Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.11.2009, 13:48   21
Citim:
Shitja e "ARMO"-s, njė prokurore amerikane, "blindon" grupin e hetimit

Hetimet pėr privatizimin e kompanisė tė pėrpunimit dhe tregtimit tė naftės, ARMO, po ndihmohen edhe nga prokurorja e SHBA-sė, Cindy Eldrigde, e cila ka ofruar asistencė dhe pėrvojė pėr ēėshtje korrupsioni dhe krime financiare.

Burime nga njėsia e pėrbashkėt hetimore, Task-Forcė, thanė se prokurorja federale po ndihmon hetuesit e ēėshtjes me disa procedura qė janė pėrdorur pėr privatizimin e kompanisė, nga verifikimi i ofertave e deri te sjellja nė Shqipėri e milionave USD qė janė pėrdorur pėr privatizimin e ARMO-s nga kooperimi i firmave tė biznesmenit Rezart Taēi me njė kompani amerikane.

Ndihma prokurores ėshtė kėshilluese, pasi ajo nuk ka pėrfshirje nė hetimin apo ndjekjen penale faktike tė ndonjė ēėshtjeje.

Duket se ēėshtja po devijon pėr "pastrim parash", pasi ende hetuesit nuk kanė saktėsuar prejardhjen e parave qė u ble kompania e pėrpunimit dhe tregtimit tė naftės.

Mėsohet se transfertat janė realizuar nga bankat mė prestigjioze nė Azerbajxhan, ēka e vėshtirėson hetimin, pasi nė to janė tė pėrcaktuara prejardhja dhe destinacioni i kėtyre vlerave monetare. Hetuesit e ēėshtjes po diskutojnė mundėsinė qė drejt Azerbajxhanit dhe Zvicrės tė dėrgojnė letėr-porosi, me qėllim qė tė marrin mė shumė informacion pėr prejardhjen e parave qė ėshtė blerė ARMO.

Hetimi pėr privatizimin ka nisur nė fund tė korrikut tė vitit 2008 dhe ėshtė pėrqendruar nė verifikimin e tė gjitha procedurave tė shitjes kundrejt vlerės sė 125 milionė dollarėve amerikanė.

Sipas burimeve zyrtare nga Task-Forca, me shpalljen e fituesit tė blerjes sė 85% tė aksioneve shtetėrore nė kompaninė ARMO, kompania qė u rendit e dyta nė shpalljen e fituesve ka bėrė njė kallėzim nė prokurori, nėn akuzėn e "pabarazisė nė tendera", duke denoncuar mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė firmės fituese, procedurat e ndjekura nga kompania fituese, si dhe favorizimin qė i kanė bėrė anėtarėt e Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave kompanisė fituese.

Prokuroria ka filluar verifikimet dhe hetimet paraprake, duke regjistruar edhe procedimin penal pa emėr tė personit tė dyshuar. Mė pas janė kryer njė sėrė procedurash hetimore duke sekuestruar edhe njė sėrė dokumentesh nė cilėsinė e provave materiale, si dhe janė shqyrtuar procedurat e garės, shpallja e fituesit, negocimi i kontratės, pagesa, transferimi i pronės etj.

Janė pyetur persona tė ndryshėm, si anėtarė tė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, pėrfaqėsues tė kompanive fituese dhe humbėse e shumė verifikime tė tjera bankare. Megjithatė, ende prokuroria nuk ka arritur nė njė konkluzion.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=75785
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2009, 13:20   22
Citim:
Kontrata kolektive/OSSH garanton 6300 punonjės

Pronari i ri i Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes, kompania ēeke CEZ, ka firmosur me sindikatat e punonjėsve kontratat kolektive tė punės.

Marrėveshja ėshtė arritur me Federatėn Sindakale tė Punonjėsve tė Industrisė dhe Sindikatėn e Pavarur tė Punonjėsve tė Elektroenergjetikės.

Falė kėsaj marrėveshje, rreth 6300 punonjėsit e OSSH-sė do tė gėzojnė njė mbrojtje maksimale tė tė drejtave tė tyre. Marrėveshja e kontratave kolektive ėshtė nėnshkruar nga Kryetari i Bordit Drejtues tė OSSH-sė, Joseph Hejsek, dhe ka kryetari i Federatės Sindakale tė Punonjėsve, Kol Nikollaj.

“Pas menaxhimit tė suksesshėm tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes, ne arritėm kėtė marrėveshje kolektive tė punės me sindikatat, tė cilėn gjithashtu, do ta konsideronim tė suksesshme. Ėshtė kėnaqėsi tė kemi njė bashkėpunim tė mirė me partnerėt tanė. OSSH ka specialistė dhe punėtorė tė mirė kualifikuar, tė cilėt garantojnė njė punė tė mirė edhe nė tė ardhmen. Ju konfirmoj se angazhimet tona janė arritur dhe shpresoj qė kjo tė bėhet edhe nga partnerėt tanė”,- ka deklaruar Hejsek.

Ndėrsa pėrfaqėsuesit e Sindikatės kanė deklaruar se marrėveshja e arritur ėshtė sipas standardeve evropiane, e para e kėtij lloji nė Shqipėri.


Detaje nga kontrata kolektive e punės

Kontrata e re kolektive e punės mes OSSH-sė dhe sindikatave lidhet pėr njė periudhė kohore 4- vjeēare. Kontrata parashikon qė punonjėsit qė do tė punėsohen pranė OSSH-sė, do t’i nėnshtrohen njė periudhe prove prej 3 muaj.

Gjatė kohės sė periudhės sė provės, secila palė mund tė zgjidhė kontratėn, duke e njoftuar palėn tjetėr tė paktėn 5 ditė pėrpara. Gjatė kohės sė provės, punonjėsi paguhet me 100 pėr qind tė pagės. Nė pėrfundim tė periudhės sė provės dhe nė rast tė mos njoftimit, punonjėsi bėhet definitiv. Kohėzgjatja ditore e punės ėshtė 8 orė.

Pėr punėmarrėsit nėn 18 vjeē, kohėzgjatja ditore e punės ėshtė 6 orė. Kėtyre tė fundit u paguhet shtesė page nga 2 orė nė ditė.

Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes ka njoftuar aplikimin e njė sistemi vlerėsimi me bonus pėr punonjėsit me produktivitet mė tė lartė. Kontrata kolektive e punės mundėson gjithashtu shtesė nė pagė deri 60 pėr qind pėr punėn nė orėt e vona apo nė ditėt festive.

Sipas drejtuesve tė OSSH-sė, kontrata do tė ndikojė pozitivisht nė rritjen e performancės sė punonjėsve dhe rrjedhimisht kompanisė.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=11083&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2009, 18:30   23
Citim:
Kompanie ēeke CEZ nėn hetim nga Komisioni Evropian

Bruksel – Kompanie ēeke e energjisė, “CEZ AS”, e cila ka blerė kompaninė shqiptare tė Shpėrndarjes sė Energjisė, ėshtė vėnė nėn hetim nga Komisioni Evropian.

Kjo kompani dyshohet se ka pėrdorur praktika tė pa ligjshme pėr tė sunduar tregun e energjisė, duke u bėrė kėshtu kompania mė e madhe e energjetikės nė Evropėn Juglindore.

Hetimet ndaj kompanisė do tė zhvillohen nėse ajo ka pengesa pėr konkurentėt e tjerė nė planet e tyre pėr tė ndėrtuar impiante energjie nė tregun verior qė kontrollohej nga kjo kompani. Gjithashtu, Komisioni Evropian do tė shqyrtojė nėse CEZ ka kufizuar dhe tregtinė e qymyrit, apo ka influencuar nė ēmimet e pėrgjithshme tė shitjes sė energjisė nė tregun ēek tė elektricitetit.

Rreth 30 inspektorė tė Komisionit Evropian kanė mbėrritur nė selinė e zyrave tė CEZ dhe nė gjithė degėt e saj nė kuadrin e nisjes sė hetimit. Nėse kompania shpallet fajtore ajo do tė gjobiet deri 1.8 miliardė dollarė ose 10% e xhiros vjetore.

Kompania ceke CEZ ka privatizuar edhe Operatorin e Sistemit tė Shpėrndarjes sė energjisė nė vendin tonė, e cila ofroi 128 milionė euro pėr 76 % tė aksioneve tė kėsaj kompanie.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...alitet&nr=8307
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2009, 10:41   24
Citim:
CEZ Albania: Kontrolli i BE-sė, sipas rregullave dhe pėr shkak tė rritjes sė grupit CEZ

Kompania CEZ Albania, e cila ka privatizuar sistemin e shpėrndarjes sė energjisė ka reaguar nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp ku ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me hetimin qė Komisioni Evropian ka nisur nė selinė e saj qendrore.

Sipas njoftimit zyrtar tė kompanisė, hetimi i nisur ėshtė nė pėrputhje me rregullat nė fuqi dhe se ai vjen pėr shkak tė rritjes qė ka pėsuar grupi CEZ.

Zyra e CEZ nė Tiranė nė deklaratėn e saj sqaron nė detaje kontrollin e ekspertėve tė BE-sė nė selinė e tyre ne Pragė. Nė kėtė njoftim sqarohet:

“Me datėn 24.11 nė orėt e para tė mėngjesit nė zyrat e drejtorisė CEZ nė Pragė dhe nė adresėn zyrtare tė shoqėrisė sė minierave tė Ēekisė Veriore tė grupit CEZ, u paraqitėn punonjėsit e inspektimit tė Komisionit Evropian, duke i dorėzuar pėrfaqėsuesit tė kompanisė urdhrin e komisionit sipas tė cilit kompania duhet t’i nėnshtrohej kontrollit bazuar nė ligjin nr. 20, paragrafi 4, urdhėresa 1/2003 dhe menjėherė nisėn kontrollin. Komisioni Evropian e justifikoi kontrollin duke dhėnė arsyen se ka informacion qė CEZ mund tė ketė tentuar tė kufizojė zhvillimin e konkurrencės midis kompanive nė tregun e energjetikės”.

Sipas deklaratės nga zyra e CEZ Albania nė Tiranė, thuhet se mė konkretisht nga ekspertėt e BE-sė u tha se CEZ mund tė kishte krijuar pengesa nė projektet e prodhuesve konkurrent tė energjisė dhe qė mund tė jetė i implikuar nė kufizimin e tregtisė sė qymyrgurit ose qė mund tė ketė manipuluar ēmimet nė tregun ēek tė energjitikės.

Deklarata sqaron se ky kontroll vjen si rrjedhojė logjike e rritjes sė CEZ, i cili sot ėshtė pjesė e kompanive mė tė mėdha tė energjitikės dhe pėr kėtė arsye ndodhet nėn njė mbikėqyrje tė rreptė.

Komisioni Evropian nė tė njėjtėn mėnyrė ka ushtruar kontroll dhe mbi 20 kompani tė tjera energjitike nė 6 shtete, sė fundmi nė mars tė vitit 2009 realizoi kontrollin e rreptė nė gjigandin Electricité d’France nė Francė.

Para njė viti u inspektua gjithashtu kompania gjermane EON. Sipas drejtuesve tė kėsaj kompanie tė gjitha veprimet e kryera nė tregun e energjetikės janė nė pėrputhje me tė gjitha ligjet, rregullat dhe etikėn.

“Duke marrė nė konsideratė se Komisioni Evropian disa herė ėshtė shprehur se tregu ne Republikėn Ēeke ėshtė nga mė tė hapurit nė Komunitetin Evropian, mendojmė se edhe ky inspektim do tė dali me tė njėjtin pėrfundim. Prandaj, kėtė kontroll e mirėpresim dhe e shohim si njė mundėsi pėr t’u dhėnė fund spekulimeve tė pėrhapura nga konkurrentėt tanė dhe nga kompanitė me tė cilat jemi nė kontradikta tregtare”, - thuhet nė njoftim.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=24281
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2009, 12:57   25

Shkrim i cituar Prishtinė: KEK-u drejt privatizimit tė KDFE-sė


Citim:
Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka pohuar se qėllimi i Republikės sė Kosovės ėshtė qė tė sigurojė njė furnizim me energji elektrike, qė ėshtė njė ndėr parakushtet kryesore pėr njė zhvillim ekonomik tė Republikės sė Kosovės.

Ai kėto komente i bėri gjatė takimit tė Komitetit tė Privatizimit pėr Projektin e Privatizimit pėr Kompaninė e Distribuimit dhe Furnizimit me Energji (KDFE) – KEK.

Nė kėtė takim kanė marr pjesė edhe ministra tė kabinetit qeveritar, si dhe pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore.

Thaēi ka shprehur besimin e tij se investuesit nė sektorin e energjisė dhe nė sektorėt tjerė do tė shohin Kosovėn si tė favorshme pėr tė investuar. Sipas tij, bashkė me partnerėt ndėrkombėtarė ėshtė arritur progres i dukshėm nė krijimin e kornizės ligjore dhe rregullatorit.

Megjithatė do tė vazhdohet tė inkurajohen dhe informohen investuesit potencial pėr mėnyrat dhe pėrmirėsimin e mjedisit pėr investime nė Republikėn e Kosovės.

Shefi i qeverisė kosovare ka thėnė se tre ligjet e qeverisė qė janė miratuar, janė duke u rishikuar pėr tė siguruar pajtueshmėri dhe direktiva tė reja tė Bashkimit Evropian dhe me iniciativat nė sektorin e energjisė.

Thaēi ka shprehur bindjen e tij se ky privatizim i KEK-ut do tė ketė pėrfitime tė mėdha pėr shtetin e Kosovės nga lidhjet me shtet fqinje pėr importin dhe eksportin, dhe pėr burime tė tjera tė energjisė, sikur qė ėshtė thėngjilli.

Sipas tij projekti “Kosova e Re” do tė sigurojė energji elektrike mė se tė mjaftueshme pėr Kosovėn dhe do tė ketė potencial tė konsiderueshėm pėr ndėrtimin e termocentraleve tjera, qė do tė dizajnohen pėr eksportimin e energjisė tek fqinjėt tanė, duke pėrdorur rezervat tė mėdha tė linjitit, tė cilat i posedon Republika e Kosovės.

Ai ka shtuar se gjithashtu do tė mbrohen interesat e qytetarėve tė Kosovės dhe tė sigurohen qė ēmimet e energjisė tė jenė tė lira dhe tė mbesin tė lira.

Shefi i ekzekutivit tė vendit ka thėnė se pjesėmarrja e sektorit privat nė rrjetin shpėrndarjes do tė rrit shėrbimet pėr konsumatorėt.

“Pjesėmarrja e sektorit privat nė rrjetin e shpėrndarjes dhe shitjes nė KEK pritet tė zgjerojė dhe pėrmirėsojė rrjetin shpėrndarjes tė shtoj, faturimin dhe inkasimin dhe humbjet e energjisė dhe tė pėrmirėsojė sigurinė e furnizimit, dhe cilėsinė e gjithėmbarshme tė shėrbimeve pėr konsumatorėt. Pra koha pėr veprim ėshtė qė tani ne duhet tė punojmė shumė pėr tė siguruar njė rezultat solid pėr qytetarėt e Kosovės, nė njė proces tėrėsisht transparent dhe tė zhvilluar nė pėrputhje me standardet mė tė larta. Sfida ėshtė reale, por ne besojmė nė sukses tė plotė”, ka theksuar ai.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=39639

Citim:
Shala: Procesi do tė tenderohet ndėrkombėtarisht

Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala ka thėnė se ky komitet ėshtė i pėrbėrė nė strukturė shumė heterogjene nga ministra tė ndryshėm dhe ka pėr qėllim qė tė krijojė njė grup pėr tė pėrcjell procesin e privatizimit.

Ai ka thėnė se tė gjithė ofertuesit do tė jenė tė barabartė nė kėtė proces, duke thėnė se edhe procesi do tė tenderohet ndėrkombėtarisht.

“Tė gjithė ofertuesit do tė trajtohen nė mėnyrė tė barabartė dhe jo diskriminuese, nga cili do vend apo bindje politike apo gjeografike qė vjen tė gjithė, do tė kenė qasje tė barabartė nė informata tė gjithė, do tė trajtohen barabarėsish, ndėrsa procesi do tė tenderohet ndėrkombėtarisht”, ka theksuar Shala.

Sipas tij kėshilltari i transaksionit do tė jap kėshillime pėr politika dhe kėshillime pėr projektin e privatizimit. Shala ka shtuar se Qeveria e Kosovės ėshtė e pėrkushtuar qė tė josh, pjesėmarrjen e njė sektori privat, pėrmes njė procesi tenderues plotėsisht transparent sipas praktikave mė tė mira ndėrkombėtare, i cili do tė jetė i hapur dhe korrekt pėr tė gjithė konkurruesit.

I tėri ky proces duke pėrfshirė qasjen nė informata kontrollin e ofertave, kontaktet me investitorėt, dhoma e shėnimeve, verifikimi i kėtyre shėnimeve, aspekte tė tjera tė tenderimit do tė kontrollohen dhe vėzhgohen me saktėsi dhe me afėrsi nga kėshilltari i transaksionit nga kushdo qė ėshtė i interesuar dhe pėr tė pasur akces nė informacione.

Qeveria e Kosovės muaj mė parė ka aprovuar vendimin 04/36 pėr shthurjen e KEK-ut.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=39639
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2010, 13:22   26
Citim:
Proces jotransparent

Qysh prej nisjes sė procesit tė privatizimit tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės, Ministria e Ekonomisė dhe Financave nuk po jep asnjė informatė rreth kėsaj pune. Ditėve tė fundit, kjo ministri bashkė me komisionet qė i ka krijuar pėr kėtė proces, kanė pėrjashtuar nga mbledhjet edhe vetė drejtuesit e PTK-sė duke mos i lėnė ata tė marrin pjesė nė to.

MEF-i ka refuzuar tė japė edhe emrat e kompanive qė janė ftuar pėr tė marrė pjesė nė konferencėn e sotme dhe ato qė nuk kanė dashur tė marrin pjesė e janė ftuar. Asnjė raport nuk ka lėshuar as kompania konsulente Telco Ag.

Burime tė gazetės Express tregojnė se konferenca po mbahet sa pėr sy e faqe, andaj dhe nuk publikojnė dhe nuk bėjnė tė ditur asgjė.

“Po e mbajnė procesin kėshtu misterioz qė pėrzgjedhja e kompanisė sė caktuar tė jetė mė e lehtė”, tha ky burim. Sipas po kėtyre burimeve, mėsohet se nė garė janė tash dy kompani nga shtetet gjermanofolėse. Saktėsisht Deutsche Telecom dhe Mobilcom nga Austria.

Nė saje tė kėsaj edhe ėshtė pėrzgjedhur kompania konsulente po ashtu nga Austri Telco AG. Kėtė e deklaroi edhe njė ditė mė herėt organizata Ēohu, e cila e konsideroi privatizimin e kėtij aseti shtetėror, si konflikt interesi dhe proces me shumė dallavere. Nė kėtė ditė do tė mblidhen disa nga kompanitė mė tė mėdha tė telefonisė mobile nė Evropė.

Mėsohet se pjesėmarrėse nė konferencė dhe tė interesuara pėr kėtė kompani janė Deutche Telecom nga Gjermania, Telefonia Matavi nga shteti i Hungarisė, Mobilcom nga Austria, Telenor nga Norvegjia dhe Cabel and Wireles nga Anglia.

Sė fundi, interesim ka shprehur edhe kompania telefonike nga Kroacia - Croatia Telecom. Kryetari i Bordit tė PTK-sė, Rexhė Gjonbalaj, tash sa ditė ėshtė ankuar nėpėr koluare tė shehrit se nuk po ftohet nė mbledhjet pėr privatizimin e PTK-sė.

Se investitorėt austriakė janė pretendentėt kryesorė pėr privatizimin e gjigantėve ekonomikė tė Kosovės, e pati pranuar kohė mė parė pėr Express edhe vetė Ambasadori i Austrisė nė Kosovė, Walter Maria Stojan. Ai pati thėnė se kompanitė nga shteti i tij janė tė interesuar tė privatizojnė PTK-nė dhe Brezovicėn.

Sipas tij, nuk do tė jetė konflikt interesi nėse kompania mė profitabile e Kosovės blihet nga pronarė tė tė njėjtit shtet, qė edhe po e pėrgatisin atė pėr privatizim.

“Nėse kėto pėrgatitje janė transparentė, edhe angazhimi i kompanive austriake do tė jetė transparent pėr tė evituar dyshimet”, pati thėnė Stojan. MEF-i ka organizuar konferencėn pėr privatizimin e PTK-sė dhe ka ftuar mjaft kompani, tė cilat do tė marrin pjesė sot. Njė natė mė herėt, delegacionet kanė darkuar me drejtuesit e Qeverisė sė Kosovės.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../27322/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2010, 13:20   27

Shkrim i cituar ERE: Rrjeti elektrik humb 35% tė rrymės


Citim:
Gjysma e energjisė nė Shqipėri shkon dėm

Tiranė, 8 prill 2010 Nė Shqipėri mė shumė se gjysma e energjisė qė hidhet nė rrjet vazhdon tė shkojė dėm, njė pjesė e mirė pėr shkak tė humbjeve nė rrjet dhe njė pjesė tjetėr pasi nuk paguhet.

Kjo situatė pasqyrohet nė raportin vjetor tė entit rregullator tė energjisė i cili shfaq shqetėsimin se situata nuk ka pėsuar ndryshim, sikundėr pritej, as me privatizimin e operatorit tė shpėrndarjes nga kompania ceke CEZ, pėrkundrazi ajo ėshtė pėrkeqėsuar, nėnvizohet nė raport.

Ende nė Shqipėri, mbi 80 mijė abonentė nuk kanė matėsa duke bėrė qė sė paku edhe 200 milion kilovat orė tė mos paguhen. Nė Shqipėri njė sasi e madhe energjie humbet pėrgjatė linjave tė transmetimit dhe atyre tė shpėrndarjes, njė pjesė tjetėr vidhet dhe njė pjesė tjetėr akoma nuk paguhet.

E thėnė nė shifra, vetėm gjysma e vlerės se energjisė qė hidhet nė rrjet arkėtohet. Kjo situatė shqetėsuese pasqyrohet nė analizėn vjetore pėr 2009 tė Entit Rregullator tė Energjisė.

Pasojat e saj duket se i vuajnė direkt qytetarėt, natyrisht ajo pjesė qė e paguan energjinė e qė nga 1 janari i kėtij viti detyrohet tė paguajė akoma mė shumė, pėr shkak tė tarifave tė reja qė kanė hyrė nė fuqi: afėr 10 pėrqind rritje pėr nivelin e konsumit deri nė 300 kilovat orė dhe mbi 13 pėrqind pėr konsumin mbi kėtė nivel.

Por nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr njė rritje mė tė madhe. Duke llogaritur edhe aplikimin e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar, prej 20 pėrqindėsh, pėr nje konsum pėr shembull prej 1 mijė kilovatėsh, fatura nė fund tė muajit tregon tė paktėn 19 pėrqind mė shumė se sa me tarifat e kaluara pėr tė njejtėn sasi.

Privatizimi vitin e kaluar, i operatorit tė Shpėrndarjes nga kompania ceke Cez, u shoqėrua me shpresėn se situata do tė ndryshonte. Por nė fakt, tė dhėnat flasin ndryshe. Madje, se ajo ėshtė pėrkeqėsuar.

Aktualisht 24 pėrqind e energjisė nuk paguhet. Nė Kukės pėr shembull arkėtimet janė nė nivelet e 10 pėrqindėshit, ndėrsa nė Shkodėr diku te 30 pėrqindėshi. Mbi 80 mijė abonentė e paguajnė energjinė aforfe.

Ndonėse ky problem duhej tė ishte zgjidhur qė nė fund tė dhjetorit, afati pėr kompaninė ceke u shty deri nė fund tė kėtij muaji. Sipas kryetarit tė Entit Rregullator Bujar Nepravishta tė paktėn 200 milion kilovat orė shkojnė dėm pėr shkak tė kėsaj situate

Por pėrkeqėsim ėshtė regjistruar edhe nė nivelin e humbjeve. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Statistikave, gjatė 3 muajve tė kėtij viti, humbjet janė rritur me 9 pėrqind. Humbjet pėrfaqėsojnė 35 pėrqnd tė energjisė qė hidhet nė rrjet, ose e thėnė nė shifra, 2.1 miliard kilovat orė treten pėrgjatė shpėrndarjes, ndėrsa 211 milion kilovat orė humbasin nė ato tė transmetimit.

Sipas kontratės sė privatizimit, deri nė vitin 2013 kompania ceke duhet tė reduktojė me 17 pėrqind humbjet. Duke ndjekur arsyetimin e Entit rregullator, pėrmirėsimi I situatės do tė duhet tė reflektohet edhe nė njė reduktim tė mundshėm tė tarifave nė tė ardhmen. Por qeveria shqiptare ka paralajmėruar se Energjia do tė vazhdojė tė rritet progresivisht cdo vit.

Sipas tė dhėnave, 70 pėrqind e popullatės konsumon deri nė 300 kilovat orė. Praktikisht kjo korrespondon me pjesėn qė ka dhe tė ardhurat mė tė ulta. Pjesa tjetėr, prej 30 pėrqind, qė konsumon mė shumė, pėrdor energjinė edhe pėr ngrohje edhe pėr gatim, e detyruar ta bėjė kėtė, pasi burimet e tjera energjitike janė thuajse inekzistuese.

Nė Shqipėri mungon njė rrjet I furnizimit mė gas. Madje kjo mungesė po rrezikon tė cojė dėm edhe investimin prej me shumė se 100 milion euro pėr ndėrtimin e Termocentarlit tė Vlorės, I cili ka pėrfunduar.

Vėnie e tij nė punė ėshtė nė pikėpyetje pėr shkak se prodhimi i energjisė nga nafta ka njė kosto shumė tė lartė, mė tė lartė edhe se sa importi. Pėr pasojė autoritetet kanė njoftuar se ai do tė mbahet si njė burim alternativ, mė tepėr si njė garanci mbėshtetėse pėr tu vėnė nė funksionim nė momente emergjence. (VOA)

http://www1.voanews.com/albanian/new...-90154127.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2010, 19:44   28

Shkrim i cituar Verior: PTK do tė privatizohet nė 75%


Citim:
Qeveria do tė privatizojė 75% tė PTK-sė

Shtatėdhjetė e pesė pėr qind e aseteve tė Postė-Telekomunikacionit tė Kosovės do tė shiten, ndėrkaq 25 pėr qind e aksioneve do tė mbeten nė pronėsi tė Qeverisė sė Kosovės.

Ky vendim u mor sot nė mbledhjen e rregullt tė Qeverisė, e cila i ka dhėnė mbėshtetje projekt-strategjisė pėr pjesėmarrjen e sektorit privat nė PTK. Procesi i privatizimit tė PTK-sė, sipas krerėve tė Qeverisė, duhet tė pėrfundojė deri nė fund tė vitit.

Kryeministri Hashim Thaēi tha se Qeveria ėshtė e vendosur pėr krijimin e konkurrencės dhe tregut tė lirė. “Si Qeveri do tė garantojmė qė ky proces tė jetė plotėsisht transparent dhe nė pajtueshmėri me standardet ndėrkombėtare. PTK-ja do tė privatizohet, por ne si Qeveri kemi vendosur qė njė pjesė tė rėndėsishme tė aksioneve tė saj t’i mbajmė nė pronėsi tonėn. Pra, qytetarėt e Kosovės janė 25 pėr qind aksionarė nė kėtė kompani. Dua tė theksoj se pavarėsisht pse jemi tė fundit nė rajon qė i hyjmė kėtij procesi tė rėndėsishėm, kam besim tė plotė se do tė dalim tė suksesshėm plotėsisht”, ėshtė shprehur Thaēi, transmeton KosovaPress.

Rekomandimi pėr tenderimin e 75 pėr qind tė aksioneve tė PTK-sė, ka ardhur nga Komisioni Ndėrministror, i cili ka bėrė kėtė vlerėsim duke u mbėshtetur nė analizimin dhe shqyrtimit tė rekomandimeve, duke u bazuar nė pėrfundimet e nxjerra nga konferenca e investitorėve tė PTK-sė.

Po sot do tė formohet Komisioni pėr Privatizimin e PTK-sė, i cili sipas kryeministrit Thaēi do tė adresojė dhe negociojė nė mėnyrė tė pėrgjithshme kėrkesat e punėtorėve tė kėsaj ndėrmarrje publike. Kurse vendimi pėrfundimtar pėr privatizimin e PTK-sė do tė merret nga Kuvendi, tha Thaēi.

Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, tha se janė analizuar tė gjitha aspektet ligjore e financiare, dhe se i gjithė projekti ėshtė i mbėshtetur edhe gjatė negociatave me FMN-nė. Shala tha se ėshtė thelbėsore qė ky proces tė kryhet sivjet.

Qeveria vlerėson se fillimi i ndėrtimit tė autorrugės Vėrmicė - Merdar, koncesionimi i Aeroportit tė Prishtinės dhe privatizimi i PTK-sė dėshmojnė pėrkushtimin pėr promovimin e investimeve tė huaja nė vend.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../32716/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2010, 16:34   29
Citim:
Autorruga ndėrtohet me shitjen e PTK-sė

Prishtinė - Nė mbledhjen e Komisionit pėr Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikė, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit tė Kosovės, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Propozim-Strategjia e Qeverisė pėr privatizimin e Post-Telekomunikacionit tė Kosovės.

Nė mbledhje ishte i pranishėm edhe ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala. Ministri Shala iu pėrgjigj pyetjeve dhe shqetėsimeve tė ngritura nga anėtarėt e Komisionit nga debati i kaluar.

“Ne kemi ekzaminuar tė gjitha segmentet e PTK-sė, pėrfshirė aspektin ligjor, financiar, komercial dhe kornizat rregullative”, tha ministri Shala. Nė vijim ai tha se dilema e ngritur nė lidhje me bazėn ligjore pėr privatizim nuk ėshtė reale, sepse baza ligjore ėshtė e mjaftueshme.

Ai i siguroi anėtarėt e komisionit se privatizimi i PTK-sė ka ndikim tė drejtpėrdrejtė nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Duke iu referuar investimeve qė do tė ndodhin pas privatizimit tė PTK-sė, Shala tha se do tė bėhet specifikimi i projekteve kapitale.

Ai foli pėr investimet qė do tė ndodhin nė autorrugėn Vėrmicė -Merdar nga ky privatizim. Sa u pėrket investimeve nė infrastrukturėn e vendit ministri Shala ėshtė shprehur se ndėrtimi i autorrugės do tė ndryshojė rrėnjėsisht gjendjen gjeoekonomike.

Sipas tij autorruga do tė ndikojė fuqishėm nė rritjen e GDP-sė sė vendit prej 1.5 e deri nė 2.5 pėr qind. Pas shumė diskutimeve komisioni vendosi qė nė mbledhjen e radhės tė marrin vendimin pėr strategjinė.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/-...hitjen-e-ptkse
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2010, 10:10   30
Citim:
OSSH ndryshon emėr, nė "CEZ Shpėrndarje"

Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes ndėrron emėr dhe nė vazhdim do tė cilėsohet si CEZ Shpėrndarje. Drejtuesit ēekė tė kėsaj kompanie, u shprehėn se aktualisht po bėhet ristrukturimi i OSSH-sė, duke ndryshuar jo vetėm emrin, por edhe mėnyrėn e funksionimit tė saj.

Drejtori i Pėrgjithshėm, Josef Hejsek, theksoi se aktualisht kompania ėshtė akoma me humbje dhe rritja e ēmimit ėshtė e nevojshme edhe pėr tė rimėkėmbur atė.

“Energjia ėshtė njė mall qė duhet paguar. Ata qė paguajnė tani, paguajnė edhe pėr tė tjerėt dhe pėr kėtė arsye kompania ėshtė akoma me borxhe dhe jo mė pėrfitime. Nė kėtė mėnyrė, ne duam tė rrisim partneritetin me konsumatorėt. Ne do tė marrin masa, qė ata qė nuk paguajnė do tė ndėshkohen dhe do tė ndiqen penalisht”, tha Hejsek.

Ministri i Energjetikės, Ilir Meta u shpreh se qeveria do tė ndjekė procedurat e shqyrtimit tė kėrkesės, pėr rritjen e ēmimit, me qėllim qė tė jetė njė proces i drejtė dhe nė tė mirė tė konsumatorėve. Kompania CEZ kėrkoi nė muajin Shtator rritjen e ēmimit tė energjisė, vendimi po shqyrtohet nga Entit Rregullator i Energjisė dhe vendimi do tė merret brenda muajit Dhjetor.

http://scan-tv.com/welcome/lajmet/ve...erndarjeq.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2010, 20:24   31
Citim:
Krasniqi nuk nėnshkruan vendimin pėr privatizimin e PTK-sė

Presidenti nė detyrė, Jakup Krasniqi nuk do ta nėshkruaj vendimin pėr privatizimin e PTK-sė qė nxiti reagime tė forta tė LDK-sė, opozitės dhe shoqėrisė civile. Ai tha se kjo ēėshtje do tė kthehet sėrish nė Kuvend pasi nevoitet koncensus i gjerė.

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka ndryshuar mendjen. Pavarėsisht insistimit se votimi ishte nė pėrputhje me rregullat, Krasniqi tha se pėr hir tė gjetjes sė njė koncensusi edhe me partitė tjera politike nuk do ta nėnshkruaj vendimin pėr strategjinė e privatizimin e PTK-sė.

Pas kėsaj deklarate Qeveria e Kosovės pėrmes njė komunikate vlerėsoi se mėnyra e votimit tė djeshėm tė Strategjisė pėr Privatizimin e Postė-Telekomit tė Kosovės, ka lėnė hapur dilema tė panevojshme tė cilat mund tė kenė reflektime negative nė fazat e mėvonshme tė procesit tė privatizimit tė PTK-sė.

Si rrjedhojė, Qeveria inkurajon Kuvendin e qė tė ndėrmerr veprime adekuate pėr tė siguruar njė transparencė tė plotė lidhur me vendimin pėr privatizimin e PTK-sė, thuhet nė komunikatė.

Ndėrkohe edhe Zyra Civile Ndėrkombėatre pėrmes njė komunikate ka bėrė thirrje qė tė gjithas paqartėsit e krijuara pėr privatzimin e PTK-sė duhet tė zgjidhen nė mėnyrė konsensuale dhe pėrmes kanaleve tė duhura institucionale tė Kosovės.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId...mfx7mBm37d@TJ5
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2010, 03:44   32
Citim:
Deklaratė e Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė

Nė pėrgjigje tė njė televizioni nga Kosova, Klan Kosova rreth pyetjes lidhur me interesimin e qeverisė sė SHBA-ve nė mbėshtetje tė procesit tė privatizimit tė PTK-sė, Ambasada e SHBA-ve nė Kosovė ka lėshuar kėtė pėrgjigje:

Ashtu si e bėri tė qartė Sekretarja Klinton gjatė vizitės sė saj tė kohėve tė fundit, reformat ekonomike janė tė nevojshme pėr tė hapur ekonominė e Kosovės. Privatizimi i ndėrmarrjeve shtetėrore ėshtė njė reformė e tillė dhe ky ėshtė parakusht thelbėsor pėr njė rritje tė qėndrueshme ekonomike tė udhėhequr nga sektori privat. Mėnjanimi i ndikimit tė qeverisė nga ekonomia ėshtė gjithashtu njė element i rėndėsishėm i pėrpjekjeve tė mėdha pėr tė luftuar korrupsionin. Ėshtė befasuese pėr ne se shumė prej njerėzve tė njėjtė, tė cilėt janė mė tė zėshmit kundėr korrupsionit, nuk e pranojnė se pėr sa kohė qė ndėrmarrjet e mėdha mbeten nė duart e shtetit, gjithmonė do tė ketė tundim pėr t'i pėrdorur ato si njė burim tė lehtė tė patronazhit dhe korrupsionit.

Ne duam tė shohim privatizimin e PTK-sė tė vazhdojė nė atė mėnyrė qė do tė tėrheqė ofertues tė kualifikuar profesional tė cilėt do t’u ofrojnė konsumatorėve tė PTK-sė shėrbim mė tė mirė dhe t’i sigurojė buxhetit tė Kosovės fleksibilitetin qė i duhet pėr tė bėrė investime tė tjera tė nevojshme pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Pėrgjigja nė pyetjen e Klan Kosovės ėshtė e thjeshtė: mbėshtetja jonė pėr njė Kosovė tė pavarur, demokratike dhe tė begatshme qėndron prapa interesimit dhe mbėshtetjes sonė pėr procesin e privatizimit tė PTK-sė.

Nė Kosovė, si nė ēdo shoqėri demokratike, parashtrimi i pyetjeve tė vėshtira ėshtė pjesė e shėndoshė dhe e mirėpritur e ēdo debati politik. Disa kritikė tė privatizimit tė PTK-sė japin argumente legjitime kundėr saj, edhe pse sipas mendimit tonė ato argumente i takojnė tė sė kaluarės. Kėta kritikė duket se ruajnė ndjenja tė nostalgjisė pėr socializmin e Luftės sė Ftohtė dhe tė kohės sė Jugosllavisė. Vendimi i historisė nė suksesin e kėtij modeli ekonomik ėshtė i qartė.

Debati mbi privatizimin e PTK-sė shumė shpesh ėshtė karakterizuar me sulme tė papėrgjegjshme dhe dezinformim dhe kjo ka errėsuar ēėshtjet themelore ekonomike tė cilat janė nė pyetje. Kėta kritikė kanė sajuar teori tė egra tė konspiracionit qė pėrziejnė aludime tė pabazuara me ndjenjat emocionale qė nuk iu qėndrojnė arsyeve dhe fakteve. Njė teori e konspiracionit ėshtė njė zėvendėsim i dobėt pėr punėn e madhe intelektuale qė shkon nė argumentin modern dhe rigoroz tė menduar mirė.

Nė ditėn e shqyrtimit tė strategjisė sė PTK-sė nė Kuvend, Ambasadori ishte nė takim me ushtruesin e detyrės sė Kryetarit Krasniqi, me kėrkesė tė kėtij tė fundit pėr tė diskutuar ēėshtjet qė nuk kishin tė bėjnė me PTK-nė. Zyra e Kryetarit dhe Kuvendi gjenden nė tė njėjtėn ndėrtesė.

Ne do tė vazhdojmė tė mbėshtesim privatizimin dhe Ambasadori dhe zyrtarė tė tjerė tė Ambasadės do tė vazhdojnė tė takohen me pėrfaqėsuesit e qeverisė dhe tė opozitės pėr tė diskutuar kėtė dhe shumė ēėshtje tė tjera. Pėrkushtimi ynė pėr tė punuar me qeverinė dhe opozitėn pėr tė siguruar vendin e ligjshėm tė Kosovės nė Evropė dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare ėshtė i qėndrueshėm dhe ky ėshtė njė interes i pėrbashkėt.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=83534
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2011, 22:20   33
Citim:
Shpejtohet shitja e PTK-sė

Prishtinė, 10 shkurt - Qeveria e Kosovės planifikon qė brenda gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti ta shesė Postėn dhe Telekomin e Kosovės. Kjo parashihet edhe nė marrėveshjen me FMN`nė. Pėrpjekjet janė qė kjo ēėshtje tė futet sa mė shpejt edhe nė Kuvend. Pėr shkak tė shitjes sė shpejtė, janė bllokuar edhe tė gjitha projektet kapitale tė PTK`sė.

Shitja e Postė-Telekomit tė Kosovės duhet tė bėhet sa mė shpejt. Ky ėshtė obligimi dhe interesi i Qeverisė sė ardhshme.

Privatizimi duhet tė ndodhė brenda gjashtė muajve tė kėtij viti, nė mėnyrė qė Qeveria e Kosovės deri nė fund tė vitit t’i kėtė mjetet nga shitja nė buxhetin e saj.

Me konstituimin e Parlamentit, duhet tė merret menjėherė vendimi pėr privatizimin e kėsaj ndėrmarrjeje publike. Kėshtu ka marrė vesh “Expressi”, pėrmes burimeve tė saj brenda Qeverisė. Kėto burime kanė treguar se edhe ndėrkombėtarėt po bėjnė presion qė kjo tė ndodhė sa mė shpejt.

“Duhet tė pėrfundojė shitjen brenda gjashtė muajve, nė mėnyrė qė mjetet nga privatizimi, t’i ketė nė buxhetin e saj”, tregon burimi.

Shitja e PTK’sė shihet si zgjidhje pėr mbulimin e deficitit buxhetor. Ndėrkombėtarėt kanė dhėnė urdhėr qė privatizimi tė ndodhė sa mė shpejt, e cila gjė parashihet edhe nė marrėveshjen e Kosovės me Fondin Monetar Ndėrkombėtar.

Janė bėrė katėr muaj qė ky projekt ka mbetur pezull, si shkak i prishjes sė koalicionit qeverisės nė vend. Po ashtu, Qeveria ka muaj qė i ka bllokuar tė gjitha investimet kapitale nė kėtė kompani.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,49244
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2011, 21:44   34
Citim:
Berisha: Privatizimi, shumė jetik nė reformėn ekonomike tė vendit

Nė mbledhjen e qeverisė, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se procesi i privatizimit ėshtė jetik pėr reformėn ekonomike tė vendit, si dhe me njė rėndėsi tė jashtėzakonshme nė luftėn kundėr korrupsionit.

Nė mbledhjen e qeverisė, Kryeministri Berisha vuri nė dukje se "ėshtė e faktuar tashmė se pronėsia dhe menaxhimi privat pėrbėn njė kusht themelor nė luftėn kundėr korrupsionit dhe zvogėlimin e kėtij fenomeni me pasoja tė rėnda".

Sipas tij, sot Shqipėria ėshtė vendi me sektorin publik mė tė vogėl nė Europė dhe ndoshta ndėr mė tė vegjlit nė botė.

"Prodhimi i brendshėm i vendit nė masėn rreth 84 pėr qind vjen nga sektori privat. Realisht sektori publik, pėrveē energjisė elektrike, nuk ka njė prodhim tjetėr dhe kontribuon nė prodhimin e brendshėm me buxhetin e vet, qė ėshtė shumė herė mė modest se sa buxheti tėrėsor i sektorit privat tė vendit", tha Berisha.

Qėllimi i privatizimit, sipas Berishės, "ėshtė njėkohėsisht rritje e madhe e eficencės sė menaxhimit".

"Nuk ka asnjė vend tjetėr qė tė ketė sektor publik mė tė vogėl se Shqipėria dhe privatizime mė tė thella dhe tė mėdha se Shqipėria, por sėrish ne duhet ta finalizojmė kėtė proces", tha Kryeministri, duke kėrkuar qė "tė shiten edhe ato aksione qė kanė mbetur ende shtetėrore nė aksionet apo nė asetet e sipėrmarrjeve tė mėdha tashmė tė privatizuara".

Kryeministri kėrkoi qė tė shqyrtohen termat, tė pėrshtaten me situatėn e realitetit dhe tė procedohet me privatizimin e INSIG-ut, i cili pėr shkak tė fortunės financiare botėrore pati problematikėn e vet.

"Janė ndėrkohė edhe 1280 objekte tė tjera, tė cilat janė nė proces e sipėr. Tė gjitha kėto objekte nė rast se kanė pronar, do tė respektohet e drejta e parablerjes nga pronari. Por kėto objekte do tė privatizohen nė pėrputhje me rregullat dhe me transparencė tė plotė", tha mė tej Berisha.

Ai kėrkoi qė gjysma e dytė e kėtij viti, tė konsiderohet si vendimtare nė kompletimin e procesit tė privatizimit.

"Shqipėria do tė ketė si pronė publike digat e mėdha, shkollat e spitalet, parqet kombėtare dhe tokat pa pronarė. Tė tjerat do tė jenė tėrėsisht nė administrim dhe menaxhim tė sektorit privat", tha Berisha, duke shprehur besimin se kjo do ta bėjė ekonominė shqiptare shumė konkurruese.

Ai vuri nė dukje se njė nga shkaqet qė Shqipėria i rezistoi krizės financiare botėrore ishte fakti se ngarkesa publike ėshtė sa gjysma e ēdo vendi tjetėr pėrreth.

"Duke kompletuar privatizimin, kjo ngarkesė bėhet edhe mė e vogėl, taksat e qytetarėve dhe biznesmenėve nuk do tė shkojnė pėr rroga, por pėr shkolla, pėr rrugė, pėr spitale dhe shėrbime pėr tė realizuar objektivin tonė madhor, Shqipėria vend i zhvilluar nė vitin 2017", tha Berisha.

Duke e konsideruar procesin e privatizimeve, si njė proces themelor pėr ekonominė e tregut tė lirė, Berisha kėrkoi qė tė shikohet mundėsia e dhėnies sė ēdo shėrbimi pėr menaxhim nga sektori privat.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=16493
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2011, 23:03   35
Citim:
Privatizimi i “Rrugės sė Kombit”, para dimrit tė 2012-s

Tiranė, 28 maj - Privatizimi i “Rrugės sė Kombit” do tė ndodhė para dimrit tė 2012-s, ndėrkohė qė ekspertėt e IFC-sė tė pėrzgjedhur nga Qeveria shqiptare pėr pėrcaktimin e shoqėrisė private nuk kanė pėrcaktuar ende nivelin e taksės qė do vihet nė rrugėn Milot-Kukės-Morin.

Qeveria e Shqipėrisė ka firmosur nė janar tė kėtij viti njė marrėveshje me IFC-nė, anėtar i Grupit tė Bankės Botėrore, pėr tė ndihmuar Qeverinė shqiptare duke organizuar njė proces tenderimi transparent dhe konkurrues pėr pėrzgjedhjen e kompanisė private qė do tė marrė me koncesion autorrugėn pėr pėrmirėsimin, funksionimin dhe mirėmbajtjen e saj, bazuar nė praktikat mė tė mira ndėrkombėtare.

IFC-ja po bėn njė studim tė pėrgjithshėm, pėr tė parė mundėsitė sesi mund tė pėrmirėsohet, funksionojė dhe mirėmbahet autorruga dhe sesi mund tė futet taksa e rrugės si njė nga zgjidhjet e mundshme.

“Akoma nuk kemi arritur nė njė konkluzion pėrfundimtar dhe niveli i taksės nuk ėshtė pėrcaktuar ende. Kjo do tė pėrcaktohet pas disa muajsh, nė vijim tė analizės sė projektit tė propozuar, intervistat nė rrugė me shoferė tė rastėsishėm, analiza tė mundėsisė sė pagesės dhe dėshirės pėr tė paguar, si edhe krahasime tė kėtyre analizave dhe rezultateve me praktikat mė tė mira ndėrkombėtare”, deklarojnė ekspertėt e IFC-sė tė kontraktuar nga Qeveria shqiptare.

IFC-ja po studion disa opsione, dhe pasi tė ketė bėrė analizėn e tyre do t’i parashtrojė rekomandimet e saj Qeverisė shqiptare, e cila do tė marrė vendimin pėrfundimtar.

“Njė nga opsionet ėshtė qė funksionimi dhe mirėmbajtja e rrugės tė mbulohet me paratė e mbledhura nga taksa e rrugės. Tė ardhurat nga taksa tė cilat do tė nevojiten pėr tė mbuluar shpenzimet e funksionimit dhe tė mirėmbajtjes sė rrugės, do tė bėhen tė qarta vetėm pas pėrfundimit tė analizės”, theksojnė ekspertėt. Ndėrkohė ata kanė pėrcaktuar si afat kohor pėr pėrfundimin e studimit pragdimrin e 2012-s, kohė nė tė cilėn do tė fillojė edhe pagesa nė autorrugė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,16,60506
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2011, 23:03   36
Citim:
Nė Shqipėri fillon shitja e hidrocentraleve

Tiranė, 1 qershor 2011 - pėr herė tė parė nė historinė e vendit qeveria ka nisur zyrtarisht shitjen tek privatėt edhe tė veprave prodhuese tė energjisė elektrike, tė cilat kanė qenė gjithmonė shtetėrore qė nga ndėrtimi i tyre dekada mė parė.

Ministria e Ekonomisė ka pėrgatitur njė projekligj, i cili hedh nė treg pėr privatizim 4 hidrocentralet e para qė janė ai i Ulzės, Shkopetit dhe dy hidrocentralet e Bistricės. Drafti i cili ka shkuar nė Komisionin e Ekonomisė dhe qė pritet tė votohet tė mėrkurėn, fillimisht heq pronėsinė e kėtyre hidrocentraleve nga Korporata Elektroenergjetike dhe i organizon ato pėrkohėsisht si shoqėri mė vete.

Por kjo vetėm pėr njė periudhė shumė tė shkurtėr kohore, pasi menjėherė pas shkėputjes sė tyre nga KESH do nise privatizimi. Qeveria ka lėnė tė hapur tė dy variantet e privatizimit nė draft, qoftė atė tė shitjes direkte, por edhe atė tė koncesionit.

Sipas draftit, blerėsit do i ofrohen jo mė pak se 51 pėr qind e aksioneve tė cdo vepre. Tė katra kėto hidrocentrale kanė njė fuqi tė instaluar prej rreth 77 mega vat e barabartė kjo me 5.3 pėr qind tė fuqisė totale tė KESH it.

Nė vitin 2010 sipas tė dhėnave zyrtare tė paraqitura nė relacionin shoqėrues tė projekligjit, tė katėr kėto hidrocentrale prodhuan nė total rreth 406 milionė kilovat orė energji gati 5.5 pėr qind tė totalit qė u prodhua nė vend. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare realizoi vitin e kaluar njė xhiro prej rreth 200 milionė euro.

http://www.kosova.com/artikulli/72215
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2011, 23:35   37
Citim:
Hrvatski Telekom dhe Telekom Austria, kandidatė pėr privatizimin e PTK-sė

Prishtinė, 3 qershor - Komisioni Qeveritar pėr Privatizimin (KQP) e Ndėrmarrjes Publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovės, nė pėrputhje me vendimet e Kuvendit dhe Qeverisė, ka kryer procesin e para-kualifikimit tė ndėrmarrjeve tė interesuara pėr privatizimin e PTK-sė.

Procesi ka qenė i hapur dhe konkurrent, ndėrsa kompanitė pjesėmarrėse nė para-kualifikim kanė qenė:

1. Albtelekom Sh.A., Shqipėri
2. Hrvatski Telekom d.d., Kroaci, kompania amė Deutche Telecom, Gjermani
3. Orascom Telecom Holding S.A.E., Egjipt
4. SabaFon, Jemen
5. Telekom Austria AG, Austri

Pas analizės sė aplikacioneve tė kompanive pjesėmarrėse nė para-kualifikim, KQP njofton se pėr pjesėmarrje nė tenderin pėr blerje tė 75% tė aksioneve tė PTK-sė kualifikohen Hrvatski Telekom dhe Telekom Austria.

Procesi i vlerėsimit tė aplikacioneve ėshtė kryer nga njė panel profesional i pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e pesė ministrive pjesėmarrėse nė KQP.

Pėr para-kualifikim tė kompanive janė vėnė njė varg kushtesh, tė cilat kanė qenė identike pėr tė gjithė pjesėmarrėsit dhe tė gjithė aplikuesit kanė pasur qasje plotėsisht tė barabartė nė ēdo informacion tė dhėnė nga autoritetit kontraktues.

Komisioni Qeveritar pėr Privatizim, e vlerėson shumė tė suksesshme kėtė fazė tė para-kualifikimit pėr shitjen e aksioneve tė PTK-sė.

Kompanitė e kualifikuara bashkė me kompanitė e tyre amė, kanė mbi 170 milionė abonentė nė mbarė botėn, janė tė shtrira pothuajse nė tė gjitha pjesėt e globit, kanė kapital tė mjaftueshėm (me tė hyra vjetore pėr vitin 2009 prej mbi 67 miliardė euro), qė do tė garantojnė njė konkurrencė tė mirėfilltė nė kėtė proces, thuhet nė njoftimin zyrtar tė Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,61276
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2011, 11:20   38
Citim:
Korēė, nxirret nė shitje edhe TEC-i i rrėnuar

Objektet shtetėrore qė janė pjesė e listės sė privatizimeve nė Korēė janė kryesisht ndėrtesa ndėrmarrjesh dhe institucionesh tė cilat janė nė gjendje tė mjerueshme pėr shkak se janė prej vitesh janė jashtė funksionit. Fabrika tė dikurshme dhe ndėrmarrje si TEC-i, ish-ndėrtesa ushtarake, depo ushqimore dhe armatimi nė fshatra, por edhe shumė posta kufitare janė mes aseteve shtetėrore qė pėrfshihen nė privatizim.

Njė pjesė e ndėrtesave tė vjetra nė pronėsi tė shtetit janė nė proces privatizimi, ndėrkohė qė ka shumė tė tjera qė nuk janė privatizuar dhe qė pėrfshihen nė listėn e fundit tė privatizimeve si nė rastin e qendrės sė trajtimit tė studentėve.

Nė Qarkun e Korēės janė mė shumė objekte nė varėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes, tė cilat pėrfshihen nė kėtė proces. Ish-postat kufitare dhe ndėrtesat e tyre tė vjetra qė mė parė mirėmbaheshin tashmė janė nė gjendje tė mjerueshme, ndėrkohė qė duke mos qenė funksionale qė nga viti 1995, pjesa dėrrmuese e kėtyre objekteve nė pronėsi tė shtetit janė tė rrėnuara pothuajse plotėsisht.

Tė tilla janė magazinat dhe depot e dikurshme ushqimore, por edhe fabrikat, ndėrtesat e tė cilave janė tė shkatėrruara. TEC-i me qymyr nė Korēė, dikur me prodhimtari tė lartė, ėshtė tėrėsisht jashtė funksionit dhe nuk ka mė as administratė pėr mirėmbajtjen.

Deri nė vitin 2005 administrata ka ardhur duke u reduktuar deri nė mbylljen pėrfundimtare tė kėtij objekti qė pas viteve tė monizmit ka qenė mė shumė njė ndėrmarrje nė mirėmbajtje dhe ruajtje sesa prodhuese.

Shumica e ndėrtesave qė do tė privatizohen janė ndėrtuar nė vitet ‘50 tė shekullit tė kaluar dhe sot mė shumė kushton trualli ku ato ndodhen sesa vetėm objektet.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...938afc3cc.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.6.2011, 13:08   39
Citim:
Kuvendi i Shqipėrisė privatizon 4 hidrocentrale

Kuvendi i Shipėrisė miratoi dje formulėn e privatizimit pėr katėr hidrocentrale nė vend. Me 73 vota pro dhe pa praninė e opozitės nė Kuvend, deputetėt e maxhorancės i thanė po projektit pėr privatizimin e plotė ose dhėnien me koncesion tė hidrocentraleve tė Ulzės, Shkopetit dhe 2 hidrocentraleve nė Bistricė, qė nė total zėnė njė kapacitet sa 6 pėr qind e prodhimit kombėtar qė jep KESH-i.

Ministri i Ekonomisė, Nasip Naēo, duke iu referuar akuzave tė opozitės pėr kėtė proces, u shpreh se privatizimi i kėtyre pasurive publike do tė jetė transparent dhe i hapur.

Sipas tij, paratė e pėrfituara do tė investohen direkt nė vepra publike, tė parashikuara pėr t’u ndėrtuar gjatė kėtij viti, ndėrsa shtoi se qeveria do tė ketė njė konsulent ndėrkombėtar pėr procesin e privatizimit, nė mėnyrė qė tė pėrfitojė sa mė shumė nga ky proces.

Njėkohėsisht Naēo u shpreh se nga privatizimi nuk do tė pėrjashtohen ish-pronarėt qė do tė kenė tė drejtėn e parablerjes dhe punonjėsit e tyre mund tė pėrfshihen lehtėsisht.

“Privatizimi do tė jetė transparent dhe i hapur. Do tė ftohen tė gjithė tė marrin pjesė, ish-pronarėt me tė drejtėn e parablerjes, apo edhe punonjėsit. Privatizimi i hidrocentraleve tė mėsipėrme do ta liberalizojė edhe mė tej sektorin e prodhimit tė energjisė elektrike nė vend, duke rritur konkurrencėn nė treg dhe duke krijuar hapėsira tė mėtejshme pėr pjesėmarrjen e investimeve tė huaja nė kėtė sektor tė rėndėsishėm”, tha Naēo.

Nė emėr tė Komisionit tė Ekonomisė foli deputeti Gjok Uldedaj, i cili tha se “tė ardhurat qė do tė pėrfitohen nga privatizimi i kėtyre shoqėrive do tė pėrdoren pėr realizimin e investimeve tė tjera publike, tė parashikuara pėr vitin 2011”. Sipas tij, ky proces do tė reduktojė kostot e mirėmbajtjes tė shoqėrisė “KESH”.

Ai shpjegoi edhe formėn e privatizimit, ose dhėnies me koncesion tė pėrdorimit tė tyre.

“Mėnyra e privatizimit propozohet tė kryhet nėpėrmjet njė konkurrimi publik tė hapur dhe transparent tė transferimit te tė tretėt tė aksioneve ose tė transferimit tė tė drejtave tė zhvillimit tė kėtyre njėsive me kontratė koncesioni”, tha ai. Gjatė fjalės sė tij edhe deputeti i PD-sė Florian Mima u shpreh se ky proces ėshtė transparent.

Katėr hidrocentralet qė pritet tė privatizohen brenda kėtij viti pritet tė kenė njė vlerė tė konsiderueshme nė treg. Sipas relacionit tė projektligjit qė u miratua nė Kuvend pėr privatizimin e tyre, Hidrocentrali i Ulzės, ai i Shkopetit dhe 2 hidrocentralet nė Bistricė, prodhojnė nė total sa 6 pėr qind e prodhimit kombėtar qė dha KESH-i vitin e kaluar.

Ato kanė njė fuqi tė instaluar prej 82 megavatėsh dhe nėse i referohemi vitit tė kaluar, ku KESH fitoi rreth 200 milionė euro nga prodhimi i energjisė, atėherė kėto hidrocentrale kanė dhėnė njė fitim prej 12 milionė eurosh vitin e kaluar.

Sipas projektligjit, KESH pritet tė reduktojė kostot e mirėmbajtjes deri nė 3 pėr qind nė total, duke e pėrqendruar vėmendjen te kaskadat e mėdha tė vendit.

http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=122828
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2011, 23:41   40
Citim:
Privatizimi i INSIG-ut, qeveria vendos tė rivlerėsojė asetet e kompanisė

Qeveria vendos tė rivlerėsojė asetet e kompanisė sė sigurimeve INSIG pėrpara se ta nxjerrė sėrish nė treg pėr shitje.

Drejtuesit e Ministrisė sė Financave kanė sjellė pėr miratim nė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė disa ndryshime nė ligjin pėr privatizimin e INSIG-ut. Kėto ndėrhyrje do tė rimodelojnė vlerėn e kompanisė shtetėrore me qėllim qė ajo tė paraqesė sa mė tepėr interes pėr investitorėt e huaj.

Tė pranishėm nė seancėn e Komisionit parlamentar tė Ekonomisė, pėrfaqėsues tė minsitrisė Financave pranuan se procesi ėshtė bllokuar qė prej disa vitesh dhe amendimi I ligjit pėr shitjen e kompanisė , shtrohet aktualisht si I nevojshėm

Historia e privaizimit tė INSIG-ut ka nisur qė nė Janar tė vitit 2007.

Fillimisht, qeveria shqiptare kishte rreth 61 pėr qind tė aksioneve tė INSIG-ut, ndėrsa dy institucionet ndėrkombėtare, IFC dhe BERZH, pėrkatėsisht nga 19.5 pėr qind secila.

Meqenėse BERZH dhe IFC ekzekutuan tė drejtėn e rishitjes sė aksioneve, e cila skadonte nė fund tė vitit 2008, tashmė INSIG zotėrohet 100 pėr qind nga shteti shqiptar.

Sipas formulės sė privatizimit, e gjitha paketa e aksioneve do t’i ofrohet investitorit, ku gara ėshtė e hapur si pėr kompanitė e huaja, ashtu edhe ato shqiptare.

Deri tani, qeveria shqiptare ka qenė nė pritje tė njė investitori bindės, pėr privatizimin e kėsaj kompanie me rėndėsi.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=17049
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:44.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.