrime, ndėrsa qeveria aktuale shqiptare pėrpiqet tė gjejė kompromis pėr njė kosto mė tė ulėt.

Aktualisht po zhvillohen negociata me disa vende, ku mėsohet se qeveria shqiptare e ka njohur borxhin e marrė nga Enver Hoxha, pėr nevoja tė vendit, por jo i gjithi do tė shlyhet.

"Borxhi i vjetėr i marrė nė kohėn e komunizmit, i cili ėshtė njohur prej nesh dhe ka filluar tė shlyhet prej disa vitesh, ėshtė rreth 200 milionė dollarė. Borxhi total i marrė nė kohėn e komunizmit ėshtė shumė mė tepėr se kaq (rreth 700 milionė dollarė amerikanė), por pjesa mė e madhe e tij iu fal Shqipėrisė gjatė viteve 1991-1995", ka deklaruar pėr gazetėn "RD", drejtori i menaxhimit tė Borxhit Publik, nė Ministri tė Financave, Xhentil Demiraj.

Nė shumicėn e rasteve, borxhi ėshtė marrė nė formė "malli" dhe ėshtė ēmuar nė "clearing dollar", vlera e tė cilit tradicionalisht vlerėsohet me raportin 1:1 me dollarin amerikan (pėr efekt tė zgjidhjes sė borxheve tė vjetra).

Demiraj tregon se, shtetet nga tė cilat qeveria komuniste e kohės kishte marrė mė shumė borxh gjatė periudhės sė komunizmit janė Rusia, Kina dhe Greqia, totali i tė cilave i afrohej vlerės sė 100 milionė dollarėve.

http://www.rilindjademokratike.com/R...dol lar%C3%AB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2011, 16:21   20
Citim:
Thėnė nga reparti kimik

Por duke parė kėto muajt e fundit duket se po financohet prej tyre fillimi i Boshtit tė Jugut p.sh., ndėrsa evroperėndimorėt sapo iu kėrkohet kredi pėr infrastrukturėn shqiptare tė kthejnė shpinėn, ndėrkohė qė Serbisė (e IRJM-sė) i kanė dhėnė fonde pa fund pėr Korridorin 10 qė nė fillim tė viteve '90 dhe ende vazhdojnė.
Citim:
Berisha: Opozita ka lobuar kundėr rrugės sė kombit

(...) Berisha ka theksuar se rruga Durrės-Kukės-Morinė nuk ėshtė kundėrshtuar vetėm nga tė huajt por ėshtė kundėrshtuar edhe nga eksponentėt brenda vendit. Berisha mė tej theksoi se eksponentėt brenda Partisė Socialiste kanė publikuar shuma marramendėse pėr koston e rrugės duke u bėrė pjesė e atyre lobeve qė luftuan me tė gjitha mjetet qė tė bllokojnė rrugėn.

“Eksponentė me njė formimin politik arkaik e konsideronin rrugėn si njė rrugė qė do tė bėnte tė mundur bashkimin e Shqipėrisė dhe ky bashkim nuk duhet tė ndodhte. Njė vėshtrim historik tė sė shkuarės ka pasur njė rivalitet mes portit tė Durrėsit dhe portit tė Selanikut. Kėto grupe mendonin se rruga do tė dėmtonte portet e rajonit dhe e vėrteta ėshtė qė kėto grupe bėnė gjithēka pėr ta penguar atė por nuk mundėn pasi Shqipėria ėshtė vend sovran”, ka thėnė Berisha.

(...)

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ome&Itemid=466
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:19.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.